• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2014

Kur shteti ateist konvertonte shqiptarët!

May 9, 2014 by dgreca

Shteti ateist jugosllavë bëri konvertimin e shqiptarëve katolik në mysliman (1945-1953) në rrethet e Gjilanit e të Vitisë për t’i shpërngulur në Turqi. Disa shpëtuan nga dëbimi, disa iu shmangën konvertimit. Kështu sot, Zefi e ka djalë xhaxhai Zenunin, Mejremja e ka mbesë Marinë. Shkojnë e vinë në dasma e morte si kushërinj të parë, gjithnjë duke e kujtuar me psherëtima atë kohë që mos u harroftë./
Nga Gani MEHMETAJ/
Kohë më parë u përshkallëzua një polemikë në gazetat shqiptare të Tiranës ku kërkoheshin momentet “pikante” të cilat do ta denonconin Enver Hoxhën mysliman, apo që në emër të myslimanëve bëri gjenocid ndaj Shkodrës e Malësisë katolike. Me të njëjtin mas ia ktheu një polemist tjetër duke u përpjekur të dëshmonte se ishin ortodoksët e katolikët shqiptarë ata që e sollën dhe e konsoliduan murtajën komuniste në Shqipëri, ndërsa nxiten luftën civile ndër shqiptarë. Kjo luftë në media e në politikë ende nuk ka përfunduar. Tek-tuk po përvijohet edhe mos durimi fetar. Njëra palë thuhet se denoncimet po i bënë edhe në mediet e huaja, duke i dhënë ngjyrim sikur ka përflakje të luftës ndërfetare, kurse pala tjetër sikur kjo gjë nuk do të bëhet kurrë falë zemërgjerësisë së shumicës shqiptare myslimane! Pse bëhet kjo ndarje e dëmshme nga intelektualë shqiptarë të qëllimit të mirë, nuk e kam të qartë, sepse nga të huajt a mercenarët shqipfolës që po marrim goditje të vazhdueshme kjo gjë nuk na befason.

Lufta kundër Kishës katolike Shqiptare-në emër të Serbisë

Vrasja në mas e shqiptarëve në veri dhe e shqiptarëve katolikë në veçanti ishte luftë e urdhëruar nga Serbia, ndërsa partizanët e Enver Hoxhës ishin zbatues të këtij krimi. Lufta e partizanëve të Enver Hoxhës dhe e partizanëve serb të ish-Jugosllavisë kundër shqiptarëve katolik ishte po ashtu përpjekje për të përshkallëzuar luftën civile në Shqipëri e Kosovë. Enver Hoxha me partizanët shqipfolës dhe partizanë serbë në Kosovë, bën gjenocid të paparë kundër shqiptarëve katolikë dhe shqiptarëve të tjerë nacionalistë, sepse donin të zhduknin një bërthamë të fuqishme të shqiptarizmit, meqë me shqiptarët e tjerë kishin plane të tjera- shkombëtarizimin e shndërrimin në internacionalistë proletarë, pra pa komb e pa fe (Shqipëri), apo planifikonin t’i shpërngulnin në Turqi, sipas marrëveshjes me Ankaranë(Kosovë e territoret tjera shqiptare në ish-Jugosllavi).
Duke vrarë e burgosur priftërinjtë e kreun e Kishës Katolike Shqiptare ata donin të shkëpusnin lidhjet me Perëndimin, sepse planifikonin që Shqipërinë t’ia bashkonin Jugosllavisë, satelitë i të cilave ishte diktatori Hoxha me kreun e komunistëve shqipfolës, sepse ata shqiptarë nuk mund t’i quash.
Fushata e Enver Hoxhës dhe e Serbisë kundër shqiptarëve në përgjithësi e shqiptarëve katolik në veçanti nisi në mënyrë të koordinuar. Partizanët e Hoxhës vrisnin shkodranë e malësorë në mënyrë të pamëshirshme, partizanët serbë e malazezë vrisnin shqiptarë të Kosovës e territoreve tjera etnike pa dallim feje e krahine. Natyrisht kreun e kishës katolike e zhduken edhe në Kosovë, sepse kjo ishte strategji e serbëve që e sundonin Jugosllavinë- të pengonin frymën e pavarësimit të shqiptarëve, ashtu sikurse që bënin luftë Beogradi edhe kundër Kishës Katolike Kroate e cila ishte shtylla e shtetit kroat.
Serbia kishte urrejtje patologjike ndaj kroatëve katolik, sepse kroatët synonin të shkëputeshin nga Jugosllavia. Serbia e luftonte herë vet, herë më mashën e partizanëve të E. Hoxhës Kishën Katolike Shqiptare, sepse kisha e mbështeste shkëputjen e shqiptarëve nga ish-Jugosllavia, sepse kisha katolike 500 vjet ishte shtylla e kombit, ndërsa e kërkonte diellin atje ku perëndon e jo në Jugosllavi e Rusi.

Kur shqiptarët konvertoheshin që të dëboheshin në Turqi

Krahas vrasjeve në shkallë gjenocidi shqiptarët u dëbuan për më shumë se njëzetë vjet (1945-1967) në Turqi. Procesi pati filluar me herët, por lufta e ndërpreu Ndërkaq, ndaj shqiptarëve katolikë në Kosovë nisi procesi i konvertimit në myslimanë, po ashtu i nisur me 1912. Shteti ateist jugosllav bënte konvertime fetare nga katolik në mysliman, duke u përpjekur të përfundonte një proces që Perandoria turke e kishte nis para 500 vjetësh. Shqiptarët katolik të rretheve të Gjilanit e të Vitisë me fshatrat e Anamoravës e të Karadakut iu nënshtruan dhunës së paparë që të bëheshin myslimanë, ose të iknin kah sytë këmbët. Procesin e konvertimit e udhëhiqnin serbët deri me 1953, kur pati ndërhyrje nga Perëndimi të ndërpritej kjo dhunë barbare. Kështu u krijuan martirë të tjerë si Martirët e Karadakut në kohën e Turqisë.
Shqiptarët katolikë që konvertoheshin në myslimanë shpërndaheshin pastaj në Shkup, Kumanovë, madje deri në Tetovë e fshatrat për rreth në pritje të vizave turke, pjesë e kontingjenteve për shpërngulje në Anadoll. Me t’u kthyer në myslimanë i dëbonin në Turqi. Ndërsa secili syresh duhej të deklarohej që është turk, ndryshe i torturonin e ndiqnin pa mëshirë. Prandaj sot në Maqedoni ka 77 mijë të deklaruar turq, ndërkaq shumica dërmuese janë shqiptarë të bërë turq nga zori i torturave sllave.
Shumë familje të pa konvertuara shqiptare ikën nga sytë këmbët: në Kroaci, Itali apo edhe më larg në SHBA. Ndërkaq, shqiptarët myslimanë i zuri muzgu në Turqi. Më shumë ka shqiptarë në Turqi se sa në Kosovë e territoret etnike shqiptare.
“Tri ditë e tri net i mbajtën një grup kryefamiljarësh nën torturat çnjerëzore në burgun e Gjilanit, që t’i kthenin në fenë e turkut” – me tregonte miku im nga Karadaku këto ditë.
“Ata që s’pranuan, vdiqën nga torturat, ose i lëshuan gjysmë të vdekur. Ata që pranuan fenë e re, i ndanë nga vëllezërit e tyre. Por një pjesë e atyre që nuk u shpërngulen sot jetojnë në fqinjësi, pa harruar se janë vëllezër në shkallë të dytë. Zefi e ka djalë xhaxhai Zenunin, Mejremja e ka mbesë Marinë. Shkojnë e vinë në dasma e morte si kushërinj të parë, gjithnjë duke e kujtuar me psherëtima atë kohë që mos u harroftë kurrë.
Kjo është një pjesë e historisë tragjike të shqiptarëve. Kjo nuk u bë as pse Enver Hoxha ishte mysliman, as pse në Gjilan e Viti i pati barbarë fanatik, por sepse ishin çakej të Serbisë. Ata renegatë me Enver Hoxhën në krye nuk ishin as shqiptarë, as myslimanë, nuk ishin as njerëz, ata ishin kriminelë që i bënë dëme kombit e njerëzimit. Ndërsa do të duhej të ndiqeshin si qentë e çartur.
Prandaj përpjekjet e reja për mos durim fetar prapë urdhërohen nga Beogradi, por herë-herë zbatohen nga mercenarë shqipfolës. Por ne duhet t’u dalim për ballë e të mos biem pre e mos dijes apo e mungesës së taktit intelektual.

Filed Under: Opinion Tagged With: Gani mehmetaj, Kur shteti ateist konvertonte, shqiptaret

HAPSIRAT BOSHE TE KUSHTETUTES

May 9, 2014 by dgreca

Hapesirat boshe ne Kushtetute ndikojne ne perdorimin e pushtetit per qellime personale/
NgaTeuta BERISHA / Deputete ne Kuvendin Komunal Obiliq/ AAK/
Sot sipas pretendimeve te gazetave Kosovare shkruajne se ” As Kushtetuta e Kosovës dhe as ligjet në fuqi nuk përmbajnë ndonjë dispozitë, me të cilën do të kufizoheshin kompetencat e ekzekutivit pas shpërndarjes së Kuvendit.”
Ky informacion eshte teper i rendesishem qe shoqerine Kosovare sepse mund ta shohim qarte se çfare zgjedhjesh po presim. Kryeministri, Ministrat dhe e gjithe administrata e partive ne pushtet pavaresisht se ne media deklarojne qe nuk do te perdorin pushtetin per te bere vota, ne e shohim shume mire qe eshte e kunderta. Keto parti fillaun fushaten zgjedhıre duke mbajtur petkun e nje pozite qe realisht nuk e kane. Sot pretendohet ne gazeta qe ish-kryeministri por qe vazhdon akoma ne detyre, te firmose marrveshje per shtrimin e rrugeve. Edhe partite e tjera ne pushtet kane filluar te dalin ne media e duke folur per projekte me shuma marramendese. Por sa lek fituam gjate kohes qe keto parti ishin ne pushtet. Sa eshte rroga e atyre punonjseve? Pse keto projekte nuk u filluan qe me pare por pikerisht para fushates zgjedhore? Mendoj qe pergjigjet e ketyre pyetjeve i di mire çdo Kosovar sepse mund te shohe realitetin duke filluar qe nga vetja e tij. Duke filluar qe nga vetja mund te bejme analizen se çfare na sollen partite ne pushtet keto vite. Le te shohim se sa eshte papunesia ne Kosove. Le te shohim se sa lek fitojme çdo muaj. Le te shohim vuajtjet tona, te kusherinjeve tane, te miqve tane. Prandaj çdo Kosovar duhet ta kuptoje qe ka ardhur koha per nje drejtim te ri ne Kosove. Ka ardhur koha qe te jemi realiste edhe te mos biem pre e premtimeve mediatike.
Gjithashtu edhe lajmi i sotem qe ” As Kushtetuta e Kosovës dhe as ligjet në fuqi nuk përmbajnë ndonjë dispozitë, me të cilën do të kufizoheshin kompetencat e ekzekutivit pas shpërndarjes së Kuvendit” tregon qarte per dobesite e sistemit te drejtesise. Fatkeqesisht ministria e drejtesise gjate viteve ne pushtet nuk ka marre masa qe te rregulloje me nene kete pike te rendesishme te kodit zgjedhur. Keshtu qe te jemi te vetdijshem per realitetin sepse çdo vote vlen per nje drejtim me te mire.

Filed Under: Opinion Tagged With: HAPSIRAT BOSHE TE KUSHTETUTES, Teuta Berisha

URREJTJA E SHFRENUAR

May 9, 2014 by dgreca

NË PËRKUJTIM TË 15 VJETORIT TË SHOKUT DHE MIKUT TIM NIMAN GASHIT DHE 46 TE TJERËVE QË FLIJUAN JETËN PËR LIRINË E KOSOVËS./
Nga Haxhi Zeneli/
Me 14 Maj mbushën plotë 15 vite ku me dhëmbje të madhe i kujtojmë aktët e një ushtrije terroriste që pretendonte të ishte ushtri e”Vëllazërim Bashkimit Jugosllav”.Për 50… e sa vite kësaj ushtrie të kamafluar me ngjyra të rrejshëme propagandonin për një bashkjetesë të lumtur në mes popujve të ish Jugosllavisë.
Serbet mbas këtyre parullave revolucionare të cilët pretendonin në mësheftësi për një “Serbi të Madhe”,por në anën tjetër fajsonin shqiptarët si irredentist të krijimit të një”Shqipria Etnike”.Serbet si një popull i pa ngopur për tokat e të tjerëve,ishin vërbuar nga oreksi i tepruar dhe dominimi mbi popujt të tjerë,duke mos e kuptuar se ata e kishin “Serbin e Madhe”.
Udhëheqësit e tyre të smuar nga urrejtja që ushqenin për shqiptarët,po i shpiente drejtë një gremine,që vështirë se do të kishin forcën të kthenin prapa makinerin që ishte nisur drejtë shqiptarëve,dhe nuk kuptuan deri sa u fundosën vetë brënda.
Kur serbo/jugosllavët nisën luftën,ata përdorën krejt asetin e ushtris së APJ (Armatës Popullore Jugosllave)për të dominuar,nënshtruar,dhe robëruar popuj të “Jugosllavis Artificiale”ku ata vetë e nisën prishjen e sajë,duke filluar nga Kosova që e mbanin të okupuar për më tepër se një shekull,duke ja vjedhur pasurinë e sajë me pretendime si “Djepi i Serbis”.Kurë plasi lufta,Serbia manipulonte popujt e Jugosllavis se janë duke mbrojtur shpërbërjen e Shtetit Jugosllavë,nga “Iredentistët Shqiptarë”ku nën pretekstin e APJ,formuan bandat më të organizuara,njisite më të trajnuara për të bërë gjenocid mbi këtë popull,duke kryar aktët më ç’njerzore që se kapë dotë truri i njeriut normal.
Në Kosovë bandat e ushtris dhe të paramilitarëve serbe,nëpër mes të këtyre masakrave të bëra treguan aktet munstruoze të njerëzëve më barbar që ka parë Europa e shekullit të 20,kundra njerzëve të pafajshëm,gra,fëmi,pleq e të tjerë dhe duke i shpërngulur nga trojët e tyre autoktone mijra vjeçare,vetëm se ishin Shqiptarë.
Një nga masakrat e t’merrëshëme ishte edhe ajo e 14 Majit të vitit 1999,në mëngjezin e një ditë me diell në fshatin Qyshk e Pavlan të Pejës,ku ushtar dhe paramilitar serbë,kishin mësyar drejtë këtyre fshatrave,të cilët ishin përgatitur psigjikisht nga shteti Serbë,vite me radhë.
Në baza të rrejshme për historin e Kosovës ata futen një urrejtje ndaj shqiptarëve,që ishin në pritje për një ditë kurë t’ju ipej rasti të bëjnë ato që kishin ëndrruar ti bënin me vite.
Në këtë ditë të kobëshme Maji,në këto fshatra,ata realizuan ëndërrat e tyre djallëzore.

Më ka interesuar prej kohësh që të kuptojë se çfarë ndodhi ditën e 14 Majit të vitit 1999,me shokun dhe mikun tim,i cili ishte pjesë e këtyre viktimave. Kurreshtja rritëj për të mësuar,se kushë ishin ata banda që kishin bërë këto masakra n

Filed Under: Komunitet

Mendime rreth debatit: Kush janë fitimtarët?

May 9, 2014 by dgreca

Nga Reshat Kripa/
Ka vite që në median shqiptare po zhvillohet nje debat i madh se kush janë në të vërtetë fitimtarët e ndërrimit të sistemit. Mendimet janë të ndryshme. E majta ngul këmbë se është ajo fitimtarja e kësaj beteje ideologjike. E djathta gjithashtu. Këto debate zhvillohen nëpër faqet e shtypit të shkruar por më trepër ndiqen nëpër debatet televizive që kanë mbushur faqet e televizioneve të ndryshme. Këto debate zhvillohen ndërmjet po atyre figurave analistësh që i kemi parë dhe stërparë çdo ditë në këto ekrane. I kemi parë për të gjitha çështjet që preokupojnë opinionin publik shqiptar, që nga ato më të thjeshtat dhe deri tek më të rëndat. Për të thënë të vërtetën na ka marrë malli të shohim figurën e një analisti të ri, të studiuar në universitetet më në zë të botës demokratike. Por, çuditërisht, për këta individë dyert e televizioneve tona janë të mbyllura. Ato janë bërë pronë e analistëve të përjetshëm.
Vetëm një gjë nuk kemi dëgjuar prej tyre, kush është fitimtari i kësaj beteje që ka vite që ka filluar dhe ende nuk po gjen zgjidhje. Pikërisht kësaj pyetje dua t’i kushtohem në shkrimin tim. E di që disa do të më quajnë ballist, dikush tjetër legalist, një i tretë kolaboracionist e kushedi se çfarë tjetër. Për t’u hequr merakun do të doja t’u thoja se rrjedh nga një familje që nuk ka pasur asnjë pjestar nga fisi i saj me ballin apo legalitetitn, asnjë person të arratisur jashtë shtetit për motive politike. Madje kemi qenë të lidhur, më tepër me Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Nuk e them këtë se dua të mburrem. Përkundrazi, do të doja që të mos ishte kështu. Por situata e atyre viteve ishte e tillë që njeriu nuk arrinte të kuptonte se kush ishte rruga e drejtë që duhej të ndiqte, ndaj jo rrallë herë zgjidhte rrugën e gabuar.
Ju do të thoni atëherë se si ka mundësi që mendimet e mia bien në kundërshtim me prejardhjen familjare. Përgjigjen ua jap unë. Ishte vetë komunizmi që më bëri të tillë. Duke qenë në konditat e përshkruara më sipër, çuditërisht, një ditë vjeshte të vitit 1946 një makinë ndalet para portës tonë në Tiranë dhe na rrëmben e dëbon në qytetin e lindjes, në Vlorë, ku pas atij çasti, trajtoheshim si armiq të sistemit komunist. Kjo bëri që unë të ngrihesha kundër tij. U ngrita dhe këtë e pagova me disa vite burg. Por, fatmirësisht, burgu u bë një shkollë e veçantë për mua. Aty, nëpërmjet disa figurave të paarritshme, mësova se Shqipëria kishte edhe një histori tjetër nga ajo që unë kisha mësuar në shkollën komuniste. Mësova historinë e vërtetë të këtij kombi dhe këtë histori dua ta pasqyroj në këtë shkrim. Nuk jam as historian, as analist, por dua të shpreh atë që kam dëgjuar me veshët e mi dhe atë që mendoj se është e vërteta.
Në debatet e zhvilluara në shtypin e shkruar apo atë viziv dëgjoj mendime nga më të ndryshme lidhur me qëndrimin e Ballit Kombëtar apo legalitetit gjatë periudhës së luftës për liri. Disa e paraqesin si bashkëpuntorë të pushtuesit dhe të tjerë të kundërtën. Unë rri dhe arsyetoj: Sikur forcat balliste të kishin qenë bashkëpuntore të pushtuesve, përse komunistët pranuan bisedimet me ta, madje arritën edhe në një marrëveshje së bashku në Konferencën e Mukjes, marrëveshje që e braktisën pa u tharë ende boja me të cilën ishte nënshkruar? Përse ndodhi kjo? I kujt ishte faji? Natyrisht jo i nacionalistve, pasi ata i qëndruan besnik firmës që kishin hedhur.
Kur u themelua Fronti Nacionaçlirimtar, në Konferencën e Pezës, komunistët hodhën parullën demokratike të bashkimit “pa dallim feje, krahine dhe ideje”, parullë që simbolizonte bashkimin e gjithë forcave politike në një front të vetëm dhe zgjidhjen e problemit të pushtetit pas fitores me anën e zgjedhjeve të lira. Kjo parullë bëri që legalistët, me në krye heroin e 7 prillit 1939, Abaz Kupin, të rreshtoheshin në rradhët e këtij fronti. Por, pas Konferencës së Mukjes kjo parullë demokratike u zëvendësua me atë revolucionare: “Pushteti buron nga gryka e pushkës”, parullë që solli si pasojë fillimin e luftës civile, një luftë numri i viktimave të të cilit e kalon disa herë atë të luftës kundër okupatorit, nga të dyja forcat ndërluftuese.
Lexojmë shpesh medimet e mykura të disave që e mbajnë veten për historianë të paanshëm por që, në të vërtetë, u zjen nga brenda krimbi i komunizmit. I dëgjojmë t’i derdhin bateritë e tyre të shkarkuara mbi figurat më të shquara të këtij kombi, Mithat Frashërin, Safet Butkën, Ramazan Jaranin, Hysni Lepenicën dhe plot luftëtarëve të tjerë të lirisë. Për vlerësimin e tyre unë nuk kam nevojë të gërmoj nëpër arkivat që, shpesh herë, janë të manipuluara. Unë kam kujtimet e mia të fëminisë kur ata burra të shquar, në konditat e ferrit komunist më flisnin për drejtuesit e pakrahasueshëm të nacionalizmit shqiptar, me të cilët kishin luftuar krah për krah. Njeri prej tyre, juristi i njohur Xhevdet Kapshtica më dha një shkrim, futur fshehurazi në burg, që luftëtari Bardhyl Pogoni e kishte botuar në gazetën “Flamuri” në Itali në vitin 1946. Titulli ishte “28 nëntor 1939” midis të tjerave shkruhej:

A do të varrosnim këtë ditë të përzierë me flamujt e këngët e armikut? A do të dëgjonim në heshtje profkat e tradhëtarve? Jo! Jo, thanë të gjithë shqiptarët e mirë! Jo, doli fjala nga shtëpia e Lumo Skëndos dhe vesh më vesh në gjithë Shqipërinë! Jo, tha Safet Butka! Jo, tha Hysni Lepenica! Jo, gjëmuan malet dhe zëri i djalërisë tha: Jo!”

Shkrimi vazhdonte me zhvillimin e demostratës. Një turmë e tërë në mbrojtje të lirisë së vendit. Në këtë turmë nuk mungonin as fëmijtë. Ja se si vazhdon shkrimi:

“Eja mblidhuni këtu!” ia krisi kënga dhe asnjë nuk tha “përse?” Qe klithma e dhimbjes së kombit, qe zëri i ndërgjegjes që kërkonte shpërthim. liri. Armiku na pa, dëgjoi por s’lëvizi. Asgjë s’na ndante, ne ecnim të gjithë.Turma e bashkuar me një ideal të vetëm drejt varrit të Naimit. Atje larg,mbi një breg të vetmuar, u mblodhëm rreth. Flamurin me zhgabë e mbanim lart. Dhe vasha shtatëvjeçare që ndoqi pas tanë, Ramazan Jaranin, qëndronte zbathur, veshur me të zeza. Vendosëm lule mbi varrin e ftohtë dhe, kryeulur, qamë. Qante në heshtje, Safet Butka! Qante në heshtje, Ramazan Jarani! Qanim të gjithë ne dhe vasha me të zeza qante…

Ndërsa në fund autori shkruante:

Atë natë ne kënduam me zjarr. Atë natë ne folëm me zjarr. Atë natë ne ndezëm një zjarr, zjarrin e shqiptarve të lirë. Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as “çlirimtarë” me yll…

Vini veshin frazës së fundit: “ Atë natë nuk kishte as komunistë dhe as çlirimtarë me yll…”Përse? Sepse komunistët nuk kishin marrë ende urdhër për të luftuar dhe ky urdhër nuk ishte dhënë pasi kryeqëndra e tyre, Bashkimi Sovjetik, ishte ende në aleancë me Gjermaninë hitleriane.
Këto fjalë i thotë një luftëtar pjesëmarrës i asaj demonstrate të paharruar, një luftëtar i lirisë. Kush ishte ky luftëtar? Bardhyl Pogoni kishte lindur nё Tiranё nё janar tё vitit 1925. Aty mbaroi shkollёn e mesme dhe mori pjesё aktive nё lёvizjen antifashiste. Babai i tij, Pertef Pogoni kishte qenё zёvendёsministёr i Arsimit tё Shqipёrisё nё kohёn e Mirash Ivanajt. Autoritetet shqiptare profashiste kishin dhёnё urdhёr pёr arrestimin e Bardhylit, mirёpo babai e kishte larguar nga Shqipёria pёr t’i shpёtuar burgimit. U vendos nё kampin e refugjatёve nё Itali ku ishin vendosur edhe Mithat Frashёri dhe shumё personalitete tё tjera politike tё Shqipёrisё. Ai studoi letёrsinё franceze nё Universitetin e Bolonjёs. Nё vitin 1950 emigroi nё Shtetet e Bashkuara. Nё mesin e viteve ‘50 filloi punёn pranё seksionit shqip tё Radio-Europa e Lirё dhe nё vitin 1959 filloi punёn nё Shkollёn Ushtarake tё Gjuhёve nё qytetin Bloomington tё shtetit Indiana. Nё Universitetin Indiana mbaroi studimet e larta dhe nё vitin 1967 mbrojti disertacionin e doktoratit (Ph.D) nё fushёn e gjuhёsisё. Nё vitin 1967 u emёrua profesor nё Universitetin Ëestern Kentucky ku qёndroi deri nё vitin 1972. Prej vitit 1974 e deri nё vitin 1978 Bardhyl Pogoni u pranua si profesor i gjuhёs anglishte nё Tripoli tё Libisё dhe prej vitit 1978 e deri nё vitin 1985 drejtoi Institutin e Studimeve Albanologjike nё Napoli tё Italisё. Gjatё karrierёs sё tij universitare Bardhyl Pogoni botoi shkrime tё ndryshme pёr gjuhёn shqipe. Nё vitin 1949 kishte botuar nё Itali poemёn “Fytyrё e Kombit” kushtuar Mithat Frashёrit. Ky ishte Bardhyl Pogoni.
Pseudohistorianët sharlatanë të regjimit të përmbysur deklarojnë se Mithat Frashëri e mbylli me humbje jetën e tij. Jo, mor zotërinj! Ai humbi vetëm një betejë dhe këtë betejë e humbi sepse nuk ishte vrasës prapa krahëve si ju, nuk ishte i prapaskenave të pështira si ju. Ai ishte për një Shqipëri të lirë demokratike si shumica e vendeve të botës së lirë. Ndoshta me të vërtetë gaboi, por ai nuk donte të derdhte gjak shqiptari si ju. Nuk donte të ngjallte ndjenjën e vllavrasjes midis shqiptarve si ju. Donte bashkimin dhe vëllazërimin e të gjithë kombit në një të vetëm dhe jo si ju që braktisët Kosovën martire për hir të interesave tuaja të pështira.
Le të kthehemi tani në temën e ngritur në fillim të këtij shkrimi: “Kush janë fitimtarët?” Dy janë idetë që janë ndeshur me njera tjetrën gjatë shekullit të kaluar. E para ideja nacionaliste që mbështetej në ekonominë kapitaliste të tregut të lirë ku individi të kishte të drejtën e fjalës dhe të veprimit, të drejtën e pronës dhe të banimit, të drejtën e shkollimit dhe specializimit, të drejtën e votës së lirë dhe përfaqësimit. E dyta mbështetej në ekonominë socialiste ku individi pothuajse nuk kishte asnjë të drejtë, ku prona ishte rrëmbyer dhe bërë pronë e shtetit, ku shkollimet dhe specializimet bëheshin vetëm për persona të zgjedhur nga regjimi, ku e drejta e votës së lirë mungonte plotësisht.
Përfaqësuesit e idesë së parë ishin Mithat Frashëri me pasuesit e tij. Ishim ne që u ngritëm kundër diktaturës totalitare, që luftuam dhe dhamë jetët tona për Liri, për Shqipëri, për Flamurin Kuq e Zi. Ndërsa përfaqësuesit e së dytës ishin diktatori Enver Hoxha dhe pasuesit e tij. Ishit ju, ndjekësit besnikë të tij, që ju zunë duart kallo nga duartrokitjet për të duke i thurrur hymne lavdie dhe kur e patë se ai u përmbys, si rezultat i revoltës popullore, ndërruar fletën dhe u kthyet në socialistë apo demokratë.
Ndaj, në këto ditë, kur në vendin tonë është instaluar sistemi kapitalist i ndërtimit të shoqërisë, pikërisht ai system për të cilin ne luftuam, fitimtarët e vërtetë të tij jemi ne, nacionalistët shqiptarë, është “Apostulli i shqiptarizmës” Mithat Frashëri dhe dishepujt e tij, sepse pikërisht idetë e tij fituan, ndërsa humbësit jeni ju, mbeturinat e sistemit të përmbysur. Ndoshta. Tani për tani, keni arritur majat e pushtetit. Ndoshta, tani për tani, keni arritur majat e pasurimit. Por do të vijë dita që e vërteta do të triumfojë mbi vendin tone dhe të gjitha kanë për t’ju dalë nga hundët. Atëherë juve ju prêt vetëm një gje: ndëshkimi i drejtësisë shqiptare. Kjo ditë do të vij.

Filed Under: Opinion Tagged With: janë fitimtarët?, mendime, reshat kripa, rreth debatit: Kush

PROMOVOHET MEMORIALI I VETERANEVE SHQIPTARO-AMERIKANE

May 8, 2014 by dgreca

Arvizu: I admiroj veterantët e luftës edhe im atë ishte një prej tyre/
KORÇË – Tre ditë pas Ditës së Dëshmorëve të Atdheut, Ambasadori amerikan Alexandër Arvizu ka përuruar sot në qytetin e Korçës, Memorialin dedikuar veteranëve shqiptaro – amerikanë që morën pjesë në Luftën II Botërore.Sëbashku me ish-Presidentin Alfred Moisiu, Arvizu mori pjesë në ceremoninë e inagurimit të Memorialit, duke pohuar se edhe ai vetë është biri i një veteran të kësaj lufte:
“Jam i lumtur që ndodhem mes jush si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Im atë, që sot është 95 vjeç, ka qënë pjesëmarrës në Luftën II Botërore në jug të Francës.
Do të doja të theksoja se kam admirim për të gjithë ata persona që kanë qënë pjesëmarrës në të, luftë që kishte në thelb lirinë.”
E duke iu referuar shqiptaro-amerikanëve që dhanë jetën , ai shtoi: “Unë me këte rast dua të përshëndes të gjitha ata burra që dhanë jetën për lirininë e këtij kombi, sakfricat e tyre që ishin të pashëmbullta, por shumë pak u bënë të njohura.”
Në kuadër të kësaj dite, sot u nderua edhe gazetari dhe shkrimtari shqiptaro-amerikan Peter Lucas me itullin “Emblema e artë e qytetit”, si nismëtar për ngritjen e memorialit në nder të ushtarëve amerikanë.
Nga Korça, ku mori pjesë në përurimin e Memorialit, ish-Presidenti Alfred Moisiu komentoi akuzat e opozitës për përdorimin e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Sipas Moisiut, këto akuza janë si përrallat e Tom Sojerit, ku mungojnë faktet.

Filed Under: Kronike Tagged With: PROMOVOHET MEMORIALI I VETERANEVE, SHQIPTAR-AMERIKANE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • 58
  • …
  • 73
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT