• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

DY PUSHTIME TË NGJASHME TË SHKODRES

January 26, 2014 by dgreca

26 JANAR 1479  NGA  TURQIT, DHE  29 NANDOR 1944  /

Në 70 vjetorin e permbytjes së Shqipnisë…/

Nga Fritz RADOVANI/

535 vjet ma perpara kjo Kështjellë Heroike e quejtun “Rozafat” filloi me u rrenue! Muret rrethuese u gjuejten me gjyle topi dhe kalldramet u lane me gjak!  Po, Shkodranët, çka u bane? A mbeti kush gjallë me diftue per tá?…Sikur të kishin shtetet tjera ballkanike historian si Don Marin Barleti, as nuk do të guxonte kush me hapë diskutime per Identitetin e tyne. Né e kemi dhe mundohemi me i nxjerrë bishta per me e errsue figuren e Tij, vetem, pse ishte Prift Katolik Shqiptar!

Në librin e Tij “Rrethimi i Shkodres”, fq. 87 shkruen: “…Të gjitha lagjet e qytetit, rrugë e rrugica ishin lye e zhye me gjakun e të krishtenëve. Shtëpitë shembeshin; kishët rrafshoheshin perdhé.” Dhe, ma poshtë Don Marini vazhdon: “A do të na bajë zemra t’i shikojmë barbarët tue hy në qytetin tonë midis brohoritjeve?”…

Me daten 26 Janar 1479 turqit hyne në Kështjellen “Rozafat”, të Shkodres…  Porsa hyne në Kështjellë vendosën gjithkah flamujt e tyne të robnisë!

 ***

Me daten 29 nandor 1944, partizanët “çlirimtarë” hyne edhe këta në Shkoder…Rreth orëve të para të atij mengjesi të zi, hyne me forcë në Kuvendin e Fretenëve të Gjuhadolit, dhe në kompanjelin e Kishës Françeskane, pikrisht, aty ku At Fishta, me 13 Qershor 1913 pat vendosë Flamurin e Gjergj Kastriotit, aty partizanët e Enverit, vune “flamurin me yllin e kuq” të vetin, me të cilin “festonin çlirimin” e Shkodres, nga një tjeter pushtues, nga sllavo komunistët jugosllav që kishin vite që punonin per ketë ditë.

70 vjet perpara, në vitin 1944 persëritet edhe njëherë pushtimi i vitit 1479…

Po, këte herë asht mendue nga Aleatët, që Shqipnia Europjane të kontrollohej nga një ma besnikët sllavokomunist të Londres dhe të Moskës bolshevike, nga “shoku” Tito. Armët e veglave tyne besnike u ndigjuen shpejtë në Shkodren Heroike!…

Shkodra, “syni i pricipatës” duhej shue! Besoj në kujtimet e partizanëve të shkrueme mbasi mësuene nder kurset e analfabetizmit, mbas hymjes në Shkoder të Qamil Gavoçit, Arif Gjylit, Asllan Licit etj., u kujtohen shkrepjet e revolverit të Qamilit, kur po fliste tek Bashkia “shoku” Arif Gjyli, apo vrasjet mbas shpine të Asllan Licit me vagabondët “çlirimtarë” në Zallin e Kirit…

Kur këta tradhëtarë “çlirimtarë” u ndodhën përballë nacionalistëve Abaz Ermeni e Jup Kazazi në rrethina të Shkodres, në Berdicë dhe në Anë të Malit, forcat komuniste kush i mbështeti, Populli i atyne krahinave apo forcat ushtarake jugosllave të rreshtueme mbas malit të Taraboshit? Ndërsa, në luftën e shpallun kundër Malësorve të Veriut në fillimin e Janarit 1945, me betejën kundër Popullit të Kelmendit, ku ndodhej Prekë Cali dhe pranë Tyne, krenët e “Beslidhjes së Veriut” që kerkonin lirinë e Trojeve Shqiptare nga sllavët, të gjithë u shpallën “tradhëtarë” dhe, si pasojë, krimineli Mehmet Shehu, me urdhën të komandantit të përgjithshëm gjeneral kolonel Enver Hoxhës, jo vetëm që theri  dhe vrau 118 Burra të Maleve, të cilët, i hodhi në proskë, por iu dogj edhe kullat, shfarosi dhe u plaçkiti gjanë e gjallë, vetëm me dhanë proven e “besnikërisë” komuniste ndaj armikut shekullor të Atyne Maleve! E bashkë me partizanët ishin në këte betejë edhe forcat ushtarake jugosllave, të cilat, bashkë me disa tradhëtarë shqiptarë të shitun tek sllavët e malazezët dhe të mobilizuem me brigadat partizane, nën drejtimin e Mehmet Shehut dhe Koçi Xoxes, u ranë mbas shpine Malësorve tanë. Të gjithë tue këndue kangë për “druzhe” Titon dhe kundër Veriut, u versulën menjëherë edhe kundër Klerit Katolik Shqiptar, që ishte frymzuesi shpirtnor i Atdhetarizmit në ata Male…

Kështu, Tokat Shqiptare deri maje Vermoshit, u okupuen nga ushtria shoveniste jugosllave “me yllin e kuq komunist” në ballë në “maskën” e tyne, e kjo maskë ishte partia komuniste shqiptare, e drejtueme nga tradhëtari Enver Hoxha.

Burimi i të gjitha fitoreve ishte “shoku” Tito dhe Stalini i “math”, prej nga buronte “drita e kuqe” bolshevike…që, u shpërndante anë e kand vendit tonë deri në skutat ma t’errta të birucave të sigurimit në Trojet Shqiptare…

Kush ishte ky drejtues i partisë komuniste në Shqipni, në vitin 1941? Per té do ti referohëm një Shqiptarit të njohun, që përcakton saktësisht “udhëheqësin” dhe qellimin e asaj parti që ai po e drejtonte: Ishte i ndjeri Muntaz Kokalari, qytetar i Nderuem nga Gjinokastra që shkruen më 9 Nandor 1944: “…Fatkëqësia e kombit tonë dhe e Shqipërisë së gjorë është se ka rënë në dorë të një njeriu përbindsh, tinzar, hakmarrës, inatçi, dinak, megaloman, egoist, që i do njerëzit nën vete, kumarxhi, gënjeshtar e kur qe jashtë për studime nuk dha asnjë provim, mbeti pas kabareve, kazinove, etj. Fëlliqi botën me borxhe. Né intelektualët e Gjinokastrës ia dimë të gjitha dhe sa i vlen lëkura, prandaj, kërkon të na asgjësojë. Po, kam besim se këtij batakçiu bashkë me djajtë e kuq, shpejt ka për t’i dalë boja.” (Gazeta RD, 29 Prill 1995, Tiranë).

Ndersa “komandantët” partizanë shqiptarë që janë kenë në Kosovë, apo që kanë kalue në Veri nga Hoti në drejtim të Podgoricës dhe Tivarit, me brigadën e formueme në Shkodër me datën 29 nandor 1944, me qellim me çlirue Tokat Shqiptare kur po u largonin prej aty forcat gjermane e, që në të gjithë tekstet e “historisë” sot shkruhet: “Kalimi i divizioneve tona në Veri për çlirimin e ‘tokave’ të Jugosllavisë”, tregon kjartë marëveshjen e fshehtë të asaj kohë mes Titos dhe Enver Hoxhës, që Tokat Shqiptare për të cilat bahet fjalë ndër tekste, ishin cilësue “toka të Jugosllavisë” pa u “çlirue” ende, kur të gjitha ata ishin Toka Shqiptare dhe të banueme edhe sot nga Shqiptarët… edhe pse intelektualët e tyne mundohen me folë “gjuhen e njësuar”.

Duhet rikujtue edhe veprimtaria tradhëtare të Ramiz Alisë, Haxhi Lleshit, Fadil Hoxhës, Shefqet Peçit, Rahman Perllakut etj. me forcat çlirimtare të Kosovës, tue i lanë prè në pabesi të forcave jugosllave, tashma njihen nga të gjithë, edhe pse në Kosovë endè kjo tradhëti që u asht ba kosovarëve, nuk kërkohet me u shpallë botnisht, kur dihet se mija e mija prej djemëve të tyne u morën në Kukës dhe nuk mërrijti as gjysa e tyne në Tivar, ku edhe ajo pjesë e vogël kosovarësh që pat teprue rrugës, iu dorzuen “druzhe” Titos me u masakrue dhe me ushqye peshqit e Adriatikut në brigje të Tivarit.

Të gjitha këto ngjarje janë vetem një hapje e “syparit” atëherë kur, në Cirkusin Shqiptar, do të fillonte me u luejtë Tragjedia komuniste e permbytjes gjysëshekullore me Popullin Shqiptar!

Melbourne, 24 Janar 2014.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Dy pushtimet e Shkodres, Fritz radovani, Melbourne/

U MBLODH KOMISIONI I ORGANIZIMIT TË PROTESTËS KUNDËR KRYEPESHKOPIT JANULLATOS

January 26, 2014 by dgreca

 Nga Dalip GRECA/

New York, 26 Janar 2014. 

Të shtunën me 26 Janar 2014, në mbrëmje në mjediset e Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA në Bronx.Takimin e ka drejtuar presidenti i shoqatës rinore shqiptaro-amerikane ”Rrënjët Shqiptare”, Marko Kepi. Gjatë takimit u diskutuan modalitetet e protestës, parullat  në pankarta, argumentet se përse bëhet kjo protestë, pyetjet që mund t’i bëhen nëse realizohej një takim me Kryepeshkopin etj. Në takim, pasi kishte një orë që kishin filluar diskutimet, erdhi  me dëshirën e tij, një nga mbështetësit e Hirësisë së Tij Janullatos z. L Fundos. Ai kërkoi mirëkuptim dhe u tregoi organizatorëve se Fortlumturia e tij ka bërë shumë për Kishën shqiptare, e  ngriti atë prej rrënimit të diktaturës, u tregoi se ai ka ndërtuar shumë kisha të reja dhe ka rinovuar të tjerat, se ai nuk e ka cënuar Autoqefalinë e Kishës Orthodokse Shqiptare, se nuk është antishqiptar etj etj. Z. Fundos u propozoi një takim organizatorëve me Kryepeshkopin para se të organizohet protesta, pra të Hënën, pas marrjes se lejes nga Policia,( për lejen ofroi ndihmën e tij ish kongresisti Republikan, Presidenti vullnetar i Liges Shqiptaro-Amerikane Joe DioGuardi).

Vatra gjykoi se ky takim nuk zgjidh problemin, për arsyen e thjeshtë se Janullatos do të mbrojë pikëpamjet e veta dhe komuniteti ka qëndrimet e veta në favor të Kishës Autoqefale, vepër e patriotëve shqiptarë ortodoksë.

Në thelb të protestës ishte kundërshtimi i komunitetit shqiptar të Amerikës ndaj Kryepeshkopit grek të Shqipërisë, Anastas Janullatos, i cili në kundërshtim me Statusin e Kishës Autoqefale të Shqipërisë e ka uzurpuar atë. Për organizatorët Janullatos ka punuar për helenizimin e Kishës Autoqefale dhe në kundërshtim me nderimin, që i bëhet në Fordham University, nuk i ka shërbyer afrimit të dy popujve, përkundrazi. Ai ishte kundër intervenimit të NATOS në Kosovë gjatë gjenocidit Serb( për sqarim të lexuesit: Janullatos ka dalë publikisht kundër ndërhyrjes ushtarake/ humanitare të NATO-s për shpëtimin e popullsisë së Kosovës nga gjenocidi dhe spastrimi etnik serb,- edhe pse propoganduesit e tij kanë shkruar edhe në shtypin amerikan se ai udhëhoqi fushatën e ndihmave për kosovarët që erdhën në Shqipëri gjatë spastrimit etnik të Millosheviçit), se ai e injoron dhe nuk e njeh çështjen çame, në kundërshtim me klerikët e besimeve të tjera- nuk pranoi të ngrejë meshë për viktimat e genocidit grek kundër çamëve (e thënë shqip: ka refuzuar që të bashkohet me krerët shqiptarë të besimeve të tjera në lutje për shpirtrat e viktimave çame të gjenocidit grek), shpesh është parë më ultranacionalistë grekë që kanë ardhur në Shqipëri(shtypi i Tiranes), duke dhënë shenja se është për Vorio-Epirin. Po ashtu ai duke sponsorizuar ndërtimin e Kishave ortodokse i ka larguar ato nga trashëgimia e Kishës tradicionale Ortodokse Shqiptare, duke sjellë arkitektuarë bizantine dhe ikonografi helene. Mjafton krahasimi i dy kishave ortodokse të sotme në Korçë me fotografitë e ndërtesave të para viteve 1967, dhe shihet ndryshimi. Po ashtu meshimi në shumicë në gjuhën greke, përbën një tjetër shqetësim të komunitetit shqiptar. Injorimi i figurës së arkitetktit të Kishës Autoqefale Shqiptare, Imzot Nolit është një tjetër pakënaqësi që komuniteti shqiptar i Amerikës ka ndaj Janullatosit.

LETRAT PUBLIKE PËR PRESIDENTIN JOSEPH McSHANE

Shqiptarët e këtushëm paralajmëruan mospajtim me vendimin e Universitetit për ta nderuar kreun grek të Kishës Shqiptare me një titull honorifik. Të parët që paralajmëruan protestë kanë qenë anëtarët e organizatës rinore “Rrënjët Shqiptare”, të cilët i kanë dërguar edhe një letër të hapur z. Joseph McShane, S.J., Presidentit të Universitetit Fordham (Shih në faqen 7). Përmes Letrës publike , Rrënjët Shqiptare, kanë shprehë pakënaqësinë e komunitetit shqiptar dhe shfaqin habinë se si universiteti ka rezervuar çmimin e lartë për një njeri që nuk i shërben paqes dhe harmonisë, përkundrazi ai nën postin e lartë të kryepeshkopit i ka shërbyer helenizimit të Shqipërisë dhe veçanërisht asaj të Jugut, duke punuar nën rrogoz për Vorio-Epirin. Sipas letërshkruesëve, ai meshon në gjuhën greke duke diskrimuar gjuhën shqipe.Sipas Rrënjëve Shqiptare, kreu grek i KishësOrtodokse  Shqiptare nuk ka bërë asgjë për të afruar marrdhëniet vëllazërore mes Shqipërisë dhe Greqisë, përkundrazi dy vendet duket se janë më larg se kurrë,- ku si mur ndarës qëndron hija e Ligjit famkeq të Luftës, që nuk është aministuar nga parlamenti Grek. Asnjë kontribut nuk ka dhënë në këtë drejtim Hirësia e tij, që ka mbrojtjen, përkrahjen e Kishës dhe Qeverisë Greke. Më pas në letrën e Albanian Roots tregohen detaje nga gjenocidi i ushtruar nga shteti grek ndaj çamëve, të cilët edhe pse dikur ishin shtetas grek, janë të zhveshur nga e drejta e pronës dhe e kthimit në shtëpitë e tyre, ku kanë varret e prindërve, gjyshërve, dhe Janullatos nuk e njeh këtë gjenocid.Të rinjët shqiptarë në letrën e  tyre e cilësojnë kryepeshkopin grek të Shqipërisë një ”Kalë Troje”.

Edhe studentët shqiptarë që studiojnë në Fordham University, dhe ata që kanë studiuar atje, kanë reaguar përmes një letre që i dërguan presidentit të këtij universiteti,  z. Joseph McShane, S.J(Shih Dielli online). Studentët me prejardhje shqiptare të këtij universiteti shkruajnë se përfaqësojnë katër besime fetare kryesore në Shqipëri; katolik, Kristian ortodoks, sunitë dhe shiitë, dhe janë për marrdhënie miqësie mes dy popujve të lashtë të Ballkanit, shqiptarëve dhe grekëve. Por, siç shprehen ata, Kryepeshkopi Janullatos, nuk mëshiron vlerat më të çmuara të Shqipërisë, sidomos harmoninë ndërfetare.

Ata rëndisin një sërë faktesh që tregojnë se në misionin e tij në Shqipëri, Kryeposhkopi, po e largon Kishën Ortodokse Shqiptare nga të qënurit Autoqefale, e pavarur dhe po e orienton drejt armikes së saj shekullore, Kishës Greke.

Edhe Federata panshqiptare e Amerikës VATRA, është pozicionuar në kundërshtim të hapur me Kryepeshkopin me origjinë e kombësi greke, Anastas Janullatos. Ky pozicion i Vatrës buron nga Shkelja e Statutit të Kishës Autoqefale Shqiptare, miratuar nga Kongresi i Beratit , që zhvilloi punimet nga 10 deri më 19 shtator 1922, Kongres që njihet për shpalljen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare. Pikërisht në nenin 16 të Statutit të miratuar më 1929, është sanksionuar kërkesa themelore, ku udhëheqësi i Kishës duhet të jetë , prej gjaku, gjuhe, kombësie dhe nënshtetësie- shqiptare”. Ky statut ka marrë edhe miratimin e Patriarkanës së Stambollit më 1937(Në ballafaqimin e dytë Mitropoliti Pelushi e quajti gjë të vjetër Statutin) . Pikërisht kjo kërkesë është shkelur nga Janullatos dhe prej atyre që e sollën atë në fron, duke shkelur mbi gjakun e prelatëve të Kishës Ortodokse Shqiptare të masakruar nga Kisha Ortodokse Greke. Vatra që në krye të ardhjes së Janullatosit ka qenë kundër dhe e ka shprehur publikisht mospajtimin e saj. Madje edhe 13 vite të shkuara ishte Vatra ajo që organizoi një protestë të ashpër ndaj dekorimit të Janullatosit në New York. Protesta u organizuar me 17 shkurt 2001 përballë Hotelit Hilton. Me parulla të hapura” Janullatos, uzurpator i Kishës Autoqefale shqiptare”, “primat i kishës shqiptar duhet të jetë me gjuhë e gjak Shqiptar”, “Janullatos go Home”!- u shoqërua banketi i shtruar për Janullatosin në Hilton Hotel, ku ishin të pranishëm edhe drejtuesit e Kishës shqiptare të Amerikës, që ngritën dolli me Hirësinë!Vatra ka kritika të ashpra ndaj mohimit të rolit të Fan S Nolit në krijimin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Hirësia e Tij e ka injoruar Nolin, simbolin e Kishës Autoqefale.

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: dalip greca, i proteste, Janullatos, U mblodh Komisioni

Qenësia e mesazhit:“Un mâ me sodjet / Shqyptar nuk jam”

January 25, 2014 by dgreca

Mbi satirën “Metamorphosis”, botuar më 1907/

Nga  dr. Anton Nikë Berisha/ Dielli-Arkiv/

 “Fundi i shekllit të nandëmbëdhetë, mund të thuhet se e gjet popullin shqiptar gati krejt të mpím; vetëm vepra e disa atdhetarve të pakët e zgjoi nga gjumi, e nji pjesë shum të randsishme në ket zgjim kombëtar e ka sigurisht puna e ndritun e prodhim-tare e At Gjergjit.”/

Karl Gurakuqi/

Shënim i editorit : e botojmë këtë shkrim të nxjerrë nga monografia « Vepër e qenies dhe e qenësisë sonë-Vëzhgime mbi artin poetik të Fishtës » e autorit Anton Nikë Berisha sepse  edhe sot e kësaj dite, duke u mbështetur në disa vargje të poemit satirik « Metamorphosis », jo vetëm nga mosdija, por edhe nga qëllime dashakeqëse, poeti ynë Kombëtar, Atë Gjergj Fishta, cilësohet si reaksionar, mohues i atdheut e i kombit tonë dhe më tej, antishqiptar.

 Arsyeja e shqyrtimit

Poezia e Fishtës Metamorphosis, botuar në përmble-dhjen “Anzat e Parnasit” (1907), hyn në rrethin më të ngushtë të krijimeve më cilësore të satirës fishtiane. Ajo është dëshmi e pandërmjeme e konceptit krijues satirik, por edhe poetik e kombëtar të Fishtës. Disa nga vargjet e kësaj poezie si “T’a dijë Shqypnija / Prá, e sheklli mbarë, / Se mâ mbas sodit / Un s’ jam Shqyptár” ose “Un mâ me sodjet / Shqyptár nuk jam” tash gati një shekull përdoren në biseda dhe në shkrime me kuptime të ndryshme: herë për të dëshmuar ndjenjën kombëtare të poetit, herë për të mohuar atë e për ta shpallur autorin antishqiptar (siç u ve-prua gjatë sistemit komunist), herë për të mohuar vetë kombin shqiptar dhe shqiptarizmën. Me pak fjalë, ky mesazh, që shqiptohet nëpërmjet disa vargjeve të përdorura në poezinë Metamorphosis, u shfrytëzua e u keqpërdor në mënyra e në raste të ndryshme, më së shpeshti duke i shkëputur vargjet nga konteksti ku ato gjenden, nga kon-cepti krijues satirik fishtian ose edhe nga koncepti krijues poetik i tij në përgjithësi. Interpretimet e këtilla, herë nga mosdija e herë nga qëllime të ndryshme, bënë ndikimin e tyre dhe shkaktuan mëdyshje, mbështjellime dhe ngatërre-sa. Së këndejmi, jo një herë dhe jo vetëm në një kohë, kam menduar rreth këtij mesazhi të poetit e atdhetarit tonë të madh. Mirëpo, herë-herë krijuesi me vështirësi i shpjegon disa punë që i zvarris prej një dite në tjerën dhe prej një viti në tjetrin!

Konteksti ynë i sotëm më bëri që t’i kthehem poezisë Metamorphosis të Fishtës dhe t’i shpreh disa mendime e përsiatje rreth saj.

Satira fishtiane – jehonë e realitetit konkret shqiptar

Në fillim të shekullit tonë, kur Fishta shkroi e botoi disa nga poezitë e veta patriotike e satirike, pastaj këngët e para të epit Lahuta e Malcís si dhe shkrime të llojeve të tjera, jetën e përditshme shqiptare e cilësonte një gjendje e rëndë, qoftë në rrafshin social, ekonomik e politik, qoftë në atë shpirtëror e moral. Për këtë arsye është fare e natyrshme që krijimet e para të Fishtës, siç ndodh edhe me ato të shkruara e të botuara më vonë, të jenë të lidhura me ngjarjet dhe me gjendjen konkrete ose jehonë e pandër-mjeme e tyre.

Fishtën, si dhe intelektualët e tjerë shqiptarë, e shqe-tësonte pa masë gjendja e popullit dhe e atdheut, për shu-mëçka e padurueshme, prandaj ai gjakoi forma të ndryshme për t’i bërë të ditur njeriut të tij domosdonë e një veprimi aktiv për ndërrimin e kësaj gjendje – për një zotim më këmbëngulës për mirëqenien e botës e të jetës shqiptare si dhe përparimin e atdheut, Shqipërisë.

Fishta ishte i vetëdijshëm për faktin se sundimi i gjatë osmano-turk kishte lënë pasoja të rënda në mendësinë shqiptare, prandaj ishte i bindur se te një shtresë e shqip-tarëve, te të cilët ishin shuar në një masë të ndjeshme fryma patrotike e epike si dhe cilësitë dhe virtytet që i kishin dalluar paraardhësit e tyre, Të Parët tanë, poezia satirike, e gërshetuar me sarkazmë, me ironi e me groteskë, mund të ndikonte në mënyrë të veçantë. Pra, vetëm nëpërmjet kritikës, përqeshjes e thumbimit dhe prekjes në sedër, do të mund të “trokitej” në ndërgjegjen e përfaqësuesve të kësaj shtrese, e cila edhe kishte rol të rëndësishëm në mirëvajtjen dhe në zhvillimin shoqëror e kulturor të vendit. Së kën-dejmi, kritika e drejtpërdrejtë dhe e ashpër do t’i nxitte ata të mendonin një herë e mirë për fatin dhe përparimin e botës e të atdheut të tyre.

Duke u përcaktuar për një gjë të tillë dhe duke qenë i vetëdijshëm për mundësinë e ndikimit të artit të fjalës, sidomos të poezisë, Fishta sikur kishte parasysh mendimin e Eliotit, i cili, duke bërë fjalë për kritikën që bëjnë shkrim-tarët, për rëndësinë dhe rolin e saj, shkruante: “Kritika është po aq e pashmangëshme sa edhe frymëmarrja… Unë jam i mendimit se kritika e përdorur nga një shkrimtar i ushtruar e i shkathët në veprën e vet është më qenësorja, është lloji më i lartë i kritikës dhe disa shkrimtarë kreativë janë superiorë ndaj të tjerëve, vetëm ngase aftësia e tyre kritike është su-periore.”

Njëjtësim e vijimësi

Në vitin 1907 Fishta shkroi poezitë satirike Meta-morphosis, Nakdomonicipedija dhe Koha e arit në Shqyp-ni, të cilat ndërlidhen mes veti për shumë tipare.

Në poezinë satirike Nakdomonicipedija (satira Meta-morphosis për herën e parë u botua si pjesë e fundit e kësaj; më vonë poeti e botoi si poezi më vete) Fishta vë në thumb të kritikës gjendjen e rëndë shoqërore e shpirtërore të shqiptarëve, të cilët, të dhënë pas fitimit e interesave ve-tjake, kishin lënë anash kujdesin ndaj atdheut. Poezia është shtjelluar në formën e një letre, dërguar Dom Ndoc Nikajt, intelektual e shkrimtar i shquar, i cili atë kohë kishte botuar një libër të historisë së popullit shqiptar. Në fillim të kësaj satire Fishta i përkujton autorit të librit të historisë:

Sod n’Shqynpi, more lum miku,

Histori âsht meteliku.

dhe se shqiptarët po ia thoshin këngës “Haja qênit – pija qênit, / Edhè bjer karaduzênit!”. Pra, gjërat që nuk “pjell-nin” napoleona, siç ishte historia, shkrimi e botimi i vjer-shave ose veprimtari të tjera artistike e shpirtërore, s’kishin asnjë vlerë. Me fjalë të tjera, siç shprehet Fishta, në Shqi-përi dija, kënga e historia merreshin për punë dokrrash!

Nga fakti se në Shqipëri njerëzit mirreshin vetëm me punë dhe interesa vetjakë, përbuznin dhe mohonin të mirën kombëtare dhe mirëqenien e atdheut, gjallimin e përdit-shëm e cilësonte një situatë e rëndë dhe e pazakonshme: të mirës i thuhej e keqe ose të bardhës i thuhej e zezë dhe ana-sjelltas. Domethënë, në kontekstin përkatës ishte për-mbysur logjika normale dhe e natyrshme e veprimit dhe e mendimit.

Pse nder né kjo kohë ká ardhë,

Qi nji e zezë me u thirrë e bardhë:

M’êmen t’vet sendet s’duen qujtë

Per n’don qyqja mos me t’mujtë

E me t’frý era n’kuletë…

Pra, ndër shqiptarë punët po shkonin si ishte më keq “Ke na shkojn pûnët kambë e krye” dhe një shkallëzim më i rrezikshëm e me pasoja“Shoqi shoqit m’ia xjerrë trût.” Një kohë e tillë kishte shkaktuar përsëritjen e së keqes e tragjikës, që ishte dëshmuar edhe në të kaluarën: mospër-fillja e njëri-tjetrit, kundërvënia, përçarja, mashtrimi, tra-dhtia: “Medét per né! Pse heret si n’e s’ vonit / Skem’ mujtë dy vetë me u vû kurr m’ nji hulli: / Njani bje thumbit, tjetri patkonit” ose dy vargjet e njohura të Fishtës “Sod mâ shpejt nji thes me pleshta / Ti bân bashkë se dy Shqyp-tarë.”(nga satira “Koha e arit në Shqypni”).

Po qe se do të vazhdonte edhe më tej kjo gjendje dhe kjo sjellje e shqiptarëve, thekson poeti, atëherë për ta s’do të ketë as mëkëmbje e as përparim kombëtar; në qoftë se ata nuk do të kthehen për së mbari e nuk do të bashkohen dhe nuk do të kujdesen për atdheun e tyre, për ta nuk do të ketë më agim, po natë, varfëri dhe turp. Këtë Fishta e thotë në mënyrë të pandërmjeme e të qartë:

Pá nji bashkim t’vertetë s’ká per t’ague

Per né agimi kurr; gjithmonë por nata

E marrja e skami kanë per t’na ngushtue.

(Nakdomonicipedija)

Rrënimi i logjikës së natyrshme

Poezia Metamorphosis dëshmon me një anë jehonën e drejtpërdrejtë të gjendjes së rëndë shoqërore, shpirtërore e morale të botës e të gjallimit konkret shqiptar dhe, më anë tjetër, ndjenjën e madhe atdhedashëse të Fishtës. Poeti është i shqetësuar deri në paskaj për shkallën e ulët të vetë-dijes kombëtare te një pjese të shqiptarëve, për përmasën e shprishjes e të rrënimit shpirtëror të tyre, për qëndrimin mëdyshës po shpesh edhe përbuzëz ndaj atdheut dhe ndaj trashëgimisë shpirtërore e materiale, për zvetënimin ose lënien anash të virtyteve: burrërisë, besës, bujarisë, mik-pritjes, gjë që vërehej sidomos tek ata që ishin në pushtet ose që ishin pasuruar e po pasuroheshin në mënyra të ulëta, duke shfrytëzuar djersën e të tjerëve dhe gjendjen e vësh-tirë në të cilën po gjallonte pjesa dërrmuese e popullit shqiptar. Pra korrupsioni, mitoja, mashtrimi, tradhtia kishin marrë një përmasë të ndjeshme. Sa më shumë që individi tregonte indiferencë ose e mohonte atdheun, prejardhjen dhe të kaluarën kombëtare, çmohej e nderohej më shumë, zinte pozita më të larta dhe bënte një jetë të pasur e të rahatshme për t’u shpallur më në fund edhe udhëheqës shpirtëror e kombëtar! Në të kundërtën e kësaj, ai që bënte e vepronte për të mirën e popullit dhe të atdheut të vet, që synonte në forma të ndryshme të nxiste e të zgjonte ndër-gjegjen kombëtare pas sundimit shumëshekullorë osmano-turk dhe zotohej për përparimin e vendit në pajtim me ko-hën, merrej si njeri i dështuar, i mjerë, madje edhe i marrë!

Katër vargjet e para të satirës Metamorphosis e për-caktojnë dhe e shprehin në mënyrë të pamëdyshtë këtë gjendje të pazakonshme të gjallimit konkret shqiptar. Poeti është i shqetësuar thellë, prandaj me qëllim flet në veten e parë dhe që në këto vargje prek çështjen thelbsore.

Qe besa, o burra,

Nuk dij kah t’çajë,

Mbasi do t’thirret

Sot derri dajë…

Domethënë, në një kontekst të tillë të jetës kishte pu-shuar logjika e zakonshme dhe e natyrshme e gjallimit, e vlerësimit, e mendimit dhe e veprimit. Derrit i thuhej dajë! Një krahasim e kontrast i pazakonshëm: derr quhet daja, vëllai i nënës, njeriu më i afërt për nga vija e qumështit dhe e gjakut! Pra, obstruksioni ishte bërë bazë e vlerësimit dhe e gjallimit të përditshëm dhe kishte marrë përmasa gjith-sunduese, për këtë arsye çdo mendim e veprim jashtë asaj logjike çmohej si jo normal. Kështu, merrej punë e parën-dësishme, për të mos thënë e kotë ose e marrë, interesimi për çështjen kombëtare dhe veprimi në të mirë të saj; përpjekja për ruajtjen e trashëgimisë dhe pasurimin e më-tejshëm shpirtëror, kujdesi për gjuhën amtare, për arsimin. Me një fjalë: çdo gjë që nënkuptonte përtëritjen e jetës shqiptare në të gjitha rrafshet e saj.

Nëpërmjet ligjërimit në veten e parë Fishta na bën të kuptojmë se, si individ, ai mjaft kohë ishte përpjekur për t’i ardhur në ndihmë njeriut të tij dhe çështjes kombëtare; kishte luftuar pa frikë kundër armiqve të Shqipërisë dhe kishte qenë i gatshëm të presë e të durojë çdo ndëshkim e flijim.

Me anmiq t’Shqypnís

Un pa u frigue

Mjaft jam, i mjeri,

Kacagjelue.

Pse kam pasë thânun

Deri sivjet:

Lum aj qi shkrihet

Per atme t’ vet.

Një punë e këtillë për atdhe – brenda logjikës së përmbysur – nuk ishte pranuar e nuk ishte çmuar, përkun-drazi ishte nënçmuar e përbuzur dhe si individ ai kishte pësuar për arsye se nuk kishte gjetur përkrahjen pikërisht të atyre që ishin në pushtet dhe duhej të punonin e të ndih-monin për mirëqenien e bashkimin kombëtar. Së këndejmi

 

Po, po; kujdesi

Per Gegë e Toskë

Mue sod m’ka hjedhun

Si hút n’ketë prroskë…

Pra, po të kishte punuar ndryshe, siç vepronin shumë të tjerë, atëherë edhe ai do të ishte në një gjendje tjetër, do t’i kishte punuar kuleta e fjala; do të ndihej pikërisht si ata, të cilëve nuk u interesonte as e kaluara, as të Parët, as Shqi-përia e kohës.

Porsi njatyne,

Qi ndêjë n’ Shqypni,

Kujtojn se gjinden

Shi n’Australi;

E per dhé t’Parvet

S’u bjen nder mend

Me sa per kpurdha

Qi bijn n’dervend.

Konteksti i tillë kishte rrënuar qenësinë e veprimit të zakonshëm dhe të sjelljeve të njerëzve dhe kishte kushtë-zuar që të çmoheshin e të zgjedheshin në pozita me rëndësi shoqërore e politike njerëz që ishin zhveshur nga cilësitë kombëtare dhe si të tillë, më së paku, e meritonin të ishin në ato vende e t’u besoheshin detyra të tilla. Fishta vë në dukje se ata “Kanë spaten n’mjaltë” dhe përherë ngriten lart e më lart, po edhe

Per ditë t’u mâjun,

Si mâjet njala,

U punon n’shekull

Kuleta e fjala.

Ky kod sociokulturor, mbi bazën e të cilit çmoheshin njerëzit dhe puna e tyre, e shqetëson poetin dhe të thuash e rrënon shpirtërisht, prandaj shpreh sa zhgënjimin, po aq mospajtimin dhe kundërshtimin e tij. Kjo nuk bëhet me mjete e në mënyrë tradicionale, duke i dhënë përparësi ve-tëm pohimit të pandërmjemë. Të keqes poeti i qaset këtu nga një strategji dhe nga një mënyrë e veçantë: kalohet formalisht në anën e së keqes dhe prej andej rrëfehet e bëhet vlerësimi për të, shqiptohet qenësia e saj.

Akti i indentifikimit me bazën e kodit të tillë sociokulturor e me logjikën e njerëzve të tillë, ku e keqja mirret për të mirë, antikombëtarja për kombëtare, e bardha për të zezë, ka një shenjëzim të qenësishëm dhe thellësor. Poeti deklaron se për arsye “Me kênë i vetit” (lexo: ta shi-kojë vetëm punën dhe interesin vetjak) do të shporret nga Shqipëria e do të heqë dorë nga ajo që kishte bërë deri në atë çast. Shkallëzimi arrin pikën kulminante:

T’a dijë Shqypnija

Prá, e sheklli mbarë

Se mâ mbas sodit

U’ s’jam Shqyptár.

Këto vargje japin qëndrimin dhe përcaktimin e poetit në një rrafsh të përgjithshëm. Adresanti i mesazhit është, para së gjithash, atdheu, Shqipëria, por dhe më gjerë: she-kulli (lexo: bota). Shndërrimi, përkatësisht metamorfoza e tij nuk duhet të kalojnë në heshtje; akti i tillë është për shumçka i rëndësishëm dhe për të duhet t’u bëhet e ditur atyre që kanë pozita në jetën shoqërore e politike, pra që heqin peshë dhe vendosin në Shqipëri për – zotërinjtë – sundimtarët. Katër vargjet pasuese, që në esencë e për-sëritin mesazhin e vargjeve të përmendura më lart, përcak-tojnë në mënyrë të pandërmjeme e të qartë adresantin e vërtetë, të cilit i drejtohet mesazhi fishtian.

A ndiet, Zotní,

Qi rrini n’ shkam?

Un mâ me sodjet

Shqyptár nuk jam.

 “A ndiet, Zotni / “Qi rrini n”shkam?”, bëhet pyetja e prerë (shih shkrimin e fjalës Zotní me shkronjë të madhe), që shenjëzon përcaktimin e rëndësishëm. Pra, mesazhi fishtian në qenësinë e vet u drejtohet zotërinjve, njerëzve të pasur, atyre që pasuria u ishte bërë ideal vepri-mi e jete, përkatësisht njerëzve të pushtetit, që me qëndri-met e tyre kishin kushtëzuar gjendjen e tillë tejet të rëndë e të padurueshme të jetës shqiptare.

Pse zgjedhet kjo strategji e shqiptimit dhe e ligjërimit dhe pse veprohet në këtë mënyrë? Pse ky mohim i përkatë-sisë kombëtare i atdhetarit të madh, pse ky “shndërrim” në një person me qëndrime krejt të kundërta nga ato që i kishte mbrojtur me aq këmbëngulësi deri në atë çast, pra që ishte “kacagjelue” (lexo: kacafytur, luftuar) pa frikë me armiqtë e Shqipërisë? Pse ky përnjësim pohues me atë grup individësh, të cilët nuk çanin kokën për punët e atdheut e të mirëqenies shqiptare, me ata të cilët, edhe pse jetonin në Shqipëri, e ndienin veten të huaj pikërisht në atdheun e vet: “Kujtojn se gjinden ? Shi n’Australi”?

Ashpërsia e protestës dhe thellësia e sarkazmës

Në poezinë Metamorphosis Fishta dëshmon vetëdijë-simin atdhetar e poetik, strategjinë e krijuesit të madh, që jo vetëm e di detyrën e vet, por di ta mbërrijë qëllimin në një mënyrë të veçantë e të rrallë: pohon identifikimin me këtë shtresë njerëzish të zhveshur nga ndjenja kombëtare e morale për të shprehur më plotnisht e më gjithashëm shpirtin e tyre, për t’i vënë në pah veset dhe tiparet e ulëta: lakminë, karrierizmin, poshtërsinë, tradhtinë, korrupcionin, dyfytyrësinë, zbrazëtinë shpirtërore dhe morale. Njësimi formal me këta njerëz synohet të bëhet sa më i plotë për arsye se në këtë mënyrë shpalohej më bindshëm, nga një anë, thelbi i veprimit, i karakterit dhe i shpirtit të korrup-tuar, ndërsa, nga ana tjetër, shprehej ironizimi, kundër-shtimi dhe urretja ndaj tyre, pra vihet në pah shpirti i botës së kësaj shtrese, po njëkohësisht ajo qëllohet mu në palcë dhe zhveshet deri në paturpësi. Poeti, pasi njësohet forma-lisht, rrëfen nga “taborri” i atyre njerëzve.

Per mue Shqypnija

Kufij mâ s’ká,

Nuk kam kund atme

As fis as vllá,

Fis kam mâ t’fortin

E vllá bujarin,

Per atme barkun,

Per erz kam arin.

Çfarë mund të ishte kjo qenie, ky njeri që mohon ose që s’ka as atme (atdhe) e as fe, as fis e as vëlla; që fis ka të fortin e vlla bujarin, që atdhe ka barkun dhe erz e nder arin? Të jetë shqiptar? Po si mund ta mbante veten për shqiptar ai që s’ka as fis e as vëlla, që barkun e ka në vend të atdheut, Shqipërisë, dhe paranë (lekun) e ka në vend të nderit dhe të erzit? Shqiptar i tillë Fishta as nuk donte të ishte e as nuk mund të ishte.

Nëpërmjet një strategjie të këtillë të shqiptimit, me-sazhi i Fishtës fiton kështu peshë e të drejtë më të madhe morale dhe etnike, edhe efekti i ndikimit të vargut të tij bëhet shumëfish më i madh dhe më shkallëzues. Pra, në-përmjet identifikimit si pohim, poeti rrëfen dhe shqipton botën nga brendësia e saj, gjë që e bën rrëfimin më të bindshëm, më të natyrshëm dhe më të drejtpërdrejtë. Me fjalë të tjera, nga pozicioni i tillë Fishta flet me shumësinë e zërave të shtresës me të cilën njësohet formalisht; luftohet e keqja jo me të keqen personale, por nga pozita e së keqes së përgjithshme. Me gjuhën që “ther e pret” ai përqesh, iro-nizon; shpreh protestën e vet të pamëdyshtë. Gjithë këtë e bën për hir të ndryshimit, të zgjimit e të krijimit të vetëdijes kombëtare, edhe pse mesazhi i tij shqiptohet nga pozita e kundërt, e përmbysur, që në artin letrar përdoret shpesh.

Fishta i jepte rëndësi të jashtëzakonshme kritikës për arsye se nëpërmjet saj prekte sedrën e këtyre njerëzve, të cilët duhej e mund të bënin shumë për popullin dhe at-dheun. Kjo strategji nuk është e rastit dhe atë e kanë vënë në dukje edhe studiues të ndryshëm, njohës të mëdhenj të veprës së Fishtës. Kështu, Lasgush Poradeci theksonte se “Nuk duhet harruar trumbat me gjëmba e satirave, Anzat e Parnasit, të mbushura me një shfryerje mendimtare të tharbët, të tmerrshme, dhe të cilave Fishta – më rrëfen At Pali – iu jepte për veten e tij më shumë rëndësi sesa Lahutës”, ndërsa Ernest Koliqi shkruante më 1956: “Vish-kullen e sarkazmit Fishta e përdori me qortue shqiptarin dhe me nxitë të rrahi udhen e drejtë të qytetnís dhe fisnikoi në vepër të vet prirjen e talljes që nganjiherë ndër ne shtihet në punë me vra zemra dhe me përtrí ngatrresa e dasina. Gjuha shqipe sikur asht e pasun në skaje e fraza ku idhnimi e mënija shfrejnë me ma të madhen gjallní, ashtu ka mundsí të lakohet e të përkulet në shprehje dykuptimshe ku xhixhillon ironia e ku fjala në mbrendinë e vet që duket e mitun përmban thumbin ma shporrues.” Pra, në këtë sa-tirë fishtiane del ajo që thotë Poradeci, duke folur për Fish-tën, “Krijuesi kombëtar i vetdijshëm prej kombësije shqip-tare të pavetdishme”, i cili nuk kursei asgjë për ta bërë edhe atë të vetëdijshme, që është synimi kryesor i gjithë veprës së tij poetike.

Për të qenë edhe më i bindshëm në shqiptimin e tipa-reve të kësaj shtrese shoqërore shqiptare, Fishta shkon dhe e plotëson imazhin e saj edhe me disa elemente të tjerë: njerëzit e kësaj shtrese si të tillë në mbrëmje binin si grekë, ndërsa në mëngjes zgjoheshin “Shkjá ose Zebjek”, ashtu siç e kërkonte navoja dhe interesi vetjak; flitnin në gjuhë të huaja (herë gjermanisht, herë italisht, herë sllavisht, herë greqisht e herë turqisht) pa çarë kokën për gjuhën e nënës – shqipen; prandaj historinë, ngjarjet e mëdha dhe heronjtë kombëtarë i merrnin për dokrra; lavdëronin qyqarët, mash-truesit, pakurrizorët, puthadorët, të gjithë ata që nuk e kishin as unin e as mendimin e vet; edhe kryetrimin kom-bëtar, që në vetëdijen shqiptare kishte marrë përmasën mitike, e kishin harruar dhe e merrnin për hiçgjë. Pra, mo-honin krejt atë që dikur e kishte dalluar e cilësuar botën shqiptare dhe shpirtin shqiptar. Pas shndërrimit edhe atij do t’i ndodhë e njëjta gjë.

Luftët e Kastriotit

E t’Dukagjinit

Un kam me i mbajtun

Per dokrra t’hînit.

Sot per mue Leka

E Skanderbegu

Janë Palok Cuca

e Jaho Begu.

Përmes rrëfimit cilësor satirik, sarkazmës dhe grotes-kut, Fishta vë në dukje edhe çështjen e emërtimit dhe të gjinisë së këtyre njerëzve. Atyre u pëlqenin emrat nga të cilët nuk mund të dallohej përkatësia nacionale e as ajo gjinore: mashkull ose femër. Për ta ishte me rëndësi të bëjnë jetë të mirë, të hareshme e të qejfit dhe të jenë hyj midis njerëzve, të sundojnë mbi të tjerët pa i kursyer ata për asgjë. Ndodhte kështu për arsye se

Kemi për t’kênun

Si hyj në tokë,

Kem’ per t’zotnue

Pa dhimbë mbi shokë

qoftë edhe duke shkelur mbi eshtrat e të vdekurve bashkë-kombas: Kemi me shkelun / Mbi rrashtë t’Shqyp-tarve…gjë që shenjëzon shkallëzimin sa të tragjikës e të pësimit, po aq të shqetësimit e të protestës.

Pikërisht këta njerëz që vepronin brenda kësaj logjike të përmbysur (obstruktive) çmoheshin e shpalleshin (naty-risht të nxitur e të kushtëzuar kurdoherë nga ata vetë) edhe personalitete me rëndësi kombëtare. Për të ndodhur edhe më e keqja, të tillët viheshin në këngë dhe u ngriteshin murana e mbishkrime të ndryshme, ashtu si në kushte normale të gjallimit kishte ndodhur me njerëz të shquar të historisë sonë kombëtare, flijuar për atdhe, për fis, për nder të familjes e për fé. Pra, koha, në të cilën mbretëron logjika e tillë e për-mbysur, kushtëzon edhe paradoske të tilla: këndimin e per-sonit të tillë, as shqiptar, as turk, as femër e as mashkull:

E ka me u gjetun

Ndo’i far Orfeut

Qi lavdet t’ua

T’i a kndoje dheut.

Ose në pllakën e rrasës së varrit të personit të tillë do t’i shënohen edhe këto fjalë

“Ktû njaj fatbardhi

Âsht tue pushue

Per Fé e per Atme

Qi pat jetue.”

Është ky perceptim e shqiptim sa i veçantë, aq edhe dramatik e tragjik, i jetës dhe i gjallimit shqiptar në fillim të shekullit XX dhe një nga demaskimet më të plota dhe më thellësore që i ka bërë një gjendjeje të tillë ndonjë krijues shqiptar deri në ditët tona.

Vijimësia e aktualitetit

Poezia Metamorphosis, ndër krijimet më të fuqishme që ka dalë prej penës së Fishtës dhe të satirës shqiptare të të gjitha kohëve, në qenësinë e vet ka ruajtur edhe sot e gjithë ditën aktualitetin e saj. Rrjedha dhe ndodhitë e viteve të fun-dit në botën shqiptare dëshmuan se elemente të asaj gjendje e të asaj mendësie, që Fishta me aq mjeshtëri e ashpërsi i kishte vënë në thumb të kritikës në poezinë e tij dhe i kishte demaskuar e ironizuar pa kursim, u përsëritën e po përsëriten në forma të ndryshme. Fishta intelektual e poet i madh kishte kryer për gjeneratën e vet (e jo vetëm për atë gjene-ratë) detyrën e shenjtë që e theksonte Sartre: “Intelektuali është i shtyrë të bëjë vetëdijesimin për vetveten dhe, rrjedhimisht, për të gjithë”. Nevoja e këtij vetëdijesimi është e mbetet një detyrë qenësore edhe në kontekstin e gjallimit të sotëm. (Dielli-Arkiv)

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Anton Nike Berisha, Fishta, nuk jam shqiptar, Une ma me sodjet

KRAJLI I RI, KRYEMINISTRI GJUKANOVIÇ,NGJALL NË KËTË JANAR, NË ULQININ SHQIPTAR, KRAJL NIKOLLËN E VJETËR

January 25, 2014 by dgreca

Nga Ramiz LUSHAJ/

     1.

Ky i katërti shekull kalendarik që nga Gjiri i Kotorrit, që nga Çetina, gjuajnë mbi Shqipërinë ballkanike me rrufe flakë e gjak edhe ditën për diell dy nga politikanët ma jetëgjatë në historinë e Malit të Zi: Krajl Nikolla I (i vjetri) i cili sundoi si princ (1860-1910) e si mbret (1910-1918) dhe pasuesi përngjasues i tij, i (vet)thirruni “krajl i ri”, Milo Gjukanoviç, i cili sundon prej vitit 1991 me një mandat presidencial (1998-2002) dhe shtatë mandate si kryeministër.

Gjukanoviçi, kryeministër e kryetar i PDS (partia kryesore në pushtet), së fundit, më 22 janar 2014, në mitingun me 800 pjesmarrës për elektoriadën lokale për komunën bregdetare në Ulqin, ndihet mjaft aktiv në piksynimin për të marrë shumicën e këshilltarëve, në mos të vetëm me një apo dy parti politike shqiptare.

Ky, njeriu ma i fuqishëm i Malit të Zi në tri dekadat e fundit, ridëshmoi  në këtë miting ulqinak se në filozofinë e tij teorike e praktike kundërshqiptare është njësoj si krajl Nikolla I. Ndryshe nga partitë e tjera konkuruese (në pushtet apo opozitëë) në sfond e në ballë të sallës së madhe edhe me llozha duket ashiqare deviza elektorale e Gjukanoviçit: NAPRIJED – PËRPARA! e cila në realitetin historik, nacional, politik, prej nga shek. XIX, është një hymn e veprim malazez shoven kundërshqiptar.

Fakti është tepër tronditës, pasi kjo devizë thirrtore aksiometrike e krajlëve të vjetër e të rinj malazezë përcillet për herë të parë në mënyrë publike, zyrtare, mafioze në dy gjuhë: në Malazeze dhe në Shqip. Dhe, ma keqaz, akt-kryhet pikërisht në “komunën shqiptare” në Ulqin, ndër 22 komunat e Malit të Zi ma e madhja për nga numri (mbi 8.000) e për nga përqindja (mbi 70) e popullsisë etnike shqiptare.

 

2.

Krajl Nikolla I është djali i vojvodës Mirko Petroviç-Njegos i Çetinës, djalë i një krimineli të pafytyrë e të pashpirt, i cili kreu masakra çnjerëzore të pashembullta ndaj shqiptarëve etnikë si në Kuç, një prej fiseve të lashta shqiptare të Malësive të Veriut nga Ulqini deri në Rrafshin e Dukagjinit, Bosnjë-Hercegovinë, Fushë-Dardani, etj.

Në skej detit e mes malit, në një truall të tillë me urrejtje agresive gjakatare  antishqiptare të jashtëzakonshme, u rrit Krajl Nikolla, i cili sikurse i ati ishte poet, biles libraria e vetme e Çetinës raftohej kryesisht me librat e të dyve – atë e bir (Mirko e Nikolla) apo ato të mikut të tij në vite të rinisë e të luftës, vojvodë Mark Milani, ushtarak prijtar në Luftën e Nokshiqit (Ultinës së Epërme të Limit) në dhjetor 1879- janar 1880.

Princi poet, Krajl Nikolla I (si edhe i ati) ishte i dhanun pas kangëve (kollo) saqë kishte krijue hymne për çdo fis jo vetëm të Gjinit të Kotorrit me rrethina, po edhe për Vasovejivçët, Palabardhët (Bjellopavliçët), Kuçët, etj., të cilat i këndonin masivisht në festa të tyre fetare, lokale e fisnore apo edhe në oda të kullave në pikapjekje vllaznie e miqasie. Jo rrallë kollot (kangët) e poetëve të derës princore të Petroviç-Njegos kanë përcjellë edhe pështjellime lamshore të historive të derisotme për prejardhjen, shtegtimet, degëzimet e ecurinë e fiseve të lashta shqiptare të (pa)asimilueme edhe nga bregdeti tivar-ulqinas, në brigjet e Zetës, Moraçës e Cemit, në lartësi alpine në Plavë-Guci, Beranë, Kolashin, Andrejavicë, Mojkovac, Zhabjak, Savnik, Bjello-Polje, Pljevlja e Rrozhajë.

Në vitin 1867, mbi një dekadë para Kongresit të Berlinit, Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Luftës së Nokshiqit (Lufta e Ultinës së Epërme të Limit), Krajl Nikolla I, e krijoi një kangë hymn për principatën e tij të vogël, kangën “Përpara!” Në tetë strofa të saj flitet për hakmarrje shqiptare në emër të humbjes sllave në Fushë-Dardani (Fushë-Kosovë) pasi më 15 qershor 1389, ngrihet kult për Kishën Ortodokse të Deçanit (dikur kishë katolike shqiptare), synohet për të ngulë në Prizren kryeqytetin e principatës malazeze (tevona, mbretni, më 1910-1918), etj.

Mjaftojnë për shembëllim veç dy vargje të strofës së dytë të hymnit “Përpara, Përpara!”, e çdokush e sheh dhe e ndjen shovinizmin sllavo-ortodoks të Malit të Zi:

“… Përpara, përpara që të shoh Prizrenin,

Se është i imi, do shkoj në shtëpinë time…”

 

3.

Në pesëvjetorin e Hymnit malazez të Krajl Nikolla I, në vitin 1871 princi Dolgorukov (derë princore e shek. XV–Dukati i Madh i Moskës) shkoi në Çetinë me detyrë misionare nga Perandori autokrat i Rusisë, Aleksandri II i Romanovëve (1855-1881) i martuar me Katerina Dolgorukov. Ky princ rus kur kalonte rrugëve të Çetinës iu hidhte lekë në ajër e përtokë malazezëve të ekzaltuem në kulm tue këndue Hymnin e Krajl Nikollës, hymnin malazez “Përpara!”, që ishte kthye ma popullor se Hymni i njohur sllav, Shën Sava.

 

Një ditë pas Serbisë, më 1 korrik 1876 edhe Mali i Zi, me ndihma në ushtarë, armatime e të holla nga Perandoria Ruse, i hapën luftë Perandorisë Otomane me një aksion të përbashkët disa vjeçar. Kësokohe, Mali i Zi i Krajl Nikollës, pushtoi trevat shqiptare Tivarin (10 janar 1878), Ulqinin  (19 janar 1878) dhe brenda javës nëpër Ultinën Bregdetare të Podgoricës dolën në brigje të liqenit të Shkodres e të lumit Buna, Një vit ma vonë, më 4 dhjetor 1879, iu vërsulen edhe Plavë-Gucisë me objektiv strategjik gjeo-politik e ushtarak me dalë në Prizren.

Në koft se rrugët e qytetit të lashtë shqiptar të Ulqinit bregdetar e kanë harrue hymnin “Përpara, Përpara” të Krajl Nikollës në ditën e pushtimit më 19 janar 1878, atëherë, fatkeqësisht e triumfalisht, ua kujtoi plot 136 vjet ma vonë “krajli i ri” i Malit të Zi, kryeministri malazez, Milo Gjukanoviçi, me tubimin e 22 prillit 2014 në Ulqin.

Në Ulqin gjatë mitingut të mbyllur nuk u këndue Hymni i Krajl Nikollës, po ngadoqë Gjukanoviçi (i konvertuari i Nikshiqit) e kthente kokën në atë sallë, kur rrinte në rradhët e para apo doli në foltore, dukej deviza krajliane malazeze “NAPRIJED – PËRPARA!” e cila po e (ri)pushton Ulqinin komunar shqiptar edhe në shek. XXI.

 

4.

            Hymni “Përpara!”(1867) me tekst të malazezit krajlit poet, Nikolla I (sipas gjasave, kompozitori çetinas me origjinë çeke, Franjo Vimer, u frymëzua nga muzika e kangës të luftëtarëve të shqiptaro-italianit Xhuzepe Garibaldi që çliroi e bashkoi Italinë) ka pothuaj një shekull e gjysmë që është mjaft popullor e aktiv, gjithnjë në veprim shoven kundër shqiptarëve.

Krajl Nikolla I tue ndejt kambulun në votren e vet në Çetinë, tue pi duhan me kamish e venë me gështenja të pjekuna, në prani të shoqes së tij, princeshës Milena apo të fëmijëve të vet, e këndonte këtë Hymn malazez, aqsa edhe familjarët e vet ia quanin tepri e utopi. Ky Hymn në vitet 1876-1880 ishte një kangë e përditshmërisë malazeze, si më 1877 kur i morën Hercegovinës Nikshiqin (vendlindjen e Milo Gjukanoviçit), në janar 1878 kur pushtuan trevat etnike shqiptare të Tivarit e Ulqinit, etj. Ky Hymn në ditët e Kongresit të Berlinit, kur u miratuan tetë nene (26-33) për aneksime të padrejta territoriale të tokave etnike shqiptare si kazaja e Plavë-Gucisë, etj. këndohej në ekzaltim gjatë ditës e netëve të vona, jo vetëm në kryeqëndren Çetinë, po edhe në qytete e fshatra të tjera, në çdo manastir e kishë ortodokse (në të cilat binin këmbanat pa ia nda,zhvilloheshin luftje fetare e tedeumet kishtare), duke kcye e këndue, duke lëshue batare pushkësh, etj. Ky Hymn këndohej ato ditë nga malazezët deri edhe në kufi me kazanë e Plavë-Gucisë (në “granicën” Maja e Vizitorit, Murinë, Maja e Mokrave), po edhe në treva të tjera etnike shqiptare, edhe në Ulqinin e sapo pushtuar atë vit nga malazezët.

Historia fjalaflet për qëndresën luftarake të Plavës e Gucisë, Hotit e Grudës, Ulqinit e Tivarit në ato vite të pas Kongresit të Berlinit e të veprimit kombëtar të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, gjersa në vitin 1882, me kërkesë të Krajl Nikollës dhe ndërhyrje të ndërkombëtarëve (sidomos Rusia, Franca, etj.) tek Porta e Lartë (Stamboll) iu dha Malit të Zi me koncesion për 100 vjet qyteti-port i Ulqinit. Ky mandat ka mbi tre dekada që i ka skadue afati, ndal organizma civile kombëtare si LSHN prej kohësh kërkojnë që si hap i parë  qyteti i Ulqinit të jetë “Qytet i Lirë në mes Shqipërisë e Malit të Zi”.

Kjo është një ndër ato arsyet që kryelideri malazez, Milo Gjukanoviçi, erdhi me devizën “elektorale” politike shovene “Naprijed – Përpara!” në Ulqinin shqiptar, me tokë e popullsi etnike shqiptare, në përvjetorin e 136-të të pushtimit të tij të parë nga Mali i Zi, nga Krajl Nikolla (19 janar 1878).

Gjithësesi më keqvjen që ministri i Jashtëm i Shqipërisë Londineze,  paraqitur si pasardhës i dinastisë i Bushatllinjëve të Shkodrës, me pesë degë krahëhapta dendur, gjen “kohë absurde”(!) të vijnë për vizitë zyrtare në kryeqëndren e Malit të Zi, në Podgoricë, më 23 janar 2014. E para, vizita e tij përkon me 136 vjetorin kur Mali e Zi e pushtoi Ulqinin (19 janar 1878) e brenda javës ndalen në brigje të Bunës të Shkodrës. E dyta, ndoshta jo rastësisht, vjen një ditë pas mitingut elektoral të Gjukanoviçit në Ulqin, që kërkon t’ua marrin pushtetin lokal shqiptarëve të atyshëm etnik në Ulqin…

 

5.

Ajo devizë krajliane shovene antishqiptare e Gjukanoviçit në Ulqin në mitingun elektoral të 22 janarit 2014 nuk është rastësi, po strategji rreth një shekull e gjysëm e shprehur në mendim e veprim tek Hymni malazez i Krajl Nikollës (“Përpara!”, 1867).

Jo vetëm malazezët e serbët, po edhe boshnjakët (komunitet ardhacak e një pjesë shqiptarë të asimiluem) në Mal të Zi një variant të  Hymnit “Përpara” të krajl Nikollës e (për)kthyen në boshnjakisht në fillim të shek. XX dhe e kishin  Hymn si kangë e veprim për të çlirue edhe Sanxhakun Shqiptar nga Hasburgët. Sa për dijeni, në shek. XXI, Sanxhaku Shqiptar (Tregu i Ri), tokë etnike shqiptare, gati sa Kosova e sotme, keqndahet në dy shtete: komunat Plavë-Guci, Rrozhaja, Plevlje, Bijello Polje, Berana, Petnjica në anën e shtetit të Malit të Zi dhe komunat Pazari i Ri, Tutini, Sjenica, Prijepolje, Nova Varosh në anën e shtetit të Serbisë.

Ky Hymn është këndue nga pushtuesit e Malit të Zi në tetor 1912 kur sulmuan përgjakshëm jo vetëm Bregdetin Ulqinak, Ultinën e Podgoricës, po edhe në rrethimin e gjatë të Shkodrës e në Portin e Shëngjinit, si edhe Grupimi i Lindjes i serdar Janko Vukatiç (ish kryeministër i mbretërisë së Malit të Zi nga 8 maj 1913 deri 16 korrik 1915) që pasi pushtoi Majkovacin, Bijello-Poljen, Beranën, Plavë-Gucinë, Pejën  dhe në fillim të dhjetorit 1912 hynë në Gjakovë po u detyruan me e nda në dy zona influence me serbët, biles serbët e Beogradit ua ndalën edhe turrin për me e pushtue Prizrenin e ëndrrës së tyne krajlnore për me e kthye në kryeqendër të Malit të Zi.

Deviza e Gjukanoviçit “Përpara”, në dukje elektorale, po gjithësesi devizë shovene ndaj shqiptarëve nga krajl të vjetër e të rinj malazezë të të gjitha kohërave  historike e ngjyrave politike, nga Krajl Nikolla, nga tre mbretërit serbë të dinastitë të Karagjorgjeviçëve, nga J.B. Tito e, në tre dekadat e fundit, Milo Gjukanoviçi.

Në kohën e Titos, më 13 korrik 1946, Podgorica (Titogradi) u kthye zyrtarisht në kryeqënder të Republikës së Malit të Zi, çka edhe Gjukanoviçi, pas Referendumit të 21 majit 2006 për shpalljen shtet sovran i pavarur, me nenin 5 të Kushtetutës së re të 19 tetorit 2007 e sanksionoi Podgoricën si “qytet kryesor” (ku ndodhet selia e Kryeministrisë) dhe Çetinën si “qytet i Fronit” (ku ndodhet Presidenca e Kuvendi).

Natyrisht, “qyteti i Fronit”, Çetina, na kujton Krajl Nikolla I, autori i Hymnit “Përpara!”, i cili ia rriti me rreth 10.000 km2 sipërfaqe territorin principatës e mbretnisë së tij të Malit të Zi.  Kurse “Qyteti kryesor”, Podgorica, është selia e “krajlit të ri”, Milo Gjukanoviçit, i cili e ka kryefjalë politike shovene Hymnin e Krajl Nikollës, siç duket faqe botës edhe në mitingun e para disa ditëve në Ulqin.

Nuk ka asnjë ndryshim në mes tyne: Krajl Nikolla I me politikat e tij të shumfishta ia mbrrini të pushtojë e aneksojë gjeo-politikisht territoret etnike shqiptare, ndërsa Gjukanoviçi ka të njëjtat politika: don t’i asimilojë shqiptarët etnikë nën Malin e Zi. Kjo duket në orvajtjen e prejkohshme edhe atë të 22 janarit 2014 në Ulqin për marrjen e këshillit komunal të Ulqinit. Kjo duket në hapat vendomor për ndamjen e Plavë-Gucisë në dy komuna në shkurtin e këtij viti. Kjo duket me lojën me statusin komunal të Tuzit nën Podgoricë. Kjo duket në çdo hap e fjalë, në çdo kohë e veprim të kryeministrit e kryesocialistit Milo Gjukanoviç.

Hymni krajlnikollian “Përpara!” është ende në veprim solid e aktiv nga politika malazeze gjukaniviçiane, është kryefjalë e kryehap i shovinizmit malazez ndaj shqiptarëve nën Mal të Zi e drejt Shkodrës të Shqipërisë Londineze, drejt Prizrenit në Kosovën euro-atlantike, drejt Tregut të Ri (Sanxhakut Shqiptar) në Serbinë e sotme.

Hymni krajnikollian “Përpara!” është sot Hymni i Partisë Popullore, ma e vjetra parti në Malin e Zi, e themelueme në vitin 1980 dhe e rindërtuar më 1990 e 1997, ish aleate e hershme e Gjukanoviçit, antare në ndonjë organizëm europian, përkrah Dinastinë Petroviç-Njegos të Krajl Nikollës, e konsiderojnë Malin e Zi shtet kombëtar serb, etj.

Jo ma larg se në vitin 2009 në Kampionatin Boëtror të Vaterpolit në Romë, në ndeshjen në mes Malit të Zi dhe Kinës tifozët malazezë e kënduan masivisht Hymnin krajlnikollian “Përpara!”.

Gjukanoviçi e dinë fort mirë se në vitin 1992 kur ishte kryeministër i Malit të Zi në Jugosllavinë Federale (drejt shpërbërjes) u krye një orvajtje, e para pas Rënies së Murit të Berlinit, për ta kthye Hymnin “Përpara!” të Krajl Nikollës në hymn zyrtar të Malit të Zi. Prapë Gjukanoviçi e dinë fort mirë se në vitin 2003 u krye orvajtja e dytë zyrtare për ta kthye Hymnin “Përpara!” në Hymn të Unionit Serbi e Mali i Zi. Sigurisht Gjukanoviçi e dinë fort mirë se ende në shtetin e Malit të Zi ka forca të caktuara të politikës e shoqërsie civile që e duan Hymnin krajlnikollian si Hymn zyrtar të Malit të Zi. Biles, Gjukanoviçi, kryeministri mandatshtatë, është pjesë e kësaj “loje politike”, e mban ende të gjallë, e hedh në veprim politik shoven si në rastin e fundit më 22 janar 2014 në komunën shqiptare në Ulqin. Krajl Nikolla i ri. Gjukanoviçi, lideri i përkdhelun i Europës Perëndimore e Lindore, i Tiranës e Prishtinës; në “emër të demokracisë”, me forcen e pushtetit të tij politik e ekzekutiv apsolut, me demagogjinë e dredhitë e tij ndaj fqinjëve e ndërkombëtarëve, tue shfrytëzue në maksimum servilizimnin politik të disa politikanëve e disa partive politikake shqiptare nën Malin e Zi; po e ringjall në Ballkanin e ultranacionalizmave shpërthyes edhe shovinizimin e përjetshëm malazez ndaj shqiptarëve etnikë nën Malin e Zi, po e ringjall Krjal Nikollën e vjetër jo vetëm me hymnin e tij krajlnikollian.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Krajl Nikolla i ri, Kryeministri Gjunakovic, ngjall Krajl nikollen

KUSH ESHTE GREQIA-Rrënjët Socio-kulturore të Krizës Ekonomike Greke

January 25, 2014 by dgreca

Nga Dimitris Epikouris(Përktheu: Salih Mehmeti)/

Ngërçi ekonomik në Greqi i cili kërcënon të veprojë si një fuqi lokomotivë që do të shtrëngojë shumicën e vendeve të Evropës jugore të dalin nga euro-zona, ka ngjallur një sërë përsiatjesh e parashikimesh në lidhje me të ardhmen e Evropës si një entitet. Analiza të shumta gjejnë vend përditë nëpër medie, të gjitha duke u rropatur të shpjegojnë reperkusionet e paaftësisë së Greqisë për t’u reformuar dhe për ta shpënë veten drejt një rritje ekonomike që do të lironte vendin nga nevoja gjithnjë në rritje për të huajtur para për t’i plotësuar nevojat themelore.

Sidoqoftë, gjitha këto njoftime dhe përsiatje ekonomike kanë diçka të përbashkët. Ato dështojnë të përimtojnë në thellësi rrënjët socio-kulturore të shtrëngicës greke. Nëse nuk merret parasysh idiosinkriacia dhe psiko-sinteza e popullit grek, thjesht do të huqet thelbi. Greqia e sotme në asnjë mënyrë nuk është e lidhur as gjenetikisht as kulturalisht me botën e moçme dhe popullin që dikur banonte në këtë truall. Grekët e ditëve tona janë veçse një përzierje e fiseve ballkanike (shqiptarë, sllavë e vllahë), të cilët me kalimin e kohës u përzien me afrikanët e veriut, armenët dhe fise të tjera nga Anatolia, pa përmendur këtu frankët dhe venetët, të cilët dikur ishin me shumicë në këtë truall. Këto bashkësi ishin katërçipërisht të përfshira në bujqësi dhe blegtori. Një numër i ndjeshëm i tyre ishin pajtuar nga osmanët që të shërbenin në ushtri ngase banorët vendës ishin të sertë dhe luftarakë. Gjatë periudhës bizantine, këto fise pranuan krishtërimin, përderisa ato pak mbetje të grekëve të moçëm të cilët nuk tumirën të ktheheshin në të krishterë u persekutuan dhe u vranë nga perandorët e krishterë, ose vdiqën nga fatkeqësitë që pllakosnin mjaft shpesh vendin asokohe. Një faktor tjetër që kontribuoi në pakësimin e popullsisë ishte kusaria.

Dihet mjaft mirë se qyteti i Spartës ishte zbrazur thuajse tërësisht për 400 vite, ndërsa Athina dhe trevat rrotull Akropolit ishin veçse kullosa dhensh. Përçapjet për të ‘helenizuar’ këto fise të përziera bëheshin kryekreje nga shtetet sovrane evropiane, të cilave u nevojitet një protektorat për të promovuar interesat e tyre. Vend-ndodhja gjeografike e Greqisë cilësohet ende si një derë lidhëse midis Lindjes dhe Perëndimit. Romantikët evropianë të cilët ëndërronin ringjalljen e botës së vjetër helenike përmes malësorëve të vrazhdë bartin një shkallë të përgjegjësisë për identitetin e rrejshëm që iu dha grekëve të sotëm. Vendimi i panevojshëm dhe në të njëjtën kohë i tmerrshëm për të emëruar si helenë (grekë) këtë përzierje fisesh vendosi një barrë të rëndë mbi ta për shkak se atyre u mungonte një prapavijë e mirëfilltë arsimore e cila do t’u mundësonte që të zhvillonin një vetëdije të nevojshme që do t’i ndihmonte ata të identifikonin vetën e tyre me banorët e moçëm të këtij trualli. Këta barinj të sertë e malësorë nisën të besonin se ata nuk ishin vetëm pinjollë të grekëve të vjetër por edhe një popull i bekuar nga Perëndia. Akëcili mund të vërejë se nuk ka kurrfarë përbashkësie midis këtyre popujve dhe grekëve të moçëm. Nuk ka kurrfarë ngjashmërie as fizike, estetike apo mendore. Kisha lindore fuqimisht kundërshtonte çdo lloj arsimimi aq sa kërkonte që besimtarët e saj të përkushtuar të mos lexonin asgjë tjetër përveç Biblës.

Roli që Kisha luajti gjatë këtyre viteve të sundimit osman ishte një mynxyrë për shumicën e popullit meqë ajo ishte bashkëpunëtori kryesor dhe më i frytshëm i Sulltanit përmes mbledhjes së taksave dhe shtypjes së çdo kryengritje kundër autoritetit osman. Kisha u shpërblye nga Divani me një sasi të pafundme tokash, mjaftueshëm sa për ta radhitur atë si njërën nga pronaret më të mëdhenj në vend. Identiteti i vegullt i të qenurit helen dhe i krishterë në të njëjtën kohë ende nuk u shqitet shumicës së njerëzve në këtë vend. Shumë syresh në Greqi besonin se ata janë pasardhësit e denjë të Perikliut, Sokratit, Leonidës dhe Lekës së Madh, përderisa ata e quajnë fare të natyrshme që të jenë edhe të krishterë ortodoks. Dy botë kryekëput konfliktuoze me njëra tjetrën bashkëjetojnë jo natyrshëm në tabanin socio-kulturor të grekëve të sotëm.

Revolucioni i 1821’ës kundër osmaneve që çoi deri të krijimi i shtetit bashkëkohor grek nuk do të mund të arrihej sikur të mos ishte ndihma e super-fuqive evropiane të kohës. Beteja detare e Navarinos e cila shënoi krijimin e Greqisë bashkëkohore pasqyron nevojën e evropianëve për të përdorur këto tokë si protektoratin e tyre të udhëhequr nga regjime të cilat ishin caktuar ose imponuar nga interesat financiare evropiane. Greqia bashkëkohore ka qenë prore e viktimizuar dhe e shfrytëzuar nga super-fuqitë, derisa roli i saj në hapësirën socio-politike nuk ka qenë asnjëherë e mëvetësishme. Grekët e sotëm të cilët asnjëherë nuk kanë shijuar frytet e Rilindjes, Iluminizmit apo Industrializimit mbeten të pazhvilluar kulturalisht edhe sot e kësaj dite. Greqia drejtohej nga pasardhësit e klaneve familjare të cilët sunduan vendin që prej zhbërjes së Perandorisë Bizantine. Megjithëse është e vërtetë se demokracia kishte lindur në këtë pjesë të botës, nuk qëndron ajo që stërgjyshërit e grekëve të sotëm janë themeltarët e parë të saj. Kisha vijon të mbizotërojë politikën në këtë vend.

Greqia është shteti i fundit teokratik në Evropë. Nëse dikush gjakon që të ketë një karrierë politike, ai duhet fillimisht t’i përulet zotërve lokal të kishës. Në vitet 50’ta dhe 60’ta mijëra grekë qenë të shtrënguar të braktisnin fshatrat për të emigruar jashtë vendit ose për të gjetur punë në qendrat e mëdha të vendit ku ishin ngritur fabrikat, të cilave u nevojitej krah i lirë pune. Fshatrat u braktisen kurse qytetet përjetuan një mbipopullim të paparë i cili rrjedhoi me probleme të ndryshme demografike dhe mjedisore ngase nuk kishte planifikim urban (që nuk ka as tani). Zbrazja e fshatrave, sidoqoftë, krijoi një tjetër problem të mbrehtë që pak politikanë kishin guxuar ta trajtonin: sëmundja e urbanizmit. Ardhja e vijueshme e fshatarëve tregonte se motivet e braktisjes së fshatrave nuk mbështeteshin edhe aq në nevojën për të gjetur punë sa në dëshirën e tyre për të shijuar ‘stilin urban’ të jetesës në kuptimin e epshit hedonist. Ndryshe nga amerikanët e jugut të cilët krenoheshin me trashëgiminë dhe tokën e tyre, fshatarët grekë parapëlqenin të vinin në qendrat e mëdha e të punonin në industri ose si zanatçinj sesa të mbeteshin duke punuar në tokën e tyre. Ata kujtonin se ‘jetesa e lehtë’ mund të gjendej vetëm në qytetet e mëdha. Junta ushtarake në vitin 1967 vetëm sa e yshti edhe më ‘dëshirën për urbanizëm’ të fshatarëve. Pas rënies së juntës ushtarake u krijuan dy parti kryesore, ‘Demokracia e re’ dhe ‘Partia Socialiste Pan-helenike’ e njohur ndryshe si ‘Pasok’.

Të dyja kishin diçka të përbashkët: ato siguruan se gjithçka duhet të jetë e kontrolluar drejtpërdrejtë ose tërthortë nga shteti. Për të mbetur në fuqi sa më gjatë që ishte e mundur, ato gjetën një mënyrë shkatërrimtare për ta arritur këtë. Rrjedhimisht, shteti u shndërrua në një agjenci enorme të punësimit.  Këto dy parti politike pajtuan mijëra individë të pakualifikuar për të punuar në sektorin publik. Regjimet huazonin para nga Bashkimi Evropian për pagat dhe privilegjet e veçanta të ushtrive të shërbëtorëve të tyre. Lulëzimi i sektorit privat mund të bëhej vetëm nëse përputhej me atë publik. Nuk kishte farë rëndësi se çka bënte dikush ose çfarë shërbimi publik dëshironte të kishte, ai thjesht s’mund ta kishte nëse nuk ryshfetoste. Burokracia dhe korrupsioni kanë qenë gjithnjë të pleksura. Shkalla e korrupsionit në Greqinë e sotme është shumë më e madhe sesa ajo në shumë vende të Azisë, Amerikës Jugore apo Afrikës. Vendi pushoi se prodhuari për shkak se ¼ e fuqisë së tij punëtore ishte punësuar nga shteti.

Gjetja e një vendi pune në sektorin publik u bë ëndrra e çdo të riu. Tanimë nuk kishte rëndësi çfarë kredenciale akademike kishte. E rëndësishme ishte të kishte ndonjë lidhje politike sa për t’u vendosur diku në sektorin publik ku do të kishte një pagë të majme pa bërë hiç asgjë! Retorika populliste e vënë në zbatim nga këto dy parti krijoi një lloj të ri morali në popull. Nuk ka dyshim se ky sistem grotesk politik është një shpikje unike greke. Mund të gjendet sall në Greqi që të ketë regjime konservative (të krahut të djathtë dhe anti-komuniste) me qasje staliniste të të zbatuarit të autoritetit të shtetit.

Grekët e sotëm janë të përmendur si mjeshtër në artin e krijimit të teorive konspirative. E gjithë dynjaja është me gjasmë duke komplotuar kundër tyre për shkak të ‘sipërisë’ së tyre racore. Këshilla e John Maynard Keynes’it që ‘së pari duhet të stabilizohet e pastaj të reformohet’ nuk mund të gjejë zbatim këtu për shkak se ekonomia greke asnjëherë nuk mund të stabilizohet meqë është e velur nga shërbyesit e pavlerë publik.

Të gjitha faktet e mësipërme mund të tingëllojnë paksa befasuese për dikë nga perëndimi. Paj, asgjë s’duhet edhe aq të na befasojë. Është e pamundshme për pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve, që rronin në maje të bjeshkëve dhe brenda shpellave, që rrallë laheshin, që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkitnin katundet, të kuptojnë si funksionojnë kombet e qytetëruara e lërë më të ndihen si evropian. Gjithashtu është e pamundshme për një komb që kurrë nuk ka shijuar frytet e iluminizmit, demokracisë dhe revolucionit industrial që të jetë i aftë sa për t’iu përshtatur ekonomisë ndërkombëtare gjithnjë në evoluim. Nëse dikush habitet pse vendet e tjera të Bashkimit Evropian janë kaq të rrepta ndaj Greqisë, është mbase nga padituria e tyre ndaj gjendjes së këtushme. Atyre u mungon njohja e mjaftueshme për ta kuptuar në plotni rrënjët socio-kulturore të shtetit të sotëm grek. Greqia kurrë nuk do të jetë një vend i mirëfilltë evropian. Nuk mund të bëhet. Madje nuk dëshiron as të bëhet.

 

 

Filed Under: Rajon Tagged With: Kush eshte Greqia, rrenjet socio-kulturore, te krizes ekonomike greke

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT