• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2013

PROTESTUESIT UKRAINAS: PO EUROPËS, JO RUSISË

December 4, 2013 by dgreca

Nga Frank Shkreli/

Për disa javë tani me mijëra demonstrues në kryeqytetin Kiev të Ukrainës dhe në qytete të tjera të atij vendi, po protestojnë kundër vendimit të qeverisë së tyre për të mos nënshkruar një marrëveshje të rëndësishme ekonomiko-tregtare me Bashkimin Europian (BE).  Demonstruesit valvitin flamujt të Ukrainës dhe hedhin parulla pro-perëndimore, duke treguar haptas mbështetjen e tyre për një bashkim më të ngushtë të vedit të tyre me Europën.   Ndonëse refuzimi i qeverisë ukrainase për të nënshkruar marrveshjen me BE-në është një goditje e rëndë ndaj shanseve të kësaj republike ish-sovjetike për të bërë anëtare e BE-së, protestuesit tani kërkojnë edhe dorëheqjen e qeverisë, sepse sipas tyre, ajo iu nënshtrua presionit politik dhe ekonomik të ushtruar nga Rusia, për të mos nënshkruar marrveshjen me Bashkimin Europian.  Ndërkohë, qeveria e Kievit ka njoftuar se ka rifilluar bisedimet me Bjellorusinë dhe Kazakstanin për një marrveshje tregtare me to, vende këto që janë anëtare të një tregu ekonomik e tregtar që kryesohet nga Rusia, ashtu siç janë edhe disa vende të tjera ish-sovjetike.  Ky bashkim tregtar, midis Moskës dhe ish-republikave sovjetike, në të vërtetë, i përngjanë deri diku një ”bashkimi europian” të lindjes nën kontrollin e Moskës.   Analistët thonë se presioni i Moskës ndaj Ukrainës për të mos nënshkruar marrveshjen me Bashkimin Europian, është një përpjekje e presidentit rus Vladimir Putin, për të rikrijuar ish-Bashkimin Sovjetik, gjeografikisht, politikisht dhe ekonomikisht — gjë që mund të përfundonte në një luftë të ftohtë të re.  Në mos në një luftë të ftohtë, atëherë një një luftë të re ekonomike, që mund të përfundonte në një ndarje të re të Europës, midis lindjes dhe perëndimit.

Si ish-agjent i policisë së fshehtë sovjetike KGB, Putini e shikon Ukrainën si edhe të gjitha shtetet që dikur ishin pjesë e perandorisë komuniste sovjetike, si copa territoresh të perandorisë së vjetër ruse që i takojnë asaj dhe pa të cilat Kremlini nuk mund të vazhdojë së funksionuari.  Është e qartë se Ukraina gjëndet në prak të vendimeve historike për të ardhmen e saj, por njëkohsisht mund të thuhet se edhe mund të ketë ndikim të dukshëm edhe për të ardhmen e Europës.  Bashkimi Europian i ofron Ukrainës, e cila vuan nga një ekonomi e shkatërruar post-komuniste, tregje të pasura si dhe fonde financiare nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërkohë që edhe Rusia i ofron asaj përfitime të njëjta.  Putini i bën presion Kievit haptas për të mos iu bashkuar Europës, pasi Ukraina ka një popullësi të madhe ruse, në radhët e të cilëve Kremlini gëzon përkrahje dhe ushtron influence të konsiderueshme.  Por analistët perëndimorë janë dakort se nëqoftse Ukraina nuk bëhet anëtare e Bashkimit Europian, ajo gradualisht do humbasë pavarësinë dhe sovranitetin e politik dhe ekonomik dhe do të jetë në mëshirën e regjimit të Vladimir Putinit.

Republikat e ish-Bashkimit Sovjetik, për më shumë se dy dekada tani, kanë gëzuar pavarësinë dhe sovranitetin shtetëror duke zhvilluar  marrëdhënje politike dhe ekonomike bazuar në interesat e tyre kombëtare me vende të ndryshme të botës, por Kremlini nën udhëheqjen e Putinit ka bërë ç’mos për t’i penguar këto vende që të integrohen në Europë, madje duke përdorur edhe kërcënime e shantazhe ekonomike dhe ushtarake, siç është kërcënimi për të prerë furnizimet ruse me gas për ngrohje gjatë stinës së dimërit.

Ndërkohë që vihet re një intensifikim i protestave dhe si rrjedhim edhe i dhunës së egër policore kundër demonstruesve paqësorë, zyrtarët amerikanë dhe euorpianë i kanë bërë thirrje qeverisë së Ukrainës, që sipas Sekretarit amerikan të Shtetit Xhon Kerri, të “dëgjojë zërat e popullit ukrainas, i cili dëshiron të jetojë në liri, me mundësi ekonomike dhe në begati”.  Por edhe në mbështetje të kërkesave të protestuesve anë e mbanë Ukrainës, kryediplomati amerikan u shpreh  për gazetarët në Bruksel se, “ne qendrojmë pranë shumicës dërmuese të ukrainasve, të cilët e shohin të ardhmen e vendit të tyre në Bashkimin Europian”. Në këtë ndërkohë  ministrat e jashtëm të Natos nepërmjet një deklarate, dënuan përdorimin e forcës së tepruar nga forcat policore të Ukrainës.  Ndërsa Kryetari i Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso tha në fillim të javës se Bashkimi Europian është gati të nënshkruaj marrveshjen me Ukrainën.

I shpejtë ishte edhe reagimi i Kongresit amerikan ndaj  dhunës së përdorur nga policia ukrainase kundër demonstruesve paqësorë. Nepërmjet një deklarate të Komisionit të Helsinkit të Kongresit të Mërkurën,  kryetari i këtj Komisioni, Senatori Benjamin Cardin, i shtetit Mariland, u shpreh se ishte shumë i shqetësuar për dhunën e ditëve të fundit në rrugët dhe sheshet e Kievit. “Brutaliteti i përdorur nga policia për të shpërndarë protestuesit paqësorë dhe rrahja e dyzina gazetarëve, përbëjnë shkelje serioze nga Ukraina, të angazhimeve të saj në mbështetje të lirisë së fjalës dhe të tubimeve paqësore.”  Senatori Cardin shprehu gjithashtu shqetësimin e tij në lidhje me lajmet që flasin për zhdukjen e më shumë se një     dyzinë protestsuesish, fati i të cilëve nuk dihet.

Cili do të jetë vendimi eventual i Ukrainës për antarësim dhe integrim në Europë, dhe sido që ta shikosh këtë vendim — pro-ose kundër — i një vendi prej 45-milionë banorësh do të jetë një pikëkëthesë për agjenën integruese të Bashkimit Europian, për marrëdhënjet e Europës dhe të Perëndimit në përgjithësi me Rusinë, si dhe për zhvillimin politik dhe ekonomik të vendeve të rajonit, por edhe të pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të tyre kombëtar.

Ukraina, si dhe çdo shtet tjetër, përfshirë edhe ish-republikat e tjera sovjetike, kanë të drejtën e vet që të zgjedhin dhe të përacktojnë rrugën e vet të zhvillimit dhe të asociimit me cilindo shtet ose grup shtetesh, pa presion dhe ndërhyrje nga jashtë, të llojit të luftës së ftohtë të periudhës komuniste.  Siç ka thënë para pak kohe Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, “Lufta e Ftohtë duhej të kishte marrë fund për të gjithë”, por jo siç duket për ish-agjentin e KGB-së sovjetike, presidentin rus, Vladimir Putin.

Ne Foto: Protestues ukrainas në Kiev duke kërkuar afarimin e vendit të tyre me Europën.

Filed Under: Analiza Tagged With: Frank shkreli, Jo Rusise, Po Europes, Protestat ne Ukraine

“Jetë të Riciklueshme” fitoi çmimin Dokumentari Më i Mirë në New York

December 4, 2013 by dgreca

Nga: Ermira Babamusta, New York/

Filmi i shkurtër “Jetë të Riciklueshme” me natyrë artistike portret – dokumentar realizuar nga Blerina Goce u shfaq në festivalin “Young Albanian Filmmakers Festival” në New York. Festivali, organizuar me sukses nga Bujar Alimani u mbajt në Manhattan, tek Producers Club në datat 29 nëntor – 1 dhjetor. Dokumentari cek temë sociale dhe rrezikun me të cilin përballet një familje dhe lagje në Shqipëri nga ndotja dhe mbeturinat në ambient.

“Shqipëria, është para një momenti të madh që hap sipas meje një epokë të re në historinë tonë, atë të europianizimit. Filmi dokumentar normalisht ka shumë për të reflektuar dhe adresuar këto probleme të zhvillimit. Shpresoj që institucionet e filmit në Shqipëri të zgjohen dhe të jenë në një hap me kinemanë shqiptare. Në fund të fundit shpresoj që të gjithë të kemi mundësinë dhe mbështetjen për të bërë filma qoftë dhe duke ngjallur debatin publik për çështje që shqetësojnë realisht shoqërinë tonë,” u shpreh Blerina Goce.

 “Shoqëria shqiptare  vitet e fundit po përballet me problemet mjedisore që sa vijnë e bëhen më të mprehta. Prej kohësh po kerkoja të gjeja mjetin më të mirë për të shprehur pikërisht disa shqetësime të miat dhe jo vetëm. Mundësia mu krijua me uorkshopin për kineastë të rinj të organizuar nga Akademia “Varaan” dhe Televizioni Francez Arte, në ambientet e Akademisë “Marubi” me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Unë, pasi fitova konkursin dhe m’u miratua projekti, m’u desh të përballesha jo vetëm me vështirësitë e natyrshme të trajtimit të kësaj teme, por edhe me pengesa të shumta per të cilat mu desh t’i drejtohem për mbrojtje Zyrës së Të Drejtave të Autorit. Ndoshta kjo është rrjedha normale e filmave dokumentarë, që atakojnë interesa të caktura,” shtoi ajo.

Në natën finale, juria e përbërë nga Arta Kallaba (kryetare), Ermira Babamusta dhe Violeta Mirakaj shpalli listën fituese të filmave të përzgjedhur të festivalit. Filmi “Jetë të Riciklueshme” me regji të Blerina Goce fitoi çmimin “Best Documentary” (Dokumentari më i mirë).Filmi ishte një nga filmat më të pëlqyer dhe diskutuar nga pjesëmarrësit gjatë Q&A pas shfaqjes së filmave dhe u fol shumë për temën reale dhe të guximshme të trajtuar nga Blerina Goce.

“Së pari dua të falenderoj regjisorin Bujar Alimani dhe Alfred Tollja si nismëtarë të këtij aktiviteti, të cilëve ju ka pëlqyer filmi im që në momentin e parë që e kanë parë. Gjithashtu falenderoj dhe të gjithë selektorët që përzgjodhën për të qenë pjesë e festivalit. Pas një rruge të vështirë jam e lumtur që filmi më në fund pati premierën në Nju Jork dhe që në shfaqjen e tij të parë nderohet me çmimin Dokumentari më i mirë. Për më tepër më kënaq diskutimi i gjerë që ka hapur filmi midis bashkëkombësve tanë në SHBA.

Për mua është shumë e rëndësishme që një “erë e re” po fryn në kinemanë shqiptare dhe është për tu vlerësuar që filmat e autorëve shqiptarë tashmë mund të shfaqen në Nju Jork apo kudo tjetër në botë, madje edhe përpara se të kenë premierën në Shqipëri.  Më gëzon fakti që ndër filmat e paraqitur, shumica kishin si autorë regjisore femra, si dhe fakti që janë vlerësuar nga një juri femërore. Mendoj se edhe në Shqipëri po lind një gjeneratë e re kineastesh femra , ashtu si edhe në Kosovë, e që si këto të fundit, do të mund të sjellin një kinema tjetër, që do të vlerësohet edhe jashtë kufijve shqiptarë,” tha regjizorja Blerina Goce.

Ne Foto: Violeta Mirakaj, Bujar Alimani, Arta Kallaba-Ermira-Babamusta-dhe-Lola-Luma-Nata-e-ndarjes-se-cmimeve-ne-festivalin-YAFF

 

Filed Under: Featured Tagged With: Ermira Babamusta, filmi me i mire-dokumentar

RIN MONAJKA (DUKAGJINI)

December 4, 2013 by dgreca

●Në 60 vjetorin e lindjes… (11 Qershor 1953 – 1 Maji 1997)

Ne foto: Rin Monajka (1953 – 1997)/

Nga Nga Fritz RADOVANI/

Muri i Berlinit ra! Ora e Lirisë nuk ndalej!

Në dhjetorin e 1989, Çaushesku jep shembullin e “ruejtjes së parimëve komuniste”…

Shqipnia vazhdonte udhën e martirizimit komunist.

Me 14 Janar 1990, u thye njëherë e përgjithmonë miti i atij sistemi përbindsh!

Demostrata e heshtun në Sheshin e Dëshmorve të Shkodres, njofton Tiranën endè të kuqe, se komunizmit gjakatar i erdhi fundi!.. Mija vetë të grumbulluem në atë Shesh, presin rrëzimin e bustit të diktatorit gjeorgjianokomunist Stalin. Mija vetë drejtue sytë nga toka, presin kur po shprazën mbi kokat e tyne automatikët nga dritaret e hotel Turizmit, Sahatit Inglizit, hetuesisë apo apartamentit mbi PTT e qytetit, që ishin të mbushun me sampistë kriminel të ardhun nga Tirana, vetëm për gjakderdhje e masakra ndaj Rinisë “rebele” shkodrane.

Angazhimi i Ramiz Alisë: “Edhe bar do të hajmë e parimet nuk i shklasim!..”, asht krimi ma i madh kundër Popullit Shqiptar! Po, a u mjaftue me kaq ?

– Jo, sëpse në mbrendsinë e tij ziente krimi. Këte e vërtetojnë kufomat e djelmëve të rijë, të mashtruem ndër kufinjë, të shporuem nga qindra plumba automatiku dhe të lidhun në hunjë me tela me ferra, tue u shetitë ndër pjacat e qyteteve…të të gjithë Shqipnisë.

Rinia Shkodrane ka vendosë me u vetsakrifikue!

Mungonin disa djelmë të cilët një natë maparë ishin tradhëtue e kapë nga forcat speciale të ardhuna për këte qellim nga Tirana, të kryesueme nga krimineli Zylyftar Ramizi…

Mikrobuzët e bardhë të poliklinikës vazhdonin fotografimet dhe gatishmëninë!

Tek sheshi qendror i Deshmorëve mungonte edhe Rini Monajka, djali trim që kishte njoftue Ambasadën Gjermane për aksionin e organizuem me këte rasë. Rini ishte ndër kryesorët e kësaj vepre heroike, me të cilën do ti tregohej Botës mbarë se, në Shkoder gjaku i Martirve të ramë nën shpatën e diktaturës komuniste, po vlonte në damarët e Rinisë, dhe se, Gjaku i Atyne Martirëve nuk kishte shkue huptë…Mungonin edhe kriminelët Shyqyri Qoku me shokë…

Numri i të arrestuemëve i kalon të 120 të rinjë dhe të reja, që torturohen mizorisht nga organet e Sigurimit. Një pjesë përcillen për Tiranë ndër labirintët e zymta të Ministrisë së terrorit. Shumë familje në ankth nuk dijnë as ku i kanë djelmët e vajzat e tyne.

Diktatura komuniste me buzët e saja të gjakosuna, vazhdonte zgerdhimjen sikur të mos kishte ndodhë asgja në vendet e Europës Lindore! Flamurtarët e diktaturës krenoheshin…

Mbas disa muej tortura e vuejtje një grup u dënue me nenët 57 dhe 55 të Kodit Penal të RPSSH, që ishte në fuqi më këte motivacion: “Për krijimin e një organizate kundër revolucionare me karakter antisocialist. Për krime kundër Shtetit dhe për përmbysje të tij me dhunë…”, pra, siç shihët, rruga e hetimëve të çonte drejtë plumbit. Spaçi e Qafë Bari…ndertonin socializmin!

Rin Monajka ishte nder kryesorët organizatorë me Gjergj Livadhin, Dedë Kasnecin dhe djelmë të tjerë që nuk e “njohën” friken e sigurimit katil të shtetit komunist.

Katilëve nuk i mjaftonte fraktura e kafkës së kokës së Rinit në tortura, por duhej të vuente edhe burg nder kampet e shfarosjes. Qendrimi i Tij burrnor asht një model i qendresës kundrejt diktaturës terroriste ma mizore që ka përjetue Shqipnia për 47 vjet. Ndonse, nga kjo, Rini u torturue me mjetet ma të paligjëshme, endè sot askush nga kriminelët nuk ka mbajtë asnjë përgjegjësi, përveç asaj që terroristët janë të penduem për çka nuk kanë mujtë me ba!..

Kampi i Qafë Barit dhe Burgu i Burrelit ishin e ardhmja e Rinit.

Një çudi ndaj kësaj demostrate në Shkoder ishte qendrimi jo dashamirës i të gjitha shtetëve fqinjë. Jugosllavia sigurisht parandjente diçka, e justifikueshme.

Një stacion i radios greke pak muej para kishte transmetue: “Sikur të hapën kufinjtë e Shqipnisë, nuk kanë me mbetë as breshkat aty, edhe ato do të ikin!…”, edhe kjo një e vërtetë.

Italia si gjithnjë përsëriti qendrimin e saj që ka mbajtë përgjatë gjithë Shekullit XX. Ajo u tregue e gatëshme me ndihmue idealet e “socialistëve” të konvertuem në “demokratë” (I vuna nder thojza, mbasi asnjeni emen nuk ka ekzistue kurrë në drejtimin e shtetit që nga 1944).

Me datën 16 Janar 1990, pra dy ditë mbas Demostratës, demokristjani i njohtun Roco Butiglone, jep një deklaratë për shtypin: “Me datën 14 Dhjetor unë isha në Shkoder, po gjendja në atë qytet ishte e qetë. Nuk më ka ra në sy ndonjë demostratë….”. Me plot gojë një turp për atë deputet të “demokristjanës” italiane. Ai me të vërtetë ka kenë në Shkoder, madje edhe në Kafe të Madhe, edhe i ulun tek dritaria e tretë pranë xhamit në krahun e djathtë të Kafes, sëpse, e kam pa unë me sytë e mij në ora 11.15’, pikërisht, kur në shesh ishin mbi 4000 vetë në Demostratën e heshtun…dhe zotni “demokristjanit” nuk i kishte ra në sy asgja, tue kenë jo ma larg se 20 ml., nga busti i Stalinit. E çka kishin me pritë shkodranët e masakruem nga këta “demokristjanë”..?

Në vitin 1991 Bashkimi i Sindikatave të Pavaruna të Shkodres, vetë Kryetari Ferdinand Temali kërkoi me forcë lirimin e të dënuemve për rrëzimin e monumentit të diktatorit Stalin. Me pjestarët e grupit u lirue edhe Rini Monajka, ndonse i gjymtuem nga shndeti. Kur e takova mbas lirimit, ndjeva vërtetë një kënaqësi që Ky djalë i kulturuem ishte i lirë, gjithmonë me shpresë se do të përmirësohej edhe me shëndet, mbasi ngjyra e verdhë e ftyrës vazhdonte me e shoqnue… Ishte mirnjohës dhe nuk dinte sesi me u shpreh per ndihmen e madhe të Ferdinandit dhe BSPSh.

Mbas lirimit nga burgu Rini, ashtusi shumë të tjerë që dhanë kontributin e Tyne tue rrezikue jetën për të ardhmën demokratike të Shqipnisë, u harruene…shumë shpejtë!

Kishe shumë dëshirë që ti jepej mundësia e një kurimi të mirë kur mora vesh se iku në Austri…por ndodhi e kundërta…ndoshta,…autoambulanca që me 14 Janar 1990, qendronte para hotel Turizmit në Shkoder…e kishte ndjekë deri në Austri, deri në Villach, ku me 1 Maji 1997, Rini Monajka mbylli sytë pergjithmonë krejtë i vetmuem…si shumë Demokratë Shqiptarë!

Sa pak janë këto rreshta per mirënjohjen që duhet të tregojmë për ditët e Lirisë që na solli Rini dhe Rinia Shkodrane, ndonse sot, Veprave të Tyne, u kanë dalë perzot shumë prej “atyne” që po kerkojnë me i harrue ose ma keq, me rikthye “disa” foto terroristësh..!

Detyrohem me persëritë edhe njëherë një ide që kam shpreh prej sa kohe:

Dikur, në krahun e majtë të monumentit të Stalinit ishte një gur mermeri i daltuem. Ishte mendue mbi Té me u vendosë një Shqipe me krah të hapun, simbol i së ciles ishte ruejtja nën krahët e saj: “Lavdia e Deshmorëve të Lirisë”. Njëditë guri kaloi nga turizmi…

Do të ishte me vlerë për Qytetin e Shkodres, që në Parkun mbas Monumentit të Luigj Gurakuqit, të vëndoseshin disa Gurë të daltuem (25 X 35 cm.) me emnat e Martirëve dhe të Dëshmorëve të Shkodres… ku, në një prej këtyne Gurëve, duhet daltue edhe emni i nderuem i shkodranit Hero i Demokracisë:

RIN MONAJKA (DUKAGJINI) 1953 – 1997.

Rinit! Në 60 vjetorin e Lindjes së Këtij Ylli, që shndritë në qiellin e Demokracisë!

Autori…

Melbourne, 2013.

Filed Under: Featured Tagged With: Fritz radovani, Rin Monajka

Hillary Rodham Clinton laureate e çmimit Lantosh 2013

December 4, 2013 by dgreca

Ish Sekretaria e Shtetit do të marrë këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë, thuhet në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos./

 Nga BEQIR SINA, New York/

7 nëntor 2013 , UASHINGTON , DC – Fondacioni Lantosh për të Drejtat e Njeriut dhe Drejtësi në mbar botën,  njoftoi sot se ka vendosur për të dhënë “Çmimin Lantos 2013 për të Drejtat e Njeriut” , nderi më i lartë i i këtij fondacioni, për Hillary Rodham Clinton . “Ish Sekretaria e Shtetit do të marrë këtë çmimin për përpjekjet e saj të palodhshme për të promovuar të drejtat e njeriut, sidomos e dalluar për gratë, nga Iraku, Afganistani, Afrika, Kosova dhe në mbarë botën dhe të punës së saj novatore në promovimin e të drejtave të njeriut përmes lirisë,” thuhet, në dekleratën për shtyp të Fondacionit Lantos. Ish- marrësit e çmimit Lantos, sipas dekleratës përfshijnë Dalai Lama , Elie Wiesel , Paul Rusesabagina dhe Chen Guangcheng . Ceremonia e dhënies çmimit do të mbahet në Uashington, DC, të premten më 6 dhjetor, 2013. .    Më tej në deklerat thuhet se ” Hillary Rodham Clinton ka fituar njohje globale për lidershipin e saj në shumë arena kritike , por ne jemi veçanërisht krenarë për të njohur kontributet e mëdha që ajo i ka bërë për shkaqe të të drejtave të njeriut , ” tha Katrina Lantosh Swett , President i Fondacionit Lantos . ” Shpallja e saj s i kampione për ” të drejtat e grave të cilat janë të drejta të njeriut “, për të ndryshuar mënyrën e botës, për të drejtat e njeriut dhe dyer të hapura për gratë në një mënyrë që vetëm Hillary Clinton mund të mendojë dhe punojë. Për më tepër , puna e ish Sekretares Klinton në internet për Lirinë e Grave, e ka përqëndruar vëmendjen e saj në mbarë botën në nevojë urgjente qëtë ” shemb muret ” e shoqërive të mbyllura, dhe që kërkojnë të burgosin qytetarët e tyre prapa kësaj bote të mahntitëshme të internetit, që janë bërë perde hekuri e kësaj bote ” virtuale ” të shekullit , ajo ka dhënë edhe një kuadër të fuqishëm intelektual për avancimin këtyre të drejtëve të njeriut të kohës sonë . ”     Në gati katër dekada të shërbimit publik , përmendet në deklerat zonja Hillary Rodham Clinton ka shërbyer si një avokate , nga koha kur ishte- Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara , senatore dhe më së fundi si Sekretare e Shtetit të Shteteve të Bashkuara .Edhe, pse ajo e ka përkrahur një numër çështjesh duke filluar nga arsimi në kujdesin shëndetësor , ish- Sekretarja Clinton është nderuar në komunitet, të ndryshme si ai për të drejtat e njeriut – për fjalën e saj të Pekinit 1995 , ku ajo qëndroi me guxim për të drejtat e grave dhe u bë një kampione e vërtetë e çështjeve global për gratë në mbarë botën . Ajo gjithashtu ngriti zërin e saj në vitin 2010 , kur ajo deklaroi se “qeveritë që dështojnë për të lejuar për liritë e internetit nuk janë vetëm duke u përpjekur për të shtypur disidentët , por ato janë për të mohuar të drejtat e njeriut “.  Fondacioni Lantosh thuhet në fund të dekleratës për shtyp , ka themeluar Çmimin Drejtave të Njeriut të Lantos në vitin 2009, përkatësisht për të nderuar dhe për të sjellë vëmendjen e të gjithëve, heronjtë e lëvizjes për të drejtat e njeriut anë e mbanë botës. Ky, Çmim jepet çdo vit për një individ ose një organizatë që ilustron më së miri misionin e Fondacionit Lantos , qëllimin dhe mision për të cilin ai është ngritur. Përkatësisht, që të jetë një zë jetikë për ata që luftojnë për vlerat e mirësjelljes , dinjitet , liri dhe drejtësi në çdo cep të botës . Çmimi Lantos gjithashtu shërben për të përkujtuar të ndjerin kongresistin Tom Lantosh , i vetmi i mbijetuar i Holokaustit i zgjedhur ndonjëherë në Kongresin e SHBA dhe një avokat i shquar për të drejtat e njeriut gjatë gati tre dekadave tij – si Përfaqësues i Kongresit të SHBA .

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Hillary Clinton, Paureate e cmimit lantosh

VJEDHJA E SE DREJTES HYJNORE PER TE DASHURUAR

December 4, 2013 by dgreca

Nga Pellumb LAMAJ/   

Kam disa dite qe kam prekur Lirine e pas dymbedhjete vjetesh kryqezuar ne Ferrin e vertete Spac e jo ate imagjinar te Dantes nuk me rrethojne me telat me gjemba dhe perball nuk kam me mitraloza e bajoneta te drejtuara nga une…..Ulerimat dhe klithmat e policeve e ushtareve jane zevendesuar me fjalet e ngrohta te familjes dhe gjumin kam filluar ta bej disi te qete edhe pse nganjehere naten, zgjohem nga endrra te frikshme qe ne forme hijesh e demonesh kerkojne te me rrembejne perseri per ne Ferr……

Jam shume i etur te leviz,vetem te leviz edhe pse kembet kane filluar te me enjten……

Sot kam vendosur te vizitoj gjimnazin ku dikur thura e projektova fillin e enderrava te moshes e natyrisht jane caste sublime qe i provon vetem nje here ne jete…….

Nje grup nxenesish kane dale ne pushim dhe cicerimat e tyre me rrembejne edhe mua ashtu pa kuptuar…..Ne cast ju afrohem,dua t’ju flas ,dua t’ju them se vij nga Ferri e qe jam gjalle ,se dikur jam ulur edhe une ne keto banga…..por ata vazhdojne te lozin me njeri tjetrin duke me hedhur here pas here nga nje veshtrim te cuditshem….Pas pk degjohet tingulli i ziles e ata vrapojne te futen neper klasa e une i mbetur fillikat drejtoj shikimin per nga klasat ku ulesha dikur…..Nje mesuaes kalon afer meje dhe pasi me shikon perzemersisht me pyet nese kam nevoje per ndihme….Ne fillim hezitoj ,dua ti them po,ti tregoj kush jam e nga vij por pastaj nderroj mendje dhe pasi e falenderoj,largohem heshturazi……

Jeta e c’do fatkeqi qe i vjedhin Lirine me te padrejte,ndal po ate cast kur atij i hidhen prangat ashtu si kunder ajo ora kur mbaron baterija e ashtu i zhytur ne kujtime filloj te endem rrugeve e rrugicave te qytetit ku jeta dhe kujtimet kane mbetur pezull…..

Veshtroj dritaret kur dikur ndizej e fikej nje drite per mua por ato jane te mbyllura e te rrethuara me grilla….Edhe ballkoni qe dikur rrethohej nga lule te shumta ,ka mbetur shkrete e vetem nje tufe rrobash te nderrura tunden here pas here nga nje ere e lehte qe ka filluar te fryje e une ,une i mbijetuari i Ferrit,jam shtangur aty e pres ate ate qe pres,te me c’faqet edhe si vegim,por AJO nuk duket…..Edhe pak i them vetes,ku i dihet………e ne cast nje grua e moshuar c’faqet ne ballkon,mbledh rrobat e thara dhe futet perseri ne dhome……Nje gulcim shperthen ne cast nga gjoksi im, e pasi ndez nje cigare,i afrohem pemes se Mimozes aty prane dhe shtellungat e tymit te duhanit duke depertuar neper deget e saj,ngrihen drejte qiellit duke marre formen e nje reje rebel qe arratiset drejte foleve te panjohura…..Eh i them vetes…..eshte mire te kesh kujtime …..Vjene nje dite e vetem ato na mbesin………….

Kur Mimoza te kete celur e Ti do te vish
Prane pemes magjike puthjen te kujtosh
Ne gudulisjen e saj do e ndjesh serrish
Eh Mikja ime, Dashuria nuk njeh moshe…

1991

Kishte rene bora e pare dhe perdja e bardhe kishte mbuluar kodrat e zymta qe rrethonin kapanonet prej druri te te burgosurve te Spacit….Debora flokonte nga rete ,prekte kokat tona dhe shtonte shtresen e bardhe duke mbuluar pak nga pak opingat tona prej gome dhe s’kishe si mos te ngazelleheshe nga kjo dhurate e Zotit te cilen hijenat e kuqe nuk mund te na i privonin…duke bere xhiron e darkes ne ate pak oborr te vogel midis kapanoneve,miku im qe dergjej aty per njezete e pese vjete ,ndali hapin dhe me tha;a di krimin me te madh qe bishat e kuqe kane bere mbi ne ? E veshtrova dhe ne moment nuk munda ti pergjigjesha pasi krimet ishin te shumta,nje kalvar i pafund dhe halli hallit nuk i ngjante,ti shkruan dhe vargje vazhdoi miku im e ne fund te fundit eshte detyra jote ti pergjigjesh kesaj pyetje sublime e historike per brezat dhe pasi thithi fort cigaren e dredhur,leshoi nje shtellunge te gjate ne ajer e cila nga reflekset e dritave te prozhektoreve te rrethimit dhe flokeve te debores qe binin nga siper,morri formen e nje reje qe kerkonte te arratisej nga ai qiell i rrethuar me tela me gjemba……

Zeri i policit qe urdheroi te futeshim ne kapanon na e nderpreu biseden por ate nate te gjate e te pafund,une pashe krimin me te madh te te gjitha krimeve ,kurorat e rinise se fishkur mbi ballin e bashkevuajtesit tim,jehonat e dashurise qe ai kurre nuk mundi ti dhuronte,gjoksin e tij ne gulcim …..po ,Ai kishte te drejte…..Hijenat e kuqe i kishin vjedhur te drejen hyjnore per te dashuruar……………

Filed Under: Featured Tagged With: Pellumb Lamaj, per te dashuruar, vjedhja e se drejtes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 57
  • 58
  • 59
  • 60
  • 61
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT