• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2014

Majlinda Kelmendi,tjetër Medalje të Artë

October 31, 2014 by dgreca

PRISHTINË, 31 Tetor/- Sportistja shqiptare nga Kosova, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi, pozicionohet e para në klasifikimin botëror të xhudos për femra.
Në tabelën e publikuar së fundmi në faqen zyrtare të xhudos, krenaria e sportit kosovar dhe në përgjithësi e sportit shqiptar, është e para në klasifikim me 3730 pikë, 300 më shumë sesa konkurrentja në pozitën e dytë, raporton Koha.net.
Në vendin e dytë gjendet holandezja Kim Polling me 3360 pikë, ndërsa në vendin e tretë pozicionohet Clarisse Agbegnenou e Francës me 3330 pikë.
Kelmendi që është në finale të “Grand Slamit” në Abu Dhabi është lidere edhe në kategorinë 52 kilogramë me po aq pikë.
Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vlerësoi Mbretëreshë e sportit kosovar dhe evropian.”10 medale të arta për 2 vite”, shprehet sonte kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, pasi xhudistja shqiptare nga Peja, fitoi edhe medaljen e artë në turneun prestigjioz “Grand Slam” në Abu Dhabi.(Kortezi-Maela Martini)

Filed Under: Featured Tagged With: Kelmendi, Majlinda Kelmendi, tjetër Medalje të Artë

Shqiptarët në Staten Island dhe Brooklyn, mbështetje për Michael Grimm

October 31, 2014 by dgreca

Shqiptarët në Staten Island dhe Brooklyn, mbështetje për Michael Grimm/
Shqiptarët që jetojnë në Staten Island dhe në Brooklyn të Shtetit të Nju Jorkut, po i japin mbështeje të gjërë kandidatit republikan për në Kongres Michael Grimm, i cili ka mdhe një mbështetje masive nga komuniteti italian. Kandidati republikan Grimm, ka moto të fushatës”Michael Grimm- Has Our Back!”. Flayeri i tij elektoral u publikua këtë javë në Gazetën më të vjetër të Shqiptarëve të Amerikës, 105 vjecares”DIELLI”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: dhe Brooklyn, e për Michael Grimm, mbështetj, Shqiptarët në Staten Island

FAMILJA COKU NË NJU JORK IA DHURON BIBLIOTEKN E SAJ VATRËS

October 31, 2014 by dgreca

Këto ditë, i biri i z. Esat Coku, Francesku, solli në Vatër bibliotekën e familjes. Krahas mijëra librave të dhuruara përgjatë 102 vite me radhë, në Bibliotekëne themeluar nga Fan S. Noli dhe Faik Konica, do të jenë në dispozicion të lexuesëve dhjetëra vëllime të dhuruara nga Familja Coku. Ka aty libra histroikë, bibliografikë, letërsi artistike etj.
Z. Esat Coku, tash është në Shqipëri. Kuvendi i Vatrës e ka zgjedhur atë si Advisory board të Vatrës. Ai është një ndër katër pjestarët e familjes Coku, të dënuar së toku me 70 vite burgu.
Dhurimi i bibliotekës familjare në Vatër është shenjë e fisnikërisë së trasheguar. Faleminderit!

Filed Under: Vatra Tagged With: Esat Coku, francesku, libra, ne Vater

LIBRA TË RINJ NË BIBLIOTEKËN E VATRËS

October 31, 2014 by dgreca

Kohët e fundit në Bibliotekën e VATRËS,ku ndodhen mijëra vëllime,botuar gjatë 102 viteve, kanë ardhur libra të rinj.
Shkrimtari Sokrat Shyti nga Tirana ka sjellë romanet:
1- NATA FANTAZMË
2-ZHGËNJIMI
3- MADAM DOKTORESHA
4- PËRMBLEDHJEN”NËPËR LABIRINTET E MORALIT”.etj.
Romani “NATA E FANTAZMËS” e shkrimtarit të talentuar Sokrat Shyti, “panjohuri i madh” , sic e epiteton shkrimtari Agron Tufa, është një kryevepër e Letërsisë së pas shembjes së diktaturës komuniste. S. Shyti është autor i romaneve në dorëshkrime që presin të botohen si: “PËRTEJ MISTERIT”, ” MES TUNDIMIT DHE VORBULLËS”, ” GËRRYERJET E MAKTHIT”, “HIJA E TURPIT DHE E VDEKJES”, ” KOLONELI KRYEDHJAK”, ” SHPRESAT E NËMURA”, ” PËSHTJELLIMET E FATIT I, II”,etj.
Shkrimtari Agron Tufa, na sjell plot entuziazëm zbulimin e vonshëm të këtij shkrimtari, i cili me romanin “Nata fantazmë”, ka arritë kulmin e krijimtarisë. Tufa shkruan: Mund të them se asnjë roman shqiptar deri më sot, nuk ka arritur të prek në mënyrë aq kaleidoskopike shtresat e realitetit shqiptar të kohës së diktaturës. Në sfondin e tejngopur me intriga të mëdha politike të përmasave perandorake, në një pezhishkë të botës, frymon e regëtin “njeriu i vogël”, “njeriu i tepërt”, fati i të cilit rrokulliset nga njëra gjysmëperëndi politike tek tjetra. Por jeta, përditshmëria që konfigurohet mes presave të egra e ingranazheve, fatet e hipertrofizuara që rrëkëllehen nga ankthi në ankth nën syrin survejues të diktaturës, ka gjetur shprhjen e saj autentike në qindra faqe tek romani “Nata fantazmë”. Në faqet e romanit ndjehen ngërçet dhe paralizat e këtyre fateve të njerëzve të vegjël, sikundërse drithërimat e drejtorëve, shefave, ministrave: askush nuk është i sigurtë për fatin e tij, për ekzistencën e tij. Planet e romanit janë të gjera, të tipit tolstojan, por bota, psikika emocionale, komplekset dhe përjetimet metafizike të personazheve që popullojnë romanin janë të frymës dostojevskiane. Ky roman, fatmirësisht ndodhet tash në bibliotekën e Vatrës dhe lexuesi mund ta tërheqë me të drejtë kthimi.
***
Një ndër librat që solli këto ditë vatrani Teki Gjonzeneli nga Vlora, ish i burgosur politik, janë dy kopje të Librit” të Gëzim Ziles”Çështja Çame- Mision i{Pa}mundur 1920-2014″.
Informojmë të intersuarit se libri mund të merret për t’u lexuar nga biblioteka e VATRES, natyrisht me të drejtë kthimi.Autori Zilja, i njohur si deputet dhe kryebashkiak i Vlorës- si dhe në publicistikë, veçanërisht pas ngjarjeve të vitit tragjik të shqiptarëve, 1997, ka qenë kurajoz dhe denoncues i së keq, denoncues i ashpër i skenarëve që sollën vitin tragjik.Libri i tij”Unë e pashë kush e dogji Vlorën’ botuar në vitin 2000, është jo vetëm një dëshmi dhe denoncim kundër antikombëtarëve, por edhe një traktat kurajoz patriotik.
***
“SHËN PALI PUNOI DHE NE BRIGJET E ADRIATIKU”, me autor studiuesin Prof. Dr.Thanas L. Gjika, botuar nga OMSCA-1, Tiranë 2014, arriti me 20 tetor në bibliotekën e Vatrës, me shënimin e autorit”Bibliotekës së Shoqërisë VATRA me respekt për veprimtarinë e shquar në shërbim të Atdheut e të komunitetit shqiptar në SHBA. Librit i paraprinë një parathënie nag autori, që parapërgatit lexuesin për jetën dhe misionin e Apostullit Pal; vijon me një Hyrje, të shkruar nga akademik, Prof. Dr. Jorgo Bulo, për t’ia lënë radhën studimeve Paliane, dhe jetës, udhëtimeve etj.
Libri ka 500 faqe.
***
Po ashtu ka mbërritë nga San Diego edhe libri “Paqe dhe Dashuni” i autorit Tony Ndoj Prendushi në shqip dhe anglisht”Pace and Love”.
***
“ME SYTË E SË VËRTETËS”, një libër me poezi i autorit Vehip Sadiku, u dorëzua në bibliotekën e Vatrës nga Nazo Veliu. Libri ka 206 poezi.
Autori Vehap Sadiku, i lindur në Lushnjë me 5 Maj 1948, përmes vargut dhe ndjenjës përcjell mesazhe shpirti.
***
Vatrani Teki Gjonzeneli, kur u kthye nga pushimet që kaloi në Atdhe këtë Verë, solli në bibliotekën e Vatrës, edhe dy libra:
1- Faik Konica”C’është Liria” , libër me esse të Faik Konicës, përzgjedhur nga Vasilika Sherifi si dhe:
2-Librin e gazetarit Nebil Cika (i riu)”Diktatura e Dosjeve”.
***
Z. Myzafer Cela me banim në Boston, na dërgoi dy kopje të librit të tij me poezi” ISHTE KOHË E LUMTUR AJO”.
Autori ka publikuar më parë vëllimin me lirika”Lule nën Diktaturë”(2005), ndërsa “”Ishte kohë e lumtur ajo” u botua gajtë vitit 2013.
***
Nga Berati ka mbërritur në Bibliotekën e Vatrës edhe libri” Toponimet e Beratit’ me autor Ajet Nallbani, i cili është botuar që në vitin 2006.
***
Vatrani dhe anëtari i Këshillit të Vatrës, z. Uka Gjonbalaj, solli në bibliotekën e Vatrës dy kopje të librit “Reprizë Kohe” të autores Havaja Prelvukaj nga Plava, botuar në Prishtinë më 2014. Vëllimi poetik i Prelvukaj është i ndarë në cikle dhe secili prej tyre qëndron më vete, por i bashkon ndjenja dhe shpirti poetik. Lulebora në Akull; Do të Flas një ditë; Shtegëtimi i dallëndysheve; Shtigjeve të mbyllura; Buzëqeshje e humbur, Nga Ditari i një jete; Pikturë në imazhin tënd, Reprizë Kohe; janë titujt e cikleve që përbëjnë këtë vëllim të bukur poetik.
Në shënimin përcjellës poetja shkruan:
“VATRËS;
Me respekt të vecantë për Ju që mbani ndezur flakën për cështjen Kombëtare atje larg, përtej Oqeanit që prej një shekulli!
Havaja Prelvukaj
Plavë, Gusht 2014.
***
“Bajraktar Prengë Marka Prenga, Flamurtar i Mirditës” është libri i autorit Nikollë Loka, i botuar në Tiranë gjatë vitit 2014.
Libri sic e përcjell titulli, është monografi që i kushtohet Bajraktarit Prengë Marka Prenga , udhëheqës i betejave trimërore; drejtues Kuvendesh, burrë i idealeve atdhetare dhe sakrificave njerëzore.
Libri është i pasur në ngjarje dhe shoqërohet me fotografi. Sponsor i librit është Zef Ndue Prengë Bajraktari, që jeton në Nju Jork. Ai është nip i Bajraktarit të Oroshit. Edhe ky libër i është dhuruar bibliotekës së Vatrës.
***
Vatarni Halit Neza solli në Bibliotekën e Vatrës librin e Ganimete Thaci me titull” Ali Ibra-Zëri i Atdheut”, një antologji poetike, ku nuk mungon edhe proza. Interesin për këtë libër e shtojnë edhe krijimet e posaçme të 18 poetëve, nga krahina të ndryshme të vendit. Ata i kanë thurur vargje të frymëzuar luftëtarit trim, për lirinë e pavarësinë e Atdheut, Ali Ibër Nezajt. Emrat e këtyre autorëve janë: Nehat Jahiu (Kumanovë), Ilmi Dervishi (Tiranë), Lekë Prenga Gjeçi (Lezhë), Pëllumb Xhafer Alia (Tepelenë), Mevlud Buci (Dibër), Ganimete Thaçi (Has), Hazbi Dida (Kukës), Qazim Shehu (Librazhd), Luanda Hajdari (Kukës), ckël poetik nga Gani Qarri (Gjermani), Agim Desku (Pejë),Sejdullah Martinaj(Hollandë), Halil Haxhosaj (Gjakovë), Bledar Tafaj (Shkodër) Sali Mandri (Dibër), Sinan Isufi dhe Esat Bytyçi (Kukës) etj.
***
Adresa
VATRA
2437 Southern BLVD
BRONX, NY 10458
USA

Filed Under: Vatra Tagged With: BIBLIOTEKËN, dalip greca, e Vatres, LIBRA TË RINJ NË

Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut, Jerrold Nadler, merr mbështejen e Ligës Qytetare Shqiptaro – Amerikane

October 31, 2014 by dgreca

Nga Beqir SINA, New York City/
Midtown NEW YORK CITY: Një veprimtari për mbledhjen e fondeve, u mbajt mbrëmë për Kongresmenin Jerry Nadler , në lakalin e Fondacionit Kolombi i Qytetarëve, në Manhattan, qytetin e New Yorkut. Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe PAC, e udhëhequr nga ish-kongresisti Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirley Cloyes DioGuardi i prinë kësaj veprimtarie . Me ata u bashkuan edhe disa anëtarë të Bordit të LQSHA, zoti Faik Lita (me vajzën e tij, Siana), Rifat Mehmeti (me djalin e tij, Flamur), dhe Luan Bukolla.
Në këtë veprimtari morën pjesë gjithashtu edhe Oliver Papraniku, dhe vëllai i tij Larry dhe dhjetëra mbështetës të komuniteteve të tjera përfshirë edhe shqiptarë amerikanë të fushës së biznesit, Bujar Gjata nga Rrënjët Shqiptare. Mbështetësit, e tij – jo-shqiptarë nga komunitetet e tjera – në Qarkun e 10të, të cilin kongresmeni Nadler, e përfaqëson në Uashington, morën pjesë në veprimtarinë për mbledhjen e fondeve për fushatën e tij zgjedhore, e cila përfundon në ditën e zgjedhjeve, e martë, 4 nëntor. (Kongresmenit Nadler iu bashkuan edhe anëtarët e familjes përfshirë gruan e tij Joyce Miller dhe anëtarët e tij të lartë të stafit.)
Kongresmeni Jerrold “Jerry”, Nadler, është një anëtar i lartë i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan – i cili përfaqëson Qarkun 10-të të zonës elektorale e cila përmbledh pjesën e poshtme të Manhattanit, duke përfshirë shumicën e anës perëndimore të Manhattanit dhe pjesës jugore të Brooklynit. Ai e filloi karrierën e tij politike në vitin 1976 në Kuvendin e shtetit Nju Jork, ku ai shërbeu për 16 vjet. Në vitin 1992, pas vdekjes së kongresistit Ted Weiss, Nadler u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve në një zgjedhje të posaçme dhe ka shërbyer në Kongres që nga atëherë. Ai u rizgjodh në mandatin e tij të njëmbëdhjetë, në zgjedhjet e vitit 2012, duke marrë mbi 80 për qind të votave.
Dje, ndërsa bëjnë fushatë, ai foli për të mbështetur atë që quhet “NetNeutrality” në Nju Jork, duke folur për të drejtat e qytetarëve për të u lidhur dhe të komunikojnë përmes “NetNeutrality”. Nadler, në një postim të tij në facebook ka thënë: “FCC nuk mund të lejojë një Internet pay-to-play që do të ndalojë risit dhe të çojë në sjellje anti-konkurruese kompanitë e vogla dhe anëtarët e rinj – nuk duhet të jenë në mënyrë të padrejtë në disavantazh në këtë konkurrencë. Pra, tha ai secili meriton të ketë një qasje të barabartë në shpejtësin e komunikimit – dhe jo të bllokohet apo diskriminohet në asnjë mënyrë të mos ketë asnjë padrejtësi mbasi kjo nuk duhet të tolerohet “.. tha z Nadler.
Jerry Nadler me këtë rast ka falenderuar shqiptarët për përfshirjen e tyre në Luftën e Dytë Botërore, dhe i nxitur nga sugjerimet e mikut të tij Joe DioGuardi para se ai të fliste, tha se ai do të shkruajë një letër në Muzeun Kombëtar të Holokaustit, Yad Veshem, në Jeruzalem për t’i dhënë më shumë njohje për individët shqiptarë dhe familjet e tyre, të cilët gjatë dhe pas LDB megjithë kërcënimet dhe rreziqet e asaj kohe, bënë sakrifica të mëdha për të shpëtuar më shumë se 2000 hebrenj evropiane nga nazistët.
Kongresmeni Nadler, gjithashtu falënderoi shqiptarët për mbështetjen e tyre, dhe përfundoi fjalimin e tij duke thënë, “Unë dua të falënderoj të gjithë shqiptarët dhe Ligën Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe PAC të udhëhequr nga miku im i mirë ish-kongresisti republikan i Nju Jorkut, Joe DioGuardi dhe bashkëshortja e tij Shirli Cloyes DioGuardi, dhe anëtarët e bordit të LQSHA- si dhe miqtë e tyre, të cilët erdhën në këtë veprimtari, për të mbështetur mua në fushatën time.
Disa nga pjesëmarrësit me këtë rast, kan postuar fotot nga takimi rrejtin social në facebook. Ata thanë në njoftimet e tyre se dhjetra mbështetës kan qenë në këtë fushat për ngritej e fondeve, shumica prej tyre shqiptarë, së bashku edhe me një grup i njerëzve të biznesit dhe profesionistëve nga komuniteti kinez-amerikan.
DioGuardi shfrytëzoi rastin për të folur rreth “çështjes shqiptare sot”, të cilën ai e quajti të pazgjidhur ende. Në këtë kontekst ai foli për realitetin e shtypjes së vazhdueshme të shqiptarëve në Ballkan. Kurse, duke theksuar edhe një herë, atë të shpëtimit historik të shpëtimit që ju bë hebrenjve nga shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, DioGuardi kujtojë kodin e tyre të Besës. Gjithashtu, në këtë veprimtari DioGuardi ka treguar një video të shkurtër të redaktuar së dëshimsë së vetë dhe të kongresistit Tom Lantos, një seancë historike, tha ai në pesë orë me anëtarët e komisionit të Jashtëm të Kongresit dhe Senatit në maj 24,1990 organizuar nga LQSHA (në të cilën Dr. Ibrahim Rugova dhe një duzinë udhëheqës të tjerë të lëvizjes demokratike në Kosovë ka dhënë dëshmi gojore dhe me shkrim para Senatit dhe Kongresit Amerikan), duke përgatitur qysh në atë kohë për ndryshimin e politikës së jashtme të Departamentit të Shtetit e cila ishte pro-serbe dhe anti-shqiptare në atë kohë.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jerrold Nadler, Kongresmeni demokrat i Nju Jorkut

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • …
  • 54
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT