Me një flamur gjigand e ka kremtuar diten historike te 102 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, diten e Flamurit Kuq e Zi, Tetova Shqiptare. Flamuri gjigand sic percolli media, por dhe rrjetet sociale në Pallatin e Kulturës.
Si rrale ndonjehere tjeter ,Qyteti i Tetovës me 28 Nentor ishet veshur kuq e zi, dhe ishte pushtuar I teri me simbolet kombëtare, duke e kremtuar ne menyre festive Ditën e flamurit shqiptar dhe 102 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, njofton TetovaSot.
Ne fakt nuk eshte hera e pare qe ndodh kjo ne Tetove, qe eshte jo vetem kryeqendra shqiptare ne Maqedoni, por edhe kryeqendra e partive politike shqiptare,-Flamuri gjigand për herë të parë në Tetovë u shfaq në vitin 2012 për të përkujtuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Archives for November 2014
DEGA E VATRES NE HARTFORD FESTOI 102 VJETORIN E PAVARSISE
Me dt 27 Nentor 2014 Dega Vatra Hartford CT organizoi me komunitetin shqiptar Festen e Flamurit, ne nje Mbremje festive Madheshtore nen tingujt e muzikes shqiptare te te gjitha trevave me kengetaret respektive Ylli Baka dhe Entela Ilirjani, ndezen Flakadanin e Shqiptarise, Shpalosen Krenarine Kombetare si pjese e Identitetit Shqiptar ne Token e Bekuar te Amerikes, dhe per disa ore me rradhe Hartfordi u shendrrua “Vlora” Shqiptare, “Vlora” e Pavaresise, Vlora e Ismail Qemalit, Vlora e Flamurit! Kete Mbremje Festive e nderoi me Prezencen dhe Fjalen e tij pershendetese Kryebashkiaku i Kryeqytetit te Shtetit te Connecticut-it -z. Pedro E. Segarra dhe pjesetare nga stafi i tij. Sikunder u shpreh z. Pedro E. Segarra-Sot u ndjeva Shqiptar edhe une, dhe jam shume i impresionuar nga Krenari Kombetare qe ju po tregoni sot! Ne kete Mbremje Festive nuk mungoi edhe Familja ime me niper e mbesat e mija, qe nga Joshua, Angelo, Marrisa, Lira dhe Emma 6 muajshe te veshur me ngjyrat kombetare te flamurit tone Shqiptar. Me kete rast ju Shpreh Bashkekombasve te mij kudo qe ndodhen ne trojet shqiptare e Bote :Gezuar Festen e Flamurit!
Nderime Respekte e Atdhedashuri
.
Raimonda MOISIU/
Hartford CT USA
Shqipëri, festohet 102 vjetori i pavarësisë
Në Shqipëri sot u festua 102 vjetori I Pavarësisë së vendit. Krerët më të lartë të shtetit ishin në Vlorë, qyteti ku u shpall Pavarësia më 28 nëntor të vitit 1912.
Presidenti Bujar Nishani, kryetari i parlamentit Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit. Mijëra qytetarë, nga qyteti i Vlorës e nga zona të tjera të vendit si dhe nga Kosova e Maqedonia ishin mbledhur në Sheshin e Flamurit.
Këtë herë simboli kombëtar shqiptar u ngrit nga dy sportistët Romela Begaj dhe Daniel Godelli, falë të cilëve, vetëm pak javë më parë, flamuri i Shqipërisë u valëvit në kampionatin botëror të peshëngritjes ku ata u shpallën fitues.
Përveç himnit kombëtar, në ceremoni nuk pati deklarata nga asnjëri prej drejtuesve të Shtetit të cilët vijuan më pas të ndarë me aktivitete të tjera.
Kreu i opozitës Lulzim Basha bëri pasdite homazhe pranë bustit të Ismail Qemalit në Tiranë, ndërsa më herët gjatë ditës ai kishte bërë homazhe edhe pranë bustit të Adem Jasharit në kryeqytet si dhe në varrezat e Dëshmorëve për 70 vjetorin e çlirimit nga nazifashizmi.
Demokratët vazhdojnë të njohin si festën e çlirimit 28 Nëntorin dhe jo datën zyrtare të 29 Nëntorit.
URIME PER SHKËMBIMIN E SHTATOREVE NË PRISHTINË DHE VLORË!
Nga Mr.Sc.Mehmet Prishtina/
CEO/Founder/
Baballarët e Kombit Shqiptar, Hasan Prishtina dhe Ismail Qemali, të udhëhequr nga fryma e unitetit dhe e integritetit të popujve dhe marrdhënive të mira fqinjësore, edhe pas një shekulli, po shërbejnë si një shembull dhe tregues i mirë eksperience, se si thyhen kufijtë e ndarjes në mes të popujve me qëllimin e përbashkët dhe fisnik, që të gjithë të jetojnë të intergruar në një familje të madhe europiane.
Me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në nivelet më të larta shteterore arritëm të realizojmë me sukses ngritjen, nderimin dhe përjetësimin në bronz, të figurës së Hasan Prishtinës në tri kryeqendrat shqiptare: në Prishtinë, në Shkup dhe nëTiranë, dhe në fund të kurorëzojmë dekorimin në nivelin më të lartë të Shtetit Shqiptar.
Personalisht ndjejë një kënaqësi të veçantë, që dhe në nivelin e të dy bashkive, asaj të Prishtinës dhe Vlorës, u pranua propozimi im drejtuar Shtetit Shqiptar, ndërmjet Këshilltarit të President Nishanit, z. Ndriçim Kulla dhe Drejtorit të Kontrollit të lartë të shtetit, z. Bujar Leskaj, i cili më 17 Janar 2014, kur unë dorëzova kërkesat e mija zyrtare me shkrim, President Nishanit, Kryeministrit Rama, dhe Kryeparlamentarit Meta, për rivarrimin e mbetjeve mortore të Hasan Prishtinës nga Kukësi për në Varrezat e Panteonëve, të cilat i mungojnë Tiranës dhe Prishtinës, u zotua në emër të Kryebashkiakut të Vlorës dhe Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, që këtë projekt do ta bënin realitet andaj i falenderoj nga zemra.
Më gëzon fakti që nga ky bashkëpunim i suksesshëm, u arrit të sigurohen mjetet e nevojshme për financimin dhe realizimin e këtij projekti madhor, të cilin unë e kisha propozuar në Janar dhe Prill të vitit 2014 nëTiranë dhe Prishtinë. Prandaj përgëzoj dhe falenderoj të gjithë stafin e bashkisë së Vlorës dhe të Prishtinës, për kujdesin që treguan në përfundimin e këtijprojekti kombëtar.
Kjo ide e hershme, të cilën e kishim menduar që në vitin 1997, në Munich dhe në Tiranë, së bashku me zonjën e nderuar Nermin Vlora Falaskin, mbesa e Ismail Bej Vlorës, tani po behët realitet. Shpirti i saj u prehtë në paqe perderisa ëndrrat tona po behën realitet.
Sot po konstatoj me kënaqësi të veçantë, se ngritja e vetëdijes qytetare shqiptare, po thyenkufijtë shqiptar dhe ato të shteteve fqinje duke reflektuar, demokraci, barazi, eurointegrim me vlerat e figurave që jetuan me këtë frymë të bashkëpunimit me popujt e tjerë edhe para një shekulli dhe që po shërbejnë si një shembull brilant edhe në ditët e sotme.
Mëdatën 2 Maj 2014, obligimi i vonuar i shtetit shqiptar për të dekoruar Hasan Prishtinën nga Presidenti Nishani me “Urdhërin e Flamurit” po bëhej realitet, lindi pyetja se kush do të ishte personi i duhur, që do ta pranonte këtë nder kaq të madh?
Carrie Hooper:SHQIPTARE- GEZUAR 28 NENTORIN!
HAPPY ALBANIAN FLAG!/
HAPPY ALBANIAN INDEPENDENCE DAY!/
I dashur Dalip;
Editor i DIELLIT!/
Përshëndetje! Desha t’i uroja të gjithë shqiptarët kudo në botë për Ditën e Flamurit. Në këtë ditë të madhërishëm t’i kujtojmë atdhetarët tanë që me gjak dhe djersë flijuan vetveten për lirinë e kombit shqiptar dhe për daljen nga robëria pesëshekullore të vendit e shqiponjave. T’i lartësojmë margaritarët e historisë shqiptare si motrat Qiriazi, Dora d’Istrias, Edith Durham, Gjerjj Fishtën, dhe mijëra dritë të tjera që shkëlqenin me praninë e tyre. Ta kujtojmë heroin tonë më të madh Gjerjj Kastrioti-Skënderbeun! T’i kujtojmë me mirënjohje kontributet e shqiptarëve në mërgim dhe punën e palodhur të shoqatave shqiptare si Vatra dhe të lidhjeve të tjera të shkrimtarëve dhe të artistëve. T’i festojmë virtytet shqiptare si mikpritje, trimëri, tolerancën fetare, dhe dashurinë për lirinë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë!
Carrie Hooper
Ermira/ New York
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 69
- Next Page »