• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2013

“OOOOO…UJKU NDER DHÊN… BRÈ BURRA !..“

June 25, 2013 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/Melburne, Australi/

 Ka mjaft Shqiptarë që kur e ndigjojnë zanin e malokut tue vrritë… dhe tue kujtue kallximin e vjeter nuk ua venë veshin as atyne që thrrasin mes të Tiranës, edhe pse me të vertetë «u ka hy ujku nder dhên» që në dhjetorin e vitit 1945…

          Kjo ngjet jo pse nuk besojnë se «ujku po prêt delet» po Shqiptarëve u asht krijue një indiferencë aq e madhe sa edhe me u thanë se asht ngjallë ujku i vjeter e po prêt prap «shokët e vet» si dikur, haje dreq se shkon kush me shpetue një nder tà…

          U bane plot 21 vjet që nga kopetë e ujqëve njerzit mundohen me zgjedhë njenin që duket paksa ma ndryshej…e shpesh, mundohen me rrejtë veten dhe tjerët se «ky duket ma i miri», por kur vjen fundi ujku ujk se ujk… Fatkeqsisht shkelqimi i qimes nuk ngjet nga ndrrimi i vesit por nga pasunimi i xhepit… Porsa zen vend… të shkyen në fyt !

          Pak gjak u ka mbetë Shqiptarëve me kujtue se janë prap Shqiptarë!

Çka nuk i ra me provue të shkretit Popull! As vorfnia as skami i skajshem nuk mund të njësohen me rrenen dhe nepërkamjen e Tij nga kopetë e ujqëve, dhelpnave dhe kobrave, që sa njeni e sa tjetri, veç mendojnë me mbushë xhepat e vet dhe turmat e vorfnueme veç tue pritë “a thue po del një politikan që po mendon per né!?”… 

          A thue kështu si Shqipnia asht San Marino, Luksemburgu apo Zvicrra?!

          Persa i perket bankave e xhepave…ua kalojmë edhe atyne. Por, per tjerat..?!

          – Nuk besoj! Ndoshta, edhe atyne fqinjtë ua kanë marrë ndonjë pllambë tokë, por nuk besoj se ajo copë tokë asht ma e madhe se ajo që perfaqson Shtetin e tyne…ashtu si ka ngja me né Shqiptarët… E mbasi na kanë marrë mezet e vendit, kanë gjetë edhe nga një “malok” me vrritë: “Oooo ujku ndër dhên bre burra!”…E Shqiptarët e shkretë, jo me ju afrue vâthës me pa ku asht ujku e me ba çmos me e mbytë…por secili tue mendue se si mund të shpetohet nga ujku e me ikë sa ma larg atij vendi të nêmun e të mallkuem… E pra, kështu komshija i keq gjeti edhe modelin e vet të veshun me petkun e tradhëtarit dhe e bani edhe “zot shtëpije”! Që në vitin 1925 Shqipnia sundohet nga sherbëtorët e t’huejt!

          Vriten, priten, theren…shahen e shilohen njeni me tjetrin…vrasin kedo që u rrin mendja se mund t’ iu zanë vendin, por kurrë até që i mban zagar mbas vetes…një ditë pa pritmas mbështesin kryet në jastek dhe ngordhin… U prijnë dekoratat deri tek varri …

          O Zot, po ku del tjetri diten e neserme edhe ma i poshter se ai që ngordhi dje?!

          Rrin në krye të shtetit tue leh e ulëritë e sa vjen koha e “zgjedhjeve…” kerkon se cili nga armiqtë e Shtetit Shqiptar e paguen ma mirë tradhëtinë e tij…veç, kur e ndigjon tue vrritë “oooo ujku ndër dhên bre vëllezër!” e pa mbarue virrmen, veç kur ia behin pa pritë e pa u kujtue “vëllezërit e gjakut” nga Turqia, Arabia e Kaukazi…me qese në dorë: “Fol brè vëlla, sa do… veç me mbajtë nder Troje tueja sundimin me ujkun tonë!”…

          U duhet me “ndrrue” parti…U duhet me “modifikue” programe… U duhet me vue “elemente të rijë”… U duhet me dijtë “gjuhë të hueja”… u duhet me njoh “monedhat”…

U duhet me kenë “agjentë”… U duhet me dijtë sesi me pritë e me qitë vëllezërit e gjakut… U duhet me kenë “besnikë të parimeve” kur “Populli do të vazhdojë të hanë bar”…

          A e shihni pra, sa shumë “gjëra u duhej me dijtë” Fatosit, Saliut, Bujarit, Edit… “Nxënësve të shokut Ramiz”?! Si kujtoni, “është e thjeshtë tradhëtija?”…

          E Populli Shqiptar pret kur po thrret: “Oooo ujku ndër shokët e vet…brè burra!”

Melbourne, 2013.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Ujku dhe delet

Zgjedhjet-Rezultatet e Ores 14.00

June 25, 2013 by dgreca

Koalicioni i majte vazhdon avantazhin ne 10 qarqe ne vend, duke perjashtuar Kukesin.Fundi i numerimit te Diber ka nxjerre ne krye te majten, por me nje barazim sa u takon mandateve. Nderkohe qe oren 11.55 eshte mbyllur numerimi ne qarkun e Korces, me kryesimin e se majtes.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bere me dije se jane numeruar gjithsej 80,59% e kutive, ose 4439 kuti nga 5508 qe jane ne total.

VLORE
numerohen 411 kuti nga 432
ASHE 61.61% 75276 vota
APMI 30.87%, 35958
Arben Malaj 2.28%, 3007 vota
AK 0.73%, 851 vota
FRD 1.01%, 1179 vota

ELBASAN
numërohen 450 nga 540 kuti,
ASHE 57.96%, ka marrë 80568 vota
APMI 40.18%, 55846
FRD 1.36%, 1954 vota
AK 0.48%, 689 vota

KUKES
Numërohen 162 nga 169 kuti gjithsej
ASHE 39.46%, ka marrë 17880 vota
APMI 59.42%, 26914 vota
FRD 0.61%, 276 vota
AK 0.42%, 192 vota
DURRËS
janë numëruar deri tani 348 nga 444 kuti gjithsej
ASHE 51.92%, 61103 vota
APMI 44.52%, 52759 vota
FRD 3.03%, 3593
AK 0.48%, 567 vota

FIER
janë numëruar deri tani 432 nga 576 kuti gjithsej
ASHE 62.98%, 94797 vota
APMI 31.54%, 47475
FRD 1.50%, 2253 vota
AK 0.37%, 556 vota.
Dritan Prifti 3.50%, 5264 vota

LEZHË
Numërohen deri tani 207 nga 258 kuti gjithsej
ASHE 52.83%, ka marrë 32915 vota
APMI 45.63%, 28425
FRD 1.10%, 688 vota.
AK 0.38%, 235 vota

TIRANË

janë numëruar aktualisht 964 nga 1422 kuti
ASHE 54.46%, ka marrë 163581 vota
APMI 42.13%, 126525 vota
FRD 2.16%, 6496 vota
AK 1.15%, 3448 vota

BERAT
janë numëruar deri tani 270 nga 302 kuti
ASHE 73.94%, 61704 vota
APMI 25.10%, 20997 vota
FRD 0.6%, 802 vota
AK 0.33%, 274 vota

GJIROKASTËR
janë numëruar 163 nga 237 kuti
ASHE 69.63%, ka marrë 26000
APMI 29.43%, 10990
FRD 0.56%, 290 vota
AK 0.33%, 120 vota

SHKODËR
janë numëruar deri tani 338 nga 417 kuti
ASHE 52.48%, ka marrë 53214 vota
APMI 44.09%, 45536 vota
FRD 2.10%, 2127 vota
AK 0.43%, 432 vota .

DIBER, eshte mbyllur numerimi
Nga 264 kuti te numeruara, ASHE ka marre 49.56% te votave, ose 36964 vota.
APMI ka marre 46.93%, ose 35005 vota.
FRD ka marre 3.11%, ose 2322 vota
AK ka marre 0.33%, ose 247 vota

KORCE, mbyllur numerimi
ASHPE, 60.4% , 88710 vota
APMI 38.4% , 56488 vota
FRD 1.0% 1391 vota
AK 0.2% 294 vota

Qendra votimi te perfunduara sipas KQZ 64,72% = 3565 nga 5508

Në qarkun Korçë janë numëruar 435 nga 447 kuti
ASHE 60.02%
APMI 38.74%

Në qarkun Berat janë numëruar 214 nga 302 kuti
ASHE 74.22-%
APMI 24. 88%

Në qarkun e Gjirokastrës janë numëruar 127 nga 237 kuti
ASHE 69.52%
APMI 29.55%
FRD 0.59%

Në qarkun e Shkodrës janë numëruar 301 nga 417 kuti
ASHE 52.51%
APMI 44.86%
FRD 2.11%

Në qarkun Elbasan janë numëruar 357 nga 540 kuti
ASHE 57.35%
APMI 40.81%
FRD 1.32%

Në qarkun Fier janë numëruar 337 nga 576 kuti
ASHE 63.40%
APMI 31.27%
FRD 1.33%

Në qarkun Lezhë janë numëruar 207 nga 258 kuti
ASHE 52.83%
APMI 45.63%
FRD 1.09%

Në qarkun Tiranë janë numëruar 628 nga 1422 kuti
ASHE 55.85%
APMI 40.62%
FRD 2.29%
AK 1.13%

Në qarkun Durrës janë nuëmruar 212 nga 444 kuti
ASHE 52.80%
APMI 43.77%
FRD 2.86%

Në qarkun Kukës janë numëruar 138 nga 169 kuti
ASHE 38.23%
APMI 60.69%
FRD 0.66%

Në qarkun Vlorë janë numëruar 348 nga 432 kuti
ASHE 65.14%
APMI 30.80%
FRD 1.02%
Kandidati i Pavaruar Arben Malaj 2.16%

DIBRA e ka mbyllur numerimin, fiton e majta

Nga 264 kuti te numeruara, ASHE ka marre 49.56% te votave, ose 36964 vota.
APMI ka marre 46.93%, ose 35005 vota.
FRD ka marre 3.11%, ose 2322 vota
AK ka marre 0.33%, ose 247 vota

KQZ po ashtu bëri me dije edhe pjesëmarrjen në votime, ende jo përfundimtare. Në rang kombëtar kanë marrë pjesë në zgjedhje 53,24%. Pjesëmarrja në Berat 58,27% ; Dibër 69,57% ; Durrës 47,74% ; Elbasan 52,98% ; Fier 48,30% ; Gjirokastër 50,09% ; Korcë 53,24% ; Kukës 58,61% ; Lezhë 50,63%, Shkodër 42,48% ; Tiranë 55,71%; Vlorë 44,35%.

Bashkia Delvinë mbyll numërimin

Ka përfunduar pas mesnate numërimin bashkia Delvinë, duke nxjerre ne krye koalicionin e Aleances per Shqiperine Evropiane, me 5850 vota, nderkohe qe kolaicioni i djathte ka marre 2939 vota.

Agron Kohila, kryetar i KZAZ nr.87, i zgjedhur nga subjekti politik i PS-se bëri publike se në zgjedhjet e 23 qershorit në Delvine morën pjesë 45 përqind e votuesve të rregjistruar sipas listave të zgjedhësve. Sh. DINE

PS ka marrë 3147 vota
PD ka marre 1422 vota
LSI 1095 vota
Arben Malaj 218 vota
PBDNJ 1123
MEGA 727 vota.

Mbyllet numërimi në bashkinë Sarandë

SARANDE- Ka perfunduar rreth ores 15.00 procesi i numerimit ne KZAZ nr.88 në Sarandë. Mbyllja e numerimit nxorri ne krye Koalicionin Aleanca për Shqipërinë Europiane me 7560 vota, nderkohe qe koalicioni i djathte mori 3860 vota.
Hariz Mema kryetar i KZAZ nr.88, i zgjedhur nga subjekti politik i PD bëri publike se në zgjedhjet e 23 qershorit në Sarandë morën pjesë 42 përqind e votuesve të rregjistruar sipas listave të zgjedhësve.
Gjatë gjithë kohës së numërimit të votave kandidatët për deputet Koço Kokëdhima i dyti në listën e PS dhe Arben Ristani i dyti në listën e PD në Qarkun e Vlorës, kanë qenë në qendrën e numërimit.

Filed Under: Featured

Nik Wallenda, kaloi në një litar teli Grand Canyon mes “jetës apo vdekjes”

June 25, 2013 by dgreca

Në të gjithë … këtë kalim mes “jetës a vdekjes” Nik përmendi emrin e Jezusit 63 herë, dhe “Zotit” 39 herë!/

 Grand Canyon – Nevada : Kushdo që ka shikuar natën e së dielës Nik Wallenda i ka bërë pyetjen vetes pas ekranit ‘ do të jetojë apo do të vdes” Nik tek ecte me “marifet” mbi një litar teli në një lartë se midis një kanioni, duke dëshmuar një nga momentet më të mëdha të TV në dekadat viteve të fundit … ka menduar se edhe Jezusi, luajti një rol të shquar në jetën e tij.

Nik eci nepër një tel 2 inc, nga një lartësi 1.500 këmbë(feet) – 450 metra , mbi dy shkëmbinjë të thellë në Grand Canyon në Nevada. Për 22 minuta të tmerrshme ai kaloi në buzë të vdekjes,… dhe kjo “aventurë” me jetë apo vdekje u transmetua drejtpërsëdrejti në televizionin” Skywire ” në Shtetet e Bashkuara.

Kushdo që e pa Nik duke ecur në tel dëgjoi që ai të përmend Jezusin në çdo hap në çdo kohë duke i kërkuar atij për të mposhtur atë që thirret “gusts wind menacing” dhe në të njëjtën kohë Nik ka qenë vetëm duke e falënderuar Jezusin për të pasur atë pas shpinës së tij.

Në të gjithë … këtë kalim mes jetës dhe vdekjes Nik përmendi emrin e Jezusit 63 herë, dhe “Zotit” 39 herë

Amerikani i famshëm që praktikon ecjen mbi litarin e tendosur kaloi një nga kanionet më të thellë në botë – Grand Canyon në Shtetet e Bashkuara, duke ecur mbi litarin e tendosur në një lartësi mbi 450 metra. Për të kryer rrugën vdekjeprurëse atij iu deshën rreth 23 minuta. Ndërkohë që duhet theksuar se i apasionuari pas sporteve ekstreme nuk përdori asnjë pajisje mbrojtëse. Për përgatitjen e realizimit të kësaj ecjeje mbi litar atij i janë dashur rreth 4 vjet.

Nik Wallenda disa herë është përfshirë në Librin e Rekordeve Guinness: në vitin 2008 ai përshkoi një distancë prej 45 m me një biçikletë mbi një litar në një lartësi prej rreth 40 m. Vitin e kaluar Wallenda kaloi Ujvarën e Niagarës mbi një litar të tendosur në një lartësi prej mbi 50 m.(Pergatiti: BEQIR SINA, New York)

Filed Under: Kronike

Njujorkezët, të çuditur me funeralin e aktorit James Gandolfini, në Katedralen protestante

June 25, 2013 by dgreca

Shkruan: BEQIR SINA, New York/

MORNINGSIDE HEIGHTS- NEW YORK CITY : – Funerali për yllin e Sopranos James Gandolfini, do të mbahet në Katedralen Hyjnore e Shën Gjon- “Cathedral of St. John the Divine” të enjten në mëngjes në orën 10:00, tha duke e konfirmuar të hënën një përfaqësues i koncernit kinematografik amerikanHBO, në New York .
Ndërkaq, zëdhënësja e tij i deklaroi sot në mbrëmje se me një aeroplan të aerokompanisë italiane AlItalia “Kufoma e James Gandolfini është kthyer në Shtetet e Bashkuara nga Roma, Itali,” tha ajo .
Ylli i Sopranos fitues i Emmy Award vdiq nganjë atak në zemër në moshën51 të mërkurën e kaluar, në Itali. Ai ishte në Itali për një shfaqje në Festivalin e Filmit Taorminas, në Sicilia.
Shtypi njojurkez po komenton sot gjatë çështjet e funeralit të tij që do të mbahet në Katedralen Hyjnore e Shën Gjon- “Cathedral of St. John the Divine”. Fanasat e tij janë të çoroditur tha televizioni i qyetit të New Yorkut, NY1, mbi zgjedhjen e një katedrale Peshkopate -Episcopaliane për funeralin e aktorit, i cili ështëkatolik.
“Një djali italian nga New Jersey, besimtar katolik do t’i bëhet funerali si protestantë në New York,” shrkuante një fans i tij në rrjetin social tweeted, Ellen O’Neill., ndërkohë që PatriciaBeal në faqen e mediave sociale në Tweeter shkrunate “Unë pyes veten pse funeralin e një katoliku në Katedralen protestante?”.
Katedralia Hyjnore e Shën Gjon – “Cathedral of St. John the Divine” e cila ndodhet mes Harlemit dhe Manhattanit -në qytetin e New Yorkut, në lagjen Morningside Heights në rrugën 112 West Street dhe Amsterdam Avenueështë katedralja më e madhe gotike në Shtetet e Bashkuara e cila ka organizuar shërbimet funerale të disa figurave të tjera publike, në New York, duke përfshirë edhe autorin John Gregory Dunne dhe MadeleineL’Engle.
Interesimit të gazetarëve tha NY1 në emisonin e lajmeve të mbrëmjes Katedralia Hyjnore e ShënGjon – “Cathedral of St. John the Divine” nuk i është përgjigjur kërkesës së gazetarëve dhe fansave të Yllit të Sopranos, fitues i Emmy Award James Gandolfini, për të komentuar mbi hollësitë e shërbimit, funeral në këtë Katedrale . Veçse ata pranuan se kërkesën e kan marë nga HBO për zgjedhjen e vendit, ku do të kryen shërbimet funerale.

James Gandolfini, i njohur “The Sopranos”

Aktori amerikan, James Gandolfini, i njohur për rolin e tij si gangster i mafias në serialin televiziv, “The Sopranos”, ka vdekur në moshën 51 vjeçare, në Itali ku kishte shkuar të marrë pjesë në Festivalin e Filmit Taorminas.

Rrjeti HBO, që e transmetoi serialin “The Sopranos”, ka njoftuar se aktori ka vdekur derisa ishte në pushim në Itali. Mendohet se ai ka vdekur nga një atak në zemër, i cili e ka goditur disa herë brenda saj dite.

Në njoftim, e tij koncerni i famshëm i kinemasë amerikane HBO e ka vlerësuar të ndjerin Gandolfini si talent të madh dhe person të dashur e bujar.

Ai e ka luajtur rolin e shefit të mafias, Tony Soprano, në serialin televiziv, që u transmetua prej vitit 1999 e deri në vitin 2007.

Ai ka luajtur edhe në filmat “Zero Dark Thirty”, “True Romance”, “Get Shorty”, e të tjerë. Jetonte prej vitesh në New Jersey .

Ai kishte fituar tre Çmime Emmy për rolin e Tony Sopranos, mafiozit të dhunshëm, që kurohej fshehtazi nga mjekët psikiatër.
Aktori nga New Jersey pati një karrierë 20 vjeçare në kinema dhe televizion. Ai e filloi karrierën në vitin 1992, me një rol në një pjesë të përshtatur për Broadway-in nga drama “A Streetcar Named Desire”, e Tennessee Williams.

Mbas shfaqjes së serialit televiziv, “The Sopranos”, shtepia e James Gandolfini, i njohur “The Sopranos” ruhej nga policia mbas kërcënimeve për jetën që kishte marrë ai nga disa eksponentë mafies njujorkeze, Lukeze dhe Genoveze.

 

 

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Beqir Sina, funerali i Galdofinit, ne kishe protestante, Sopranos

“S’MË DHIMBSET GJYSHI, MË DHIMBSET BURRËRIA E TIJ”

June 25, 2013 by dgreca

Shkruan: Fadil  LUSHI/

Lexuesit e mi të nderuar besoj se do më ndjejnë nëse paragrafin e parë të këtij shkrimi paksa do ta personalizoj. Ka shumë kohë që motra ime gjegjësisht ajo heroina fatkeqe e gjeneratës së saj, që dikur pavullnetshëm u çatdhesua dhe u degdis në pjesën e Trakisë turke, nuk m’i lexon shkrimet. Se pse nuk m’i lexon vështrimet, me të drejtë ajo do të ketë arsyet a provat e saj. Më thotë se në vijimësi vështrimet i ke pesimiste, popullorçe dhe njëkohësisht të “qëndisura” me atë fjalorin tënd të “ndotur”! Sipas saj, lëre që ky stil i të shkruarit nuk e nderon lexuesin, por njëkohësisht abuzon rregullat dhe udhëzimet që duhet zbatuar në fushën e gazetarisë! Më sugjeron që në të ardhmen shkrimet a opinionet t’i kem më optimiste, më humaniste dhe më të drejtpërdrejta. Që ta bësh këtë, mor vëllaçko, është koha të heqësh inatet, po edhe të adaptosh një filozofi krejt tjetër fare…, sikur donte të më thotë, duhet t’u shmangesh “shkrimeve me isharete dhe me temsile”!? …, t’i mund të shkruash për vlerat tona e të tjera. I premtova se do të bëj a do të veproj siç më thotë ajo…, me gjithë faktin  që e di se ajo, nuk do ta lexojë këtë “shkarravinë” të radhës.

Unë nuk dua që ky vështrim të jetë një kopje e zbehtë  e atyre paraprake, nuk dua ta gënjej as motrën, as lexuesin, as vetveten po as nihilistët, dhe për këtë do të më lejohet t’i referohem piktorit dhe shkrimtarit kosovar, Rexhep Ferri, i cili në një gazetë prestigjioze të Tiranës, në kuadër të temës: “Na ishte njëherë fjala”, pos të tjerash, kishte shkruar edhe këto fjalë:”…, krejt në fund po ju tregoj se romanin tim të fundit e mbylla me dy vargje të një poezie që e kam shkruar vite e vite më herët: S’më dhimbset gjyshi, më dhimbset burrëria e tij. Një kafe një lirë, dy kafe një gjysmë lire”!

Ti, lexues i nderuar, nëse takati yt mental të mundëson ta zbërthesh filozofinë e këtyre dy vargjeve të lartpërmendura, atëherë të mbetet të lexosh një shkrim kryekëput pesimist.  Unë sot e gjithë ditën e Perëndisë do të parashtroj pyetjen se mos vallë  filozofia e këtyre dy vargjeve të zotit Ferri, nuk ka moral të dyfishtë, a mos vallë, mund të themi se ai nuk ka të drejtë në këtë kontekst, a mos vallë logjika e këtyre dy vargjeve nuk duket a nuk hetohet në përditshmërinë tonë, a mos vallë kjo nuk u hetua në orët e para të mëngjesit të ditës së zgjedhjeve parlamentare diku në një lagje të Laçit, a mos vallë ca militantë (pavarësisht se cilës parti politike i takojnë) nuk u futën në votime me këmbën e gabuar, nuk u futën me atë “nijetin e tyre të keq”, a mos vallë nuk kemi të drejtë, të themi se neve nuk na dhimbset hiç fare vota e viktimës përkundrejt jetës së tij…, a mos vallë nuk kam të drejtë t’i them sime motre se mendimin e ka gabim…, a mos vallë nuk kemi të drejtë të themi se jeta e një votuesi vlen një gjysmë lek!? Mua nuk më dhimbset Shqipëria londineze, sa më dhimbset imazhi i saj, nuk më dhimbset historia e saj (sa e lavdëruar, po aq e nëpërkëmbur), sa më dhimbset e ardhmja dhe standardet demokratike të saj…, mua nuk më dhimbsen recidivistët e rrezikshëm, sa më brengos ajo heshtje varri e intelektualëve…, nuk më dhimbsen lekët e humbur dhe të abuzuar të partive politike, sa më habit butaforia mashtruese e politikanëve. Mua nuk më dhimbset jorgani, më vjen inat pse e dogja për një plesht!?

Ti, i nderuar lexues, nëse nuk të bezdisa me këto “broçkulla”, do të më lejosh që këto dy vargje të z. Rexhep Ferri t’i “zhvendos” në Republikën e Kosovës, në atë vend ku edhe dolën…, në hapësirat e pas luftës kosovare, në vendin që njihet me ato katër palë histori: me historinë e robërisë, me historinë e familjes së Jasharajve, me historinë e autokracisë si dhe me historinë e protagonistit të saj, gjegjësisht të ushtarakut të UÇK-së, i cili edhe sot mbijeton me ndihma sociale, me grumbullimin e kanaqeve, me lëmoshën e njerëzve të mirë. Ushtaraku që nuk do t’i besojë “pakujdesisë” së  pushtetarëve a autokratëve, të cilët ashtu rehatshëm janë ulur në kryeminderet e institucioneve kushtetuese të shtetit…, nuk do të besojë se edhe në të ardhmen statusi i tij do të mbetet pambarimisht në mëshirën e dallkaukëve politikë…, ai nuk do të mbetet i papërfillshëm, i parëndësishëm dhe i padobishëm, së paku për familjen, për kalamajtë, për shoqërinë…, ai nuk do të “besojë” se ishte një ndër kërkuesit e lirisë së munguar të vendit. Ai nuk do t’u besojë atyre dy vargjeve të dala nga poezia e Rexhep Ferrit…, ai nuk do të besojë se bashkëluftëtarët e tij të dikurshëm, sot janë “konvertuar” në autokratë tok me familjet e tyre…, ai nuk beson se bashkëluftëtarëve të tij u munguaka vetvetja, ndërgjegjja a edhe ekuilibri moral, ai nuk do të besojë se shokët e luftës, ashtu detyrimisht dhe pavullnet-

shëm u “divorcuan”  nga idealet dhe nga e kaluara e tyre!?

Ushtaraku me paterica prej druri nuk do të shndërrohet në skllav barbari e barbarizmi, nuk do të bëhet  rob vandali e vandalizmi, në skllav bastardi.., ai nuk do të trokasë në dyert e… dhe miqve të tij të dikurshëm, ai nuk do të trokasë në dyert e miqve të tij të cilët anashkalojnë kujdesin ndaj kësaj kategorie njerëzish, të atyre që dhunojnë fjalën e lirë, në dyert e atyre që hiç nuk u ha palla…, ai nuk do të ulet pranë tryezës a tavolinës së  (mbi)populluar me sojsëzë, kulakë, kumarxhinj, me “reformatorë, liberatorë, a edhe me njerëz të përmjerrë”!? Ai kurrën e kurrës nuk do të frekuentojë hapësirat e politikanëve për të kërkuar lëmoshë…, ai nuk do të takojë njerëzit me prepotencë mendore dhe me mentalitet provincial…, ai nuk do t’i përfillë njerëzit që pështyjnë  mbi vlerat e dala nga lufta…, njerëzit të cilët e kanë për qejf që prej budallait të bëjnë të mençur dhe prej këtij të fundit të marrë, analfabetin do ta bëjnë intelektual dhe këtë të fundit lesh…, nuk do të lejojë që t’i thonë se burrëria, ndërgjegjja (po edhe dinjiteti yt) vlen një gjysmë lire, vlen sa dy kënaqe, vlen një gjysmë llaf, vlen sa një… etj.

O milet, po më thoni a mos vallë ky ushtarak dhe të tillë të tjerë si ai, nuk meriton diç më tepër, a mos vallë ai dhe ata nuk meritojnë një rrëfim a shpjegim ndryshe, a mos vallë ata nuk janë sui generis, apo në instancë të fundit duhet t’i harrojmë një herë e përgjithmonë.

William Shakespeare dikur kishte thënë: “Bekuar qoftë ai që ruan varrin tim, mallkuar qoftë ai që lëviz këtë gur nga varri im”! Kësaj thënieje të Shekspirit ushtari i UÇK-së nuk do t’i shtojë asnjë presje. Ja, pra, pse këto lloj shkrimesh dalin çapraze dhe fare pak optimiste. Është mirë të jesh “dhëndër i engjëllit”(!???)…, ai t’i fshin mëkatet, por, po deshe, edhe t’i shton “sevapet”!?

Ime motër e dashur, të fala nga Vatani!

 

 

Filed Under: Featured, Komente Tagged With: Fadil Lushi, s.me dhimbset gjyshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 46
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT