• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

Diaspora shqiptare jep kontributë të çmuar në pasurimin e letrave shqipe

August 16, 2013 by dgreca

 U promovua vëllimi poetik i Gjekë Marinajt ne Bukuresht/

 Shkruan: Mira Skënderaj,Bukuresht/

 Më 12 gusht në Bukuresht, në një mjedis elegant, në qendër të kryeqytetit rumun, u zhvillua promovimi i librit me poezi “I burgosuri i mungesës” i shkrimtarit shqiptaro-amerikan  Gjekë Marinaj. Në këtë eveniment ishte i pranueshëm autori i librit, të përkthyer nga përkthyesi dhe shkrimtari Marius Dobresku, i mirënjohur si përkthyesi i veprës pothuaj komplete të Ismail Kadaresë në rumanisht.

Gjekë Marinaj, poet, profesor në Dallas (Teksas) dhe banor i SHBA-ve qysh nga viti 1991, i pranishëm në këtë ngjarje, dha autografe për miqtë dhe lexuesit e librit të tij në Bukuresht. Vëllimi i Marinajt është shoqëruar me një parathënie nga kritiku i mirënjohur rumun i letërsisë Radu Voinesku, gjithashtu i pranishëm në këtë promovim. Në veprimtari morën pjesë studiuesi i letërsisë Luan Topçiu, shkrimtar dhe diplomat, autor, ndër të tjera, i një antologjie të poezisë shqiptare të djeshme dhe bashkëkohore, dramaturgu dhe eseisti i shquar rumun Vlad Zografi (me prejardhje shqiptare nga Korça), gazetarja Maria Dobrescu, lexues dhe admirues të shkrimtarit shqiptar, gazetarë nga mediat kryesore të vendit, anëtarë të komunitetit shqiptar të Rumanisë.

Në vlerësimin e tij për poezitë e Gjekë Marinajt, Marius Dobrescu tha, ndër të tjera, se poezia e tij sjell një frymë të re në poezinë bashkëkohore shqiptare dhe se është “kontaminuar” nga formimi filozofik i autorit, gjë që i jep poezisë së tij një atmosferë të veçantë, latuar me sqimë të madhe, gjë që e rendit në nivelet më të larta të mendimit europian poetik. I njohur si një njohës i mirë i poezisë rumune dhe shqiptare, Luan Topçiu vuri re një element të përbashkët që gjendet në të gjithë shkrimtarët dhe krijuesit e Diasporës Shqiptare: një lidhje të pashmangshme me vendlindjen, me trevat ku ka kaluar fëmininë, nënshtresa këto burimore të krijimit, të cilat e bëjnë autorin autentik si profil letrar dhe u japin lirikave të tij origjinalitet. Kritiku i mirënjohur rumun, Radu Voinesku, autor i parathënies së vëllimit, duke përsëritur disa nga vëzhgimet e bëra në “parathënien” u shpreh se: “Imazhet e Shqipërisë janë gjithmonë të pranishme në mendjen e poetit, i cili jeton në mes të dy botëve: njëra e kujtesës, identitetit dhe e origjinës, tjetra e atdheut të ri, ku ky identitet i parë i pafrenueshëm shfaqet në momentet më të befta. Midis ortekut të fotografive, natyrisht të mbeten në mendje ato të prindërve, të cilat mbizotërojnë dhe që mund të gjenden nga lëçitësi që do të lexojë faqet e këtij poeti.” Sepse Gjekë Marinaj, si çdo racë e pastër e Ballkanit, ka një ndjenjë të fortë të komunitetit nga i cili vjen, familja, ky univers parësor dhe i pashkatërrueshëm.

Promovimi i vëllimit me poezi “I burgosuri i mungesës” në Bukuresht, me praninë e autorit, ishte një mundësi e shkëlqyer për krijuesit shqiptarë, pavarësisht nga kontinenti në të cilin jeton, për të treguar potencialin e tyre krijues dhe, në veçanti, për të demonstruar se fjala shqipe mund të japë fryte kudo që ata ndodhen.

Bukuresht, gusht 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: e Gjeke Marinaj, krijimtaria, Mira Skenderaj, ne Bukuresht, Promovohet

Ka rritje të islamofobisë në Francë

August 16, 2013 by dgreca

Udhëheqësit dhe grupet myslimane paralajmërojnë kundër rritjes së islamofobisë në Francë, derisa qeveria zotohet se do të çrrënjosë ekstremizmin në çdo formë.
Deklaratat pasojnë arrestimin e një ushtaraku, të dyshuar për planifikimin e një sulmi në një xhami jashtë qytetit Lion. I dyshuari 23-vjeçar, i pozicionuar në një bazë të forcave lokale ajrore, thuhet se ka planifikuar sulmin me armë, i cili do të përkonte me fundin e Muajit të Shenjtë të Ramazanit.
I përshkruar nga Ministria e Brendshme si “i afërt me ekstremin e djathtë”, i dyshuari është akuzuar edhe për kryerjen e një sulmi të mëhershëm në xhami.
Duke reaguar ndaj arrestimit të së dielës, Kamel Kabtane, udhëheqës i Xhamisë së Madhe në Lion, ka kërkuar nga qeveria që të veprojë për të luftuar frikën nga myslimanët.
“Është një shqetësim që duhet ta çrrënjosim të gjithë së bashku. Përse nuk mund ta trajtojmë në mënyrë të vendosur çështjen, duke formuar një komision parlamentar kundër Islamofobosë – të dimë së pari se cilat janë shkaqet e saj dhe të shohim se si mund ta luftojmë”, thotë Kabtane.
Në prag të arrestimit, ministri i Brendshëm, Manuel Valls, ka përsëritur vendosmërinë e tij “për të luftuar kundër çdo forme të dhunës, e cila frymëzohet nga ideologji ekstremiste, që ndikojnë vlerat e republikës”.
Sipas Komitetit Kundër Islamofobisë në Francë, veprimet dhe kërcënimet kundër myslimanëve janë rritur ndjeshëm në vitet e fundit.
Zëdhënësi i këtij komiteti, Marwan Muhammad, shpjegon:
“Për fat të keq, shohim banalizim të ideve të caktuara nga ekstremi i djathtë, të cilat përhapen dhe bëjnë që qytetarët të veprojnë në drejtim të diskriminimeve, fyerjeve dhe agresioneve fizike”.
Grupi ka raportuar 108 raste të tilla në gjysmën e parë të vitit – 35 për qind më shumë se vitin e kaluar.
Zjarrvëniet, sulmet fizike dhe fyerjet ndaj myslimanëve janë në mesin e incidenteve të përmendura në raport. Një numër i madh i incidenteve ka ndodhur derisa qytetarët kanë kryer transaksione rutinore në zyrat shtetërore dhe shumica e tyre kanë përfshirë gra të mbuluara.
Në muajin korrik, ministri i Brendshëm, Valls, e ka cilësuar si “të papranueshëm” raportin për rritje të dhunës kundër myslimanëve në Francë, duke thënë se vendi duhet të jetë “i pakompromis” ndaj atyre që sulmojnë njerëzit për bindjet e tyre fetare, si dhe ndaj “të gjithë fundamentalistëve”.
Komentet e Vallsit kanë ardhur pasi policia është përleshur muajin e kaluar me turma që protestonin arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka sulmuar një polic, pasi gruaja e tij është dënuar për veshjen e vellos islamike në publik.
Florian Philippot, zëvendëspresident i Frontit Kombëtar, parti e ekstremit të djathtë, mohon se jotoleranca në Francë është në rritje, duke thënë se vendi i tij është i hapur, por “urren komunitetet e vogla qe vetqeverisen”.
“Duke mos zgjidhur problemin me islamizmin, radikalizmin islamik, duke e mohuar këtë problem, duke thënë se ky problem nuk ekziston, duke menduar se nëse flasim për të, jemi racistë dhe jotolerantë, atëherë ai bie mbi të gjithë myslimanët”, thotë Philippot.
Franca laike ka luftuar për të ndarë fenë dhe shtetin dhe për të asimiluar popullsinë myslimane prej 5 milionë banorësh – më të madhen në Evropën Perëndimore.
Ajo ka miratuar legjislacionin që dënon shfaqjen publike të besimit islam. Kjo masë ka armiqësuar edhe më shumë myslimanët, të cilët pretendonin se mbahen në margjina të shoqërisë dhe të tregut të punës.
Në vitin 2004, ligjvënësit kanë miratuar një ligj që ndalon simbolet fetare në shkollat publike – një masë që prek direkt shamitë islamike. Më 2011, ata kanë forcuar legjislaturën, duke ndaluar plotësisht veshjen e shamisë në vendet publike.
Në një raport që pritet t’i dorëzohet qeverisë më vonë, Këshilli i Lartë për Integrim ka propozuar zgjerimin e ndalesës së vitit 2004 edhe në universitete. Ai thotë se masa ka për qëllim zgjidhjen e “një numri në rritje të mosmarrëveshjeve”, të shkaktuara nga studentët që veshin petkun fetar dhe kërkojnë hapësirë për falje dhe menu speciale në universitete.(v.tela)-Europa e Lire.

Filed Under: Featured

Berisha-Ramës: Luftën politike bëje si të duash por mos cëno biznesin

August 16, 2013 by dgreca

Kryeministri ne detyre u lë porosi ministrave: Lini dosjet për pasardhësit. Shumë s’dinë lexim, ruani një kopje/

Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka përgëzuar sot punën e mirë të bërë nga administrata doganore dhe tatimet.

Duke folur në mbledhjen e qeverisë, Berisha sulmoi kryesocialistin Rama për ekonominë e vendit duke theksuar se ekonomia shqiptare është e qëndrueshme.

“Sa të kërkojë lart e poshtë se ku është makineria që pret para për qeverinë të mësojë, se injoranca nuk është kurrë argument. Gjatë korrikut në një kohë kur qeveritarët e ardhshëm i binin gjoksit për gropën e madhe, nxiheshin në diell vazhdojnë në resorte 3 mijë euro nata dhe kur bërtisnin për gropën, administrata tatimore e doganore ka funksionuar me integritet të lartë. Synimi antishtet i piktorit synonte të paralizonte administratën, por kjo nuk u arrit. Hapja e tenderit me kushërirën për fshesën në administratë, sinjal shumë negativ që i dërgohej administratës, po kjo është një pasuri shumë e madhe e vendit dhe ajo ia ka dalë që në tatime të realizojë 106.7% planin e vet, krahasuar me korrikun e vitit tjetër të mbledhë 7% më shumë, kurse doganat kanë mbledhur 16% më shumë se korriku i vjetshëm, ato janë 95% e planit në tërësi sepse kemi hequr TVSH për të gjitha llojet e makinerive dhe gjithçka që përdoret për prodhim” tha Berisha.

Ai gjithashtu i ka bërë thirrje pasardhësit të tij Rama që të mos e shtrijë luftën politike në fushën e biznesit.

“Rama sulmon nga mëngjesi deri në darkë koncesionet, dhe biznesmenët tremben. Tani ka marrë dhe ka nxjerrë shpatën dhe bregun mavi para 2 vitesh po e kthehen në bregun mavri. I bëjmë thirrje të jetë i kujdesshëm dhe luftën politike ndaj kundërshtarit ta bëjë si të dojë por të mos e shtrijë në luftën për biznesin sepse biznesi është punë dhe të ardhura pa të cilën makineria e shtetit paralizohet” tha Berisha.

Ai i ka cilësuar deklaratat për koncesionet si sharlatareske, të denja vetëm për bijtë e etërve të regjimit komunist. “Akuzat e bëra nuk kanë asnjë të vërtetë. Ne do tu kërkojmë të kontrollojnë çdo koncesion dhe do të gjejnë transparencën më maksimale” tha Berisha.

Berisha-ministrave: Lini dosjet për pasardhësit. Shumë s’dinë lexim, ruani një kopje

Duke ironizuar për pasardhësit në qeveri, Berisha ka kërkuar nga ministrat e kabinetit të tij të lënë në tryezë për ata që vijnë në shtator listën e plotë me projektet që janë miratuar e janë për në vazhdim.

“Kini parasysh se në këto karrige ulen njerëz që nuk dinë të lexojnë, as dosjet nuk dinë t’i lexojnë dhe thonë nuk gjetëm gjë. Prandaj lini projektet e plota, e kemi detyrim ndaj qytetarëve, por mbani edhe një kopje për vete” tha Berisha.

Berisha: Vendimi për SHQUP nuk zbardhej pa dekretin e Presidentit

Kryeministri Berisha ka sqaruar edhe vendimin e marrë për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në selinë e Partisë Demokratike.

Ai ka deklaruar se vendimi nuk është mbajtur i fshehtë, por u zbardh, sepse pritej më parë fjala e Presidentit përmes dekretit.

““Vendimi nuk vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti dhe unë nuk marrë asnjë vendin që bie ndesh me kompetencat e presidentit, ndaj nuk e zbardhëm, dhe nëse ai nuk do e dekretonte vendimi do bëhej i paqenë. Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë ka humbur çdo lloj funksioni dhe është shndërruar në shtëpinë e dasmave dhe e ceremonive mortore dhe kjo është evidente për të gjithë. Qeveria duke parë që kjo shtëpi kishte humbur funksionet ka kontraktuar një nga arkitektët më të mëdhenj të kohës dhe ju ftoj të shkoni dhe të shihni se çfarë ndërtimesh po bëhen.  Unë i them zotit Rama që me ciu ciun e djeshëm ti tregove moralin tënd” shtoi Berisha

 

Filed Under: Komente, Kronike

PD përshëndet vendimin për SHQUP-in

August 16, 2013 by dgreca

Vorpsi: Kryeministri Socialist, Edi Rama, kërkon të eleminojë opozitën/

Partia Demokratike ka përshëndetur vendimin për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në seli të kësaj force politike.

Në një konferencë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Laura Vorpsi e cilësoi vendimin si akt moral, demokratik e ligjor.

“PD pëshëndet vendimin për të dhënë godinën publike. Këto vendime janë marrë që prej ‘90 edhe për parti të tjera përfshi dhe PS-në. Kjo godinë ka humbur funksionet dhe do t’i kthehet serioziteti. Do të modernizohet dhe funksionojë si institucion publik në shërbim të opozitës shqiptar”  tha Laura Vorpsi.

Ajo ka akuzuar kryeministrin e ardhshëm Edi Rama se kërkon të minojë veprimtarinë e opozitës së re.

“Po del në pah lufta e paskrupllt e maxhorancës së re për të eleminuar aktivitetin e opozitës. Kërcënimet publike nga figura të larta politike janë reflekse të regjimeve totalitare.Kreu i socialistëve me gjuhën e ashpër që përdori  dëshmoi se do eleminimin e opozitës. Reflekset e njeriut-shtet flasin për rrezikun e rënies së shtetit në duart e një sundimtari” shtoi ajo.

Filed Under: Opinion Tagged With: Edi Rama, PD pershendet, vendimin per SHQUP-in

Charity Exhibition “Himalayan Travels” by Lieutenant Colonel Vickers

August 16, 2013 by dgreca

*Himalayan Travels, an exhibition of paintings by retired British army officer, Mark D. Vickers in Taiwan/

*His future projects will portray Taiwan and Albania. “I have two main plans for the next year.  Firstly I want to do more paintings around the beautiful and varied island of Taiwan – thus far I have only done a couple.  But secondly, I have a very deep feeling for Albania and the Albanian people and I have now started the first of what will be a series of paintings about that fascinating Balkan country.  I am also discussing with an Albanian poet/author friend of mine, Mr Riza Lahi, a combined project of his poems and my paintings,” stated Lieutenant Colonel Vickers./

Presenting one of his greatest artistic collections, Lieutenant Colonel (retired) Mark D. Vickers will be available throughout the month of August in an exhibition of paintings entitled “Himalayan Travels”. The exhibition is being held at Y.Y.Chou Coffee in Yangmei, Taoyuan County, Taiwan.  Y.Y.Chou Coffee is a very popular restaurant which opens each lunchtime and evening except Mondays (for info call 00886 (0)3 431 3260). The exhibition will continue until 31 August 2013.

The carefully selected exhibition features 16 paintings which take the viewer on a journey through the beautiful Himalayas, especially Nepal.  Some are painted in oil paint and others in acrylic.   The subject matter ranges from mountainous landscapes to village folk, a marijuana smoking holy-man, and even an oil painting of “Kumari” – a young living goddess.

Thoughtfully the artist has included descriptions about each painting and these greatly help the viewer in understanding the reason why that particular subject has been depicted.  Some of these descriptions are simply to inform the viewer about the subject, for example who the “Kumari” is, without which those who have not had the opportunity to travel in Nepal might not fully appreciate what is being depicted.  Others however give a hint at the artist’s deeper thoughts.  One example of this is the description which accompanies one painting entitled “Overcast Day – West Nepal”

“I had enjoyed a hard day’s trek when I saw this scene. It had rained almost non-stop for a couple of days and whilst I found the scene beautiful the adverse weather somehow made the remoteness even starker.  The only sound came from the river of cold Himalayan water rushing past, and that made me think of life passing so quickly by and how we mustn’t waste what time we have – who knows when the end will come.  The longest journey is the journey inwards, of him who has chosen his destiny, who has started upon his quest, for the source of his being.”

The talented artist Mark D. Vickers explained he found inspiration for his paintings in the amazing landscape and the people he met in his travels: “During my career in the British army I had the opportunity to travel quite widely.  My last 7 years were spent with 3 years in Albania and then 3 years in Nepal, before ending my career with an operational tour of Afghanistan.  Whilst in Nepal I was fortunate to be able to trek through the Himalayan foothills.  My inspiration for this series of paintings therefore was to share some of my experiences, both of the amazing landscapes of Nepal and of some of the people I met.  I hope that visitors to the exhibition will also read my written explanations and that these will help them to enjoy the pictures more.”

Interestingly Lieutenant Colonel Vickers has promised to give all profit from any sale to charity.  “I always wanted to be an artist, but I have a romantic idea about art:  “art for art’s sake”.  In other words, I want to paint what inspires me, and each and every painting has a little piece of me in it….I paint with my heart.  Yet, whilst I have no interest simply to paint what I think might sell, my dream is that some people will “connect” with my art and wish to own something I have done, and then I wish that I can donate that money to charity.  So in effect the purchaser will be giving to charity whilst at the same time owning something that means something to them, something they will enjoy, something that “speaks” to them.  Perhaps some people do not have the money available to purchase a painting, but if through looking at my work they have gained something positive, then that is ok too.  My first solo exhibition was in Kathmandu in 2011 and I sold 15 paintings, and the profit from those sales was given to a local orphanage.  So that is my dream!”

His future projects will portray Taiwan and Albania. “I have two main plans for the next year.  Firstly I want to do more paintings around the beautiful and varied island of Taiwan – thus far I have only done a couple.  But secondly, I have a very deep feeling for Albania and the Albanian people and I have now started the first of what will be a series of paintings about that fascinating Balkan country.  I am also discussing with an Albanian poet/author friend of mine, Mr Riza Lahi, a combined project of his poems and my paintings,” stated Lieutenant Colonel Vickers.

For more information visit  www.MarkTheArtist.org or contact Mark at MarkTheArtist@live.com.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Charity Xxhibition, Himalayan Travels

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT