• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KOSOVA NË FESTË PRET VAJZAT E ARTA OLIMPIKE

August 3, 2021 by s p

-Kosova është e artë, tha Kryeministri Albin Kurti në festën e pritjes së medalisteve të arta olimpike/

-Tre vajzat e arta të Kosovës kampione olimpike: E para Majlinda Kelmendi në Rio 2016, e dyta Distria Krasniqi dhe e  treta Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë/

-Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Kosova e artë e tre vajzave kampione olimpike, e të parës Majlinda Kelmendi në Rio 2016, të dytës Distria Krasniqi e të tretës Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë, ka festë të madhe në pritjen e ekipit të xhudos që u kthye në Prishtinë në mbrëmjen e 2 Gushtit 2021. Ekipi olimpik i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kampionet e reja olimpike të xhudos, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, u pritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha trajneri i ekipit olimpik të Kosovës, Driton Kuka në konferencën për media, pas aterimit. Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Tokio dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova. Dy medalistet e arta, falënderuan popullin e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme e të cilit thanë se ia dedikojnë medaljet.​ “Shumë shtete, kanë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rrisin investimet në sportin e Kosovës”, tha Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Më pas, ekipi olimpik u nis për në ceremoninë e pritjes të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të mbushur plot njerëz në festën e madhe. Në shesh, kryeministri Kurti në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e tri kampioneve dhe trajnerit Kuka, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve, xhudo është bërë sinonim i fitoreve. “Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024 për tri e më shumë medalje”, tha kryeministri i Kosovës. Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ka raportuar këtë verë se, Kosova arriti sukses historik, të majave të sportit botëror, në Lojërat Olimpike në Tokio – në 26 Korrik 2021 me xhudisten Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë, pas të parës që në ditën e parë të garave në 24 Korrik 2021 me Distria Krasniqin. Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit të kampioneve olimpike që u shpallën zyrtarisht  Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Filed Under: Featured Tagged With: Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova

Majlinda Kelmendi, heroina e gjallë e Kosovës, SHTATORE NE PEJE

February 28, 2020 by dgreca

-Shtatorja e kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, përurohet në vendlindjen e saj – Pejë/

PEJË, 28 Shkurt 2020-Gazeta DIELLI/ Në qytetin e Pejës, në vendlindjen e saj, është bërë përurimi i shtatores së kampiones olimpike në xhudo, Majlinda Kelmendi, e cila është mbështetur e realizuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.
Në ceremoni të organizuar enkas për këtë ngjarje morën pjesë personalitete të shumta të jetës sportive e politike të vendit, ndër ta Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani dhe ka nderuar me pjesëmarrjen e tij edhe vet kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, i cili ka ardhur për të përuruar shtatoren e xhudistes Majlinda Kelmendi.
Në fjalën e saj, Ministrja Dumoshi, tha se me punën e tyre, Majlinda Kelmendi e Driton Kuka na kanë bërë krenarë të gjithëve, dhe uroi xhudisten Kelmendi për shtatoren e saj, duke e vlerësuar si heroinë të gjallë.
“Ne si Ministri e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, shumë shpejtë do të fillojmë ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos” duke marrë premtime për përkrahje edhe nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, me ç’rast edhe e falënderoj kryetarin Vizer për këtë gjë. Po ashtu, të gjithë xhudistëve e xhudisteve që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike u dëshiroj sukses dhe uroj që të gjithë të kthehen me medalje nga Tokyo”, tha mes tjerash ministrja, duke konsideruar se suksesi ynë në xhudo nuk është i rastësishëm për shkak të shpirtit luftarak që na karakterizon.
Ndërsa kryetarja Osmani theksoi se “pavarësisht sfidave dhe problemeve që mund të hasin na kanë dëshmuar se mund të rrezohemi, edhe si popull dhe të ringritemi edhe 1 mijë herë nëse është nevoja. Ngrite vendin aty ku ne si politikan nuk mundëm kurrë. Rinia ka qenë shumë hapa para nesh. Ka ardhur koha që edhe institucionet të vijnë në hapin tënd e ta bëjnë krenar vendin”.
Kryetari i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, tha se Majlinda është mënyra më e mirë e inspirim për sportin, prandaj sipas tij, duhet të jemi krenarë të gjithë./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Majlinda Kelmendi, Shtatore ne Peje

Majlinda Kelmendi-(Best Female Judoka Today)

August 28, 2017 by dgreca

Majlinda merr çmimin më të madh në karrierë/

auto_majlinda1503867036

Majlinda Kelmendi ka fituar çmimin prestigjioz “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.Kampionia olimpike është nderuar me çmimin më të madh në karrierë të dielën në mbrëmje në Budapest të Hungarisë, para Kampionatit Botëror në Xhudo.Botërori nis më 28 gusht dhe zgjat deri më 3 shtator.Në fjalimin e saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare, transmeton Koha.net.“Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra”, ka thënë ajo.Më tej ajo ka falënderuar trajnerin Driton Kuka si dhe ka thënë se çmimi i sotëm është më i madhi në karrierën e saj.

auto_m11503867875

“Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë”, ka shtuar ajo.Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, para mbajtjes së kësaj ceremonie ka thënë se çmimi që mori sot Majlinda Kelmendi është i rëndësishëm sikurse “Topi i Artë” në futboll.

Filed Under: Sport Tagged With: (Best Female, Judoka Today), Majlinda Kelmendi

20 MIJE EURO PER KAMPIONEN MAJLINDA KELMENDI, 8 MIJE PER NORA GJAKOVEN

April 21, 2017 by dgreca

*Ministri Shala uron xhudistet Kelmendi e Gjakova për suksesin e arritur në Evropianin në Poloni/

*Xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro./

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron xhudisten Majlinda Kelmendi për fitoren e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg, respektivisht xhudisten Nora Gjakova, për fitoren e medaljes të bronztë në kategorinë deri në 57 kg, ku të dyja ngadhënjyen me ippon, në Kampionatin Evropian të Xhudos që po mbahet në Poloni, nga 19 deri më 23 prill.Ministri Shala u shpreh se tashmë fitoret e xhudisteve tona nuk i dëshmojnë vetëm cilësinë dhe rezultatet, por janë një shembull i punës për sportistët tjerë që duan të ndjekin rrugëtimin drejt suksesit. Gjithashtu, suksesi i xhudisteve kosovare është model edhe për xhudistet e shteteve tjera të cilat duan të arrijnë suksese në garat ndërkombëtare.

Ministri tha se është pak të shprehemi se ndjehemi të gjithë krenarë dhe të gëzuar për suksesin që ka arritur xhudoja kosovare në arenën ndërkombëtare. Rezultatet që kanë arritur dhe po arrijnë xhudistet tona tejkalojnë kufijtë e sukseseve në fushën e sportit. Ato lirisht mund të llogariten edhe sukses i shtetit tonë, tha Shala.Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja po punon në hartimin e politikave sa më të mira për sportin por edhe duke investuar në infrastrukturë. Në muajin shkurt, MKRS-ja ka nënshkruar memorandum për ndërtimin e Palestrës Nacionale të Xhudos në Pejë, ku ka ndarë 1 milion e 500 mijë euro.Në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulminante në garat ndërkombëtare, xhudistja Majlinda Kelmendi do të shpërblehet me 20 mijë euro, ndërsa Nora Gjakova me tetë mijë euro. Trajneri Driton Kuka do të shpërblehet me 14 mijë euro.(bJ)

Filed Under: Sport Tagged With: 20 MIJE EURO PER KAMPIONEN, 8 MIJE PER GJAKOVEN, Majlinda Kelmendi

100 mijë euro për Majlinda Kelmendin

August 19, 2016 by dgreca

 

1 Majlinda-Kelmendi-shperblim-Kosove-1

-Kosova shpërblen për medaljen e parë olimpike- Xhudistes së artë Majlinda Kelmendi i janë ndarë 100 mijë euro, trajnerit Driton Kuka 50 mijë, xhudistes Nora Gjakova 5 mijë euro/PRISHTINË, 19 Gusht 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kosova shpërbleu sot sportisten që i solli medaljen e parë olimpike dhe ate të artë, si dhe trajnerin e saj.Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri Kujtim Shala u ka ndarë shpërblimet shtetërore kampiones olimpike në xhudo në kategorinë 52 kg, Majlinda Kelmendit, dhe trajnerit të saj, Driton Kuka, për medaljen e parë të artë historike që i sollën Republikës së Kosovës. Po ashtu, ministri i ka ndarë shpërblim dhe Nora Gjakovës, për përmbushje të normës olimpike.
Shpërblimet janë ndarë në bazë të rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate kulmore në garat ndërkombëtare dhe Majlinda Kelmendit i janë ndarë 100 mijë euro, trajnerit Kuka 50 mijë, xhudistes Gjakova 5 mijë euro për normë olimpike.
Ministri Shala u shpreh se ky është një rast historik sepse po ndahet për herë të parë një shpërblim për medalje të artë olimpike për shtetin e Kosovës, duke shtuar se do të vazhdojë të punojë bashkë me federatën e xhudos duke e ndihmuar por duke mos ndërhyrë asnjëherë në punë të organizimit. “Ceremonia dhe çmimet që merrni sot janë meritë e juaja dhe asnjë obligim i yni. Shpresoj dhe besoj qe ky vullnet është shpresa e sportit të Kosovës”, tha ministri.
Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, shprehu falënderimin e saj për përkrahjen e ministrisë dhe të tërë popullit të Kosovës, duke premtuar që kjo medalje nuk është e vetmja por që do të sjellë edhe medalje tjera për Kosovën. Gjithashtu, xhudistja Kelmendi, mori mirënjohje edhe nga nënkryetari i Ulqinit.

Të dielën e kaluar, institucionet e shtetit të Kosovës i organizuan pritje  zyrtare Majlinda Kelmendit, e cila u kthye nga Olimpiada “Rio 2016” në Brazil  me medaljen e artë që e kishte fituar një javë më parë, të dielën e  7 gusht 2016, që është një datë historike për sportin kosovar.

 

Filed Under: Featured, Sport Tagged With: 100 Mije Euro, Majlinda Kelmendi

  • 1
  • 2
  • 3
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT