• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Fullani: Ekonomia në nivele të dobëta

August 28, 2013 by dgreca

Kriza financiare që ka kapur buxhetin e shtetit është konfirmuar edhe prej guvernatorit të Bankës së Shqipërisë. Në konferencën e radhës ku u paraqit ecuria ekonomike e vendit Ardian Fullani deklaroi se janë rritur ndjeshëm shpenzimet, janë ulur të ardhurat dhe është rritur deficiti me 2 herë më shumë. Sipas kreut të Bankës Qendrore kjo situatë do të kufizojë mundësitë e qeverisë së re për të marrë borxh në pjesën e dytë të vitit.

“Sot Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mori në shqyrtim dhe miratoi raportin mujor të politikës monetare. Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë në nivelin 3,5%. Gjatë muajit korrik inflacioni ka qënë 1,6%, duke pësuar rënie në krahasim me muajin e kaluar. Kjo është një rënie e përkohshme, u shkaktua nga çmimet e ulëta të cmimeve të stinës. Rritja ekonomike mbetet e ulët, ndërsa të dobëta janë edhe investimet private.Burimet e rritjes ekonomike janë të dobëta dhe të pasigurta. Kushtet monetare janë të përshtatshme për përmbushjen e objektivit në një periudhë afatmesme” tha ai.

Përsëri guvernatori i Bankës së Shqipërisë përsëriti apelin për uljen e borxhit publik në vend.

Lidhur me të ardhmen, Fullani tha se në hartimin e politikave fiskale duhet të kihet parasysh, ruajtja dhe përmirësimi i qëndrueshmërisë së borxhit publik.

 

Filed Under: Featured Tagged With: dobet, Ekonomia, Fullani

Debts Force Albanian Tycoon to Sell Assets

August 28, 2013 by dgreca

Burdened by debt, Albania’s controversial oil tycoon, Rezart Taci, has sold most of its assets, which observers say were built up with the support of political ties.

The Albanian government last week said it had approved the sale of 70 per cent of Albania’s sole oil refinery, ARMO, to an Azeri company, Heaney Assets Corporation, registered in the fiscal paradise of the British Virgin Islands.

The Azeri company paid €35 million for Taci’s stake in AMRA Oil, which in turn controled 85 per cent of ARMO’s stock. The rest of the shares remain in the hands of the Albanian government.

Heaney Assets Corporation has also paid almost €15 million for minority stakes in several other companies controlled by the tycoon, including Europetrol, Taci Oil and Kuid.

“His debts had grown so large that even his political connections could not save him,” said Ard Kola, a business editor at the daily newspaper Shqip.

According to Kola, the oil tycoon created an image of making galloping strides in the business world but the whole operation was a bubble.

“Taci built an empire with inflated budgets and debts that were run up to pay off other debts,” he added.

Data from tax authorities show that Taci’s companies had a turnover of €350 million in 2012.

The new owners of ARMO have also agreed to take over the refinery’s debt towards Albania’s state oil producer Albpetrol, believed to be in the tens of millions of euro.

Apart from the debt to Albpetrol, Taci is believed to have had an unpaid loan of €75 million, from the Bank of Azerbaijan. The Azeri bank sued him for the money in August 2012, but withdrew the lawsuit after a few days.

Taci is known as one of the Tirana businessmen who belong to outgoing Prime Minister Sali Berisha’s inner circle.

He spent millions of euro to bring in football clubs like AC Milan and Real Madrid to play charity football games, with the proceeds going to a children’s foundation run by Berisha’s wife.

He also spent sizable sums to fly notables like Mikhail Gorbachev and Cherie Blair, wife of former British Prime Minister Tony Blair, to Tirana in private jets.

In 2009 he bought the Albanian oil refinery ARMO for €128 million.

In November 2009, he was accused of attacking Mero Baze, a local political analyst and publisher, but was cleared of charges a year later. Instead, two of his bodyguards were found guilty of assaulting the journalist and fined 300,000 lek (€2,140) each.

In 2012 he launched a bid to buy the state-owned oil company Albpetrol, but the bid fell through when Taci could not turn-up with the €850 million that he had offered.(Cortezay:Besart Likmeta-Balkaninsight)

 

Filed Under: Featured

Hidden Debt Fuels Worries About Albania’s Finances

August 28, 2013 by dgreca

A partial audit of Albania’s finances suggests that the country’s public debt is much higher than official figures show./

By Besart Likmeta/

An inspection of finances by the High State Auditing Office at the end of 2012 has uncovered hundreds of millions of euro in unpaid bills owed to public contractors.

“The unpaid obligations for road construction projects amount to at least 43 billion lek (€300 million),” the report, leaked to the daily newspaper Shqip, says.

The Finance Ministry disputes the figure, maintaining that it owes construction companies only 7 billion lek (€50 million).

According to the International Monetary Fund, IMF, Albania’s public debt has now reached 61 per cent of GDP, which is the highest in the Balkan region, though still relatively low by wider European standards.

The Socialist-led coalition, which won the June 23 parliamentary elections, has expressed concern over the state of Albania’s finances, complaining especially of the poor rate of collection of taxes in the first five months of 2013.

Experts suggest that Albania might collect €320 million less in taxes than was planned in 2013, while continuing to run a high budget deficit.

Although economic growth this year is expected to be positive, at 1.8 per cent of GDP, rising public debt and poor tax collection rates are causing concern.

The World Bank has called on the new centre-left government to seek IMF aid in order to consolidate its finances. It also urges the government to curb public investments.

“It’s very important that late payments to the private sector are settled, and… there is no fiscal room for major investments,” the World Bank country manager for Albania, Ksenia Lvovsky, said in July.

 

Filed Under: Featured

Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë

August 28, 2013 by dgreca

“Kush janë gazetaret femra shqiptare në SHBA dhe Diasporë,Nga Sevasti Qiriazi, Rozi Theohari, Albana Lifschin,Elvira Dones Merita Bajraktari –McCormack, Elida Buçpapaj, Aida Dismondy, Ilirjana Sulkuqi,Raimonda MOISIU,Elinda Marku,Ermira Babamusta  etj, e deri tek gazetaret e VOAs-/

Nga Raimonda MOISIU/

Diaspora shqiptare vazhdon përpjekjet për të njehsuar identitetin kombëtar në formë e përmbajtje me barasvlerën e vlerave kombëtare mes gamës së gjerë të kulturave dhe komuniteteve të ndryshme në shoqërinë demokratike amerikane -multikulturore. Nevoja për zërat e kulturave të ndryshme është bindëse dhe domosdoshmëri e komunikimit të tyre,  si shprehi të humanizmit thelbësor dhe pikëpamjes teorike se raca, kultura, etnia në shoqërinë demokratike nuk janë variabla të jashtëme, por më tepër tipare të qenësishme në procesin e vazhdueshëm të integrimit të tyre dhe pjesëmarrjes në jetën social-kulturore dhe diskursit politik. Me këtë rast dua të sjell pasqyrën freskuese dhe  zërin e shpirtit femëror, intektual e krijues,vetëdijen e cilësive shpirtërore të gruas shqiptaro-amerikane me vizionin, pozitën dhe historinë e saj,-dhe jo vetëm kaq-por e bukur dhe unike. Veçmas arritjeve të ndjeshme, të prekëshme e të realizueshme, domethënies kulturore nga koha në kohë dhe ndryshimin brenda konteksteve social-ekonomike-kulturore dhe politike në ambient e tolerancës për diversitet, për të qenë e barabartë mes të barabartëve dhe për të arritur qëllimin e përbashkët, – dinjitet e mundësi të barabarta me diversitetin e pasur multikulturor dhe pluralist. Si kurrë më parë gruaja shqiptaro-amerikane ka më shumë hapësirë mes zërave të ndryshëm multicanionalë, si ajo të arrijë ëndrrën dhe shpresën ende e papërmbushur në vlerën e diversitetit, për të ndërtuar urat e mundësitë me punën dhe kontributin e saj krijues, qytetar e intelektual, që nëkupton të vërtetën e madhe se brenda forcës së krahëve e duarve, mendjes e dijes, ka perspektiva të ndryshme nga perspektivat e shumicës. Sot Diaspora Shqiptare ndjehet krenare që ka në gjirin e saj gra intelektuale tashmë të afirmuar; shkrimtare e poete, publiciste e politikane, piktore e pedagoge, artiste me emër e famë, veprimtare dhe aktiviste të çështjes kombëtare, patriote e adhuruese të artit në përgjithësi, që i shërbejnë qëllimit të universit së të drejtave të komunitetit shqiptar në një status të barabartë me botën e qytetëruar amerikane, vazhdimësisë e përjetësimit të traditës, kulturës, gjuhës shqipe, historisë, letrave shqipe, ashtu sikundër kanë bërë paraardhësit, në ecje me kohën e kanë dëshmuar potencialin e tyre intelektual, dijet, aftësitë krijuese, talentin e mrekullueshëm, vlerat dhe virtytet e tyre. Ato janë heroinat e heshtura me penë, që pavarësisht mundësive që ofron Amerika, ato përballen me vështirësitë që hasen në emigracion dhe  kontributi i tyre është më tepër angazhim vullnetar ekstra prej punës e obligimive të ndryshme familjare e ekonomike. Ato i shërbejnë, jo vetëm pretendimit legjitim për dinjitet e mundësi të barabarta mes kulturave të tjera në tokën amerikane, në Diasporë, por edhe atdheut tonë e gjithë trevave shqiptare të Shqipërisë etnike, -kombit shqiptar. Kjo është ndjenjë atdhetarie dhe qytetarie e veçantë, për t’ju lënë brezave të ardhshëm, koloritin e çmuar të vlerave kombëtare e bëjnë historinë. Dhe nuk ka gjë më të madhërishme se t’i shërbesh çështjes kombëtare, të integrosh kulturën dhe artin, emrin e mirë të shqiptarit, identitetin kombëtar, në tokën e huaj, ta bësh pjesë të kulturave të ndryshme në Amerikën multikulturore dhe në botë. Fusha e komunikimit në gazetarinë shqiptaro-amerikane në kohët e hershme ka qënë e dominuar nga zërat mashkullorë.Sipas disa hulumtimeve zbulova disa të dhëna të vakëta, por domethënëse, rreth tre vajzave shqiptaro -amerikane, që së bashku me Sevasti Qiriazin, kanë shkruar disa poezi e shkrime publicistike në dekadat e para të shekullit të XX-të, përkatësisht në revistat “Përparimi” , 1917-ë dhe “Kalendar i Botës” e vitit 1938-të, rubrika kulturë e aktualitet. Njëra prej tyre është Vasiliqi Elia, e bija e Thoma Kondit nga Korça e lindur në Athinë dhe e emigruar në SHBA-ës,  që fëmijë. Ajo ka shkruar në greqisht dhe anglisht. Tjetra është një vajzë nga Vithkuqi i Korcës-e quajtur Bara e rrëmbyer nga një grek dhe e shitur në Boston një tregëtari me origjinë greke, i cili e mbajti grua që në moshën 13 vjeçe dhe kur ajo u bë 18 vjeçe, e divorcoi. Me ndihmën e Sevasti Qiriazit fitoi gjyqin duke i marrë edhe pjesën e pasurisë.Filloi të shkruajë në revistën “Përparimi” jetën e saj.E treta është gruaja Antoneta Limoni, e bija e Tasi dhe Thomaidha Limoni nga Shën Mërtiri. Do të më duhet të sjell në kujtesë edhe amerikanen Sara Panariti, gruaja e botuesit të gazetës më të vjetër shqiptare në Amerikë dhe botën shqiptare, “Dielli”, -Qerim Panaritit.

Në arkivin e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”, një vend të veçantë zë edhe profili i gazetares, publicistes dhe intelektuales së shquar shqiptare, -Nexhmije Zajmi, -e cila bëri emër në median amerikane. Shumë personalitete të njohura të medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e reporteres e gazetares shqiptare, që për asnjë çast nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe shqiptarizmës. Ndër kujtimet, shkrimet e artikujt e shkruar prej saj, që ruhen nga i biri, fakte tejet domethënëse dhe me shumë vlerë, përvec mbresave dhe kujtimeve, ajo veçon konsideratat që senatorë e kongresmenë amerikanë shfaqnin hapur për kulturën, aftësitë diplomatike dhe inteligjencën e diplomatit shqiptar, Faik Konica. Ajo është ndër personalitet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare, nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”, titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian”, “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA-së, Franklin Delano Rusvelt. Ajo ka qënë zv/presidente e Vatrës në mes vitet ’80, kryetare për degët e NYork & NJersey. Është autore e librit “Daughter of the Eagel” (Bija e Shqipes”.)

Në mesin e komunitetit të gazetareve shqiptaro-amerikane të njohura dhe me influencë tashmë në median amerikane, ndërkombëtare, dhe kombëtare, janë gazetaret e institucionit të transmetimit, një nga pesë transmetuesit ndërkombëtarë që operon në 43 gjuhë të botës,- Zëri i Amerikës. Ato janë; Isabela Cocoli, Laura Konda, Mirela Milori, Rudina Dervishi, Ardita Dunellari e Keida Kostreci, -të cilat nëpërmjet programeve në gjuhën shqipe promovojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë amerikane, mbajnë audiencën shqiptaro-amerikane, botën shqiptare ngado, të mirëinformuar me ndryshimet social –ekonomike, politike e kulturore, proceset demokratike, ngjarjet historike e aktuale, brenda e jashtë trojeve shqiptare.

Shkrimtarja Rozi Theohari është gazetare profesioniste dhe publiciste mjaft prodhimtare dhe e spikatur në gazetarinë e hershme shqiptare, me një karrierë brilante në shtypin shqiptar, më pas e deri më sot në Diasporë. Krijimtaria e saj karakterizohet nga një gjuhë e pastër, rëndësia, përkushtimi që ajo u kushton ngjarjeve dhe mbresave historike, për të cilat vendos të shkruajë, përshkrimin me ndjenjë e profesionalizëm, janë disa nga pikat e forta në publicistikën e saj. Pena e saj publicistike mjaft e njohur me editoriale, reportazhe, esse, opinione e kolumnat e saj në shtypin shqiptar në Shqipëri, në gazetën Dielli, Iliria, revista “Kuvendi, në SHBA-ës, Fjala e Lirë, Londër, paraqesin Amerikën në dy plane, si -Vendi i Lirisë e i demokracisë i mbështetur në ligje të palëkundshme dhe vendi i mijëra emigrantëve shqiptarë. Në vazhdën e traditës Rozi Theohari, në raport me vitet dhe me epokën, nuk rresht së shkruari, sjell të gjalla ëndrrat, shpresat, kontributin, veprat, idetë e shqiptarëve të parë të vendosur në Boston – e quajtur ndryshe-Rilindja Kombëtare- të Nolit e Konicës, Qerim Panaritit e Sotir Pecit,Josif e Vasil Pani, Goni Katundi dhe Kol Tromara, Anthony Athanas, Kristaq Trebicka e At Arthur Liolini, Kosovës e Camërisë, të shqiptarëve të vjetër e të rinj që jetojnë e punojnë në Boston. Ajo manifeston talent, energji, vullnet dhe ndjenja thellësisht humane. Shkrimtarja e publicistja Rozi Theohari, autore e dhjetëra librave në publicistikë, prozë e poezi, e përkthyer në gjuhën angleze dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare si Pena e Artë dhe çmimi ndërkombëtar i nderit “Naji Naaman Literary Award”.

Albana Mëlyshi -Lifschin, një nga pionieret e para të gazetarisë shqiptare–femra. Diplomohet në vitin 1973, në Universitetin e Tiranës. Fillimisht punoi tek gazeta “Zëri i Rinisë” dhe në vitin 1977-ë, në (TVSH) punoi si gazetare dhe përgjegjëse e redaksisë për moshat shkollore, deri në vitin 1992, para largimit në Nju Jork. Në vitin 2001, mbaron studimet në Universitetin prestigjioz të Nju Jorkut (NYU). Është bashkëpunëtorja më e vjetër e gazetës shqiptaro-amerikane “Iliria”, e ka filluar bashkëpunimin me këtë gazetë që në dhjetor të vitit 1992, me reportazhe, opinione, esse, këndvështrime letrare dhe shkrimeve publicistike. Ka më shumë se një dekadë që mban rubrikën e përjavshme në ndihmë të emigrantëve;“Çështje të emigracionit”. E vlerësuar nga Akademia Shqiptaro-Amerikane e Shkencave në New York, për kontributin e saj si gazetare e karrierës  me “Certificate of Achivement”, dhe Shoqata e grave shqiptaro-amerikane e mirënjohur “Motrat Qiriazi” e ka vlerësuar si “Gruaja e Vitit”. Shkrimtarja dhe gazetarja Lifschin, ka shkruar librin dokumentar në anglisht dhe shqip “Children of Kosova –stories of horror”(Fëmijët e Kosovës-histori tmerri) për ngjarjet e vitit 1999, genocidit të popullsisë kosovare nga regjimi i Milosheviçit. Libri u vlerësua nga Bordi i Arsimit i Nju Jorkut, si tekst shkollor për studimet sociale. Gjithashtu libri i është dhuruar edhe ish presidentit Bill Klinton, në një takim që Albana pati me të. Është autore e dhjetra librave në poezi, prozë e publicistikë, në shqip e gjuhën angleze, e vlerësuar me çmime dhe me audiencë të admirueshme lexuesish në botën amerikane e shqiptare.

Poetja dhe publicistja Merita Bajraktari –McCormack-arritjet dhe eksperiencat e saj studimore, akademike dhe profesionale janë të nivelit të admirueshem. Kontribuese në shtypin shqiptar të Diasporës, veçmas të gazeta “Dielli”, dhe në Shqipëri, Itali, dhe Kroaci,  me artikuj, kolona, analiza letrare e sociale dhe shkrime publicistike. Merita është shkrimtarja e zgjedhur dhe e vetmja nga mëmëdheu ynë, mes 130 e ca kombeve që marrin pjesë nga Leëis Carroll Society of North America, për të kërkuar e shkruar mbi historinë 150 vjeçare të librave “Liza në botën e çudirave” me rastin e botimit të vëllimit të parë nga Lewis Caroll. Ajo është edhe një aktiviste e shquar e çështjes kombëtare. Presidente e Degës së Vatrës për zonën e Washington DC dhe shteteve përreth. Dega e Vatrës në këtë zonë u krijua për herë të parë në historinë shekullore të Vatrës dhe shënoi rigjallërimin e Federatës Pan Shqiptare të Amerikës. Kontaktet e para janë rivendosur me Institucionet qeveritare amerikane dhe organizata të ndryshme që kanë të bëjnë me Kombin Shqiptar. Në bibliotekën e Kongresit Amerikan krijimi i seksionit shqiptar dhe ndarja nga seksioni sllavik i atribohet kontributit të Degës dhe Meritës, për këmbënguljen sistematike e profesionale dhe veprimtarive të shumta në divizionin Europian. Objektivat e Degës janë vendosja e statujës së Nënë Terezës dhe Skënderbeut në kryeqytetin amerikan dhe mbështetja e brezit të ri shqiptaro-amerikan për të vazhduar misionin urëlidhës mes dy kombeve. Është autore e disa librave me poezi, tregime dhe publicistikë në shqip e gjuhën e angleze, pena krijuese e saj dallon mes letrave shqipe e çështjes kombëtare.

Në prag të rrëzimit të diktaturës, korrespondentja e parë grua nga Tirana që do të informonte nëpërmjet Radios “Zëri i Amerikës”, do të ishte poetja, publicistja, analistja dhe përkthyesja Elida Buçpapaj -bija e vetme e poetit e publicistit të persekutuar nga regjimi –të shquarit e të paharruarit Vehbi Skënderi.Elida Buçpapaj është diplomuar në universitetin e Tiranës për Gjuhë –Letërsi, shkrimet e para filloi t’i botojë në shtypin e postdiktaturës, si te gazetat Atdheu, Kosova, Rilindja Demokratike dhe Tribuna Demokratike. Gazetare profesioniste me aktivitet për më se dy dekada në Diasporë dhe 22 vjecar në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan. Korrespondente, redaktore, editore, freelancer, autore, kolumniste – tek Zëri i Amerikës, tek Rilindja Demokratike, Zëri i Rinisë, Republika, Revista RTSH, dhjetë vjet editorialiste tek Bota Sot. Prej 5 vitesh së bashku me bashkëshortin e saj publicistin dhe shkrimtarin, Skënder Bu 135papaj, janë editorë të portalit Voice of Albania. Po ashtu Edlira është bashkëpunëtore e rregullt me gazetën më të vjetër në Amerikë, Dielli -dhe gazetat e platformat në Diasporë. Ka të botuara mijra faqe publicistikë në gazetarinë shqiptare dhe atë shqiptaro-amerikane. Elida Buçpapaj ka lëvruar e vazhdon të lëvrojë me sukses pothuaj të gjitha zhanret e shkrimeve publicistike dhe letrare, që nga kronika, reportazhi, përshkrimi e deri tek analizat, komentet, replikat etj. Jep kontributin e saj tek Bota Sot si redaktore-kolumniste, duke mbuluar rubrikën e politikës, aktualitetin dhe kulturën. Autore prodhimtare dhe njohëse në mënyrë perfekte e katër gjuhëve të huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht dhe italisht, duke përkthyer në shqip majat e poezisë botërore. Autore e dhjetra librave në zhanret e poezisë, prozë, publicistikë e përkthimit dhe e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare.

Poetja dhe publicistja Iliriana Sulkuqi me urtësinë e mençurinë, madhështinë që e karakterizon  për nga krijimtaria dhe personaliteti i saj, jeton midis New York-ut dhe Shqipërisë, mes poezisë e gazetarisë, ajo nuk ndalet por vargu dhe pena e saj poetike e gazetareske vërshon vrullshëm kudo, në shtypin shqiptar, në Shqipëri, Kosovë, Ballkan, Amerikë,kudo në trojet shqiptare. Gjithkush që lexon publicistikën e Iliriana Sulkuqit befasohet nga forca dhe e vërteta e fjalës së saj, nga ‘vrapimi” i saj për të shkruar e krijuar me mesazhin i virtytit të mirësisë e një shportë sa qielli me dashuri, që e karakterizon këtë perlë të letrave shqipe. Kryeredaktore e revistës tremujore “Pelegrini”, në bashkëpunim me botuesin e saj Nase Jani, bashkëpunëtore e korrespodentr e gazetave në shtypin shqiptar në Shqipëri, Kosovë, Diasporë e SHBA-ës, në gazeta “Iliria”, Fjala e Lirë, Londër etj. Është Nën/kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autore e dhjetëra librave në poezi e publicistikë, e vlerësuar me çmime kombëtare e ndërkombëtare dhe e nominuar si Ambasadore e Paqes.

Aida Dismondy-i, e diplomuar Bachelor për gjuhën gjermane në Shqipëri dhe Masterin 2 vjeçar në SHBA-ës, këtë muaj mbaron doktoratën në Jurisprudencë, ajo ka ravijëzuar profilin e saj në Diasporën shqiptare për kontributin, angazhimin shoqëror dhe atë të artit në veçanti, si poete, pikturiste, kritike letrare, publiciste, esseiste, bashkëpunëtore në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht te revista “Kuvendi”, gazeta Iliria, Dielli, Fjala e Lirë, Londër, etj. Shkrimet e saj publicistikë kanë paraqitjen e dukshme e të ndjeshme që prekin tema sociale: mbrojtjen e fëmijëve nga abuzimet seksuale dhe dhuna ndaj femrave. Në dokumentarin me temë sociale shfaqur në New York para do kohësh, Aida Dismondy-i bëri një ekspoze të gjendjes; se ku ndodhet gruaja sot, dhunës ndaj saj, ç’po bëhet e ç’duhet bërë, rëndësia e pjesëmarrjes së gruas në jetën aktive, politike e sociale për të garantuar që të drejtat e saj të vazhdojnë të mbrohen.  Aida Dismondy-i si shumë gra krijuese në mërgim, larg atdheut, rrezaton shkëlqimin e vet të brendshëm, vecmas si gazetare e temave sociale.
Elmira Muja, gazetare profesioniste, jeton prej vitesh në West Neë York, New Jersey, USA. Që në moshë fare të re angazhohet në Radio-Kukësi e më pas në Radio–Tirana, gazetare dhe spikere e RTSH, deri në ditën që emigroi. Në Amerikë ajo tashmë është gazetare e medias së shkruar e vizive në shtypin shqiptaro-amerikan, përkatësisht në gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në TV- Albanian Culture i Adem Belliut, në Telegraf, etj., me artikuj të temave të ndryshme nga jeta social –ekonomike- kulturore e politike, analiza, reportazhe, mbulon rubrikën aktualitet dhe të kulturës në Diasporë. Dallohet në veçanti për pasqyrimin në shtypin shqiptar e atë shqiptaro-amerikan të historikut, aktivitetit dhe kontributit  të Organizatës të Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi”.

Mimoza Dajçi, gazetare profesioniste dhe aktiviste e mirënjohur në komunitetin shqiptaro-amerikan. Me artikuj të ndryshëm, shkrime, analiza, opinione, kolumna reportazhe dhe dossier, emrin e saj e has në shtypin shqiptar dhe Diasporë, në gazeta Iliria, Dielli, Kuvendi, në SHBA-ës, e Republika, Rilindja Demokratike në atdhe, Fjala e Lirë Londër etj. Rrëfimet e Mimozës për komunizmin çnjerëzor në Shqipëri janë të vërtetat drithëruese,. Mimoza Dajçi, si përfaqësuese e asaj shtrese të popullsisë së persekutuar më egër nga diktatura, që s’donte të dinte se i përkiste një familje patriotësh me lidhje në trungun mes Isa Buletinit dhe Çerciz Topullit, është konseguente deri në fund në luftën e saj, shprehje e humanizmit njerëzor dhe respektit për viktimat e diktaturës, të cilat ajo i sjell nëpërmjet rubrikës dossier.

Shkrimtarja dhe publicistja, Dr.Yllka Filipi është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, e specializuar në Degën e Letërsisë dhe ka mbrojtur Master-in dhe Doktoraturën. Shkruan kritikë, publicistikë, poezi, prozë dhe esse. Ka botuar në periodikë të ndryshëm brenda e jashtë Shqipërisë, dhe e vlerësuar nga kritika kombëtare dhe ndërkombëtare si një zë unikal në letërsinë modern shqiptare. Ka mëse dy vjet që është bërë pjesë e komunitetit shqiptaro-amerikan.
Aktualisht jeton dhe punon në New York, ku bashkëpunon midis të tjerash, me gazetën Illyria në New York dhe revistën Kuvendi në Michigan, Tirana Observer, Shqipëri. Është autore e dhjetra vëllimeve me poezi, publicistikë, studimorë dhe prozë, disa prej tyre në gjuhën spanjolle.

Elinda Marku, gruaja krijuese në mërgim, e angazhuar si editore në revistën periodike Kuvendi, së bashku me bashkëshortin e saj, botuesin e kësaj reviste shkrimtari e publicisti Pjetër Jaku. Poete dhe publiciste Elinda e thotë fjalën e saj të guximshme, të thuktë e kryenece, nëpërmjet opinioneve, analiza, replika, komente, por edhe si krijimtari letraro-artistike. Shkruan vazhdimisht në revistën Kuvendi, Fjala e Lirë Londër, Tirana Observer, Shqipëri, Iliria e Dielli, Gazeta Kritika ,-Amerikë. Është autore e disa vëllimeve me poezi dhe publicistika e saj botohet kryesisht te Revista Kuvendi, SHBA. Me revistën Kuvendi bashkëpunon gjithashtu në rubrikat aktualitet e kulturë, edhe gazetarja Alma Prifti.

Publicistja e poetja Julia Gjika-Naci me emigrimin në SHBA-ës, natyrisht në vendin e lirisë e të fjalës , shpalosi talentin krijues përveçse në poezi edhe në publicistikë. Brenda një dekade në Amerikë, ajo na ka dhënë pesëfishin e asaj c’ka krijuar më herët në Shqipëri. Është bashkëpunëtore dhe korrespodente në organet e shtypit shqiptaro-amerikan të Diasporës , si në gazetën Dielli, Iliria, gjithashtu në atdhe, Gazeta Shqip, Korca, etj, në shumë forume, web-site, gazeta dhe lista bashkatdhetarësh online, duke sjellë portrete, reportazhe nga jeta e emigrantëve në Amerikë e më gjerë, tema sociale, kolumniste dhe opinione të ndryshme nga aktualiteti e kultura. Autore e disa vëllimeve me poezi e përkthyer në anglisht, rumanisht dhe polonisht, vëllime në prozë e publicistikë.

Shpresa Vrana- shkrimtare, esseiste dhe publiciste. Aktualisht jeton e punon në Boston, SHBA-ës, Bashkëpunëtore dinjitoze me organet e shtypit në Diasporë, si në gazeta Iliria, Dielli, revista Kuvendi, Fjala e Lirë, Londër e në shumë ëebsite e lista internetike e gazeta të ndryshme në Shqipëri, vecmas në gazetat e Vlorës nga ajo ka edhe origjinën. Autore e librit publicistik “Saga e një Gruaje”, -alegoria e një figuracioni të plotë që udhëton mes rreth treqind faqeve të librit. Autore e disa librave me publicistikë, prozë dhe e qindra- qindra rreshtave esseistike në shtyp.

Këze-Kozeta Zylo, bashkëpunëtore dhe korrespodente në periodikë të ndryshëm të Diasporës, median e shkruar dhe vizive, mbulon rubrikën aktualitet dhe kulturë, me artikuj, shkrime e reportazhe, në gazetat on line, gazeta Iliria, Fjala e Lirë Londër, web-site e lista internetike, dhe operon në rubrikën intervista nëpërmjet TV lokal Albalife disa orësh në javë në State Island,N. Është autore e disa librave me poezi dhe publicistike.

Flutura Zavalina,-Presidente e Organizatës Jofitimprurëse “New Life”, (Jeta e Re) AACO, NY,SHBA. Editore e gazetës “Our Words”, që lindi si domosdoshmëri e kohës dhe është e përjavëshme. Me anë të shkrimeve, komenteve, ngjarjeve historike reportazhe dhe profile historike, qytetare e intelektuale, Flutura sjell nëpërmjet gazetës, jetën e komunitetit shqiptar në Amerikë, Shqipëri, Londër e të shqiptarëve jashtë trungut amë.

Valentina Vila, gazetare televizive e Televizionit të Shqiptarëve të Amerikës, nën logon ALBTVUSA,Detroit, Michigan, në Departamentin e Informacionit dhe përgatitjes së lajmit,spikere e lajmeve qendrore në këtë televizion. Në stafin e ALBTVUSA, bashkëpunojnë edhe dy gazetare të reja në moshë Blerina Lumaj dhe Manjola Tërshana.

Makfire Maqedonci Canolli, adhuruese e gazetarisë, e ka bërë atë që të jetë bashkëpunëtore dhe moderatore e Radio-Diaspora, në rubrikën’Heroizmi i popullit tonë në shekuj”, dhe -drejtuese e rubrikës “Me krijuesit shqiptarë në Diasporë”, e Radio Projektit e shqiptarëve të Danimarkës, -që operon në Neë York.

Ermira Babamusta,-themeluese dhe publikuese e gazetës Prishtina Press(www.prishtinapress.info) dhe revistës NY Elite Magazine (www.nyelitemagazine.com). Shkruan editoriale në rubrika të ndryshme; politikë, speciale, aktualitet, reportazhe, kulturë, intervista, analiza, koment, replika në gjuhën shqipe dhe angleze. Autore dhe experte në shkencat politike dhe marrëdhëniet me jashtë. Mbështetëse e fortë e fushatës së presidentit amerikan Barak Obama fizikisht dhe me penën e saj publicistike. Ermira është shpalluar “Gruaja Ndërkombëtare e Kurajos” nga Instituti i Paqes Kessel dhe “Gruaja Humanitare Ndërkombëtare” nga Kongresi Amerikan.

Nastila Mano,- gazetare profesioniste e Radio –Korça e Radio ABC, që përcillte me zë nëpërmjet mikrofonit emisionet dhe lajmet, kryesisht në radiofoninë modern, jeton e punon aktualisht në Florida. Është e para gazetare femër që përgatiste dhe drejtonte emisionin sportiv në TV KORÇA, “Energy Sport”, dhe emisionin për rininë “Studio Kontakt”, vendlindje. Por gazetarja simpatike korcare nuk e ka ndërpreë pasionin e saj për gazetarinë edhe në mërgim. Është bashkëpunëtore e gazetës Tirana Observer, Fjala e lirë, Londër, Iliria, Kuvendi, SHBA-ës, në gazetat online, ëebsite e forume bashkatdhetarësh, me një penë gazetarie profesionale, intensive, të suksesshme dhe të admirueshme. Gjithashtu shkrimet e saj në gazetari e publicistikë mund t’i gjeni në rrjetin social Facebook, nën profilin -Nastila’Page.

Dr.Ruki Kondaj,-korrespondente dhe bashkëpunëtore e gazetës Iliria, Dielli, revista Kuvendi, në SHBA-ës, -Fjala e Lirë Londër, Zemra Shqiptare-Europë etj, nëpërmjet opinioneve, komenteve, reportazheve, kryesisht në rubrikat kulturë dhe aktualitet, sjell mbresa dhe moment nga jeta në komunitet. Aktualisht jeton e punon në Kanada, është Presidente e Shoqatës Shqiptaro-kanadeze dhe autore e disa librave studimorë e shkencorë.

Edhe unë autorja e këtij shkrimi, si pjesë e komunitetit të gazetareve femra në Diasporë, -Raimonda Moisiu shkrimtare dhe publiciste, gazetare e pavarur, më lejoni të shtoj disa rreshta rreth veprimtarisë sime publicistike. Kryesisht prej disa dekada jam marrë me krijimtari në lëvrimin e të trejave zhanreve; poezi, publicistikë, prozë, esse dhe kritika letrare. Vlerësime nga kolegë, institucione të ndryshme të medias e shtypit shqiptar e dashamirës të artit e letërsisë, më kanë dhënë kurajon të vazhdoj dhe të ndjehem e motivuar për më tej. Jam autore dhe bashkëpunëtore e dhjetëra vëllimeve me poezi, prozë, esse dhe publicistikë dhe e vlerësuar me mbi dhjetë çmime kombëtare e ballkanike, në Amerikë, Shqipëri, Kosovë dhe Ballkan për poezinë dhe publicistikën. Për kontributin qytetar e intelektual jam nominuar nga Bashkia e qytetit të Hartfordit CT USA, ku unë jetoj me Official Citation si: ”Gruaja e Vitit në komunitet”, dhe që prej vitit 2005 aderoj në Partinë Demokratike Amerikane. Jam bashkëpunëtore e rregullt me statusin e Freelancer( gazetare e pavarur) e gazetës Tirana OBSERVER dhe Albanian Daily News që del në gjuhën angleze, në Shqipëri, Fjala e Lirë, Albanianews, Londër, Iliria, Dielli, revista Kuvendi, SHBA-ës, dhe korrespodente në organe periodikë të ndryshme të shtypit shqiptar online, website dhe lista internetike, në atdhe, Kosovë,Greqi, Kroaci, me shkrime profil, opinione me tema sociale vecmas asaj për dhunën ndaj gruas e fëmijëve, këndvështrime e kritikë letrare, reportazhe, rubrikën altualitet, kulturë dhe intervista. Falë angazhimit tim në publicistikë kam mundur e pasur nderin të njoh e të bashkëpunoj me shumë njerëz me prirje të forta qytetarie e intelektuale dhe të jem e privilegjuar të paraqes gruan publiciste në Diasporë.
Vetë puna dhe shembulli i këtyre grave, janë dëshmi e gjallë e aftësive, kontributit e inteligjencës, sakrilegjit të vetvetes për lirinë e shtypit që mbartin në vetvete ato, -gazetaret që në emër të lirisë së shtypit sakrifikojnë lirinë e tyre dhe përcjellin pjalmin e jetës. Jemi forcë e madhe!

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: gazetaret femra ne ShBA, Raimonda Moisiu

PËR QIELLIN PLOTË RRUGË DHE GAFILËT E INJORANCËS DJALLËZORE

August 28, 2013 by dgreca

Shkruan: Skënder Zogaj/

Në 103 vjetorin e datëlindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Tereze, zemra ma kërkoi përkujtimin e femrës shqiptare, më të njohurës në tërë gjatësinë, gjërësinë dhe thellësinë e të gjitha kohëve! Gruan shqiptare – simbol i përbotshëm i bamirësisë njerëzore, e cila gjithë jetën u shërbeu të pambrojturve, të dëbuarve, të sëmuarve, të vrarëve fizikisht e shpirtërisht, të varfërve, të hedhurve, të lënëve në pamëshirën njerëzorore, nga  Shkupi në Kalkutë dhe anembanë botës.

Dora e Gonxhe Bojaxhiut u zgjat hyjnisht meridianeve, me përkushtim prej nëne, duke u përpjekur për t’ua lehtësuar dhembjet zemrave të vrara, prandaj, dashuria  e bëri Gonxhen shqiptare Nënëmadhen e Botës njerëzore! Po, Nëna Tereze ishte, është dhe do të mbetet: emri më kuptimplotë i njerëzimit për bamirësi, gruaja engjull e shekullit 20, që i dha kuptim ringjalljes së frymës së  shpirtit të shenjtë!  Nëna Tereze ringjalli të vërtetën në pjesën e fjetur të shpirtit të mekur njerëzor, duke zgjuar nga gjumi letargjik „njerëzit  e vdekur për së gjalli”, që ateizmi i kuq proletar ua kishte shartuar ndërgjegjen për ta mohuar Zotin! Pasojat e trysnisë së kuqe ateiste janë të thella në shoqërinë e sotme shqiptare, së cilës iu ka turbulluar krenaria e traditës së lashtë, dashuria e pastër vëllazërore dhe toleranca me formim të lartë  të adhurimit të Zotit, pa hile, saktë dhe pa hamendje.

Me besa-besën e shprehur kombëtarisht, është vendosur që „Feja e shqiptarit është shqiptaria”, dhe me këtë është vulosur dashuria e vërtetë e shqiptarëve ndaj besimit fetar që është normuar si qëndrim historik autentik me frymën e gjakut e të tamblit tonë. Fishta i madh, misionari i devotshëm  i fesë katolike, me krenari e ka thënë „bajram e pashkë, i kemi bashkë!”  Mirëpo, sot, pas shekujsh harmonie ndërfetare, ndër shqiptarë po enden ca kukuvajka të zeza, të cilat krrokasin kundër vlerave më të shenjta, kundër kryevlerave shpirtërore të besimeve fetare, kulturore, historike dhe etnogjenetike. Kukuvajkat e zeza kanë zgjatur sqepat për të cokatur, hic më pak se,  edhe Skënderbeun dhe Nënën Tereze! Kanë zgjatur sqepat muxhahedinët islamikë shqiptarë për të kafshuar kombin e vet, në emër të mbrojtjës së  fesë, por, në kundërshtim të plotë me krye-librin e bekuar të islamit, në kundërshtim me Kur’anin e shenjtë, që besimin dhe besimtarët e rrejshëm „…që polemizojnë cështjen e Allahut duke mos pasur dituri, duke mos qenë i udhëzuar, dhe duke mos pasur libër të ndritshëm.”(Ajeti 20, te Suretu Llukman) të këtillëve injorantë u thotë se bëjnë mëkatin më të rëndë, dhe i urdhëron „Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit!” (Ajeti 19, te „Suretu Llukman” kap. 31 e Kur’anit).

Rreth Besimit dhe mosbesimi, në kaptinën 47 të Kuranit, tek „Suretu Muhamed” në  Ajetin 3 thuhet: „Kjo është kështu, ata që nuk besuan ndoqën të pavërtetën, ata që besuan ndoqën të vërtetën që u erdhi prej Zotit të tyre. Kështu Allahu u sjelle njerëzve shembujt e tyre.”Ndërsa në vazhdim të po këtaj kaptine, Ajeti 21: „Një respekt dhe një fjalë e mirë (do të ishte me e mirë për ta). Ajeti 22: „A pritet prej jush (hipoktitëve) që nëse merrni sundimin (ose zbrapseni prej fesë islame) të bëni trazira në tokë dhe të ndërpreni lidhjet e akranallëkut?, Ajeti 23: „Të tillët janë që Allahu i mallëkoi, i bëri të shurdhër dhe ua verboi të parit e tyre”( Ajeti 24).- „A nuk e studjojnë me vëmendje Kur’anin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet!”. Ajeti 25: „Nuk ka dyshim se ata që u kthyen prapa (në mosbesim) pasi që u ishte sqaruar rruga e  drejtë, djalli ua hijeshoi dhe shpresë të rrejshme u premtoi.”

Muxhahedinët bashkëkohorë islamikë shqiptarë, me gjasë nuk e kanë lexuar Kur’anin e shënjtë, që tek Kaptina 51 „Suretu Edh Dharijate” në 11 ajetet e para shpalohen porositë e mrekullueshme hyjnore:  Ajeti 1: „Për erërat që e ngrehin dheun dhe e shpërndajnë”, Ajeti 2: „Për rëtë që bartin shiun e rëndë”, Ajeti 3: „Për anijet që lundojnë lehtë”, Ajeti 4: „Për engjujt që bëjnë ndarjen e cështjeve”, Ajeti 5: „S’ka dyshim se ajo që u premtohet është e vërtetë e sigurtë.” Ajeti 6: ”Dhe se shpërblimi (gjykimi për vepra) do të ndodh pa tjetër”. Ajeti 7: „Për qiellin plotë rrugë”. Ajeti 8: „Ju gjendeni në një thënie kontraditore”, Ajeti 9: „Nga ai (besimi) zbapset ai që ishtë zbrapsur.” dhe gjykimi Ajeti 10: „Mallkuar qofshin gënjeshtarët!” Fjala është për „Ata të cilët janë gafilë në injorancë (në verbëri, në padituri)” sqaron Ajeti 11, duke përkujtuar ditën e gjykimit për të këtillët mëkatarë.

Skënderbeu mund të mos i ketë lexuar, këto ajete Kur’anore,  mirëpo nuk ka dyshim që i ka dëgjuar me dhjeta herë dhe nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, përdersa nuk kemi dëgjuar të ket ndonje dëshmi, që kryetrimi legjendar shqiptar të ketë nëncmuar fenë islame qoftë vetëm një herë, apo t’i ketë mohuar mësimet e mira të Kur’anit të shenjtë.  As për Nënën Tereze nuk e dijmë nëse e ka lexuar apo jo Kur’anin, mirëpo, si besimtar muslimanë dhe, bukur shumë fanatik i fesë islame, kur shfletoj Kur’anin, dhe ekrahasoj me jetën dhe veprën e Gonxhe Bojaxhiut, gjej fakte të shumta që jeta dhe vepra e saj përputhen jashtëzakonisht mirë me porositë Kur’anore. Nga kjo pikëpamje, Nëna Tereze më shfaqet më muslimane se sa shumë hoxhallarë, që harrojnë se Zoti „cdo gjë e ka krijuar me masë të caktuar” (Ajeti 49, në „Suretu El Kamer”,kap 54) dhe se, për dyshuesit, ata që flasin rrejshëm, që shpifin, akuzojnë pa fakte, që mohojnë veprat e mira, për ata „Allahu ka përgatitur një ndëshkim të ashpër. Vërtetë, atë që bëjnë ata është shumë e keqe.” thuhet te  Ajeti 15 i „Suretu El Muxhadele”, kap. 58).

Sa shumë që kemi nevojë për ta vlerësuar të vërtetën, mirë e drejtë, sot e përgjithmonë, në mënyrë që engjujve të cilët e bëjnë ndarjen e cështjeve, t’ua lehtësojmë hapjen e portave të qiellit plotë rrugë, që të udhëtojmë sa më larg nga gafilët e injoranës djallëzore.

 

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: gafilet e injorances, Nene Tereza, Skemnder Zogu

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 9
  • 10
  • 11
  • 12
  • 13
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT