• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2015

Pse VATRA kërkoi mandatin amerikan në Konferecën e Paqes më 1919?

April 9, 2015 by dgreca

Nga Prof. Dr. Abdullah Karjagdiu*/
Para më se nëntëdhjetë e katër vjetësh, në Konferencën e Paqes në Paris dhe pas saj, si diplomatët shqiptarë ashtu edhe emigrantët shqiptarë në Amerikës, i hynë një fushate të rrallë për të siguruar mandatin amerikan mbi Shqipërinë. Arsyet e tyre ishin të qarta: pas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915, pas vendosjes së pushtimit italian në Vlorë, akuzave e kërcënimeve të fqinjëve, Luftës së Parë Botërore dhe pas disa lajmeve “jo zyrtare” për reduktimin e mëtejmë të territorit të Shqipërisë londineze, shqiptarët e brengosur shihnin te Amerika dhe te presidentit i saj Uilson, shpresën e vetme për një lloj garanti për pavarësi.
Ç`është e vërteta, kërkesat e përpjekjet e shqiptarëve për të siguruar interesimin, vëmendjen, ndihmën dhe angazhimin amerikan për çështjen shqiptare, kishin filluar që në dhjetëvjetëshin e parë të shekullit të 20-të, në të përkohshmet e shqiptarëve të Amerikës, si “Kombi”, “Dielli”, “Trumpeta e Krujës” dhe disa të përkohshme të tjera në gjuhën shqipe, anglishte apo në të dy gjuhët. Ndërkaq, kur doli në dritë e përkoshmja “The Adriatic Review” (Revista e Adriatikut), më 1918, ishte njëra ndër fazat më të ndieshme të vendosjes së ardhmërisë së Shqipërisë. Në numrin e parë të revistës, në hyrjen e saj vihet në pah se revista në anglishte synon të paraqesë çështjen e shqiptarëve të Amerikës. Qëllimi i revistës, shkruan në vëzhgimin hyrës, është, “ta bëjë të njohur çështjen tonë në botën amerikane dhe evropiane, veçanërisht në një kohë kur armiqtë tanë shpifin dhe shfryjnë në të katër anët kundër nesh”. Brenda një kohe të shkurtër, “Revista e Adriatikut”, u bë përnjëmend organi më efikas i kërkesave, aspiratave dhe idealeve të shqiptarëve të Amerikës.
Në numrin e shtatorit (1918), të revistës në fjalë, delegati i Vatrës në Londër, Mehmet Konica, boton apelin në anglishte “Një thirrje miqve amerikanë”, në të cilën pasi përmend padrejtësinë dhe hilen e parë që ua bëri Evropa shqiptarëve në Kongresin e Berlinit, kur me qëllim që ta dobësonte Turqinë, i dha trojet shqiptare si peshqesh Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, pasi e stigmatizon mëkatin tjetër të Evropës, kur ajo, si thotë “e sakatoi” Shqipërinë më 1912, ai rikujton përkrahjen morale të Amerikës që ajo ua dha shqiptarëve në vitet e shkuara. Mehmet Konica e shfaq mirënjohjen e tij ndaj amerikanëve për hapjen e shkollave për shqiptarët, pa ndërhyrje të propagandës, ai pohon se “shqiptari, është demokrat në zemër sepse ka një mirëkuptim demokratik, meqë ai beson se njeriun, para se gjithash, duhet respektuar dhe trajtuar si të barabartë, pa marrë parasysh pozitën e tij shoqërore”. Më pas, ai paraqitet me propozimin se Shqipërisë i nevojitet një mandat protektorati për ta konsoliduar pavarësinë e saj. Por, shkruan ai, prorektorati mbi Shqipërinë nga çdo fuqi që ka interesa të drejtpërdrejta në Shqipëri, është, “kolonizim, cënim i të drejtave kombëtare dhe shfrytëzim ekonomik”. Sipas mendimit të tij, vetëm protektorati amerikan mund t`i ndihmojë Shqipërisë “Sido që të jetë”, përfundon ai apelin: “Është dëshirë unanime e shqiptarëve, që t`i drejtohen Amerikës për ndihmë dhe ta lusin atë për të vënë mandatin mbi Shqipërinë për një periudhë pesëvjeçare, në mënyrë që vendi të ketë kohë për t`i aktivizuar të gjitha fuqitë e tij organizative”.
Pastaj, më 4 janar të vitit 1919, Federata Panshqiptare Vatra, në një mbledhje të saj të jashtëzakonshme, miratoi një rezolutë me të cilën i bëri apel SHBA-së që të angazhohet për ruajtjen e shtetit të pavarur shqiptar dhe të dislokohen ushtarët amerikanë në ato troje, ku popullsia shqiptare është në shumicë, në mënyrë që me kalimin e kohës, të organizohet një referendum i lirë me qëllim që banorët të vendosin se në cilin shtet duan të jetojnë. Kjo rezolutë dërguar Robert Lansingut, shefit të Stejt Departamentit mbase mund të merret fillim i fushatës për mandatin amerikan mbi Shqipërinë. Si shkruan B. Meta, në studimin e tij “Federata Panshqiptare Vatra”, Telford Eriksoni, delegati i nderit i Vatrës, e paraqiti në konferencën e paqës variantin më të plotë për mandatin amerikan. Duke e mbrojtur të drejtën e Shqipërisë për pavarësi dhe për të drejtën e saj për përzgjedhjen e mandatorit, ai më parë e quajti të padrejtë imponimin e kufijve të padrejtë Shqipërisë më 1913, më pas e sulmoi dhe e denoncoi Traktatin e fshehtë të Londrës, të nënshkruar nga katër fuqitë e Antantës më 1914, ndërsa njëherësh pushtimin e Vlorës nga Italia dhe përpjekjet e Italisë për t`u bërë mandator mbi Shqipërinë, i quajti si kërcënim për paqen. “Për shkak të këtyre proçkave”, deklaroi Eriksoni, shqiptarët kanë humbur besimin si tek evropianët e Antantës ashtu edhe te fqinjët e tyre. “Shqiptarët, do të bëhen pararoja e propagandës gjermano-austriake. Ata do të bashkohen, shkruan B. Meta me të gjitha forcat që luftojnë me shpresën për të rifituar pak nga pak atë që iu është marrë me forcë padrejtësisht. Ose më keq, si Samsoni i verbër, ata do të kërkojnë të përmbysin gjithë godinën ballkanike.”
Me miratimin e draftit të Konventës së Lidhjes së Kombëve për të drejtën e shteteve për t`u bërë mandator, Shqipëria u bë vendi i parë të cilit i nevojitej mandati amerikan. Me kërkesën e tij drejtuar kryesuesit të Lidhjes së Kombeve, Zh. Klemansos, delegacioni shqiptar, në krye të të cilit atëherë ishte Turhan Pasha, në fillim të marsit të vitit 1919, i vetëdijshëm se ka jo vetëm pëlqimin e Dërgatës shqiptare të Turqisë, të Shoqërisë Shqiptare të Bukureshtit, të Komitetit të Lozanës, po edhe përkrahjen e qarqeve të tjera patriotike, i drejtohet SHBA-së me kërkesën që të bëhet mandatore e Shqipërisë, duke deklaruar se: “Vetëm një komb mund të bëjë një vepër kaq fisnike në Ballkan: SHBA. Nën mbikëqyrjen dhe përkujdesjen e Amerikës, Shqipëria, pika e dobët e Ballkanit, duhet të shndërrohet në një element të fortë të paqes dhe të stabilitetit, në saje të mbikëqyrjes morale. Afria dhe prania e Amerikës do të jetë një mjet i sigurt për jetësimin e idealeve të reja në zemrat e helmuara të popujve të Ballkanit që i bëjnë rrëmujë në luftërat e pandërprera.” Në kërkesën për mandat, më tutje vihet në dukje se Amerika, me kompetencën e mandatores së Shqipërisë, do të jetë në gjendje të ushtrojë një ndikim shumë të madh arsimues, kulturor, politik, shoqëror dhe ekonomik në shtetet e Ballkanit. “Po kështu”, theksohet në kërkesë, “emri i Amerikës do të jetë garant. Nën mbikëqyrjen amerikane, begatitë e mëdha të Shqipërisë, do të zhvillohen plotësisht, kurse shpirti luftarak, do të shndërrohet në një shpirt plot zellë për veprimtari si të fillojë Amerika të nxisë zhvillimin tregëtar, industrial dhe ekonomik të Shqipërisë”. Veç kësaj, me propozimin e kryetarit, të delegacionit shqiptar Turhan Pashës, kërkohet që mandati amerikan të përfshijë si Çamërinë e okupuar nga ushtria greke, ashtu edhe trojet shqiptare të Veriut e të Lindjes, të aneksuara nga serbët dhe malazezët. Gjatë mandatit amerikan, popullata e këtyre trojeve, do të ketë të drejtë të organizojë plebishit. Me këtë rast, thuhet se Amerika, s`do të ketë nevojë për të bërë shpenzime për mbrojtjen e Shqipërisë, sepse mbrojtjen do ta organizojnë shqiptarët. “Mirëpo”, shkruan në kërkesë, “ajo që i nevojitet Shqipërisë, janë udhëzimet dhe këshillat e dobishme, nga një anë, dhe organizimi e përparimi i shoqërisë shqiptare, nga ana tjetër. Neve s`na merr mendja se ka ndonjë komb tjetër që do të mund të kryente këtë emision më mirë se SHBA-të”.
Ndërkaq, me “Kërkesën e përsëritur për mandatin amerikan” të botuar në “Revistën e Adriatikut”, në prill të vitit 1919, delegacioni shqiptar kërkon, së pari, që ndërhyrja italiane në Shqipëri të ndërpritet sa më parë; së dyti, kërkon organizimin më të mirë të Shqipërisë; së treti, kërkon këshillat amerikane për rindërtimin demokratik të vendit; së katërti, delegacioni shqiptar kërkon që të ketë këshilltarë në çdo dikaster të qeverisë; së pesti, kërkon që Amerika të ndërtojë një avanpostë në Shqipëri, prej nga, në tërë Ballkanin do të përhapen vullneti i mirë, sinqeriteti dhe idealet e reja, me qëllim të çrrënjosjes dhe shkatërrimit të tendencave të dëmshme dhe të prapambetura, dhe, në vend të tyre, të përhapen miqësia e re, respekti i ndërsjell dhe pajtimi mes ballkanasve. Në kërkesën e delgacionit shqiptar, shtrohen edhe disa mëdyshje në formë pyetjesh të këtilla: “A do t`i shmangët Amerika këtij misioni fisnik? A do të pranojë ajo që Ballkani të mbetet përherë vend i konflikteve të përhershme raciale dhe kështu të jetë një rrezik konstant për paqen në Evropë?” Në kërkesë përmendet fakti se kombet e Ballkanit deri në atë kohë ishin kridhur në përleshje të përgjakshme vëllazërore. “Dikush duhet t`ua mësojë atyre”, shkruan në kërkesë, se “mirëqenia dhe prosperiteti i një kombi nuk mund të lartësohet nga fama e kotë e luftës, po nga arritjet dhe sukseset e lavdishme në paqe. Cili vend është më kompetent për këtë mision se SHBA?”
Njëherësh, në kërkesën e delegacionit shqiptar refuzohet mandati italian mbi Shqipërinë, me gjithë interesimin e Italisë për këtë mision. “Populli shqiptar”, përfundon kërkesa, “mendon njësoj se ky mandat duhet t`i jepet SHBA-së për një periudhë të shkurtër. Është mëse e qartë se SHBA-ja do ta kryejë këtë mision vetëm me autoritetin e saj moral, pa shkaktuar konflikte mes shteteve ballkanase”. Nëse Amerika e refuzon kërkesën, atëherë Konferenca e Paqes mund t`ia japë këtë emision vetëm asaj Fuqie e cila s`ka interesa të drejtëpërdrejta në Shqipëri.” Mirëpo, redaksia e revistës “Revista e Adriatikut”, nuk është dakord me delegacioin shqiptar lidhur me qëndrimin e tij ndaj Italisë, prandaj, duke dhënë disa vërejtje pohon se në kohën kur Shqipërinë e injoruan si fuqitë e mëdha ashtu edhe Konferenca e Paqes, vetëm Italia i ndihmoi Shqipërisë; veç kësaj, ajo ia njohu Shqipërisë “të drejtën për vetëvendosje, duke i lejuar kuvendit të saj kombëtar që të shpreh lirisht vullnetin dhe aspiratat e popullit shqiptar. Italia është i vetmi vend në Konferencën e Paqes, që e mbrojti rikrijimin e Shqipërisë me kufijtë e saj etnikë e jo me kufijtë artificialë të Konferencës së Londrës të vitit 1913. Sidoqoftë, ajo që u nevojitet shqiptarëve, thuhet në komentin e revistës, është fryma e re dhe idealet e reja të popujve ballkanas. “Por, vetëm Amerika mund të marr përsipër misionin e mbjelljes së farës të epokës së re në Ballkan. Vallë a do të marrë ajo përsipër këtë misioni?”
Veç kësaj, edhe disa amerikanë, tanimë të njohur si miq të popullit shqiptar, jo vetëm që treguan interesim për çështjen shqiptare, po edhe i përkrahën kërkesat shqiptare si në sensibilizimin e çështjes shqiptare ashtu edhe kërkesat e delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris. Kështu, në mitingun e madh të shqiptarëve të Amerikës në Nju Inglend, në janar të vitit 1919, ish ambasadori amerikan në Greqi (i cili e kishte mbrojtur kauzën shqiptare që më parë), duke marrë fjalën në miting tha se SHBA do të përkrahë kërkesat e shqiptarëve në Konferencën e Paqes dhe në Lidhjen e Kombeve. Në mitingun e organizuar nga shqiptarët e Amerikës, në shkurt të vitit 1919, e mori fjalën Xh. Boulldvin, mik i sprovuar i shqiptarëve, i cili e mbrojti çështjen shqiptare duke i mbështetur kërkesat e tyre. Më 1919, V. Hauell, sekretar i Fondit për Ndihmë Shqipërisë dhe dashamir i shqiptarëve, botoi në revistën “Veprimtaria e krishterë” vëzhgimin me titull “Një Republikë Amerikane në Evropë”. Duke treguar një simpati të veçantë ndaj shqiptarëve, ky autor doli me këto propozime të adresuara presidentit Uilson: 1. Pikë së pari, presidenti Uilson, duke u marrë vesh me aleatët e SHBA është e udhës të shpallë Republikën e Shqipërisë; pastaj, Amerika, lypset t`i japë Shqipërisë të njëjtat garanci dhe ndihma që i ka dhënë më parë Kubës dhe Filipinës; së fundi, duhet të formohet një qeveri vendore shqiptare, përfaqësuesit e së cilës është me vend të përzgjidhen brenda mundësive nga shqiptarët e Amerikës. Nga ana e tij, Kost Çekrezi, përfaqësues i “Vatrës” në SHBA, u përpoq të aktualizonte kërkesën e shqiptarëve të Amerikës për të siguruar mandatin amerikan mbi Shqipërinë. Ai pati një bisedë të gjatë edhe rreth kësaj çështjeje me zëvendës-sekretarin amerikan për Punët e Jashtme, Xh. Filips, i cili i premtoi Çerkrezit se Amerika do të mbajë një qëndrim miqësor ndaj kërkesave aktuale të Shqipërisë. Me këtë rast, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme i Senatit, senatori Hiçkok, e vuri në dijeni K. Çerkezin se kërkesa e shqiptarëve të Amerikës për mandatin amerikan, do të shqyrtohet patjetër në Senat.
Mirëpo, ndër të gjithë amerikanët që e përkrahën çështjen shqiptare, Telford Eriksoni e paraqiti propozimin më të mirë rreth mandatit amerikan. Memorandumi i tij mban titullin: “Gjashtë arsye për të cilat Amerika duhet të bëhet mandatore e Shqipërisë” (Paris 1919). Do thënë menjëherë se arsyet e Eriksonit ishin jo vetëm të argumentuara por edhe logjike dhe bindëse. Arsyeja e parë e tij është fakti se Amerika hyri në Luftën e Parë Botërore për hir të parimeve morale. Një ndër parimet morale i mbron popujt e vegjël dhe të pambrojtur nga agresori i fuqishëm. E pikërisht për hir të këtij parimi mund ta mbrojë Shqipërinë Amerika, “në mënyrë që ta shpëtojë popullin, i cili u kishte bërë ballë rrebeshëve historike për më se 2 mijë vjet”. Arsyeja e dytë ishte se Serbia dhe Greqia mbanin nën pushtimin e tyre trojet me popullatë 90% deri 100% shqiptare. Së këndejmi, vetëm Amerika do të kryente obligimin e Konferencës së Paqes si për mbrojtjen e të drejtave kombëtare ashtu edhe zhvendosjen e kufijve mbi baza etnike. Arsyeja e tretë ishte se Amerika kishte për obligim t`i dalë zot e t`i ndihmojë popullit shqiptar të kanosur e të rrezikuar, se përndryshe ishte rrezik që ky popull të shfaroset nga fqinjët. Arsyeja e katërt ishte se Europa ende besonte se amerikanët janë një popull materialist dhe interesaxhinj, i cili mund të përfitojë nga ky rast për të vendosur superioritetin ekonomik në botë “si fuqi mandatore në Ballkan”, ku Europa e kishte ngatërruar lëmshin aq shumë saqë kishte shkaktuar ndasi, përqarje, urrejtje, mjerim dhe gjakderdhje. Prandaj, mandati amerikan, me rastin e Shqipërisë, jo vetëm që do t`i ndihmonte pavarësisë së saj, por do të nxjerrte këtë komb nga varëfëria dhe prapambeturia dhe do t`ia siguronte një standard dhe prosperitet të veçantë, duke e pajisur atë me vlerat më fisnike të jetës. Njëkohësisht, Amerika, me bekimin e gjithë botës, “do të vendosë miqësinë dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë në Ballkan”. Arsyeja e pestë ishte se Amerika mund të bënte në Shqipëri një investim të sigurt dhe të dobishëm. Shqipërisë nuk i nevojiteshin flota e garnizone amerikane. Ajo kishte nevojë për një numër të vogël apo një duzinë vullnetarësh amerikan, të cilët do të stërvitnin ekspertët dhe kuadrot shqiptare, si për administratën ashtu edhe për institucionet shqiptare. Shqipërisë do t`i nevojitet një hua prej disa miliona dollarësh. Guvernator do të ishte një amerikan, i cili duhet të jetë jo vetëm ekspert energjik, por edhe mik i popullit shqiptar. Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Italia do t`ia besonin Amerikës zgjidhjen e problemeve territoriale, meqë ajo si mandatore në Shqipëri do të mund të luante rolin e mikes së negociatave dhe të pajtimit. Në arsyen e gjashtë, Eriksoni figurativisht e krahason kombin shqiptar me një “bonjak të gjorë” midis kombeve, për të cilin nuk ka mëshirë askush dhe të cilit asnjëri s`ia qan hallin. Prandaj, përfundon ai, “ky komb i lënë dhe i nëpërkambur ka të ngjarë të shfaroset nga të tjerët. Mirëpo, me përkushtimin, përkujdesjen, miqësinë dhe bujarinë amerikane, sipas tij, ky komb do të mëkëmbët e ringjallet dhe do të arrijë shkallën e zhvillimit të kombëve të tjerë, “sepse, sipas Eriksonit “kemi të bëjmë me një racë jashtëzakonisht vitale, të bashkuar, të zgjuar, të dashur dhe tejet besnike”.
Pas shpalljes së këtij memorandumi, variantin pak a shumë të ndryshuar të mandatit amerikan të propozuar nga “Vatra” e paraqiti në Konferencën e Paqes, përsëri delegati i saj, Eriksoni. Duke u mburrur me nderin që ia kishin bërë shqiptarët, para diplomatëve, Eriksoni bën këtë deklaratë: “Delegacionet e tjera janë më të fuqishme dhe përkrahen prej pasurive, prej shtypit të blerë, prej aleancave politike, prej interesave egoiste, po nuk e besoj që në Paris gjendet ndonjë delegacion tjetër, i cili do të ketë pas një trup aq të shëndosh, aq popullor, aq energjik, zemra aq besnike, gati të sakrifikojnë të gjitha sa kanë dhe vetën e tyre në e do nevoja, siç kemi neve”. Sipas memorandumit të “Vatrës” të paraqitur nga Eriksoni në Konferencën e Paqës, mandati amerikan duhet të vendoset edhe në trojet shqiptare të pushtuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Në të thuhej se Amerika, ashtu si iu kushtua luftës dhe u ndihmoi aleatëve në Evropë, tani duhej t`i kushtohej paqes në Ballkan, “ku situata është më kritike dhe problemi më akut”. Në këtë memorandum parashikohej një lloj amerikanizimi i Ballkanit, nëpërmjet vlerave, parimeve dhe idealeve amerikane. Amerika duhej të lozte tani rolin e vendit mik që angazhohej për pajtim, mirëkuptim, miqësi progres, dhe bashkëpunim mes ballkanasve. Eriksoni kërkonte nga Italia që të largohej nga Vlora, nga një anë, ndërsa nga ana tjetër, ai shpresonte se me zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në Ballkan, do të bëhej e mundur të bëhej ricaktimi i kufijve në bazë të vullnetit të lirë të popullit me baza etnike. Në Shqipëri do të zgjedhej një qeveri stabile, nën flamurin e Lidhjes së Kombeve, por duke patur si tutor dhe garant SHBA. Vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria do të bëhej një shtet neutral, stabil dhe me një prosperitet ekonomik.
Në gushtin e vitit 1919, Luigj Bumçi, kryetar i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes, paraqet një ankesë dhe i dërgon një apel presidentit të SHBA-së, Uilsonit, duke kërkuar intervenimin amerikan për t’u mbrojtur nga politika imperialiste dhe ekspansioniste e Greqisë, Serbisë dhe Italisë. “Në këtë periudhë kritike të historisë së Shqipërisë” thuhet në apel, “delegacioni shqiptar i drejtohet ndjenjës së drejtësisë që ekziston në senatin amerikan, duke kërkuar mbështetjen e fuqishme nga ai për t’i mbrojtur të drejtat e popullit shqiptar”. Shqipërisë, shkruan në këtë apel, pasi iu rrëmbyen gjysma e territoreve nga fqinjët, me 1913, ajo u bë shtet neutral dhe i pavarur. Por, gjatë luftës fuqitë e huaja e shkelën pavarësinë e saj, e shndërruan atë në fushëbetejë dhe i sollën pasoja të tmershme. “ Me shpalljen e së drejtës për vetvendosje nga Amerika”, thuhet në apel, “shqiptarët i rrokën armët për të luftuar për të drejtat e tyre për ta shpëtuar vendin e tyre”. Me këtë rast, sipas apelit, shqiptarët kishin shpresë se do të korrigjoheshin padrejtësitë e bëra kundër tyre; por, fatkeqësisht si shqiptarët e pushtuar nga Greqia ashtu edhe ata të pushtuar nga serbët, u keqtrajtuan, u masakruan dhe u shfarosën nga ushtritë e tyre pushtuese. “ Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes- vazhdon apeli “kërkoi disa herë të drejtën për plebishit nën garantin e trupave të SHBA-së; por, më kot. “Apeli përmbyllet me këto fjalë: “ Shqiptarët e kanë varur shpresën vetëm te Amerika, prej saj përsëri e presin shpëtimin. Të gjithë shqiptarët parapëlqejnë ndihmën amerikane që t’u prijë në politikë. Në emër të popullit të martirizuar, delegacioni shqiptar ju lut që ta ngritni zërin për ta shpëtuar vendin nga katastrofa dhe për ta siguruar pavarësinë. A do ta injorojë Amerika këtë kërkesë urgjente?”.
Në dosjen e presidentit Uilson, është një letër e Adhamudhit (1919) udhëheqësit të mërgatës shqiptare, (i cili më parë kishte biseduar me profesor Xh. Heronin për mundësit e marrjes së SHBA të mandatit mbi Shqipërinë) në të cilin është ky rekomandim: “Shqiptarët nga natyra janë krenarë dhe të pavarur, kurse etnikisht kanë rrënjë të përbashkëta me skocezët, prandaj kanë dëshirë të pranojnë si udhëheqës funksionarët anglezë dhe amerikanë, pasi janë të bindur në sinqeritetin e tyre, sepse e dinë se janë superiorë në raport me kombet e tjera dhe se amerikanët nuk kërkojnë të sundojnë”.
Si reaguan diplomatët dhe Stejt Departamenti amerikan ndaj këtyre propozimeve, kërkesave, lutjeve për ndihmë, ndërhyrje, mbrojtje, përkrahje dhe për mandat disavjeçarë? Reagimet ishin të ndryshme, që nga mirëkuptimi deri te heshtja. Sa u përket miqëve amerikanë të shqiptarëve të Amerikës, në të shumtën e rasteve ata tregonin një simpati, solidaritet dhe përkrahje. S’do mend se përpjekjet dhe impenjimet e shqiptarëve të Amerikës për sensibilizimin, aktualizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare, kanë hasur dendur në mirëkuptim si në publikun amerikan ashtu edhe në disa qarqe gjysmëzyrtare, intelektuale dhe kulturore amerikane. Ndërkaq, entuziazmi dhe glorifikimi i programit të presidentit të SHBA, Uilsonit, për të drejtën e vetvendosjes, si e drejtë e pamohueshme e çdo populli të shtypur, i nxiti dhe i entuziazmoi më tepër shqiptarët e Amerikës në veprimtarinë e tyre patriotike. Pikërisht këso kohe, lind edhe idea për të kërkuar mandatin amerikan mbi Shqipërinë, më parë nga përfaqësuesit e “Vatrës” dhe Eriksoni, pastaj edhe të tjerët. Ja disa reagime karakteristike të palës amerikane:
Telegramet, apelet, kërkesat për solidaritet, mirëkuptim, miqësi, mbrojtje dhe mbështetje të shqiptarëve të Amerikës, me gjasë, u pritën me interesime dhe dashamirësi të ndryshme nga opinioni publik amerikan. Edhe çështja e kërkimit të mandatit amerikan mbi Shqipërinë u prit mjaft mirë në fillim. Në nëntorin e vitit 1918, në Stejt Departamentin amerikan, qarkullonte dokumenti me titullin: “Rekomandime të shkurtëra për Shqipërinë”. Këto rekomandime kërkonin që Amerika ta përkrahte Shqipërinë. Në të SHBA rekomandohej si e vetmja fuqi e cila u përgjigjej idealeve të shqiptarëve, prandaj, duhej ta pranonte mandatin mbi Shqipërinë. Në prillin e vitit 1919, Xhozef Haven, konsull i SHBA në Torino, i dërgoi Stejt Departamentit një raport special ku, ndër të tjera thuhej: “Në Shqipëri ekziston kërkesa e vetme dhe e përgjithshme që Shqipëria të vihet nën administrimin amerikan”. Veç kësaj, anëtarët e delegacionit amerikan në Paris, ishin të informuar më mirë se të tjerët për kërkesat e shqiptarëve për mandatin amerikan. Një anëtar i këtij delegacioni, tregoi interesim të veçantë për mandatin amrikan. Ai mendonte se ky mandat do të jetë i dobishëm jo vetëm për Shqipërinë por edhe për tërë Ballkanin. Sipas këtij diplomati, kufijtë e Shqipërisë duhej të ndryshonin dhe Shqipëria duhej të përbëhej prej trojeve ku jetojnë kryesisht shqiptarët. Në pranverën e vitit 1920, Robert Hamond, vice-konsulli amerikan në Romë, i cili qe dërguar në një mision të posaçëm hulumtues në Shqipëri, në raportin e tij dërguar Stejt Departamentit, shkruan si vijon: “Shqipëria është një vend i shkëlqyeshëm për zhvillim, sepse ka pasuri natyrore. Shqiptarët në tërësi e duan dhe e admirojnë SHBA-në; ata i çmojnë lartë idealet amerikane. Këto i kam dëgjuar nga përfaqësuesit e të gjitha shtresave të vendit…Ata kërkojnë mandatin amerikan mbi Shqipërinë”.
Në një memorandum në Arkivin Kombëtarë Amerikan të vitit 1919, bëhet fjalë për një varg kushtesh që duhet të përmbushen për të siguruar mandatin e kërkuar amerikan nga delegacioni shqiptar në Paris. Ndër to si kusht janë kohëzgjatja e mandatit, kredibiliteti financiar i shqiptarëve veriorë për t’u bashkuar me Shqipërinë, gjendja e pakicave fetare dhe ruajtja e rendit dhe e paqes. Në njërën ndër rekomandimet theksohet se Shqipërsisë gjatë mandatit lypset t’i rikthehen trojet e aneksuara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia, duke i përfshirë edhe trojet shqiptare nga Ohri e drejt veriut, përgjatë Vardarit, e duke përfshirë edhe Kosovën; ndërsa, një rekomandim tjetër kërkonte që Vlora të mbetej nën sundimin, Italian, kurse Himara dhe Gjirokastra t’i jipen Greqisë.
Në Dosjen e presidentit Uilson, gjendet një raport i vitit 1919 lidhur me situatën në Shqipëri. Në të vihet në dukje se gjendja politike në Shqipëri ishte e rëndë, po në të njejtën kohë, jipen disa kritika për kufijtë e vitit 1913, të caktuara në Firencë, meqë me ata kufij ishin ndarë fiset, familjet, kusherinjtë, shtëpitë, arat, livadhet, kullosat, tregu dhe rrugët, prandaj, nga një anë, rekomandohej që shqiptarët në veri, brenda kufijve të vitit 1913, të bashkohen me vëllezërit e tyre në Jugosllavi, ndësa kjo të siguronte mandatin mbi shqiptarët e veriut nga Lidhja e Kombeve. Nga ana tjetër Jugosllavia do ta aneksonte edhe liqenin e Shkodrës me rrethin si dhe Bunën, duke e gjymtuar e rrudhur kështu edhe më tepër Shqipërinë. Mirëpo, bashkangjitur me këtë raport është edhe vërejtja se kjo punë është një punë që s’bëhet, duke i pasur parasysh marrëdhëniet tepër të acaruara midis shqiptarëve dhe serbërve e malazezëve. Ka të ngjarë se mund të ketë patur edhe ndonjë variant tjetër rreth mandatit mbi Shqipërinë. Studiuesi i mirëfilltë i raporteve shqiptaro-amerikane të kësaj periudhe Haris Sillajxhiq, shënon se diplomacia amerikane tregoi edhe në disa raste interesim për Shqipërinë dhe fatin e mandatit mbi Shqipërin deri në vitin 1920, por pas luftës, SHBA-ja, duke rimarrë rolin e shtetit neutral (1918), vendosi që të mos krijonte sfera interesi në Evropën e asaj periudhe.

* (Kumtese e mbajtur me rastin e 90 vjetorit te Vatres. Autori në atë kohe ishte profesor i letërsisë angleze dhe amerikane në Univesitetin e Prishtinës dhe kryetar i Shoqatës për Miqësi dhe Kulturë KOSOVË-SHBA)

Filed Under: Vatra Tagged With: Abdullah Karjagdiu, Pse VATRA kërkoi mandatin amerikan në Konferecën e Paqes më 1919?

Dhe “yjet” zbresin ne fushen e Elbasanit

April 9, 2015 by Administrator

Nga Albano Kolonjari/
“Yjet” e futbollit Gjerman , Lotar Mateus, Rudi Fëler, etj do te zbresin serisht ne fushen e lojes. Perballe tyre do te jene “Yjet” Kuq e Zinj, si Demollari, Raklli, Bushi, Shulku etj. Ndeshja e luksit do te zhvillohet ne  “Elbasan Arena” me daten 7 maj. Ka qene Kryetari i Grupit Parlamentar Shqiperi-Gjermani, Taulant Balla, i cili ne bashkepunim me Federaten Gjermane te Futbollit (DFB) dhe Federaten Shqiptare te Futbollit (FSHF) ka arritur te realizoje nje takim te tille. Nga te dhenat e para mesohet se te dy ekipet do te kene nje nderthurje te brezave te viteve 90-te. Federata Gjermane e Futbollit ka beret e ditur se ne Shqiperi do te vijne keta lojtare Lotar Mateus, Shtefan Rojter, Karl-Hainz Ridëll, Bernd Shuster, Mikael Tarnat, Rudi Fëler, Kristian Xige, Markus Babel, Mario Basler, Tomas Bertold, Fredi Bobiç, Marko Bode, Tim Borovski, Tomas Bërdariç, Guido Bukvald, Tomas Doll, Torsten Frings, Ditmar Haman, Tomas Helmer, Ulf Kirshten,  Feliks Magat, Hans Peter Brigel etj.
Ajo qe te bie ne sy eshte se ne kete liste eshte edhe ish-tranjeri i Kombetares Shqiptare Hans Peter Brigel . Federata Shqiptare e Futbollit ende nuk ka beret e ditur listen e futbollisteve shqiptare apo edhe tranjerit qe do te drejtoje kuqezinjte ne kete takim. Gjermania eshte skuadra qe ka zhvilluar me shume ndeshje me Shqiperine per eliminatoret e Kampionateve Boterore dhe Europiane. Dhe pse Shqiperia nuk ka fituar asnjehere ndaj Gjermanise, kuqezinjte me barazimin e arritur 0-0 ne nentorin e vitit 1967, i hoqen Gjermanise te drejten e kualifikimit ne Kampionatin Europian te futbollit.

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, Yjet zbresin serish

Gurët kilometrikë të Oltsen Gripshit

April 9, 2015 by dgreca

Nga Flora Nikolla/*.- Historia e Oltsen Gripshit me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloj forme dhe pamje, vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe Oltseni si Zeusi me pasionin e tij, që në vogëli kur zhgarraviste dhe krijonte në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, ka patur pikturën. Dhe i është dashur shumë punë e përgatitje për shumë vite për ta joshur atë. Ai mendon se piktura, arti në tërësi është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia i dhuron njerëzimit dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne. Vajtja për studime në Itali, kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, për Gripshin. Pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjente atje, si do shihej e pritej nga vendasit, a po edhe në se kishte bërë zgjedhjen e duhur… ishin këto pyetjet,që i drejtonte vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve i konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojti titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në Universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtojë gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerëzor. Mbrojtja e Masterit në Padova e plotësoi nga aspekti teorik i përgatitjen e tij mbi studimin për artin figurativ. Ai tashmë nuk ishte thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për Oltsen Gripshin në Itali, sepse me këtë tezë arriti të përfundojë shkëlqyeshëm studimet e tij e për më tepër të sillte një pjesëz të vogël të vendit të tij në Akademinë e Veronës. Ai tregon për veshjen e tij ditën kur prezantoi tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij. Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni i Oltsenit në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila i ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italianë dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive. Për të sekreti i shumë çmimeve që ka marrë është shumë i thjeshtë . Ai thotë se është talenti dhe shumë përkushtim e punë. Oltseni thotë se shkon ai tek çmimet dhe mendon se marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bën të kuptosh se sa je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë i shikon si gurë kilometrik për rritjen e tij si artist.
F.N: Ju keni kaluar fëmijerinë tuaj në qytetin e Durrësit, si do ta përshkruanit ju këtë fëmijëri në raport me qytetin bregdetar, qytetin historik dhe qytetin port?
O.G:- Në fakt, në qytetin e themeluar nga Herkuli, Epidamni, Dyrrachium dhe që sot e njohim me emrin Durrësi, kam kaluar një fëmijëri të pjesshme, sepse unë kam lindur në një tjetër qytet historik të themeluar nga romakët, Klaudina (Peqini i sotëm), ku dhe kam kaluar pjesën e parë të jetës time. Fëmijëria ime në qytetin e Durrësit ka qenë shumë dinamike, e gjallë, plot ëndrra dhe e ndarë pikërisht mes këtyre tre elementeve detit, i cili më jepte ndjenjën e lirisë, historisë, e cila më ka ngacmuar e joshur gjithmonë për të njohur të kaluarën dhe porti, i cili më injektonte idenë e një qyteti udhëkryq, të një porte të hapur që shikonte nga perëndimi ku ëndërroja një ditë të studjoja.
F.N: Cila është historia juaj me pikturën, lindi brenda jush, apo lindi me rritjen tuaj?
O.G:- Pyetje shumë e bukur po aq e bukur sa vetë historia mes meje dhe pikturës. Historia ime me pikturën është një histori e kahershme, e cila përngjan me historinë e dashurisë mes Zeusit dhe Dianës, i cili iu desh të ndryshohej/transformohej në mjellmë, dhe gjithë çfarë lloji forme dhe pamje vetëm e vetëm për të joshur hyjninë e bukurisë. Kështu dhe unë si Zeusi, pasionin tim që në vogëli kur zhgarravisja dhe krijoja në mënyrë të pavetëdijshme forma antropomorfe, kam patur pikturën. Dhe më është dashur shumë punë e përgatitje gjatë gjithë këtyre viteve për ta joshur atë, për ta bërë pjesë të pandashme të jetës time. Piktura, arti në tërësi mendoj që është një ndër dhuratat më të bukura që perëndia na dhuron dhe si e atillë ajo lind e rritet me ne.
F.N: Gjithësesi si do ta tregonit ju shkollimin tuaj ne përiudhën kur jetonit në Durrës?
O.G:- Në fakt unë vitet e para të shkollimit tim (filloren) i kam kryer në qytetin e Peqinit sikurse e përmenda dhe më lart, sepse rrënjët e mia rrjedhin nga një familje aristokrate autoktoke peqinase Gripshi .Në moshën dhjetë vjeçare bashkë me familjen time transferohemi në qytetin e Durrësit. Ndoshta vitet e shkollimit tim në Liceun Artistik Jan Kukuzeli të Durrësit kanë qenë jo vetëm vendimtare për artin tim, por dhe vite ku kureshtja për të njohur, studiuar dhe eksploruar gjëra gjithmonë të reja ka qenë e madhe. Më kujtohet kur bashkë me dy miq të mitë dilnim çdo pasdite dhe pikturonim peizazhe të ndryshme nga Durrësi, bënim skica dhe vizatime studimore për gjithçka na rrethonte, nga rrugicat e lagjeve të vjetra, anijet e ankoruara në port e deri tek rrënojat arkeologjike të amfiteatrit etj. Vendi ynë i preferuar për të pikturuar ka qenë kodra e vilës së mbretit Zog. Ishte një vend, i cili të ofronte gjithçka nga shumëllojshmëria e pemëve dhe bimëve deri tek pamjet mbresëlënëse të detit nga lart. Gati-gati ajo kodër më
ngjante si kopshti mitologjik i Edenit.
F.N: Pse dhe si ju u larguat nga Shqipëria?
O.G:- Largimi im nga Shqipëria ndodhi trembëdhjetë vite më parë, fill pas mbarimit të Liceut Artistik. Periudha e Liceut ishte një periudhë e mbushur plot dashuri, pasion dhe ego për artin, kështu që realizimi i kësaj ëndrre ishte ndjekja e studimeve të larta jashte vendit. Vendi më ideal për sa i përket artit ishte Italia. Pas shumë përpjekjeve fitova bursën për të studiuar në Akademinë e Arteve të Veronës ku dhe do të diplomohesha shkëlqyer në vitin 2006.
F.N: Cili ishte mjedisi që ju përballët kur shkuat në Itali, si e perceptuat dhe si u integruat ju në një mjedis të ri?
O.G:- Vajtja për të studiuar në Itali kishte qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar, sigurisht që dhe pritshmëria ishte e madhe, se çfarë do të gjeja atje, si do shihesha e pritesha nga vendasit, a kisha bërë zgjedhjen e duhur e shumë e shumë pyetje, të cilat unë i drejtoja vetes ditët e para në Verona. Rezultati i pas disa muajve më konfirmoi që Italia kishte qenë një zgjedhje shumë e mirë. Italianët në përgjithësi janë një popull i butë i dashur dhe mikpritës, sigurisht që gjatë rrugëtimit tim kam hasur edhe elemente raciste, por shumë sporadike. Shqiptarët në Itali nuk janë shumë të parapëlqyer nga vendasit, për motive të ndryshme që një pjesë e bashkëkombasve tanë kanë arritur të zbehin imazhin e Shqipërisë dhe shkëlqimin e popullit të saj. Gjithësesi unë jam i idesë që jemi ne ato që me sjelljen, imazhin dhe përgatitjen tonë kulturore imponojmë respekt tek të tjerët.
F.N: Në vitin 2009 ju morrët titullin Master Profesional Post Lauream në “Illustrimi për të rinjë estetikë dhe kritikë arti, për një pedagogji në leximin e ikonave” pranë Universitetit të Padovës në Fakultetin e Shkencave të Formimit, pas diplomimit në Pikturë pranë Akademisë së Arteve të Bukura G. B. Cignaroli, me tezë “Shqipëria dhe shqiptarët në pikturën evropiane”…
O.G:- Po, pas studimeve universitare për pikturë në Verona, në vitin 2009 mbrojta titullin Master Post Laurem në estetikë dhe kritikë arti në universitetin e Padovës. Eksperienca në Padova ka qenë një eksperiencë që do ta kujtoj gjatë si nga këndvështrimi profesional ashtu dhe ai njerzor. Mbrojtja e Masterit në Padova më plotësoi akoma më tepër dhe nga aspekti teorik i përgatitjes time mbi studimin për artin figurativ, që do të thotë tanimë nuk isha thjesht një artist, pra një krijues nëpërmjet pikturës, por edhe interpretues e shpjegues i gjuhës universale të artit nëpërmjet leximit estetiko-ikonografik. Diskutimi i tezës mbi Shqipërinë dhe shqiptarët në pikturën evropiane ka qenë një ndër momentet më emocionuese për mua në Itali, për vetë faktin sepse me këtë tezë arrita të përfundoja shkëlqyeshëm studimet e mia kaq të ëndërruara e për më tepër të sillja një pjesëz të vogël të vendit tim në akademinë e Veronës. Veçantia që do të dëshiroja të përmendja është dhe veshja ime e asaj dite kur unë prezantova tezën përpara një komisioni prej gjashtë profesorësh. Mes tyre ishin rektori i akademisë së arteve Prof. Dr. M. Valdinoci, udhëheqësi shkencor Prof. Dr. D. Arich, korrelatori i tezës Prof. F. Ronzon, dekani Prof. Dr. D. Nalin dhe dy profesorë vëzhgues, të cilët mbetën të mrekulluar nga kostumi origjinal popullor i Shqipërisë së jugut (fustanella, plisi, jeleku i qendisur në ar dhe stolitë e tij), që tanimë bën pjesë e koleksionit tim të veshjeve origjinale popullore nga të gjitha trevat e Shqipërisë.
F.N: Keni punuar edhe në Bibliotekën Shtetërore të Veronës, si do ta përcaktoni këtë eksperiencë?
O.G:- Gjatë viteve të studimeve në Verona, një eksperiencë shumë e bukur ka qenë edhe pozicioni im në restaurimin e librave dhe kodeve antike si dhe katalogimin e vëllimeve të reja pranë Bibliotekës Shtetërore të Veronës. Një eksperiencë pune, e cila më ka mësuar shumë si në aspektin profesional ashtu edhe në raportin njerzor me kolegët italian dhe me lexuesit e të gjitha moshave e kombësive, sepse sikurse e citova pak më sipër jemi ne ata që bëjmë miq dhe armiq. Verona me kryerjen e studimeve të mia, bashkë me këtë eksperiencë pune në bibliotekën e saj më ka dhënë gjithçka. Verona është shtëpia ime e dytë. Eksperienca në bibliotekën e Veronës për post gjithçkaje do të ishte dhe ishulli ku unë çdo ditë do të izolohesha për të hulumtuar e shkruajtur librin tim të parë në gjuhën italiane “Emilio Salgari e i suoi romanzi illustrati da Alberto Della Valle”, i cili në brendi të tij përmbanë dy tregime për Shqipërinë të shkruara nga shkrimtari veronez Emilio Salgari.
F.N: Pse u kthyet në Shqipëri?
O.G:- Pse u ktheva në Shqipëri…?! Rikthimi në Shqipëri për mua nuk ka qenë aspak dramatik siç mund të ketë qenë për disa të tjerë apo që mendojnë se rikthimi në Shqipëri është një gabim tragjik. Jo, aspak, në fakt largimi nga Shqipëria për mua nuk ka ndodhur asnjëherë, sepse sado që fizikisht isha në Verona me shpirt dhe mendje isha në Shqipëri. Është interesante se si kjo tokë të tërheq vazhdimisht me fuqinë e saj të gravitetit. Në fakt në Verona kisha arritur të kisha gjithçka dhe asgjë. Çfarë dua të them me këtë?! Dua të themë që sado që nuk më mungonte asgjë puna, miqtë, më mungonte toka ku kisha shkelur në vogëli, me mungonte që të flisja shqip të isha me familjen time. Shprehja popullore guri i rëndë peshon në vendin e vet, për rikthimin tim në Shqipëri do të tingëllonte shumë origjinale dhe koherente me mendimet e mia kur u largova jashtë me studime, që një ditë do të rikthehem në vendin tim me një tjetër eksperiencë dhe bagazh kulturor. Rikthimin e shoh si një mundësi të madhe për të kontribuar me gjithçka kam studiuar, arritur dhe huazuar jasht vendit për ta aplikuar këtu në Shqipëri.
F.N: Dhe si e gjeni ju sot Shqipërinë?
O.G:- Shqipëria ka ndryshuar, por duhet akoma shumë punë për të arritur aty ku vendi i shqiponjave meriton të jetë. Ajo çka vërej sot në Shqipërinë bashkëkohore është se ka një zhvillim të diferencuar, pra jo gjithçka shkon dhe rritet me të njejtin ritëm. Për shembull arti dhe kultura mbeten përsëri nën hije, nuk i jepet rëndësia e merituar. Nëse do të flisja se si unë e perceptoj zhvillimin e qyteteve shqiptare do të ishte se: ndërtimet vend e pa vend dhe pa kritere të qarta arkitektonike gjatë viteve të fundit, kanë shkatarruar estetikën e fasadave të qyteteve, por mbi të gjitha zhdukjen njëherë e përgjithmonë të thesareve arkeologjike me të cilat Shqipëria krenohet për historinë e lavdishme të saj. Mungesa e restaurimit të monumenteve të kulturës, mungesa e teatrove, kinemave, si dhe e skulpturës së lulishteve e kanë varfëruar akoma më tepër imazhin e qyteteve shqiptare. Mos harrojmë që arti është sot në vendet e zhvilluara ambasadori më i shkëlqyer për imazhin e një vendi në arenën ndërkombëtare.
F.N: Çfarë do të donit të ndryshonit Ju në Shqipëri?
O.G:-Çfarë do të doja unë të ndryshonte në Shqipëri? Pyetje e vështirë. Së pari do dëshiroja t’i jepej një rëndësi thelbësore zhvillimit e kultivimit të arteve në tërësi, duke filluar nga ekspozitat e artit figurative, koncerteve, letërsia, ndërtimi i teatrove të reja me standarte të larta ku aktorët, artistët e operas dhe të baletit të shpreheshin më së miri me talentin e tyre. Dhe këtu do të përmendja dy aforizma atë të shkrimtarit të madh Oscar Wilde, i cili thotë mund të ekzistosh pa artin, por pa atë nuk mund të jetosh dhe përshkrimi që një tjetër shkrimtar anglez Edward Gibbon do t’i bënte peizazhit shqiptar në shek. XVIII Shqipëria, një mrekulli e natyrës, tibeti i Evropës, e cila shikohet në horizont nga Italia si një tokë më misterioze sesa vetë brendësia e afrikës qendrore. Pra arti dhe kultura janë shpirti i një kombi.
F.N: Sot Jeni mësues i Historisë së Artit, Teorisë së Ngjyrave, Filozofisë së Artit dhe Edukimit Figurativ, njëkohësisht dhe Titullar i Departamentit të Arteve pranë Institutit Arsimor “Woodrow Wilson”…
O.G:- Po, shumë e vërtetë. Nëse do të më kishit pyetur cili është pasioni im i dytë, pa hezitim do të tu përgjigja se është mësimdhënia. Një tjetër ëndërr e bërë realitet. Trasmetimi i dijeve e gjithçka që unë kam akumuluar gjatë studimeve të mia ndër vite tek nxënësit, është një kënaqësi e madhe. Madje kontakti me të rinjtë, të qenurit mes tyre dhe në botën e tyre është një emocion që vetëm mësimdhënia ta dhuron.

F.N: Sa të interesuar e shihni ju sot brezin që po rritet me mësim marrjen?
O.G:- Interesat e të rinjve sot kanë ndryshuar nga ç’ka kanë qenë të tonat më parë. Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që informacionet të merren në kohë reale. Kjo do të thotë që një i ri në një vend të caktuar të botës përjeton të njejtat gjëra që përjeton një i ri në një tjetër vend të botës njëkohësisht. Teknologjia me të rejat e saj ka ndryshuar padyshim faqen e njerzimit të mijëvjeçarit të tretë, por nëse do të analizonim dukuritë negative, do të theksoja që ka laguar pamasë kryesisht të rinjtë nga lexim i librave të ndryshëm, qofshin ata shkollorë apo jo! Mos leximi rregullisht prodhon më pas sigurisht dhe mungesë elokuence komunikimi, drejtëshkrimi etj…
F.N: Duke lexuar CV Tuaj, ve re se keni nivel organizativ shumëplanësh në disa sektorë si: Kurator ekspozitash, workshop, seminaresh dhe konferecash shkencore bashkëkohore.
O.G:- – Kjo aftësi organizative është falë një pune dhe përkushtimi sistematik për të mësuar e kuptuar gjithçka që më rrethon në profesionin tim. Nuk do të më pëlqente asnjëherë të kufizohesha vetëm në një drejtim, thjesht artist. Më pëlqen e reja, e panjohura dhe aplikimi i aftësive të mia në gjithçka që i përket profesionit tim. Për shembull puna kuratorjale më pëlqen shumë, është e drejtëpërdrejt, dinamike dhe përbashkuese, sepse organizon një ekspozitë apo një workshop dhe aty ti bashkon vlera artistike, kulturore dhe antropologjike. Seminaret apo konferencat janë gjithashtu një sfidë për mua, por njëkohësisht një kontribut i madh në shtjellimin dhe studimin e temave konkrete mbi artin shqiptar e jo vetëm. Nëse do të bënim një herarki të pasioneve të mia kuratori, organizimi i workshop-eve, seminareve dhe konferencave do të ishte në vendin e tretë.
F.N: Cili është sekreti i kaq shumë çmimeve që Ju keni marrë. Shkoni ju tek cmimet apo vijnë ato tek ju?
O.G:- Sekreti i shumë çmimeve të rëndësishme është shumë i thjeshtë… Talenti (mendoj) dhe shumë përkushtim e punë. Për sa i përket marrëdhënies time me çmimet, jam unë që shkoj tek ata. Mendoj që marrja pjesë në konkurse të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare të bënë të kuptosh se sa ti je rritur profesionalisht e artistikisht. Në një mënyrë e shikoj si një gurë kilometrik për rritjen time si artist.
F.N: Cilat janë disa nga çmimet që për Ju kanë më shumë rëndësi dhe pse?
O.G:- Çmimet më të rëndësishme që unë kam fituar janë të gjitha jashtë Shqipërisë. Çmimet që do të përmendja janë: Çmimi Ndërkombëtar “RAFFAELLO SANZIO 2014” si artisti i vitit nga Shoqata Kombëtare e Kulturës Italiane, Çmimi i Parë Ndërkombëtar “MIKELANXHELO I ARTË” nga Revista OverArt, Çmimi Ndërkombëtar “LE LOUVRE” nga Revista Effetto Arte, Çmimi Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut “NELSON MANDELA 2014” si artist ambasador i paqes në botë, i cili me artin e tij ka kontribuar fuqishëm në mbrojtje të të drejtave të njeriut, Artist i merituar nderi i qytetit Sogliano Cavour 2013. Këto çmime janë të rëndësishëm për mua në dy këndvështrime; së pari hapja e portave të reja ku unë mund të përcjell artin tim dhe së dyti me to nuk kam ngritur lart vetëm emrin tim, por edhe atë të Shqipërisë tonë të shtrenjtë.
F.N: Në fakt në vetvete, çfarë është një çmim?
O.G:- Një çmim është një kënaqësi, një vlerësim, një konfirmim për gjithë atë punë që ke bërë deri në atë moment dhe një shtysë e fuqishme për të dhenë akoma më tepër me artin tënd.
F.N: Po për artistin çfarë vlerë ka ai?
O.G:- Për artistin ka një vlerë të shumëfishtë. Vlerësimi i artistit nëpërmjet një çmimi i dhuron atij kënaqësi, motivim dhe fantazi për të arritur nivele të reja artistike në krijimtarinë e tij. Vlerësimi për artistin, medoj është oksigjen, sepse vlerësimi në vetvete nënkupton pëlqimin e gjuhës së tij artistike, më të cilën ai është shprehur, duke e bërë të pavdekshme një ndjenj të caktuar mbi telajo.
F.N: Si do ta përcaktoni ju një artist dhe sipas jush cilat janë pikat e tij më të forta?
O.G:- Një tjetër pyetje shumë interesante, Artistin do ta përcaktoja si një enciklopedi që ecën. Artisti, qoftë ky piktor, aktor, balerin, këngëtar apo shkrimtar e jeton botën me ngjyra dhe ato ngjyra mundohet t’i përcjellë nëpërmjet veprave të tij tek të tjerët. Artisti bluan brenda tij një botë konfliktuale, një botë plot kundërshtime, një botë të vetmuar, sepse vetëm nëpërmjet këtyre kalimeve të ndjenjave dhe kësaj bote të pasur shpitërore ai fillon të krijoi veprat e tij. Pikat e forta të artistit në përgjithësi sipas mendimit tim janë dy: ndjenjat dhe reagimi që ai i shpreh me gjuhën e tij univresale, Artin.
F.N: Cilat janë disa nga plane tuaja më të afërta?
O.G:- Planet më të afërta për mua janë; së pari hapja e një ekspozite me veprat e mia më të fundit në zhanrin e pikturës dhe mbrojtja e titullit doktor i shkencave në histori arti pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike. Botimi i librit tim të dytë shkencor mbi artin figurativ “Historia e portretit në artin e Rilindjes evropiane shek. XIV – XVI”. Jam duke punuar shumë për themelimin e një çmimi ndërkombëtar të artit bashkëkohor që së shpejti do ta bëj publik, i cili të jetë gjithëpërfshirës ku mund të konkurojnë artistë pa dallim gjinie dhe kombësie. Gjithashtu me shumë entuziazëm po pres pjesëmarrjen time në qershor 2015 në Bienalen Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor në Firence, ku dhe jam emëruar për çmimin prestigjoz të karrierës Lorenzo de Medici 2015.
* ATSH

Filed Under: Interviste Tagged With: Flora Nikolla, guret kilometrike, Oltsen Gripshi

Demonstratat e vitit 1981-it zëri i parë i rrënimit komunist në Evropë!

April 9, 2015 by dgreca

Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit për këto ngjarje,revolucionare dhe kombëtare. Rrënimi i Jugosllavisë filloj me këto ngjarje,jo me ide të komunistëve nga Tirana as nga Beogradi qe gjithmonë ishin si andaj si këndej kufijve ndër shqiptar në interesat e Serbo-Sllavisë. Po ashtu tezat marksiste-leniniste janë nga vet ideologjitë jugosllave qe i mbollën dhe i çelikosen ma se tepërmi në trungun e komunizmit tek shqiptarët komunist siç ishte z.Azem Vllasi dhe komunist tjerë që akoma artikulojnë teza antikombëtare duke mbetur nën kornizat e frymës komuniste qe populli shqiptar e pagoi haraçin e kësaj ideologjie ma shumë se çdo popull tjetër në botë!?… /
Nga Asllan Dibrani/
Reagim kundër deklaratave dhe tezave të pa qëndrueshme të Azem Vllasit!
Këto ditë në vend që të bëhen unik të gjithë së bashku t’i përkujtojmë vlerat e demonstratave të përgjakshme te vitit 1981,akoma dalin zëra komunistesh që t’i zbehin dhe t’i etiketojnë më epitete të ndryshme sipas kutit të shteti gjakpirës të Serbo-Jugosllavisë artificiale .Në vend se të ndërgjegjësohen dhe t’i kërkojnë falje popullit për kasaphanën që u zhvilluar kundër tyre, dalin akoma me deklarata të frymës ish komuniste jugosllave, që edhe vet sllavët e prishen duke synuar secili në shtëpinë e vet.Komunistët tanë akoma përpiqen që ta ruajnë ideologjinë komuniste që për fat të keq nuk ka pak ,por si shkas i indinjatës sime ma të veçantë,po e marr deklaratën e z.Azem Vllasit gjatë një debati televiziv me çka thotë,se (organizatorët e demonstratave të vitit 1981 nuk kanë kërkuar përmirësimin e kushteve të shqiptarëve të Kosovës, por kanë synuar që komunizmin jugosllav ta zëvendësojnë më atë stalinist)!. Ai më tutje shton se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike,të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë,në krye me diktatorin Enver Hoxha,si dhe atyre staliniste e marksiste. Vllasi këmbëngulë që demonstratat e vitit 1981 të shqiptarëve nuk ishin për “Kosovën Republikë”kur dihet se me mijëra student,intelektual,profesor dhe punëtorë ishim protagonist i atyre ngjarjeve dhe ish të burgosur si viktimë e atij regjimi të egër kundër shqiptarëve të Kosovës, nga i cili edhe unë isha ish i burgosur politik nga ai regjim pjesë e së cilës ishe edhe ti z.Azem Vllasi,prandaj reagoj kundër deklaratave dhe qëndrimeve tua në emrin tim personal,po edhe në emrin e shumë ish të burgosurve politik që u dergjëm në burgjet jugosllave për “Republikën e Kosovës,e jo për marksizëm leninizmin,as për komunizmin jugosllav as të atij nga Tirana. I indinjuar,i shqetësuar,i revoltuar dhe i obligim nga ndjena kombëtare dhe njerëzore e ndiej nevojën që mos t’i mbes borxh atdheut dhe popullit shqiptar,po që nuk reagoj si ma poshtë:
Demonstratat e 81-it paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë dhe nga Shqipëria s’ka asgjë të keqe që përmes saj gjuha serbe në Kosovë u zëvendësuar me atë shqipe!
Demonstratat e vitit 1981,parasëgjithash,kanë qenë demonstrata kombëtare dhe paraqesin fillimin e fundit të Jugosllavisë artificiale dhe titiste. A kanë pas ngjyrë të kuqe,të zezë ,blu apo të verdhë,shoku Azem,është fare pak e rëndësishme. Çfarë të keqe ka në këtë rast, rinia studentore,klasa punëtore dhe gjithë populli liridashës ka qenë i “indoktrinuar”nga shteti amë që edhe mësoj,shkrim e lexim, po edhe pati literaturë shkencore,historike dhe gjuhësore qe zëvendësoj gjuhën serbe!. Zoti Vllasi edhe vet je protagonist i asaj periudhe,që vetëm serbisht keni mësuar në mungesën e shkollave shqipe. Pushteti e ndalonte!?. Në gjeneratën tënde dhe para teje, pos mësimi në mejtepet në gjuhen arabe që i hapte Serbia dhe i financonte, mësimi u ndjek ne gjuhen serbe. Shkollat shqipe nuk i ka lejuar deri në vitin 1968. Hapja e universitetit u përgjak me demonstrata, qe pati edhe të vrarë.
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë!
Ne nuk kishim atdhe tjetër,përveç Shqipërisë. E ti dhe ata si ti kishit edhe një atdhe rezervë,ish Jugosllavinë. Ende janë të freskëta gjurmët e të këqijave qe ke bërë nën indoktrinimin e Marksizëm-Leninizmin dhe komunizmit jugosllav. Aty e kemi pas një mbështetje në aspektin informativ dhe propagandistik nga Shqipëria e mire e keqe ajo qe ja kemi bërë shërbimin, ka qene dhe është edhe sot . Nëse pyesim se sa dha Shqipëria për neve në atë kohë?.Rezultati është “Dha aq sa e fuqizuam,e ndërtuam dhe e rritëm Shqipërinë”.Zoti Vllasi kur mbeti Shqipëria e coptuar në 6 shtete ballkanike ti s’je fajtor, po ishin baballarët tanë, që edhe atëherë ishin të përçarë sikurse ne sot!Andaj të jemi të bashkuar do të jemi ma me vlera , do të jemi ma të fuqishëm. Eja zoti Vllasi bashkoju popullit tënd, se ne qe ishim si viktimë e atij regjimi dimë të falim njerëzit qe kthehen dhe i bashkohen popullit drejt realizmit në betejat e së drejtës sonë në aspiratat tona të bashkimit.Zoti,Vllasi unë personalisht njerëzit që mi keni lëshuar në shpinë në kohë zgjatjen e hetuesisë mese 8 muaj, ma shumë kam hëngër kërbaç, tortura se sa bukë,nga inspektorët shqiptar qe ishin në shërbimin e ish Jugosllavisë dhe në mbrojtjen e saj nga ne siç na quajshi irredentist ,kundërrevolucionar,seperatrist,armiq dhe antijugosllav. Unë edhe se kam pshurr ma shumë gjak se sa qe kam pi ujë,prapë kam qenë në gjendje t’i falë gjatë kohës së çlirimit të Kosovës,edhe ashtu kam vepruar me disa qe janë penduar dhe na u bashkuan në luftën kundër Serbisë.
Krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981 Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në Bashkimin Kombëtar!
I mbyturi mundohet te të mbytë andaj , hiqeni këtë dogmë nga vetja juaj e komunizmit dhe çliroje shpirtin tuaj ndaj çështjes kombëtare. Unë krenohem që kam qenë pjesëmarrës i demonstratave të vitit 1981. Krenohem që jam biri i familjes që babe babadën nuk e ndalem pushkën kundër Serbisë. Krenohem qe rrjedh nga fshati Dabishec që pushkën e parë në luftën e dytë botërore në shtetet ballkanike, krisi në fshatin tim nga fshatarët tanë. Krenohem qe u burgosa për Republikën e Kosove dhe krenohem që këtë luftë do ta vazhdoj deri në bashkimin kombëtar. Jam shume krenar qe skam të bëjë asgjë me ju dhe ata qe mendojnë si ju zoti Vllasi. Jam krenar qe nuk kam të bëjë asgjë me (komunistët e Titosas as të Enverit. Jam shume i lumtur qe nuk ju ndava popullit dhe nuk isha kundër kërkesave që i kishte populli im në çdo kohë. E ndiej veten krenar për veten time dhe për ish të burgosurit politik që nuk ju përulem kërkesave të komunisteve shqiptaro- jugosllav,që ta mbyllim gojën për të drejtat tona në ish Jugosllavi.Përforcimin e ish Jugosllavisë e ndihmuan komunistet shqiptar me atë dite qe u ndanë nga Shaban Polluzha dhe na u vranë mbi 5000 luftëtarë ma të mirë edhe me dirigjimin e komunisteve shqiptarë në krye me Fadil Hoxhën Ali Shukrija ,Sinan Hasani etj.
Zoti Vllasi dhe ju tjerët mendimtar si Vllasi me deklaratat e fundi,po e dëshmon se ende ëndërroni “vëllazërim-bashkimin” e Titos . Kur flitet për ato demonstrata ,për vlerat e tyre Azem Vllasi dhe Azemat tjerë më të paktën që mund ta bëni duhet t’i kërkojnë falje publike popullit shqiptar për të gjitha të zezat që ia keni sjellë me politikën e juaj antikombëtare të asaj kohe, po edhe të tanishmen. Mosni, ju lutem, se çdo vlerësim i juaj i gabuar bëni mëkate dhe i lëvizni eshterat e djemve dhe vashave ma të mira që flijuan jetën për lirinë e kombit tonë dhe për Republikën e Kosovës!
Demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e “Republikës së Kosovës”,por edhe “Bashkim Kombëtar”
Pra kërkesat dhe Platforma e demonstratave te vitit 1981 edhe shkencërisht edhe historikisht ishin artikuluese të aspiratës në vijimësi të popullit shqiptar për një shtet kombëtar. Të gjitha teoritë e juaja z.Vllasi janë të pathemelta dhe antidemokratike.Thjeshtë bëni zhurmë sipas diktateve komuniste në Beograd. Ju zoti Azem nuk jeni pajtuar kurrë edhe dje edhe sot që Tirana të jetë epiqendra e shqiptarëve. -Prandaj tezat e juaja bien poshtë,ngase pikërisht këto demonstrata të vitit 1981 kanë qenë në vijimësinë e përpjekjeve të popullit tonë për krijimin e “Republikës së Kosovës” ,por edhe bashkim kombëtar. Ishin tërësisht demonstrata me platformë dhe themel kombëtar. Kjo deklarate e juaja dhe jo vetëm e juaja është një e pavërtete e stilit propagandistik komunist “hajt se mbas 34 vjetëve janë harruar gjërat”dhe i hamë karamelet .
Po të ishte i mirë “Marksizmi dhe leninizmin” e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa! Legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe “veteran të UÇK-së!!!

-Demonstruesit kanë kërkuar vetëvendosje dhe Republikë ndërsa . “Marksizmi dhe leninizmin” si parullë e kanë përmend një grup i cili ka vepruar ilegalisht në atë kohë sikurse ne tjerët nga i cili grup prej 10 vetash nuk mund t’a njollosni esencën dhe vleren e atyre demonstratave tamam kombëtare ,nacionale dhe patriotike . Se, ne po flasim për demonstratat me karakter politik për Republikën e Kosovës e jo për “Marksizëm Leninizmin,që as një metalik vlerë nuk kanë pas kurrë për shqiptarët, as atëherë as sot, por nuk do të ketë as nesër .Po të ishte i mirë e kishin ndal për vete Rusia dhe Evropa dhe s’ju kish rëne hise shqiptarëve të përçahen për Marksizëm-Leninizmin që ma së shumti shqiptarët ranë viktimë e asaj ideologjie. Ajo që përmendeni ju ka qenë një mbulesë me qe ishte populli i rrethuar me sistemin komunist fatkeqësisht edhe Shqipëria ishte si e tillë.
Ti “shoku” Vllasti ke qene shqipfolësi ma i tërbuar kundër ne “irredentistëve dhe armiqve të Jugosllavisë”. Më kujtohet si sot kur thoshe: “Armikut duhet me ja ngushu hapësirën e veprimit”.Ju edhe në prag të shkatërrimit të Jugosllavisë u përpoqët të mbeteni si “mizë në bythën e kalit”. Prandaj këta legenët e sotshëm politik në pushtet nga naiviteti dhe kaja do të shpallin edhe “veteran të UÇK-së ,këshilltar,analist,avokat dhe ma në fund do të rezervojnë ndonjë pozicion gjyqtari me shkop në dorë, si në ish komunizëm ,por edhe në Republikën e Kosovës që nuk le gjë pa e bëre kundër saj.
Vetëm një qëllim ishte për”Kosovën- Republikë” që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etj!.
Zoti Vllasi demonstratat e Studentëve,Profesorëve,dhe të gjithë shqiptarëve të Kosovës kanë pasur vetëm një qëllim “Kosovën- Republikë që na ka takuar para sllovenëve,kroateve,malazezeve,boshnjakëve dhe maqedonëve etjJo qe nuk ju takuan republikat para nesh por ata si ardhacak okupuan tokat “Etnike-Pellazgo-Ilire dhe neve si pasardhës të tyre .Për neve armiqtë e Jugosllavisë nxorët platforma ani irredentiste kundër nacionalizimit shqiptar me diferencime dhe ndëshkime të llojeve të ndryshme ndaj njerëzve ma të mirë të kombit duke filluar nga akademiket siç ishte rasti i Ali Hadrit të ndjerë.
Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor,mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodina!
Zoti Vllasi,Kosova nuk ka qenë e pavarur apo shtet në veti sipas kushtetutës së ’74-it që theksoni ju. Ajo ka qenë martesë me zor,mes Serbisë Kosovës dhe Vojvodinës. As edhe një lugë më e vogël nuk ka mund as të hyjnë Kosovë pa u vet Serbia!
Ju thatë se në vitin 1981, shqiptarët kanë protestuar mbi baza ideologjike, të sistemit të atëhershëm të Shqipërisë, në krye me diktatorin Enver Hoxha, si dhe atyre staliniste e marksistedhe komuniste.
Zoti Vllasi nëse paskemi luftuar ne shqiptarët apo separatistët nacionalist shqiptar në ngjarjet e vitit 1981 për ideologjinë komuniste, atëherë pse ishe kundër tyre kur ju Azem Vllasi ishit baba i komunizmit dhe përfaqësues i komunizmit për Kosovën sipas platëforemes marksiste-leniniste qe si lende ne universitetin e Kosovës e keni fut ju ,e jo Enver Hoxha, duke i detyruar profesorët të thyejnë edhe plan programet metodike duke ndërhyrë me teza ma të keqet duke i gjykuar si demonstrata armiqësore kundër Jugosllavisë .
Vllasi përmend se Kosova ka qenë e zhvilluar me një ekonomi te ngjashme sikur republikat tjera gjë që bien në lajthitje me atë që u ekzekutonte në praktikë.
Zoti Vllasi krenohet që Trepça atëherë ka pasur afër 25 mije punëtorë Është e vërtet se ka punuar, por lind pyetja se për kenë ka punua, për Kosovën apo për Beogradin. Faktet dhe dëshmitë janë dhe ekzistojnë se Kosova e ka kryer punën fizike ,ndërsa ari , dhe xehet tjera u përcollën përmes vagonëve në Beograd këtë e dinë ma së miri Ali Shukria.
Zhvillimi i Kosovës ka qenë i barabartë sipas parullës “Kosova puno Beogradi ndërto”
Në kohën e Vllasit, Kosova ka qene rajoni me i pazhvilluar ne Evropë. Asnjë metër katror rruge të asfaltuar nuk ka pasur në fshatrat tona.. Asnjë metër gjatësi gyp të ujësjellësit po ashtu nuk ka pasur. Të punësuar ka pasur çdo i 10-ti banor , andaj lind pyetja se nga e nxori Vllasi këtë rezultat se Kosova ka qene e barabartë me republikat tjera në ish Jugosllavi.Për fund krejt kërkoj nga zoti Vllasi që ka diçka kundër, kur të duan dalim në debat publike dhe i sheshisim këto teza të pa qëndrueshme të tij.Koha është të punojmë për të tashmen dhe të ardhmen e atdheut ,ta lemë të kaluarën se akoma në gjysmë të rrugës jemi!?.

Filed Under: Featured Tagged With: asllan dibrani, ndaj Azem Vllasit, reagim

CHICAGO : PROMOVIM MADHESHTOR I VEPRES ” SHQIPTARET ORTODOKSE NE REPUBLIKEN E MAQEDONISE”

April 9, 2015 by dgreca

Nga Iliaz KADRIU/
Te Merkuren me 8 prill,2015 ne ora 19:00 sipas kohes likale, ne Qendren Kulturore Shqiptaro-Amerikane ne Chicago, ku merrnin pjese 218 pjesemarres, ne menyre madheshtore u be promovimi i vepres se prof.dr. Sinadinovski ” Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise” dhe vepra e Znj.Sinadinovska “Rilindasit Shqiptare”.
Pas interpretimit te himnit kombetar,nga artisti dhe moderatori Pajazit Murtishi, fjalen e morri kryetari i Komuniteti Shqiptaro-Amerikan ne Illinois, me seli ne Chicago, dr. Luan Elezi, i cili ne paraqitjen e tij te shkurter faleminderoi te pranishmit sidomos autoret e veprave per promovim, duke potencuar se ky promovim edhe si ide edhe si aktivitet eshte perkrahur nga forcat progresive te komunitetit dhe si projekt i tille edhe eshte financuar nga donatore vullnetare te cilet ishin prezente ne kete ngjarje te rralle historike.
Menjehere pas hapjes procedurale te promovimit, ekipi profesional kishte pregatitur me projektor dy raste te incizimeve te emisioneve te top chanalit enkas per Reken e Eperme, oaze shqiptaresh ortodoksa nga vjen edhe zt. Sinadinovski. Ne tavolinen e nderit per vec autoreve ishte edhe kolosi i ketij deklarimi i cili i pari e theu akullin e heshtjes pesedhjete vjecare zt Branko Manojloski, i cili veres jeton ne Kicinice, kurse dimrin e kalon ne Chicago. Insertet filmike te cilet u pane ne ekranin e projektorit ishin tragjike. Secila sekuence filmike ishte ngjarje dhe histori e vecante. Pasi te gjithe mbeten pa tekst nga ajo qe u prezantua edhe me kengen e Ilir Shaqirit e ilustruar me veshjet kombetare te shqiptareve ortodokse te Rekes se Eperme, atehere u krijua atmosfera e promovimit te librit te pare : “Shqiptaret Ortodokse ne Pepubliken e Maqedonise” mga autori Sinadinovski.

Me kete rast ne foltore doli profesori i gjuhes dhe letersise frenge zt. Ilaz Kadriu, i cili ne menyre oratorike beri pershkrimin e vepres se lartepermendur si nje veper kolosale dhe shume interesante per kohen dhe momentin ne te cilen ndodhen shqiptaret ortodokse ne kete oaze dhe me gjere ne republike.
” Te jesh shqiptar ne Republiken e Maqedonise dhe ne vendet tjera ballkanike jashte Republikes se Shqiperise, do te thote qe njeriu vazhdimisht, me kembengulesi dhe ne menyre te shkathte te luftoje per respektimin e te drejtave dhe lirive te tij themelore” – keshtu kishte shkruar i ati i autorit te librit zt. Joakim Sinadinovski menjehere pas mbarimit te Luftes se Dyte Boterore, duke i treguar gjithmone te birit se familja Sinadinovski ka qene eshte dhe duhet te mbesi shqiptare ortodokse e Rekes se Eperme. Kete ai e shkruan ne ditarin e vet , i cili , se shpejti do te dali si liber i vecante.
Pas veprimeve te medha patriotike te rilindasit te kesaj ane Josif Bagerit, dhe pas thyerjes se akullit te heshtjes nga ana e Branko Manojloskit, dr. prof. Sinadinovski me vepren e tij te fundit “Shqiptaret Ortodokse ne Republiken e Maqedonise” shkencerisht tronditi qarqet quazi shkencore maqedone dhe serbe duke derguar nje mesazh te forte dhe te vertete se ” askush me ne Republiken e Maqedonise nuk duhet te harroje se ne kuader te saj, prane shqiptareve muslimane, dhe katolike, jetojne edhe 70.000 shqiptare ortodokse dhe se te gjithe se bashku paraqesin nje teresi te pandare te popullit shqiptar ne pergjithesi” dhe se kete me askush nuk mundet ta mohoje dhe ta kontestoje, nenvizoi prof. Kadriu, fjalimi i te cilit nderpritej me duaretrokitje frenetike.
Ne mes tjerash , zt. Kadriu ceku literaturen e shumellojshme te perdorur gjate perpilimit te vepres nga ana e dr. prof. Sinadinovskit, i cili ne mesin shume autoreve kishte analizuar thellesishe edhe vepren e Robert DAngely-se: Enigma e zgjidhur, Edwin Jacques Historia Shqiptare nga gjeneza gjer me sot, pastaj kishte konsultuar veprimtarine e albanologut te madh Robert Elsie, dhe me shume se 180 autore nga shkenca e kombeve dhe kombesive te ish Jugosllavise.
Mesazhi i dyte emocional dhe i qarte dhe pa ekuvoke eshte ky: ” Ortodokset Shqiptare ne Republikene Maqedonise si dhe ne vendet tjera jashte Shqiperise,nuk jane e as qe mund te jene Sllave e as Maqedonas qe flasin gjuhen shqipe, sepse ata cdo here kane qene dhe do te mbeten pasardhes te pellazgeve dhe Ilireve te famshem, si shqiptare ortodokse dhe si te tille ata paraqesin pjesen e pandashme te teresise se popullit shqiptar- nenvizoio prifesori Kadriu.
Lidhur me promovimin e librit “Rilindasit Shqiptare” te znj. Sinadinovska, zt. Kadriu theksoi eshte kenaqesi te lexosh nje autore me origjine joshqiptare e cila eshte e inspiruar te shkruaj per patriotet me te medhenj te nje kohe historike sic eshte Rilindja kombetare Shqiptare.
Pas ketij interpretimi , ne foltore doli autori i librit zt. Sinadinovski, i cili ne gjuhen angleze solli argumente te reja lidhur me perpilimin e vepres se tij. Ai fillimisht fameninderoi iniciativen e ketij komuniteti per kete promovim dhe tha ne mes tjerash se shqiptaret ne pergjithesi kane qene jane dhe do te jene faktor i rendesishem politik dhe ekonomik pa te cilet Maqedonia nuk mundet dhe nuk duhet te ekzistoje. Ai dha sinjale te qarta dhe pozitive, duke cekur se Maqedonia dhe vet qeveria e Maqedonise e ka humbur busollen, dhe se shqiptaret duhet te luajne rrolin vendimtar ne sendertimin e shtetit dhe ne percaktimin e emrit si dhe ne politiken e jashtme ashtu edhe ne ate te brendshme.
Profesori Sinadinovski gjate deklarimeve te tija rreth shqiptareve ne pergjithesi dhe rreth atyre ortodokse ne vecanti, permendi promovimin dinjitoz te vepres ne hotelin Palace ne Shkup, ku ka pasur shume pjesemarres nga te cilet 150 kane qene shqiptare te rinj ortidoks.
Ai ne mes tjerash kete proces e quajti shume te qelluar dhe momentin e duhur, ku nje xixe e zt. Branko Manojloskit eshte duke e djegur tere malin.
Faleminderimet ishin te medhe edhe te ciftit Sinadinovski edhe te Manojloskit, por edhe duartrokitjet ishin frenetike. Ne kete rast vellezerit muslimane ndihmojne vellezerit shqiptare ortodokse.
Shume pyetje dhe shume pergjigje konstruktive, por nje propozim i zt. Ilir Zenku mbeti si porosi e mrekullueshme: shqiptaret muslimane ne Maqedoni t’ju ndertojne nje kishe shqiptareve ortodokse ne Maqedoni- AMIN.
Keshtu dhe ne kete menyre perfundoi nje promovim historik i nji vepre te madhe historike ne momentin e duhur poashtu historik.

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Maqedoni, Promovim i vepres, Shqiptarët ortodoks

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 70
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT