• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2014

PRISHËSIT E IDILËS

April 6, 2014 by dgreca

(Apologji për status-quonë e lumtur)/

Nga Rexhep KASUMAJ/ Berlin/

1.I vjetër sa bota është fenomeni i korrupsionit që dikur, në Europën feudale, ishte legal: dinjitarë mbretnorë nëvojisnin donacion shtesë për stilin e jetës oborrtare, pastaj titullarë politikë për të sprapsur e dobësuar kontrahentët, kurse shërbyes diplomatikë për finesat e zejes së hollë! Po tani, në kohën që jetojmë, përpetuimi i tij kërcënon rrënueshëm shoqëri e kombe të paarrira, gjithandej rrokullisë.Mësohet se Agjencia antikorrupsion i paskësh dërguar institucioneve kushtetuese një referim për këtë damkë që, tashmë, ka marrë statusin e përtrirë sistemor mesjetarë në Kosovë. Janë paraqitur dhe instanca të tjera që zotohen ti kenë shpallur besatueshëm luftën e shenjtë. Latinët e lashtë, ndërkaq, si për të provuar ligështinë njerëzore, thoshin se pikërisht mamuthëria shtinjake e këtyre organizmave të posaçëm e kotnarë, është dëshmia e shëmtuar e disfatës dhe hipokrizisë. Natyrisht, rrënja e saj ka dhe faktorë të tjerë përlindës, por, ndryshe nga disa vënde, Kosova nuk përjetoi, së paku, “efektin Habsburg” që t’ndikonte vetëfrenimin e përgjegjshëm të njerëzisë ndaj prirjes së egër për të shkallmuar, pa asnjë keqardhje a drojë, interesin e lartë publik.

2.Ishte i madh numri i shenjuar dhe, poaq, i lartë e i vranshëm rangu i tyre. Aderojnë aty, krenisht, plutokratë të të gjithë proveniencave, po që i bashkojnë tri postulate unike: bëhen të kamur pas pushtetzënjes, mandej dorëvënja në pasurinë e përbashkët dhe, së mbrami, ngazëllimi arrogant që shoqëron kryerjen e veprës madhnore.

Dhe tani, njëmend, Republika e re ka rënë, si rrallëherë, në pikë të hallit. Ligjzbatimi i rreptë (po hamendësuam atë) do të shkaktonte vakum të gjatë e dramatik qeveritar dhe, poashtu, rënje zinxhirore ndër kierarkë vernilë, grykës e të pafund. Përse? Sepse nuk janë kurthuar në leqet e krimit vetëm ata që kanë kapur fronin, por dhe ata të cilët livadhisnin aty tash 15 vjet. Ku të marrin, pra, elektorët e shkretë, të tjerë që do të përfaqësojnë vullnetin e tyre? Ngado që të kthejnë sytë, të njësojtë e jo më të mirë, do tu dalin përpara me përgjerimin mashtrues për t’ua rrëmbyer votën e dlirë, e bashkë me të, ardhmërinë e fëmijëve të tyre: të majtë e të djathtë, pushtetarë e opozitarë. Alternanca e legjislaturave s’do ishte veçse një transfer i vesit dhe instrumenteve shpërdoruese tek titajt e rinj, ujqërisht t’uritur.

Madje, do t’ishte gati një mision i pamundur dhe komponimi i një qeverie të përqendrimit kombëtar e moral, nga personalitete të komunitetit ekspertiv ose akademik. Ata (hiq përjashtimet e arta ndër ta e në personelin politik) duken, mbase, pjesa vitale e zezonës. Kanë humbur, qëmoti, mbrojtjen natyrale të racës para mësymjes magjike të parasë së pistë. Që këndej, të rekrutuar në këtë eshalon, ngjajnë të jenë pikërisht këta fatpajtuesit, revoltmbytësit dhe gatitësit e vërtetë të shpirtërave nënshtrimtarë.

Tutje dhe media, nga anë e saj, graviton klientelisht e përbetueshëm në arenën e goditjes së të mirës së përgjithshme. Një president amerikan pat thënë se po të rastiste të ndodhej në dilemë për të zgjedhur midis një situate pa qeveri ose pa shtyp të lirë, sigurisht pa hezitim, do të zgjedhja të parën. Ndaj, që e keqja të shpalosë fantazinë e saj, në Kosovën e “vakumit” funksionues, do të mungonte, prandaj, si tash kahmot, edhe ajo që trembte më shumë amerikanin e bekuar: mosqenia e shtypit të lirë. Rrjedhimisht, ndonëse Europa përherë e më tepër formësohet në inkarnim universaliteti, kartelat  e nëndheut dhe klanet familjare, kanë ngujuar Kosovën në geto të errtë, kurse qytetarët, të shquar për dëgjueshmëri civile, janë shndërruar në alienë socialë e kulturorë të fundmë të saj.

3.Mirëpo, me sa duket, do dridhet mali kot. Çdo krizë sociale a politike, derivon nga një krizë paravajtëse etike. Rrethi i mëndjes mediokre dhe zemrës së ligë (si do të pohonte Mandela), sikur mbyllet pothuajse krejtësisht. Është aventuroze të rrekesh për të gjetur një titullar me etikë, që t’kishte të drejtën për të ndjekur e ndëshkuar një tjetër pa këtë virtyt themeltar në punët e shtetprimjes. Janë ngjizur e gjallojnë të tërë sipas njëj kodi rendesh të fshehta mafiokratike. Po rrokullima s’ka të ndalë. Cënohet jo vetëm interesi e gjeni identitar popullor, por (si raportonte paracakohësh një komision i veçantë i Kombeve të Bashkuara) vetë sovraniteti shtetëror. Dhe ç’humbëtirë veç të mendosh sa lehtësisht e rrëzueshme është kjo vetëjetesë e brishtë e Kosovës së nëpërkëmbur!..

Porse njeriu shqiptar, megjithatë, s’ka pse të merakoset. Është vetë ai, e askush tjetër, që ka përligjur murtajën. Siç është e ditur, relatorë të huaj të temës i rezervojnë prore landeve shqiptare një nga vëndet e para në tabelën e mbarëbotshme të korrupsionit. Mirëpo, për çudinë e Zotit, një palë të tjerë, tani nga ata që hulumtojnë gjëndje shpirtërore kolektive, i ngrejnë poashtu sipër shqiptarët: shprehen të jenë ndër më lumnorët në botë. Rezulton, kështu, që as fenomeni gërryes e as raporti spektakular për krusmën e tij, nuk i deprimon fare, e aq më pak i përnxitë aktivisht për të lëvizur një ag të bukur pikën e vdekur. Bashkëjetojnë të realizuar edhe korruptanët e shumtë si krimbat, edhe kurrizthyerit e demosit miturak…

Po kush ka tagër, aherë, ta prishë këtë idilë të cilën e lakmojnë ethshëm të gjithë? Kush, kush? Prishësit e saj (ndonjë krah politik vetmitar a humanist i rrallë i fjalës fshikulluese, të epërm e të parakohshëm) do përfundojnë në kundërvënës të dredhës së pangjashme të historisë dhe, gjithësesi, të kombit që dhelet rehatshëm nga puhizë e harmonisë!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: RexhepPRISHËSIT E IDILËS

Kryepeshkopi u ka ikur autoqefalisë, transparencës dhe arkitekturës së kishës shqiptare

April 6, 2014 by dgreca

Vasil Gjika/ Ish-deputeti flet për përplasjen mes kishës së Përmetit dhe Pallatit të Kulturës së qytetit… Rolin e kryepeshkopit Janullatus në humbjen e identitetit shqiptar në besimin ortodoks dhe pretendimet territoriale të fqinjit tonë grek…/

NGA ALEKSANDER CIPA/

Shoqëria e sotme shqiptare jeton kohën e “tabuve të ngacmuara”. Të tilla janë edhe ato të religjioneve, të cilat politika i trajton demagogjikisht. Disa prej çështjeve tona religjionare janë tashmë të hapura. Të frikshme në “nënkoren” e tyre. Kohët e fundit, kisha e Përmetit, apo Pallati i Kulturës “Naim Frashëri” të këtij qyteti janë bërë temë e ditës dhe objekt i shumë mediave. Ka pasur prononcime shumëpalëshe dhe debati ende është i hapur. Ndërkohë që autoriteti më i lartë i Kishës Autoqefale Shqiptare e ka përcjellë si një shqetësim në dimensione jashtëkombëtare.

…Si përmetar dhe ish-deputet i këtij rrethi në krye të kohës së shpalljes dhe sanksionimit të pluralizmit politik dhe atij shoqëror, a e keni një mendim për këtë çështje? Nëse po, cili është ai?
Pse kaq zell për t’u përfshirë në këtë çështje shumë palë? Pse aq nxitim për t’u përfshirë edhe nga jashtë dhe si i gjykoni qëndrimet institucionale brenda dhe jashtë vendit, kam parasysh prononcimet dhe deklaratat e Kishës Ortodokse Autoqefale, të qeveritarëve tanë, qeverisë greke apo ekstremistëve të Agimit të Artë, bashkimit panepirot etj.?
Me të drejtë ju e quani çështje. Ky problem ka qenë dikur në vëmendjen e atij komuniteti të qytetit të Përmetit, por kohët e fundit, duke thyer çdo rregull dhe etikë, janë përfshirë shumë palë, që nuk kanë asnjë përkatësi me qytetin dhe qytetarinë përmetare. Kam parë prononcime objektive dhe të drejta, siç ka pasur dhe “argumente” apo “gjykime” spekulative që marrin përsipër të ndajnë një problem që ka marrë verdiktin e gjykatave. Kemi parë dhe deklarata të nxituara dhe të tejkaluara, që për fat të keq kanë kapërcyer dhe kufijtë e Shqipërisë. Në këtë rast të mos harrojmë se: Problemi i pretendimit midis Drejtorisë Kulturore të Bashkisë së Qytetit Përmet dhe Kishës Ortodokse të atij qyteti është dhe mbetet problem i atij qyteti, i banorëve dhe institucioneve të tij, si dhe ligjit e gjykatave. Është një konflikt banal dhe i rëndomtë, në kuptimin e pretendimit të pronësisë (ka mijëra raste të tilla në vend) dhe është një përgjegjësi morale dhe qytetare e përmetarëve. Nuk kanë asnjë kuptim ndërhyrjet brutale që vërehen nga të gjitha anët dhe drejtimet, kur shikojmë të shoqërohen me një zell të tejkaluar dhe synime të mbrapshta për ta përdorur këtë sebep.Mua më duket pa vend çdo ndërhyrje që nuk bazohet në përkatësi ndaj çështjes. As besimtari ortodoks që vjen nga Gjirokastra për t’u tubuar në protestë në Përmet, nuk e ka këtë të drejtë. Ne përmetarët i kemi ndërtuar vetë kishat, teqetë apo xhamitë tona dhe dihet që dhe gjirokastritët apo kushdo komunitet tjetër, i ka ngritur me kontributin e brezave të vet këto ngrehina të shenjta. Akoma më tepër, kur për këtë problem janë shprehur gjykatat. Të gjitha ndërhyrjet e tjera jo vetëm janë të palejueshme, por synojnë me qëllim të mbrapshtë “përdorjen e çështjes së Kishës së Përmetit”. Kemi parë papërgjegjshmërinë e zakonshme zyrtare greke, në deklaratat e Ministrisë së Jashtme dhe të ndonjë deputeti (madje eurodeputeti) të Parlamentit grek. Jemi gjithashtu dëshmitarë të veprimeve primitive (duhet thënë dhe zyrtare) fatkeqësisht të zakonshme, të kthimit të qytetarëve shqiptarë në pikat kufitare nga pala greke me deklarimet flagrante “ju kthejmë për kishën e Përmetit”, madje duke u shkarravitur (siç bëjnë rëndom) dhe pasaportat. Të gjitha këto, si dhe veprime të tjera të ngjashme, dëshmojnë mungesën e standardeve europiane të një vendi europian, si Greqia. Besoj se nuk ia vlen të merremi me veprimet, demonstrimet apo fjalimet e çartura të “të artëve”. Në përgjigje të këtyre zhvillimeve, m’u duk e drejtë dhe i mbështetur reagimi i Kryeministrit të vendit. Nga ana tjetër, nuk mund të mos jem i shqetësuar për deklarimet e Hirësisë së Tij, Janullatos, në emër të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Akoma më e gabuar më duket sidomos trajtimi i këtij problemi nga ana e Tij.

Keni dalë te personazhi kryesor zyrtar i Kishës Autoqefale Shqiptare në ditët e sotme. Një hierark i kontestuar dhe i shumëdiskutuar në mjedisin dhe debatin publik shqiptar të 23 viteve të fundit. Ju zoti Gjika jeni një ndër ish-deputetët që e keni mbështetur kurorëzimin e Hirësisë së Tij, Janullatos si kryepeshkop të Kishës Autoqefale të Shqipërisë… Cila ka qenë arsyeja reale e mbështetjes së atëhershme dhe cili është vlerësimi juaj sot?

Është e vërtetë. Kur na u paraqit në grupin parlamentar të atëhershëm të PD-së kandidatura e prof. Anastas Janullatos, u argumentua se vinte si një figurë me kualifikimin dhe kualitetin e nevojshëm kishtar, si dhe me zotimin e tij të shenjtë për sipërmarrjen e ringritjes së kishës ortodokse dhe ruajtjen e respektimin e autoqefalisë së kishës shqiptare. Nga ana tjetër, kandidatura alternative nuk u paraqitën, por u argumentua se nuk kishte mundësi të gjendej një kandidaturë shqiptare me kualifikimin e nevojshëm dhe se nuk kishte ndonjë ndryshim gjetja e ndonjë kandidature tjetër serbe, ruse apo bullgare.

Po sot, a rezulton e kryer apo e realizuar sipas jush, pritshmëria e besimtarëve ortodoksë të Shqipërisë?

Natyrisht që pyetja juaj i drejtohet një opinioni më të gjerë dhe po ashtu të specializuar. Përgjigjja për këtë pyetje as fillon dhe as mbaron me atë çka mendoj unë. Ka pasur shumë vlerësime dhe do të ketë akoma në vijim. Por unë them se kemi mbërritur në momentin e të vërtetës dhe duhet të shprehemi me përgjegjësi për këtë gjendje të Kishës Ortodokse të Shqipërisë. Nga ana tjetër, duhet të shikojmë se ç’thonë korifenjtë e autoqefalisë sonë. Pavarësisht se ata nuk janë më, duhet të shikojmë ato që kanë bërë dhe të lexojmë ato që ata kanë shkruar. Atje është dhe përgjigjja për pyetjen tuaj. Megjithatë puna e Hirësisë së Tij, Janullatos, për ringritjen e kishës ortodokse është bërë dhe nuk mund të mohohet. Janë një numër i konsiderueshëm objektesh të ngritura në të gjithë hapësirën e ortodoksisë. Natyrisht një vepër e lavdërueshme është dhe katedralja në kryeqytetin e vendit. Do të ishte me interes jo vetëm për besimtarët ortodoksë, por edhe për të gjithë publikun transparenca e financimit të këtyre investimeve, të cilat pavarësisht se janë asete të kishës, duhet të respektojnë ligjet e Republikës së Shqipërisë. Si arkitekt, qofsha i gabuar, por kam përshtypjen se të gjitha këto realizime janë identike me ato të kishës greke. Në mos më gabon kujtesa e shpjegimeve të profesorit tim të historisë së arkitekturës A.Meksi, “konfiguracioni planimetrik i arkitekturës së kishës bizantine shqiptare është ajo e kryqit të brendashkruar”. Për këtë çështje do të duhej të shpreheshin bizantologët (duhet thënë se kompetenca e bizantologëve shqiptarë është e shumë respektuar në Ballkan dhe më gjerë), dhe nëse unë kam të drejtë, do të kishim një abstragim serioz dhe të dëmshëm (madje me pasoja të rënda) të traditës së kishës shqiptare. Po ashtu, mund të evidentohet si punë e lavdërueshme edhe ngritja institucionale e kishës. Një armatë e tërë klerikësh e të gjithë hierarkisë sot militon në këto objekte në mbarë vendin. Përsëri edhe këtu transparenca e financimit të kishës ortodokse do të shpjegonte shumë gjëra që ndodhin aty. Nga prindërit e mi dhe gjyshërit, kam mësuar se priftin dhe dhjakun e kishës se fshatit i mbanin (paguanin) vetë banorët e fshatit, që po ashtu kontribuonin për mirëmbajtjen e kishave apo shpenzimeve të tjera. Le të na shpjegojnë nëse ndodh ende sot kështu! Unë nuk jam i përditësuar me nivelin e njerëzve që kanë veshur petkun e priftit gjithandej, por në vendin tim ka raste që paraqesin mirësi me kulturën e nevojshme dhe dinjitet, por ka raste që nuk e justifikojnë atë veshje dhe aq më tepër këtë shërbesë. E parë në mënyrë sporadike këto “ndodhi” janë të justifikuara, por janë të palejueshme ato raste kur “njeriu i kishës” bën miting, politikë, apo inskenon pantonima supesh me policinë. Në këtë rast duhet të themi se këta klerikë kanë shkelur jo vetëm ligjet e shtetit, por edhe ato të kishës. Kurse autoqefalia është goditur dhe provokuar rëndë. Të gjithë e dinë (dhe duhet ta dinë edhe në Greqi) se shteti shqiptar është laik dhe besimet fetare janë të ndara nga punët e shtetit. Klerikët këtu (të çdo besimi) nuk kanë ato prerogativa që kanë homologët e tyre grekë. Fjala e tyre vlen për ushqimin e shpirtit të publikut, por veçanërisht të besimtarëve.

I mëshoni në mënyrë eksplicite termit autoqefali. Konkretisht për çfarë e keni fjalën kur shpreheni: “Autoqefalia është goditur rëndë”?

Më duhet të them se nuk jam një njohës i hollë i dokumenteve të Autoqefalisë së Kishës Shqiptare. Mirëpo nuk është e nevojshme të jesh i tillë për të kuptuar se humbja (apo abstragimi) nga identiteti shqiptar i kishës ortodokse është një ngjarje e rëndë. Kur segmente të kishës kthehen në seksione të Ministrisë së Jashtme të Greqisë, apo “zyra konsullore” greke duke bërë punën e komisioneve të gjetjes dhe konservimit të eshtrave të ushtarëve grekë të rënë në trojet shqiptare! Këtu më e pakta që mund të themi është se Hirësia e Tij ka dështuar në konsolidimin dhe shprehshmërinë e autoqefalisë. Kur një veprimtari e tillë ndërshtetërore realizohet si një aksion i Kishës Autoqefale, atëherë s’e kuptoj se pse mund të flasim akoma për pavarësi të kishës sonë! Kur kisha jonë “Autoqefale” dhe vetë Hirësia e Tij, Janullatos, sensibilizon një shtet të huaj ortodoks për “të mbrojtur kishën e Përmetit”, atëherë këtu është shkelur jo vetëm autoqefalia, por vetë kombi ynë dhe shteti, Shqipëria. Pikërisht këtu është dhe fundi i iluzionit se kisha jonë ortodokse mund të jetë “autoqefale”. Askush dhe askurrë nuk duhej të guxonte të sulmonte Përmetin. Të sulmosh Përmetin (është interesante, por një gjë e tillë nuk është bërë historikisht as në vitet e kaluara, megjithëse nuk kanë munguar as më parë mendje dhe vullnete “agimesh të errëta”, si këto të sotmet) do të thotë të atakosh djepin e kombit, të qenësisë dhe formimit shqiptar. Do të thotë po ashtu se jemi në epilogun e kësaj marrie dhe, nga ana tjetër, duhet të jemi dhe në momentin që Hirësia e Tij, Janullatos, duhet të largohet, pasi ka kryer një vepër të rëndë në dëm të shqiptarisë. Qytetarët e Përmetit dhe kultura që mishëron ai popull, nuk mund të pranojnë kurrë që të ulin flamurin që ngritën Frashërllinjtë e mëdhenj, atë Stath Melani dhe Vangjël Gjika, Sejfulla Malëshova e Stavro Vinjau, Fan Noli e Faik Konica, Nikolla Naço dhe Tefta Tashko, Odhise Paskali dhe Mentori e Laveri, dhe dhjetëra e dhjetëra emra që i nderon dhe vlerëson i gjithë kombi ynë. Përkundrazi, është detyrë jo vetëm e përmetarëve, por e çdo shqiptari ta lartësojnë atë dhe veprat e këtyre shqiptarëve të mëdhenj, duke fshirë çdo iluzion apo ëndërr të megaliidesë, se mund të ngrenë flamurin grek në Përmet!  Kjo gjë s’mund të ndodhë as me ato përpjekje liliputësh, të cilët dikur ngrinin lart pankartat ateiste nëpër  mitingjet dhe programet komuniste për shkatërrimin e kishave dhe xhamive në Përmet, ndërsa vrapuan në vitin ’97 të pushtonin me “grevë urie” pallatin e kulturës “Naim Frashëri” në emër të kishës dhe, duke sfiduar dhe injoruar një traditë dhe nevojë të njohur kulturore dhe qytetare të Përmetit dhe përmetarëve. Ky është një akt i pastër vetëgjyqësie që dëmton dhe keqekspozon sjelljen e klerikëve të grumbulluar dhe të vetë Hirësisë së Tij.

Matanë arsyetimit tuaj zoti Gjika, ka një reagim “shqiptar” të munguar, infatil dhe të kompleksuar. Një ndjeshmëri e ulët reaguese nga qytetarët dhe në mënyrë të veçantë nga institucionet zyrtare të shtetit. Ka arsyetime që e çmojnë këtë si maturitet, ndërsa ka të tjerë që e konsiderojnë sjelljen dhe nënshtrimin e kronikshëm të institucionalizmit shqiptar. Ju vetë nga pozita e një ish-ligjbërësi si e vlerësoni këtë sjellje dhe reagim shqiptar?

Nuk është kështu përkundrazi, ka pasur reagim qytetar. Ajo që ka munguar ka qenë korrektësia, dinjiteti dhe serioziteti në qëndrimin e institucioneve dhe shtetit shqiptar. Po të shikojmë historinë e këtyre njëzet viteve të fundit të marrëdhënieve dhe politikës së ndërsjellët midis Greqisë dhe Shqipërisë, ato lënë shumë për të dëshiruar për mungesën e standardeve dhe nivelit evropian që i përkatësojmë. Shpesh ngjarjet e rënda në pikat kufitare, keqtrajtimin e qytetarëve shqiptarë nga autoritetet policore greke, virusin “antishqiptar” që prish kompjuterët grekë, reagimet brutale ndaj emigrantëve sa herë “që i mbetet qejfi” Greqisë, hapjen dhe mbylljen e portës kufitare jo si një portë shteti, por si një derë “buzuku” nga polici grek, kontrollet e imta dhe fyese të pasaportës shqiptare dhe kthimet pa asnjë kriter të paralajmëruar të qytetarëve shqiptarë pse janë çamë apo “kanë shkruar e folur keq për Greqinë”, rëndom janë kualifikuar si “veprime sporadike”, të qarqeve ekstremiste, të veçuara etj., etj. Në fakt, është e qartë që këto veprime janë në sistem të një politike zyrtare greke ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Asnjë gjë nuk është e rastësishme, përkundrazi është e përgatitur dhe e mirëplanifikuar dhe bëhet me përkujdesje. Kush mendoni se urdhëroi të ktheheshin qytetarët shqiptarë në pikën e “Tri urave” apo Kakavijë, polici grek që u mërzit për “kishën e Përmetit”? Jo, ajo është një portë që e mbyll dhe e hap shteti grek.  Ky qëndrim i autoriteteve greke nuk përmbush dhe as përmban standardet europiane të marrëveshjes së “Shengenit” ku Greqia dhe Shqipëria bëjnë pjesë. “Shengen”-i grek nuk di në mund të gjendet kund në Afrikë! Do të dëshiroja që eurodeputeti që ngriti dhe i kërkoi hesap qeverisë greke për kishën time të Përmetit, të vinte dhe të hidhte një sy në Kapshticë, Kakavijë etj., për të parë se çfarë Europe i ofron Greqia Shqipërisë dhe s’i trajtohen emigrantët kur kalojnë pikat kufitare ndërshtetërore. Me pak fjalë, po të perifrazonim Konicën e madh do të thoshim se Greqia i sillet Shqipërisë si ai fshati i madh fshatit të vogël. Kur vjen puna për të keqtrajtuar apo “për t’u dhënë mësim allvanosve” shteti grek shkel çdo marrëveshje, dokument, apo konventë ndërkombëtare që ka firmosur. Për fat të keq, edhe shteti shqiptar i sillet Greqisë si ai fshati i vogël fshatit të madh. Nuk është krenari të themi se Shqipëria nuk është nëpërkëmbur dhe keqtrajtuar kësisoj nga Greqia as në kohën e Zogut, se në kohën e diktaturës s’ka pasur shanse. Dhe e gjitha kjo, sepse shtetarët tanë të sotëm, si nga “fshati i vogël” e kanë zgjedhur vetë të përunjen. Kapërdijnë çdo megalomani greke “për atë të shkretë Europë” dhe frikën e vetos greke. Mirëpo nga fshati i madh e kanë zakon që sa më shumë të tulatemi ne, aq më shumë e ngrenë zullumin. Kështu, deputetët tanë s’kanë kurajë të lidhin dy fjalë “për Çamërinë” (brenda kartave dhe të drejtës ndërkombëtare), në një kohë që në Parlamentin grek deputetët flasin hapur për pretendime territoriale dhe “tokë greke” brenda Shqipërisë! Ishte për të qeshur dhe për të qarë, kur kryedeputetja jonë zbuloi se “e paskemi votuar rezolutën, por s’i paskemi numëruar mirë votat”, duke e kaluar pa zë dhe pa e lexuar dhe një herë në atë sallë të Kuvendit. Nuk ka asnjë reagim zyrtar për shenjat dhe nishanet e Shqipërisë që shteti grek i përdhos aq lehtësisht dhe madje duke na kërcënuar “shkruajini gërqisht këto toponimet greke paçka sedhiavatirio është tuaja!” Nuk ka asnjë reagim nga institucionet relevante, apo dhe Avokati i Popullit kur djemtë shqiptarë që vuajnë dënimet në burgjet greke lëshohen natën si kavie për t’u gjuajtur dhe vrarë pyjeve dhe gërxheve të Greqisë, duke stërvitur dhe trajnuar trupat speciale greke. Mos harrojmë se atyre u është privuar liria, kurse siguria e burgjeve greke është detyrim i autoriteteve të atij shteti, që jo vetëm s’mbajnë përgjegjësi, por s’marrin asnjë konseguencë nga ligji dhe gjykatat, tek i kthejnë të dënuarit “me burgim” në “me pushkatim”! Si shqiptar do t’i kërkoja shtetit tim dinjitet dhe, të denonconte në mbarë Europën qoftë edhe një fjalë fyese të policit grek dhe jo më akte dhe veprime flagrante antiqytetare dhe antieuropiane si më sipër. Në Europë nuk mund të shkojmë pa dinjitetin, identitetin dhe ADN-në tonë shqiptare.

Platforma e pretendimeve territoriale, si dhe organizatat e caktuara greke dhe të diasporës së saj, historikisht kanë ekzistuar dhe investohen për këta objektiva të tyre. Por sa mendoni se ka ceduar Shqipëria përballë tyre dhe pse mendoni që kjo nuk i ka shqetësuar shtetarët tanë të këtij tranzicioni?

Unë mendoj se një platformë helenizuese e hapësirës periferike të shtetit grek, ka qenë dhe është institucionale në Greqi. Kjo platformë është e vjetër që kurse filloi helenizimi i Epirit (në hapësirën e viteve ‘730) dhe përfundoi me rënien e Perandorisë Osmane. Rolin determinues gjithmonë e ka luajtur kisha, e cila ka pasur devizë të saj “Ortodoksi do të thotë Greqi”, mbi një psikologji të përpunuar të opinionit panhelen si ajo e shekullit të 18 “kur bullgarët qenkan ortodoksë, atëherë ç’u duhet një shtet i tyre!”. Përsëri kisha është flamurtare këtë radhë edhe e kësaj nisme në vendin e shqiponjave, pavarësisht se ortodoksia shqiptare s’është greke, pasi shqiptarët u vunë nën kishën lindore të Kostandinopojës pas shekullit VIII dhe u shpallën “autoqefale” në vitet ’30. Në këtë kuptim “projekti shqiptar” jo vetëm që ka rëndësinë e tij në programin e helenizimit, por ka marrë përparësi këta njëzet vitet e fundit. Nga ana tjetër, lehtësisht vihet re se ka një shkallëzim të këtij programi. Deri dje flitej dhe pretendohej “për minoritetin dhe të drejtat themelore të tij”, tani flitet për “Ortodoksinë dhe të drejtat e kishës në Shqipëri”. Deri dje mitingjet, ceremonitë apo mbledhjet përkujtimore bëheshin në Greqi, tani (prej disa vitesh) ato bëhen në Shqipëri dhe në mes të ditës, madje edhe nga persona të paligjshëm që nuk u rezervohet një liri e tillë as në Greqi! Deri dje “e ngrinin zërin” zyrat konsullore dhe zyrtarët grekë për problemet në hartën e njohur të vendndodhjes së minoritetit, tani flet kisha dhe priftërinjtë për të drejtat në hartën ortodokse! Ahere ç’ka ndodhur, ndërsa politikanët tanë “janë të zënë” me politikat e mëdha të ditës që bëhen këtu, kemi të drejtë të pyesim: ku janë ligji dhe institucionet e shtetit tonë? T’u thuash shqiptarëve se “po shkelin të drejtat e besimit të një komuniteti” kjo do të duhej të shënohej në “Gines” po të ishte e vërtetë, pasi ka mbi dy mijë vjet që s’ka ndodhur! Nga ana tjetër, nën hijen e tolerancës dhe shtetit laik, nuk mund të mbulohet politika e përunjur dhe servile, për më tepër ajo nuk bën efekt. (Përgjigjja ekuivalente e një polici shqiptar kur ktheu mbrapa dhe ai disa qytetarë grekë në frymën e “reciprocitetit”, pati më shumë efekt dhe shteti grek e hapi prapë portën). Nga ana tjetër, gjërat po shkojnë në një drejtim të padëshiruar dhe të rrezikshëm: tek flisja me zyrtarë lokalë në Përmet, me shqetësim dëgjova shpërthimin e tyre “këto i bëjnë disa talebanë”! Përballë produkteve të tilla duhet të shqetësohemi seriozisht, pasi kurrë nuk ka ekzistuar ndarja dhe përçarja mes nesh për motive fetare dhe të besimit.(Kortezi-Shqip)

 

Filed Under: Interviste Tagged With: aleksander Cipa, i ka ikur autoqefalise, Janullatosi, Vasil Gjika

TRI DËSHIRA

April 6, 2014 by dgreca

Esse nga Vjollca PASKU/

Në strehën e gjumit trupi kërkon shplodhjen e ditës, ndërsa shpirti rendjen e lirë nëpër ëndrra. Në darkë më ishte bërë zakon, që nga dritarja të shikoja yjet dhe hënën. Duke u kotur mes mendimesh të përgjumura, hëna rrëshqiti si pëllumb drite i bardhë dhe u mbyll në kapakët e syve të mi. Ndërgjegjja, ajo mbretëri e vogël e pafjetur asnjëherë, vepron, përgjigjet edhe në botën e gjumit. Gjithmonë më brente pyetja:  -A janë dëshirat e fshehura thellë në ëndrrat e natës?   U gjenda papriturnë dridhjet e dritës që lëshonte bishti i bardhë gjigant i hënës.Fluturoja, por kënaqësia dhe ankthi njëkohësisht më përshkojnë. Në majën më të lartë në malin Demavend në Bagdat, pikërisht në një rrudhë vertikale, brenda një kornize guri, reflektonte dritë floriri një llambë e cila më përngjante me llambën e Aladinit. E mora e gëzuar në dorë dhe e lëmova instinktivisht për të pritur të shfaqej ajo krijesë gjigante, e cila do të plotësonte tri dëshirat e mia. Në antitezë me përfytyrimin tim, një krijesë e vogël fluturake, por e fuqishme, më foli Brenda qenies time:  -Thuaj dëshirën e parë!

-Të ndjej gjënë më të bukur në botë…- thashë unë.

-Ndje rrahjet e zemrës dhe kupto gjuhën e saj!-më tha. Ndjeva zemrën time që u hap në gjithë universin. Isha e pranishme njëkohësisht në çdo yll, në çdo planet, në çdo hapësirë. Më pas gjithçka zvogëlohej. Vargjet e yjeve hynin në qenien time. Këtë ndjesi e sjell vetëm dashuria, e cila është kaq e madhe dhe e nxënë në kraharorin e vogël njerëzor. E ruajtur më së miri në shpirtrat e pastër, njehësori I ndjenjës nuk kishte përmasa. Tashmë isha një ndjenjë kozmike e një thesari shpirtëror. Lotët e shenjtë të zemrës dëshmuan mrekullinë e ndjerë…

-Dëshira e parë e jotja u konsumua, thuaj të dytën dëgjova- zërin e xhindit..

-Të prek gjënë më të mrekullueshme në këtë botë…

Vizioni i ndjenjës më dërgoi në festën e lindjes së një fëmije. Kur dora ime preku lëkurën e mëndafshtë të fëmijës së porsalindur, preka gjithë planetin tokë, të mbështjellë nga drita e agimit, preka lotët e shiut të parë të pranverës dhe përkëdhela buzëqeshjen e ylbertë në ngjyrën e virgjër të krijimit. E mblodha me çarçafin e kënaqësisë këtë krijesë, të mrekulluar nga djepi i tokës, përkundur me palmat e kaltra të qiellit.

-Dëshira e tretë e jotja? – u dëgjua përsëri zëri i xhindit.

– Të shoh vazhdimësinë e brezave të mi-u përgjigja.

Vizioni më dërgoi me shpejtësinë e dritës, në vazhdimësinë e erërave kohore. Të gjithë brezat e rrjedhur nga rrënjët e mia, jepnin maksimumin për të dhënë më të mirën e vetes së tyre. Termi “vazhdimësi” do të thoshte luftë për të dritësuar djerrinat e errësirës tokësore. U ndjeva krenare dhe e lumtur…

Xhindi më tha:- Të tre dëshirat e tua u plotësuan, por më e çuditshmja,është se të gjithë njerëzit më kanë kërkuar, pasuri, mbretëri, pushtet,lavdi…Ndërsa ti, vetëm të ndjesh, të prekësh, të shohësh,përse?…

-Sepse nuk dua të marrë diell me kredi, ta paguajë zemra bosh pa dashuri. Nuk dua katet e larta të lavdisë, ti shoh njerëzit të zvogëluar. Nuk dua të ardhme vazhdimësie, pa kaluar në pikat e nxehta të vuajtjes në hartën e tokës. Nëse do t’i kisha si me magji të gjitha,shpirti im do vdiste dhe jeta ime nuk do të vegjetonte…- u gjegja unë.

-Atëherë ti nuk ke nevojë për mua. – tha xhindi i xhindosur dhe zhduk si hija nga drita e bardhë.    U zgjova me këto tinguj fjalësh, duke pyetur vetveten…

Filed Under: ESSE Tagged With: TRI DËSHIRA, Vjollca Pasku

DY SHEKUJ GENOCID MBI SHQIPTARËT

April 6, 2014 by dgreca

Lord Bajroni për shqiptarët: „ S’ka komb tjetër, të jetë marrë nëpër këmbë kaq pamëshirshëm, nga shtetet fqinjë”/

Nga Fatbardha DEMI/

I – Bombardimet e NATO-s mbi Kosovë dhe Serbi/

Më 24 mars 1999 nisi sulmi ajëror i organizmit më të fuqishëm ushtarak botëror, NATO (Organisation du traité de l’Atlantique Nord-OTAN), mbi forcat dhe objektet ushtarake serbo-malazeze. Që të vihej në lëvizje një organizëm i tillë ndërkombëtar i 28 shteteve evropiane, në radhët e cilëve kishte mbështetës historikë të Serbisë, do të thotë që ishin shkelur rëndë të gjitha normat e të drejtave të njeriut. Në kontinentin evropian, po zhvillohej genocidi më kriminal që kishte njohur shekulli i XX . Kjo zhurmë e avionëve të NATO-s tek shqiptarët risolli ndjenjat që përfshinë qytetarët evropianë para 54 viteve, kur nisi sulmi ushtarak kundër Aleancës fashiste që kishte zhdukur kuptimin e emrit NJERI.Ishte hera e parë, që pas shkëputjes nga Perandoria Osmane e Serbisë,  për veprimet kriminale kundër popullit shqiptar ky shtet dënohej ushtarakisht nga Fuqitë e Mëdha. Përballë kësaj mbështetje ndërkombëtare të luftës vet-mbrojtëse të Ushtrisë çlirimtare të shqiptarëve, makineria ushtarake e Milosheviçit u detyrua të pranojë “de facto” humbjen e Kosovës.Bombardimet e NATO-s përfunduan më 10 qershor 1999, me nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit te OKB-së (11.06.1999) dhe nisjes së  tërheqjes e forcave ushtarake jugosllave nga Kosova dhe ardhjen e 36 000 paqe-ruajtësve ndërkombëtarë .Por në historinë botërore, nuk ka ndodhur asnjëherë që një shtet i cili ka kryer të gjitha krimet e përfshira në Konventat Ndërkombëtare, të ndihet viktimë.Edhe ne ditet e sotme, në tekstet shkollore shpesh Serbia paraqitet si komb-viktimë e popujve që e rrethojnë, duke ushqyer rininë me urrejtje sidomos ndaj shqiptarëve. Sipas teksteve serbe të historisë :“ Krizën në Kosovë e kanë sjellë aksionet e grupeve terroriste të shqiptarëve (UÇK), rebelimi dhe konflikti me forcat e rendit  ( policinë dhe ushtrinë e Serbisë … se pas hyrjes së forcave të NATO-s janë shpërngulur 200.000 serbë dhe janë vrarë disa qindra të tjerë (Historia e kl 8 fq. 192).Edhe politikanë e analistë serbë si Milosha Knezevik (Miloša Kneževića), në librin „Rrëmbimi i Kosovës“ (Otmica Kosova) mohon genocidin duke e quajtur ndërhyrjen e Natos si “të nxitur nga Amerika, (e cila) në vitin 1999 kryen një agresion ushtarak kundër Serbisë  dhe Malit të Zi. Për rrjedhojë, „- ne –vijon autori- (dmth Serbija) nuk do ta pranojmë rrëmbimin e Kosovës“ (Kapitulli 7, f. 187-204). Mohimi i genocidit racist duke i shtrëmbëruar faktet historike, nga ana e shtetit serb, dhe cilësimi i nderhyrjes se NATO-s si „nje padrejtesi te madhe“ madje „agresion“ – sipas legjislacionit juridik të BE-së përbën një krim. (Konventa e Strasburgut 28.01.2003 Artikulli 6- Mohimi, minimizimi, aprovimi apo justifikimi i genocidit dhe krimeve kundra njerezimit.)

II – Serbia dhe shqiptarët, një problem dy shekullor

   Fundi i Perandorisë Osmane që kishte nisur të tatëpjetën në fillim të shekullit të 19, e ndau fatin e popujve të Ballkanit në „fitimtarë“ dhe „humbës“. Çuditërisht, humbëse doli popullsia më e lashtë, më luftarake dhe e madhe e saj- SHQIPTARËT.Ami Bue, botanist, gjeograf dhe gjeolog francez, në fillim të shekullit të 19, gjatë viteve 1836 –37 ndërmori një udhëtim në Ballkan. Në vitin 1840, studimin e tij mbi popujt e Ballkanit e botoi në katër vëllime. Akademiku Aleksandër Beliç pohonte: “Librat e Bue-s janë një enciklopedi e vërtetë, që nuk mund të krahasohen nga saktësia me asnjë botim tjetër të këtij lloji”.Sipas A.Bue-s, Serbia në gjysmën e parë të shekullit të 19 ka pasur më pak se 900 mijë banorë, kurse Shqiperia mbi 1 milionë e 600 mijë banorë. Në analizat e tij, Shqipëria etnikisht e pastër ka qenë një hapsirë me rreth 180 mijë kilometra katrorë. Në gadishull kishte shumë më tepër shqiptarë se sa grekë dhe së paku dy herë më shumë se sa serbë. Edhe pas Kongresit të Berlinit(1878), trevat dhe popullsia shqiptare ishte më e madhe se sa ajo e shteteve të krijuara në fillim – shekujt e 19 dhe 20-të si Serbia, Mal i Zi dhe Greqia,

Nr. Vendi Sipërfaqja Popullsia
1 Trevat shqiptare 75.000 km2 1.700.000 banorë
2 Serbia 54.800 km2 1.600.000 banorë
3 Greqia 51.300 km2 1.400.000 banorë
4 Mali i Zi 8400 km2 190.000 banorë

 

 

 

 

Në fillimin e shk. 19, kur e gjithë vëmendja e mbretërive evropiane qe përqendruar në hapësirat „e lira“ të pas Perandorisë Osmane, për rëndësinë e faktorit shqiptar në Ballkan shkruajnë analistët e kohës. Në gazetën  “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1) që botohej nën sponzorizimin e shoqerisë së famshme “Lloyd”, shkruhej: “Në kontekstin e “çështjes orientale”, ata (shqiptarët) marrin një peshë edhe më të madhe se sa malazezët dhe boshnjakët të marrë sëbashku dhe përballë armikut janë më të respektuar se sa grekët; jo vetëm ata të rajoneve në brendësi të vendit, por edhe ata të shtrirë buzë detit (…) Ata, jo vetëm që hasen në një numër të madh dhe të përhapur gjeografikisht, por paraqesin edhe një popull të fuqishëm dhe me rrënjë dhe formojnë njërin ndër faktorët më të rëndësishëm në dramën e fundit që pritet të luhet”. (…) Nuk do jenë grekët ata që do të arrijnë hegjemoninë në Jug, por shqiptarët, dhe jo vetëm në Maqedoni dhe Thesali, por edhe në vetë Greqinë, ata do të bëhen zotër dhe këtë do ta arrijnë në mënyrën më të lehtë të mundshme, pasi në Veri të vëndit, ata faktikisht janë shumicë “. (Koha e dëshmoi vërtetësinë e këtij parashikimi. Formimi i shtetit të parë të pavarur ballkanik i vitit 1821 (Helladës – Greqisë) ishte kryesisht kurorëzim i luftës së shqiptarëve.Në kohën kur Perandoria Osmane i kishte ditët e numëruara dhe ballkanasit po projektonin shtetet e tyre të ardhshme, në Perëndimin evropian bëheshin studime për rrugët e mundëshme për aritjen e sundimit botëror. Në këtë drejtim, rol të rëndësishëm luajti politikani britanik Halford John Mackinder (1861-1947),  një nga themeluesit e gjeo-politikës aktive.H. Mackinder, ndërmjet tezave të tjera, nënvizonte rëndësinë e zotërimit të detit nëpërmjet hapësirave tokësore bregdetare duke përsëritur shprehjen e lundërtarit të shquar anglez,Sir Walter Raleigh :  « Kush zotëron detin, zotëron tregtinë e botës; kush zotëron tregtinë, zotëron pasurinë e Botës, pra vetë Botën»Në këtë strategji që po hartohej nga Fuqitë e Mëdha, Gadishulli ballkanik ishte në qëndër të ngjarjeve të shekullit 19 dhe fillimit të shk. 20. Ballkani ishte porta hyrëse e Perëndimit drejt Lindjes dhe porta për të dalë në detin Mesdhe për Rusinë. Kjo e fundit, përqëndroi të gjithë vëprimtarinë e saj ushtarake, politike dhe diplomatike në „Çështjen e Lindjes“ dhe veçanërisht në Ballkan. Përfaqsuesi i saj, Benckendorff (Alexandër Konstantinovich Benckendorff ,1849 – 1917) kërkonte sakrifikimin e shqiptarëve, në emër të “së drejtës së kompensimit territorial” të aleatëve ballkanikë (Serbisë, Greqisë, Bullgarisë dhe Malit të Zi), si shtete fituese në luftën për dëbimin e Turqisë.Rusia dhe Fuqitë e Mëdha fshehën faktin historik, se në Ballkan ishin shqiptarët që kishin luftuar pa ulur armët gjatë gjithë kohës së sundimit të Perandorisë turke dhe kishin ngritur me sukses shtetin E PARË të lirë, më 1821 në jug të Evropës osmane.  Por siç shkruante gazeta “Die Völker des Orients-Die Albanesen”, Feuilleton der „Debatte”, 27 mars 1869, Nr. 86. Viti VI, fq. 1):

“ Çështja Orientale” po shkon gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje me kahje dhune; për një zgjidhje paqesore as që bëhet fjalë… (diplomatët tanë) duke qëndruar galiç mbi fuçinë e barutit që kërcënon të shpërthejë çdo çast,  këndojnë himnet e qetësisë dhe …ngushëllohen me fjalinë e moçme: “Après nous, le déluge” (Pas nesh, u bëftë qameti)“.Para se të mblidhej Kongresi i Berlinit (1878) dhe te merreshin vendimet, shqiptarët përjetuan tre shpërngulje të dhunshme në Shqiperinë Veri-Lindore. Shpërnguljet e para masive fillojnë ne vitet 1830, sidomos nga viti 1844, me programe shfarosëse, duke i ndjekur shqiptarët nga Beogradi, Nishi, Pllana e Madhe, krahina e Toplicës, Surdulicës, Maçkaticës, me fjalë tjera, nga Sanxhaku i Nishit drejt Kosovës aktuale.Më 1878, pushteti serb, me aksione të përgjakshme, çpërnguli popullsinë e mbi 780 fshatrave shqiptare, nga Sanxhaku i Nishit, Leskovcit, Kurshumlisë dhe Jabllanicës. Këto shpërngulje u bënë me një terror të egër dhe humbjen e shumë jetë njerëzish duke përfshirë edhe fëmijët në barkun e nënave.Në luftën serbo-turke (1876-1878), forcat e organizuara serbe filluan shfarosjen e shqiptarëve në viset e Moravës jugore, perëndimore dhe lindore. Sipas bashkëkohësve  numëroheshin  mbi 35 000 viktima shqiptare të çdo moshe e gjinie. Konsulli i Perandorisë Osmane në Nish njoftonte se nga një lagje e Nishit, prej 300 shtëpish shqiptare, vetëm 20 shpëtuan. Të tjerat u rrafshuan në tokë. Në kazanë e Leskovcit u shkatërruan 1228 shtëpi në 88 fshatra e u shpërngulën rreth 20 667 banorë; në rrethin e Perkupës, në 73 fshatra me 1771 shtëpi, shumica u dogj ose u shkatërruan…Ky genocid masiv mori hov sidomos pas vendimeve të Fuqive të Mëdha për coptimin e trevave shqiptare. Gazeta “Populli” e 25 shkurtit 1919 shkruante :“Mbas lajmeve të sakta qi arritën dje në Shkodër, komitat serbë e malazezë, mbas nji lufte të përgjakshme qi kan ba pesë ditë rresht me popullin shqiptar të atjeshëm, kan zaptue me përdhuni Plavën e Gusinjën tue shkaktue të djeguna e dame të mëdha me top, pos gjindes (njerëzve) qi kan mbetë dekun në kët të ndeshun. Katundi Vuthaj prej 200 shtëpish, gadi asht rrënue krejt nën zierm të topave. Po priten tufa muhaxhirash me ardhë në Shkodër.

Po kjo gazetë më datën 28 Shkurt 1919 :« Pardje, të hënën, filloi tufa e parë e muhaxhirëve të duket në Shkodër, e këtij populli fatkeq të Plavës e Gusinjës, n’at hall të përvajtuëshem e vargu nuk asht mbarue ende. Midis këtyre muhaxhirëve në vend të vet fytyronin (bënin pjesë-shen im) edhe njerëzia e Rugovës, pse edhe këtë krahinë e paskan djegë e shkretue jugosllavët…. Ky popull shqiptar i bamë me dalë muhaxhir, kapet (janë) deri më pesëmbëdhjetë mijë frymë, por një pjesë ka marrë anën e Malësisë së Gjakovës. Numri i atyne që kanë mbetë të dëkun nuk mund të dihet pse nuk po e njeh qeni të zotin, siç thonë.”Kënga e Asllan Krasniqit, i torturuar nga pushtuesit turq dhe pushtuesit e rinj serbë e bullgarë, këndohet edhe sot në lagjen e muhaxhirëve në Prishtinë. Këngën ia ka dhënë amanet, këngëtarit Demir Krasniqi, që ta ruajë e ta këndojë gjithandej trojeve dhe krahinave shqiptare.

O, nam po banë, o, qajo Sërbi-e,

O, poj çon para, o, më singi-e,

O, tanë tu i myt-e, o, tu i shpërthye,

O, keq maroj, o, kjo shqiptari-e !

O, po therrë fëmi, e , o po pret pleq-e,

O, kush s’ ka ba, o, n’ dynja  ma keq-e!

O, po prenë burra, o , po prenë gra-e,

O, ksi adaleti, o, kush n’ dynja s’ ka ba-e!

O, çka po banë,o , qajo Serbi-e,

O, n’ dynja, kush s’ka ba ma zi-e !

O, n’ dynja kush s’ ka pa më sy-e ,

O, nanave – fminë n’ bark ty ja shpërthy-e!

O, nanave n’ bark – o , fminë me jav  nxjerr-e,

O, veç Serbija e banë kit tmerr-e!

O, gjallë shqiptarët nuk don mej lan-e! …

Genocidi që zhduku qindra fshatra shqiptare bashkë më banorët e tyre, jo vetëm në veri-lindje nga sllavët por edhe në jug nga shteti hellen, nuk kaloi pa u vënë re në kancelaritë perëndimore. Por kjo gjakderdhje dhe ky spastrim etnik, nuk kishin asnjë rëndësi për shtetet kolonialiste të Evropës sepse genocidi ndaj popujve, në atë kohë nuk quhej krim por një e drejtë e ligjshme e çdo pushtuesi.Shqetësim për ta ishte zgjerimi i hapësirave tokësore të sllavëve me mbështetjen e Rusisë dhe ndeshjen e saj me interesat e Fuqive të Mëdha në Ballkan. U pa e nevojshme që krahas forcës, të përdoreshin forma të reja në marrëdhëniet ndërkombëtare.Britaniku H. Mackindër, sikurse edhe shumë analistë të fund-shekullit 19, u shpreh për zbatimin e politikës së „ekujlibrit“ midis Fuqive të Mëdha.Ky “ekuilibër” (i kthyer më vonë në emërtimin “paqe”) midis Fuqive të Mëdha, filloi të zbatohej në veprimtarinë politike dhe ushtarake evropiane, para dhe pas luftrave, edhe në shekujt e mëvonshëm.Më 12 gusht të vitit 1913 në Dhomën e Komuneve,  ministrit i Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, Sir Edward Grey, mbasi u copëtuan trevat shqiptare, pohoi :“ Jam i bindur se, kur të dihen të gjitha, ky vendim do të kritikohet me të drejtë nga shumë anë (…) por duhet të kemi parasysh se, në bisedimet rreth kufijve të Shqiperisë, qëllimi kryesor ishte që të mos hapej konflikt midis Fuqive të Mëdha. Prandaj, në qoftëse marrëveshja mbi Shqiperinë u arrit duke mbajtur harmoninë ndërmjet Fuqive të Mëdha, mund të themi së ka qënë një sukses i plotë për interesin jetësor të paqes n’Evropë !”

Në kujtimet e tij, themeluesi i shtetit shqiptar të 1912-ës, Ismail Qemali,  shprehet  me ironi :“qemë të ngushëlluar kur dëgjuam së duhej të sakrifikoheshim për interesat e përgjithshme të Evropës”….Nga 180 mijë km² dhe rreth 2 milionë banore shqiptarë, teritoret shqiptare në fund të shekullit të 19, kishin mbetur vetëm 80 mijë km².Në Konferencën e Ambasadorëve (dhjetor 1912 – gusht1913) diplomacia ruse dhe franceze arritën t’i shkëputin Shqiperisë krahinat më të pasura. Fuqitë e Mëdha evropiane aprovuan hartën ballkanike ku Serbia, që synonte të kthehej në një fuqi ballkanike, megjithëse kishte vetëm 900 mijë banorë, përsëri u rrit me 39.000 km² , duke i marrë Shqiperisë 1.290.000 banorë, ose 55% të banorevë të saj. Mali i Zi u rrit me 7.000 km² dhe mori 260.000 banorë, duke dyfishuar popullsinë e vet. Greqia u rrit më 51.300 km², duke marrë edhe 1.624.000 banorë.

Mbas shumë përpjekjeve për ta zhdukur nga harta e Evropës, ju la shqiptarëve 28.748 km² që përbëjnë sot hapësirën e Republikës së Shqiperisë. Kjo grabitje nga shtetet sllavo-hellene, u arrit vetëm duke shkelur mbi kufomat e banorëve autoktonë shqiptarë.“Më 25 shkurt 1914, në  Kuqar të Përmetit ushtria greke therri gjithë fëmijët, ndërsa burrat i mbylli në kishën e Kosinës, ku i vrau në mënyrë barbare… (kockat e tyre u pretenduan nga shteti hellen si të ushtarëve grekë). Në fshatin Peshtan, foshnjat ulërinin duke kërkuar prindërit. Ushtarët i mblodhën dhe i çuan në një shtëpi, ku ishtë një pus. I merrnin me radhë, u prisnin kokat dhe i hidhnin brënda. Ndërkohë, gratë pasi i përdhunuan, i vranë me bajoneta…

Në emër të palës shqiptare, amerikani  C.T.Erikson  në vitin 1919 përpara Komitetit të Marrdhënieve me Jashtë të ShBA-së, theksoi :

”Bota e qytetruar duhet të kërkojë falje për zhdukjet masive të fshatrave shqiptare, në prag të Luftës së I Botërore…Kjo u pasua me një propagandë të tmerrshme, e cila ka favorizuar diskriminimin e popullit shqiptar duke nxitur urrejtjen …” Etnia shqiptare në prag të shkatërrimit të Perandorisë së kalbur Osmane humbi krahina të tëra nga më pjelloret dhe strategjike, si Zona e Tivarit, e Hotit, e Grudës, e Pazarit të Ri, Sanxhakut (Novipazarit), Nishit, Rrethinat e Manastirit, krahinat e Janinës dhe të Çamërisë, të cilat u shpopulluan ose u asimiluan me force nga pronarët e rinj. Me këtë copëtim të trojeve shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, nisi genocidi më i egër sllavo-hellen kundër popullit më të vjetër në Ballkan dhe Evropë.

Dëshmitare e krimeve të serbëve në vitin 1912-1913, ka qenë edhe një vajzë e vogël me emrin Gonxhe Bojaxhi, që bota sot e njeh me emrin e Nënë Terezës. Kriminelët serbë i helmuan të atin dhe familja e saj shpëtoi vetëm duke u arratisur në drejtim të Tiranës.“Paqja evropiane” me gjithë “ekuilibrin” për të plotësuar orekset e Fuqive të Mëdha dhe satelitëve të tyre, brënda një harku kohor prej afro 32 viteve, (1913-45) solli përfshirjen e Ballkanit në dy luftëra ballkanike dhe dy botërore.

  III- Genocidi dhe racizmi ballkanik kundër etnisë shqiptare

Janë disa ideollogji që u kanë dhënë emër periudhave në histori. ”Racizmi kundra çifutëve” ka emërtuar atë të Luftës II Botërore. Ky racizëm, që i dedikohet veprimtarisë së shtetit nazist të Hitlerit, në fakt ishte vetëm zbatim i ideologjisë së përpunuar mbi teza “pseudo-shkencore” të shumë intelektualëve, studiuesve të shkencave natyrore, analisteve të politikës dhe të shoqërisë moderne të shk. 19-20 nga vende të ndryshme perëndimore evropiane (Herbert Spencer, libri “Lufta e racave” (La lotta delle razze) e Ludwig Gumplowicz, Francis Galton e Ernst Haeckel, Halford J.Mackinder etj).Etnologu francez Georges Montandon, në nentor të 1940 botoi librin « Si ta njohim Çifutin ? » (Comment reconnaître le Juif ?) që shërbeu si bazë shkencore e propagandës anti-semite hitleriane. Kjo veprimtari intelektuale, që nuk ua nxiu faqen autorëve të saj (siç u damkos me të drejtë Hitleri), shërbeu si bazë për politikat e shteteve evropiane dhe më gjerë.Për genocidin kundër çifutëve është folur dhe flitet edhe në ditët tona. Janë kthyer në muze kampet e çfarosjes së tyre dhe janë realizuar shumë filma artistikë, dokumentarë, janë botuar libra historikë e kujtime. Por kanë mbetur në heshtje shumë genocide të natyrës raciste të përjetuara nga popujt e Evropës, të kryera para dhe pas Luftës II Botërore, që edhe sot trajtohen si të paprekshme.

Një prej këtyre krimeve, që ka qënë tipari themelor i ngjarjeve gjatë dy shekujve (19 -20) në Ballkan është RACIZMI KUNDËR SHQIPTARËVE.Ky racizëm, nuk u frymëzua nga tezat e “seleksionimit natyral” të darvinizmit dhe as të  “racës superiore” të studiuesve perëndimorë, por për fitimin e “hapëësirave jetësore” për kolonët e huaj.  Holokausti i parë në Evropë mbi baza raciale është planifikuar dhe zbatuar nga Programet qeveritare të sllavëve në veri-lindje dhe i shtetit të Helladës në jug, kundër popullit shqiptar.Në dallim nga genocidi kundër çifutëve dhe popujve të tjerë evropianë, genocidi racist kundra shqiptarëve është ushtruar në vijëmsi (në kohë lufte dhe paqje) deri në fund-shekullin e XX.Më 1913, pa shpërthyer akoma Lufta Ballkanike një shkrimtar izraelit, Leo Frojdlih botoi  librin “Golgota e Shqiptarëve”(“Albanienes Golgotha”, Wien, 1913) Në të, përfshihen dokumeta të cilat rrëfejnë barabarizmat masive të bëra nga serbët në krahinat shqiptare të veriut. Ay kishte ruajtur koleksionin e të gjitha gazetave të mëdha të kohës, që tregonin mbi shfarosjen e së paku një gjysëm milioni shqiptarëve nga serbët në vitet 1912-1913.

“Me qindra e mijëra kufoma të masakruara notonin në rrjedhat e lumenjve – shkruan Frojdlih për ngjarjet në Kosovë dhe Maqedoni -Ata që mundin t’u shpëtonin sëmundjeve, urisë, plumbave të pushkëve të këmbësorisë dhe gjyleve të artilerisë serbe, grumbulloheshin në vende të caktuara dhe u jepej nga një plumb kokës. Më zi e pësonin ata që fshiheshin në shtëpitë e tyre. Pas kontrolleve të imta që bëheshin për plaçkitje dhe florinj, gjëndeshin lehtë dhe therreshin si berrat. Torturat më të mëdha i pësonin gratë shqiptare, të cilat përdhunoheshin, lidheshin më pas, bëheshin kapicë, mbuloheshin me kashtë dhe digjeshin të gjalla. Në rast se ato ishin shtatzana, ju çahej barku me bajonetë dhe pasi u nxirrej fëmija nga barku, vendosej në majë të bajonetës apo të hunjve. Pas masakrimit, serbët pinin verë, këndonin dhe hidhnin valle. Kishte raste që ata gjatë therrjes mbildhnin gjakun në kupa dhe e hapnin gostinë me të”. Ditën e ngritjes së flamurit në Vlorë “më 28 nentor të 1912-ës, u masakruan në afërsi të Shkupit dhë Prizrenit 7000 shqiptarë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u vra. Në rrethin e Prishtinës vetëm gjatë përiudhës 18 tetor – 12 nentor 1912 u zhdukën nga tërrorizmi serb afro 5 000 shqiptarë. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 8-9) Edhe të dorëzuarit vriteshin si në “kasaphanë”. (Leo Freundlich, Albanienes Golgotha, Wien, 1913, f. 15-16). (17) Mis Edith Durham (1863-1944), tregon se kur ndodhej në Mal të Zi (tetor të vitit 1912) kërkoi që të vizitonte Prizrenin : “I pyeta malazezët se përse nuk më lejohej të shkoja atje. Ata qeshnin dhe më thanë: Nuk kemi lënë atje asnjë shqiptar me hundë të paprerë!”. Dhe vërtet, zonja Durham, gjatë udhëtimit të saj në viset veriore të Shqiperisë, pati rastin të shihte njerëz “me hundë e buzë të prera” .Gazetat kryesore si “Giornale d’Italia”, “Wiener Alge meine Zeitung”, “Neue Freie Press”, “The daily mail”, “Reichpost” etj. kishin dërguar reporterët e tyre të luftës ndërmjet të cilëve qe edhe Trocki. Në shkrimet e tij ay jep detaje tronditëse për krimet serbe mbi shqiptarët: ”Tre ushtarë kaluan pranë meje. Dëgjova bisedën e tyre: “As vetë s’e di sa shqiptarë kam vrarë’, tha njeri nga ata. Por tek asnjeri nuk gjeta asgjë të vlefshme. Vetëm kur e therra një grua, gjeta tek ajo dhjetë lira ari”.Fishta në Konferencën e Paqes 1919 shprehej :“Oh, sa arsye ka pasë ai i moçmi kur ka thanë “Ubi solitudinem faciunt, pacem appellant.” (“Sa ta kenë shkretnue vendin, do të venë mandej paqen »).Dokumentat arkivore të shtetit serb, dëshmojnë se gjatë 164 vjetëve, janë të njohura 24 programe serbe (me shumë pak ndryshime e modifikime nga njera-tjetra), që planifikonin në mënyrë të hollësishme shfarosjen e shqiptarëve në Kosovë dhe në viset e tjera shqiptare. Qeveritë serbe kanë vëpruar në mënyrë sistematike në dëbimin dhe spastrimin etnik të mbi 700 fshatrave etnike shqiptare të Sanxhakut të Nishit, të Toplicës e Kosaonicës (1876-1878).Mjafton të kujtohet “Naçertania” (1844) e Ilija Garashaninit, projektet e Jovan Cvijiçit (midis viteve 1912 dhe 1921) e përpunuar nga Vasa Çubrilloviçi (1937, 1944), projektet e Ivo Andriçit (1939) e të Stevan Moleviçit (1941) e deri te “Mëmorandumi” i Akademisë Serbe të Shkencave dhe Arteve (1986) dhe projekti i Millosheviçit “Te gjithë serbët në një shtet të vetëm” (1990). Pothuajse secila parti serbe kishte nga një program “nacional”. Ato garonin me njera-tjetrën se cila do ta zgjidhte “më mirë” një herë e përgjithmonë çështjen e Kosovës.Dosja 58, ndodhet në Arkivin Qendror të Shtetit, në Fondin 410 (Prefekturat dhe komunat e Tokave të Liruara)Raporte dërguar nga Prefekturat për dhunën e vazhdueshme të serbëve të ushtruar ndaj shqiptarëve:“Pikë së pari, jugosllavët kërkuen dorëzimin e armëve dhe të çdo lande që ka lidhje me mjete lufte. Shqiptarët e këtushëm, mbas shumë e shumë vuejtjeve shtazore pa kurrfarë mëshire e njerëzie, banë dorëzimin që kërkohësh. Mbas disa kohë qeveria e bashkueme nën emnin “Jugosllavi” organizoi një bandë vullnetarësh më 2000-3000 serbë e malazezë dhe nën komandën e majorit Sav Llazari filloi të bajë shqiptarët me e ndërrue fenë e deriatëhershme dhe me besue orthodoksizmin e tyne… Shpesh herë me qindra e qindra burra shqiptarë lidheshin për gardhi t’oborrëvet, në mënyrë që këmbët e tyne të mos prekeshin në tokë, tue përdorë dru e kamxhik, lageshin me ujë të ftofët në kohën e dimnit vetëm e vetëm që ata nuk pranojshin me ndryshue besim.   Kur u pa se shqiptarët e pushtuem bjenë (sollën) gjithçka që u kishtë mbetë veç tokës, këta u kujtuan edhe këtë ta bajshin të tyne.Kështu në vitin 1929-1930 nxurrën në shesh agrarin e tyne mizor e shpirtlig dhe filloj vumje kufijsh përmidis tokash të trashëgueme prej të parëvet, njëkohësisht me vorfnue edhe mjerue mbarë vendasit shqiptarë të këtushëm. Ay i bani të huejat për zotnuesit e deri at’hershëm arat, livadhet, baçet, pyjet, kullosat dhe çdo tokë të vlefshme. Shqiptarët zun të varfënohen sa që dhe buka e përditshme me zor u sigurua, e nga kjo filluan të bëheshin çipçi të shkijeve në tokat e veta.

Agrari nuk u njoftonte menjëherë, por u duk herë mbas here e gjithnji tue rëndue kurrizin e shqiptarëvet të lodhun e tue shtue sipërfaqet e sekuestrimit sa që erdhi me zaptimin e oborreve të shtëpive deri në prag të derës.Kolonistat serbë e malazezë i ftojshin shqiptarët dhe veçanërisht myslimanët që vendi i tyne ashtë Turkija dhe do të jetë ma mirë të shkoni në kohë atje së sa të çfaroseni prej Qeverisë.Shpesh herë patrullat e xhandarmërisë së asaj kohe hyjshin ndër shtëpia dhe ndajshin me gisht të gjithë ata djelmosha shqiptar që njifeshin për zotësi personale e ma të zgjuar dhe, porsa u largojshin prej katundit, në ma të parin prrua o gropë që gjejshin ata, djelmoshat tanë pushkatoheshin në vend dhe hudheshin në gropa a prrua ku pushtuesat dëshirojshin.

Edhe ndër kazermat e ushtrisë shpeshherë oficerët serbë thirrshin me listë ushtarë shqiptarë dhe, mbasi i lidhshin, i vritshin me mitraloz në mënyrat ma të poshtra e ma tradhtare që mund të veprohej prej racave të këqija të njerzis”. … Ngjarje të tilla, si një praktikë për çdukjen e shqiptarëve, kanë vijuar ndër vite në ushtri. L I S T A e personave shqiptarë të mbytur prej vullnetarëve e ushtrisë jugosllave, me datë 11-15 prill 1941, në rajonin e komunës së Vogovës. (vijon Numri- Emri e mbiemri – Vendbanimi – Besimi – Data e mbytjes).

« Genocid mbi baza raciste » është i vetmi emërtim që përcakton saktësisht, marrëdhëniet historike, të shteteve që u krijuan pas shëmbjes së Perandorisë Osmane me shqiptarët. Copëtimi i trevave shqiptare nga ana e Fuqive të Mëdha, siguroi  vazhdimësinë e suksesshme të proçesit të çfarosjes dhe tjetërsimit të kësaj popullsie të madhe dhe autoktone në Ballkan.

Gjatë vitit 1944, kur popujt ishin të bindur se bashkë me nazizmin, po i vinte fundi dhe ideologjisë raciste dhe genocidit çfarosës, kur besimi se njohja e të drejtave të njeriut dhe e dënimit të krimeve do të triumfonte në Evropë, fqinjët veri-lindorë dhe jugorë të popullit shqiptar, iu rikthyen zbatimit të Programeve të tyre raciste të shekullit 19 (« Nacertanie » dhe « Megali Idea »).Në 14 maj 1944 me vendim të Shtabit Suprem të UNÇJ-së, nën drejtimin e Alëksandër Rankoviçit, u formua OZN’a (Odelenje za Zashtitu Naroda – Dega e Mbrojtjes Popullore), një forcë speciale e policisë sekrete e cila në janar 1946 u emërtua UDB (Uprava državne bezbednosti/sigurnosti/varnosti).Zbatuesit më të egër të shovenizmit serb – Aleksandër Rankoviçit, J.B.Tito  i kishte dhënë pushtet të plotë. Ai mbante detyrën e sekretarit të Komitetit Qëndror të LKJ-së, ministrit të Punëve të Brëndshme dhe të nënkryetarit të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë. OZNA/UDB-ja, kishte si detyrë zbatimin e Programit të shk. 19 “Nacertenia”, e cila me çdo mjet dhe dhunë, do të siguronte mbijetesën e Jugosllavisë së Madhe, në prag dhe mbas mbarimit të Luftës II Botërore.Që në shtator të 1944,  Miladin Popoviqi në një letër dërguar  të gjithë komisarëve politikë në Kosovë, në emër të PKJ-së shkruante: ”Edhe pse Kosovë – Metohia janë pa pushtues, ne nuk sundojmë në gjithë terrenin. Pengesë janë bandat e armatosura (patriotët shqiptarë – shën im) që përhapin shovinizëm. Tash kemi detyrë të patjetërsueshme për spastrimin e Kosovës dhe të Metohisë nga këto banda, të cilat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mëshirë. Tokat e atyre që nuk dorëzohen deri në afatin e caktuar do të konsiderohen të shtetit, këtë do ta kryejnë shtabet (e UNÇJ).

Në fshatrat që kanë bërë rezistencë, organizatorët duhen dorëzuar gjyqit ushtarak…ndërsa fshatarët të çarmatosen…”. Brigadat e UNÇJ-së në Kosovë nisën çarmatosjen e popullsisë në emër të ”spastrimit të terenit nga bandat kriminale shqiptare”. Më 7 shkurt 1945, komandanti suprëm i UNÇJ-së, J.B.Tito në një takim me ushtarakët serb: Savo Derleviçin, Gjuro  Medenicën dhe Kersto Filipoviçin në Beograd, shtroi programin e tij për të ardhmen e Kosovës pas mbarimit të Luftës. Me urdhërin nr.31 ë 8 shkurtit 1945 u vendos administrimi ushtarak në Kosovë nën komandën e serbo-malazezëve, duke e bërë “fakt të kryer” pushtimin. Kjo makineri pushtuese ushtarake jugosllave, në emër të “spastrimit” të terrenit nga “mbeturinat e fashizmit” dhe “kundër-revolucionarët” vrau e masakroi mijëra shqiptarë anë e kënd Kosovës.Gjatë vitit 1944 deri në vitin 1947, sipas  Xheladin Hanës (anëtar i KNÇK, i vrarë më 15.12.1948 nga UDB-ja) forcat pushtuese ushtarake serbo-sllave të drejtuara nga Tito, kanë vrarë mizorisht rreth 86.000 shqiptarë.Menjëherë mbas 1945, në Jugosllavi u rishfrytëzuan kampet naziste të përqëndrimit apo u ndërtuan të reja,  si ay në Borovnica, Aidussina, Goli Otok, Maribor, Skofia Loka, Sveti Grgur. Një prej vuajtsve të këtyre fabrikave të vrasjes ka qenë edhe patrioti Adem Demaçi.

Sot nuk dihet numri i saktë i viktimave, sepse regjistrat e këtyre kampeve, me urdhër të Titos, u zhdukën dhe të vrarët apo të vdekurit nga tortura janë hedhur në humnera, në det apo në varrezat masive. Historiani Gjok Debaj duke sjellë në studimet e tij, krimet dy shekullore raciste ndaj  shqiptarëve, të serbo-sllavëve në veri dhe hellenëve në jug, shprehet: “Ky kalendari ynë, i martirëvet, nuk do të përkujtonte vetëm 1 martir në një ditë të caktuar, por secila nga datat tona do të bartte mbi shpinë me dhjetra, me qindra e, disa herë, me mijëra martirë, përjetësisht të pangushëllueshëm”.

IV Rruga e vdekjes

 Ky emërtim ju dha çvendosjeve masive të popullsive të ndryshme, në vitin e fundit dhe pas Luftës II Botërore, të kryera nga Jugosllavija e Titos dhe shtetet e tjëra në Evropë.“Rruga e vdekjes” e shqiptarëve u zbatua nga shteti titist në muajin mars-prillit të vitit 1945,  (Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar), që në historinë tonë, njihet me emrin “Masakra e Tivarit”. (Masakra u pasqyrua nga studiusi Uran Butka ne librin “Masakra e Tivarit”).Mbasi vendosi regjimin ushtarak në Kosovë, duke vrarë “terroristët”shqiptarë , grabitur pasurinë e tyre, djegur fshatra të tëra dhe çarmatosur popullsinë, udhëheqia jugosllave shpalli mobilizimin e brigadave të “Kosmetit” për në Frontin e Sremit, në veri të Serbisë. Por duheshin larguar fillimisht forcat e armatosura partizane të shqiptarëve.Nga fillimi i janarit 1945 Shtabi Operativ i “Kosmetit”, urdhëroi Shtabin e Brigadës së Shaban Palluzhës, të lëshonte Drenicën dhe të nisej në drejtim të Podujevës, ku duhet të bashkohej me Brigadën e VII të “Kosmetit”, për të vazhduar rrugën për në Serbi (Kurshumli – Banjë e Kurshumlisë – Prokuplë – Srem).  Largimi i burrave dhe i rinisë së armatosur nga Kosova dhe Maqedonia, në valën e dhunës së ushtrisë titiste , shkaktoi kundërshtimin e popullsisë shqiptare.Më 11.03.1945 në Gjakovë u organizua një dëmonstratë e grave, kundër mobilizimit me dhunë, të djemve, vëllezërve dhe burrave të tyre.  Shumë shqiptarë dhe formacione partizane, duke iu shmangur mobilizimit, iu bashkuan rradhëve të grupeve të rezistencës . Ata u quajtën “dezertorë” dhe “tradhëtarë”. Në prag të çlirimit nga nazizmi, ushtria jugosllave titiste nisi genocidin mbi  popullatën e pafajshme, me preteksin e ndjekjes së dezertorëve e të “spastrimit të terenit nga forcat reaksionare shqiptare “.Gjatë muajve janar – prill 1945, janë mobilizuar dhunshëm rreth 44.523 shqiptarë nga Kosova dhe viset e tjera etnike, për në frontet e ashtuquajtura të “Sremit” e të ”Adriatikut”. Të mobilizuarit me dhunë (mars-prill 1945) u grumbulluan në kazermat ushtarake të Prizrenit. Mbasi u çarmatosën, me arsyetimin se “armët do t’i merrnin në Kroaci e Slloveni !”, u  formuan tre kolona, tashmë si robër të luftës, për t’u nisur drejt rrugës Prizren – Kukës – Shkodër – Tivar – Dubrovnik – Rjekë. Shoqërimi i tyre ju ngarkua Brigadës së 27 e divizionit 46-të serb, e njohur për terrorizimin e popullit shqiptar gjatë muajve të kaluar. Grupi i parë prej 3.700 veta, u nis më 24. 03. 1945 dhe pas një udhëtimi 6 ditor me keqtrajtime shtazarake nga ana e shoqëruesve serbo-malazezë, mbriti në Tivar dhe iu dorëzua reparteve të Divizionit të 9-të jugosllav.Grupi i dytë i përbërë nga 4.700 veta i shoqëruar nga partizanë titistë të Brigadës 27-të, mbas dy ditësh nisi marshimin katër ditor në rrugën Prizrën – Zhur – Kukës – Pukë – Shkodër.Vrasjet e para ndodhën në mesnatën e 26/27 marsit gjatë një ndalese në Kukës.  Sipas planit të para-përcaktuar, në kohën që kolona e shqiptarëve ishte në gjumë, vriten mizorisht rreth 120 – 140 veta dhe kufomat e tyre hidhen në greminë. Në shënjestër u vunë komandantët shqiptarë të njesiteve që ishin grumbulluar në Prizren.
Shqiptarët e kuptuan se nuk po shkonin për luftë kundër ushtrisë naziste, por drejt vdekjes. Nën grykat e pushkëve, kolona natën e 28 / 29 marsit kaloi luginen pyjore në periferi të Pukës duke lënë rrugës trupat e shokëve që për shkak të torturave, helmimeve me ushqim dhe të ftohtit, mëngjesi i gjeti të vdekur.

Gjatë kalimit tek “Ura e Zogut” që ishte e shkatëruar, me një vagon – teleferik të sajuar, ranë në lumë rreth 50 veta, ku shumica prëj tyrë gjeti vdekjen.

Më 30 mars, ushtarët serbo-malazezë që i shoqëronin, nuk i lejuan shkodranët që kishin dalë me ushqime dhe ujë për vëllezërit e tyrë nga Kosova, po i çuan në kodrat e qytetit dhe në mesnatën e 31 marsit, pa e marrë veten nga rruga e gjatë dhe të uritur, i nisën në drejtim të Ulqinit.

Më të kaluar kufirin (afër Ulqinit), kolona është ndalur gjoja për të pushuar. Të gjithë të sëmurët dhe të plagosurit veçohen nga shokët, me shkakun “për të evituar ndonjë epidemi të mundshme” dhe se do të çoheshin në ndonjë spital të Malit të Zi.  Kurrë nuk u mësua gjë për fatin e tyre.Në mesditën e datës 1 prilli 1945 mbëritën në Tivar. Atë ditë të kobshme, rrugëve të qytetit shihej një mobilizim i ushtarëve serbo – malazezë, të cilët vështronin me përbuzje kolonën e gjatë të shqiptarëve.  Në qendër të qytetit u urdhërua të ndalej për të pushuar. Të raskapitur nga udhëtimi dhe të etur për ujë, katër shqiptarë iu afruan një burimi. Rojet shoqëruese i larguan duke i goditur me tytat e pushkëve dhe duke shkaktuar kundërshtimin e tyre ndaj këtij trajtimi çnjerëzor. Menjëhere ushtarët filluan të qëllojnë me breshëri plumbash mbi shqiptarët. Ky veprim i ushtarëve serbë, i përgatitur qëllimisht në mes të sheshit të qytetit, shërbeu si sinjal për fillimin e zjarrit me pushkë dhe mitralozë të vendosur në çdo qoshe të rrugëve, dritareve e tarracave të shtëpive përreth sheshit të qytetit të Tivarit dhe në kodrat përreth . Azem Hajdini, një nga të mbijetuarit tregon vijimin e masakrës: “Ne ishim në kolonë për 4, me gjatësi prej 5 – 6 km, dhe mundësia për një shfarosje masive ishte më e vogël. Na urdhëruan të ngrihemi në këmbë dhe me duar të lidhura mbas kokës të ecnim drejt një ndërtese të madhe 3 katëshe që ndodhej mës të kodrave shkëmbore. Oborri ishte i rrethuar me mure të larta hekuri që mbaronin me maja të mprehta. Ishte zgjedhur një vend i përshtatshëm për vrasje masive.

Duke hyrë në oborr 10 – 15 ushtarë më shufra hekuri na goditnin në kokë, në gjoks apo në shpinë duke lënë në tokë për vdekje afro 100 – 150 veta. Në ndërtesë arritën të futen 100 veta dhe 2200-2500 të tjerë mbetën në oborr. Rreth orës 14.00 filloi goditja me pushkë automatike, mitralozë, mortaja dhe bomba dore mbi rekrutët shqiptarë dhe brënda një ore, nuk mbeti njeri në këmbë. Sheshi i oborit u mbulua nga gjaku ndërsa ndërtesa u shndrua në gërmadhë, me qindra kufoma shqiptarësh brenda saj.

Xhelatët, për t’u siguruar se mos kish shpëtuar ndonje i gjallë nën trupat e pajetë të shokëve të tyre, në emër të “shtabit” bënë thirrjen:“ Informohen të gjithë ata që kanë mbetur gjallë ose të plagosur, se komandanti suprem i UNÇ, shoku Tito ka urdhëruar ndërprerjen e zjarrit dhe të gjithë i ka falur – pavarësisht prej gabimeve që kanë bërë !!! Të gjithë të plagosurve do t´u jepet ndihma mjekësore …Kërkojmë të brohorisni: ”Rroftë shoku Tito”, ”Rroftë bashkim-vëllazërimi”, ”Rroftë ushtria nacional-çlirimtare”… !!!
Duke i besuar thirrjes, shumica e të plagosurve u ngritën për të kërkuar ndihmë mjekësore. Por.. çka ndodhi…?! Ushtarët u vërsulën si bisha mbi ta dhe i masakruan pa mëshirë”.

Për të fshehur gjurmët e kësaj vepre mizore, u mobilizuan të gjitha njësitë ushtarake serbo – malazeze, qytetarë e punëtorë të këtij nacinaliteti dhe me kamionë, vagoneta, qerre etj, gjatë tërë natës i bartën kufomat dhe të plagosurit (bashkë!!!) në drejtim të Tivarit të vjetër, tek një greminë në mes shkëmbinjëve të bregdetit. Një pjesë e kufomave fillimish u dogjën e pastaj u hodhën në humnerë, ndërsa pjesa tjetër do të varrosej …!!! Aleksandër Rankoviçi dhe shteti titist, këtë ngjarje e cilësoi si të rëndë dhe të shkaktuar për faj të vetë shqiptarëve !! . Vetëm pas 51 viteve, më 20.9.1996, TV norvegjez njoftoi për zbulimin e një varreze masive afër Tivarit me 2 mijë viktima të shqiptarëve të vrarë më 1 prill 1945.

Grupi i tretë, më 2700 veta, nga Prizreni u nis më 27 mars 1945 dhe u shoqërua nga Brigada famëkeqe 27. Shumë shqiptarë gjatë rrugëtimit të gjatë e të mundimshëm, për mungesa të ushqimit e të higjienës u sëmurën me tifo dhe dhjetra prej tyre vdiqën rrugës. Në mbrëmjen e 2 prillit ky grup arriti në Tivar dhe iu dorëzua Divizionit të 9-të dalmat. Nga Tivari me anije u transportuan në Dubrovnik, ku u vendosën në disa objekte. Një grup prej 800 vetash që ishin vendosur në një depo baruti, u helmuan gjatë natës dhe në mëngjes u zgjuan të enjtur. Gjatë ditës vdiqën të gjithë sa ishin aty. Kjo politikë dy shekullore e sllavëve për çfarosjen raciste të shqiptarëve, pati kulmet e veta ( kur krimi përfshinte gjithë popullsinë), e fundit në rradhë ishtë ajo e Kosovës së 1998-99!

V Zgjidhja finale

Emërtimi “zgjidhje finale” (Endlösung der Judenfrage) u përdor nga nazistët në fund të vitit 1940, e planifikuar si hapi i fundit i programit racist për çfarosjen e hebrejve. Sot kjo veprimtari njihet me emrin  “holokaust” dhe u përdor gjërësisht edhe në Evropën e viteve të para, të mbas Luftës II Botërore. Qëllimi ishte zhdukja e popullsive etnike, jo si pasojë e luftimeve ushtarake, por vrasjeve të planifikuara me gjakftohtësi dhe në mënyre çnjerëzore. Genocidi etnik u dënua si veprimtari politike dhe pseudo-shkencore, me shpalljen në vitin 1950 nga UNESCO të “Deklaratës mbi racat”, por kjo nuk shënoi fundin e ideologjisë dhe veprimtarisë raciste. Politik-bërësit evropianë, me gjithë ngjarjet e zhvilluara, nuk duan ta pohojnë se kjo ideollogji kundër etnisë shqiptare, vijon të udhëheqë vemrimtarinë e disa shteteve ballkanike deri në ditët e sotme.Në memorandumin e famshëm të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Beogradit të 1986-ës, shkrimtari nacionalist serb Dorica Kosiç, President i « Jugosllavisë së Re » të Milosheviçit më 1992, deklaronte : « Spastrimi etnik është veprues për të krijuar Serbinë e Madhe (…), suksesi i një veprimi ushtarak varet nga zhdukja prej territorit, të popullsive të huaja » ( 24) Platforma antishqiptare për spastrimin etnik të Kosovës, është përgatitur nga “Komiteti Qëndror Atdhetar i Partisë Radikale Serbe” (SRS), i nënshkruar nga kryetari i saj,  Vojisllav Sheshel, zëvëndës/kryeministri i Serbisë dhe zëvëndës/kryetar i Partisë Tomisllav Nikoliq, Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Radikale Serbe, Aleksandër Vuçiç.

Kjo Platformë u botua në gazetën “Serbia e Madhe” (Velika Serbia), më 14 tetor 1995 në Beograd dhe më 1997 nga Qendra “Global Communicators” në Washington, D. C. Por si çdo strategji politiko-ushtarake, për t’u vënë në jetë, duheshin përgatitur edhe zbatuesit e saj dmth ushtarët dhe qytetarët jugosllavë. Historia e shk. 20 ka dëshmuar se racizmi etnik (si çdo lloj racizmi), është zbatuar paraprakisht, si ushqim shpirtëror i  frymëzuar në bangat e shkollës, në administratat shtetërore, ushtri, masmedia dhe në institucionet fetare. Urrejtja kundër kombit shqiptar është përfundim i këtij aktiviteti arsimor, kulturor, ushtarak dhe fetar i vendeve fqinj, që krijoi « bishat » të cilat vunë në jetë planet çfarosëse të aparatit ushtrak të Milosheviçit në Kosovë. Poezia epike heroike serbe, si ajo kushtuar Kraleviq Marko, për intelektualët e Akademisë serbe të Shkenacave, vlerësohet si një trashëgimi “shkencore” e traditës.  Ajo lartëson krimet makabre të heronjve, si: prerjet me gjakftohtësi me thikë, nxjerrja e syve, prerja e gjymtyrëve, djegia në zjarr, shkatërrimi i pasurisë së kundërshtarit dhe shfrytëzimi i tradhtisë për të mundur kundërshtarin dhe kultivoi ndjenjën e superioritetit mbi popujt te tjerë.

Anëtari i Akademisë serbe, Antonije Isakoviç, theksonte se: ”Mitet tona na bëjnë më të fortë, dhe ne duhet të jetojmë me to. Sa herë kemi qënë në mes vështirësish, vinim në Kosovë, te Karagjorgji tek poezia popullore…”.

 Vidovdan

Vështroj qiellin, shekujt që kalojnë

Kujtimet e lashta është i vetmi mjekim

Kudo që shkoj, tek ty kthehem sërisht

Sepse asnjeri nuk mund të ma shkul nga shpirti Kosovën

Si një zjarr i përjetshëm në zëmrat tona

Lufta e Kosovës mbetet qartësia e vetme…    

 (Vidovan është një këngë e epopesë serbe që këndohet në çdo 28 qershor, ditën e Shën Vidovanit kur përkujtohet humbja ndaj turqve në Fush-Kosovë , pranë Prishtinës më 1389)

Këngë të tilla u thurrën edhe për të kërkuarit nga Gjyqi i Hagës për krime lufte si Radovan Karagjiq, Mlladiç e shumë të tjerë. (26)

Keq-përdorimi i historisë per qëllime raciste dhe ushqimin e urrejtjes, shprehet edhe në tekstet e pas-luftës të historise, letërsisë, gjeografisë, arteve dhe njohurive shoqërore që nga klasa e parë fillore deri në arsimin e lartë, psh në tekstin e historisë së klasës së tetë  shkruhet:“Gjatë periudhës 1941-1944 janë likuiduar 10.000 serbë, ndërsa janë shpërngulur me dhunë rreth 100.000 nga terrori i shqiptarëve”. Ende përdoret si emërtim ofendues emri “shqiptari”, “arnauti” duke i paraqitur si “serbë të islamizuar”. (27)

Vasa Cubriloviç (ministër i Titos dhe këshilltar i Milosheviçit deri sa vdiq më 1991) , i cili në vitin 1937 kishte përpunuar manifestin “Zbimi i shqiptarëve” (Iscljavanje Arnauta)  rrjeshtonte në projektin e tij të spastrimit shkencor, mënyrat e arritjes së kushteve për një zbim masiv :« Asnjë veprim nuk kërkon kaq vëmendje dhe durim. Për të patur një largim masiv, kushti i parë është krijimi i një psikologjije të përshtatshme, që mund të ndikojë në shumë mënyra ».

Një nga këto “ psikologji të përshtatshme ” në strategjinë  e « luftës finale » kundër popullsisë shqiptare, ndoshta më e rëndësishmja, ishin krimet kundër femrës shqiptare.

Goditja më e rëndë ndaj femrës shqiptare ishte ajo e torturimit dhe vrasjes së fëmijëve.

Një “raport i brendshëm”, i cilësuar “tepër sekret”, i hartuar nga shërbimet sekrete të “Ushtrisë Jugosllavë”, në janar/shkurt të vitit 2000, jep një pamje të përmasave të krimeve të tmerrshme që kryen forcat ushtarake serbo-jugosllave gjatë pranverës së vitit 1999 në Kosovë. Raporti ishte perpiluar për IWPR-në, “Oficerë serbe tregojnë krimet”, i botuar më 4 prill 2000, nga gazetari Miroslav Filipoviq nga Kraleva : “Dëshmitë e përbashkëta të oficerëve në teren, tregojnë se njësitë e Ushtrisë Jugosllave kanë vrarë mizorisht të paktën 800 fëmijë shqiptarë nën moshën pesë vjeç.”

Dëshmia: “Një ushtar serb që e thërisnin “Crni” iu afrua një plaku, i cili mbantë në dorë një fëmijë rreth tre ose katër vjeç. Ia mori fëmijën nga duart dhe kërkoi nga plaku një pagesë prej 20 000 markash gjermane. Kur pa së shqiptari kishte vetëm 5 000 marka e mori fëmijën për flokësh, nxori një thikë nga brezi dhe i preu kokën. – “5 000 marka janë të mjaftueshme vetëm për trupin!”, tha dhe eci përpara fshatarëve të tjerë, duke mbajtur kokën e fëmijës nga flokët. E gjithë kjo ka ndodhur në sytë e dhjetra njerëzve, tregon Vladimiri. Ne ishim të gjithë në një gjëndje shoku: disa ushtarë vollën, ndërsa nëntogeri ynë i ri në moshë humbi ndjenjat para një pamjeje të tillë makabre të trupit pa kokë në tokë. “Crni” më pas u deklarua si i papërgjegjshëm mëndërisht, u shkarkua dhe u dërgua në shtëpi. Por ai është akoma i lirë, megjithëse ka kryer këtë krim të tmerrshëm.

Është i dyshimtë fakti së ata do të dalin ndonjëherë para drejtësisë. Shumë prej tyre përkundrazi, janë graduar dhe ngritur në pozita ».

Në strategjinë e « luftës finale » u përfshinë, krahas forcave ushtarake edhe popullsia civile serbe, e cila dha informata, grabiti dhe një pjesë e tyre mori pjesë aktive në zhdukjen e shqiptarëve.  Megjithëse për të mos u njohur nga komshinjtë ata përdorën maskat, emrat e tyre u bënë të njohura. Kjo është edhe arësyeja që shumë prej këtyre familjeve, sot nuk guxojnë të kthehen në Kosovë për të jetuar pranë viktimavë të tyre. Në të gjithë shekullin e 20, në historinë e Evropës, nuk mund të gjëndet asnjë shëmbull i ngjashëm me ato krime që përjetoi femra shqiptare e v.1998-99.

Dëshmia e R.N. nga Prishtina, e gjetur e lidhur në lokalin e Fakultetit Juridik , mbas tërheqjes së trupave serbo-malazeze: «Më thanë se do të më merrnin në pyetje; njëri pej tyre më urdhëroi që të zhvishesha siç kam lindur nga nëna. Unë refuzova. Një milic më ra me shuplakë dhe menjëherë më plasi gjaku nga buzët e shkrumuara. Tjetri vuri gishtin te buzët e mia, e ngjyu me gjak dhe tha: “Siç duket të gjithë shqiptaret e kanë gjakun e ëmbël dhe unë me këtë thikë do t’i shijoj të gjitha”.

Pasi mbaroi punë, bisha urdhëroi njërin prej kolegëve të tij t’i ndizte një cigare. Unë mezi mbaja pikat e fundit të fuqise që po më shteronin krejt. Me cigaren e ndezur m’u afrua dhe më tha:  “Unë, Nenad Stojanoviq, do të ta lë një kujtim për tërë jetën. Ndoshta ti, si e re dhe e bukur që je, don ta jetosh jetën, por unë do të të vras ngadalë-ngadalë ” dhe ma afroi cigaren te gjinjtë e mi dhe e fiku atje. Mbi një paketë ka shuar në trupin tim për disa orë.

Në asnjë film nuk kisha parë asi torture. Të nesërmen, sapo më zgjidhën duart, më kanë dhunuar që të gjithë me radhë. Nuk e di se sa burra kanë luajtur me trupin tim, kur kam ardhur në vete. Ende sot, kam në trupin tim me qindra plagë cigaresh dhe plagë thike, ku kanë gdhendur turli fjalësh në serbisht”.

Disa ditë më vonë e pashë veten në dhomën e panjohur të një fshati; më kishin marrë e më kishin mjekuar atje. Më kishin mjekuar plagët që më kishin bërë me thikë duke pikturuar me tehun e saj në lëkurën time”.

Organizata joqeveritare e Gruas “Jeta në Kastriot”, e drejtuar nga Luljeta Selimi, që ka nën përkujdesje 2016 femra shqiptare, të përdhunuara nga forcat serbo-malazeze dëshmon se 124 prej tyre kanë plagë të dukshme në trup (gjinj të prerë, gishtërinj të këputur, nëntë janë me nga një sy të nxjerrë dhe gjashtëmbëdhjetë më plagë të hapura në fytyrë). Ato janë në gjëndje të rëndë shëndetsore e psiqike.

Shaip Vrellaku, i cili ishtë zënë rob nga forcat serbe ndodhej në stacionin e trenit në Gllogoc: “Me sytë e mi pashë policin duke i djegur vajzat që i kishin dhunuar në stacionin e trenit të Gllogocit. Edhe sot i dëgjoj ato britma të tmerrshme dhe trishtuese të vajzave që digjeshin”. Sot, historianë dhe intelektualë kurajozë, po nxjerrin nga thellësitë e Arkivave dhe i bëjnë të njohura faktet mbi genocidin dhe racizmin mbi popujt e tyre, i cili shkaktoi  shumë viktima tek popullsia civile, si gjatë edhe pas Luftës II Botërore në Evropë. Ka shtete që e dënojnë këtë ideollogji dhe ruajnë dëshmitë e pasojave të saj për të treguar rrezikshmërinë e saj. Por nuk veprojnë të gjithë kështu…

 

Zhvillimet e sotme të politikës evropiane, dëshmojnë domosdoshmërinë e njohjes dhe dënimit të krimeve të “fshehura” edhe në Ballkan, siç është :  GENOCIDI RACIST DY SHEKULLOR KUNDËR SHQIPTARËVE

Ky akt duhet të bëhet, për hir të PAQES historike midis popujve ballkanikë dhe  evropianë (sepse racizmi nuk njeh kufij), në mënyrë që të dënohet ideologjia politike e shpërblimeve për hir të « ekuilibrit » midis Fuqive të Mëdha e shekullit 19 – 20, e cila vijon edhe sot të mbajë të ndezur fitilin e luftrave kriminale.

 

 

 

 

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fatbardha Demi

Preludi i Pavarësisë Kombëtare, Kryengritja e Malësisë

April 6, 2014 by dgreca

*Çudi! Përse ka heshtur dhe hesht politika për këtë ngjarje të madhe historike?! /

*Aty ku lindi besa dhe mirësia, po aty jeton atdhetarizmi, trimëria dhe shqiptaria./

* U mbushën 103 vjet nga ngritja e falmurit në Deçiç nga heroi legjendë Ded Gjo Luli/

 Nga Vilhelme Vranari Haxhiraj/

 Përse qarqet politike shqiptare janë heshtur në 100 vjetorin dhe po heshtin për këtë ngjarje kaq të madhe, që ishte embrioni që lindi nga fara e hedhur gjatë shekujve, prej të cilit aty u mbollën rrënjët e lirisë, në krahinan e Mbi Shkodrës në vitet 11910- 1912. Ishte zanafilla e kushtrimit kundlër robërisë që çoi në shpalljen e Pavarësisë Kombëtare nga Plaku i mençur Ismail Qemali. Kur vet shqiptari harron veten, kombin, historinë e tij, të shkruar me gjak, bëmat që i dhanë një emër, bota s’e ka për gjë që ta fshijë e ta mohojë nga /në harta gjeopolitike. Mbushen ekranet, faqet e gazetave dhe revistave shqiptare me budallallëqet qesharake se “X” yll kinemaje apo muzike, u nda për të dhjetën herë me bashkëshortin se ishte homoseksual, se e tradhtoi, apo gruaja e “Y” ishte biseksuale. Të njohësh kulturën botërore është pasuri, investim intelektual, por të mbushësh programet mediatike me jetën private të vipave dhe nuk flitet për një kryengritje kaq të madhe që tronditi nga themelet Portën e lartë, Diplomacinë evropiane apo Fuqitë e Mëdha, duke e bërë Shqipërinë faktor politik, etnokulturor dhe etnëhistorik në Ballkan dhe në Evropë, për mendimin tim është e pafalshme.

Ka vetëm 8 vite që Mali i Zi fitoi Pavarësinë kombëtare duke u shkëputur nga Serbia. Pikërisht brenda kësaj kohe kaq të shkurtër, shqiptarët që jetojnë aty në trojet e tyre, trojet që u kanë lënë të parët ilir, po mbajnë gjallë gjuhën shqipe, traditën, po zhvillojnë kulturën amtare me parametra bashkëkohor, gjithmonë mbështetur mbi tabanin kombëtar. Krenar për atë që janë dhe ç’trashëgojnë, ata mbajnë lart simbolete e Kombit, si flamurin e Skënderbeut, atë flamur të kuq me shkabën dykrenare, që ngriti në Bratilë të Deçiçit, më 6 prill 1911, heroi legjendë Ded Gjo’Luli. Edhe pse përbëjnë minoritet në shtetin e ri të Malit të Zi, gjuha e tyre në familje, në rrugë është ajo shqipe. Në shkolla flitet dhe mësohet gjuha e mëmës, gjuha e bukur shqipe. Kanë gazetën e tyre shqip “Koha Javore” dhe TV “Borana”, ku shkruhet dhe flitet vetëm shqip.

*Po sjell në kujtesë 100 vjetorin…

Edhe pse mungoi politika në 100 vjetorin e kryengritjes , aty kishin ardhur nga Shqipëria (nga  Muzeu historik ,Instituti i Historisë), nga Maqedonia dhe nga Kosova. Adem Jashari i kishte lënë amanet të nipit:“Murat, bir, mos e korit gjakun e 50 e ca Jasharëve dhe martirëve të Kosovës, ndaj kurrë mos mungo aty, ku të thërret zëri i tokës mëmë!”-dhe magjistri Murat Jashari, bashkë me ish deputetin Ramadan Gashi dhe miqtë e tyre, erdhën dhe nderuan kujtimin e kësaj kryengritjeje. Kleri katolik, si atëherë kur e përkrahu kryngritjen e 7 Bajrakëve, edhe kur kryengritja mbushi një shekull, nuk mungoi. Ishte i pranishëm në festë Dom Gjergj Simoni i Shkodrës, si dhe grupi artistik- filarmonia dhe baleti “Prenk Jakova”

  Mungoi media shqiptare, gjithsesi, dashamirësit nga të gjitha trevat shqiptare, apo ku banohet nga shqiptarë dhe flitet gjuha shqipe, shkuan në Tuz dhe ndoqën festimet që kishin filluar për vendasit, qysh më 25 mars dhe përfunduan në datën 6 prill.Nuk mungonin as shqiptarët me banim në Sh BA, si Kol Gojçaj me banim në Miçigan, Zoti Camaj nga Hoti, po në ShBA, z. Dod i cili kishte ardhur nga vendi i demokracisë për të rindërtuar kullën e të parëve, si dhe shumë të tjerë, të cilët jo vetëm ishin të pranishëm çdo ditë, në çdo aktivitet, por për nder të Kryengritjes së vitit 1911 kontribuan financiarisht në këto aktivitete. Për nder të pranishmëve aty u dha programi artistik nga  SHKA “Dedë Gjon Luli” dhe “Rapsha” nën drejtimin e Gjon Dushaj dhe Nikollë Berishaj.

 

Liria rrënjët i mbolli në Malësinë e Madhe dhe hodhi shtat në Vlorë më 28 Nëntor 1912.

 

Që të gjykojmë vlerat apo rëndësinë vendimtare të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në përgatitjen e terrenit të vendit për Pavarësi Kombëtare, duhet më parë të dimë se në ç’rrethana lindi kryengritja e vitit 1911? Si e la kryengritja e vitit 1910 Malësinë? Cili ishte qëndrimi i Malit të Zi, Austro- Hungarisë dhe Serbisë ndaj kësaj treve shqiptare? A kishte mbështetje kjo kryengritje nga kleri katolik apo rrethet diplomatike brenda dhe jashtë vendit?

Pas pushtimit të gjatë osman gjysmë shekullor, u zgjua ndërgjegja kombëtare e shqiptarëve udhëhequr nga atdhetarët e Rilindjes Kombëtare në mërgim, e cila mori hov gradualisht . Pas kuvendesh të njëpasnjëshme krahinore, kombëtare apo ndërballkanine, u arrit në formimin e Lidhjes së Prizrenit, si formacioni i parë politik i organizuar, me atributet e Qeverisë së përkohshme. Pavarësisht nga jetëgjatësia e saj, Lidhja e Prizrenit që hodhi rrënjë në Janinë dhe u kurorëzua në Priyren, pati vlera të padiskutueshme për vendin dhe rajonin. Në këtë lëvizje mbarëkombëtare, e cila fillimisht e shkëputur apo sporadike, edhe pse zgjati 3 vjet, ishte një ngjarje që i tregoi politikës evropiane, pushtuesit dhe shqiptarëve se ne ishim në gjendje të vetëqeveriseshim dhe ta ndërton im shtetin në mënyrë të pavarur. Pra Lidhja e Prizrenit hapi perspektivën e së nesërmes, çeli rrugën e shpresës drejt Pavarësisë Kombëtare.

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911, pas Lidhjes së Prizrenit, është një nga ngjarjet më kryesore të periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Kjo është zanafilla ku u mbollën rrënjët e lirisë sonë kombëtare. Me këtë kryengritje u arrit një kulm pjekurie politike për kohën, pasi ajo zë një pozicion kulmor në vijimësinë e ngjarjeve kohore që do të pasojnë këtë lëvizje. Ajo përmban karakteristikat e mirëfillta të një kryengritjeje me orientim kombëtar, sepse përfshiu në qellimet e veta, një plan të mirëfilltë mbarëshqiptar. Kjo kryengritje shpërtheu në një nga rajonet më të shtypura nga pushtuesi turk, ku kontradikta themelore ashpërsohej në një besim fetar krejtësisht të ndryshëm me atë të Perandorisë Osmane. Kryengritja e 1911 e ngriti për herë të parë seriozisht çështjen shqiptare, në nivelin e një çështjeje të mirëfilltë nacionale në tryezat e diplomacisë evropiane. Shqipëria u bë e njohur si një etnitet i veçantë nacional, kulturor dhe gjeopolitik, që do të diskutohet në skenën e diplomacisë evropiane dhe ballkanike.

Me këtë ngjarje Shqipëria filloi të bënte pjesë seriozisht në rajonin ballkanik, duke e bërë veten faktor të debatueshëm mes Fuqive të Mëdha që luftuan nga fillimi i shekullit XIX e në vazhdim, mbi një bazë tashmë nacionale, ndaj një pushtuesi aziatik, që i rrezikonte identitetin etno – kulturor dhe fetar, që shkatërroi vlerat qytetare të mesjetës dhe i vuri në dyshim ekzistencen “fizike” të kombit.

Pushtimi osman shkatërroi vlerat më të mira nacional – kulturore, që evolucioni historik shumë-shekullor autokton kishte krijuar në trevat tona. Shqipëria përbënte tanimë, një entitet të qartë dhe të dallueshem nga trevat e popujt e tjerë të rajonit. Fatmirësisht ky pushtim, edhe pse pesë shekuj, nuk i eliminoi treguesit themelorë që bëjnë të dallueshëm një komb. Ndër këto elemente, rezistenca kulturore është ndër më themeloret. Kultura dalluese e një kombi ka qenë përherë baza e mëvetësimit dhe ndërgjegjësimit kombëtar. Për kohën më e spikatura ishte Malësia e Madhe, si një vatër ndërgjegjësimi kombëtar. Kurse kryengritja ishte fakti më pozitiv, që tregon formimin nacionalist antiturk të Malësisë. Kjo veti dalluese, karakteristik për popujt me ndërgjegje kombtëare të formuar në Ballkan, ishte segment i rëndësishëm i shqiptarizmës. Kjo do të jetë prova e qartësisë politike të malësorit e shqiptarit mëmëdhetar. Kryengritja e Malësisë së Mbishkodrës e vitit 1911, paraqitet si një shpërthim i zemëruar, i një popullsie rajonale me një pozitë politiko-nacionale, social – ekonomike dhe fetare të nënshtruar, kundër pushtuesit të atëhershëm në trevat shqiptare.

Duke nisur si një rezistencë e paorganizuar e popullatës në kushtet e dhunimeve të rënda të statusit vetqeverisës, pas ndërmarrjes luftarake të Turgut Pashës së vitit 1910, ajo do të merrte karakteristikat e një kryengritjeje të mirëfilltë me pikësynime të kristalizuara nacionale në periudhen mars-gusht 1911. Për ecjen përpara, Dedë Gjon Luli me 7 Lekët e Malësisë thirrën kuvendin e Greçës ku u drejtuan fuqive të mëdha Memorandumin e Greçës, me kërkesa të tilla që nuk u ndikuan dot as nga ndërhyrja e  Malit të Zi. Edhe pse me origjinë të hershme ilire, të lidhur me krushqi ndër breza me shqiptarët, Mali i Zi kishte nisur të sllavizohej. Kjo bëri që masat popullore të emigrojnë drejt Malit të Zi, si e vetmja rrugë shpëtimi. Nga ana tjetër, Mali i Zi, shteti i ri dhe i vogël, për të forcuar identitetin e vet, shfrytëzoi çastet historike për zgjërimin territorial.

Se e çfarë kategorie është kjo kryengritja, po paraqes disa të dhëna të kohës.

Këtë na e tregon letërkëmbimi i Edith Durham-it me konsullin anglez në Trieste, Spence, që tregon qëndrim realist dhe miqësor ndaj çështjes shqiptare. Nga ana tjetër, diplomatët anglezë, përkatësisht Akers-Douglas në Cetinjë, zëvendës-konsulli Suma në Shkodër, vetë ministri i jashtëm Edward Grey, ambasadorët dhe të ngarkuarit me punë britanikë në Vjenë, Kostandinopojë, Romë, Beograd, Shën Petersburg, Berlin etj, mundësojnë të zgjerohet dhe të hidhet dritë e re, më e plotë, mbi kuadrin diplomatik të kryengritjes së Malësisë së Mbishkodrës së vitit 1911. Tashmë mund të thuhet pa frikë, ndryshoi mënyra e shqyrtimit dhe e trajtimit të çështjes shqiptare nga diplomacia ndërkombëtare. Nga ky moment çështja shqiptare do të mund të trajtohet realisht si çështje e veçantë e diplomacisë evropiane, me qëllime të qarta nacionaliste të kryengritësve malësorë, që e bënë të dallueshme Shqipërinë nga Turqia. Më me shumë* rëndësi ka madhështia e kryengritjes. Dokumentet arkivore dhe sidomos korrespondencat e gazetës “The Times” të kësaj kohe, nga Podgorica, Cetinja, Shkodra, Kostandinopoja dhe Vjena, kanë mundësuar studiuesit për të krijuar një tablo të epopesë së *Shtatë Lekëve të Malësisë, që në të vërtetë ka qenë në përmasat e një legjende. Rëndësi të veçantë kanë pasur *shkaqet e kryengritjes që nuk janë artificiale por reale, bazuar *jo në intrigat e Malit të Zi, por në *ashpërsimin e kontradiktës themelore në këtë rajon. Gjithashtu hidhet dritë e plotë mbi* rolin e madh nacionalist të klerit katolik, që u bashkua në masë me kryengritësit dhe luajti në momente të caktuara, rolin e mediatorit pro çështjes shqiptare. *Ismail Qemali, si figurë e madhe, u përfshi gjërësisht në përkrahje të Kryengritjes shqiptare të malësorëve, në orientimin e drejtë të kryengritjes, si dhe në njohjen e çështjes shqiptare nga diplomacia evropiane. *Kopja e origjinalit të Memorandumit të Greçës dhe bashkëngjitur me të, *letra drejtuar Edward Grey-it, shkruar në gjuhën frënge me dorë, dhe *vulosur me gishtërinjtë e vulat përkatëse të Ded Gjo’ Lulit e 19 krerëve të tjerë të kryengritjes, duket se është një fakt i ri, që i sillet dokumentacionit të historisë kombëtare tani vonë nga Instituti i Shkodrës, më 2002 .

Kryengritja e Malësisë së Madhe e vitit 1911 është një nga ngjarjet më me rëndësi të historisë shqiptare dhe në veçanti, moment dallues i lëvizjes rilindëse në krahinën e Shkodrës.

*Shkaqet e kryengritjes ishin veprimet Turqve të Rinj në Shqipëri, që pati si pasojë pakënaqësi dhe lëvizje revolucionare në vend. Prirjet islamike dhe propaganda antikatolike e pushtuesit turk, si dhe qëndrimi jo i sinqertë i qeverisë së vilajetit të Shkodrës ndaj ngjarjeve të vitit 1910, i nxitën malësorët në një kryengritje me karakter kombëtar dhe në një lloj aleance me Malin e Zi. Të çarmatosje malësorët shqiptarë nënkuptoje afirmimin e nënshtrimit të tyre ndaj armikut shekullor, mbasi mbajtja e armëve pa iu nënshtruar kontrollit apo kufizimeve qeveritare ishte një lloj privilegji shumë i vjetër i zonave malore shqiptare. Megjithatë, mbledhja e armëve, përjashtimi nga taksat dhe nga shërbimi ushtarak i detyrueshëm, ishin vetëm shkaqe dytësore. Shkaku kryesor i kryengritjes shqiptare të vitit 1911 duhet kërkuar në bazen e  zhvillimeve të përgjithshme politike, ekonomike dhe shoqërore.Gjendja e krijuar në Shqipëri, në tërësi, zgjoi dëshirat dhe vullnetin e patriotëve shqiptarë  për t’i dhënë fund pushtimit osman. Kështu filluan përgatitjet për një kryengritje të përgjithshme në vitin 1911, e cila, ndryshe nga kryengritja zonale e vitit 1910, do të përfshinte të gjitha krahinat shqiptare. Krahina e Malësisë përfshihej në këtë kryengritje të përgjithshme për faktin e njohur të qënies si bërthamë ekzistente e qëndresës shqiptare, ashtu edhe për thellimin e kontradiktave themelore në këtë rajon, që nga gushti 1910, mbi bazën e një programi politik. Por organizimi mbarëkombëtar i kryengritjes së vitit 1911 ishte i një shkalle jo të kënaqshme. Nuk duhet të harrojmë shkallën e ulët kulturore-arsimore të të gjithë zonës.

Kryengritja antiosmane e vitit 1911, filloi para kohe dhe nuk mundi të përhapej në të gjithë Shqipërinë etnike.Gjithsesi ajo përbën një nga përpjekjet më të rëndësishme të shqiptarëve për të fituar autonominë.

Kryengritja e Malësisë e vitit 1911 shpërtheu në ditët e para të pranverës, e ndihmuar me armatim nga Mali i Zi (apo prej disa segmenteve politiko-ushtarake të këtij shteti), pritej edhe një ndihmë e premtuar nga ana e gjeneralit italian, Ricciotti Garibaldi. Nga ana tjetër, ata shpresuan më kot ndërhyrjejen e Perandorisë Austro-Hungareze, në rastin e ndonjë ndërlikimi të situatës së tyre ushtarake. Mali i Zi e nxiti shpërthimin e kryengritjes një javë para kohës së vendosur nga udhëheqësit shqiptarë, për qellimet e veta.

Planeve shoviniste malazeze malësorët iu përgjigjen me ngritjen e flamurit shqiptar në majen e Bratilës (Deçiç). Udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare Shqiptare, edhe pse kryengritja nisi para kohe, nuk qëndruan duarkryq. Ata u drejtuan nëpër Evropë për përkrahje dhe ndihmë, në mënyrë që kryengritja të përfundonte me sukses dhe Europa ta njihte autonominë e Shqipërinë dhe të drejtat e saj.

Kryengritja shpërtheu me 24 mars të vitit 1911, në Malësinë e Madhe,jo si rezultat i intrigave të Malit të Zi, por si rezultat i kontradiktës politike në Shqipëri. Kjo shënon fazën e parë që pati një zhvillim të kryengritjes në të gjitha vijat e frontit. Momenti kulminant që shënon  karakterin e kryengritjes është ngritja e flamurit shqiptar me 6 prill në Bratilë. Veprimet luftarake të shqiptarëve, tërhoqën vëmendjen e forcave nacionaliste shqiptare dhe të diplomacisë ndërkombëtare, e cila ishte tepër e interesuar në ruajtjen e status-quo-së politike të Perandorisë otomane. Pra mbronte  interesat e Turqisë.

Shpirti i kryengritjes së vitit 1911 ishte Dedë Gjo’ Luli, i njohur ndryshe edhe si “Heroi i Traboinit”, një burrë energjik, me karakter të fortë, që nuk bëri kurrë asnjë lëshim në kurriz të të drejtave të malësorëve dhe të shqiptarëve. Madje edhe atëherë kur iu nënshtrua kërcënimeve nga më të rënda. Për t’i zbutur malësorët iu ofruan shuma të konsiderueshme në të holla nga Turqia ashtu dhe nga Fuqitë e huaja, por ai nuk u mposht.

Operacione turke rifilluan në shkallë të gjërë më 14 maj, pasi u erdhën përforcime ushtarake. Këtu nis faza e dytë e Kryengritjes, që zgjati deri në prag të 23 qershorit 1911. Ushtria e huaj e madhe në numër, disa herë më e madhe , bëri që forcat kryengritëse të venë në zbatim planin strategjik ushtarak. Nisën qëndresën në rajonet e vështira , të papushtueshme nga armiku.Por gjendja e krijuar pati pasoja edhe në situaten politiko- diplomatike të Ballkanit, duke i detyruar Fuqitë më të interesuara, të ndërrmarrin lëvizjet e veta që ta veçojnë çështjen shqiptare si një nga problemet më të rëndësishme të kohës për Perandorinë Osmane.

Figurave të shquara nacionaliste shqiptare, si:Luigj Gurakuqi, Hilë Mosi, Ismail Qemali dhe Nikoll Ivanaj hynë në shtabet kryesore të kryengritësve dhe refugjatëve shqiptarë, mbështetja e plotë e kryengritësve nga ana e qytetarëve shkodranë në mërgim, e klerit katolik,do të kurorëzohet në Memorandumin e Greçës më 23 qershor 1911 ose “Librin e Kuq”, ku u miratuan kërkesat për krijimin e një province autonome shqiptare, bashkimin e të katër vilajeteve në një të vetëm. Memorandumi i Greçës pati një rëndësi se doli nga gjiri i kryengritjes dhe pati karakter kombëtar. Kërkesa për një provincë autonome shqiptare ishte e moderuar, duke pasur parasysh se ekzistonte edhe paramendimi i një shteti autonom shqiptar, e cila ishte më e mundshme për t’u pranuar. Pati rëndësi se parandaloi në ndryshimin të status kuo-së, copëtimin e trojeve kompakte etnike shqiptare për atë kohë. Memorandumi i Greçës shndërroi dhe e zgjeroi çështjen shqiptare më 1911, nga një çështje e paqësimit të Malësorëve, në një çështje më të gjërë, kombëtare që lëvizja të shtrihej në të gjithë Shqipërinë. Qeveria turke, e frikësuar nga karakteri kombëtar i lëvizjes, nisi bisedimet me udhëheqësit e fiseve kryengritëse të Hotit, Grudës, Kelmendit, Kastratit, Shkrelit etj, duke u përpjekur që të shmangte fillimin e bisedimeve mbi bazen e Memorandumit të Greçës. Qeveria turke dhe Fuqitë e Mëdha, duke e kuptuar seriozitetin e lëvizjes dhe rëndimin e situatës vendosën të shpëtonin interesat e tyre në Ballkan, duke bërë  përpjekjet për ta shuar kryengritjen sa më parë që të ishte e mundur. Fuqitë e Mëdha, mbasi Turqia pranoi të modifikonte listen e lëshimeve, vendosën që të ftonin qeverinë malazeze të këshillonte malësorët refugjatë në territorin e saj që të ktheheshin në vatrat e tyre. Në këtë mënyrë arriheshin disa qëllime të shumëfishta: ruhej integriteti territorial i Perandorisë Osmane, nyja më e rëndësishme kjo për ruajtjen e status-quo-së; Fuqitë e Mëdha përfshiheshin drejtpërdrejtë në zgjidhjen e problemit dhe në garantimin e të drejtave të dhëna malësorëve kryengritës; garantohej dhe lidhej më mirë përgjegjshmëria e Malit të Zi në zhvillimet politiko-diplomatike ndërkombëtare. Kryengritja e vitit 1911 nuk u përhap në masën e duhur dhe mbeti e kufizuar në Malësinë e Madhe. Gjithsesi pati rëndësinë e madhe historike të pakundërshtueshme ,se shërbeu si shkak i lëvizjes së përgjithshme shqiptare.Aty nisën fillimet e Kryengritjes së përgjithshme 1912, e cila u manifestua me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare.

Në kryengritjen e Malësisë së Madhe hodhi rrënjë liria, kurse Pavarësia e shumëpritur shtatin e hodhi në Vlorë më 28 Nëntor 1912. Le të shërbejë kjo festë e përvitshme e Malësisë së Madhe si një apel për historinë, politikën dhe kulturën tonë kombëtare.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Kombetare, Kryengritja e Malësisë, Preludi i Pavarësisë, Vilhelme Vranari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 51
  • 52
  • 53
  • 54
  • 55
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT