• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

BERATI APO BELIGRADI- CILI EMER ESHTE ME I VJETER?

December 23, 2013 by dgreca

Rubrika e Diellit: Tingellime vendemrash Ilire/

 Nga NELSON ÇABEJ/

 Është pranuar përgjithësisht se emri i Beratit ka dalë nga emri Belgrad që i vuri këtij qyteti administrate bullgare dikur në shekujt IX-XI dhe ka vazhduar të dalë në burimet bizantine dhe turke deri në fillim tw shekullit XX. Le ta themi që në fillim: prejardhja e vëndemrit Berat nga Belgrad është një hamëndje, sado evidente, që ende nuk është vërtetuar e madje është vështirë të vërtetohet sepse ajo kërkon shndërrimin e -gr- në -r-, që është i vwshtirw, nw mos i pamundur, në shqip. Në dy raste analoge që njohim, në vëndemrat Bozhigrad (del Bushigrad te Leake1) dhe Pogradec (Pogradaş te Evlia Çelepia) ai grup është ruajtur.

Por edhe sikur hamëndja e mësipërme të qëndrojë, ajo nuk na ndihmon  të gjejmë si quhej Berati për rreth 15 shekuj që nga koha kur u themelua  (shekulli VI p.e.s.) deri në kohën kur trojet shqiptare ranë nën sundimin bullgar të  shekujve IX-XI, kur mendohet se ai mund të jetë ripagëzuar si Belgrad.

Historianët dhe arkeologët e kanë identifikuar Beratin  me një qytet që në burimet e lashtësisë klasike del me emrin Antipatrea, qytet të cilin S. Bizantini nuk e përmënd fare edhe pse Tit Livi (59 p.e.s. – 17) flet për një qytet të fortifikuar në një grykë të ngushtë, të quajtur Antipatrea, të cilin studiuesit shqiptarë dhe të huaj e kanë identifikuar me Beratin e sotëm1. Thuhet se këtë emwr qytetit ia vuri Kasandri, udhëheqësi ushtarak i Maqedonisë, nga fundi i shekullit IV për nder të atit të tij, Antipatrit, themeluesit të dinastisë Antipatride. Por si quhej ky qytet më parë?

Emri Antipatrea, i përkthyer, do të thotë kundrejt ose përballë Patrea-s. Në burimet e lashta nuk përmëndet ndonjë qytet me emrin Patrea dhe i vetmi emër që afrohet me këtë është emri qytetit Parthus, që përmëndet nga Polibi dhe Tit Livi. Polibi njofton se romakët i lanë Pleuratit Liknidin (Ohrin e sotëm) dhe Parthusin, që kishin qënë nën sundimin maqedon2. Këtë njoftim e gjejmë edhe te Tit Livi, i cili shton edhe se të dy ata ishin qytete ilirë3. Plini përmënd një qytet Parthia, emër të cilin Malte Brun e lidh me fjalën shqipe ‘(i, e) bardhë’ dhe mendon se Ptolemeu mund ta ketë përkthyer këtë emër në Albanopolis ‘qytet i bardhë’4, që mendohet të ketë qënë kryeqendër e fisit ilir të albanëve. Edhe Stefan Bizantini në shekullin VI përmënd një qytet ilir të quajtur Parthos, të cilin ai e ka gjetur te Kronika e Apollodorit  e shekullit II p.e.s. si  qytet i fisit Parthenus5.

Në Komentarin e De Bello Civili kur përshkruhet fushata e Jul Cezarit kundër Pompeut, gjithashtu flitet për një qytet të parthinëve, Parthinorum oppidum: “Kur Cezari, mori lajmin se Pompeu ishte në Asparag, ai u nis në atë drejtim me ushtërinë dhe duke kapur gjatë marshimit kryeqyetin e Partinëve, që mbrohej nga një garnizon i Pompeit, e arriti Pompeun në ditën e tretë në Maqedoni”6.

Në burimet bizantine të mesjetës së hershme qyteti ilir del me emrin e letrarizuar Pulkeriopolis, që në latinisht do të thotë ‘qytet i bukur’7 dhe më vonë me emrin sllavisht Belgrad, që, sipas sllavistit të mirënjohur çek, Pavel J. Šafařik (1795–1861), do të thotë “kështjellë e bardhë ose e bukur” dhe “nuk është tjetër veç përkthim literal i emrit të mëparshëm bizantin Pulkeriopolis”8. Ideja se emri i qytetit vjen nga emri i Pulcheria’s, motrës së perandorit bizantin me prejardhje spanjolle, Theodosi II (401-450), nuk është e bazuar në ndonjë burim primar. Fakti që Stefan Bizantini në shekullin VI nuk e përmënd fare këtë qytet të rëndësishëm mund të tregojë se qytetit ky emër i ri i është vënë pas shekullit VI, çka do të ishtë një argument tjetër kunder  idesë se ky emër mund t’i jetë vënë qytetit për nder të motrës së perandorit më tepër se një shekull pas vdekjes së tij.

Mendohet se gjatë kohës së sundimit bullgar, në shekujt IX-XI, qytetit ia ndërruan emrin letrar-administrativ nga Pulkeriopolis (Πουλχεριούπολις) në Belgrad, por akoma në shekullin X, nën sundimin e perandorit bizantin, Konstantinit të Shtatë Porfirogeneti (905-959), ky qytet del nën jurisdiksionin e temës së Epirit të Ri me emrin Πουλχεριούπολις, krahas qyteteve të tjerë të temës së Epirit të Ri si Durrësi, Skampa, Apollonia, Ballshi, Vlora, Amantia dhe Ohri9.

Në lashtësi në rajonin rreth Beratit banonin fiset ilire të partinëve (Παρθῖνοι) ose partenatëve (Παρθεηνᾶται) dhe të dasaretëve. Në perëndim partinët kufizoheshin me taualantët kurse në lindje me desaretët10,11, të cilët shtriheshin në rrjedhjen e sipërme të Osumit deri në kufirin perëndimor të Maqedonisë12. Nga këto të dhëna duket se rajoni i Beratit në lashtësi banohej nga fisi i partinëve.

Emri etnik partinët, si dhe çdo emër etnik ilir, ka pasur një kuptim e ka një prejardhje. Në çdo përpjekje për të gjetur prejardhjen e emrave të fiseve ilire duhen mbajtur parasysh edhe veçoritë e shkrimit të emrave ilirë në greqisht dhe latinisht. Në rastin e emrit të fisit partinë duhet mbajtur parasysh se nganjëherë fjalët ilire që fillojnë me b në greqisht transpriptohen me p.  Në qoftë kështu edhe në rastin e emrit etnik të partinëve (partinatëve), atëhere origjinali ilir i emrit të fisit do të ishte *Barthini. Kjo fjalë përmban rrënjën barth, e cila çuditërisht është e njëjtë me fjaln e konstruktuar lilire  *barth, ‘i,e bardhë’, që gjejmë në fjalorin e indoeuropianishtes të Pokornit, e cila rrjedh nga rrënja indoeuropiane  *bherǝĝ-, bhrēĝ- “shkëlqen, i bardhë”13. Kjo  fjalë *barth të kujton menjëherë emrin e një qyteti të lashtë, ende të paidentifikuar Baretion, që del te Stefan Bizantini, i cili thotë se e ka gjetur atë te libri i 52të i Theopompit. S. Bizantini jep vetëm këtë njoftim të shkurtër: “Baretion, një vënd në drejtim të Adriatikut, siç shkruan Theopompi në librin e pesëdhjetedytë. Fisi quhet Baretinos ose Brentesinos.”14. Të vihet re se autori thotë në drejtim të (πρὸς) dhe në përkthimin latin afër (prope)15 Adriatikut dhe jo në Adriatik, që mund të interpretohet si qytet jobregdetar. Nga  fjala e rikonstruktuar ilire *barth (Pokorny) mund të dilte regullisht emri Baretion, me prapashtesën -ion, që është tipike për formimin e emrave të qyteteve në Iliri. Megjithatë, ky argumentim gjuhësor, kjo lidhje prejardhjeje midis fjalës ilire *barth, emrit të fisit partinët dhe emrit të qytetit Baretion është sigurisht e pamjaftueshme për të arritur  një përfundim të sigurtë, sepse Stefan Bizantini jep edhe një qytet Parthos si qendër e fisit ilir të partinëve. Në të mirë të identifikimit të Beratit me Baretion-in e Teopompit flet edhe fakti që thuajse 10 shekuj më vonë, në shekullin VI, Prokopi i Cezaresë, në listën e kështjellave që rindërtoi Justiniani në shekullin VI, përmënd qytetin Paretion (Παρέτιον)16, që është i njëjtë po të mirret parasysh prirja e greqishtes për  alternimin b-p.

Në burimet e mesjetës së mesme dhe të vonë e madje deri në shekullin XX emri i qytetit vazhdon të dalë Belgrad ndonëse është dokumentuar se vëndasit e kanë përdorur emrin Berat, të paktën që nga shekulli  XVII. Nga mesi i shekullit XVII, historiani turk Evlia Çelepi (1611 – 1682),  që vizitoi këtë qytet, e shënon emrin e qytetit në formën e sotme shqip Berat dhe vetëm brënda kllapave shënon variantin Belgradi shqiptar (Arnavutluk Belgradı)17. Nga fundi i atij shekulli emrin shqip të qytetit e zgjodhi si emër letrar poeti Nezim Berati (1680-1760), i cili i këndoi Beratit dhe thoshte se vatani i tij është Berati18. Emrin e qytetit e gjejmë edhe si mbiemër të murgut Kostë Berati në shekujt XVIII –XIX. Në shekullin XIX studiuesi britanik W.M. Leake e jep emrin e Beratit si sinonim të Belgradit19 , kurse në 1843 emri Berat del edhe lidhur me marrjen në vitin 1809 nga Ali Pasha Tepelena të këtij qyteti, që deri në atë kohë i takonte  sanxhakut të Vlorës20.

Kështu ne kemi në dorë një fakt që nuk mund të nënvlerësohet. Në qoftë se të paktën për tre shekuj me radhë historianët dhe burimet e tjera dokumentare vazhdojnë ta quajnë Belgrad qytetin që vëndasit e quajnë Berat unë nuk shoh ndonjë arsye përse nuk mund të ketë ndodhur kështu edhe në shekujt e mëparshëm, d.m.th. që emri Berat mund të jetë përdorur pa ndërprerje nga banorët vëndas që nga lashtësia. Vëndemrat grek, latin dhe bullgar, pwrkatwsisht, Antipatrea, Pulcheriopolis dhe Bel(e)grad, mund të kenë qënë terma letrarë (eksonime), që kanë gjetur përdorim vetëm në dokumentacionet zyrtare me të cilat punonin historiografët e huaj, sepse të gjithë ata emra joilirë nuk u shkruan nga vëndas. Dhe, në të vërtëtë, është vështirë të besohet se brenda 15 shekujve të fundit banorët e këtij qyteti kanë përdorur 4 emra të ndryshëm për qytetin e tyre.

Për të dalë nga kjo vështirësi  unë parashtroj këtu se emri Berat i këtij qyteti mund të jetë forma e evoluar e emrit të lashtë ilir (Baretion i Stefan Bizantinit ose një variant tjetër) të qytetit, që mund të jetë ruajtur në të folurën e popullit dhe mbijetoi deri në ditët tona, duke evoluar  në bazë të ligjeve fonetike të shqipes, ndërkohë që format e mëvonëshmë letrare dhe administrative zëvëndësuan njera tjetrën dhe humbën.

Kundër dyshimeve që mund të ngjallë ideja ekzistencës paralele kaq të gjatë të formave të huaja (ekzonimeve) dhe të formës vëndase të vëndemrit (endonimit) Berat, flasin shëmbuj të shumtë të ekzistencës paralele të endonimeve që përdoren nga vëndësit dhe eksonimeve që përdoren nga bota dhe historiografët e huaj (Gjermani për Deutschland, Finland për Suomi, Hungary për Magyar, Greqi për Hellas, etj. etj.)

Gjatë tërë shekullit XIX shumica e studiuesve që kanë shëtitur dhe njohur nga  afër Shqipërinë dhe Beratin, ndonëse përmëndin emrin Belgradit vetëm, ose krahas emrit Berat, lumin që kalon pranë tij përgjithësisht e quajnë Beratino kurse Ami Boué e shënon atë thjesht “ Lumi ose  Lumi i Beratit”21. Në vitin 1805 Pouqueville thotë se lumi i lashtësisë Apsus quhet Beratino “Apsus is called Beratino”22 e po kështu Urquhart23, Leake24, Hani25, Tozer26, Bevan  e Smith27, Mēliopoulos28 dhe Ami Boué29.  Ami Boué, Leake dhe Hahn e japin emrin  e lumit  Beratino edhe si sinonim të Osumit (Uzum). Nuk dimë që Apsusi (Osumi) të jetë quajtur ndonjëherë lumi i Belgradit.

Vetë paqëndrueshmëria dhe zëvëndësimi i njëpasnjëshem i emrave Antipatrea, Pulkeriopolis dhe Bel(e)grad duket sikur provon se të treja ato kanë qënë emërtime letrare-administrative, që janë përdorur përkatësisht në kohën e sundimeve  romake, bullgare, bizantine dhe turke. Të gjitha këto të shtyjnë të mendosh se në tërë  këto periudha të sundimeve të huaja në Shqipëri administratet përkatëse ka përdorur njeri pas tjetrit emërtimet Antipatrea, Pulkeriopol dhe Bel(e)grad ndërkohë që emdi i lashtë Baretion ka vazhduar  të ruhet në gjuhën e popullit duke ardhur deri në ditët tona  në formën Berat.

Fakti që  bejtexhiu i parë shqiptar Nezim Berati nga zgjodhi si mbiemër emrin e vëndlindjes së tij dhe i ka kënduar Beratit tregon se  ky emër është përdorur të poaktën që nga shekuli XVII. Në shekullin XVIII aty ka jetuar edhe  murgu Kostë Berati (1745-1825). Kur kujtojmë se paralel me këtë emër në burimet e shkruara deri në fillim të shekullit XX del edhe emri Belgrad, mëndja të shkon menjëherë se kjo ekzistencë paralele e një emri letrar-administrativ dhe një emri  në të folurën popullore mund të jetë e lashtë. Mund të mendohet se një formë e lashtë e emrit Berat (Baretion oas Parta/Barta) mund të ketë pasjetuar format e njëpasnjëshme letrare administrative AntiPatrea, Pulkeriopolis dhe Beligrad. Ndënë sipërfaqen e emërtimeve të huaja ka vazhduar të rrjedhë emri i lashtë ilir i  qytetit për të dalë në mënyrë simbolike si mbijetues dhe pasjetues i tërë atyre emërtimeve të huaja.

 

Referimet

 

1. Titus Livius (Livy), The History of Rome, Libri XXXI, 27.

2. Polybius Histories, 18, 47

3. Titus Livius Histories, Libri 33, 34: “pleurato Lychnidus et Parthini dati; Illyriorum utraque gens sub dicione Philippi fuerant”.

4. Malte-Brun, C. (1829).  Universal Geography: Or A Description of All Parts of the World …, vol. 4, Philadelphia, 1829, f. 105.

5. Stephanus of Byzantium, Stephanus de Urbibus. Que Primus Thomas de Pinedo, 1725.

6. C. J. Caesar, Julius Caesar’s War Commentaries De bello civili (Civil Ëars): Book 3, 41. Harper & Brothers: Neë York, 1869:  “As soon as Caesar heard that Pompey was at Asparagium, he set out for that place with his army, and having taken the capital of the Parthinians on his march, where there was a garrison of Pompey’s”.

7. Elsie, R. (2010). Historical Dictionary of Albania. The Scarecrow Press, Inc., f. 46.

8. Tozer, H.F. (1869) (rishtypur në 2013), Researches in the Highlands of Turkey: Including Visits to Mounts Ida, Athos … II, Forgotten Books, f. 221.

9. Corpus Scriptorium Historiae Byzantinae. Constantinus Porphyrogenitus, III. Ed. B.G. Niebuhr, Weber, Bonn, 1840,  f. 393.

10. Cabanes, P. (2008). Greek Colonisation in the Adriatic. Në Greek Colonisation – An account of Greek colonies and other settlements poverseas II, Red. G.R. Tsetskhladze, Brill, Leiden-Boston. f. 155-185 (173).

11. Cabanes, P. (2013). Parthini. Brill’s New Pauly. Antiquity volumes Red. H. Cancik dhe H. Schneider. Brill Online, 2013. Reference. 17 September 2013 http://ëëë.encquran.brill.nl/entries/brill-s-neë-pauly/parthini-e909150).

12. Šašel Kos, M.. Dassaretia. Brill’s New Pauly. Antiquity Volumes. Red.  H. Cancik dhe  H. Schneider. Brill Online17 September 2013

<http://referenceworks.brillonline.com/entries/brill-s-neë-pauly/dassaretia-e311520>)

13. Pokorny J. (1959). Indogermanisches etymologisches Wörterbuch. Francke, Bern, 1959-1969.

14. Stephani Byzantii Ethnicorvm quae svpersvnt. Red. A. Meineke, Reimer, Berlin (1849).

15. Stephanus of Byzantium, Stephanus de Urbibus. Que Primus Thomas de Pinedo, 1725.

16. Procopius De Aedificiis, Libri IV, 4.

17. Evliya Çelebi ile Beraber Rumeli Gezisi Internet: http://www.balkanpazar.org/rumeli_evliyacelebi.asp më  10 tetor, 2013.

18. Nezim Berati, mendimtar dhe poet mistik. Internet 8.18.2013: http://orientalizmi.wordpress.com/category/poezi-shqipe/

19. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece, I.  J. Rodwell, New Bond Street, London, f. 49.

20. The Biographical Dictionary of the Society for the Diffusion of Useful Knowledge, Volume 2, Issue 1, Longman, Brown, London, f. 14518.

21. Ami Boué (1854). Recueil d’itineraires dans la Turquie d’Europe II, Vienne, f. 26.

22. Pouqueville, F. (1820). Travels in Epirus, Albania, Macedonia, and Thessaly. R. Phillips, London, f. 21.

23. Urquhart, D. (1838). The Spirit of the East: Illustrated in a Journal of Travels Through Roumeli During an Eventful Period II, H. Colburn, London, f. 304.

24. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece I, J. Rodwell, London, f. 363.

“Beratino or Uzumi”

25. von Hahn, J.G. (1854). Albanesische Studien,  F. Mauko,  Jena, f. 10: “der aus der Vereinigung der in der Centralkette entspringenden Fliisse Dewol (Eordaicus) und Uzum oder Beratino (Apsus?)”; edhe f. 56.

26. Tozer, H.F.(1869). Vep. përm.  f. 218.

27. Bevan, W. L., Smith, W. (1875). The Student’s Manual of Ancient Geography. John Murray, London, f. 674.

28. Mēliopoulos, I.P. (1894). Lexikon tourkoellēnikon: meta procheirou geōgraphikou lexikou. Constantinopol, f. 839.

29. Ami Boué (1854). Vep. përm. f. 31

Filed Under: Kulture Tagged With: Berati apo beligradi, cili emer eshte me i vjeter

ORGANIZATAT EKSTREMISTE SERBE NE KOSOVE

December 23, 2013 by dgreca

Vlerësim për librin “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”/

Nga Dr. Mark  NDRECA (kandidat)/

Sapo e mora në dorë librin “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, të autores Fetnete Ramosaj, e lexova pa ju nda e me një frymë…, dhe kjo ndodhi së paku për dy arsye:

Së pari, për vlerësimin e “hipotekuar” për autoren, e cila gjithherë shquhet për stilin e saj realist dhe përcjelljen e drejtpërdrejtë dhe PA APOLOGJI të fakteve, sado tronditëse qofshin ato.

Së dyti, për topic-un shumë interesant të përzgjedhur prej autores Ramosaj, ku fjalëkyçi bazë është EKSTREMIZMI. Siç dihet, në ditët tona, veprimtaritë e strukturuara ekstremiste, për shkak të profilit të tyre kërcënues në fushën e sigurisë dhe pavarësisht ideologjive motivuese; etno-nacionaliste, politike apo religjioze, apo formatit e “mbulesave” të paraqitjes, janë dhe do të mbeten preokupacione të dorës së parë në shoqëritë demokratike kudo në botë.

Besoj, se edhe ky element ka qenë një shtysë e fuqishme, për studiuesen Fetnete Ramosaj që ta paraqesë këtë botim shumë interesant dhe të vlefshëm jo vetëm për lexuesit e thjeshtë, por edhe për profesionistët dhe ekspertët e fushës së sigurisë.

Autorja ia ka dalë që në librin e saj “Organizatat ekstremiste serbe në Kosovë”, të ndërtojë një strukturë të qartë e solide duke sinkronizuar mjeshtërisht e në mënyrë analitike tre komponentë bazikë:

dokumentet historike, arkivore.

informacionin e përditësuar faktik të mbledhur drejtpërsëdrejti nga terreni;

opinionet dhe rekomandimet e ekspertizës lidhur me specifikat e ekstremizmit serb.

Ne jetojmë në një rajon me shumë diversitete për shkak të historisë së origjinës dhe prejardhjeve etnike të popujve përbërës, traditave, historisë së përjetuar; të shkuarës problematike me kriza dhe konflikte të brendshme, shpesh herë të dhunshme e të motivuar nga shkaqe dhe interesa të ndryshme. Ky back-graund historik i rajonit tonë, dëshmon më së shumti për dy kategori konfliktesh prezente: konfliktet brenda sllave dhe konfliktet sllavo-shqiptare; ose përcaktuar ndryshe, si dimensioni shqiptar i konflikteve në Ballkan, për të cilin tashmë, trevat tona e në veçanti Kosova, i kanë akoma plagët e hapura.

Ndaj nuk ka se si, që këto përjetime konfliktuale, të mos kenë lënë gjurmë të thella në marrëdhëniet e brendshme ndërmjet popujve dhe shteteve të rajonit. Andaj në këtë kontekst konfliktual, ka spikatur veprimtaria e organizatave ekstremiste serbe, e cila ka gjetur hapësirat e saj për t’u gjalluar – intensive, e organizuar, e strukturuar, e mirëfinancuar; me mision dhe objektiva të përcaktuara.

Tipar i qenësishëm në veprimtarinë shumëvjeçare të organizatave ekstremiste serbe në Kosovë, rezulton motivimi dhe mbështetja e gjithanshme financiare e logjistike nga ana e segmenteve politiko-shtetërore në Beograd.

Ashtu siç është dëshmuar dhe siç konfirmohet edhe prej studiuesve të huaj:

“Përdorimi i konspiracioneve dhe i organizatave sekrete, përdorimi i terrorizmit politik kundër qeverive në fuqi, apo prej këtyre të fundit, si mjete për fitimin e pushtetit, të ruajtjes, ose të përforcimit të tij, kanë rrënjë të thella në Serbi…” (Shiko: “Dokumente Historike mbi një ideologji serbe”, fq. 101. Autorë: Grmek, Gjidara e Shimak.)

Në këtë linjë kontekstuale, mendoj se duhet ruajtur përceptimi ynë sot për këtë qasje të vjetër serbe, e cila ka qenë dhe mbetet prezente në forma të ndryshme përmes organizatave të shumëllojshme ekstremiste me veprimtari në Kosovë e më gjerë. Prandaj, libri që kemi në dorë, na jep një ndihmesë të madhe në këtë drejtim.

Në faqet e këtij libri, ne gjejmë të provuar, se si veprimtaria e organizatave ekstremiste serbe në Kosovë, është e ngritur mbi traditën historike duke iu përshtatur linjave të spikatura të ekstremizmit global, motivuar kryesisht nga ideologjitë ekstreme etno-nacionaliste. Për më tepër, kur ekstremistët tradicionalistë tashmë e kanë pushtetin në Serbi.

Prania e strukturave ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë ka pasur impaktet e saj në drejtim të limitimit të hapësirave dhe të kufizimit të protagonizmit sfidues të veprimtarisë ekstremiste serbe, mirëpo përderisa mbështetja ndaj tyre e ka bazamentin tek strukturat politiko-shtetërore në Beograd, problemi do të vijojë të mbetet i komplikuar edhe në terma kohore më afatgjata.

Duke lexuar këtë libër, të krijohet përshtypja se Fetnete Ramosaj, ‘tërheq vëmendjen” dhe “dërgon një mesazh” edhe për strukturat e institucionet e sigurisë së Kosovës dhe jo vetëm, që të shfaqin ndjesitë e tyre reaguese e parandaluese përballë sfidave të ekstremizmit të nesërm, shprehur së pari, kah bashkëpunimi i mundshëm ndërmjet organizatave ekstremiste të motivuara nga ideologjitë ekstreme etno-nacionaliste, me organizatat ekstremiste të motivuara nga ideologjitë ekstreme religjioze. Dhe së dyti kah bashkëpunimi i mundshëm dhe jeta simbiotike ndërmjet organizatave ekstremiste etno-nacionaliste e religjioze me grupet e krimit të organizuar.

Në këtë kontekst, gjykoj, se asnjë Strategji kundër veprimtarive ekstremiste e antikushtetuese të organizatave e grupimeve të ndryshme klandestine nuk mund të ndërtohet pa njohur në detaje: të shkuarën e tyre, të sotmen dhe veprimtarinë perspektive të synuar prej këtyre organizatave… Ndaj ky libër na e jep këtë mundësi, duke na ofruar me shumë njohuri e informacion analitik për taktikat, format, dhe metodat që kanë përdorur e përdorin organizatat ekstremiste serbe kundër Kosovës dhe më gjerë.

Në përfundim, unë dëshiroj që ta falënderoj edhe njëherë autoren Fetnete Ramosaj dhe të shpreh një vlerësim të veçantë për kurajon, guximin dhe kontributin e saj shkencor e atdhetar.

Filed Under: Kulture Tagged With: Fetnete Ramosaj, Mark Ndreca, Organizatat ekstremiste, Serbe ne Kosove

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova…!

December 23, 2013 by dgreca

Shkruan: Fahri XHARRA/

“Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi” ( “Politika” , Beograd, 6 Prill 1913)/

Milošević:Hoću topove iznad Đakovice!/

(Millosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë )/

Shkoi Manastiri! Dibra edhe Gjakova !…/

Vendet ma t’ mirat ne na i mori shkjau,/
E, shk’ asht ma zi, në vlla me vlla na dau! (Gjergj Fishta)…./

Principata e Serbisë , deri më vitin 1844 nuk e ka pasur asnjë plan të përpunuar për poltikën e jashtme dhe vetëm me  ardhjen e Ilija Garashaninit (1812.- 1874.) në postin e ministrit të punëve të mbrendshme(23.11.1843)  u përcaktuan ato. Në bazë të ideve të Adam Czartoryskog, (udhëheqës i krahut konzervativ politik të Polonisë ) të shprehura në “Conseils sur la conduite à suivre par la Serbie”  dhe ““Plan za slovensku politiku Srbije” e  Frana Zach-ut në të cilën ishin dhënë idetë e konceptit të diplomacisë franceze për “Çështjen e Lindjes”, Ilija Garashanini e themeloi “Naçertanjen-Programin Serb të politikës së jashtme “ , një program i cili vazhdon të zbatohet  në mënyrë të vet edhe në ditët e sotit.Pardigma themelore e atij programi ishte dhe është  “ e drejta historike e bazuar në traditën e shtetit mesjetar serb “ (Zef Mirdita)

Duke u nisur nga planet e këtij programi (“Nacertanija”) , në vitin 1849 u aprovua ,Statuti i propagandes poltike të Serbisë , i cili duhej që ” në tokat sllave dhe turke “ sipas tëcilave  ishin Bosna dhe Hercegovina ; Mali i Zi, Serbija e Jugut , sanxhaku i Novi Pazarit , Shqipëria Veriore , Bullgaria Jugperendimore (Fyromi ) ,Dalmacia e bëjnë një tërësi të pandarë me prejardhje njëfisnore (pra serbe.fxh)

Milosheviqi : I dua topat e luftës mbi Gjakovë (POKRŠTAVANJE ALBANACA KRSTOM I MAČEM)

“Vesnik Srpske Crkve”    për Mars-Prill 1913 ,në artikullin “ Në folenë e vet” shkruan për kryqimin e shqiptarëve në Gjakovë.: “ Sot Gjakova e përjetoi një një ngjarje të rrallë jo të zakonshme … i pamë që katunde të tëra të albanizuare dhe të shndërruara në katolik erdhën në Gjakovë që të kalojnë në fenë ortodokse    . Para kapitanisë malazeze populli ishte mbledhur. Ishin mbi 600 vetë . G. Plamenac pyetke  ( me damgogjinë sllave fxh): A jeni duke e ndërruar fenë me vetëdëshirë? A mos iu dha  kush zor?  A mos po i frigoheni kujt?   . dhe pastaj Andrija Mihajloviq përgjigjet:  Askush nuk na  urdhëruar. po shkojmë vetë në folenë tonë , sepse  duam që edhe me fe të jemi me vëllez’rit tonë çlirimtar”.  “ Rrezikun më të madh për KishënOrtodokse Serbe, e kjo do të thotë edhe për popullin serb, e paraqet Kisha Katolike në kufijtë tanë të rinj.Ndarja e Shqipërisë(fxh) Ky do të jetë një demon i cili nuk do të na lë të qetë dhe i cili në vazhdimësi do të jetë barrë edhepër shtetin edhe për popullin.Katolicizmi në këto anë është zgjëruar relativisht dhe, ç‘është më e keqja, është përhapur dhe ka lëshuar rrënjë… Të rralla janë vendbanimet në krahinat e reja ku katolicizmi nuk e ka kapur ndonjë shpirt serb (!) dhe nuk ka fituar ithtarë.” Priftëria katolike shqiptare dhe besimtarët e tyre janë fajtorë, sipas popit Bojoviq, për të gjitha mossukseset serbe “(“Vesnik Srpske Crkve”). Politika e Car Dushanit !

Hocu topove iznad Djakovice!….  Duke e “vendosur rendin e ri” në Gjakovë forcat serbo-malazeze bënin tmerr . Gazeta “ Politika” e dates 6.Prill 1913 me titullin .” Nëpër Gjakovë” dhe nëntitullin ” Qerdhja  e shkatërruar  e banditëve kryengritës”  shkruan:”  Duke i shikuar nga jashtë Gjakova duket si një grumbull i shatorrëve të djegur …. Gjakova me shekuj ishte e pa arrijtshme për tërë botën tjetër. Qerdhëja e egërsisë arnaute  i ka pranuar në rrethin e saj vetëm ataqë ishin në lidhje familjare më banorët kryengritës dhe banditët arnaut të Gjakovës. Të gjitha përpjekjet turke ,me shekuj ishin të kota në mbizotërimin e Gjakovës…Dhe tani  , çdo gjë ndërroi . Në Gjakovë dhe rrethinën e saj po rrjedhë jata normalisht. Në Gjakovë ,ku me shekuj të krishterët (ortdoks fxh) kanë qenë të vrarë u gdhinë  me një shpirtë të ri dhe e filluan jetën e re. Gjysma e Gjakovës është malazeze dhe  gjysma tjetër është serbe ( ndarja te lumi Krena fxh) “

Çfarë raportonte gazetari danez ,nga frontet e luftës pushtuese të serbëve në tetor – nëntaor 1912 ?Raportonte për njerzë të varur nëpër pemë, për ushtarë që ndjeni kënaqësi për vrasje arnautësh dhe masakra të ushtrisë serbe në Shkup ,Prizren , Vranjë dhe Gjakovë.( gazeta daneze “Riget” , Fritz Magnussen 1912)… Me javë të tëra paqja  në Europë u var me fatin  e Pejës ,Prizrenit ,Dibrës e veçanërisht Gjakovës. :me caktimin e këtyre qyteteve për Serbinë, natyrisht që egzistenca për banorët e Shqipërisë Veriore bëhej e pamundur  ekonomikisht dhe jeta e kësaj zone historikisht ishte e mvarur  ngushtë sidomos me Gjakovën.(po aty)

Kurse   nga mbledhja e  35 -të e Keshillit Suprem të Luftës së Serbisë  të mbajtur me 13.04.1995, janë zbardhur shënimet stenografike nga e-novine  , të cilat ishin të ruajtura si Top Secret! Nga këto stenograme unë e morra atë që fliste për  përgatitjet për luftën  e ardhshme  në Kosovë(1998). Në mbledhje ishin të pranishëm Zoran Lilić , kryetar i Jugosllavisë, Slobodan Milošević , kryetar i Serbisë; iMomir Bulatović, kryetar i Malit të Zi ; dr Radoje Kontić, kryetar i qeverisë federative; ; Pavle Bulatović, ministër federativ i mbrojtjes: Momčilo Perišić, shef i gjeneral shtabit të Ushtrisë së Jugosllavisë :

Ndër pikat më të rëndësishme të të kësaj mbledhjeje për shkrimin e sotëm e zgjodha fjalën e Millosheviqit: : ” Ja për shembull , qyteti më i bukur që është në Kosovë është Gjakova, në të cilin ”shiptarski separatisti ” (separatistët shqiptar) kanë investuar më së shumti para- aty ishte Grupa e Gjakovës , kjo është Gjakova (tamo je bila Đakovička grupa, to je Đakovica) ;  Në Kosovë nuk ka qytet  më të bukur , më të pasur e më të rregulluar se Gjakova . ( Çfarë urrejtje dhe dëshirë për shkatërrim përfundimtar të një qyteti)
Momčilo Perišić :Në vendin më të bukur , pak në një tatpjetë është një ish -kazermë ushtarake e cila tani është e lënë pas dore . Aty duhet të përqëndrohet ndonjë njësi e motorizuar, e cila nesër duhet  të dij të reagon në atë pasuri atje., dhe që ata duhet të dijnë se aty ka ushtri. ( Në kohët e mira për Kosovën , me propozimin e Fadil Hoxhës , në Gjakovë nuk kishte më Kazermë të Ushtrisë Jugosllave (fxh)

Momčilo Perišić: Por , zotëri kryetar aty e kemi kazermën.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Aty nuk ke asjë!

MOMČILO PERIŠIĆ:  Aty e kemi një bataljon ushtarësh

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Asgjë nuk ke , asgjë nuk ke, e ka kazermën e zbrazur , po MOMČILO PERIŠIĆ Zotëri Kryetar aty  në dalje për tek  Çafa e Prushit , në të majt e kemi bataljonin

SLOBODAN MILOŠEVIĆ:  Pse ajo Kazermë e Gjakovës është e zbrazë?

MOMČILO PERIŠIĆ: Ajo që moti është e  mbetur pas dore.

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Unë nuk të thash që ti e ke lënë, por pse është e zbrazët?

MOMČILO PERIŠIĆ:Dikush e kishte zbrazur , në atë kohë kam qenë në Kroaci . Çdo qyetet në Kosovë i kazermat e vete ushtarake. Por unë nuk kam numër të mjaftueshëm ushtarësh .

SLOBODAN MILOŠEVIĆ: Hoću topove iznad Đakovice!   ……Dhe dihe se çka ndodhi me Gjakovën në vitin 1999.

Fahri Xharra, 20.12.13 Gjakovë

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dibra dhe Gjakova, Fahri Xharra, shkoi manastiri

Poeti romak Ennio, nga Messapia ishte me origjinë ilire

December 23, 2013 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*

 1.Një poet romak i konsideruar një nga themeluesit e letërsisë latine ,është me origjinë ilire. Ky konstatim nuk i përket ndonjë rrëfimi folklorik por mbi këtë tezë është mbështetur Piero Sticotti te ILLIRI e ILLIRIA”Enciclopedia Italiana” (1933). Sticotti në referimin e tij për ilirët sjell edhe këtë rast identik.Emri i poetit romak Ennio , nga Messapia , duke gjetur veten në shumë shembuj në rajonet e tjera ilire në Dalmaci , Pannonia dhe në venecian ,do të ishte me origjinë ilire,shkruan Sticoti.

Duke kërkuar të dhëna  për këtë kategori :sipas historianëve modernë , megjithatë, Messapians ishin ilire , kjo dëshmohet nga emrat gjeografike etnike , dhe gjuha e mbishkrimeve messapiche , gjetur në Puglia . Ata do të vijnë në të Otrantos\ rreth  viteve 1000 P.e.s , si pikë më të afërt ishte Shqipëria , dhe më pas ata do të zbresën në S. Maria di Leuca ,u ngjitën përsëri deri në Taranto .

Kjo buron nga dëshmitë historike dhe  konsiderohet e vlefshëm për shkak se autorët e lashtë flasin për disa udhëtime të bëra kështu . Edhe Virgil, Aeneid (/ əni ː ɪd /; Latin: Aeneis [ajne ː është]: rast është një poemë latine epike, shkruar nga Virgjili në mes tëviteve 29 dhe 19 pr. Kr, që tregon historinë legjendar të Eneas, një trojan i cili udhëtoi për në Itali, i referohet një udhëtimi me një itinerar të ngjashme .

Messapians ishin banorët e pjesës jugore të Iapigia ( Apulia ) të dallueshme nga Peuceti ( toka e Barit ) nga Daun ( tokës  e Foggia ) dhe të njohur me emrin e Salentos . Historianët e lashtë  përcaktojnë Messapians të gjithë gadishullin nga Brindizit dhe Tarantos në Cape St Maria di Leuca , siç dëshmohet nga gjuha, gjetjet etj .

Gjuha është e njohur për ne nga një numër i konsiderueshëm i mbishkrimeve publike, funerale , kushtimor , numizmatike, gjenden kryesisht në Salento, në Puglia , e shkruar në alfabetin messapico .Ajo është një gjuhë indo –evropian shprehen historianët, që i përket grupit të gjuhëve të quajtur ” satem ” , dmth Qendrore e Indo – Lindore , duke paraqitur një prirje me shqiptarët e sotme .

Arkeologjia

Ndonjëherë identifikuar me Iapigi , të Messapi, emigrantët nga  Illyria ishin ndoshta nga fillimi i mijëvjeçarit të 1 pr.Kr. Të dhënat arkeologjike tregojnë ekzistencën , në fund të shekullit të 9-të BC , marrëdhëniet me boten greke të vulosur nga zbulimi i Korintit.

Taranto. Akropoli i qytetit antik u ndal në gadishullin që mbyllet në port ( Od. Qytetin e Vjetër ) . Në frontin e anën perëndimore të Akropolit , në lokalitetin Scoglio del Tonno , u gjet një zgjidhje të rëndësishëm ( shekulli i 14 – 12-të pr. Kr. )  Duke dëshmuar për një prani masive miken në zonë .Në vijim është vërtetuar se kulturës Iapigia , ku u vendosën kolonët e parë grekë nga Sparta.

Themeli i Tarantos ( 706-705 para Krishtit sipas kronologjisë së Eusebius ) shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet me grekët .Gjatë shekullit të 7-të , procesi dërrmoi  themelet  të unitetit Iapigia dhe çon në shfaqjen e messapica identitetit kulturor . Strukturimi i diversitetit etnik dhe kulturor të Messapi zhvillohet në shenjë të një helenizimit në rritje , më të dukshme në shekullin e 6  , me lindjen në qytetit të arkitekturës monumentale dhe civile dhe fetare , futjen e shkrimit dhe shpërndarjes së ritualeve të reja të varrimit etj.

2.

Në një burim tjetër gjejmë përafërsisht kohët e ardhjes dhe të mërgimit nga jeta.CV e poetit Ennio.

Lindur: 239 BC, Calabria, Itali.

Vdiq: 169 BC

Quintus Ennius shkrimtar.Quintus Ennius ishte një shkrimtar gjatë periudhës së Republikës Romake dhe është konsideruar shpesh babai i poezisë romake. Ai ishte me prejardhje kalabrez. Edhe një e dhënë tjetër sjell këtë ditë-ardhje në këtë botë vitin 239 pr.Kr. Quinto Ennio ka lindur në 239 para Krishtit në Rudiae , qytetin e Kalabrisë  së lashtë ( që korrespondon përafërsisht në Salento ).

Ennio vdiq në Romë në vitin 169 pr.Kr dhe pwrmeritat e tij , si dhe miqësisë personale , ai u varros, në Via Appia.

Aulus Gellius  dëshmon për Ennio se për të posedojnë “tre shpirtrave “, sepse “ai mund të fliste në tre gjuhë. Shprehje e  njëjës që reflekton një përvojë të përbashkët të subjekteve , megjithatë , dy ose shumëgjuhësh , pra jo vetëm për të marrë pjesë në struktura të ndryshme gjuhësore, por të ndryshme ” shikime botërore ” , e lidhur pazgjidhshmërisht me gjuhët . E pajisur me ” tre shpirtrave ” ,  prandaj ishte në pozitë më të mirë që të bëhet ( siç në fakt u bë )  operatorit të ndërmjetësimeve kulturore.

3.

Disa të dhëna sjellin kohë-formimin e tij .Formuar në kulturën helene , thonë burimet  u thirr nga Cato (Marco Porcio, detto il Censore (lat. M. Porcius Cato, detto ancheCensorius, Priscus, Superior o Maior per distinguerlo dall’Uticense). – Uomo politico (234-149 a. C.) dhe Elder në Romë , ku ai dha mësime në gjuhën greke dhe erdhi në kontakt me njerëz me ndikim , si Scipio ose Marco Fulvio .Pastaj veprat e poetëve, klasik dhe bashkëkohor .Ai gjithashtu shkroi vepra origjinale , si” Annales” , poemën epike në tetëmbëdhjetë libra , të përbëra në hexameters , i cili tregon historinë e Romës , dhe kishte një ndikim të madh tek poetët më vonë ,si dhe në  gjini të reja në traditën romake .  Gjithashtu , është autor i njëzet tragjedive. Trupi i punës ishte shumë i rëndësishëm në konsolidimin e poezisë kombëtare romake dhe i ndikuar në masë të madhe për poetët si Lucretius dhe Virgjili .

4.

I konsideruar një nga themeluesit e letërsisë latine , puna e madhe e Ennio mbulon epiken. Fjala epikë vjen nga greqishtja epos që do të thotë fjalw , tregim . Veprat letrare qw i takojnë kësaj gjinie e pasqyrojnë jetën duke i treguar ngjarjet , idetë dhe preokupimet e njeriut , si dhe gjinitë e tjera tragjedi dhe komedi.Ennio mburr tre zemrat , duke marrë tri kulturat dhe tri gjuhë: Oscan , latine dhe greke . Ai ka shërbyer në ushtri gjatë Luftës. Ai u dërgua në Romë nga Cato dhe jetoi me përulësi , por ishte lidhur me figurat më me ndikim të fisnikërisë romake . I shoqëruar nga  Marco Fulvio Nobilior në festimin e fitores së tij kundër Aetolians në Ambracia ( 189 ) ,ka  fituar shtetësinë në 184 , dhe ka marrë mbrojtjen e Scipio Afrikanus .Ka  ruajtur marrëdhënie të shkëlqyera me shkrimtarët më të mirë të Romës  dhe fama gjatë jetës së tij.Pas vdekjes së tij ,konsiderohet si poeti më i madh , si Homeri, si Cato romak, Ciceroni dhe si poeti më i madh epik i Romës .

5.

Kryevepra e tij është:” Annales “, një epike prej  1.800 libra të cilat janë të ruajtura në vargje të shkruara në hexameters . ” Annales “kishte një ndikim vendimtar në poezinë latine , atyre të lidhura me historinë e Romës nga origjina  e lashtë  e vitit 171 .Për të  shkruar poezinë është frymëzuar nga Homeri , i cili pretendonte të jetë e rimishërimit e tij , dhe ndërsa ka marrë një njësi të përsosur , dinte të pasqyruar saktë krenarinë dhe madhështinë e Romës. Jo pa arsye u konsiderua nga Ennio kjo punë themeluesi i poezisë romake kombëtar deri në kohën e Augustit , poetët epike kanë ndjekur  model e :” Annales “,.

Nga 18 librat (rreth 30.000 linja), ka rreth 600 vargjet nyjet ( fragmente të një madhësie të caktuar , apo linjat individuale , gjysmë -vija, fjalë shkëputur ), e cila na jep vetëm një ide të paqartë se poema , por ato mund të zbulojë ‘ entuziazmi e çelur ,karakteret e mëdha romake dhe virtytet e tyre  dhe lë të kuptohet se poezia  e lartë  e kombinuara me një ndjenjë të mprehtë të bukurisë së natyrës .Ennio gjithashtu shkroi njëzet tragjedi ( nga të cilat disa qindra frymëzuar nga Euripidit dhe në ajetet Iliada janë ruajtur ) , epigrams shumta dhe poezi filozofike , dhe satire , poezi ku ai hepi tema didaktike dhe me humor , përzierjen me urtësi morale . Prodhimi i tij me pjesët tragjike ishte aq popullor në shekullin e ardhshëm si Pacuvio dhe Actium .

6.

Quinto Ennio ka lindur në një qytet jo grek por Messapica : e gjithë zona ishte ende hellenizuar dhe Ennio mburrej se posedonte  në fund të fundit, tre zemrat , për njohuritë e tij të tre gjuhë : latinisht, greqisht dhe OSCo . Poet – ushtar . Ai luftoi në Luftën e Dytë  ,dhe nëvitin 204 pr. Krishtit ishte në Sardenjë në ndihmëse romake , ku u takua me Cato censor , i cili vuri në dukje thellësinë e tij kulturore  duk e sjellë atë në Romë , duke menduar ndoshta për ta bërë poetin kombëtar të veprave.

7.

Autorët romak theksojnë prejardhjen e tij ilire. Vet fakti që Messapians ishin banorët e pjesës jugore si dhe të dhëna të tjera si  ardhja e tyre në gadishull dhe më vonë kolonizimi helen tregojnë se Ennio ishte ilir. Teza e hedhur nga zbulimet arkeologjike   në tokën e çizmes  thonë se:Emigrantët nga  Illyria ishin ndoshta nga fillimi i mijëvjeçarit të 1 pr.Kr. Të dhënat arkeologjike tregojnë ekzistencën , në fund të shekullit të 9-të. BC , marrëdhëniet me boten greke të vulosur nga zbulimi i Korintit.Një e dhënë po tek paragrafi arkeologji  pohon këtë fakt: Në vijim është vërtetuar se  është kultura Iapigia , ku u vendosën kolonët e parë helen nga Sparta. Ardhësit vinin në gadishull nga Sparta dhe ishin kolonë.Kjo ndikoi më vonë në helenizimin e zonës siç e përshkruajnë historianët romak.

*Master.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, ishte me origjine ilire, Poeti romak Ennio

Fjala është si rrënja që mbin vazhdimisht…*

December 23, 2013 by dgreca

Nga Defrim CANI/

I qetë, i qartë, konkret, komunikues, vëzhgues i hollë dhe mjeshtër i zbulimit të poezisë dhe aty ku askush nuk arrin ta “gjejë” atë. Gati gjashtëdhjetë vjet, që poeti Ferik Ferra e bën këtë udhëtim të mrekullueshëm, një udhëtim herë lëndues, herë i vështirë, një udhëtim i fshehur për një kohë jo të vogël, por pa u ndaluar njëherë.

Poeti e ka ditur mirë se, poezia është si një shtojzovalle, e tejdukshme, e depërtueshme, është ajër, frymë, e mishëruar në marrëdhëniet që materia krijon me jo materien, një masë e eternizuar, vështirë për ta zotëruar, se ajo posedon kudogjendshmërinë dhe llojshmërinë më të madhe në gjërat e kësaj gjithësie, që ne njerëzit e prekim në masë të ndryshme, në ndjesi të ndryshme dhe në emocionalitet të ndryshëm.

Në këtë mori marrëdhëniesh të kushtëzuara dhe jo të kushtëzuara është shfaqur, ka lindur apo nuk ka mundur t’i mbijetojë trysnisë së vet poezia në përgjithësi, prandaj dhe mbijetesa e saj është një fat hyjnor për njerëzimin, kulturën, gjuhën, dijen njerëzore në përgjithësi. Popujt e lashtë, popujt e qytetëruar dhe me histori udhërrëfyese, e kanë njoftuar që herët këtë, dhe po prej kësaj pasurie të paçmueshme, ata kanë mbetur të tillë. Veprat e lashta të njohura si epe, për shkakun e energjisë që ata posedojnë, që në fëmijërinë e tyre, kanë qenë gur themeli dhe ekuilibri kulturor, historik, social, qytetërues, poetik, gjuhësor, dokesh dhe zakonesh për gjithë jetën në vazhdim të atyre popujve dhe më gjerë. Dhe ashtu siç besohet në doket popullore, ai eposi ka qenë si ajo “gjëja” e shenjtë, që e ruan shtëpinë, dhe ai e ka ruajtur popullin e vet në një mënyrë apo tjetër. Nuk ka gjë më të thjeshtë për ta kuptuar këtë.

Për fatin e mirë, dhe ne shqiptarëve, lashtësia jonë na krijoi një epos mitik, kohët pagane, me gjurmët e lashtësisë, në të cilën “kryqëzohen” koordinata të zhvillimeve historike, sociale, shpirtërore, kulturologjike, mitike, inteligjence dhe kodi mendor të mrekullueshëm, prej të cilit vijon të burojë një vijimësi etnopsikologjike, gjuhësore, shpirtërore dhe të kohëve te errëta, nga të cilat kanë ardhur të gjithë popujt e botës.

Ashtu siç e kanë pasur fatin gjërat e lashta, dhe eposi ynë, detyrimisht ka humbur diçka apo më shumë se diçka, që do të mbesë një dhimbje sëmbuese, e thellë dhe torturuese për studiuesit, të cilët e kuptojnë humnerën para të cilës ndodhen, por është e pamundur. Eposi e Veriut, i quajtur ndryshe Eposi i Kreshnikëve, gjithsesi ka qenë mrekullisht një zgjedhje e zgjuar. Ai i është besuar të kënduarit, përmes veglës së shenjtë lahutës, një vegël e vogël, me një tel, një harpë e çuditshme, me një gropë të vogël, e cila arriti të zërë brenda vetes kaq shumë kohë, kaq shumë hapësirë, heronj të jashtëzakonshëm, karaktere dhe një arsenal të madh pasurorë të kulturës sonë popullore. Fatmirësisht një popull, i cili është në thelb artist, i cili ka bërë një art të madhërishëm, jo vetëm në ditë të gëzuara, por dhe në dhimbje të madhe, dhe në vdekje, arriti t’i mbajë kronikat etnopsikologjike, të karakterit, të raportit me zotin dhe tokën në këngët e kënduara. Asnjëherë nuk ka qenë  e mundur të hysh në këngë apo të të këndohet rapsodi nëse nuk  e ke merituar atë.

Marrëdhënia e kulturës popullore me zhvillimet historike është dëshmuar si një dëshmi autenticiteti e popujve, të cilët janë jo të paktë që vuajnë për një referencë të tillë.  Ne e kemi pasur dhe e kemi, pavarësisht se fryma, ndikimi dhe nevoja që kultura jonë, më së shumti ajo gjuhësore, ka nevojë të madhe dhe të domosdoshme për të, në jo pak raste është nënvlerësuar.

Poezia e Ferik Ferrës është një areal i mrekullueshëm, me të cilën mund të kuptosh lehtësisht simbiozën që Eposi Epik i Veriut ka me gjuhën dhe fjalën artistike, me detajin dhe figurën artistike, të cilat në poezi kanë vendin dhe funksionin e tyre të domosdoshëm. Në kohët e errëta dhe të vështira, popujt e kanë mbështetur kokën tek eposet e tyre, ashtu siç mbështesim kokën fëmijët në kraharorin e nënës.

Një studiues i njohur perëndimor, që në shekullin e kaluar sillte në vëmendjen e studiuesve një ‘qortim’ të rëndësishëm:-”Në doni të vrisni fëmijërinë e popujve, përveçse vrasjes dhe përdhosjes së gjuhës, asnjë gjë tjetër më shumë se kjo nuk mund t’i bëjë dëm atij populli. Në doni ta leni pa fëmijëri, pa origjinë dhe pa orientim një popull, asnjë gjë tjetër më shumë se vrasje e eposit të tyre nuk do ta bënte një punë të tillë…”

Poezia e Ferik Ferrës jep një mundësi praktike për të kuptuar jo vetëm ushqimin e përjetshëm dhe të gjithkundodhshëm, që eposi i jep poezisë të të gjithë kohërave, qoftë dhe asaj moderne, por në kushtet e zhvillimeve të sotme, ajo është ushqimi më i domosdoshëm i gjuhës së shkruar dhe i gjuhës së folur. Eposi i Veriut është një libër brilant, një thesar dhe një vepër e mrekullueshme, që duhet të lexohet gjithmonë dhe që nuk soset kurrë. Kohët këtë e kanë vërtetuar.

Mbijetesa e një pasurie thelbësore e gjuhës shqipe, kryesisht përmes strukturave dhe “relieveve të zverdhura “ të poetikës së lashtë veriore, të Eposit të Kreshnikëve, teksteve kishtare apo të baladave, është një fat i madh për shqipen, por dhe një dëshmi e luftës ideologjike, luftës praktike, e cila fatkeqësisht ka akoma dhe sot reminishenca të dukshme në një rreth ta caktuar akademikësh dogmatikë, të cilët dje donin ta zhduknin atë dhe sot ta zbehin vlerën e saj.

Arsyetimi është i thjeshtë, rregulli mijëravjeçar i komunikimit shpirtëror poetik, i besimit dhe i gjithë mbijetesës kulturologjike, e cila njihet për diversitetin, duelitetin e drejtpërdrejtë me invazorin sllavo-rus, nuk mund të vendosej me një akt ligjor të dhunshëm dhe me orientim politik, siç ndodhi me Kongresin e drejtshkrimit. Lufta që iu bë fjalës shqipe, e cila vinte nga kjo gurrë e lashtë, kur shqiptarët në historinë  e tyre nuk kishin asnjë të tillë, si me i shkulë rrënjët etnisë.

Gjithë komunikimet që vijnë përmes kësaj pasurie dhe fondamenti, janë cilësisht të emancipuara, janë komunikuese nëpër të gjithë kohët e zhvillimit historik dhe aktual të shqiptarëve, kryesisht ai që lidhej me konceptin e të vërtetës dhe të të drejtës.

Eposi epik i Veriut, në të cilin lindi dhe u organizua gegnishtja, ka plazmuar, ka hyjnizuar e i ka bërë pjesë etike të këndueshme norma të pranueshme që në vijimisitë historike të shqiptarëve kanë qenë kolona të ekuilibrit social- kulturor, shpirtëror dhe psikologjik.

Në kohën kur perlat e gjuhës së lashtë shqipe ishin prangua, kur gjedhit brilante të Eposit të Veriut, elokuenca e pashoqe e Fishtës dhe e Koliqit ishin dënuar me vdekje, kur mijëra fjalë të poetikës e leksikut fondamental të shqipes përbënin heretizëm, po të përmendeshin, poeti Ferik Ferra në heshtin e vuajtjen e vet jetonte me to.

Në këtë kohë poeti do të shkruante poezitë më të bukura të tij dhe si të bashkëkohësve të tij dhe pse ai nuk kishte mundësi t’i bënte të njohura në mjetet e komunikimit të kohës. Në këtë kohë Ferra do të shkruante poezi të tilla “Në terrin e natës” (1954), “Credo” (1961), “Dromca drite” (1961), “Ave, Cesar” (1962), “Ka njëzet shekuj” (1965), “Nën rrasat e mermerta” (1972), “Pa pranverë” (1955), cikli i famshëm i tij “Hije lashtësie” (1954- 1973), në të cilët  vazhdon tradita veriore poetike.

I trishtuar, epik dhe lirik, ai jetonte me eposin, Fishtën, Mjedën, Poradecin, me mbijetesën e fjalës shqipe, e cila vinte nga një sakrificë të pamenduar dhe të pabesuar. Ai e dinte se fjala ka instinktin e femrës Ajo jepet pa kompleks. Kërkon të zërë vendin e vet dhe i qëndron besnike vendit të vet.

E ashtu duke iu shmangur një eufuizmi tradicional, poeti u kujdes t’i gjente vend fjalës së lashtë në strukturat e mrekullueshme poetike që ka poezia e tij gjatë gjithë kohës. Poeti Ferik Ferra e dinte mirë, sepse e prekte vetë realitetin mbijetues të fjalës së vjetër në poezi, letërsi dhe gjithçka të shkruar. Ai e dinte se fjala do të mbeste aty, mes fjalëve të tjera, në vargun e në marrëdhëniet me të tjerat, për të “ndërtuar” emocion, histori, ndjesi të dhimbshme apo të gëzuara, ajo rrinë aty, pavarësisht kalimit të kohëve.

A nuk qëndroi mote, dekada, përballoi stuhi, vrer, cinizëm, vrasje e barbari, përçmim e dhunë fjala e Fishtës, e cila vinte mu prej thelbit të traditës së shqipes, mu prej thelbit të kulturës gjithësisht të tekstit të shkruar dhe gjuhës së eposit të lashtë, fjala e Konicës, Prendushit, Koliqit, A. Harapit, Camajt, Pipës, Kutelit, Haxhiademit, Mit’hat Frashërit, madje dhe Migjenit?

Gjashtëdhjetë vjet ua prenë biskun e fjalës, mollën e bënë drizë, dardhën e bënë ferrë, por fjalë është rrënjë që mbin vazhdimisht, në ditë të mira dhe jo të mira.

Poeti Ferik Ferra vazhdon të shkruajë poezi të mrekullueshme, me një freski të jashtëzakonshme të figurës, fjalës dhe ndijueshmërisë së lartë poetike. Ai ka dije të gjëra të poetikës dhe funksionin që fjala ka në poezinë tradicionale dhe atë bashkëkohore. Poezia e ruan fjalën, e mbron atë nga gjithçka ajo rrezikohet. Për shumë kohë fjala e vjetër, veçmas ajo e dialektit gegë u rrezikua jo pak. Vetëm poezia mundej ta ruante atë, siç e ka ruajtur eposi dhe gjithë poezia e vjetër pasurinë tonë më të madhe të gjuhës.

Eposin e Veriut poeti e sheh gjithmonë një burim të përjetësishëm me të cilin ushqehet letërsia. Në epos gjenden burimet gjuhësore, burimet e figurës, freskia e motiveve dhe detajet, thelbi i vijimësisë pre dhe historike të kulturës dhe fiziologjisë etnokulturore, totemizmi dhe etniciteti.

Gjithashtu përmes këtij burimi poezia në përgjithësi ruan një ritëm përmbajtjesor, ashtu siç gjendet veçmas tek Eposi i Kreshnikëve, një lloj energjie, që çlirohet vazhdimisht, një burim i lidhjes së ngushtë me paganizmin.

Poeti Ferik Ferra vazhdon ta bëjë me shumë dashuri dhe aftësi këtë detyrë fisnike:- në poezinë e tij të vazhdueshme ditë pas dite, rast pas rasti, fjala e rrallë, ajo fjala e “harruar” apo e “humbur” prej 40 apo 50 vjet, vjen dhe zë vendin e vet. Shqipja ka nevojë për të. Poezia ka mundësi ta bëjë këtë fytyrë fisnike. Ajo rrjedh…

Dëfrim Cani (studiues, shkrimtar dhe kritik letrar)

 

·        * Parathënie e përmbledhjes poetike “Sytë Kast” e poetit Ferik Ferra

Poezi nga përmbledhja poetike “Sytë Kast”

 

Gjuha shqipe

Rriskën e dritës

N’petkun e diellit

Hapsit’  pellazge.

 

Biskun e verbit

N’gushën e zogjve

Breznitë ilire.

 

Knellin e gjakut

Në  t’katër stinët

Buzët Arbnore.

 

Kpucët e bletve

Mjaltin e vargut

Hojet shqiptare.

 

Ashtin e fjalës

Që lvyren kohnat

Tkurrjes vrastare.

 

Gardhin e shpresës

Kufijve t’shkulun

N’rreshtat e fletës.

 

Qumshtin e nanës

N’ditët që vriten

Amzës lastare.

 

 

Te “Mrizi i Zanave”

Në Fishtë

 

Gurët e duerve t’muranës

Kryqin nën kambët e qiellit

Katër rreshta muri i themelit

Pret lindjet e perëndimet,

Ku bujnë dielli, hana e yjet

Ngenë e ditës e të natës.

 

Trenat e konakut

Brinjët e dhimbjes së shekujve Shqiptarë,

Mbështetun n’ cepin e kohës,

Plumba neneve t’kanunit thesi

Fijen e kuqe të trëndafilit

Lidh tehu i shpatës së huej.

 

Plagve t’etnisë

Vinte në jetë Zefi i vogël,

Që një ditë do të quhej Gjergji i Dytë,

Gjergji i Fishtës,

Gjergji i “Lahutës” e i “Anzave t’ Parnasit”,

Gjergji i “Mrizit të Zanave”,

Zanave që do t’i venin flakën Vraninës

E do ta shtinin Lugatin

Në dhomat e Knjazit.

 

Gjakun mbi vetull

Do t’ia fshinin Trinkës Zanat

E sytë e bukur të Eufrosinës

Do t’ia shtonin kristalin blusë

Ujnave t’liqenit.

 

Dyzetë fletë Jerina

Mbretnesha e trendafilave,

“Nji lule vjeshte”

Në katër stinë,

Çelë në vllajën e përjetshme,

Hullinë moderne

Vargu i parë Alb.

 

Drita e “Hyllit të Dritës”

Hapsinat e ndjejnë largimin

Lëndinave të mangta

Të dijes Shqiptare.

 

Nuk do të kishte zog nane

Të fliste për Atme e fe ndryshe,

As për Flamurin, as për Shqipninë

Hymnin e të cilit e shkruejti me lot,

As për Kryqin,

Bindjen e shpirtit në Zot.

 

Atij do t’i çonin nishane mbretnit

Për të mos mbetun shakuj  në histori

Për t’i kthye dhimbjet e padrejtësive

Medaljet e plagve n’bezdi.

 

N’ heshtjen e rrezeve të dritës

Brilantet e vesës thyejnë ylberë,

Gërshetë të blertë vargjesh

Rreth mureve t’themelit.

 

Fishtë, 6 qershor, 2012.

 

Andrra e kuaj

 

Nata veshi majat,

Malet me shajak të zi,

Trokamën e tridhet Agëve,

S’e zen pylla,

Fir e trungje kryet,

Petkun e territ brinjët

A thue gjumin e vdekjes ua uli qiella.

 

Rrezet e hanës

Në kërrcujt e fytit,

Kangën e mortit t’shkurtën

N’thesin e hapsinës së shurdhët.

 

Dizdar Osman Aga andrron ndarje,

Tbanat e Krajlit,

Bejleg e mejdane

Diellin shue n’kokën e balozit,

N’hebe t’kalit preja

Gjokun veshë me gjak të ngri Behuri,

Çikat robina.

 

Mbbas dyerve t’mjegullës

Andrra e Halilit,

Fshehun në nji kand të errët kopshti,

Kurbat e Tanushës kullojnë serm,

Shtyjnë hapsinën para,

E deti i syve

Me dy yje zbritë midis qerpikëve,

Sytë e Halilit ndeshë.

 

Përtyp natën freni midis dhambësh,

Zhvishen hijet,

Hap krahët rruga e dashunisë

Flatrat e zanës në ravgime kambësh,

Gjoku shtyn peshën e brymtë të bukurisë.

 

Njat Halilit miku Zuk,

Andrra var në fërrni të kullës,

Nana i ban za  nuses:

Merrja Rushë frenin e kalit djalit,

Deri n’agzhol shkallët e kurmit

Do t’i ulni e do t’i ngrini,

Flokët nën krye t’Zukut

Ka me t’i gjet agimi.

 

N’perde t’mendjes

Andrra kshtu i flet Mujit:

Hargelja e zezë

Ka ba mazin e bardhë,

Me yll e hanë në ballë

Ia rritë e ia shetitë Jutbinës

N’ cifla patkojsh çeliku vrullin koha,

N’mejdane t’krajlive

Ka me ta vjedhë lakmija,

S’ka me shalue mazin

Duvaku e bukurija.

Ne Foto: Ferik Ferra/

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Fjala, poeti ferik Ferra, si rrenja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT