• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

Vritet pronari shqiptar i një restoranti në Detroit

December 8, 2013 by dgreca

Një ngjarje rrëqethëse e cila është regjistruar nga kamerat e sigurisë ka ndodhur të premten mbrëma në Detroit/

Harper Woods – Detroit : Gazetat amerikane shkruajn se lajmi u mësua pasi u gjetë trupi i vdekur i viktimës nga një klient të shtunën në mëngjes. Gazetarët nga vendngjarja thonë se  të shtunën restauranti “Royal Grill” në Harper Woods të Detroitit do të ishte i mbushur me klientë, por tani është i mbyllur, e nisë kronikën FoxNews2, në Detroit për shqiptarin i cili u vra në rrethana misterioze mbrëmjen e së premtes.

Ato thonë se pronari i këtij restauranti, është 31 vjeçari A. A, i cili mendohet të jetë vrarë të premten, natën në parkingun tek dera e prapëme e lokalit të tij “Kelly Road”, ndërsa procesi i vrasjes është kapur nga kamerat e sigurisë.

Videoja tregon viktimën duke ecur për te makina e tij dhe një person tjetër i fshehur i cili shkonte pas. Pas një përballje të shkurtës personi kishte shtënë me armë në viktimën.

Sekonda më vonë, i armatosur kishte ikur bashkë me makinën e viktimës.

Policia thotë se janë në kërkim të makinës dhe vrasësit.

Policia e qytezës Harper Woods jo shumë larg Detroiti, ka bërë të ditur se pronari i restorantit “Royal Grill” në rrugën “Kelly Rd” është shqiptar, ai u qëllua më armë dhe u vra në rrugicën mbrapa restorantit. Policia ende nuk e ka zbuluar dot vrasësin dhe po kërkon automjetin që autori e vodhi pasi kreu vrasjen. Viktima, sipas medias lokale është shqiptari A. A. nga Roseville, Michigan.

“A.A. ishte një anëtar i njohur mirë i komunitetit të Harper Woods, i dalluar për bujarin dhe zemërgjerësinë e tij çka do të u mungojë shumë këtij komuniteti”, ka deklaruar për medien lokale Jim Burke, Drejtori i Sigurisë Publike në Harper Woods.

Policia sqaron se :”A A, sapo kishte mbyllur restorantin e tij për atë natë, kur e qëlluan në kokë, rreth orës 10:00 të natës. Pasi që sulmuesi e ka plaçkitur dhe vrarë të riun A.A, ai është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e viktimës, duke kaluar mbi trupin e pajetë të viktimës. Një fqinj e ka gjetur të vdekur dhe ka lajmëruar”, thotë policia e Detroitit.

Një tjetër, që punonte në këtë restorant e që nuk deshi të identifikohej i tha kanalit televiziv “Fox2” se A.A. kishte ardhur nga Prishtina – Kosova në kërkim të ëndrrës amerikane.

Ndërsa policia në një lajmërim u lutet të gjithë qytetarëve që të lajmërojnë, nëse shohin automjetin e vjedhur.

“Automjeti i vjedhur i viktimës është ngjyrë gri, tipi “Chevy Camaro” 2010, me shirita të zinj. Targa e makinës është: CFZ 9555. Çdokush që ka informacion duhet të telefonojë në numrin: 911, ose policinë në Harper Woods 313-343-2530 ose në mënyrë anonime numrin 1-800-SPEAKUP.

Por, policia paralajmëron që qytetarët të mos ndërmarrin veprime personale nëse e dallojnë automjetin; mjafton të njoftojnë policinë. Autori i vrasjes dhe vjedhjes mund të jetë i armatosur dhe i rrezikshëm”, shkruhet në njoftim.(B Sina)

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Michigan, vritet shqiptari

Dilly Duka:”Nese me therrasin, do te pranoj”

December 8, 2013 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/ If I get called into a camp, I’ll accept.”. Keshtu shprehet Dilly Duka, pyetjes:”A do te luanit me Kombetaren Shqiptare”./

Sinjalin e pare qe D.Duka mund te luaje me Kombetaren e Shqiperise e dha tekniku i ekipit U-21 Skender Gega:”Une ja kam prezantuar lojtarin stafit te Kombetares, Presedentit te FSHF Armando Duka, menaxherit Alban Bushi, duke perfshire edhe trainerin De Biazi”.

Tashme eshte vete Dilly Duka, ai qe pranon se ka patur bisedime:’Nese me therrasin ne kampin kuqezi, do te pranoj:’ Dilly thote se:”E kam ndjekur nga larg Kombetaren e Shqiperise, lojen dhe rezultaten e saj. Ndersa njeh nga afer Hamdi Salihin, pasi kane luajtur te dy perballe njeri tjetrit”. D.Duka luan ne kampionatin amerikan MLS me skuadren Chicago Fire. Ai eshte mesfushor I majte dhe eshte nje nga lojtaret me te rendesishem te kesaj skuadre, me te cilen ka luajtur 27 takime dhe ka shenuar 4 gola. Dilaver Duka, eshte nje “zbulim” i teknikut Skender Gega dhe eshte stervitur prej tij ne SHBA. Hapat e para te futbollit Duka i hodhi me skuadren New York Red Bulls, dhe ne vitet 2007-2008 me Rutgers Scarlet Knights. Ne futbollin profesionist Duka luajti per here te pare me skuadren Newark Ironbound Express. Ne sezonin 2010-2012 Duka luan ne kampionatin amerikan MLS me Columbus Crew 45 ndeshje dhe shenon 2 gola. Nje vit me pare ai kalon te Chicago Fire ku luan ne formacionin baze. Fale talentit te tij, Dilaver Duka luan edhe me skuadren perfaqesuese U-21 te SHBA 13 ndeshje duke shenuar 2 gola. Ne vitin 2009, ai ka luajtur tre ndeshje ne Kampionatin Boteror te Futbollit U-20, ne Egjypt, ne te cilen shenoi edhe nje gol, perballe Kamerunit. Nje vit me pare Duka rikthehet ne perfaqesuesen amerikane duke luajtur nje takim miqesor me U-23. Deri ne keto momente Duka e kishte quajtur te “mbyllur” ender e tij, per te luajtur me perfaqesuesen e Shqiperise, per shkak te aktivizimit te tij me skuadren U-21 te SHBA. Aktivizmi i M.Bashes me Shqiperine, nuk hapi driten jeshile vetem per futbollistet shqiptare qe jane aktivizuar me perpara me skuadra te daytime te Europes, por edhe per Dilaver Duken. “Une kam shume deshire te luaj me Kombetaren e origjines time”, shprehet Duka. Nderkohe qe ne rrjetet sociale rreth nje mundesi te aktivizimit te tij me Kombetaren e Shqiperise shkruhet:”Duka is eligible to play for Albania and has communicated to the Albanian Football Association that he is ready for a call up”. “Duka ka te drejte te aktivizohet me Federaten Shqiptare te Futbollit nese ai thirret”.

Dilaver Duka ka lindur ne Montville, New Jersey te SHBA. Ai eshte me origjine nga Dibra e Madhe dhe ka te drejte at pajiset me pasaporte shqiptare. Pak jave me pare ai mbushi 24 vjec dhe tashme eshte ne pritje te nje ftese “kuqezi”.

Filed Under: Sport

Thai-Kikboksi. Ismail Keta! Kampion Bote per here te trete. Gjermanet “Albanian Tornado”, si nje zemer qe dhuron jete.

December 8, 2013 by Administrator

Nga Defrim Methasani

Mbremja e 7 dhjetorit ne Shtutgart, do te mbetet e fiksuar ne histori, si nje nate triumfi, pasi shqiptaret per here te pare ne historine e tyre, kane… nje kampion bote tre here ne nje sport, si Thai-Kikboksi. Ky njeri quhet, Ismail Keta, qe ndryshe ne Gjermani njihet prej vitesh si Jonni Keta. Ai me ndeshjen, fitoren, por edhe gjestin e tij, ka lene mbresa te pashlyera ne arenen e madhe te boksit, qe ishte e tejmbushur me 10 mije spektatore. Ne ate mbremje, post ndeshjes se Ketes, u ndesh per titull kampion bote ne boks edhe Felix Sturm dhe anglezi Baker. Emocionet qe dhuroi Ismaili ne ring dhe jashte tij, kane qene suprizuese. Edhe hyrja e tij ne salle ka qene e shoqeruar me nje klip te nje kenge bamiresie, qe i dedikohej vajzes shqiptare Ambra Meda dhe perkujdesjes se kampionit, qe qendroi prane saj qe ne diten e pare te vajtjes ne Mynih. Me nje bluze qe kishte foton me Ambren dhe nje mbishrkim te saj per kampionin, ai eshte ngjitur si nje hero i denje per te fituar zemrat e shume shqiptareve dhe gjermaneve qe ishin te pranishem. Pas nje raundi te pare me shume studiues, ai te dytin dhe veçmas te tretin e ka dominuar plotesisht edhe pse kundershtari tajlandez, Sor Jitphaktde, me nje pervoje te jashtezakonshme, me 168 ndeshje, ishte shume i rrezikshem. Keta, qe eshte drejtuar si trajner ne ring prej nje emri super te njohur, Detlev Türnau dhe vellai i tij Gjetani, ka vepruar taktikisht mjaft mire edhe pse ishte I demtuar. Ai ka goditur ne dy aksione te njepasnjeshme me grusht dhe me kemben e majte, duke lene KO kundershtarin, qe nuk kishte me shance te ngrihej e te vazhdonte luften sportive ne ring. Ne raundin e trete, eshte mbyllur kjo finale e shumpritur e cila tregoi me gisht, nje kampion absolut ne kete sport. Perfundimisht, Keta eshte fitues i titullit te trete si kampion bote, tashme ne nje federate tjeter (I.K.B.F), duke qene kampion i dyfishte ne sportin e Thai-Kikboksit. Festa ka qene e jashtzakonshme, ndersa djaloshi nga Bulqiza nuk e ka harruar traditen, per te ngritur lart flamurin tone kombetare dhe simbolet qe tregojne Shqiperine. Tifozet e pranishem shqiptare dhe gjerman, kane respektuar jo vetem fitoren, titullin, por edhe xhestin e tij si humanist. Ne TV SAT1, ai eshte shprehur edhe ne gjuhen shqipe qe kete fitore jua dedikonte te gjithe shqiptareve, por veçmas dy jeteve, Ambres dhe Sigit, me te cilat ai solidarizohet plotesisht, jo vetem moralisht, por edhe financiarisht. Nje pjese te te ardhurave nga kjo ndeshje, do ti dergoj ne spital tek Sigi, ndersa pjesen tjeter per femijet qe vuajne nga tumoret ne Gjermani dhe vendin tone. Kesisoj shqiptaret tashme kane nje kampion, qe nuk mendon vetem per lavdine e tij, por per jete njerezish. Ai eshte kthyer ne ambasador te vlerave tona me te mira, si nje sportist kampion dhe njeri kampion. Ismail Keta tregoi qe sporti nuk vlen vetem per tituj, por me se shumti, per te dhene mesazhe jete, sepse edhe vete gjermanet e quajten Keten, si nje zemer qe dhuron jete…

Filed Under: Sport

NGA DIASPORA SHQIPTARE NE GJERMANI

December 8, 2013 by dgreca

Nga  Dr. Zejnepe Alili – REXHEP/

Fjalim i mbajtur nga Dr. Zejnepe Alili – REXHEPI, para bashkatdhetarëve në Koblenz të Gjermanisë, me rastin e themelimit të Lidhjes së Krijuesve Shqiptarët të Mërgatës, në Kuvendin e Parë zgjedhor./

Bashkatdhetarë, të nderuar!

Është një emocion i veçantë, që ndodhem në mesin tuaj!

Të dashur miq, krijues, të nderuar kuvendarë, ju përgëzoj për misionin tuaj madhor!

E me respekt të thellë, i përshëndes nismëtarët e këtij Kuvendi, tejet të rëndësishëm për unitetin e krijuesve dhe vlerave tona të përbashkëta. Ky manifestim, të gjithë neve, na bën që të ndihemi edhe më krenarë për mirëqenien tonë, që përmes identitetit kulturor të ruajmë identitetin kombëtar. Ju jeni atdhetarë dhe atdhetari nuk flet, por vepron, duke e mbledhur shpirtin dhe dijen e kombit, sepse për krijuesit e Mërgatës shqiptare, atdheu është “metaforë e dhimbjes dhe krenarisë kombëtare”.

Po ashtu, kam kënaqësinë e veçantë, të gjithë bashkëkombasve kahdo që ndodhen, në trojet etnike shqiptare apo si pjesë e Mërgatës, t’u përcjell urimet më të sinqerta nga  Universiteti i Tetovës dhe shqiptarët e Maqedonisë, duke ju uruar 22 Nëntorin – Ditën e Alfabetit. Manastiri, qyteti i konsujve, 105 vjet më parë, ashtu sikurse edhe ju sot, hapi portat e mikpritjes së delegatëve që e përzgjodhën këtë qytet për të mbajtur Kongresin e Alfabetit Shqip.

Gjuha shqipe, ndër gjuhët më të lashta të familjes indo-evropiane, u bart nga njëri brez tek tjetri, për të arritur deri në ditët tona. Në këtë ecejake historike, gjuha e banorëve më të vjetër të Ballkanit, shqipja, u përball me sfida të jashtëzakonshme: pra, me sisteme të ndryshme shoqërore, që vendoseshin në trojet tona dhe e ndalonin përdorimin e saj, si dhe qendrat e relegjinioneve të shumta, të cilat e “mallkonin” gjuhën dhe shkrimin shqip.

Në frymëzimin e çdo krijuesi, atdheu dhe gjuha e kanë konstitucionin e vet shpirtëror, mbajnë vulën e kohës dhe shprehin identitetin e vet social e historik. Të paktën, këtë e mësojmë në ecejaket e shekujve, qysh atëherë kur murgu Brokard, theksoi lashtësinë e veprave shqipe, ndërkaq Pal Engjëlli, duke hedhur poshtë tezat armiqësore për shqipen si “gjuhë e mallkuar”, formësoi “Formulën e pagëzimit”, për të dëshmuar se shqipja është gjuhë e bekuar Perëndish”. Po këtë rrugë të vështirë e vijuan edhe: Buzuku, Budi, Bogdani, Bardhi e të tjerë… dhe sfidat e tyre të shumta u kurorëzuan me vlera të krijimtarisë letrare, që natyrisht erdhën nga përpjekjet e së kaluarës. Sukseset tona të sotme, u detyrohen përpjekjeve të paraardhësve tanë dhe gati një shekull më vonë, edhe Pavarësia e Kosovës.

Vlerat letrare shqiptare u kultivuan dhe u bartën shekuj me radhë nga vetë krijuesit, të cilët në rrethana të sundimeve të huaja, ishin burim frymëzimi për breza të tërë rreth kauzës kombëtare shqiptare. ”Atdheu”, ”gjuha”, ”flamuri” dhe ideali për ”liri”, mbeten lajtmotiv i krijuesve shqiptarë, që synonin ëndrrën shekullore, e ajo bëhet realitet më 1912, me lindjen e Shtetit të Pavarur Shqiptar.

Edhe letërsia e Rilindjes, u ngjiz si një koleksion simbolesh kombëtare që dekadë pas dekade e trevë pas treve, sinkronizonte një ide, një ideal e një synim. Kështu, ndjenja atdhetare e Pashko Vasës përbëhej nga slogani: Feja e shqiptarit është shqiptaria, i cili mbetet një mesazh i fuqishëm që i reziston kohës. Pason “Lahuta e malsisë”, ku Gjergj Fishta përmes një Kumti drithërues i këndon fatit të atdheut si në epopenë homerike. E në projektin e unifikimit të gjuhës dhe simboleve kombëtare vazhdojnë parreshtur: vëllezërit Frashëri, Asdreni, Noli, Konica…, e për shumë Rilindës të tjerë: atdheu i lirë është esenca e idesë së Pavarësisë.

Andaj, edhe nisma juaj, për të mbajtur Kuvendin e Parë të Krijuesve Shqiptarë të Mërgatës, nënkupton bashkëveprimin kulturor kombëtar, që në esencë përkon me idenë e Rilindësve, të cilët pikësynim kishin veprimin e unjësuar intelektual, për të rritur potencialet kombëtare rreth një qëllimi, si në sferën politike, ashtu dhe kulturore. Kjo dëshmon se në çdo kohë, vlerat krijuese shqiptare, pavarësisht hapësirave ku krijohen, reflektojnë variacione të ndjeshme atdhetare, ku qartë përvijohet ekspozeja e tërë kombëtare.

Atdheu, në frymëzimin e krijuesit e ka konstitucionin e vet shpirtëror, e mban vulën e kohës dhe shpreh identitetin e vet social e historik, duke e përvijuar fatin e tij. Arti letrar, krijohet dhe ekziston me vetë idenë e ruajtjes së identitetit të sotëm, me një trashëgimi nga e kaluara drejt së nesërmes e të përjetshmes. Kjo edhe i përjetëson simbolet e koshiencës kolektive të depozituara në kujtesën njerëzore.

Të dashur bashkatdhetarë, mbështetja për njëri-tjetrin, dhe dashuria pa kushte për atdheun do ju mbajë larg getoizimit…, me dëshirën që të shkëmbeni sa më shumë kulturën shqiptare me popujt ku bashkëveproni…, me këtë akoma më shumë do të mbrohet sovraniteti kombëtar!

Dashuria për atdhenë nuk matet me asgjë, ajo është si një ëndërr e pafrenuar. Se kur do të ndalet së shtegtuari kjo ëndërr, e të zërë vend në një Shqipëri me tjera përmasa gjeografike, nuk dihet, por një gjë është e sigurtë, se do të portretizonte zemrën e botës për të gjithë krijuesit shqiptarë. Uroj që Kuvendi i ardhshëm, t’ju gjejë edhe më të bashkuar se kurrë. Respekt e mirënjohje për traditën, historinë, dhe kulturën tonë!

Edhe një herë urime Ditën e Alfabetit Shqip!

Urime edhe festat tjera të Nëntorit!

Ju falemnderit!

E zgjodhi, Neki Lulaj

Filed Under: Featured

U zhvillua ceremonia e çmimit Lantos 2013 – Hillary Clinton laureate e çmimit Lantosh 2013

December 8, 2013 by dgreca

Ish Sekretaria e Shtetit Clinton e mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë, thuhet në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos./

NGA BEQIR SINA, New York/

UASHINGTON , DC-Ish-Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton  bëri një komentet pas marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet. Një përmbledhje të fjalës së saj u shfaq edhe në kanalin televizivë kombëtarë C-SPAN – Cable-Satellite Public Affairs Network, rrjeti televisiv i cili emnton çdo ditë 24 orë drejtëpërsëdrejti ngjarjet politike të SHBA, veçanërisht ato që thirren këtu “”gavel-to-gavel” në mbulimin e saj të Kongresit amerikan, si dhe punimet e herë pas hershme me Parlamentin kanadeze dhe britanikë, ngjarje të mëdha në mbarë botën.

Në mesin e folësve të nderit në këtë ceremoni të marrjes së Çmimit vjetor Lantos për mbrojtjen e të drejtave të njeriut për gratë dhe nxitjen e lirisë në Internet ishte dhe ish Sekretaria e Shtetit Madeleine Albright.

Ish-Sekretarja Klinton, dhe folës të tjerë, gjithashtu nderuan me këtë rast me një minutë heshtje ish-presidentin e parë të zi të Afrikës së Jugut, fituesin e Çmit Nobel për Paqe, Nelson Mandela, i cili vdiq një ditë më parë se zonja Clinton të merrte çmimin Lantos.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton , ish-Sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, dhe Annette Lantos, u shfaqen në ekran me kokën përkulur gjatë një minutë heshtje për ish-presidentit të Afrikës së Jugut Nelson Mandela para se zonjës Clinton të i prezantohej Çmimi Tom Lantos për të drejtat e njeriut 2013. Çmimi iu dha më 6 dhjetor 2013 në Uashington, DC. për punën e saj në fushat e të drejtave të grave dhe lirinë e internetit.

Ceremonia e Çmimit Tom Lantos 2013 për të drejtat e njeriut për të nderuar, zonjën Hillary Rodham Clinton u mbajt në Dhomën e Perfaqësuesve të Kongresit në ndërtesën Capitol Hill – Zyrën Cannon House.

Fondacioni Lantosh për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi në mbar botën,  njoftoi në faqen e saj të internetit se ka dhënë “Çmimin Lantos 2013 për të Drejtat e Njeriut” , nderi më i lartë i këtij fondacioni, për Hillary Rodham Clinton . “Ish Sekretaria e Shtetit mori këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut, sidomos e dalluar për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë,” thuhet, në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos.

Më tej në deklerat thuhet se ” Hillary Rodham Clinton ka fituar njohje globale për lidershipin e saj në shumë arena kritike , por ne jemi veçanërisht krenarë për të njohur kontributet e mëdha që ajo i ka bërë për shkaqe të të drejtave të njeriut , ” ka theksuar në dekleratën e saj Katrina  Swett Lantos , Presidente e Fondacionit Lantos . ” Shpallja e saj si kampione për  të drejtat e grave, të cilat janë të drejta të njeriut  për të ndryshuar mënyrën e botës, dhe dyer të hapura për gratë në një mënyrë që vetëm Hillary Clinton mund të mendojë dhe punojë. Për më tepër , puna e ish Sekretares Klinton në internet për Lirinë e Grave, e ka përqëndruar vëmendjen e saj në mbarë botën në nevojë urgjente që të ” shemb muret ” e shoqërive të mbyllura, dhe që kërkojnë të burgosin qytetarët e tyre, prapa kësaj bote të mahntitëshme të internetit, që janë bërë perde hekuri e kësaj bote ” virtuale ” të shekullit , ajo ka dhënë edhe një kuadër të fuqishëm intelektual për avancimin këtyre të drejtëve të njeriut të kohës sonë .” ka deklaruar Katrina  Swett Lantos.

Në gati katër dekada të shërbimit publik , përmendet në deklerat zonja Hillary Rodham Clinton, ka shërbyer si një avokate , nga koha kur ishte- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara , senatore dhe më së fundi si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara . Edhe, pse ajo e ka përkrahur një numër çështjesh – duke filluar nga arsimi në kujdesin shëndetësor , ish- Sekretarja Clinton, është nderuar në komunitet, të ndryshme si ai për të drejtat e njeriut – për fjalën e saj të Pekinit 1995 , ku ajo qëndroi me guxim mbas për të drejtat e grave dhe u bë një kampione e vërtetë e çështjeve globale për gratë në mbarë botën . Ajo gjithashtu ngriti zërin e saj në vitin 2010 , kur ajo deklaroi se “qeveritë që dështojnë për të lejuar për liritë e internetit, nuk janë vetëm duke u përpjekur për të shtypur disidentët , por ato janë për të mohuar të drejtat e njeriut “.

Fondacioni Lantosh thuhet në fund të dekleratës për shtyp , ka themeluar Çmimin Drejtave të Njeriut të Lantos në vitin 2009, përkatësisht për të nderuar dhe për të sjellë vëmendjen e të gjithëve, heronjtë e lëvizjes për të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Ky, Çmim jepet çdo vit për një individ ose një organizatë që ilustron më së miri misionin e Fondacionit Lantos , qëllimin dhe mision për të cilin ai është ngritur. Përkatësisht, që të jetë një zë jetikë për ata që luftojnë për vlerat e mirësjelljes , dinjitet , liri dhe drejtësi në çdo cep të botës . Çmimi Lantos gjithashtu shërben për të përkujtuar të ndjerin kongresistin Tom Lantosh , i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur ndonjëherë në Kongresin e SHBA dhe një avokat i shquar për të drejtat e njeriut gjatë gati tre dekadave tij – si Përfaqësues i Kongresit të SHBA .

Ish- marrësit e çmimit Lantos, sipas dekleratës përfshijnë Dalai Lama , Elie Wiesel , Paul Rusesabagina dhe Chen Guangcheng

Filed Under: Komunitet Tagged With: ceremonia Lantos, Hillary Clinton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 50
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT