• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2014

NGUSHELLIME EDA DHE VISAR ZHITI PER HUMBJEN E DJALIT

December 20, 2014 by dgreca

Kur ktheheshim njerezit nga varrimi i nënës se shkrimtarit Visar Zhiti, dikush tha: iku si nënë e vuajtur, por e lumtur. Vuajti burgun e te birit, por provoi krenarine qe i biri u be minister.
Por sot, te gjitha fjalet kane marre arratine dhe nuk gjendet dot as edhe nje germe per te ngushelluar Edën dhe Visarin.
Pamvaresisht hatermbetjeve, qejfmbetjeve, zemra me dhimbjen per humbjen jane jashte kontrollit te çdo lloj kujtese, e mbartin vetem nje pyetje- O Zot, nuk u ngope qe e bere te vuaje si djale Visarin kur ishte i ri, por kerkon prova prej tij edhe si at?! 
Me i bukuri i djemve, dy metra djale, plot endrra, deshira dhe mall, me te fshehta te rinjsh dhe bukuri ende te paperfunduar, iku, u shemb nga nje send pa jete, nga nje motorr i parendesishem qe, ne sekonde, transformoi tre jete- Atjonin e la pergjithmone 20 vjeç, Eden dhe Visarin filloi t’i zbardhe, t’i kerruse, t’i mbushe me te pamunduren, te paimagjinueshmen- dhimbje, nga ato dhimbje, ku, asnje prej miqve te ngushte, shokeve, te njohurve dhe te panjohurve nuk te heq dot asnje grame. Asnje fjale e te gjithe neve nuk e ngushellon dot Eden e Visarin, por, nese, ne qeli, i shkoi vetem ndonje shok i rralle, tani, te pakten, t’i jemi prane. 
I qofte dheu i lehte Atjon Zhitit!
Lotët pushtojne tere qenien time…..Mbahu Visar! Meso te durosh edhe kete gjëmë! Eda, nuk ka ngushellim, derisa t’i shkosh pranë djalit me te bukur qe qielli e deshi sot aq deshperimisht, sa e mori! 
Dhembshurisht, Miranda e Maksi HAXHIA
***
Federata VATRA che Gazeta Dielli i shprehin ngushellimet me te thella Eda dhe Visar Zhitit per humbjen e djalit te tyre te dashur, Atjon Zhiti. Ne keto caste te veshtira, Zoti u dhashte force e qendrese. I perjetshme kujtimi i Atjonit. Shpirti ne Paqe!

Filed Under: Vatra Tagged With: Atjon Zhiti, Eda, ngushellime, Visar

Të jesh “mister” në Shqipëri

December 20, 2014 by Administrator

nga Saimir Demi/
U deshën fitoret e fundit të Vllaznisë, për të na sjellë në qendër të vëmendjes trajnerin e klubit shkodran Baldo Rainerit, të cilin e kemi konsideruar si të hyrë nga dritarja e futbollit shqiptar, një arsye më shumë që na bëri ta shihnim me përbuzje prej ditës së mbërritjes. Ndoshta filluan të na pëlqenin edhe humbjet e njëpasnjëshme të skuadrës që drejtonte, pasi në një farë mënyre i jepte jetë parashikimit tonë, sipas të cilit ky njeri nuk ia vlen. Ndoshta kjo vjen edhe nga fakti, që të bësh ksenofobin kur në përgjithësi je ksenoman do të thotë të jesh i kohës. Teknikun zviceran e trajtuam si një Baldo të zakonshëm dhe më shumë na ra në sy modeli i tij i flokëve, i pëlqyeshëm në një periudhë vitesh të hershme, kur njerëzit lëviznin nëpër rrugë me nallane. Por edhe veshja fare e zakonshme që mbulonte një bark ekstravagant për nga madhësia, duke të dhënë përshtypjen që poseduesi nuk ishte as sportiv dhe jo më trajner i kualifikuar. Pra nuk mund të flitej për “mister”. Dhe mbi të gjithë gjashtë humbje rresht, ndërsa Vllaznia precipiton në fund të tabelës së klasifikimit, duke të servirur sërish imazhin e frikshëm të një sezoni më parë. E mallkuam që nuk po dorëzohej dhe u treguam edhe më të padrejtë duke e identifikuar si përgjegjësin e vetëm të gjendjes së kësaj Vllaznie, megjithëse e dinim mjaft mirë që mëkatarët janë diku tjetër. Ne kemi qenë dhe jemi çdo ditë këtu dhe nuk ka se si të na ketë shpëtuar më kryesorja, që me Baldon ose jo, për nga mënyra se si menaxhohet, kjo skuadër është e pashpresë të shkojë më lart, pavarësisht se përfaqëson një emër emblemë të futbollit të vendit. Ndërsa tekniku i duroi të gjitha, duke arritur ta mbajë të karrikuar skuadrën edhe kur klubi nuk kishte para për t’i hedhur naftë autobuzit dhe futbollistët merrnin bukë me vete. U tregua korrekt edhe në momentet më të vështira, qoftë edhe duke e nxjerrë dorën nga xhepi për t’ia zgjatur kolegëve dhe ndeshje pas ndeshje na bindi, se është i aftë edhe për ta rreshtuar ekipin në fushë sipas karakteristikave të kundërshtarëve që do të kishte përballë. Grumbulloi me të tijët aq pikë në një kohë rekord, saqë edhe nëse Vllaznia largohet që tani nga kampionati është e shpëtuar nga rënia një kategori më poshtë. Pra nga ana profesionale Rainieri nuk është aspak për t’u përbuzur, madje është vërtetë një mister.
Tashmë për skeptikët ka mbetur si armë vetëm analiza e kurrikulumit të tij, që pavarësisht paraqitjeve të fundit mbetet gjithsesi i varfër. Por edhe në këtë rast ka vend për të diskutuar, mafton të pyesësh veten se cila është në Shqipëri njësia krahasuese. Këtu të gjithë trainerët kanë drejtuar pas viteve ’90, ku në të shumtën e kohës futbolli ynë ka qenë mediokër dhe në rastin më të mirë fare i zakonshëm. Janë shumë të rrallë ata që e përfundojnë një edicion në të njëjtën pankinë, për të mos përmendur më pas një mori ndeshjesh me rezultate të dyshimta, ku me dashje ose jo kanë qenë prezentë edhe një pjesë e personazheve të tanishme. Pikërisht për këtë, Baldo mund të cilësohet edhe një herë mister, duke e luajtur së bashku me skuadrën e tij ndeshjen e së mërkurës sikur të ishte e jetës, megjithëse ato pikë nuk i bënin asnjë punë. Dhe pasi qau, tani na ironizon duke bërë në pistë si aeroplan, ndërsa ne nuk na duket më i shëmtuar, madje edhe duke iu referuar paraqitjes së jashtme.

Filed Under: Sport

Sot: “Kater Kambere per nje dere”.

December 20, 2014 by Administrator

 

Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi.  Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ?

Nga Albano Kolonjari

 

Kush do te jete Kampionia e dimrit ne Shqiperi.  Kukesi, Tirana, Partizani apo Skenderbeu ? Duhen edhe 90-te minuta per ta mesuar kete. Kuksianet te cilet udheheqin kampionatin do te luajne ne Vlore, perballe Flamurtarit vendas. Kuqezinjte e Vlores, vijne ne kete takim pas humbjes ne Korce me Skederbeun 1-0. Vlonjatet do te kerkojne ta fitojne kete takim ashtu sic bene dy jave me pare me Partizanin duke ndaluar marshimin e te kuqve.  Kampionet ne fuqi,  Skenderbeu luajne ne Shkoder me Vllaznine, e cila nga ana e saj ka regjistruar pese fitore rradhazi. Ne Loro Borici, Vllaznia do te kete ne perkrahje te saj edhe tifozerine kuqeblu, e cila eshte e entuziazmuar sidomos pas fitores se Vllaznise ne Tirane me Partizanin.  Korcaret nga ana e tyre do te synojne tre piket, vetem keshtu ata do te forconin pozitat e tyre per te synuar titullin e peste rradhazi ne nje kampionat me me shume revalitet si ky i sivjetmi.  Legjenda e futbollit shqiptar, Partizani do te luaje nje ndeshje te lehte ne leter, por te veshtire ne fushen e lojes. Te kuqte do ta mbyllin fazen e pare ne Elbasan, perballe skuadres vendase qe ndodhet ne vendin e fundit ne renditje. “I mbyturi te mbyt”, tekniku i kuq Shpetim Duro e di kete shume mire, Partizani vjen pas dy ndeshjeve zhgenjyese (Flamurtari-Partizani 1-0 dhe Partizani-Vllaznia 0-1). Nje humbje ne Elbasan do te trondiste pozitat e teknikut Duro, por edhe te ekipit te Partizanit qe synon titullin Kampion. “Zonja” e kampionateve shqiptare Tirana, luan ne shtepi perballe Teutes, qe kete sezon nuk ka treguar cilesite e saj. Gjithsesi qe Tirana ta mbylle vitin ne krye te renditjes duhet qe Partizani, Kukesi dhe Skenderbeu te humbin takimet e fazes se fundit.

Filed Under: Sport

LAMTUMIRE ROZI!

December 19, 2014 by dgreca

Të Enjten e 18 Dhjetorit, komuniteti shqiptar përcolli me dhimbje e pikëllim të thelle për në banesën e fundit, shkrimtaren, gazetaren,poeten, përkthyesen, vatranen Rozi Theohari, që u nda nga jeta pas përballjes me sëmundjen e kancerit.
Pas shërbimeve funerale që komuniteti shqiptar dhe ai amerikan kryen gjatë ditës së Mërkurë, me 17 Dhjetor, në Shtëpinë Mortore, ku ishte vendosë trupi i së ndjerës,ditën e Enjte, nën drejtimin e Kancelarit të Kryekishës së Shën Gjergjeit, At’ Arthur Liolin, u organizua mesha në gjuhën shqipe. Në meshë ishin të pranishëm familjarë e të afërm, përfaqësues nga komunitetit shqiptar si Konsulli i nderit për Masachusetts Stefan Kochi, dhe Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, i shoqëruar nga anëtari i kryesisë Cezar Ndreu dhe Editori i Diellit Dalip Greca, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan Adnan Mehmeti dhe Kryetarja Raimonda Moisiu, Mark Kosmo nga MASSBESA, Shkrimtari Gaqo Bushaka, poeti Mhill Velaj, Presidentja e Shoqatës së Mjekve shqiptaro-Amerikan Lidnita Coku, Kryetari i Shoqatës Kombi, Artur Vreka, Rita Saliu me bashkëshortin dhe personalitete të tjerë. Të ndjerës Rozi Theohari i kanë dhënë lamtumirë me fjalime të shkurtëra Raimonda Moisiu,dr. Gjon Bucaj, dr.Lindita Coku, dhe në emër të familjes i vëllai i Rozit, Kico Ceku, që shpalosi copëza nga jeta e motrës Rozi.
Në fjalën e tij të shkurtër dr. Gjon Bucaj, tha:
Lamtumira e funditasht gjithmonë e trishtë, e tillë ashte dhe e sotmja për të gjithë ne, sidomos për familjarët e të ndjerës,pranë të cilëvet kemi ardhë për të përcjellë Rozin së bashku dhe për t’ua lehtësue sadopak dhimën.
Rozi Theohari ishte antare e përkushtueme dhe përkrahëse e “Vatrës”, në gjurmat e Dardharëvet paraardhes,dhe bashkëpuntore e gazetës “Dielli”,si intelektuale e mirëfilltë dhe shkrimtare e talentueme. Ajo ishte edhe antare e Shoqatës së Shkrimtarëvet Shqiptaro-Amerikanë, ishte afër Kishës së Nolit dhe, përgjithësisht, gjithnji aktive në bashkësinë e shqiptarëve të Amerikës, qyshë prej kur shkeli në ketë tokë të bekueme, në atdheun tonë të dytë.
We will cherish the great memories of her and we will alëays remember her kindness and the beautiful smile on her face.
Në emën të kryesisë se Vatres, dhe timin personal e të familjes sime, si dhe të tëgjithë antarëve të Federatës Panshqiptare VATRA, u sjell familjes Theohari & Ceku dhe të afërmve të tyne, përdhimtimet ma tëthella, me uriminqë në të ardhmen të kenë vetëm gëzime.
Pas meshës në mjediset e Kryekishës Orthodokse Shqiptare Shën Gjergji, u ekspozuan librat e shkrimtares Rozi Theohari. Pjesmarrsit bënë fotografi rreth ekspozitës dhe sollën në bisedat e tyre kujtime rreth Rozit dhe krijimtarisë së saj(te plote mund ta lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Komunitet, Vatra Tagged With: dalip greca, LAMTUMIRE ROZI!

Të shporim:Sovjetët, spiunët dhe komunistët!

December 19, 2014 by dgreca

Nga Lek Mirakaj/
Thirje e fortë dhe e guximshme.Kur themi e guximshme, kemi parasyshë reagimet që do vinin pas kësaj thirje të fortë.Dhe reagimet nuk vonuan.«Marionet» u quajt nga ai ,që të paktën ne të persekutuarit ,prisnim ti bashkohesh nismës.Që dosjet duhet të hapen ,nuk ka asnjë dyshim.Njerzit duhet ta dinë çfar ka ndodhur në birucat e errta të sigurimit dhe si organizohesh proçesi i përndjekes dhe dhunës.Shoqërija shqiptare duhet të dij kush qenë kriminelët ,urdhëruesit dhe zbatuesit e krimeve ,që me të drejtë theksohet se ishin më të tmershmet e tërë lindjes komuniste.Shoqërija shqiptare duhet të dijë se kush nga politikanët ,gjygjtarët,zyrtarët tanë ishin në eskortën e krimit dhe kush nga ata qenë spijun bashkëpuntor në krime.Pranohet nga të gjithë ,se një nga shkaqet që tranzicioni po zvarritet prej vitesh,është mungesa e trasparences dhe përfshirja e njerzve të inkriminuar në administratë e politikë.Aresyeja është e thjeshtë.Demokracija është vullnet i shprehur nga njerëz të lirë.Dhe njerëz të lirë nuk mund të jenë ata që kanë skelete në sirtarë.Njerëz të lirë nuk janë ata që shantazhohen nga kryetar partish,që në kundershtim me ligjin, i kanë dosjet e njerzve të zgjedhur prej tyre.Sa e vërtetë është kjo,do mjaftonte fakti që sa herë që kanë dashur, dosjet janë përdorur në mënyren më të.turpshme.Le të kujtojmë të pakten dy raste të jashtëzakonshme ,kur dosjet janë tundur për kandidatët për president.Cinike dhe e turpshme.E përmenda këte për të treguar se sa kurajo mund të kenë ata individ që kanë hije në të kaluaren e tyre për të ngritur zërin kundër atyre që zotërojnë dosjet e tyre.Hapja e dosjeve jo vetëm që do pastronte administraten nga të inkriminuarit,(po egzistoj vullneti,për mue shum e dyshimtë,)po do i bënte njerëz të lirë edhe ata që e vuajnë të kaluaren e tyre.Dhe më e rëndësishmja ,do shmangte shantazhin e dosjeve.Diskutohet për “modele”kur zgjidhja është shum e thjeshtë.Mjafton të pranohet e vërteta absolute,”KRIMET KUNDER NJERZIMIT”nuk parashkruhen dhe at-herë ,le të themi se preferojmë modelin gjerman.Po mos të harojmë se Gjermanija demokratike akoma sot i denon krimet e ndodhura para 70 vjetësh.Mos të fshihen mbas gishtit, jo shkelje të drejtave kushtetuese e justifikimesh bajate që përdorin gjoja konstitucianalistët tanë, njerëz që në shumicen e tyre janë pjesë e krimit komunist.Gjatë një emisioni televiziv,moderatori demostroj një dosje ku operativi tregonte se e ka rekrutuar individin duke e shantazhuar me gruan a famljen.Shantazhi dhe dhuna formalisht denoheshin edhe me ligjet e satrapit Enver.Le të gjykohen me ligjet e asaj kohe ata që kanë shkelur ligjet e asaj kohe , i kanë lënë të shkruara vetë se çfar kanë bërë.Dhe at-herë ,ashtu si thotë ajo grua trime dhe jo”marionetë» do i shporim sovjetët ,spijunët dhe komunistët nga politika ,drejtësija dhe administrata.Le të shpresojmë se reagimi i kryetarit të grupit demokrat ,qe një lapsus dhe ajo forcë politike që shumica e ish të persekutuarve i ka dhënë besimin deri tani ,do i bashkangjitet nismës se deputetes Doda.Për ne të persekutuarit e diktatures qëndrimi ndaj këtij problemi është treguesi se kë në të vërtetë opozita përfaqëson.Ne nuk harrojmë krimet dhe konsiderojmë se është koha për çdo individ, për cilëndo forcë politike, të tregojë me ke eshtë.Është me dëkomunistizimin e pa kompromis që do na afroj më shpejt me evropën ,apo bashkëjetesen me të keqen dhe turpin.Është koha për veprim,llafet dhe demagogjija nuk pijnë më ujë.Ne ish të persekutuarit dhe shumica e shqiptarve që duan nj demokraci të vërtetë, do gjykojmë veprat dhe jo fjalët as lojrat e Veliajt me projekte për hapje dosjesh pa lustracion.Boll.Le ti shporim……

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe komunistët!, lek mirakaj, spiunët, Të shporim:Sovjetët

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 64
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT