New York- 04.12.2014/
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara sot debaton për zhvillimet në Kosovë.
Në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, për periudhën prej 16 korrikut e deri më 15 tetor të vitit 2014, që është publikuar në faqen në Internet të OKB-së, theksohet se “zhvillimet kryesore politike ndërlidhen me dështimin për krijimin e Parlamentit të ri të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare më 8 qershor 2014”.
Në këtë kuadër, zoti Ban thekson se “është veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e zgjatur politike në Prishtinë dhe ndikimin negativ të saj në progresin e arritur deri tash në forcimin e institucioneve demokratike dhe të proceseve në Kosovë”.
Zoti Ban shprehet se “kërkon fuqishëm nga të gjitha entitetet politike të Kosovës, e veçanërisht nga liderët e tyre, për t’i intensifikuar përpjekjet për ndërtim në suksesin e zgjedhjeve të 8 qershorit dhe të sigurojnë se rruga pa krye aktuale po kapërcehet”.
Raportohet se në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, merr pjesë edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi.
Pjesëmarrjen e tij e kishte paralajmëruar edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Archives for December 2014
Rambuje, qëndrimi im dhe kori i apatridëve!
Shkruan:DR.SALI BERISHA/
I nderurar zoti Buzhala, së pari, ju lutem pranoni përshëndetjet e mia dhe kërkesën time për mirëkuptim për këtë reagim ndaj një deklarimit tuaj në një debat në emisionin Klan “Opinion”. Në këtë debat, javë më parë në “Opinion”, duke komentuar deklaratën e Ramës në Beograd pa asnjë lidhje ju u shprehët: “sepse Sali Berisha në vitin 1999 thoshte mos pranoni Rambujenë”. “Pra, Kosova nuk përfitoi shumë prej deklaratave të kësaj ndërhyrje”. Kërkova mirëkuptimin tuaj sepse, shkaku i vërtetë i kësaj përgjigje nuk është deklarata juaj në të cilin ju, më së paku për arsye tuaja, keni komentuar qëndrimin tim duke e nxjerrë atë jashtë kontekstit tashmë plotësisht të njohur për cilindo që i pëlqen e vërteta. Deklarata juaj është thjeshtë vetëm preteksti i kësaj përgjigje sepse deklarata shumë më të hidhura për këtë çështje, nga data 18 shkurt 1999 deri me datë 13.11.2014 nga Edi Rama në TCH, janë me dhjetra në mos qindra të bëra nga ministra, kryeministra, socialistë, gazetarë, analistë, pseudoanalistë, kryesisht të Shqipërisë por në ndonjë rast edhe të Kosovës.
Kështu që kjo përgjigje që jepet për herë të parë me shkrim për këto akuza, ju drejtohet natyrisht dhe ju, por para së gjithash, atyre që shpifën, trilluan, spekulluan me qindra herë lidhur me qëndrimin tim të drejtë ndaj Rambujesë dhe që përputhej plotësisht me interesat më jetike të kombit. Sipas pretendimit të tyre qesharak, unë me deklaratat e mia të asaj kohe, bllokova marrëveshjen dhe kjo i dha kohën e duhur Millosheviçit të zbresë trupat dhe të masakrojë Kosovën. E vërteta është, siç do ta shohim poshtë, se unë nuk kam bllokuar asnjë marrëveshje, por kam denoncuar dhe kundërshtuar një projekt-marrëveshje, e cila kurrë nuk mund të pranohej.
Ky kor mjeranësh, ndaj të cilit kam qenë indiferent, me akuzat e shplara ndaj meje për këtë çështje, vetëm sa ka hequr maskën dhe zbuluar keq vetveten.
Me këtë rast theksoj se ata shqiptarë që kanë qenë në Rambuje ose që kishin informacion në kohë reale nga konferenca dhe lëshonin asokohe këtë akuzë, me megafonët e qeverisë shqiptare apo në anekset e kështjellës mesjetare për qëndrimet e mia, ata vetëm sa më provonin qartë se, ishin për sakrifikimin e Kosovës dhe qëndrimin e saj nën Serbinë me një status të gjymtuar të para 1974, dhe kjo vetëm e vetëm për të çimentuar pushtetin e tyre, ose thjesht të detyruar për të zbatuar udhëzimet e Beogradit. Ndërsa unë vendosa t’ju përgjigjem ju, duke shpresuar se nuk e njihni mirë të vërtetën e qëndrimit tim, në ato ditë të një rëndësie vendimtare për shqiptarët.
Konferenca e Rambujes që u mbajt në datat 6-23 shkurt 1999, ishte angazhimi më i madh ndërkombëtar në histori për ne shqiptarët, ishte një Deyton i dytë, por tashmë vetëm për Kosovën. Në atë kohë, si kryetar i opozitës në Shqipëri, e kam ndjekur me përqëndrimin dhe vëmëndjen më të madhe, e kam mbështetur konferencën, jo me një por me disa deklarata, në prag dhe gjatë zhvillimit të saj, në takimet e mia publike dhe private me përfaqësues të Kosovës dhe të komunitetit ndërkombëtar.
Konferenca, siç dihet, nisi punimet me shqyrtimin e dokumentit “kushtetutës” së Rambujesë për zgjidhjen e problemit të Kosovës. Ky dokument nuk ishte i përsosur por ishte më i miri që Fuqitë e Mëdha kishin paraqitur deri atëherë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Dokumenti parashikonte largimin de facto të Serbisë nga Kosova (përveç kufirit ndërkombëtar), futjen e trupave të NATO-s në Kosovë, parashikonte konstituimin e institucioneve të Kosovës dhe pas një periudhe kalimtare tre vjeçare, referendumin e popullit për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës. Pra, respektonte kështu të drejtën e ushtruar edhe më parë në kushtet e pushtimit, nga qytetarët e Kosovës, për statusin e Kosoves, ashtu dhe rezolutën e iniciuar nga qeveria shqiptare të OKB për Kosovën, të votuar në vjeshtën e vitit 1994, nga 137 vende, pra mbi 2/3 e vendeve antare e cila njihte dhe sanksiononte pa ekuivoke të drejtën e shqiptarve për vetvendosje.
Me sa di unë, dokumenti nuk kishte të qartë rolin e ardhshëm të UÇK për të cilin dhe probleme tjera po negociohej. Një gjë ishte e sigurt – Millosheviçi dokumentin nuk e pranonte. Konferenca po shteronte kohën e parashikuar, ajo duhet të përfundonte me datë 20 shkurt, por papritmas ndodhi një kthesë përmbysëse në punimet e saj. Me datë 17 shkurt në darkë, në mos gaboj, informohem se kishte ndodhur e pabesueshmja. Projekti mbi të cilën ishte diskutuar që nga data 7 shkurt, u zëvendësua nga pesëshja, Fuqitë e Mëdha me një projekt të ri, të kundërt me të parin, që dukej sikur të ishte shkruajtur në Moskë apo Beograd.
Në tekstin e ri që iu dorëzua befasishëm dhe pothuaj në fund të kohës të caktuar për zhvillimin e Konferencës delegacionit shqiptar dhe atij serb, Kosova jo vetëm që mbetej tërsisht nën Serbinë, por me një status qartësisht më të kufizuar se i vitit 1974, me mbikqyrje nga OSBE, pra prania e trupave të NATO-s zëvendësohej me praninë e OSBE-së. Në projektin e ri, ishte hequr krejtësisht referendumi për statusin e Kosovës, propozohej parlamenti me dy dhoma, në të cilin dhoma e pakicave bënte ligjin, legjislativi i Kosovës përfundonte, de facto, në duart e Miloshevicit, UÇK asgjësohej. Ky projekt, që nga idetë e para të Lordit Carrington e deri atë ditë, ishte më antishqiptar dhe natyrisht, më i papranueshëm se sa çdo projekt tjetër.
Mbi këtë zhvillim dramatik u informava menjëherë nga disa prej miqve të mi që përfaqësonin Kosovën në konferencë. Pikërisht, në këtë moment, kur Fuqitë e Mëdha papritmas ndryshuan qëndrimin, unë u rrjeshtova publikisht me Kosovën. Kështu, me dt 18 shkurt, plotësisht i vetëdijshëm për hapin që po ndërmerrja, por në përputhje të plotë me bindjet dhe me kontratën time me kombin, denoncova publikisht, para shqiptarëve, projektin e ri, si një projekt antishqiptar. Në deklaratën time të kësaj date, me titull: Pavarësia e Kosovës – kusht themelor për paqen në Ballkan, ndër të tjera shprehem: “Unë konstatoj me keqardhje, se po bëhen presione mbi delegacionin shqiptar për të hequr dorë nga kluazola me të cilën Kosova, në tre vjet, me referendum të shpallë vullnetin e saj” dhe vazhdoj më poshtë se: “Pa këtë klauzolë duhet të them se marrëveshja bëhet ose një marrëveshje që dëmton në mënyrë fatale interesat e shqiptarëve ose një marrëveshje në letër, të cilën asnjë shqiptar në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi e diasporë nuk do mund ta përkrah dhe ta njohë”. Në këtë dekleratë theksoj gjithashtu se: “pa praninë e NATO-s në Kosovë nuk ka asnjë zgjidhje”. Po aty jam shprehur: “shoh se mbi Kosovën po projektohen interesa kombëtare të shteteve të ndryshme dhe po injorohen interesat kombëtare të shqiptarve” dhe në fund kam dënuar qëndrimin rus.
E vërteta është se me këtë deklaratë, zgjova zemërimin e menjëhershëm të Perëndive të tokës tërbimin e Milosheviçit dhe miqve të tij, por jo të Zotit. Po ju rikujtoj se, një diplomati të rëndësishëm që më erdhi me tone jo miqësore në zyrë për deklaratën time, iu përgjigja qetë, duke i thënë: “mbaj shënim ju lutem. I thoni qeverisë tuaj se, sa herë që shqiptarëve do t’ju serviren marrëveshje si ajo, unë do t’i denoncoj si akte antishqiptare”. Qëndrimi im publik kundërshtues ndaj projektit të ri, nuk lidhej me dyshimin se atë mund ta firmoste përfaqësia e Kosovës, pasi në dijeninë time, kundërshtimi i tyre ishte unanim. Qëndrimi im synonte mbështetjen e përfaqësisë të Kosovës, për qëndrimin kundërshtues të saj. Por, qëndrimi im në atë moment kritik kishte si qëllim gjithashtu të dënoja publikisht atë projekt si një marrëveshje antishqiptare, i cili kurrë nuk mund të pranohej. Natyrisht, ato ditë dramatike, kam komunikuar me pjesëmarrës dhe ndjekur disa herë në ditë konferencën, zhvillimet, debatet brenda saj. Këto qëndrime i kam përsëritur në deklaratën time të datës 21 shkurt 1999, por duke shprehur besim tek Sekretarja e Shtetit, Ollbright dhe Qeveria amerikane për mbështetje të kërkesave të drejta të palës shqiptare, jam shprehur ndër të tjera se: “Shqiptarët nuk mund të firmosin kushtetutën e pushtuesve …. e cila e kthen Kosovën në një provincë me të drejta të kufizuara, që nuk i ka patur as në vitin 1945. Një kurth për të fajësuar shqiptarët, por përsëri unë mendoj se ka mendje të cilat kanë kthjelltësi si qëndrimet e Sekretares së Shtetit Ollbright, administratës së presidentit Klinton dhe të Organizatës të të Drejtave të Njeriut të cilët janë më të qartë përsa i përket përmasave të konfliktit”.
Më dt. 22 shkurt të vitit 1999, falë punës këmbëngulëse të përfaqësuesve të Kosovës dhe mirëkuptimit të miqve tanë për propozimet e shqiptarëve, projekti pësoi ndryshime thelbësore. Në tekst u rikthyen klauzolat më të rëndësishme. Po këtë datë ndryshon përsëri qëndrimi im. Kështu, në deklaratën e datës 22 shkurt 1999, Partia Demokratike dhe pesë parti tjera opozitare, kanë miratuar deklaratën në të cilën, ndër të tjera shprehën: “Marrëveshja e Rambujes do pranohej nga shqiptarët vetëm në rast se do të njihte të drejtën e shqiptarëve për të shprehur vullnetin për të ardhmen e tyre, pas periudhës kalimtare. Prania e trupave të NATO-s në Kosovë do të ishte e vetmja garanci e realizimit praktik të marrëveshjes së Rambujesë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës duhet të shndërohet në Gardë Kombëtare të Kosovës”. Në të vërtetë, ndonëse teksti i projektit me ndryshimet thelbësore u bë i pranueshëm për shumicën dërmuese të përfaqësuesve tanë në Konferencë, përsëri siç e dini ju, jo çdonjëri prej tyre e pranoi atë. Por as ju dhe as njëri, as edhe ato që hezituan, nuk mund t’i lidhni me deklaratat e mia kundërshtitë e mbetura. Ato, qartësisht, lidheshin me disa zhvillime të papritura, që ndodhën bash ato dy-tre ditët e fundit, jo në Tiranë por në Kosovë, me të cilat unë nuk kisha absolutisht asnjë lidhje. Është tashmë e ditur se, pas shumë debatesh, me datë 23 shkurt 1999, përfaqësia e Kosovës në Rambuje doli me deklaratën, tashmë të njohur se, ajo pranonte unanimisht në parim marrëveshjen e Rambujesë dhe se për firmosjen e saj kërkonte pak kohë, për ta konsultuar atë me forume dhe faktorë të tjerë në Kosovë. Kjo kërkesë u pranua nga Fuqitë e Mëdha, të cilat fiksuan, për këtë qëllim, një konferencë tjetër për Kosovën me datë 15 mars 1999.
Prandaj dhe në deklaratën time të datës 24/2/1999 thuhet se: “PD mbështet deklaratën e përfaqësuesve të Kosovës dhe vlerëson si një zhvillim të rëndësishëm të Rambujesë fiksimin e datës 15 mars për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën, kërkon që përfaqësia e Kosovës t’i përmbahet luajalitetit të deklaratës që miratoi vetë me konsensus në Rambuje dhe i bëhet thirrje Demaçit të mbështesë marrëveshjen”. Në një rezolutë të forcave politike të datës 3 mars 1999, bëhet thirrje “të gjitha forcave ushtarake, politike në Kosovë, Shqipëri dhe kudo që ndodhen, tëmbështesin firmosjen e marrëveshjes së pranuar në parim nga përfaqesia e Kosovës”.
Ky ishte qëndrimi im, Zoti Buzhala, dhe i PD ndaj Konferencës së Rambujesë. Ky qëndrim, asokohe, është vlerësuar nga shqiptarët por, dy-tre vite më parë duhet të pranoj, edhe nga ndonjë drejtues kryesor i UÇK me origjinë nga Shqipëria. Ky qëndrim është krejt i ndryshëm nga ai i disa qeveritarëve shqiptarë që erdhën të paftuar nga organizatorët e Konferencës në Rambuje dhe, që kur u kthyen, denoncuan dhe fajësuan publikisht si depresiv, psikotik, melankolik, anëtarë të caktuar të delegacionit të Kosovës, pse ato nuk pranuan të firmosnin me 23 shkurt marrëveshjen por, kërkuan ta konsultonin me forumet në Kosovë. Kurse unë, këtë qëndrim përçarës, nuk mund të pranoja. Së fundi dhe kjo nuk lidhet me ju, por direkt me përfaqësuesit e kombit titist virtual Kosovar, ne shqiptarët jetojmë në dy dhe më shumë shtete për shkak të rrethanave historike, mirëpo liria, interesi, ideali dhe dinjiteti kombëtar burojnë nga kombi dhe janë një e të pandarë.
Reagimi publik i ish-kryeministrit, në vitin 1999, shef i opozitës në Shqipëri, lidhur me akuzat e zgjatura në kohë se zoti Berisha pat dalë njëfarë kohe kundër rekomandimeve ndërkombëtare, lidhur me dokumentet që po prodhonte Konferenca e Rambujesë
NGJELA: Ky do të jetë edhe fundi i Ramës
Nga Spartak Ngjela/
Është e njohur tani se të gjitha historitë e pushteteve personalë kanë një ngjashmëri thuajse identike, kur është fjala për arbitrarizmin dhe forcën që ushtrohet me demagogji për një “qëllim të madh të përbashkët”.
Në fakt, këto tani janë vetëm ngjarje të shoqërive të pazhvilluara, ku pushteti dhe gënjeshtra janë e njëjta gjë. Kjo po ndodh edhe sot në qeverisjen Rama: një hall për të mbuluar dështimin në qeverisje.
Dhe pyetja është kjo: ku ka ndodhur dështimi?
Dështimi po vjen e po thellohet dita- ditës, se ky kryeministër nuk gjeti dot para për ta nxjerrë vendin nga kriza financiare. Remitancat e emigrantëve, që deri para dy vjetësh kanë qenë rreth 25 përqind të GDP, janë në një rënië drastike, kurse prodhim s’ka – atëherë, si do të jetojnë shqiptarët?
Por këtu vjen e spikat naiviteti i një kryeministri që po bie edhe ky në injorancën e Enver Hoxhës, sepse e mendojnë pushtetin mashtrim.
Enver Hoxha, pasi iu pre ndihma kineze, e mendoi veten të humbur në lidhje me zhvillimin e brendshëm.
Po, si shtet, kishte rezerva deri në pesë vjet.
Filloi të prekë rezervat shtetërore, dhe kur e pa se, askush nuk po i jepte ndihma pa kushte kundër tiranisë dhe terrorit shtetëror që ky ushtronte ndaj popullit të vet, mendoi aplikimin e fundit të tij dhe të vetë regjimit – deshi ta shfrytëzonte deri në palcë fshatarësinë për ta gjetur këtu burimin e të ardhurave në mbajtje të pushtetit.
Prandaj iu hoqi atyrë gjithçka private, tokë e bagëti, madje edhe pulat, dhe krijoi “tufzat” e tij të famshme.
Si përfundim? Asgjë.
Hoxha mendoi se kështu ata do të risnin më tepër prodhimin, sepse do t’i kushtoheshin tërësisht “pronës së kooperativës”. Po, jo vetëm që kjo s’ndodhi, por, gradualisht ra edhe prodhimi në mënyrë drastike.
Fshatarët u sulën në dy drejtime: edhe të prodhimet e tyre të kooperativave, që i merrnin natën sepse nuk kishin çfarë të hanin; por edhe i ranë tregut të qytetit.
Ky ishte fund i regjimit komunist në Shqipëri, që sigurisht e merritonte sepse, pasi kishte ardhur nga marrëzia e Enver Hoxhës, po nga marrëzia e tij ra aq keq, sa tani nuk dinë se ku kanë dhe kokën.
E njëjta gjë do të ndodhë edhe me Ramën. Ky i ka hyrë të njëjtës rrugë të marrë: po i bie kapitalit me gjoba dhe me mjete të tjera represive, duke menduar gabimisht se kështu do të gjejë paratë pët të ndenjur në pushtet.
Qesharake.
Informaliteti sot në Shqipëri është fenomen objektiv; dhe kush s’e kupton këtë, shkon te represioni shtetëror.
Kjo do të rrënojë tregun, dhe rrënimi i tregut do të rrënojë vetë kryeministrin, i cili do të fluturojë keq e më keq.
E vetmja shpresë për të gjetur burim financiar për të ringjallur ekonominë shqiptarë, nuk është zhvatja e kapitalit privat, sepse ajo të jep pará sot dhe të gropos nesër.
Paraja fitohet me politikë. Paraja dhe politika aktuale është vetëm te Bashkimi Europian dhe askund tjetër.
Kjo është e vetmja politikë dobiprurëse; dhe të gjitha të tjerat, qofshin në Pekin apo Moskë, janë vetëm iluzione si ato të Ramiz Alisë.
Por ky kryeministër rastësor nuk di të bëjë reforma, dhe BE pa reforma nuk i afrohet.
Politika e tij me dobi për të nxjerrë vendin nga kriza financiare që po e pllakos për ditë e më shumë këtë vend, është vetëm reformimi i shtetit shqiptar, sipas kushteve që ka vënë Bashkimi Europian.
Kjo në fakt është prá, por, në të njëjtën kohë, historikisht, ky është i njëjti ngërç apo bllokim që pllakosi Enver Hoxhën.
Edhe Hoxhës, që t’i jepnin pará, i kërkonin reforma, por ai i kishte frikë reformat se i rrezikonin pushtetin personal, prandaj mendoi të shkatërrojë vetë shoqërinë, gjithë po me mendimin se do ta shfrytëzonte atë deri në palcë.
Ky ka qenë fund i tij, dhe, siç shihet, ky do të jetë edhe fundi i Ramës.
Të dy njëlloj: nuk bëjnë reforma.
Po Rama e di këtë? Nuk besoj se e di, përderisa ka filluar edhe ky të ketë shpresë që të jetojë ne pushtet me “tufëzimet” që shpiku Enver Hoxha.
Tregu kapitalist është kapriçioz: ai nuk të lejon që të dalësh jashtë regullave të tij, se ndryshe shpërbëhet për të sjellë krizë të menjëhershme, dhe erupocion shoqëror.
Rama duhet të matet mire: po nuk bën dot reformat dhe s’plotëson dot kushtet që i ka vënë Bashkimi Europian, duhet të largohet. Deviza politike që nga viti 2013, kur u rrëzua Sali Berisha është: “lufta kundër korrupsionit”. Kjo është reforma, sepse pa këtë reformë shtetërore, e ardhmja e Shqipërisë është pa shpresë./Mapo
MEDIOKER
Nga Faik KRASNIQI/
Njeriu nuk lind i mësuar. Mëson rrugës… E, megjithatë, shpesh në jetë jemi mediokër, përderisa kufizojmë përpjekjet vetjake për të mësuar më shumë, për të gjykuar më thellë!
Unë nuk mund të përkufizoj njerëzit si mediokër, pasi çdo njeri ka lindur për të qenë kreativ në varësi të gjenit dhe trashëgimisë. Edhe një punëtor i thjeshtë ose një njeri i rëndomtë, pijanec e diçka e tillë, mund të dalë jashtë përkufizimit të mediokritetit.
Tani problemi qëndron në atë se në cilën alternativë është njeriu me aftësi të mëdha.
Një njeri negativ që është mësuar tërë jetën e tij të vjedhë, besoj nuk e ka të vështirë të hyjë brenda në shtëpinë e një fqinji e të vjedh në mes të natës pa problem fare dhe ky akt përbën një akt me vlerë negative dhe nuk mund ta quajmë mediokër. Një politikan i aftë tregon vlerat e tij para popullit të tij. Një doktor gjithashtu. Një mësues gjithashtu. Etj.
Populli shqiptar në përgjithësi është mediokër përsa i përket kulturës, arteve, shkencave dhe shumë fushave, sepse mediokriteti nuk shkulet nga njeriu duke mos i kultivuar atij një veprim interesant dhe të dobishëm.
Megjithatë, po të ishte se bota do të ishte mediokre, besoj sot nuk do të ishim aty ku jemi.
BUÇPAPAJ FITON ÇMIMIN E CIKLIT MË TË MIRË “OENEUMI”
*POETI MUJË BUCPAPAJ MERR ÇMIMIN E CIKLIT MË TË MIRË “OENEUMI” në Festivalin Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, Tetovë/
*“Ky çmim vjen pas disa vlerësimeve ndërkombëtare që poeti shqiptar ka marrë vitet e fundit.”/
Nga Vilhelme Vrana Haxhiraj/
Është mbyllur Edicioni XVIII Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”, i cili u mbajt në Tetovë prej 16 – 19 tetor 2014.
Poeti i mirënjohur Mujë Buçpapaj është vlerësuar nga juria e festivalit me Çmimin “Oeneumi”, “Për ciklin më të mirë poetik”(For the best poetry cycle). Ky çmim vjen pas disa vlerësimeve ndërkombëtare që poeti shqiptar ka marrë vitet e fundit.
Pesë muaj më parë (në Qershor 2014), Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeja e ideve”, në Athinë dhe UNESKO i kanë dhënë poetit M.Buçpapaj çmimin “Aleksandri i Madh i Artë”, çmim i fituar tre vjet më parë edhe nga poeti i mirenjohur shqiptar Ali Podrimja. Arsyet e dhënjes së çmimit i referohen kontributit të Buçpapajt në poezi. “Shkrimtari krijon një shkollë të re poetike model në ndertimin e vargjeve dhe përshkrimit të përvojave të vështira, të cilat ndërthuren bashkë nëpërmjet vragjeve, që kërkojnë analizë të thellë në mënyrë që të bëhet e kuptueshme rëndësia e kuptimeve dhe vargjeve të cilat hapin rrugë të reja të shprehjes poetike.”
Në edicionin e sivjetëm të Festivalit të Tetovës ishin të ftuar 40 poetë të njohur nga vende të ndryshme të botës si: SHBA, Argjentinë, Kolumbi, Danimarkë, Islandë, Gjermani, Francë, Itali, Poloni, Izrael, Greqi, Turqi, Iran, Kroaci, Slloveni, Bullgari, Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe poete shqiptare nga Mali i Zi, Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia.
Ashtu si edhe në festivalet e tjera, në programin e këtij edicioni ishte parashikuar edhe botimi i një antologjie me cikle poetike nga të 40-të poetët pjesëmarrës, prej nga u shpall edhe cikli më i mirë “OENEUMI”për poetin Mujë Buçpapaj. Sqarojmë për lexuesit se “Oeneumi” është emri Ilir i Tetovës dhe ka simbolikën e vet të fuqishme jo vetëm poetike.
Mujë Buçpapaj, aktualisht drejtor i gazetës letrare kulturore “Nacional”, është një figurë mjaft e njohur dhe e spikatur në fushën e artit dhe letërsisë. Ai është autor i shumë librave, por edhe i qindra shkrimeve publicistike, kritikave, esseve, studimeve , si dhe përkthimeve kryesisht nga poezia bashkëkohore amerikane. Është autor i disa përmbledhjeve poetike, esseve dhe studimeve, një pjesë e të cilave të botuara në disa gjuhë të huaja. Si një nga poetët më të mirë bashkëkohorë ka fituar disa çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.
Më 2009 Shoqata e perkthyesve të SHBA-ve, dhe shoqata e bibliotekave publike te SHBA-ve, i jep Çmimin e parë për libin “THE INVISIBLE VICTORY”, si libri më i mire i botuar në anglisht nga gjuhet e huaja. Libri ju rekomodua studenteve të universiteteve per t’u lexuar.
Më 2010 Revista prestigjioze amerikane “ Translation Revieë” e cila botohet prej 30 vjetesh nga Universiteti i Teksasit në një numër të saj shkruan një studim të gjatë për poezinë e M.Bucpapajt. Revista më e madhe në botë për perkthimin nga gjuhet e huaja, vlerëson “THE INVISIBLE VICTORY”, si libri më i mirë i botuar gjatë atij viti në anglisht.
Në nëntor 2012 libri i fundit i poetit Mujë Buçpapaj “The invisible victory” fitoi çmimin e librit më të mirë i cili qarkullon ndërkombëtarisht nga Organizata Ndërkombëtare Kulturore “Kafeja e ideve” në Selaminë të Athinës.
Për shkollën poetikë të Mujë Bucpapajt kanë shkruar edhe disa nga kritikët më të njohur të letërsisë në SHBA, Greqi, Zvicër, Kroaci, Slloveni, Maqedoni, Mal të Zi, Rumani etj, ku edhe është përkthyer dhe botuar poezia e tij. Në kudër të Festivalit Ndërkombëtar u mbajten disa orë letrare, u hap një ekspozite pikturash, u promovuan libra, si dhe u vizituan lokalitete kulturore dhe historike të qytetit, nën organizimin e shkelqyer të Drejtorit të këtij Festivali, poetit të mirenjohur Shaip Emerllahu. Poeti shqiptar Mujë Buçpapaj, i cili mori pjesë në Festival dhe në ceremoninë e ndarjes së çmimeve falenderoi organizatorët dhe jurinë për çmimin si dhe mbajtjen e veprimtarisë në një nivel të lartë. Ai tha se “vlerësimi ishte një nderim edhe për poezinë bashkëkohore shqipe dhe letërsinë shqiptare në tërësi. “
Sipas njoftimit të jurisë së konkursit
Lista e pjesëmarrësve në të edicionit XVIII Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”
Sebastiano GRASSO (ITALY) , Maryam Ala AMJAD (IRAN), Kadir AYDEMİR (TURKEY), Silke Liria Blumbach (GERMANY), Bisera Suljiç – BOSHKAILO (BOSNA AND HERCEGOVINA), Mujë BUÇPAPAJ (ALBANIA), Laure CAMBAU (FRANCE), Germain DROOGENBROODT (BELGIUM), Shaip EMËRLLAHU (MACEDONIA), Galina GANOVA (BULGARIA), Laura GARAVIGLIA (ITALY), Brigitte GYR (FRANCE) , Entela SAFETI – KASI (ALBANIA), Trajçe KACAROV (MACEDONIA) , Levent KARATAŞ (TURKEY), Joslin Love KEARSE (SHBA), Dinos KUBATIS (GREECE), Giuseppe NAPOLITANO (ITALY), Bujar PLLOSHTANI (MACEDONIA), Slavica DABEVSKA QIROVSKA (MACEDONIA), Braha ROSENFELD (IZRAEL), Robert SIMONIŠEK (SLOVENIA) , Victoria Slavuski (ARGENTINA), Nicolaj STOCHHOLM (DENMARK), Christos TOUMANIDIS (GREECE) , Björk ÞORGRÍMSDÓTTIR (ISLAND) , Ndue UKAJ (KOSOVA) , Burhanedin XHEMAILI (MACEDONIA), Emine Maliqi – ZAIRI (PESO) (KOSOVA) , Bohdan ZADURA (POLAND), Ilire ZAJMI (KOSOVA), Visar ZHITI (ALBANIA).
- « Previous Page
- 1
- …
- 56
- 57
- 58
- 59
- 60
- …
- 64
- Next Page »