• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2013

BERISHA:STAFI POLITIK, DOREZIMI I DETYRES DERI ME 31 GUSHT!

August 29, 2013 by dgreca

Ky eshte urdheri brendshem qe ka leshuar kryeministri Berisha per stafin politik. Ai i ka kerkuar stafit politik që deri në datën 31 gusht të lirojë zyrat për pasardhësit e majtë. Burime pranë kryeministrit bëjnë të ditur se z.Berisha para pak ditësh ka thirrur në zyrën e tij shefen e protokollit, Nadia Qesja, së cilët i ka kërkuar që t’ia përcjellë urdhrin të gjithë stafit politik.

Këtu bëjnë pjesë këshilltarët dhe drejtorët, të cilët në bazë të urdhërit duhet që deri në datën 31 gusht të lirojnë zyrtar e tyre dhe të përgatisin të gjithë dokumentacionin që do t’u lihet gati zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe kryeministrit të ri, Edi Rama.

Një urdhër i tillë nënkupton në mënyrë të qartë dorëheqjen pa përjashtim të njerëzve politikë, të cilët kanë punuar me z.Berisha dhe në këtë rast urdhri nuk ka të bëjë me pjesën tjetër të administratës civile të Kryeministrisë. Nisur nga kjo, i gjithë stafi që i drejtohet urdhëri i brendshëm i z.Berisha ka nisur nga puna për mbledhjen e dokumentacionit dhe përgatitjen e dosjeve që do t’u lihen mbi tryezë pasardhësve të majtë.

Pavarësisht se z.Berisha herë pas here e ka cilësuar z.Edi Rama dhe stafin e tij si të paaftë dhe i rrethuar nga injorantë, vetë kryeministri ka vendosur që gjithçka t’ia lërë gati mbi tryezë pasardhësit. Madje, edhe në mbledhjen e djeshme të qeverisë ironizoi me paaftësinë e qeverisë së re të kryesuar nga Edi Rama. Kryeministri Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij që gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën.

“Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorant. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Por unë njoftoj se këtë vit kemi lënë 300 mln kw/ orë më shumë se vitin e kaluar dhe këtë vit kemi më shumë energji. Ky nuk është Edi Rama, ky është Edi Drama. Problemi më i madh janë financat. Unë u them shqiptarëve me sinqeritetin, por dhe me vendosmërinë më të madhe, se sistemi doganor dhe tatimor i vendit, pavarësisht nga defektet dhe të metat që ka, ka merita shumë të mëdha në të gjithë arritjet e këtij vendi. Ka mbledhur 9,2 miliardë dollarë më shumë dhe kjo nuk arrihej kurrë pa luftuar informalitetin dhe pa një disiplinë fiskale. Këta që vijnë kanë ndërmend të mbushin arkat e tyre dhe të zbrazin arkën e publikut. Akti i dytë; paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recension dhe ky është oguri më i zi. I bëj thirrje administratës të vijojë me konsekuencë punën në mënyrë që të ruhet stabiliteti ekonomik”, u shpreh kryeministri, teksa shtoi se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Berisha, urdher stafit politik

Zëri i qytetarisë gjakovare

August 29, 2013 by dgreca

Ky shkrimi i kushtohet shpirtbardhësisë së familjeve Rizvanolli dhe Kusari që   e mundësuan ndërtimin  e Shkollës fillore ”Këlmend Rizvanolli ” në Gjakovë, me pasurinë e familjes se shuar të  Fatmir,Fakete dhe Këlmend Rizvanollit/

Nga Fahri XHARRA/

 ”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.

Përbrenda nesh, aq sa po na shohin sytë tonë, mbretëron një errësirë. Si jetohet vetëm me errësirën? Përbrenda errësirë, përjashta  nesh errësirë, në jetë errësirë, në fjalë errësirë? Lehtë e kemi , po duam që ashtu siçna ka lindur nëna, të jetojmë e të vdesim shqiptar, njeri! Të dalim nga vetvetja  e jonë e errësirës, të ecim, marshojmë, nxitojmë, sakrifikojmë , punojmë, guxojmë..Të ngisim  kokën lart. T´i shtrëngojmë grushtet.  Të hapim zemrën. T´mos harrojmë çdo mëngjes të pijmë nga një gotë dashuri! Në mos për asgjë tjetër,të besojmë, dashuria  na i  hapë portat e fatit, të besimit, të vullneteve, të shpresës…(R.Greicevci)

:”Kujt i pakësohet turpi, i është pakësuar ndërgjegjja; kujt i pakësohet ndërgjegjja, i vdes zemra”.thot libri . Secili njeri e ka hijen e vet. Edhe një fije kashte e ka hijen e vet. Por, halli tjetër na ka pllakosur neve: Hija e jonë, fjala dhe morali ynë, puna dhe synimi ynë, shpesh nuk shëmbëllen në veten tonë. Na vërtet po nxitojmë, po na ngutet diçka në jetë, po shihet,deri me sot kemi kaluar shumë shtigje, por, mjerisht nuk  nuk po e dijmë cakun për ku jemi nisur. Dhe, neve, o shpëtimtar mëkatar tëkombit, shpeshnaka rënë të këndojmë nëpër terr, të ecim  nëpër terr të flasim nëpër terr, e besa edhe të punojmë do “punë” nëpër terr. O boll ma se u bëmë horr, duke kërkuar veten tonë, identitetin, dashurinë, pasurinë, kolltukun nëpër hijet e vetvetes sonë.

Mjerë na që s’po i përngjajmë hijes sonë !

Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar- thoshte  J.J.Rousseau.

E fituam lirinë , por e fituam lirinë pa virtyt e në mungesë të virtytit mbetem pa qytetari.

Qytetaria është shkalla më e lartë e moralit, më e vlefshmja prej tyre dhe që më së shumti sjell dobi. Ajo është veçori që e dallon njeriun nga shtazët. Kush nuk ka qytetari, tek ai nuk gjendet ndonjë veçori e njeriut përveç mishit dhe gjakut, ngase ky njeri, vetëm me këtë pamje të jashtme të njerëzimit, është i humbur dhe i zhveshur nga koka e mirësive dhe e moralit.

Mendjemadhesia (lakmia) nuk ndjen kenaqësi në pervetësimin e dickaje, por në përvetësimin më shumë të shumëdickaje ne krahasim me nje person tjeter. Ne themi që njerëzit janë mendjemëdhenj (lakmitar) kur janë te pasur ,ose të zgjuar, ose të pashëm por nuk është kështu. Lakmia  është kënaqesia e të qenit mbi të gjithë të tjerët – pa marrë parasyshë mjetet ,mënyrën dhe rrugën.. Kur gara mbaron, lakmia ulet gjithashtu. Por ,gara nuk mbaron kurrë !

Mospasja e lakmisë është argument për besnikëri, besnikëria është argument për falënderimin, falënderimi është argument për përmendjen e qytetarisë , përmendja e qytetarisëështë argument për shtimin e mirësive,

Në kohërat mitike, individualiteti njerëzor nuk ka egzistuar sepse nuk kishte kulturë-gjuhë , aftësi dhe atribute tjera që e dallojnë nga njeriu i sotit. Se cka donte Prometheu nuk ishin individët njerëzor apo grupet e individëve por njerëzishmëria(humaniteti) si një potencial njerëzor – ajo që protonjerëzit e arrijnë me ”zjarr” dhe ”shpresë të verbuar”.

“Fytyra e mbrojtur me krenari është sikurse margaritari i mbrojtur në guacën e vet”.- më tha dikush, por ”A-huuu! Ditë s’je! Natë s’je! Diell s’je! As vetvetja jote s’je, o mëkatar. (R.Greicevci)”

Grykësia nuk është kategori ekonomike , nuk është normë e kodit etik që përfaqëson një individ grup apo krah politik .Ajo  vjen e shfaqet nga njerëz injorantë e të pa kulturë , pa vizion dhe pa virtytete qytetarie .. Me çdo kusht pasurimi . Pa regulla , te pa ndalshëm , perfshi krimin .! Ka shumë  thënje per grykësinë edhe në dashuri, por edhe ajo sjellë aliena.

Është lakmia- dëshira për të qenë më i pasur se një person tjetër, dhe edhe më shumë, deshira për të qenë në pushtet. Sepse fuqi/pushtet është ajo që i pelqen mendjemadhësisë: s’ka gjë tjetër që e bën njeriun te ndihet superior dhe dëshira për ti levizur te tjerët si lodra . Sa me shume  lakmitar dhe grykës të jetë një person është aq më shumë e urren lakminë dhe grykësinë tek te tjerët.

Por llojllojshmëria  është një pasuri natyrore falë së cilës ne ecim , ballafaqohemi ,dallohemi ,përmbarohemi dhe pastaj lindë virtyti , lindë qytetari  ,lindë qytetaria.

Shpirtbardhësia është pasuri vetjake për të bër mirë për të ndarë të mirën me të tjerët, për dashurinë ndaj njerëzishmërisë. Njerëzit që bëjnë diçka të mirë për të tjerët quhen shpirtbardhë. Shpirtbardhësia  është veti , është virtytë i njerëzve të ndryshëm  ” që nga padogogu  Basedow , Nënë Tereza e deri te Bill Gatesi.”Shpirtbardhësia e vën qenjen e njeriut dhe veprimet e tij  në qendër të të gjitha virtyteve qytetare.
´Në një Kosovë të molepsur nga individualizmi , shpirtbardhi apo shpirtbardhët i përgjigjen pyetjes se si funkcionon kjo dëshirë për t´i ndihmuar të tjerët.Shpirtbardhësia  shprehet me vlera dhe në kuptim më të gjerë përkufizohet si tendencë e vazhdueshme për të bër mirë (rasti i Gjakovës). ”Shpirt bardhësia është virtyt i shprehive të edukuara që burojnë nga dashuria për njeriun.” thonë librat e shenjt. ”Nuk mund të ketë atdhetari pa liri, liri pa virtyt, virtyt pa qytetar; Krijoni qytetarinë dhe keni çdo gjë që iu nevojitet; Pa atë ju keni asgjë, përveçse skllevër që nga sundimtari e deri poshtë. (-Jean-Jacques Rousseau)”.

( Shkrimi i kushtohet shpirtbardhësisë së familjeve Rizvanolli dhe Kusari që   e mundësuan ndërtimin  e Shkollës fillore ”Këlmend Rizvanolli ” në Gjakovë, me pasurinë e familjes se shuar të  Fatmir,Fakete dhe Këlmend Rizvanollit)

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Fahri Xharra, familjet Rizvanolli, Kelmendi

IN MEMORIAM-SULEJMAN RAMADANI

August 28, 2013 by dgreca

SHTYLLË E PATHYESHME E FAMILJES DHE KOMBIT SHQIPTAR/

(Elemente biografike)/

Pas një sëmundjeve të shkurtër, pushoi së rrahuri më 27. dhe u varros në Prishtinë më 28.08.2013, zemra e madhe, zemra bujare, zemra fisnike, shpirti  stoik, i paepur, i qetë, i urtë, i mençur, por edhe shumë  i angazhuar, me aftësi të jashtëzakonshme profesionale dhe shoqërore, me frymë trashëguese familjare patriotike, zemra e të ndjerit Sulejman Ramadani.

Sulejman Ramadani lindi më 9 shtator 1943 në fshatin Kodrinë (ish-Greshnicë) të Kërçovës. Rrjedh nga një familje relativisht e pasur bujqësore, intelektuale, e emancipuar, bujare dhe patriotike deri në nivelin më të lartë kombëtar.

Shkollën  fillore katërklasëshe e kreu në atë “Bashkimi” (tani Tetëvjeçarja“Faik Konica”) në fshatit e vendlindjes, atë të plotën në “Lulëzimi” (tani “Rexhë Rushit Zajazi”),  të Zajazit, poashtu me sukses të shkëlqyeshëm, atë bujqësore në Prishtinë, duke shërbyer, për një kohë, si arsimtar i biologjisë, kimisë dhe fizikës në Zajaz dhe Garanë dhe pas diferencimit të njohur dhe largimit nga puna në vitin 1969,  për një kohë edhe në rrethin e Shkupit, prej kah, i përndjekur nga pushteti antishqiptar, në janar të vitit 1970, komplet me pjesën e familjes së shkolluar, kaloi në Prishtinë,  duke i ndjekur studimet universitare, fillimisht në Fakultetin e Bujqësisë në Shkup, më pas në  Prishtinë, për të marrë edhe një diplomë të Universitetit prestigjioz të Zagrebit, në Shkollën Superiore të Edukatës Fizike dhe profesionalizuar si trainer i shejtarisë, duke e kryer këtë detyrë mbi tri dekada, në bashkëpunim të ngushtë me gjeneralët Et-hem Reçica dhe Fadil Quranolli etj., krahas detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës së Shejtarëve të Kosovës, duke marrë dhe fituar mirënjohje dhe dekorata të panumërta në Kosovë, në garat kombëtare dhe në ato ndërkombëtare, deri kur u suspenduan të gjitha institucionet e Kosovës në mënyrë të dhunëshme nga ana e okupatorit dhe armikut shekullor serbommadh në vitin 1988.

 

 

VEPRIMTARIA ARSIMORE-EDUKATIVE DHE AKTIVITEYTET E LIRA JASHTËSHKOLLORE

 

Sulejman Ramadani, qysh si nxënës i shkollës fillore dhe të mesme mori pjesë në aktivitete të shumta kulturore-artistike, si njëri ndër themeluesit e SHKA “Xha Rexha” të Kërçovës, më 29 janar 1963, të penguar dhe ndaluar për jetë të jetëve, në dramatizimin skenik të Bajram Currit, në logjistikë të themelimit të SHKA “Xixa” të Kodrinës në vitin 1988, një herë të regjistruar, me një program edhe në TV të Shkupit, por të çregjistruar ad hoc, si pasojë hakmarrëse pas ngjarjeve të demonstratave të mëdha të Kosovës të vitit 1981.

Në ushtrimin e deryrës së shenjtë edukativo-arsimore u dallua, sidomos, në vitin 1968, me program atraktiv dhe të guximshëm në 500-vjetorin jubiliar të vdekjes së heroit kombëtar shqiptar dhe ndërkombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut, si në Kërçovë, ashtu edhe në Shkup dhe rrethinë, duke vepruar parreshtur, me guxim dhe sypatrembur.

 

ANGAZHIMET PERMANENTE FAMILIARE

 

Duke i ndarë me shumë kreativitet dhe përgjegjësi etike detyrat me të vëllanë, i ndjeri duhej të kujdesej për mbarëvajtjen e familjes, duke u angazhuar në mënyrë të veçantë për kujdesin prindor dhe me plotë sukses për shkollimin e katër motrave, si intelektuale të para të rrethit të Kërçovës, që nga fillorja, shkollat e mesme dhe deri në shkollat e larta dhe Universiteti i Prishtinës.

 

 

LOGJISTIKË E FUQISHME E ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE

 

Duke iu bashkangjitur kontinuitetit patriotik familjar, duke filluar që nga gjyshi, Mulla Jaho, imam në Xhaminë e Madhe të Zajazit dhe myderris në Medresën e Gostivarit, i masakruar me 300 burrat më të zgjedhur të Zajazit në masakrën e madhe të vitit 1913 nga ana e Vojvodës serbo-sllavo-m., Mikailit të Brodit, të xhaxhit dëshmor, Nazim Ramadanit, të cilit nuk ia dinë as edhe varrin, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, gjegjësisht i robërimit në kontinuitet, dajëve: dëshmorë e heronj: Hysen Eminit, Mefail e Rexhë Zajazit etj. dhe deri në ditët e sotme, si familja më stoike, më rezistente, jo vetëm në Kërçovë dhe Iliridë, i ndjeri veproi me mençuri, me përkushtim dhe vigjilencë gjatë tërë jetës nën kushte shumë të rënda dhe sfida të papara kombëtare shqiptare!

Duke u përcaktuar për veprimtari patriotike në prapavijë dhe në logjistikë, i ndjeri ishte shtyllë e fuqishme e të vëllait të vetëm e më  të madh, si në kohën e konspiracionit më të thellë në Iliridë, Kosovë dhe Evropë, duke i kryer  me sukses të plotë dhe vigjilencë kulminante të gjitha detyrat adekuate dhe duke qenë i njoftuar me të gjitha sekretet deri në nivelin më të madh kombëtar, duke i ruajtur ato deri në maksimum edhe me koston e rrezikimit të jetës, të cilat  nuk u zbuluan kurrë dhe të cilat tani edhe i mori me vete në amshim?!

Duke ia kthyer në mënyrë shumë të suksesshme meritat e vëllait për shkollimin e tij dhe të katër motrave prijatare, i ndjeri në mënyrë të veçantë u angazhua në zgjedhjet parlamentare të vitit 1994 në FYROM (lexo: Iliridë), duke e kryer deryrën shumë delikate të kryetarit të Shtabit zgjedhor të kandidatit, formalisht të pavarur, më pas të inkorporuar në subjektin politik të përkohshëm opozitar, duke korrë fitore spektakulare ndaj subjektit të koaliconit qeveritar dhe me meritat më të mëdha për të vëllanë, Deputet të Popullit Shqiptar…

 

 

AKTIVIST I DALLUAR DHE KRYETAR I BASHKËSISË SË DYTË LOKALE NË PRISHTINË

 

Në Prishtinë, përveç në subjektin e parë politik, me plotë sukses e ka kryer me vite të tëra edhe detyrën kombëtare, qoftë me anën e shoqatave humanitare, qoftë si kryetar i Bashkësisë së Dytë Lokale, deri në ditët e fundit të jetës, por sëmundja e shkurtër dhe e rëndë, e ndau përfundimisht nga të gjithë.

Në varrim dhe në vizitat e shumta të ngushëllimeve, iu bënë falenderime të veçanta të pjesëmarrësve të panumërt për përcjelljen e fundit të të paharrueshmit, zemërbutit, zemërëmbëlit, bujarit, fisnikut, besnikut, atdhetarit të devotshëm, babait të dashur e të paraharrueshëm, bashkëshortit, vëllait, xhaxhit kunatit, dajës, mikut, dhëndërit, bashkëpunëtorit dhe shokut të ndjerë, Sulejman Ramadanit.

Falenderim i veçantë iu dedikohet, bashkëpunëtorëve të Klubit të Shenjëtarëve të Klubit “ Zenel Hajdini”- Prishtinë, Federatës së Shenjëtarëve të Kosovës dhe të Bashkësisë së Dytë Lokale-Prishtinë, përfaqësuesve të Bashkësisë Islame, ekipit shëndetësor të mjekëve dhe teknikëve medicinalë dhe të gjithë të tjerëve, qytetarëve të pranishëm nga Kërçova, Ilirida, Prishtina, Kosova, Shqipëriza jonë e dashur dhe mërgata-diaspora e madhe shqiptare, për angazhimin e pakursyeshëm, për ceremonialin mortor me të gjitha komponentet përcjellëse dhe vizitat e panumërta ngushëlluese dhe inkurrajuese, konform traditave më pozitive shqiptare.

I.Saliu-H.Shabani-R.Abazi-I.Piashukku

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: In Memoriam, Sulejman Ramadani

BAN APPEALS TO’ ALL SIDES TO SUPPORT UN CHEMICAL WEAPONS TEAM IN SYRIA

August 28, 2013 by dgreca

Secretary-General Ban Ki-moon (left) meets with the Director-General of the Organization for the Prohibition of Chemical Weapon (OPCW) Ahmet Üzümcü in The Hague. Photo: OPCW/

28 August 2013 – With Secretary-General Ban Ki-moon and other United Nations officials urging continued cooperation, the UN team investigating alleged use of chemical weapons in Syria was today able to visit several locations in the suburbs of Damascus, including impact sites, where it collected additional information and samples. According to a spokesperson for UN Secretary-General Ban Ki-moon, the team led by Swedish scientist Dr. Åke Sellström, was able to carry out its work without incident following a pause in the investigation yesterday, when its convoy was attacked by snipers while heading to the Damascus suburb of Ghouta, where chemical weapons were allegedly used on 21 August.

“The Secretary-General appeals to all sides to allow the Mission to continue its important work,” the spokesperson said, adding that the evidence collected on-site by the team “is crucial for its unique ability to establish the facts of the matter in an impartial and fact-based manner.”

Earlier, the Secretary-General and the head of the Organization for the Prohibition of Chemical Weapon (OPCW) called on all parties in Syria to extend their full cooperation to the team of United Nations inspectors probing the possible use of chemical weapons.

The inspection team includes staff from the OPCW, which works in cooperation with the UN, along with colleagues from the UN World Health Organization (WHO).

Meeting at its headquarters in The Hague, Mr. Ban and OPCW Director-General Ahmet Üzümcü took serious note of the attack on the UN convoy en route to an inspection site, and stressed that such incidents must not be allowed to happen again.

The UN is registering a strong complaint with the Government and opposition authorities about the incident.

“The work of the UN investigation team represents an impartial and objective means to establish the facts on the allegations of use in Syria,” Mr. Ban and Mr. Üzümcü noted according to a UN spokesperson.

They urged that the inspectors’ work be treated as “inviolable and all cooperation must be extended to the Mission that includes avoidance of hostilities by all parties.”

The team is spending up to 14 days, with a possible extension, probing the alleged use of chemical weapons by the Government at Khan al-Asal, as well as other allegations reported by Member States.

Mr. Ban has said that any use of chemical weapons by anyone under any circumstances is a serious violation of international law.

The OPCW, with 189 Member States, is the implementing body of the Chemical Weapons Convention (CWC), which entered into force in 1997. Among its goals, the Convention aims to destroy all existing chemical weapons under international verification, and to assist and protect Member States from chemical weapons threats.

 

Filed Under: Featured Tagged With: apeals, Ban Ki-Mun, UN

OKB, bisedime mbi rezolutën për Sirinë

August 28, 2013 by dgreca

Diplomatët në Kombet e Bashkuara filluan sot bisedimet mbi një rezolutë të propozuar nga Britania për të dënuar sulmin kimik që thuhet se ndërmori qeveria siriane kundër civilëve.
Të dërguarit nga SHBA, Franca, Rusia, Kina dhe Britania debatuan rreth projekt-rezolutës, e cila kërkon “masa të nevojshme për të mbrojtur civilët” në Siri nga armët kimike.
Propozimi është pjesë e një përpjekjeje diplomatike ndërkombëtare nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe fuqive perëndimore përpara një veprimi të mundshëm ushtarak kundër presidentit Bashar al-Assad.
Nuk pati komente lidhur me propozimin pas përfundimit të takimit. Ndërkohë, sipas të dërguarit të posaçëm të OKB-së, provat tregojnë se Siria ka përdorur substanca kimike, gjë që qeveria siriane e mohon.
I dërguari i posaçëm, Lakhdar Brahimi, tha sot se në sulmin e 21 gushtit në Siri, ku mbetën të vrarë disa qindra njerëz, janë përdorur “substanca kimike” të këtij apo atij lloji.
“Duket se është përdorur njëfarë lënde kimike që vrau shumë njerëz, disa qindra, sigurisht më shumë se njëqind. Disa thonë treqind, të tjerë gjashtëqind. Ndoshta janë njëmijë dhe më shumë se aq. Kjo natyrisht është e papranueshme, është skandaloze,” tha zoti Brahimi.
Zoti Brahimi tha megjithatë se çdo goditje e mundshme ushtarake në Siri në shenjë kundërpërgjigjeje duhet të ketë miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ai i bëri komentet gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.
Një ekip inspektimi i Kombeve të Bashkuara është duke hetuar sulmin me gaz që thuhet se u ndërmor një javë më parë afër Damaskut, ngjarje që ka çuar në thirrje për veprime ushtarake kundër Presidentit sirian Bashar al-Asad.
Por zoti Brahimi theksoi se komuniteti ndërkombëtar është ende në kërkim të zgjidhjes së krizës përmes kanaleve diplomatike.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të “gjejë një qëndrim të përbashkët” lidhur me gjendjen në Siri. Ai tha se ekipit të OKB-së në Siri i duhet kohë për të bërë punën e tij. Zoti Ban tha në një fjalim sot në Hagë se shkallëzimi i gjendjes në Siri ka shkaktuar “viktima të tmerrshme” dhe ka prodhuar imazhe të tilla që nuk janë parë në botë gjatë këtij shekulli.
Ai kritikoi ashpër përdorimin e armëve kimike, duke thënë se çdo veprim i tillë, në çdo kohë e në çdo rrethanë, do të përfaqësonte “një shkelje kriminale të së drejtës ndërkombëtare.”
Ndërkohë që shtohen zërat rreth një kundërpërgjigjeje të mundshme ushtarake perëndimore ndaj Sirisë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka paralajmëruar se një ndërhyrje e huaj ushtarake do të destabilizonte vendin dhe rajonin.(Kortezi: VOA)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: bisediem per Sirine, OKB

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 80
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT