• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Presidenti dekoron “Nderi i Kombit” xhudistët olimpikë të Kosovës D’Istria Krasniqi, Nora Gjakova dhe trajnerin Driton Kuka

August 9, 2021 by s p

9 Gusht 2021, Presidenti Ilir Meta vlerëson me Dekoratën “Nderi i Kombit” xhudistet kosovare D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova si dhe trajnerin e tyre, Driton Kuka. Me anë të një ceremonie solemne, Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta vlerësoi sot me Dekoratën e lartë “Nderi i Kombit” dy xhudistet kampione nga Kosova, fituese të “Medaljes së Artë” në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe trajnerin e tyre, Driton (Toni) Kuka. Kreu i Shtetit çmoi sportisten D’Istria Krasniqi, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e Xhudos, duke treguar aftësi profesionale dhe talent të padiskutueshëm. Me mirënjohje për pasionin dhe përkushtimin e saj duke dëshmuar cilësi të rralla si sportiste e nivelit botëror, duke ngritur lart krenarinë kombëtare.”. si dhe sportisten Nora Gjakovën, me motivacion: “Në shenjë vlerësimi për rezultatet e shkëlqyera si fituese e Medaljes së Artë në Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020, në sportin e Xhudos. Me mirënjohje ndaj talentit dhe personalitetit të saj, që e shndërroi në një shembull frymëzimi për sportistet e reja, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”. Po ashtu, Presidenti Meta vlerësoi me Dekoratën “Nderi i Kombit” trajnerin e tyre, Driton (Toni) Kuka, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi për talentin dhe personalitetin e gjithanshëm të treguar në sport, me arritjen e rezultateve të larta në sportin e Xhudos, duke fituar me sportistet e tij medaljet e arta në Lojërat Olimpike Verore të Rios 2016 dhe Lojërat Olimpike Verore të Tokios 2020. Me mirënjohje për punën dhe kontributin e tij në sportin e xhudos, që është kthyer në shembull frymëzimi për të rinjtë e të rejat, duke ngritur lart krenarinë kombëtare”. Në fjalën e Tij përshëndetëse drejtuar autoriteteve të larta të sportit të Kosovës dhe Shqipërisë, sportisteve kampione olimpike dhe familjarëve të tyre, kolegëve dhe të pranishmëve në ceremoninë e vlerësimeve, Presidenti Meta u shpreh: “Kur Majlinda Kelmendi mori ‘Medaljen e Artë’ në Rio, të gjithë shqiptarët u emocionuan. Ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, sepse ishte hera e parë që Kosova prezantohej në një veprimtari të tillë dhe me shumë sukses, duke tërhequr mjaft vëmendje. Por tani, kur kemi dy të ‘arta’ nga Tokio, sigurisht që nuk kemi të bëjmë thjesht me një ngjarje dhe me një talent të jashtëzakonshëm, siç ishte dhe është Majlinda Kelmendi, por kemi të bëjmë me një projekt të jashtëzakonshëm, me një vazhdimësi dhe një strategji, me një punë tepër profesionale, por edhe shkencore. Dëshiroj të shpreh falënderimin më të përzemërt për D’Istria Krasniqin, për Nora Gjakovën dhe për Driton Kukën, tre personalitete dhe kampionë të jashtëzakonshëm, të cilët sot kam privilegjin t’i vleresoj me Dekoratën e Lartë “Nderi i Kombit”, për arritjet e tyre madhështore në sportin e xhudos, për këtë diplomaci të jashtëzakonshme sportive që ju keni bërë, ashtu sikurse ishte dhe aderimi dhe prezantimi me sukses i Kosovës në UEFA dhe në FIFA. Këto triumfe dhe ‘Medalje të Arta’, kanë dhënë një kontribut të shkëlqyer për imazhin e Kosovës, për të shtuar respektin ndaj saj në botë edhe nga ato vende që ende nuk e kanë njohur, sepse tashmë njohin fuqinë dhe ambicien e këtij vendi, që prezantohet denjësisht përmes këtyre kryeshqiponjave si Majlinda Klemendi, D’Istria Krasniqi dhe Nora Gjakova, si dhe gjithë ekipi i shkëlqyer i xhudos, së bashku me “arkitektin” Driton Kuka. Faleminderit për atë frymëzim që u keni dhënë të gjithë shqiptarëve, e sidomos të rinjve dhe të rejave, fëmijëve për të qenë plot ëndrra që këto ‘Medalje të Arta’ të shtohen nga shumë të tjera jo vetëm në xhudo, por edhe në sportet e tjera, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku janë në botë!”

President.Al

Filed Under: Featured Tagged With: Distria Krasniqi, Ilir Meta, Nora Gjakova, Toni Kuka

KOSOVA NË FESTË PRET VAJZAT E ARTA OLIMPIKE

August 3, 2021 by s p

-Kosova është e artë, tha Kryeministri Albin Kurti në festën e pritjes së medalisteve të arta olimpike/

-Tre vajzat e arta të Kosovës kampione olimpike: E para Majlinda Kelmendi në Rio 2016, e dyta Distria Krasniqi dhe e  treta Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë/

-Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 2 Gusht 2021/ Kosova e artë e tre vajzave kampione olimpike, e të parës Majlinda Kelmendi në Rio 2016, të dytës Distria Krasniqi e të tretës Nora Gjakova në Lojërat Olimpike në Tokio këtë verë, ka festë të madhe në pritjen e ekipit të xhudos që u kthye në Prishtinë në mbrëmjen e 2 Gushtit 2021. Ekipi olimpik i xhudos që përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020, kampionet e reja olimpike të xhudos, Distria Krasniqi e Nora Gjakova, u pritën në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.

“Kemi shkuar për një medalje, por u kthyem me dy dhe kjo është diçka e jashtëzakonshme”, tha trajneri i ekipit olimpik të Kosovës, Driton Kuka në konferencën për media, pas aterimit. Kosova u përfaqësua me pesë xhudistë në Tokio dhe fitoi dy të arta, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, dhe një vend të shtatë, Akil Gjakova. Dy medalistet e arta, falënderuan popullin e Kosovës, për mbështetjen e vazhdueshme e të cilit thanë se ia dedikojnë medaljet.​ “Shumë shtete, kanë shprehur interesim për bashkëpunim në sportin e xhudos pas suksesit që e patëm dhe kjo është një krenari e madhe. Këto medalje kanë hapur rrugë për donacione nga federatat ndërkombëtare, por edhe do të rrisin investimet në sportin e Kosovës”, tha Daulina Osmani, zëvendësministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Më pas, ekipi olimpik u nis për në ceremoninë e pritjes të organizuar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, të mbushur plot njerëz në festën e madhe. Në shesh, kryeministri Kurti në fjalën e tij vlerësoi angazhimin e tri kampioneve dhe trajnerit Kuka, falë punës dhe përkushtimit të të cilëve, xhudo është bërë sinonim i fitoreve. “Në Rio ishte hera e parë, morëm një medalje, në Tokio hera e dytë, morëm dy medalje, dhe tani le të fillojnë përgatitjet për Paris 2024 për tri e më shumë medalje”, tha kryeministri i Kosovës. Gazeta DIELLI e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA ka raportuar këtë verë se, Kosova arriti sukses historik, të majave të sportit botëror, në Lojërat Olimpike në Tokio – në 26 Korrik 2021 me xhudisten Nora Gjakova fitoi medaljen e dytë të artë, pas të parës që në ditën e parë të garave në 24 Korrik 2021 me Distria Krasniqin. Në Lojërat Olimpike në Tokio, në  ceremonitë e dorëzimit të medaljeve Flamuri i Republikës së Kosovës nën tingujt  e Himnit Shtetëror u ngrit në majën më të lartë – për të artat historike në festën botërore të sportit të kampioneve olimpike që u shpallën zyrtarisht  Distria Krasniqi e Nora Gjakova.

Filed Under: Featured Tagged With: Distria Krasniqi, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova

NORA GJAKOVA, MEDALJA E DYTË E ARTË PËR KOSOVËN NË TOKIO 2020

July 26, 2021 by s p

Një sukses i madh për shtetin e Kosovës në Lojërat Olimpike të Tokios në Japoni. Xhudistja nga Peja, Nora Gjakova të shtunën me 26 korrik fitoi medaljen e artë në kategorinë deri në 57 kg për femra. Xhudistja Nora Gjakova siguroi medaljen olimpike pasi mundi japonezen Tsukasa Yoshida në gjysëmfinale. Kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Olimpike.

Në Rio, më 2016, xhudistja Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë. Të shtunën me 24 Korrik xhudistja Distria Krasniqi fitoi medaljen e parë të artë teksa mundi në finale japonezen, Funa Tonaki. Xhudistja Krasniqi para se të shkonte në finale mundi Urantsetseg Munkhat të Mongolisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Nora Gjakovën për medaljen e artë që e fitoi sot në Tokio. Sipas presidentes, fitorja e Gjakovës në një ditë zie për Kosovën, është dritë. “Në këtë dite zie për popullin tonë, Nora Gjakova i solli dritë Kosovës.  Faleminderit Nora e artë, që duke ecur rrugës së Majlindës e Distrias po i jepni motiv një populli të tërë për t’u ringritur edhe në vështirësi.  Xhudistet tona po arrijnë majat që shumë shtete i kanë ëndërruar. Ato janë epiteti më i mirë i Kosovës së ditëve tona. Përzemërsisht, ju faleminderit”, ka shkruar Presidentja Vjosa Osmani. Ekipi Olimpik i shtetit të Kosovës ka pritshmëri që të rrisë më tej numrin e rekordeve e medaljeve, arritje  e cila bën krenarë të gjithë shqiptarët kudo në botë për këtë paraqitje historike.

Filed Under: Featured Tagged With: Kampione Olimpike, Nora Gjakova

Artikujt e fundit

  • Kosova pret “Defender Europe 23”
  • E KEQJA VJEN CDO DITE NGA PAK…
  • KALLUSHI, RUGOVA DHE XHEMA…
  • Rikthimi i grekoproblemit në Himarë për shkak të korrupsionit shqiptar
  • LEONARD NEWMARK OBITUARY
  • U mbajt Akademi përkujtimore dhe promovimi i librit FRROK GOJANI PEDAGOG DHE MISIONAR I DENJË I SHKOLLËS SHQIPE
  • V I K T O R G J I K A…
  • Figurat
  • SHKOLLA DHE SPITALE APO ARSIM DHE KUJDES SHËNDETËSOR?
  • Miqtë apo vartësit e Fatos Baxhakut?
  • PER KRISTAQ DHAMON…
  • TË ARRITURAT E AMBASADORËVE TË KULTURËS, GJUHËS DHE TRADITËS SHQIPTARE NË SKANDINAVI NUK KANË TË NDALURA
  • Në Prishtinë hapet Seminari i 40-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare
  • Një atentat për shqiptarët dhe një dhuratë për Serbinë !
  • Kryeministri Kurti e Presidentja Osmani pritën në takim Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT