Elbasan-Komuniteti ndërfetar, marshim paqësor/
ELBASAN,9 Janar/Komuniteti Ndërfetar në Elbasan ka organizuar një marshim paqësor me temë “ Vëllazërimi, themel dhe udhe për paqen”. Thirrjes së këtij komuniteti i janë bashkuar edhe pushtetarë lokale, si kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, prefekti Arben Kamami etj.
Marshimi paqësor ka nisur në sheshin e stadiumit “ Elbasan Arena” për të vijuar më pas deri në sheshin kryesor të qytetit para portës së kalasë, ku marshuesit me pankarta në duar përcillnin mesazh për më shumë toleracë, paqe dhe dashuri. Këtij marshimi që në thelb ka më shumë paqe dhe vëllazëri mes njëri tjetrit, i janë bashkuar edhe qytetarë të shumtë që janë ndeshur rastësisht në bulevardin kryesor me marshuesit. Në cdo 500 metra marshuesit ndalonin dhe vetë iniciatorët e këtij marshimi, si Don Emilio Valente, prifti i kishës Katolike, Myftiu i Elbasanit Agim Duka, Baba Ardit Selmani i bashkësisë Bektashiane, At Stavri Cipi i Bashkësisë Ortodokse, Pastor Ali Kurti i Aleancës së Vëllazërisë Ungjillore, si edhe Presidenti i Komitetit Ndërfetar, Sokol Lulgjuraj, kanë dhënë mesazhe rreth paqes, vëllazërimit.
Mesazhe rreth paqes dhe vëllazërimit kanë dhënë edhe kreu i bashkisë, Qazim Sejdini, prefekti Kamami, Drejtoria e Policisë, si edhe qytetarë të ndryshëm, ndërsa në këtë marshim u vu theksi edhe tek korrupsioni dhe krimi i organizuar të cilët e kundërshtojnë këtë vëllazërim. Në fund marshuesit janë shpërndarë paqësisht duke marrë me vete mesazhin se me sa më shumë paqe dhe vëllazëri, do të bëjnë të mundur evitimin e krimit, korrupsionit dhe varfërisë. Ky marshim është një event që organizohet për herë të parë me iniciativën e komitetit ndërfetar në Elbasan, por që sipas organizuesve, do të vijojë edhe në të ardhmen.(Kortezi: Miranda Sadiku)
Archives for January 2015
FRANCË/CHARLIE HEBDO – Vriten dy xhihadistët, shpëtohet pengu
Dy xhihadistët e dyshuar të atentatit kundër ”Charlie Hebdo” u vranë sot pas një sulmi të forcave policore në shtypshkonjën në verilindje të Parisit ku mbahej peng një person, i cili u lirua në gjendje të mirë shëndetësore, sipas burimeve hetimore.
Sulmi nisi pak para orës 16:00 GMT, pothuajse i ngjashëm, me një tjetër sulm të forcave policore në Paris për t’i dhënë fund një tjetër pengmarrjeje në një supermarket hebre. Disa pengje janë liruar, theksoi një gazetar.
Vritet edhe terroristi Amedy Coulibaly
Komandot franceze kanë vrarë edhe pengmarrësin Amedy Coulibaly i cili kishte kidnapuar 6 persona në një shitore hebreje në Porte de Vincennes.
Polica franceze ka likuiduar edhe terroristin Amedy Coulibaly i cili dyshohet se ka vrarë dje edhe një police franceze.
Bëhet e ditur se 5 pengje që janë mbajtur nga ai, janë liruar.
VATRANËT NË WASHINGTON DC, URËLIDHJA MES DY KOMBEVE
Flet kryetarja e Degës së Vatrës në Washington DC, zonja Merita B McCormack/
Dielli- Si kryetare e degës së Vatrës dhe përfaqësuese e Vatrës në Washington,me 17 dhjetor, keni qenë e pranishme në betimin e z, Donald Lu , ambasadorit të ri të Amerikës në Shqipëri. A mund të ndani me lexuesit e Diellit mbresa dhe informacione nga ai takim?
Merita B McCormack:- Së pari, më lejoni të flas në emër të të gjithë Vatranëve në DC sepse ne cdo gjë e bëjmë bashkë. Lidhur me pyetjen, po, isha në atë ceremoni se bashku me kolege te tjere dhe ishte një nder dhe privilegj për të gjithë komunitetin tonë. Ambasadori Amerikan z. Donald Lu bëri betimin e tij më datën 17 Dhjetor 2014 dhe përshtypjet e mia, sikurse të shumë pjesëmarrësve janë tepër të mira. Salla e inaugurimit në fakt u ndryshua brenda një periudhe të shkurtër dhe mund të them se salla ku u bë inaugurimi ishte plot dhe kur hyri Ambasadori dhe familajrët e tij pati duartrokitje të gjata. Duket që ky amerikan me eksperiencë dhe karrierë të gjatë diplomatike ka shumë dashamirës dhe miq që i uruan atij punë të mbarë në Shqipëri. Ambasadori shoqërohej nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tyre. Po ashtu të pranishëm nga familja ishin edhe prindrit dhe vjerra e tij.
Siç mund të jetë vëzhguar në lajme ai foli edhe pak në gjuhën shqipe kur përshëndeti mbas betimit. Aty kishte edhe disa shqiptarë të tjerë , njerëz që Ambasadori Lu i njeh nga kontakte të ndryshme profesionale a personale, dhe besoj se shumica ishin amerikanë. Aty ishte edhe Ambasadori i shumëdashur Rajerson i cili me shqipen e tij të kulluar na mallëngjeu të gjithëve në orët e festës pas ceremonisë zyrtare. Pas betimit u bënë përshëndetjet personale me urimet përkatëse dhe pastaj u dha një koktej në një ndërtesë afër departamentit me rastin e Inaugurimit. Pritja kaloi në një atmosferë të këndshme dhe miqësore.
Dielli: Diçka konkrete rreth ambasadorit Lu?
Merita B McCormack -Ambasadori Lu flet shqipen shumë mirë, ka një humor të këndshëm dhe eshte një njeri mendjehapur e zemërgjerë.Ne shqiptaro-amerikanët duhet të bëjmë çmos të njihemi me të e të përcjellim tek ai jo vetëm urimet ,më të mira por t’i japim atij mbështetje maksimale për të kryer detyrën sa më mirë. Ai mund të kontaktohet përmes zyrës së tavolinës shqiptare ne departamentin e shtetit.
Diçka që duhet të na bëje akoma më shumë krenarë është se ai kur falenderoi autoritetet qeveritare amerikane për besimin që i kanë dhënë, gjithashtu falenderoi me emër dhe personalisht të gjithë stafin e seksionit të gjuhës shqipe në Institutin e Shërbimit të Huaj që në ato momente u ndjeva shumë mirë të dëgjoja emrat e bashkëatdhetarëve, specialistë të shqipes por edhe këshilltarë kulturorë që i kanë dhënë Ambasadorit Lu çka i nevojitet përgjatë punës në Shqipëri.
Dielli- Ky besoj se nuk ishte i vetmi takim që keni zhvilluar me zyrtarët amerikanë. Çfarë ka përcjellë dega e Vatrës tek zyrtarët amerikanë gjatë vitit që po mbyllim dhe si janë marrdhëniet me Departamentin e Shtetit, zyra për Ballkanin.
Merita B McCormack- Po natyrisht, kontakti i VATRËS me zyrtarët amerikanë është i vazhdueshëm dhe VATRA në DC natyrisht mban komunikimin hapur dhe transparent. Siç e dini festimi madhështor i 100 vjetorit të VATRËS dhe pjesëmarrja e zyrtarëve amerikanë ishte shembull ilustrativ i këtij fakti.
Presidenti i VATRËS , Dr. Gjon Buçaj herë pas here ka pasur rastin e komunikimit personal me zyrtarë nga departamenti i shtetit kur ka vizituar Uashingtonin dhe ne që jemi këtu, jemi si të thuash kontakti primar dhe ne e vlerësojmë faktin privilegjues por natyrisht edhe përgjegjësia që shoqëron këtë privilegj. Mund të theksoj se VATRANËT e DC janë qytetarë Amerikanë që kanë dhënë kontribut në Ushtri dhe Navy. Me djem si ata, natyrisht ne kemi ballin e hapur.
Dielli- Çfarë do të veçonte kryetarja Merita B McCormack nga veprimtaritë e degës në Washington për vitin 2014?
Merita B McCormack – Dega e VATRËS është e vetëdijshme për përgjegjësitë që ka dhe do të thoja se unë personalisht nuk jam askushi dhe nuk do të guxoja të flisja si individ sepse jemi të gjtihë bashkë që mblidhemi, bisedojmë, vendosim e bëjmë diçka, kur mundemi. Natyrisht aktivitetet tona këtu janë më tepër aktivitete edukative dhe informative, në kuptimin që ne jemi prezentë në aktivitete që kanë të bëjmë me çeshtjen shqiptare dhe shërbejmë si urëlidhje mes dy kombeve, atij amerikan e atij shqiptar duke theksuar vlerat pozitive të miqësisë e duke nxitur iniciativa që ndikojnë në forcimin e këtyre lidhjeve. Aktivitetet janë të shumta por do veçoja aktivitetin e sapo përmendur, pra inaugurimin e ambasadorit të ri Amerikan, po ashtu pjesëmarrja në disa aktivitetet ku kreu i shteti shqiptar, presidenti Nishani erdhi në DC, apo aktivitetin e Nëntorit ku prifti katolik shqiptar dhe personaliteti i medias, Dom Gjergj Meta pati mundësinë të fliste në disa vende, përveçesojmë këtu bibliotekën e Kongresit Amerikan ku audienca kryesore ishin diplomatë, që do të punojnë pranë ambasadave amerikane në Shqipëri e Kosovë. Dom Gjergji pati një temë më tre nën tema të rëndësishme dhe ishte një triptik interesant që përfshinte shumë material dhe i shërben shërimit kombëtar dhe të ardhmes së kombit shqiptar.
Dielli- A i mbulon dega jonë të gjitha zonat e Washingtonit e rerthina si shtrirje anëtarësie?
Merita B McCormack -Anëtarësia shtrihet në Uashington DC, Virxhinia, Meriland, Delauer dhe Karolina e Veriut
Dielli – Si ka funksionuar dega?
Merita B McCormack-Dega funksionon në rregull, ne paguajmë anëtarësinë,, marrim Diellin, shpërndajmë lajmin e mirë për Shqipërinë dhe marrim pjesë nëpër aktivitete të ndryshme. Ne shkojmë shumë mirë, si vëllezër e motra mes nesh.
Dielli- Ku do të fokusohet dega për vitin që vjen?
Merita B McCormack Dega e jonë natyrisht ka një detyrë unike mbi supe për faktin se ndodhet në kryeqytetin amerikan kështu që paralelisht me detyrimin që ka sipas misionit e statutit të Federatës , ne kemi edh përgjegjësinë për të mbajtur lidhjen e komunikimin e hapur me çdo institiutcion që ka interes për kombin shqiptar dhe për të mësuar të vërtetën e çështjes shqiptare.
Dielli- Si janë marrdhëniet dhe bashkëpunimi i degës së Vatrës me organizatat e tjera shqiptare që veprojnë në Ëashington dhe zonën përreth?
Merita B McCormack -Marëdhëniet tona ndër organizative janë shumë të mira. Djemtë e vajzat shqiptare në Ëashington mblidhen shpesh dhe në çdo organizim apo aktivitet ne jemi ose bashkëorganizatore ose pjesëmarrës, sipas mundësive dhe rastit, por VATRA gëzon respekt dhe dashuri dhe sa herë ne kemi aktivitete organizatat e tjera na gjenden pranë, pra sipas fizionomisë dhe natyrës së organizatave ne bëjmë bashkëpunim por edhe bashkërendim. Mund të them se jemi një komunitet kompakt dhe produktiv.Komunitetit shqiptar ne DC ka djem dhe vajza shumë të edukuar, dashamirës, të suksesshëm në fushat e tyre profesionale dhe me një dashuri të madhe për vendlindjen dhe për atdhenun e dytë, Amerikën dhe punojnë për forcimin e miqësise mes dy kombeve.
Dielli- Mesazhi juaj në këtë fundviti!
Merita B McCormack :Së pari Gëzuar festat! Të gjithë vëllezërve dhe motrave të krishterë ju uroj Gëzuar Krishtlindjen dhe të gjithë popullit shqiptar ju uroj Gëzuar Vitin e ri 2015!
Sa për meszahin që ne si Vatranë në DC duam të përcjellim është ky:
Le të ulim kokat, të bëjmë punë cilësore dhe të kemi si fokus qëllimin për të cilin jemi angazhuar. Mos harrojmë se kombi shqiptar sot është në një moment kyç historik dhe se Europa është e ardhmja e tij por mos harrojmë se integrimi Europian kërkon mund e djersë, kërkon ca dhimbje që do sjellin shërim e shëndet të gjatë. Komuniteti shqiptaro-amerikan ka detyrën morale të ndihmojë në shumë drejtime dhe forcimi i miqësisë shqiptaro-amerikane është shumë i rëndësishëm në këtë proces. Mos harrojmë se Shqipëria ka në vetvete problemin e shërimit nga e keqja komuniste dhe se dyti shqiptarët në rajon kanë problemet e të drejtave civile po ashtu paralelisht mos harrojmë se shqiptarët në Ballkan janë kombi që duhet të shohin strategjikisht integrimin europian dhe se problemet që e shqetësojnë sot botën mund të bëhn edhe problem të kombit shqiptar e më gjerë nëse ne largojmë fokusin nga ajo çka kanë nevojë Shqiptarët. pra janë disa plane e disa pika ku duhet të mbajmë sytë e mendjes e të fokusojmë e shpenzojmë energjinë. Çdo shqiptar që votn ne SHBA duhet të bëjë detyrën morale të votës por gjithashtu duhet të kontaktojë përfaqësuesin e vet e t’i bëjë të ditur problemi e shqiptarëve ne Ballkan. Kjo do ta ndihmojë shumë më shumë çështjen shqiptare të përparojë. Pra çdo shqiptar në SHBA të konsiderojë veten si një ambasador i shqiptarizmit.
Dielli- Ju faleminderit për intervistën!
Merita B McCormack:Kënaqësia ishte imja! Faleminderit
(Intervista u botua ne Diellin e printuar, dhjetor 2014)
Ne Foto:Dega e Vatres ne Washington gjate nje veprimtarie te saj
ADRIATIK SPAHIU:JA SI I NGRITËM DEGËT E VATRËS NË FLORIDA
Bisedë me kryetarin e degës së Vatrës në Jacksonville, z. Adriatik Spahiu/
Dielli- Keni përfunduar ngritjen e degës më të re të Vatrës në Tampa, ku kontributi juaj dhe i vatraneve te tjere ne Jacksonville ishte i ndjeshem. A mund t’i përshkruani rrethanat se si lindi ideja për ta pasur një degë të Vatrës në Tampa dhe cilët ishin inisiatorët.
Z. Adriatik Spahiu-Ju falenderoj për mundësinë që po më krijoni për këtë intervistë në këtë fundviti. Festimi i 101 vjetorit panvarsisë dhe 1 vjetorit të krijimit të degës vatra në Jacksonville celi mundësitë e reja organizuse për krijimin e degëve në Orlando dhe në Tampa. Mënyra e organizimit e mikpritjes dhe e bashkpunimit me miqtë dhe të ftuarit, ku për herë të parë në këtë aktivitet madhështor mernin pjesë dhe Ambasadori i Shqipërisë në SH.B.A z Gilbert Galanxhi kryetari i Vatrës Dr .Gjon Bucaj dhe kryetari i degës së Fort Lauderdale z. Kolec Ndoja. Inisiatorët e krijimit të degës në Tampa ishin zotërinjët Isuf Spahiaj ,Sali Mustali, Tasim Ruka Murat Halilaj, Zamira Rubejka, Iva Nallbani etj
Dielli- Cila është përbërja e degës. Kush është anëtarësuar, moshat, arsimimi, krahinat nga vijnë? Kush u zgjodh në struktuarat drejtuese?
A. Spahiu- Dega e shoqatës Vatra në Tampa u krijua me datën 10 dhjetor me 38 antarë të moshave të ndryshme të krahinave të ndryshme me shkallë arsimi të ndryshme. Në strukturat drejtuese u zgjodhën z.Tasim Ruko- Kryetar, z. Isuf Spahiaj- nënkryetar, zj. Zamira Rubjeka- sekretare, zj Iva Nallbani- financjere si dhe disa antarë të bordit drejtues.
Dielli- Ju jeni inisiator edhe për ngritjen e degëve të Vatrës në Orlando, madje edhe në Hartford në shtetin CT? Cili është motivi, që ju bën kaq energjik në përhapjen e frymës kombëtare të Vatrës dhe ngritjen e degeve te saj?
A. Spahiu-Vetë emri i Vatrës dhe dëshira për bashkim kombëtar si një pasardhës i një familje fisnike me tradita patriotike në zonën e Dëshnicës, janë motivet që më nxisin në veprimtarinë time.
Dielli- A mund ta përshkruani gjendjen e degës tuaj në Jacksonville? Cilat janë hapat e rritjes së saj?Cilët janë aktivitetet më kulmore? Sa e pranishme është dega e Vatrës së Jacksonville në jetën e shqiptarëve të atjeshëm, në gëzimet dhe në hidhërimet e tyre? Sa e pranishme eshte Vatra ne institucionet amerikane atje, po bashkepunimi me komunitetin?
A.Spahiu -Sot dega e Vatrës në Jacksonville ka 100 antarë dhe vazhdojmë të kemi rritje me antarësime të reja. Suksesi është puna e madhe që ne bëjmë si ekip,bordi drejtus po ashtu dhe antarët në tërësi, të cilët janë shumë aktivë. Aktivitetet e degës tonë kanë qenë të shumta në të gjitha drejtimet. Kemi festuar ditën e pavarsisë dhe përvjetorin e krijimit të degës, festën e pavarsisë së Kosovës, festën e nënave, përvjetorin e lindjes të poetit kombëtar, rilindasit të madh, Naim Frashërit, festojmë festat e Vitit të ri. Kemi ndihmuar në raste të ndryshme si familjet vatrane dhe komunitetin me ndihma financiare dhe kemi marrë pjesë në gëzime dhe hidhërime të shqiptarëve . Kemi bashkpunuar dhe kemi bërë takime si me degën në Fort Lauderdale me kryetar z. Kolec Ndoja si dhe me degën e Orlandos. Bashkpunimi i degës tonë me kryesinë e Vatrës dhe vleresimi që na është bërë nga kryetari i Vatrës,dr. Gjon Bucaj, duke marë pjesë disa herë në aktivitetet tona, ka qenë sukses i degës së Jecksonville. Dega jonë ka marrë pjesë aktive si në Kuvendet e Vatrës me delegatët e saj, po dhe në takimet e tjera, që ka organizuar Vatra si në takimin me presidentin Bujar Nishani, në takimin me konsullin e Kosovës, si dhe takimet ne shtëpinë e Vatrës në Nju Jork etj. Jemi në kontakte me institucionet dhe po punojmë për të bashkpunuar .
Dielli- Vatra ka dhe degë në shtete të tjerë, por jo të gjitha kanë këtë ritëm rritjeje të anëtarësimeve, që ka në Florida. Ku është shkaku i suksesit tuaj?
A. Spahiu-Bashkpunimi, përkushtimi, këmbëngulja si dhe puna me njerëzit faktorë si domosdoshmëri suksesi. Ekipi ynë fatmirsisht funksion kolektivisht.
Dielli: Po ashtu ju keni hapur për të parën herë shkollën shqipe në Jacksonville. Si ka ecur ajo dhe a ka të ardhme?
A. Spahiu-Shkolla që ne kemi hapur vazhdon me kontributin e mësuesve që punojnë falas vlerësoj dhe falenderoj punën dhe kontributin që japin dhe në mënyrë të vecantë dua të falenderoj të gjithë ata që ndihmuan në hapjen e kësaj shkolle dhe ndihmën me tekstet që na dhuroi konsullata e Kosovës.
Dielli- A mund t’ua kujtosh lexuesve të Diellit, takimin e parë me vatranët, zotimi për të ngritur një degë vatre në Jacksonville dhe c’ndodhi pas kësaj?
A. Spahiu- Z. Editor ju jeni personi që unë kam kontaktuar nëpërmjet telefonit dhe ju kam shprehur dëshirën si një familje e lidhur me Vatrën, pasi gjyshi im Asllan Maksut Tolari, ka qenë një nga krijusit dhe i zgjedhur në bordin drejtues të degës nr 19 në vitin 1912 në New Hampshire. Mora pjesë familjarisht në aktivitetin e Vatrës me rastin e 100 vjetorit.Vlerësoj shumë respektin dhe mundësinë që më dhatë për të bërë një përshëndetje dhe ju premtova se do punoja për të hapur dhe një degë të Vatrës në Jacksonville Florida. Në bashkpunim me gjithë antarët e tjerë që morën pjesë u bë realitet me dt 18 Nëndor 2012. Do ngelet një kujtim i bukur dhe i pa haruar për familjen time takimi me të gjithë pjesmarsit si dhe personalitetet dhe figurat e nderuara që ishin në këtë takim
Dielli- Cili është mesazhi i kryetarit të vatranëve në Florida në prag të festës së vitit të ri?
A. Spahiu-Vatra sic ka emrin, shenjtorët dhe patriotët, që e krijuan ka dhe pasardhësit që kanë ruajtur vlerat dhe historikun. Vlerësimi i saj është histori suksesi për bashkim kombëtar. Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që ndodhen!
Zoti e bekoftë Vatrën dhe vatranët! Mbarësi për të gjithë!Gëzuar Krishtlindjet! Gëzuar Vitin e Ri 2015!( Intervista u botua ne Diellin e printuar te fundvitit, 30 Dhjetor 2014)
“Bashkëjetesa fetare ndërton të ardhmen”
Marshim paqësor në Shkodër/
Disa qindra qytetarë të Shkodrës morën pjesë në një marrshim paqësor nëpër rrugët kryesore të qytetit me moton “Bashkëjetesa fetare ndërton të ardhmen”. Në këtë marrshim, qytetarët e Shkodrës u thirrën nga Arqipeshkvia metropolitane e Shkodër-Pultit, Komisioni “Drejtësi dhe Paqe” dhe Komuniteti Sant’Egidio.
Marrshimi nisi nga Katedralia e qytetit për të vazhduar drejt shtatores së Nënë Terezës dhe përpara Xhamisë së Madhe Ebu Beker, në qendër të qyteti. Marrshuesit mbanin në duar pishtarë të ndezur dhe një banderolë ku shkruhej “ Bashkëjetesa fetare ndërton të ardhmen”.
Duke folur përpara qytetarëve te shumtë, e reja Xhoana Marashi tha se konfliket fetare në Siri si dhe ngjarja e fundit tragjike në Francë, dëshmojnë se sa e rendësishme është që të respektohen liritë fetare.
“Askush të mos e përdorë fenë për veprime që bien në kundërshtim me dinjitetin e njeriut dhe të drejtat e tij themelore, në rrallë të parë me të drejtën e jetës dhe lirisë fetare. Kjo që ndodh në Shqipëri tregon përkundër se, bashkëjetesa paqësore dhe e frutshme mes njerëzve dhe bashkësive me përkatësi të ndryshme fetare, është e mundur dhe e zbatueshme konkretisht.”
Ndërsa Arqipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Engjëll Masafra u shpreh se paqja është e mundur dhe se të gjithë mund të bashkëpunojnë për të ndërtuar një botë në paqe dhe në harmoni mes besimeve të ndryshme fetare, gjë, që siç u shpreh ai, e dëshmon edhe Shqipëria.
“Vertetë paqja është e mundur dhe kjo paqe që kemi ne në Shqipëri ta gëzojë çdo popull, pavarësisht nga raca, nga gjuha dhe nga feja. Faleminderit dhe Zoti na ndihmoftë që çdo njeri të jetojë në paqe; në paqe me ndërgjegjen e vet, në paqe me Zotin dhe me njëri tjetrin.”
Në marrshimin për paqen, që u zhvillua mbrëmë në qytetin e Shkodrës, morrën pjesë nje numër i madh të rinjsh, jo vetëm nga qyteti,
- « Previous Page
- 1
- …
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- …
- 68
- Next Page »