• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

A PO KTHEHET LEDI KONDI?

August 2, 2013 by dgreca

PSE  LEDI KONDI  E THURI POEZINË E MALLIT, “PO KTHEHEM!”…/

Nga: Murat Gecaj/

1.

Para pak ditëve, ashtu siç e kemi praktikë të zakonshme, në këto vitet e fundit, shkëmbeva dy mesazhe me mësuesen e poeten dhe miken time, Enkelejda Kondi-Masseboeuf, banuese familjarisht në Perpignano të Francës. Disa ditë më parë, kisha patur rastin edhe t’i dërgoj e-mail urimi për ditëlindjen e djalit të dashur të saj, Redi. Po, fjalë dashamirësie i kam dërguar asaj edhe për vajzën, Sarën.

Ndërsa në dy mesazhet, që përmenda më lart, kishte edhe një “sekret”, të cilin ajo ma zbuloi, vetëm pasi ngulmova unë. Fjala ishte të më tregonte, saktësisht, se kur do të rikthehej në vendlindje, pra në Shqipëri dhe në Korçën e bukur, ku jetojnë prindërit e saj. Më në fund, ajo më njoftoi,  se do të udhëtonte për në Rinas të Tiranës, me avion, në ditët e para të muajit gusht 2013.

Për sa shkrova më sipër, ndoshta, nuk paraqet ndonjë interes ë veçantë për lexuesit. Po, më shumë, e kam fjalën, që t’u tërheq vëmendjen  të afërmve, miqëve e kolegëve të saj, që e presin me padurim Ledin, se ajo na ka “paralajmëruar” me kohë dhe na e ka zbuluar “sekretin”, që ruante, me poezitë e saj. Pra, hapeni Faqen e Internetit “Facebook” dhe aty do të lexoni vargjet më të reja, në dy poezi të frymëzuara. Poezia e parë e ka titullin,”Aeroportet”. Sigurisht, nuk është e nevojshme ta vendos atë të plotë këtu. Pra, po shkëpus vetëm pak vargje të kësaj poeteje emigrante, që m’u dukën më të goditur:

Udhëtim imagjinatash,
Ndjesi rrugëve të botës.
Gjysmëdashuri të lodhura,
Gjysmëdashuri të trishtuara,
Braktisur, pra, nga përzgjedhja e fateve.
Aeroportet, vende të dezerta, ku lëmë shpirtin peng…

Ndërsa vjersha tjetër, e cila na e zbulon plotësisht “sekretin” e riardhjes, këto ditë, të Ledit në Atdheun tonë, e ka titullin domethënës, “Po kthehem…“. Edhe nga kësaj po shkëpus pak radhë, që më pëlqyen me shumë:
Po kthehem në Atdhe,
Po vij të ngroh shpirtin e të qetësoj mallin.

Po vij…
Të mbështes kokën në gjoksin e nënës,
T’ia krehi flokët erës, që më njeh, tashmë;
Të eci rrugëve, që më njohin me zemër,
Ma njohin hapin, si trokitjet e zemrës…

2.

Me Ledi Kondin nuk ka shumë vite që njihem. E kam shpjeguar këtë gjë edhe në një recension të njërit nga librat e saj me poezi. Pra, kjo ka ndodhur pikërisht, kur ajo më dërgoi me postë, dy libra të saj poetikë, që nga vendbanimi i saj, në Francë. Në vazhdimësi, ajo erdhi e u takuam dhe u njohëm nga afër, në kryeqytetin tonë, Tiranë. Sigurisht, temë kryesore e bisedave tona ishte letërsia, ishin botimet tona. Kemi shkëmbyer dhe libra tanë, me shënime dashamirëse.

Tanimë, emri i kësaj poeteje të talentuar, ku në qendër të poezive të saj ka dashurinë dhe mallin për vendlindjen, është i pranishëm në disa faqe Interneti. Por, kreyesorja, lexuesit shqiptarë kanë në duar disa libra me poezi, varg njëri pas tjetërit. Ja, titujt e tyre: “Shtegtim ndjenjash”, “Ëndrra e një gruaje”, “Loti është grua” e “Një vjeshtë pa ty”. Pasi publikova një recension modest për librin e saj më të ri, Ledi më shkruante:

“Të falenderoj nga zemra, Babush, për fjalët e ngrohta e dashamirëse që ke shkruar për  librin “Një vjeshtë pa ty”, “fëmijën tim të katërt poetik”!  Për këtë krijesë të brishtë, që kishte frikë e druhej të dilte në dritën e Diellit, por që, falë shpirtit tënd të madh, ia zgjate dorën dhe me fjalë të ëmbla e të mençura, e bëre të mos i druhej dritës së fortë…”.

Po, gjithashtu, Ledi Kondi ka botuar edhe një libër me poezi të zgjedhura, në gjuhën angleze, pra për lexuesit e huaj, të cilëve u tërheq vëmendjen poezia e një emigranteje shqiptare.

Në mbyllje të këtyre pak radhëve, i urojmë nga zemra  mirëseardhjen në  vendlindje, mësueses dhe poetes, tashmë të njohur e të pëlqyer nga lexuesit, Enkelejda Kondi. Pra, ajo do të vijë sërish në vendin më të bukur dhe më të dashur për të, të cilin e ka përherë në zemër, nuk e harron kurrë dhe që, vazhdimisht, ka qenë e do të mbetet burim i pashterrshëm frymëzimi në krijimtarinë e saj, të pasur e cilësore.

Tiranë, 1 gusht 2013

Filed Under: Kulture Tagged With: Ledi Kondi, Murat Gecaj, Po kthehem

MES ENIGMAVE TE FLORA DERVISHIT

August 2, 2013 by dgreca

VARGU I FLORA DERVISHIT NË PËRMBLEDHJEN POETIKE ”MES ENIGMAVE” I JEP SHPRIT, I JEP JETË CDO QYTETI DHE VENDI TË TROJEVE TONA/

Shkruan: Sokol DEMAKU/

Bota poetike e poetës Flora Dervishi  është e larmishme dhe me vargjet e saja ajo sunon të përfshijë dhe të jetë prezente në cdo skaj të atdheut, por fokusi i saj kalon edhe relievin shqiptar dhe ate e hasim duke  flutrua me penden e saj edhe në shkretëtirëne Saharasë në Egjiptin e  Piramidave aty pran Detit të kuq, por nuk do mungojnë edhe peozi të cilat na shpjejnë në Francën e kohës së Hygos së madh.  Me një univers lirik që i referohet kuptimit të vlerave dhe meditimeve filozofike, poetja na shpjen ngadal në brendësinë e filozofisë së vargut të saj. Duke lexuar vargun e saj, i cili varg në shikim të parë të duket i thjeshtë, por ky varg ngerthen në vete dhe  përshkruan një univers ndjenjash të panumërta për ambientin, kohën e kaluar dhe shoqërinë.

Kjo përmbledhje poezishë është sistemuar nga autorja dhe është ndarë në nëntë cikle, ku secili cikël ngërthen në vete poezi të cilat në një mënyrë apo tjetren janë të gershetuara me ngjarje dhe kohë nëpër të cilat ka kaluar autorja e vargjeve.

Përmbledhaj poetike e autores Flora Gjondedaj Dervishi ”Mes enigmave” është një përmbledhje poetike në të cilën autorja ka sistemua poezitë e saja të cilat, me plotë kuptimin e e fjalës mund ti quajmë poezi gjeografike të cilat janë përmbledhur në këtë vellim me këtë titull i cili titull, na vjen nga peozia ” Mes enigmash” e cila poezi i kushothet qytetit të lashtë Egjitptian, Aleksandrisë e shkruar atje në gusht të vitit 2006 e ku autorja thot:

Tri herë i kam ardhur rrotull piramidave(misterit)

Si portës së fatit u jam bindur….

Duke vazhduar:

Më ndjeni!

Besoj se kam mësuar gjityhëcka…(dicka)

Enigma nuk zgjidhen.

Dy jetë nuk dalin. Sa duhen? Sa??

Autorja, Flora Dervishi, vendosë në qendër të një universi kohën e kaluar e që ka një vlerë në jetën e poetës. Vjershat e saj janë një varg fragmentesh të shkëputura nga jeta e përditshme e autores dhe nga e kaluara e saj si e tham në fillim në cdo cep të atdheut, duke lënë përshtypjen e një diskursi të pjekur dhe të një pikëshikimi real të botës reale dhe me një kohë të përbërë nga fluturimi prej vend në një vend. Këtë e verejme tek përmbledhja e Florës ”Mes enigmave” përmbledhje me poezi, botuar në Tiranë nga Teuta Print në vitin 2010.

Lexuesi do ketë rastin që të lexoj vargjet të cilat i kushtohen vendeve historike me vlera të mëdha kombëtare për kombin dhe popullin tonë si ”Drenicës” ku autorja thotë:

Qau reja e borës u zgjova.

Shkreptiu Gërmia u mëncurova.

Drenica më thirri nuk mungova.

Vargu më ngriu mbi varre.

Një aspekt tjetër interesant paraqesin titujt e këtij vëllimi që shndrisin si meteor, e që  me mençuri dhe ndjenjë të hollë poetjeje, e me dëshira që ta përvëlojnë zemrën, duke përjetuar kohën e kaluar ajo përshkruan bukurin e perlës së atdheut qyteti të Durësit në poezinë:”Pranverë malli në Durrës” e kut hot:

O Mbrëmje bukur adriatike!

O jone, që spërkatni gjithcka!

O det, që tallazon butësisht!

-Athua ma kuptoni mallin

Që ndiej e ndiej serisht…??

          Ose po të shkojmë më tutje me peozitë e Flora Dervishit do gjejmë mallin dhe këngën që kjo ua kushton vendeve tona historike, qyteve tona legjendare, të cilat i përshkruan me ndjenjen qe kjo ndjen në shpirtin e saj. Vargu i saj është ai i cili i jep shpirt, i jep jetë çdo vendi, çdo qyteti të trojeve tona. Ja kështu e përshkruan Prishtinën  me vargun e saj Flora:

Bjeshka u borua.

Pylli hesht si mug.

Djegur tokë e mardhur

Shpresën mos ma humb!…

Në Kosovën e pas luftës autorja bënë një vizitë atje, ku njerzit ende janë duke e përjetuar një atmosferë të rëndë, e ku poetja ngre zërin e vetëdijes kombëtare dhe kushtrimin për gjetjen e të zhdukrëve, ku në poezinë e saj ”Vargu i të humburve” thot:

Bisku i bozhurit gjethuar

Besa me zi ç`ka prit.

Vargu i të humburve

Kqyr ngutshëm,

Pengu i të gjallëve cdo ditë.

Por është interesant se as frymëmarrjen dashurisë, atë ndjenjë shpritërore autorja nuk e len pa prekur në vargun e saj, duke u përballuar me paradokset e kohës dhe me ndjenjat e shpirtit të lodhur, kur thto te peozia ”Pezull”:

Ju, ditët e kullusra të verës!

C`braktisje më sollët në pra…??

Pres shiun brerak të njomem,

Të njomem deri në palcë…

Por kur jemi këtu të vargu i dashurisë si duket poetja frymëzohet nga vargu popullore dhe ajo e gjenë forcën dhe ndjenjen e brendshme të saj e shprehë përmes atij vargu në të cilin na vjen në shprehje dashuria dhe ndjenja që ne kemi për atë më të afëmin e shpirtit e Flora këtë e shprehë më së miri tek poezia e saj ” Ka çelur limoni”me frymëzim nga vargu popullor kur thot:

Trak e truk këpucët sokakut me gurë

Ka çelur limoni se të sheh ty nurë.

Kur të pashë në kalë thashë se vejë krushkë

Sa iu luta zotit syri t`u rrëmbush.

E së fundi do ndalem tek Cikli i nëntë I cili në tërsi nga përmbajtja është i lidhur më kohët dhe ngjarjet më tragjike të historisë sonë, kohës së ndryshimve dhe kohës së zhberjes së shtetit e ikjes masive të qytetarëve shqiptar nga atdheu për në përnedim. Ky moment, kjo kohë e prek mjaft shpirtërsisht autoren dhe kjo gjendje, këto ndodhi dhe të bëra lanë vragë në jetën e  esaj, e Flora këto i paraqet dhe kujton në vargun e saj e këtë konkretisht zbrazjen e vendit më së miri e përshkruan tek peozia me titull”Kronikë mëngjesi në Tiranë” (kushtuar 2 korrikut 1990 eksodit përmes ambasadava) ku thot:

Tirana dergjet në zheg kontinental…

Qielli pa zogj, pa re krahëmjellme…

C`është kjo qetësi?!- si maskë për skandal…

Sepse kjo kohë ishte kohë e pa kohë për Shqipërinë. Ajo që ndodhi ishte një tragjedi, ishte diçka, çka siq poetja thot në poezinë ”Takim me dhimbjen” se ishte:
Kohë ciklonesh

Më pikon në zemër…

Një djal i bukur e humbi syrin në demonstratë.

Një tjetër shtinte. Poshtë, ky palo shtet…!!! Shteti s`dëgjonte

Dhe plumbi shoqes time I bëri rikoshet…

Në tërsi në  këtë buqetë poetike autorja shpreh ndjenjën dhe mllefin e saj por edhe pesimizmin në ate që ka perjetua dhe perjeton dhe se nuk gjen apo më mirë të themi nuk shef një dritë ”në tunel” e cila dritë do jepte shpresë dhe vullnet për jetën.

Dhe ashtu nga ai deshprim ajo dëshiron që të jetë në vetmi se bashku me librat dhe vargun e saj e ajo shprehet keshtu në poezinë e saj ”Ku ndjehem e qetë”:

Më lini veç me librat

Aty ndihem e lire.

Aty ku mendjendritur

Virtytin lartëson

Aty ku ves`i i shkret

Në ferr dantesk mbaron.

Autorja krijon një poezi interesante që dëshmon forcën e personalitetit të individit në raste dhe momente që jetan i krijon.

 

Filed Under: Kulture

EUROPA LEAGUE-KUKESIN NUK KA KUSH TA NDALE, MPOSHT EDHE DONTESKIN

August 1, 2013 by dgreca

Kueksi ka bere mrekulline dhe duket se nuk ka kush ta ndale. Rreth 10 mijë tifozë kane perkrahur  në “Qemal Stafa” skuadrën qe shkelqen ne konkurimin befasues.  Gjashtë minuta nga fillimi i ndeshes, ishte mbrojtësi Malacarne ai që shënoi për epërsinë e vendasve.

Kukësi ka shënuar fitore të madhe me rezultat 2-0, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Europa League ndaj Metalurg Donetsk të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.

Metalurgu reagoi me zëvendësim të hershëm, por as në pjesën e dytë ukrainasit nuk e gjetën portën. Morozyuk në minutën e 69-të u përjashtua nga loja me kartonin e dytë të verdhë në këtë ndeshje, duke ia lehtësuar Kukësit punët në fund të takimit.

Në minutën e 84-të, Malota u sigurua që “Qemal Stafa” të ngrihej në këmbë, pasi ai shënoi golin e dytë duke siguruar  përfundimisht fitoren 2-0.

Me këtë fitore, Kukësi ka një avantazh para ndeshjes së kthimit, që do të zhvillohet në Donetsk të Ukrainës pas një jave. Në rast të tejkalimit të këtij turi , në raundin e katërt, Kukësi do të  përballet drejtpërdrejt me ndonjë prej gjigantëve të futbollit evropian për kualifikim në fazën e grupeve të Europa League.

 

Filed Under: Sport Tagged With: Kukesim shenon mrekulline

Shqiptarët ortodoksë të Maqedonisë!

August 1, 2013 by dgreca

“Të besohet në atë që thotë populli: gjaku nuk bëhet ujë. Dritë e tij verbon çmendurinë e gëlltitësve të hapësirës sonë…”Ali Podrimja”./
Nga Fahri Xharra/
Ne foto: Martiret e parë të KRISHTERIMIT OTRHODOX ILIR, FLORUSI  dhe LAURUSI….

Vorbulla e historisë sonë gjithëshqipatre, ishte marramendëse. Askush nuk mendonte se nga ato përplasje centripetale drejt vrimës së zezë, do të shpëtonim. Furtunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na zhbënin, dhe të na hidhnin në vrimën e moskthimit, duke na mohuar të kaluarën tonë, duke na çrrënjosur nga trungu ynë mijëravjeçar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe të tjera me qëllim të caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka ishim.
Mbaj mend, – e si të mos e mbaja mend, – vrazhdësinë e mësuesit tim të parë në Belçicë. Në vitin 1948 në shkollë më dërgoi motra ime, Jelica, pesë vite më e moshuar. Asnjëri nga fëmijët e fshatrave tonë, kur filluam shkollën, nuk dinim maqedonisht, meqë gjuhë amtare kishim gjuhën shqipe. Mësuesi (jam në dilemë nëse duhet t’i them mësues atij) më rrahu vetëm pse nuk dita si i thoshin kushëririt në maqedonisht. Që aty filluan peripecitë e ballafaqimit tim me asimilim të përdhunshëm gjuhësor dhe etnik”, rrëfehet Manojlovski, ortodoksi i parë shqiptar i Maqedonisë (IRMJ) që pati guximin të deklarohet dhe përfundimisht t`a pohon origjinën e tij të vërtetë.
Po ku qëndron e vërteta e këtyre shqiptarëve ortodoks në Maqedoni?
Ata, janë hala aty, frymojnë aty, por me një frikë të madhe të ç’faqin thelbin e tyre kombëtar. Izolimet e mëdha iu vinin që në kohën e Turqisë. Ata duhej te veçoheshin, për të ruajtur identitetin e tyre fetar. Atyre iu duhej të fshiheshin, sepse si ortodoks e kishin më të lehtë të mbijetonin.
Pas pushtimit serb në vitin 1913, familjeve shqiptare iu imponua mbiemri me prapashtesën –viq. S`kishin mundësi e shans tjetër ose me –ski, ose me –iq apo –viq.
“Nënat tona nuk dinin asnjë fjalë maqedonisht.
Mbretëria serbe, nga viti 1913 deri në vitin 1941 ushtroi politikë tepër barbare ndaj popullsisë shqiptare, të besimit fetar mysliman, ortodoks dhe katolik, por edhe ndaj popullsisë maqedonase. Bile, maqedonasit as që i njihte për popull, kurse shqiptarët myslimanë mundohej t’i tjetërsonte në turq. Por ama, përqendrimin fillestar asimilues pushtuesi serb e koncentroi ndaj popullatës shqiptare me besim ortodoks, duke e shpërdoruar për këtë politikë asimiluese edhe kishën nacionaliste serbe dhe besimin e tyre, prandaj shqiptarët ortodoks i pat “konvertuar” zyrtarisht në serbë.”-
rrëfehet Branko Manojlovski nga fshati Kiçinicë i Rekës së Epërme të rrethit të Gostivarit në “Koha “ të Shkupit.
Edhe Jugosllavia e Titos kur e krijoj Maqedoninë si republikë e vazhdoi në të njëjtën mënyrë me shqiptarët ortodoks. Po këta të sotit?
Janë edhe shumë shqiptarë tjerë të Maqedonisë që janë ortodoks e që nuk guxojnë të flasin se çka janë.
Prof. Skënder Karaçica për asimilimin dhe përkatësinë kombëtare të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni, e jep me një të dhënë nga udhëpërshkruesi anglez H. N. Brailsfort, në librin e tij me titull “Maqedonia, racat e saj dhe ardhmëria e tyre” të botuar në Londër (1906), i cili ka vërejtur se: “Nga racat që jetojnë sot në Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. Shqiptarët ortodoksë ishin të pranishëm njëlloj në krahasim me shqiptarët e besimeve të tjera, afërsisht njëlloj në gjithë Shqipërinë e Mesme sa ishin të pranishëm në Durrës, Tiranë, Elbasan, Librazhd, Pogradec, aq ishin edhe në Strugë, Prespë, Dibër, Gostivar, Krushevë, Manastir këto janë veneriket shkencore të kohës. Në këtë rrugë të asimilimit mbetën të paprekur për një kohë shqiptarët ortodoksë të Rekës së Epërme të Dibrës me fshatrat Duf dhe Jellovicë të Gostivarit, pastaj të fshtatraved Labinishtë afër Shën Naumit (Ohër) e ndonjë tjetër dhe pjesa tjetër nëpër qytete”, thekson Karaçica.
Duhet përmendur intelektualin e Rekës së Epërme Josif Bageri,i cili duke qëndruar i fortë në tabanin kombëtar shqiptar, i cili duke i ra grusht propagandës antishqiptare pati thënë më zë të lartë: Gjithë sa jemi shqyptar, Kemi një gjak dhe një farë… Nona që na rriti n’gji, Të gjithë ne na ka fëmi. Për të vazhduar protestën intelektuale shqiptare: O sa keq tash na turpnuet, Se gjuhën e vet mohuet! Dhe serbishten zut të msoni: “Vake take” të na thoni.
Shqiptarët ortodoksë që nuk janë pak, sot ata janë mbi 15% të popullatës së Maqedonisë,atyre nëna iu ka folur shqip,gjyshërit e gjyshet iu flitnin shqip. Por vorbulla historike e kërkonte shlyerjen e tyre herë nga e majta e herë nga e djathta. Ishte furtunë e madhe kur, kurrkush nuk guxonte te fliste, e as të çfaqte përkatësinë kombëtare.
Njerëzit këtu ende nuk janë të vetëdijshëm., jo nga mosdija por nga frika se Historia do ta bëj të veten, dhe të thuhet e vërteta dhe se është e vërtetë se Reka e Epërme me të gjitha fshatrat, e gjetiu kanë folur shqip deri në vitin 1960 .Normalisht, gjithkush ndjehet ashtu si dëshiron, por gjenerata e re duhet ta dijë të vërtetën. Vetëm nëse iu tregohet e vërteta ata do të shkunden nga errësira që iu është imponuar.
Edhe Kalaja e Shkupit e meshefë të heshturën e shekujve. Edhe aty kishte kishë ortodokse shqiptare. Ajo apo ato u rrënuan. kurse tani sllavishtfolësit e duan ta përvetësojnë historinë tonë e të mbjellin një kishë të tyre. Ortodoksët shqiptarë, ata nuk guxojnë të flasin, ata nuk guxojnë të çfaqën e lëre më të kërkojnë kishën e tyre ortodokse shqiptare.
Historia jonë ende duhet t’i ruhet forcave centripetale që me ngulm e shtyjnë kombin tonë drejt vrimës së zezë të përpirjes.
Ku është Kisha Ortodokse Autoqefale e Fan S. Nolit në Shqipëri që nuk bëzan. Pse ajo nuk e ngre zërin në mbrojtje të vëllezërve tanë ortodoksë shqiptar të Maqedonisë? Pse ajo me autoritetin që e ka, nuk ndihet? Kujt i frikohet? Të kërkosh të tëndin, të kërkosh mbrojtje për të tëndin nuk është e dënueshme as nga zoti e as nga humanizmi.
Të ishte Fan S. Noli gjallë ,ai këtë do ta bënte. Me siguri ,do ta bënte.

__________________
Thuaje të pa shkruarën,shkruaj të pa thënën!

 

 

Filed Under: Analiza, Kulture Tagged With: Fahri Xharra, shqiptaret ortodokse, te Maqedonise

SHBA: Në qytetin e Detroitit shtëpitë shiten nga 100 deri në 1 dollar

August 1, 2013 by dgreca

Situata financiare e “Qytetit të Motorve” Detroit-it ( Michigan) është “dramatike”, saqë disa shtëpi, sipas shtypit amerikan atje po shiten madje me një çmim që lëvrin nga 100 dollar deri në 1 dollar./

Nga BEQIR SINA, New York/

DETRIOT MI: Në një shkrim të saj Detroit Press këto ditë- njofton se tani është rasti më i volitshëm për të blerë prona (shtëpi) në Detroit, mbasi çmimet janë shumë interesante, nga me të ulëtat për shtëpitë duke u rreshtuar më të ultat në historin e këtyre pronave, ku thuhet se “një shtëpi kushton nga njëqindë deri një dollar”. Shtypi amerikan thekson se: “Shumica e ndërtesave janë nxjerrë në shitje nga bankat, të cilat ua kanë konfiskuar ato pronarëve të tyre për shkak të borxheve, dhe tani ato po përpiqen t’i heqin qafe këto ndërtesa për të shmangur pagimin e taksave. Vlen të përmendet se taksat për pasurinë e patundshme në Detroit janë nga më të lartat në Shtetet e Bashkuara”.

Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, “Për ata që ishin të shqetësuar në lidhje me çmimet për blerjen e një shtëpie, në Detroit, nuk duken të jenë më tej, ku shtëpitë tash janë të listuara në çmimet më të ulta në histori – tetëmbëdhjetë shtëpi jan vënë në shtije sipas axhensive të shitblerjes së pasurive të patundëshme (real estate) për 100 dollar ose më pak, dhe nëntë të tjera të shënuara për një dollar”.

Ndërkohë, që sipas Realtor.com, tetëmbëdhjetë shtëpitë në Detroit, janë të shënuara për 100 dollar ose më pak, mes gjashtë pronave të listuara për 100 dollar, dhe  nëntë prej tyre janë të shënuara për 1 dollar. Pjesa tjetër janë të shënuara në shuma të ndryshme në mes nga  50 dollar deri në 80 dollar për pasuri të patundshme, në qytetin e Detroit.

Axhenisa Zillow ka vlerësuar vlerat e 1.7 milionë shtëpive në Detroit, dhe sipas shtypit amerikan thuhet se Zillow ka vlerësimet të cilat janë të sakta, ku thuhet se ” brenda 5 për qind të çmimit të shitjes aktuale për rreth 28 për qind e shtëpive në qytet dhe të sakta brenda 10 për qind të çmimit të shitjes për 51.6 për qind e shtëpive”.

Sipas Shoqatës së REALTORS Michigan, çmimi mesatar i shitjes për një shtëpi në Detroit në shtator të vitit 2012 ishte 17,125.

Shtypi amerikan njofton se për disa referenca, çmimi mesatar i transaksionit për shumicën e markave të automobilave ishte 30.282 dollar në shtator të vitit 2012, në “Qytetin i Automobilave” raporton Fox News. Me fjalë të tjera, ju mund të bleni dy shtëpi në Detroit për çmimin e një makine.

“Ky trend ka qenë për disa kohë, thotë Dr Mark Perry, ekonomist në Universitetin e Miçiganit dhe dijetar në Institutin Amerikan Enterprise, duke shtuar se që nga viti 2008, çmimi mesatar i një shtëpie në Detroit ka qenë nën çmimin mesatar të një makinë të re”.

Perry, gjithashtu tha se çmimet e ulëta të strehimit paraqesin një mundësi për rigjallërimin në qytet. Por, edhe me një çmim të tillë ndodh që për një kohë të gjatë për godinat nuk mund të gjenden blerës.

“Ka mundësi të madhe për disa njerëz për të lëvizur përsëri në këto lagje, dhe për të rregulluar këto shtëpi, dhe për të sjellë përsëri qytetin e parë të prodhimit të automobilave në Amerikë, në lulëzim”, tha ai për Fondacionin Daily News.

Në Michigan thuhet se zona më e madhe Detroit, është e renditur në 39 nga 212 zonat e metrove amerikane me popullsi prej 200.000 banorë apo më të mëdha për veprimtarinë e foreclosure në tremujorin e tretë të vitit 2012, me 12.170 prona në foreclosure që hynë gjatë kësaj kohe, të vështirë ekonomike.

Situata strehimit në Detroit ka qenë, thuhet duke u përmirësuar mbasi çmimet e banesave janë rritur për 14 muaj rresht dhe foreclosure kanë rënë për 23 muaj rresht në zonën e Qarkut 4 – në Detroit, raporton gazeta e këtij qyteti Detroit Press.

“Ne kemi prova të forta se tregjet e banesave janë të konfirmuara në zonën e Detroit,” tha Robert Dye, ekonomisti kryesor në Dallas- Comerica Bank. “Rritja e çmimeve, shitjet dhe blerjet e pasurive të patundëshme më shumë e kan rritur aktivitetin e ndërtimit dhe janë të gjitha duke ndihmuar për të mbështetur ekonominë Detroit”, thotë Robert Dye

Megjithatë, norma e madhe në Zonën e Detroitit, papunësia ende mbetet dukshëm më e lartë se mesatarja kombëtare – në 12,3 për qind në gusht të vitit 2012. Business Insider raportoi se tatimet e papaguara të Detroitit prej pronës së patundëshme arritën 17.600.000 dollar vitin e kaluar, kurse qyteti ende preferon shtëpitë për t’u zënë vend mbasi ka shumë tw pashitura.

Detroit nuk mund të veprojë me deficitin buxhetor të pacaktuar. Shteti i Michiganit ka deklaruar “gjendjen e jashtëzakonshme financiare të Detroitit më 1 mars dhe mori përsipër menaxhimin e komunës. Detroit u bë qyteti i gjashtë në Amerikë i marrë përsipër nga qeveria e shtetit në Shtetet e Bashkuara.

Detrioit Press shkruan se Detroit është në vështirësi financiare: qyteti ka borxhe afatgjata nga 14 miliardë dollarë amerikanë dhe deficitet buxhetore nga 327 milionë dollarë. Sipas raportit të Bloomberg, rendimenti i obligacionit komunal në Detroit skadon në vitin 2015, mbasi ai u rrit nga 7.5 për qind në fund të vitit 2012 në 9 përqind në të tashmen.

“Vështirësitë e qytetit të Detroitit janë tipike për këtë zonë”, tha Mateu Gibb, zëvendës-shefi i Oakland County.  Sa për perspektivën e Detroit, Gibb thotë se ajo është pothuajse e pamundur për të rivendosur lavditë e kaluara të Detroitit. Me emërimin e Kevin Orr, kur ai filloi mandatin e tij të menaxherit të emergjencës financiare për Detroit më 25 mars,  për të shkurtuar shpenzimet komunale, të negociojë me sindikatat, të shesë disa prona komunale dhe pagesa e ulët e zyrtarëve komunalë, thuhet se Qyteti i Automobilave,  ka nevojë për tre deri në pesë vjet për të zgjidhur vështirësitë financiare”, thotë Gob

Por ekonomisti Michael Digiovanni thotë se çështja është krejt ndryshe. Ai ishte shumë optimist për të ardhmen e Detroitit, mbasi Profesori i Universitetit të Detroitit tha se ka fakte që provojnë shqetësime në lidhje me GM dhe Chrysler falimentimin e gabuar. Falimentimin për një kompani është një proces për atë të kompetencës të pakta dhe të rritura. Pas uljes së barrës dhe shkurtimin e shpenzimeve, Detroit do të përmirësojë mjedisin dhe zhvillimin e industrive të reja, duke ruajtur përparësitë e veta tradicionale të tilla si objekte kulturore dhe argëtuese. Si një nga 20 qytetet më popullsi më të re në Amerikë, Detroiti do të tërheqë njerëz të rinj në qytet të vijnë përsëri e të jetojnë.

“Shumë njerëz e keqkuptojnë “Rënia e Detroitit”, thotë profesori i Universitetit të Detroitit Michael Digiovanni ashtu si me problemet e industrisë amerikane të automobliave. Në fakt, thotë ai industria e automobilave është në shëndet të mirë në Shtetet e Bashkuara. Vitin e kaluar 2012 performanca e GM, Ford dhe Chrysler kanë vendosur rekorde për shumë vite, ndërsa industria e automobliave ka qenë një fuqi shtytëse për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara. Shitjet e makinave dhe kamionëve në 2013 pritet të arrijë në 15.3 milion dollarë, shumë më e lartë sesa në vitin 2012 dhe i afrohet me rekordin e mëparshëm prej 16 milionë në vitin 2007″.

 

 

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: $1 deri $100, Detroit, nje shtepi, shitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 76
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT