Nga Murat Gecaj/
Në ditët e fundit të vitit të kaluar dhe në pragun e Vitit të Ri 2015, që sapo filloi, u shtyp e doli në qarkullim nr.12, i gazetës periodike, adhetare, shoqërore e kulturore, të krahinës Nikaj-Mërtur, në Malësisnë e Gjakovës (Tropojë). Organin e shtypit në fjalë e boton Shoqata “Nikaj-Mërtur”, me kryetar Av.Gjin Niklekaj, drejtor Pashk Preka e kryeredaktor Dedë Qokaj.
Kësaj radhe, këtë gazetë, të ilustruar dhe me 20 faqe, e ka mundësuar biri i krahinës, Kolë Hysenaj. Tërë numrat e saj janë shpërndarë falas, si për anëtarët e Shoqatës dhe lexues të tjerë të interesuar.
Duke e shfletuar këtë numër gazete, në faqen e parë është titulli, “Qeveria e sotme e Tiranës t’i japë jetë projektit gjigand për Nikaj-Mërturin”, shoqëruar me një hartë të madhe. Ndërsa në brendësi, në faqen e dytë bien në sy shkrimet, “Shoqata ‘Nikaj-Mërtur’ hapë fushatën zgjedhore” dhe “Media, arkiv i vlerave tona”(nga D.Qokaj). Më tej, tërë faqja e tretë i është kushtuar shfaqjes së organizuar, pak ditë më parë, në amfiteatrin “Blu Sky” të Shkodrës, shoqëruar edhe me disa fotografi (nga M.Gecaj). Në këtë koncert festiv, me producentë Prekë Mrishaj dhe Zamira Korançe, interpretuan jo vetëm këngëtarë e valltarë nga krahina Nikaj-Mërtur, por dhe të ftuar të tjerë, si nga Shkodra e Tirana. E veçantë ishte, se aty kënduan aq bukur edhe Dila Gecaj, e ftuar nga Nju Jorku e Lindita Gjoka, e ardhur nga Athina etj.
Në faqet vazhduese janë botuar shkrime të tillë, si “Nikaj-Mëturi në kulmimet dhe thyerjet e historisë” (nga prof. Lush Susaj), shkrimi i Nikollë Lokës për librin e dr. Mark Palnikaj, kushtuar bajraktarit të Mërturit, Tunxh Miftari. Me interes janë dhe dy shkrime të tjerë, po nga M.Palnikaj, ku flitet për prejardhjen e fiseve Nikaj e Mërtur dhe jepet mendimi që të shkruhet një historik për to. Po në fushën e historisë, është shkrimi tjetër, që ka autor L.Susaj, “Nuk ka pasur bashkëqeverisje, as bashkëfajësi shqiptare-osmane”.
Siç dihet, kjo krahinë me plot tradita dhe bukuri të rralla natyrore, shquhet dhe për numrin e madh të krijuesve të saj, si poetë e shkrimtarë, artistë e studiues etj. (Në faqen 15 janë botuar emrat e disave nga ata). Kështu, në këtë numër, gazeta i ka lënë vend, në dy faqe të saj, poezive të frymëzuara të Jak Përpalit. Ndërsa, po në dy faqe, Ylli Prebibaj ka shkruar për dëshmi e fakte, për zhvillimin e arsimit shqip, në këtë krahinë e më gjerë. Dy shkrime për zhvillimin teknik në Nikaj-Mërtur kanë autor dr.Mark Palnikaj. Ndër të tjera, ai nënvizon se, realisht, ai nisi atje pas viteve ’60-të, të shekullit të kaluar.
Nikajmërturasit, jo vetëm që kanë organizuar disa herë veprimtari të bukura, por dhe përfaqësues të tyre kanë marrë pjesë në festimet e shoqatave simotra. Kështu, një shkrim i tillë, nga M.Gecaj, i kushtohet veprimtarisë së përvitshme kulturore-artistike, në Malin e Dajtit, nga Shoqata “Bytyçi”, me me kryetar av.Agron Gjedia. Ndërsa publicisti Ndue Ukcamaj ka botuar shkrimin, “Mirash Gjoni, Homeri i Eposit Shqiptar”.
Në faqen e parafundit të kësaj gazete është shkrimi i redaksisë, “Një vendim zakonor, në dobi të nikajmërturasve-Përfaqësues të dy fiseve të zonës marrin vendimin për kufizimin e shpenzimeve mortore”.
…E përgëzojmë stafin e gazetës “Nikaj-Mërtur”, për numrin e ri, që përgatiti dhe shpërndau për lexuesit e saj. Gjithashtu, shpresojmë e bësojmë që ajo do të botohet në vazhdimësi, me mbështetjen bujare të bashkëkrahinasve ose dashamirësve të tjerë.
Tiranë, 2 janar 2015
Archives for January 2015
Lirohen të akuzuarit për krime lufte kunder shqiptareve në Husaj të Rozhajës
Gjykata malazeze liroi ish-ushtarët e ushtrisë Jugosllave të akuzuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë të kryera në Husaj të Rozhajës në pranverën e vitit 1999/
Nga Ismet Azizi/
Verdikti i sjellë nga Gjykata e Lartë e Bjelo Poles , u cilësua si legalizim i krimit dhe i politikës gjenocide, por edhe si një krim kundër njerëzimit ku akterët kryesor mbesin të pandëshkuar dhe në liri.
8 ish ushtarët e ushtrisë jugosllave, u liruan për vrasjen e 15 refugjatëve shqiptarë nga Kosova në prill të viti 1999 në fshatin Husaj në afërsi të Rozhajës në Sanxhak. Gjykimi u dha nga Dhoma e Gjykatës së Lartë në Bijelo Polje, të cilën e kryesoi gjyqtari Vukomir Boshkoviq.
Gjatë procesit gati pesë vjeçar, të dyshuarit akuzoheshin për vrasjen e 23 njerëzve, por ky numër është zvogëluar në 15, sepse është gjetur se tek të tetë të vrarit vdekja kishte ndodhur më herët.
Përfaqësuesi ligjor i familjeve të viktimave Velia Muriq në një deklaratë për RSE thotë se nuk është i befasuar nga lirimin e ish-ushtarëve të Ushtrisë Jugosllave të akuzuar për krime lufte kundër civilëve shqiptarë në 1999.
Ky vendim tregon se në Mal të Zi, se viktimat e krimeve të luftës janë të padiskutueshme, por edhe për vrasjen e tyre askush nuk është përgjegjës.
“22 prej tyre janë vranë, askush nuk i ka sjellë në Mal të Zi por janë viktima të cilat janë kryer nga ish-ushtria e Jugosllavisë kundër popullatës civile. Sa i përket procedurave penale që nga fillimi ka shkuar mbrapsht, sepse vetëm pas 5 viteve nga fillimi i procedurës është filluar me hetime “, thotë Muriq dhe shtoi:
“Gjithashtu, gjatë procedimit që zgjati tre është marrë vendimi për lirimin nga paraburgimi i të dyshuarve. Rasti i ndodhur në Husaj nuk është asgjë tjetër në krahasim me Bukovicën, dëbimin e shtetasve të BiH nga bregdeti i Malit të Zi, Morinj dhe krime të tjera të luftës të kryera në territorin e Malit të Zi. Në asnjë nga këto raste nuk është marr ndonjë vendim gjyqësor për fajësinë e të akuzuarëve. Prandaj, unë shoh se dikush në Mal të Zi duhet të mbajë përgjegjës për këto viktima, para se gjithash nga struktura e prokurorisë ose qeverisë, sepse shihet kartë se deri më tani ka pasur obstruksion në këto raste “.
Krimet e luftës kundër civilëve shqiptarë të cilët kanë ikur nga Kosova në Mal të Zi janë kryer gjatë intervenimit të NATO-s.
Të akuzuar për krimin në Husaj të Rozhajës të cilët u liruan janë:komandanti i batalionit të Ushtrisë Jugosllave, nënkolonel Predrag Strugar, si dhe ish-ushtarët Momçillo Barjaktaroviq, Peter Labudoviq, Aco Knezheviq, Branislav Radiq, Miro Bojoviq, Vladimir Gjurashkoviq dhe Boro Novakoviç.
“Vrasjen e njëzet civilëve gjatë dhe pas luftës të ushtrisë së atëhershme ,janë përcjellë edhe nga raportet ushtarake dhe gazetareske. Në lidhje me këtë, është interesante të një raport ushtarak i asaj kohe, në të cilën për gjashtë civilëtë vranë në kolonat e refugjatëve në Husaj, ndër të tjera, thotë: “Në një konflikt të ashpër Ushtria Jugosllave ka likuiduar një grup të armatosur të UÇK-së.” Në anën tjetër, nëse me këtë rast është vrarë trembëdhjetë vjeçari Labinot Kastrati, plagosja e moshatares së tij Shpresa Zogaj, vrasja e gruas shtatëdhjetëvjeçare të pa lëvizshme Nemka Brahimaj dhe Arif Arifaj, trupi i i të cilit u gjet me këmbë të lidhura me litar, e bën më shumë se të qartë se një raport i tillë ushtarak ka qenë vetëm pjesë e planit krimin e organizuar “.
Ndaj vendimit të Gjykatës së Lartë të Bjelo Poles reagoi Bashkësia Demokratike Boshnjake , e cila në një letër të hapur kritikon gjyqësorin në vend , i cili, sipas tyre, po legalizon krimin dhe po mbështetë politikën gjenocide.
Ndërkaq, partitë politike shqiptare si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi nuk reaguan ndaj këtij rasti edhe pse shoqatat e shoqërisë civile disa herë kanë protestuar ndaj zvarritjes së aktgjykimit dhe ndaj pavarësisë së gjyqësorit.
Vdes ish-guvernatori i Nju Jorkut, Mario Cuomo – “Luani” liberal
Për shqiptarët e Amerikës, do të kujtohet si një mik i tyre – sidomos për çështjen e Kosovës/
Nga Beqir SINA – New York/
JU JORK : Ish-guvernatori i Nju Jorkut, Mario Cuomo, ka vdekur të enjten, në ditën që djali i tij Andrew është inauguruar si guvernator i shtetit.
Cuomo, 82 vjeçar, ka vdekur nga shkaqe natyrore në shtëpinë e tij në Albany të Nju Jorkut.
Cuomo ka qenë guvernator i Nju-Jorkut prej vitit 1983 deri në vitin 1994, dhe eshte konsideruar si “luani” liberal i demokrateve ne SHBA-
Mario Cuomo, i cili ka qenë guvernator i Nju Jorkut gjatë tre mandateve, nga viti1982 në vitin 1994, vdiq dje në moshën 82-vjeçare, nga një sulm në zemër në një spital të Nju Jorkut, njoftoi media amerikane.
Ish-guvernatori demokrat, që u konsiderua në atë kohë si një kandidat potencial për Shtëpinë e Bardhë dhe Gjykatën e Lartë, vdiq në të njëjtën ditë që djali i madh, Andrew Cuomo bëri betimin për një mandat të dytë si guvernator i Nju Jorkut.
“Ai nuk mund të jetë i pranishëm fizikisht sot, por babai im ndodhet në këtë sallë. Ai është në zemrën dhe mendjen e çdo personi që ndodhet këtu”, deklaroi Andrew Cuomo.
“Frymëzimi, trashëgimia dhe eksperieca e tij janë ato që e çuan këtë shtet aty ku ndodhet tani”, theksoi ai.
I njohur për elokuencën dhe oratorinë në fjalimet e tij dhe për kundërshtimin e fortë për rivendosjen e dënimit me vdekje në Nju Jork, Mario Cuomo fitoi famë kombëtare me një fjalim të mbajtur në vitin 1984 në Konventën Demokrate.
Për këto ai ishte konsideruar si një nga politikanët më elekuenti dhe oratori i kohës së tij, që e bëri Mario Cuomon një figurë kombëtare.
Ai do te mbahet mend gjate per fjalimin e tij ne konventen e demokrateve ne 1984, kundershtimin e ligjit te denimit me me vdekje dhe ndryshimine sistemit te burgjeve.
Në korrik 1984, ai mbajti fjalimin kryesor në Konventën Kombëtare Demokratike, duke arritë në një kundërshtim dhe t’i jap një nxitje vizionit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Ronald Regan mbi vizionin e tij amerikan “Qytet i ndritshëm mbi një kodër”.
Duke u përballur me një arenë të mbushur me kritika në San Francisko, ai në një audiencë televizive kombëtare, Cuomo do të mabhet mend për dekleratën e tij kur tha: “Ky komb është më shumë se një ‘ apo dy qytete të ndritëshme mbi një kodër”.
Ai vdiq dje kur i biri tij Andrew Cumo, më 1 janar e ka dhënë betimin për një mandat të dytë si guvernator i Nju Jorkut.
KRONIKE E FUNDVITIT: FESTUAM SI NJE FAMILJE
FESTUAM SI NJË FAMILJE E MADHE NATËN E NDËRRIMIT TË VITEVE/
Natën e 31 Dhjetorit shqiptarët e Amerikës e festuan natën e ndërrimit të viteve në familje dhe nëpër restorante.
Vetëm në restorantin Maestros në Bronx, NY, ishin tre grupime shqiptarësh që kishin pushtuar tri nga sallat dhe festuan së bashku. Sipas traditës shqiptare respektohet familja në këtë natë të shenjtë. Ne kemi zgjedhur së bashku me familjen përkrah dhjetëra familjeve të tjera ta festojmë në Crystal Room.
Kjo sallë bashkoi mbrëmjen e 31 Dhjetorit shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, Lushnja, Tirana, Vlora, Mati, nga Kosova, Korca, Shkodra, Tropoja, Ulqini dhe Camëria. Madje kemi dhe mysafirë nga Toronto-Kanada, Juli me Erisën dhe fëmijët, Lenci, mysafirë I tyre ka ardhur nga Tirana, familja e Marjan Cubit ka mysafirë nga Belgjika., edhe familja e Halit Dacit kishte mysafire nga Kandaja. Të gjithë gëzojmë së bashku.
Salla u dekorua kuq e zi, me simbolikën tonë kombëtare. Nazo Veliu ka hapur festën dhe u ka uruar Mireseardhjen famijeve shqiptare. Më pas Asllan Bushati u ka mbajtë një fjalë të shkurtur duke kujtuar traditën shqiptare të festimit familjar. I gjithë Kombi ynë është si një familje e madhe, të tillë jemi dhe ne sonte këtu, si një familje. Atdheun e munguar do ta sjellim sonte këtu përmes këngëve dhe valle tona tradicionale, tha ai, duke i ftuar për të trokitur gotata:GEZUAR!
DJ Tani dhe këngëtarja e re e talentuar Dea Elezaj, shpalosën bukuritë e këngëve dhe valleve shqiptare nga veriu në jug. Deri në orën 2 të mëngjesit kënga dhe vallja shqiptare nuk rreshtën.
Janë me ne dhe rreth 25 fëmijë të vegjël., te cilet kenduan e kercyen se bashku me te rriturit. Për ta momenti më i gëzuar është ardhja e Babagjyshit. Një fotografi me të mbetet kujtimi më i bukur i natës së ndërrimit të Vitit. Por Babagjyshi nuk ka harruar që të sjellë dhuratat për fëmijët. Ai hap thesin e mbushur me ndihmen e Arjana Elezaj dhe femijet shperthejne nga gezimi.
Në mesnatë salla shpërthen; të gjithë brohorasin për ndërrimin e viteve. Vjen 2015! Festojmë larg atdheut plot mall.
Një surprizë tjetër në mesnatë; tre prej pjesmarrsve në këtë vit të ri, pikërisht më 1 Janar 2015, fetsojnë ditëlindjen! Nën tingujt e këngës” Happy Birthday to You”, e gjithë salla këndon. Familja e Marjan Cubit , e Latif Sharkës dhe Elisabeta Greca(Shehu), kanë zgjedhur festimin e ditëlindjeve së bashku. Nga një tufë me lule secilit nga Xhemilja. Gëzuar ditëlindjen Marjan, Latif, Elisabeta! Kamera e Televizionit Kultura Shqiptare dhe aparati fotografik i Gazetes Dielli fiksojne castet e ngarkuara me emocione.
Festa vazhdoi përmes surprizave.Ishte një festim i shkëlqyer. Në mbyllje secili falenderon organizatorët që na e mundësuan këtë festim të dhjetëra familjeve si një e vetme, larg zhurmave, por të ngarkuara nga emoicionet. Faleminderit Arjana, Tamara, Xhemile, Mjafturie, Nazo, Veiz. Faleminderit të gjitha familjeve që u bashkuan me ne në këtë festë të bukur. Të gjitha moshat u kënaqën, që nga fëmijët, të rriturit, por dhe studentët që i dhanë”zjarr” festës.
Me këtë atmosferë u festive familjare u bashkua edhe Televizioni Kultura Shqiptare , jo vetëm me kamerat, por edhe familja Belliu.
Na qofte Vit i mbare 2015-ta!
- « Previous Page
- 1
- …
- 66
- 67
- 68