• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2014

RRENJET SHQIPTARE, VATRA, KOMUNITETI SHQIPTAR PROTESTUAN KUNDER KRYEPESHKOPIT GREK TE SHQIPERISE

January 29, 2014 by dgreca

PROESTES IU BASHKENGJITEN SHOQATA CAMERIA, LIGA QYETATARE  SHQIPATRO AMERIKANE, PARTIA LEVIZJA E LEGALITETIT, FONDACIONI I PLAVE GUCISE, ANA E MALIT, BASHKIMI KOMBETAR, SHKOLLA SHQIPE, LEVIZJA PUSH… ETJ.

NGA BEQIR SINA/

BRONX NEW YORK, Gjatë kohës kur Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqipëtare, Fortlumturia e Tij  Anastasios Janullatos, po mbante një ligjëratë në një nga sallat e Fordham University dhe po i jepej në mënyrë simbolike titulli Doktor i Nderit në Letrat Humane, të këtij universiteti, në hyrje të portës kryesore, rrugën përballë, saj – u mbajtë një protestë paqësore, e parlajmëruar më parë.

Në këtë protestë që u zhvilua në mes një të ftohtit polar, por dhe të një numëri të madh të forcave të policisë, njujorkeze, morën pjesë edhe një numër i madh – veprimtarësh dhe organizatash shqiptare, në SHBA,(Federata PanShqiptare e Amerikës VATRA, dega Rrënjët Shqipëtare, Teksas, dhe Michigan, Organizata Djemtë e Gjirokastrës, Përmetit, dhe Srandës, Shoqata KOMBI, Shoqata Ana e Malit, Shoqata Palvë – Guci, Grupi Bashkimi Kombëtar, Liga Qytetare Shqiptaro Amerikane, Partia Lëvizja e Legalitetit, Organizata Uskana në Illinoi, Shoqata Çamëria, Grupi i Stduentëve shqiptar dhe me prejardhje shqiptare Universiteti Frodham, Shoqata Shqiptaro Amerikane e Komunitetit të Çikagos). Të cilat, kanë protestuar për disa orë, për të shprehur hapur pakënaqësinë e tyre, që një universitet i njohur në SHBA, po nderon një Prift, që ata e quajtën uzurpator të Kishës Ortodokse Shqiptare.

Protesta paqësore ishte e organizuar dhe u udhëhoq nga organizata Rrënjët Shqiptare, Presidenti i saj zoti Marko Kepi, por iu bashkëngjiten edhe lider të komunitetit, përfaqësues nga organizata dhe shoqatat të tjera, të komunitetit edhe nga shtete të tjera të SHBA, të cilat e përshëndetën tubimin e protestës.

Me mesazhe të forta e përshëndetën protestën kundra  – Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij  Anastasios Janullatos, edhe Hirësia e Tij Peshkopi i Arbëreshve të Argjentinës, Alexander, Reverend(Mileant) i Buenos Aires dhe Amerika e Jugut, At Nikollë Marku, prift shqiptar ortodoks në dioqezën e “Shën Mërisë” në qytetin e Elbasanit, të cilët, dërguan mesazhet e tyre të lexuara nga Naze Veliu dhe Emin Eddie Egriu.

Kryepeshkopi Alexander në mbështetje të protestës shkruante, Vëllezërit, e mi të dashur shqiptarë dhe motrat në SHBA, si dhe në mbarë botën :
Momentet më të lavdishme të historisë së vendit tonë, është kur në krizën e saj më të thellë ,liria e popullit tonë është e kërcënuar , si shpresa e lirisë të nxit zemrat dhe zgjojë idealet tona më të mëdha , ne zbulojmë në të gjithë shkelqimin e saj , dashurinë për atdheun tonë Shqipërinë . Kjo dashuri sjell mrekulli e forcë, bujarinë dhe madhështinë . Është atëherë kur heronjtë janë manifestuar në një zjarr të shenjtë , e cila, është ndezur dhe rritet me masa kontradiktore . Kjo është në gjakun tonë , kjo është pjesë e ADN-së tonë shqiptare . Populli shqiptar , si brenda dhe jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë , pavarësisht nga besimet fetare apo mungesa atje prej saj , pavarësisht nga pikëpamjet politike ose përkatësinë fisnore , të gjithë ne kemi , një gjë të përbashkët , jemi bij të Shqipes, jemi Shqipëtar . Dhe të gjithë dhe gjithënjë , kemi pasur vetëm një vizion :të bëjmë Shqipërin vendin më më të bukur dhe të lumtur në tokë !
Madhështia e popullit tonë nuk është vetëm një moment në kohë , ajo është thelbi ynë , kjo është historia jonë e vetëdijes tonë, për sovranitetin tonë , pavarësisë dhe destinacionit . Etje e ynë për unitet ! Një komb lulëzon në fytyrë edhe në fatkeqësi , kur , ajo është vënë kundër pengesave eksponenciale , kur një brez i ngritet për të kërkuar atë që ajo meriton . Kështu vëllezërit e mi të gjakut dhe motra, unë mendoj se është koha .
Shqipëria nëna ime Unë lutem për ju . Unë lutem çdo natë për fëmijët tuaj . Unë lutem për vëllezërit e mi në Shqipëri dhe Kosovë . Unë lutem për paqe për vëllezërit e mi shqiptarë në Maqedoni . Unë lutem për barazi për shqiptarët e mi në Mal të Zi . Unë lutem për vëllezërit e mi shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe kudo nën Serbi . Unë lutem për të shpëtuar kthimin e emigrantëve shqiptarë nga Greqia , Italia dhe kudo . Për fëmijët dhe gratë e lënë pas . Unë lutem për të rinjtë shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova, për rininë shqiptare kudo , lutem çdo natë . Ju jeni e ardhmja jonë . Ju jeni fëmijët tanë . Unë lutem për çdo gjë shqiptare, , sepse unë ju dua me gjithë zemrën time . Rroftë Shqipëria , Zoti i Bekoftë kudo Shqipëtarët

Ndërsa, me përshëndetje rasti në këtë protestë, erdhi edhe ish kongresisti republikan e New Yorkut, Joseph J DioGuardi, Presidenti i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, i cili faleminderoi protestuesit dhe inkurajojë ata, për këtë protestim . Ndërsa, nënkryetari i Federatës PanShqiptare të Amerikës, zoti Asllan Bushati, dhe nën presidenti i oragnizatës Rrënjët Shqiptare, Dorian Nasto, i besimit ortodoks, e të tjerë përshëndetën nga megafoni. Mesazh përshëndetje dërgoi edhe kryetari i Lëvizjes Legaliteti zoti Hakik Mena.

Kryetari i “Rrënjëve Shqiptare” zoti Marko Kepi , foli nga megafoni duke bërë vazhdimisht thirrje se kjo nuk është protestë kundra vëllezërve tanë ortodoks, por është si tha ai kundra asaj që në krye të Kishës Autoqefale Ortodokse Shqiptare, po qëndron tash 23 vjet një prift grek. Ndërkohë, shtoi zoti Kepi, që edhe statusi i kësaj Kishe qysh më 1937 në kohën e Mbretit Zog, ka vendosur që në krye të saj të jetë vetëm një prift Shqipëtar, i lindur në Shqipëri, të flasë shqip dhe të jetë me gjak shqiptarë. “Prandaj, tha ai në radhët e protestuesve kan ardhur edhe shumë shqiptarë të rinj dhe të moshave të ndryshme edhe të fesë ortodokse dhe të gjithave feve të tjera”.

Ai me anë të disa materialeve të publikuara në shtypin shqiptar – paraqiti veprimtarinë subersive të Kryepeshkopit të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Fortlumturia e Tij  Anastasios Janullatos, e cila ishte në kundërshtim me ndenjat shqiptare.

“Ky nuk është nderim, por provokim”, tha Sali Bollati, një aktivist i njohur në komunitet dhe i mbijetuar i tragjedisë çame. “Janullatos” pretendon se ka ardhur derisa të përgatitej një zëvendës. “Ai ose nuk dëshiron ta përgatisë zëvendësin pra është uzurpator që nuk dëshiron të lëshojë postin, ose nuk është uzurpator por thjesht nuk arrin dot të përgatisë dikë edhe pse kanë kaluar 20 vite, që në këtë rast do të thotë se nuk e meriton titullin e doktoratës se është një i paaftë”, vijon arsyetimi i perifrazuar i aktivistit çam, në një editorial të përhapur për gazetat dhe rrjetin e të njohurve në internet.

Parrullat dhe thirrjet e protestuesve ishin në të dy gjuhët anglisht dhe shqip : ” Protect the Albanian Orthodox – Albanian Orthodox not for Sale!- Kush e vrau?? Papa Kristo Negovanin 1875 – 1905 – Janullatos merr shembull!-  Albanian Orthodox not Greek Orthodox – Religion free of foreign Influence – Albanian deserve an Idependet Albanian Orthodox Churuch – We want an Albanian Archbishop – Albanian Church – Albanian Archbishop – This should be the Albanian Church – ky është At i Kishës Fan S. Noli ky është At i Kombit- Orthodox does not mean Greek dhe Kush e vrau At Stath Melaninin ???

Organizata “Rrënjët Shqiptare” i ka dërguar një letër Presidentit të Fordham University ku vlerësohet se kryepeshkopi nuk e meriton nderimin dhe se nuk përfaqëson shqiptarët. Një letër publike kundra Janullatosit, është nisur edhe nga  Shoqata Kombi në Massachusetts, kurse një grup shqiptarësh studentë të tanishëm si dhe të diplomuar nga  universiteti Fordham, shprehën zhgënjimin e tyre, që shkolla e tyre e zemrës po nderon një njeri të tillë.

 

Filed Under: Featured

Poe, Korbi dhe perkthimi

January 29, 2014 by dgreca

Nga Astrit Lulushi/

Poema “Raven” (Korbi) u botua për herë të parë në gazetën Evening Mirror në Nju Jork më 29 janar 1845 dhe autori Edgar Allan Poe (1809 – 1849) përdori pseudonimin Quarles në këtë botim.Stili i poemës ishte i ri, ashtu edhe emri i rremë i autorit. Më vonë, Poe do të shprehej në esenë e tij “The Poetic Principle ” se nuk i pëlqente didaktizmi dhe alegoria, edhe pse  besonte se kuptimi në letërsi duhet të jetë nën sipërfaqe. Shkrimet me kuptime të dukshme, shkruante ai, pushojnë së qeni art. Poe besonte se shkrimi i mirë duhet të jetë i shkurtër dhe të përqëndrohet në një efekt të veçantë. Ai besonte se shkrimtari duhet të llogarisë me kujdes çdo ndjenje dhe ide. “Këtë mënyrë rigoroze, ndoqa kur shkrova poemën “Korbi”, thotë Poe në esenë “The Philosophy of Composition”.

THE RAVEN, Edgar Allen Poe

1

“Once upon a midnight dreary, while I pondered, weak and weary,

Over many a quaint and curious volume of forgotten lore —

While I nodded, nearly napping, suddenly there came a tapping,

As of some one gently rapping, rapping at my chamber door.

“Tis some visiter,” I muttered, “tapping at my chamber door –
Only this and nothing more.”

Për njohjen e Poes në shqip, një rol të madh si përkthyes luajti Fan Noli në fillim të shekullit XX, kur ndërmorri nismëm për të sjellë në shqip kryeveprat botërore. Në këtë listë, ai futi edhe poemën Korbi. Noli duket se një tjetër gjë pati parasysh; të jetosh në Amerikë, është e lehtë të harrosh se shumica e botës nuk flet anglisht, dhe se shumica e letërsisë në botë nuk është shkruar në gjuhën angleze. Për të lexuar më të mirën e asaj që pjesa tjetër e botës shkruan – dhe për pjesën tjetër të botës të përjetojë letërsinë më të mirë – shkrimtarë të aftë duhet të punojnë në artin e përkthimit. Por kjo nuk është thjesht dy ngjyrëshme. PërkthimI i mirë është pasqyra ku origjinali sheh veten, por përkthimi gjithashtu duhet të qëndrojë më vete për një audiencë të re. Më poshtë, e njëjta strofë  e Korbit, e shqipëruar nga Noli.

KORBI

1-

“Një mes-natë të bezdisur

Tek këndonja i zalisur

Disa pralla dhe magjira

Të një shkence të harruar,

Tek dermitnja i kapitur

Befas vjen një e trokitur,

Me ngadalë e goditur

Përmi derë t’ odës sime.

“Dikush është, thashë, jashtë

Që troket mi derën time –

Vetëm kjo, dhe asgjë më.” (shq. Noli)

Përkthyer nga Arjan A. Bejko, (revista «Mehr Licht» Nr.36) gati një shekull pas Nolit, kjo strofë e Poes vjen kështu:

KORBI

1-

“Një mesnatë të zymtuar, mëndjevrarë, shpirtlënduar

Përmbi libra plot enigma, të një lënde të harruar,

Lodhur, gati në dremitje, befas ndjeva një trokitje.

Mjaft të lehtë, si fanitje, pak të ndrojtur përmdi derë

Ndonjë mik është, pëshpërita, që vjen e troket në derë –

Vetëm kjo, dhe tjetër jo.”

Siç tregojnë dy variantet e mësipërme të së njëjtës strofë, përkthim të fjalëpërfjalshëm nuk ka, dhe se nga natyra e të zgjedhurit të një fjale, varet suksesi i përkthimit por edhe i origjinalit. Dhe të mendosh se përzgjedhja e fjales është vetëm fillimi, sepse të lexuarit, tingëllimi, ritmi gjithashtu luajnë rol në transmetimin e ndjenjes, mendimit, kuptimit, sidomos kur është fjala për përkthimin e poezisë. Dallimet kohore, rajonale e pervoja gjuhësore mund jenë faktorë  – dhe arsyeja pse dy përkthyes bëjnë që e njëjta poezi të shijohet ndryshe.

 

Filed Under: Featured

E përbashkëta – Jeta! Diferenca dhe vështrimi i drejtëpërdrejtë i gazetarit dhe metaforik i shkrimtarit

January 28, 2014 by dgreca

Esse nga Raimonda MOISIU/

Dallimi thelbësor në mes shkrimtarit e gazetarit është se shkrimtari krijon një univers  dhe karaktere që ekzistojnë në të shkruar dhe në mendjen e imagjinatën e tij. Shkrimtari  shpreh  botën e tij  ideale, veti kjo që mbart identitetin unik të botës së brendëshme të autorit, emocioneve e përvojave jetësore  me brishtësinë dhe intensitetin e tyre. Dhe  ka raste që shkrimtari është  parashikues i të  ardhmes së   shoqërisë në të cilën ai jeton. Me ndjenjën e thellë e të hollë të përulësisë e ndërgjegjësimit,  shkrimtari është përgjues mbas bravës së  realitetit e sfidave të jetës, përballjen e tyre, për t’i bërë  ato të njohura nëpërmjet talentit, pasionit e artit që ai ka dhunti e zotëron. Të shkruarit është ndjenjë e fortë e brendshme që ka një kundërshtar të madh, që vjen e rritet përditë, -të konsideruarit zanat. Sepse një shkrimtar nuk është i ndryshëm nga një murator apo shofer autobusi. Secili prej tyre vepron me disiplinë. Oscar Wilde ka thënë se të shkruarit është 10% dhunti, aftësi apo talent dhe 90% disiplinë. Pra edhe shkrimtarit, njësoj si punë e atyre që përmenda pak më lart, -i duhet disiplinë për të shkruar. Kjo nuk është detyrë e lehtë. Kërkon vetmi, përkushtim dhe i izoluar larg shoqërisë. Do kurajo, guxim dhe vullnet për ta bërë atë. Në kuptimin se; shkrimtari gjatë procesit të të shkruarit nuk është vetvetja, por është dikush tjetër. Kur shkrimtari shkruan, ai ka nevojë të qëndrojë në vetmi, i tërhequr nga shoqëria Por….edhe pse askush nuk është aty me të, shkrimtari, nuk i dorëzohet vetmisë. jetës së tij, dhe nga shoqëria në të cilën jeton e punon, shkrimtari e di mirë se vetmia ushqen edhe dashurinë Nën shoqërinë e frymëzimit, ai bisedon me personazhet, duke lexuar apo shkruar, bisedon në heshtje me çdo objekt që e rrethon si pjesë e natyrës, bisedon me çastin në çdo vend, kohë e situatë. Shkrimtari e di shumë mirë se vetmia ushqen shpresën, besimin, pasionin dhe përkushtimin se mund të jetë dikushi, se mund të japë diçka nga përvojat dhe eksperiencat e. Shkrimtari rrëfen ngjyrat e ndjenjave dhe sfidat e jetës, se ajo ka shumë gjëra, që i duhen të përballet e aq më tepër t’i bëjë të njohura nëpërmjet talentit dhe artit, që ai zotëron. Shkrimtari ka strategji dhe “mban nën mëngë çelësin sekret”, shqisat e tij bëhen ëndërrimtarë që nuk ngurrojnë të rrëfejnë realitetin e përbashkëta – Jetën . Raportit njerëzor mes shkrimtarit e gazetarit  i përkasin  njerëzit e thjeshtë – intelektualët, politikanët, shkrimtarët, njerëzit e medias , të artit e kulturës, jetës social –ekonomike. Gazetaria ka guximin e kurajon për të hedhur në letër atë c’ka synon të jetë  e vërtëtë,  informacionin profesional, të saktë e në kohë. Në një roman, tregim apo novelë   personazhet, natyra,  gjeografia dhe rrëfimi  kanë kuptimin  dhe ekzistencën e tyre  tërësisht nëpërmjet university metaforik të shkrimtarit. Ndërsa në gazetari personazhet  dhe rrethanat janë më të kufizuara dhe ata  fitojnë  domethënien, kuptimin e vërtetë  nëpërmjet penës së  gazetarit. Sepse personazhet ekzistojnë në qenien aktuale,  dhe nuk janë personazhe të imagjinatës, por  ato ekzistojnë në të përditëshmen njerëzore.Gazetaria në të vërtëtë është portretizimi apo përshkrimi i realitetit, të etjes sonë për cfarëdo fakti ose njohuri,  nëpërmjet artikujve, reportazheve, profileve, opinioneve, analizave,esse, intervista, etj, brenda rubrikave të gazetarisë. Gazetaria efektive  ka nevojë për makinën narrative, është forca e gravitetit që tërheq lexuesin nga fillimi deri në fund. Ndonjëherë se cfarë ndodh brenda botës së shkrimtarit, atij  i duhet të krijojë pozicionin e forcës rrëfyese-se jo gjithcka mund të vijë nga dinamika e brendëshme e tij, por   është gazetaria ajo  që e  furnizon  makinën narrative dhe historia shpaloset. Në raportin shkrimtar–gazetar ekziston konfuzioni, konfrontimi, diferenca dhe vështrimi  i drejtpërdrejtë, trysnia mediatike  e përvojave jetësore, që  gazetarët  me etjen e tyre për cfarëdo fakti ose njohuri që lidhen me ngjarje reale e të paharruara-ngjarje që të japin idenë për të shkruar një tregim apo novelë.  Më kujtohet një thënje e  shkrimtares Isabela Aljende: “Cdo histori më intereson shumë; disa prej tyre më ndjekin pas derisa t’i hedh në letër”. Kombinimi i së tashmes me të kaluaraën, kombinimi i letërsisë  me gazetarinë në fushën e letrave përbën bazën e letërsisë së sukseshme, packa se është  një teknikë e vështirë për ta pasqyruar në letër, por jo e paarritëshme. Perceptimet gazetareske dhe reale, të cilat ne  përjetojmë si gazetarë, duke vënë në dukje njohuritë tona në sfond kur kjo është absolutisht e nevojëshme, të japin shansin e madh për ta jetuar një ngjarje a histori, para se ta hedhësh në letër, por  janë edhe  baza e suksesit të një proze-romani, tregimi apo novele.Dhe po të lexosh tregimet  e romanet,  përqindja më e madhe e tyre janë të bazuara në ngjarje të vërteta, nga përvojat jetësore, nga ngjarjet reale  të ndodhura. Një tension i brendshëm, që qëndron në zemër të secilës prej këtyre pjesëve të gazetarisë tradicionale e profesionale. Është kompromisi që gazetari apo publicisti bën me traditën, historinë, kulturën,politikën, vlerat tona kombëtare e identitetin shqiptar.Publicisti është ndërmjetës midis profilit të lartë  të vlerave njerëzore,  qytetare e intelektuale, atdhetare e kombëtare, vlerave të njerëzve të thjeshtë e të shquar që kanë bërë e bëjnë historinë, publicisti është largëpamës dhe zbulon detajet më të imta, përkthen emocionet e një situate në mënyrë të drejtë e reale thellësisht te lexuesi,  për të kultivuar imazhin e afërt të mesazhit apo vlerave që ai përcjell nëpërmjet penës publicistike. Publicisti e gazetari operon në kushte të ethëshme me sakrilegjin e vetvetes dhe të pavarësisë intelektuale për lirinë e fjalës,  jo për t’u bërë i famshëm,  por i sinqertë me lexuesin, me “kockë të fortë intelektuale” dhe shpinën e mendjes, ai na sjell pjalmin e jetës,  nëpërmjet shkrimeve publicistikë,  reportazheve, opinioneve, esseve, profileve, analiza politike, sociale, shoqërore e kulturore, intervistave me njerës të profileve të ndryshme, si dhe shkrime të veçanta studimore në fushën e letërsisë, monografi,  kritikës letrare,etj. Lëvrimi i publicistikës bashkëkohore të ofron  privilegjin për të shprehur ndjenjat  ndaj kombit dhe bashkëkombasve, të jep “luksin” e lirisë për të prekur idealizmin e qytetarisë  e inteligjencës shqiptare për progres e zhvillim, përcjell mesazhe të thjeshta e komplekse,  që sigurojnë identitetin tonë kombëtar dhe janë  drita që lemë pas,  për të bërë të njohur atdheun dhe vlerat e një kombi, brenda njerëzores së përbashkët – Jetës!

 

Vështrimi metaforik i shkrimtarit.

 

Shkrimtari si një gjeolog, rrëmon në thellësitë e shpirtit, kujtesës, mendimit dhe përvojave jetësore të tij, të njerëzve të afërt apo edhe të atyre që e rrethojnë. Në këtë proces shkrimtari është thellësisht i vetmuar. Të jesh shkrimtar është një nga zanatet më vetmitarë në botë. Në teatër, film apo në një zyrë, ke kolegët, regjisorët, aktorët apo producentët,etj, ndërsa kur shkruan je brenda botës tënde shpirtërore, emocionale dhe frymëzuese, krejt e vetmuar.. Duhet të biesh në dashuri me të shkruarin dhe personazhin apo çka je duke shkruar për të, kjo të bën ti tolerosh vetvetes vetminë e të shkruarit. Vëmendja është vetë-mposhtur në një mënyrë. Ka dy gjëra të vlefshme që lënë pas, njëra është që shumicën e kohës gjatë procesit të të shkruarit e kalon në një dhomë duke jetuar me veten në një botë imagjinare, dhe tjetra është për të përfshirë në këtë botë imagjinare gjerësisht në lidhje me atë se çfarë mund të bëjmë teksa në jemi me këmbë në tokë. Unë nuk mund ta di nëse kjo është e rëndësishme për të gjithë shkrimtarët, ashtu sikundër nuk mund ta dish se a do të jesh në gjendje apo të arrish diçka që ëndërron e dëshiron, apo ke talent, por ngadalë me kalimin e kohës vë re se shumë nga gjërat që ke përjetuar, i mendon se janë të dobishme, për ti shkruar, ashtu sikundër janë jetuar me dhimbjen e shpresën, me gëzimin dhe hidhërimin, me të bukurën e të shëmtuarën, me optimizmin dhe pesimizmin, me idealizmin dhe grotesken,- pra përvojat jetësore. Është një lojë e rrezikshme ti kërkosh shkrimtarit se çfarë ata mendojnë, kur shkruajnë në lidhje me një temë të përgjithshme, sepse vetë shkrimtari është lexuesi më pak objektiv i punës së tij, por një nga gjërat që iu intereson si shkrimtarë është sfera e ndikimit te çdo personazh apo lexues, që do të ndikojë në botën e tyre dhe me ambientin që i rrethon. Shkrimtarët nuk janë partizanë të politikës dhe synimi i letërsisë nuk është kritikë apo reformim shoqëror.Një shkrimtar mund të ketë pikëpamjet e tij politike, por këto pikëpamje kurrsesi domosdomërisht nuk duhet t’i manifestojë në krijimin e tij letrar.Shkrimtari duhet të jetë vetvetja , brenda brishtësisë së individualitetit të tij. Shkrimtari e di se gjithkush përballet me kufizime të shumta në shoqëri dhe është zhytur ose në kakofoninë e turmës ose mbizotërohet nga ligjërimi i pushtetit.Kjo është sfidë e frikëshme për të shprehur pikëpamjet e dikujt në rrethana të tilla, një individ konfirmon ekzistencën e tij nëpërmjet një sfide të tillë nga mjedisi i tij.Duke e shikuar nga ky këndvështrim shkrimtari  e di se letërsia nuk është armë për kritikë, por një dëshmi për ekzistencën.Një shkrimtar apo artist është dëshmitar për kohën e tij, dhe letërsia përbën një dëshmi të gjallë për njerëzimin.  Janë ndjenjat idealiste që i bëjnë të shkruajnë për dhimbjen e dashurinë e të tjerëve, sigurisht që e përbashkëta është – Jeta. Kur je duke shkruar, një ide merr jetë, magnetizohet me idetë e tjera në drejtim të saj, dhe ajo që dëshiron të bësh më pas të shtyn të shkruash ngjarjen ashtu sikundër ka ndodhur, se si ajo ngjarje i ka prekur njerëzit, mendon disa momente dhe më pas fanatazon. Lloji i ndryshimit që gazetarët e shkrimtarët sjellin është  domosdoshmëri e ndryshimit, ngandonjëherë ndodh ndryshimi  vërehet në kohë, por ka që merr edhe kohë të gjatë, por rëndësi ka që mesazhi i ndryshimit është përcjellë.

 

Jeta e njeriut është poezi, – poezia është Poeti!

 

Poetët janë shprehës dhe emërtuesë të emocionit të fortë, që shpërthen nga bukuria e psikikes, njerëzores e shpirtit artistik. Poetët e vështrojnë botën jo nga fasadat e pikturuara e të stolisura me gjithfarë ngjyrash, ata janë krijuesit e universit të intimitetit të bukurisë shpirtërore e verdiktit për vazhdimësinë e njerëzores. Poetët janë Sovranë të heshtur e modestë. Liria dhe përjetësimi i dialogut me veten e botën që e rrethon, -mes brengës e mallit, nostalgjisë e kujtimit, urtësisë e mencurisë, vlerës e antivlerës, bukurisë e groteskes, vdekjes e jetës, admirimit dhe respektit, nën aureolën e njerëzores, dashurisë dhe jetës. Bota dhe vargjet poetike të Homerit janë aq të cmueshme e të admirueshme për Homerin, si fitoret e Agamemnonit që janë të Agamemnonit, ashtu janë bota dhe vargjet poetike të cdo poeti për poetin. Poetët nuk presin të cfaqen heronjtë e të urtët, apo të bëjnë sehirxhiun e ndihmësin në studion e piktorit,-jo-poetët janë “arkitektët” e ekzistencës njerëzore nën efektin e frymës dhe muzës poetike. Poetët njohin lirinë e të shprehurit, jeta e njeriut është poezi, – poezia është Poeti! Poezia është liria e ndjenjës, moment, gjendje emocionale e shpirtërore që ndodh në jetë. Të krijosh poezi është përpjeka për të arritur të njëjtën përgjigje emocionale në akord me lexuesin. Poezia është gjerdani i artë i fjalës, i ëndrrave, pasioneve, dëshirave, psikikes e shpirtërores. Poetët janë të kulturuar, pasionantë,ëndërronjës të shoqërisë me parametra qytetare dhe intelektuale. Poezia është ndjenja, mendimi i shprehur në pak fjalë dhe histori e tërë, e dhimbshme, reale dhe e bukur. Poetët përtej gjithë aftësisë, pasionit e talentit të tyre, brenda lëkurës poetike, nënkuptojnë rrjedhat dhe tendencat e mendimit filozofik, që i japin formë psikikes e shpirtit artistik, nga e cila rrjedhin fjalët e shkruhen vargjet. Me dritën poetike ata  penetrojnë ndjeshëm në kontrastet shoqërore, mes mendimit të pakufi të filozofisë së poetit  dhe pikëpamjes së gamës së problemeve, konsekuencave, evolimit të tyre, mes formimit shumëdimensional e pasurimit ideor, meditimit e dinamizmit, forcës sociale dhe ngarkesës emocionale,duke përfshirë edhe veçantitë e personalitetit të tyre,si pjesë e së tërës,-universit njerëzor e shpirtëror dhe dukurive të tyre psikologjike, besimi në të vërtetën e sfidës për mbijetesë-riëndërrimin e dashurisë për jetën e me jetën. Gjithmonë kam menduar se edhe një mjekrosh i poezisë mund të ketë rast gjatë jetës së tij të turpërohet para poezisë së një vajze adoleshente. Në të vërtetë ky lloj turpërimi mund të shqisohet nga një mjekrosh që vazhdon të jetë poet përsëri.

Një poet që vazhdon të jetë poet tërë jetën është në kërkim të së bukurës, të poezisë së bukur, e cila gëlon ngado, patjetër ashtu, sikurse gëlon gjallesa e jetës, sikurse gëlon natyra; sikurse gëlon një kopsht me fëmijë të vegjël dhe që askush nuk e parashikon se cili prej tyre do të bëhet, kush shkrimtar e poet i mjerë.

Derzhavini i shquar i Rusisë, kur dëgjoi vetëm një poezi nga një djalosh 16 vjeçar tha vetëm kaq: “Ja se kush do ta zëvendësojë Derzhavinin”. Djaloshi ishte Pushkini.Vargjet poetike  kanë në qendër simbolikën e lidhjes së fortë me lirinë e psikiken e shpirtit, imtësira psiko-analitike  e figura të goditura metaforike, imazhin e dhimbjes e dashurisë, përjetimit të përvojave jetësore e  fantazisë, pasionit e shpresës mes kontrasteve të jetës e artit, raportin mes natyrës e njerëzores, sikundër i ka ndjerë e jetuar, poeti.

Vështrimi metaforik i shkrimtari, i lirikes,psikikes e shpirtit artistik të poetit, pamvarësisht diferencës dhe  vështrimit të drejtëpërdrejtë  të gazetarit e publicistit,- e përbashkëta e tyre është-Jeta!

Raimonda MOISIU

HARTFORD CT USA

Janar 2014

Filed Under: Featured

Bebe Rexha një Rita Ora e re Shqiptare – në Hollivud

January 28, 2014 by dgreca

NGA BEQIR SINA, New York/

Bebe Rexha, ylli shqiptar që premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore/

BENSONHURST BROOKLYN NY  : Emri më i ri shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, që po bën bujë të madhe në botën e muzikës , mbas artistes me famë botërore Rita Orës nga Kosova, duket sikur është një tjetrë talent edhe ky shqiptare, por nga Dibra e Madhe, e cila deri tani ka “përmbytur’ shtypin amerikan, dhe rrjete sociale , facebook, twitter, youtube e tjer.Ajo është Bleta ose aka Bebe Rexha banore e qyteti Brooklyn në New York.

Megjithëse, të gjitha mediat amerikane, e kan nënvizuar se Ylli i ri i muzikës, ka origjinë shqiptare, por thuhet se edhe ajo vet kurr nuk e mohon atë për të bër të ditur faktin se Bebe Rexha, është shqipëtare dhe nga Dibra e Madhe. Prandaj gjithmonë në faqen e saj në rrjetin social Facebook, shpesh ajo publikon statuse ku ajo flet me krenari se ajo është shqiptare.

Adhuruesit e saj të shumtë në facebook – përmendin vizitat e saj në Dibër të Madhe vendleindjen e prindërve të saj që ajo i ka vizituar. “Ylli” në ngjitje me origjinë shqiptare, kohët e fundit është shumë e suksesshme shkruajn mediat amerikane, aq sa ato për ditë shkruajn për aktivitetin e saj në botën e muzikës. Duke përmendur faktin se ata e kan zbuluar talentin e saj qysh kur ajo ishte 4 vjeç.Mirëpo, ato theksojnë se me rritjen  e saj u frocua edhe lidhja e saj me muzikën – duke shënuar vetëm ngjitje….prej kur ajo vazhdoi shkollën e mesme në Brooklyn në degën e muzikës.

Bebe Rexha u shfaq fillimisht në shfaqjet e saj muzikore si Hay Doll, ku përveçse si një këngëtare shumë e mirë, ajo shfaqi edhe talentin e saj në kompozimin e këngëve dhe tekstë-shkruarjen e tyre. Ajo ka deklaruar se inspirimi i saj e mori nga këngët dhe ka  thotë se i ka ardhur nga emra të till : Stivi Wonder , Amas, John Legend, emra këta që e kan bërë atë, t’a dojë muzikën dhe t’a kthej ëndrrën e saj në realitet.

Kënga e fundit që ka shkruar ajo është “The Monster’, e cila është një përpunim i suksesshëm mes dy yjeve botërore të muzikës. Përveçse si kompozitore edhe tekstë – shkruese, ajo është edhe një “back -vocal” në këtë produksion . Kënga “The Monsters”, është “për ata që ndihen të errët në brendësin e tyre dhe që duan të gjejnë një rrugëdalje nga labirrinthi në të cilin ndodhen” ka deklaruar ylli shqiptarë i muizkës Bebe Rexha.Bebe Rexha, thuhet se premton shumë në të ardhen e saj në botën e muzikës botërore.

Bleta Rexha (e lindur më 30 gusht 1989), i njohur në Amerikë, si Bebe Rexha, është një këngëtare, kompozitore dhe tekst-shkrujatëse amerikane me origjinë shqiptare nga Dibra. Ajo është bër e njohur për të qenë këngëtare kryesore nëpërmjet grupit amerikan Black Cards krijuar nga Pete Wentz, dhe për shkrimin e një numri 1 të hitit -Billboard Hot 100 –  “Përbindëshi – The Monster” nga Eminem shfaqur nga Rihanna.

Biografia :Rexha u lind më 30 gusht, 1989 në lagjen e njohur njujorkeze Brooklyn – Nju Jork, nga prindërit shqiptarë me origjinë nga Dibra e Madhe, Republika e Maqedonisë. Rexha filloi qasjen e saj në muzikë, qysh në moshën 4 vjeç, dhe vazhdoi të ndjekë dashurinë e saj për muzikën përmes shkollës së mesme, duke marrë pjesë në preformancat muzikale Hello, Dolly!, Jesus Christ Superstar, Fiddler dhe asaj Roof. Ajo tregon se ishte frymëzuar nga muzikantë të till si Stevie Wonder, Tori Amos, John Legend, dhe tundimet e tjera të yjeve të muzikës. Rexha fituar di çmime mes tyre edhe çmimin “”Best Teen Songwriter” në Akademinë Kombëtare të Arteve & e Shkencave të Recording – një ngjarje vjetore prestigjoze në New York e cila thirret  “Dita Grammy”, çka i ka dhënë mundësinë asaj të takohet me shumë prodhues të suksesshme të muzikës së saj.

“Debutimi” 

Në mars 2010, Fall Out Boy basisti Pete Wentz pati formuar një grup alternativ elektro me Rexhën si këngëtare e parë, Grupi qe quajtur Black Cards. Wentz vendosi të formojnë grupin e tij gjatë një pauuze të tij nga muzika në vitin 2009, kur ai vendosi të përqendrohen më shumë dhe ‘ti jap kohën e tij në ngritjen e familjes së tij. Gjatë kësaj periudhe, Wentz, kishte filluar duke u frymëzuar nga muzika Xhamajkës, dhe vendosi të kontaktoni prodhuesin Sam Hollander për të diskutuar një ide “mash up ska”, pop pra valle dhe muzikë tipike, e atyre të stilit të viteve ’80s në Britaninë e Madhe, për të krijuar një tingull eksperimentalë. Hollander ishte i rëndësishëm në futjen e Bebe Rexhës në Grupin e tij . Wentz dhe Rexha do të kalojnë shumë kohë në studion e tij me shkrimin e teksteve dhe regjistrimin e këngëve të reja. Wentz kishte vendosur të nënshkruajë me Bebe Rexhë nën etiketën e tij me Grupin  Decaydance me Island Def Jam, dhe dhanë të dy një intervistë të gjatë në MTV. Ku ai njoftoi se albumi ishte gati për publikun nëmesin e vitit 2011. Në të njëjtin vit, Rexha lëshoi një DVD tjetër me këngëtarin me famë Dr Jekyll por albumi u shty deri në mars 2012, sipas raporteve nga një intervistë që Wentz bëri me revistën Spin, se “duhej “korregjiuar”. Më 12 janar 2012, grupi njoftoi me anë të Facebook që Rexha nuk ishte më anëtare e grupit.

Karriera e saj “Solo – Vetëm”

Në vitin 2012, Rexha filloi karrierën e saj solo – vetëm. Ajo filloi të botojë disa tekste këngësh dhe ” clipe akustike dhe origjinale të muzikës pop në kanalin e saj YouTube. Në 2013, ajo nënshkroi me Warner Bros Records, pasi pati një sukses si një kompozitore profesioniste, me këngë të tilla :Like a Champion për Selena Gomez dhe në albumin Stars Dance, Glowing për South African-born – Island Def Jam,duke regjistruar për artistin Nikki Williams, dhe ka qenë numër 1 në hitin e saj Billboard Hot 100 –  “The Monster” për Eminem prefermouar nga Rihanna. .Prefermonaca “The Monster – Përbindësh” me  Eminem dhe Rihanën ka qenë hit i klasës së parë, dhe është quajtur fillimisht “Përbindëshi nën shtratin tim”. Ajo është regjistruar nga Rexha si një nga këngët e saj më të mundshme për albumin solo në debutimin e saj. Por pas regjistrimit të tij, Rexha dhe bashkëpunëtorët tjerë, të saj patën vendosur se kjo këngë do të jetë e përkryer për Eminem, kështu që ata e ngritën kampin në etiketën e tij në një version tjetër të këngës, që kur u rekordua më vonë u quajt “The Monster PërbindëshI”. Në të njëjtin vit, Rexha nxorri një album origjinal pop në faqen e saj SoundCloud, kënga “Comeback Kids”,  në të cilën ajo është paraqitur me grupin Roseland, në New Jersey, muzikë me bazë “EDM Cash Cash” dhe albumi “Take Me Home”, e cila arriti kulmin hitet në numrin 94 në Billboard Hot 100 . Rexha është duke punuar në albumin e saj debutues, dhe tashmë ka hyrë në një studio me prodhues të tilla si David Guetta, dhe Frekuenca, dhe disa të tjera.

 

Filed Under: Kulture Tagged With: bebe Rexha, ne Hollivud, nje Rita Orae re shqipatre

Përgjigje për zotin Petro Luarasi lidhur me shkrimin “Skenderbeu në Botën Anglofone”

January 28, 2014 by dgreca

Nga Aristotel Mici/

Së pari dua t’i bëj të ditur z. P. Luarasi se ndodhem në emigracion prej 17 vjetësh dhe nuk më kujtohet se gati një gjysëm shekulli më parë Prof. S. Luarasi ka botuar një artikull të tij për figurën e Skensderbeut në  revistën “Studime Filologjike”.

Së dyti, për shkrimin tim “Skënderbeu në Botën Anglofone” jam mbeshtetur në materiale burimore angleze të gjellitura në mjedise tepër akademike në Massachusetts.

Së treti, duke qënë i rrethuar nga një bibliografi shumë e pasur rreth kryeheroit tonë,  kam dashur të transmentoj për gjithë bashkëatdhetarët, me aq sa mundem, shtegëtimin legjendar të emrit të madhërishëm të Skenderbeut në hapësirën Anglofone dhe nuk më ka pas shkuar në mendje të bëja garë apo paralele, siç thoni  ju, zotëri..

Së katërti, për një personalitet mund të shkruajnë shumë autorë, siç ka ndodhur me figurën e Naim Frashërit, Migjenit, Jeronim de Radës e me radhë; po në këto raste nuk themi se i dyti i ka bërë paralele të parit.

Së pesti, kështu edhe për Madhështinë e emrit të Skenderbeut në letërsinë botërore, Ju nuk keni të drejtë morale, t’u thoni të tjerëve  “mos prekni këtë temë se e ka trajtuar Babai im”, se, ndryshe, bëni paralele.

Së gjashti, lidhur me sonetin e Edmund Spenserit, dua t’ju bëj të qartë, zoti Petro, se nuk është marrë nga artikulli i Skender Luarasit, siç e  permendni ju, po nga burimi i parë, nga ai i vitit 1596, i botuar për  herë të parë në Londër “Historia e Skenderbeut” në anglisht, e shkruar nga Zahry J. Gentleman dhe e publikuar nga botues William Ponsonby, pra nga libri origjinal, që ma siguroi me shumë etiketë “American Aniquarian Society”. Ky sonnet u përmend vetëm për të rrëfyer  se si Z. Gentleman ka imituar Lavardinin, ndërsa ky i fundit kish vënë si parathënie një sonnet nga poeti  i Plejadës Ronsari; Zachary  Gentleman  parapëlqeu  si parathënie një sonnet nga  poeti angles Ed. Spenser.

Dhe tani disa fjalë për të sqaruare lexuesin lidhur me idenë se si mora shkas për të shkruar artikullin e mësipërm:

Pak kohë më parë pata rastin të bëja një prezantim verbal po edhe figurative rreth kreyeheroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut në auditoret e WSU (Universiteti Shtetëror i Worchesterit. ). Informacioni  historik  u dëgjua me interes, po në mënyrë të veçantë, u tërhoqi vemendjen dy pedagogëve të universitetit, Prof. Steven Korvi dhe Prof. Donald Hockstetler, të cilët më rekomanduan, për ta pasuruar dhe më mirë studimin; ata më thanë të shkoja edhe  në “American Antiquarian Society”, që është një bibliotekë e vaçant për librat antikë dhe burimorë, e themeluar më 1812.

Kjo bibliotekë , që ka pamjen e një tempulli, më la përshtypje për rregullin,  shërbimin ekselent dhe qetësinë. Me një herë më vunë në dispozicion çfarë porosita lidhur me emrin e Skënderbeut. Pastaj, në mënyrëm më të shpejtë, u lidhën me bibliotekën e  Universitetit të“Harvardit” si edhe “Oregon Univesity” dhe më sollën për çudinë time gjithë literaturën bibliografike për Skenderbejadën, një fashikull rreth njëzet faqe, me shkronja të imta kmompiuteri, ku ishin gjithë autorët e botës dhe librat e tyre për Heroin tonë.

Duke filluar nga Marin Barleti, kjo bibliografi do të vazhdonte me  përkthyesit e veprës së tij në gjuhë të ndryshme europiane si Johann Pinicianus, J. Lavardin,  F. Dandrade, J. de la Salade, Zachary J. Gentleman.  Po kjo bibliografi radhit referencat e saj lidhur me shtrirjen e emerit të  Skenderbeut nga më i herëshmi anglofon, që përshkruan Skenderbeun në anglisht  siç është  “Comentaries of Paulus Jovius” e kthyer në  anglisht prej Peter Ashton, më 1546, pra 50 vjet para  përkthimit të Z. Gentleman-it e deri te autorët e më vonshëm të shekujve pasardhës si Edwrd Gibbon, Sir W.  Temple,  John Hobhouse, Lord Bajron,   Clement C. Moore (Mur), H. W. Longfellow, James Ludlow, midis tyre janë edhe autorë gjermanë, francezë, italianë e të tjerë.  Për këtë bibliografi kaq të pasur,  të siguruar nga biblioteka e specializuar “American antiquarian Society”, Prof. D. Hockstetler, specialist i shekullit të XVI do të shprej në shenimet e tij si  editor i studimit: se “it is the only significant work on Skanderbeg as a literary theme in European and American literature from the XVI to the XIX  century”.                       Kështu, i ndodhur midis kësaj  literature, pata dëshirën të shkruaja një material të thjeshtë dhe përmbledhës lidhur me emrin e Skenderbeut në botën anglofone në kuadrin e datës së 17 Janarit, dita e vdekjes së Heroit, pa pasur paragjykimet e paraleleve, nga të cilat me sa duket vuan zoti Petro Luarasi i sotëm.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Aristotel Mici, pergjigje per petro Luarasin, shkrimi, Skenderbeu ne boten anglosaksone

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 6
  • 7
  • 8
  • 9
  • 10
  • …
  • 74
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT