• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2015

Artistja shqiptare dha koncert në Majin e trëndafilave

May 18, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/
Në ishullin e Staten Island, një lagje e bukur e Nju Jorkut shqiptarët e Diasporës amerikane u mblodhën së bashku si një familje si për të përshëndetur Majin e trëndafilave, muajin më të bukur të pranverës me muzikë.Sopranoja Lindita Mezini Lole krejt ndryshe nga mbrëmjet rutinë e kishte konceptuar në formë koncerti të muzikës pop këtë aktivitet të bukur. Në restorantin “Brook Catering Hall”, me pronar Shaban Seferi, stafi i të cilit e kishin përgatitur sallën ku do të zhvillohej aktiviteti si një mjedis të bukur teatri ku do të shfaqej një koncert i bukur me muzikën pop etj.
Mbrëmjen e ka hapur pianisti Petrika Melo i cili pasi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit ka ftuar në skenë artisten Lindita Mezini Lole e cila është mirëpritur me duartrokitje nga të pranishmit.
Programi ishte ndërtuar me bazë të disa këngëve të lehta klasike shume të njohura për publikun si shqiptar dhe atij ndërkombëtar të viteve 60 -të, 70-të dhe 80 të.
Zëri dhe interpretimi i saj brilant me profesionalizëm dhe kulturë gjithmonë ka tërhequr artdashësit e shumtë shqiptarë dhe në botë. Artistja Mezini Lole shoqërohej nga Andrea Lole bashkëshorti i saj, një tjetër artist që ka mbaruar Artet e Bukura për Oboe dhe janë në harmoni të përkryer të dy për të realizuar koncertin e muzikës në një mjedis të ngrohtë dhe tejet dashamirës.
Programi ishte ndarë në 4 grupe me 8 këngë në secilin grup. Midis secilit grup Andrea Lole luajti në DJ valle të ndryshme tradicionale shqiptare duke përmbledhur këtu dhe muzikën folklorike dhe gjithashtu muzikë për kërcim të kompozuar nga autorë të huaj.
Ndërmjet këngëve të programit po përmed disa prej tyre:
Programi u hap me këngën “ Love changes everything” Kompozuar nga kompozitori shumë i njohur amerikan Andrew Lloyd Webber, me poezi të Charles Hart and Don Black kënduar në Brodway shows.
Ka vazhduar me “Rivers of Babylon” kënduar nga grupi in Boney M, in krijuar në Gjermani nga 4 këngëtarë të lindur në Jamaika. Kjo këngë është kënduar në vitin 1978 dhe ka qenë nga më të dëgjuarat në atë kohë në Europë dhe Amerikë.
2 ) “I will survive” kënduar nga by Gloria Geiner në 1979 dhe ka qenë nga më te famshmet për kohën.
3 ) Kënga shumë e njohur dhe nga filmi “God Father ““ The love story song” kompozuar nga kompozitori Italian Nino Rota në vitin 1972.
4) “Mamma Mia”, një tjetër këngë shumë e njohur për publikun ndërkombëtar interpretuar nga grupi suedez ABBA në vitin 1975 .
5 ) Kënga shumë e njojtur Greke “ Milise mou” kompozuar nga kompozitori njohur grek Manos Hatzidakis.
6 ) “Under the sky of Paris” është kënga e kënduar në filmin Francez me të njejtin titull tëkompozuar nga Hubert Giraud dhe tekst të Jean Drejac e recorduar nga këngëtarja e njohur Edith Piaf në vitin 1951.
7 ) “Good by my love good by” Këngë tepër e dëgjuar e viteve 70 të kënduar nga këngëtari grek me një zë hyjnor Demmis Rousos.
E veçanta e këtij koncerti ishte konceptuar si një surprizë e bukur dhe për vëllain e saj kompozitorin nga Vlora Shpëtim Mezini i cili merrte pjesë në këtë mbrëmje të bukur festive. Ardhjen e tij e ka përshëndetur nxënësja e shkolles shqipe “Alba Life”, Kristina Melo, një artiste e vogël në moshë, por me një popullaritet të gjerë në Diasporë duke i bërë surprizë me këngën “1 Qershori”, me tekst dhe të kompozuar nga Shpëtim Mezini, këngë që ka fituar çmim ne festivalin e fëmijëve të organizuar në Shqipëri dhe që vazhdon të këndohet dhe nga nxënësit e Shkollës Shqipe”Alba Life” në Staten Island, Brooklyn dhe Manhattan. Z.Shpëtim Mezini ka falënderuar të gjithë të pranishmit që ishin mbledhur së bashku për t’u takuar me njeri-tjetrin dhe për të dëgjuar muzikë të bukur, pasi këtë kanë bërë gjithmonë çifti Andrea dhe Lindita Lole, ndonëse shpesh harrojnë vehten e tyre, por ne ata na kanë mbledhur gjithmonë së bashku të gëzohemi dhe të argëtohemi. Duke e dëgjuar me vëmendje dhe kënaqesi fjalët plot dashuri dhe përkushtim për të motrën, kompozitorin Mezini, dhe si e larguar nga Mëmëdheu medoemos që e ndjejmë dhe më shumë ndarjen nga familjet tona që jemi ndarë në disa pjesë nëpër botë, më dukej si Kostandini i ringjallur që kishte dhënë besën dhe kishte ardhur për të marrë Doruntinën, 9 male kaptuar, ndonëse me humor artdashesi Agim Pira më tha që nuk do e lemë ta marri se e duam ta kemi një motër artiste në Diasporë.
Fjala e z.Mezini dhe përqafimi motër e vëlla u prit me emocion dhe duartrokitje në sallë.
Z.Mezini ka përshëndetur me Dy këngë të shoqëruara nga vetë ai në kitarë si: “Pranvera filloi me ardhë” nga kompozitori i shquar shqiptar Tonin Arapi, dhe këngën kosovare “Zambaku i bardhë”
Midis këngësh në fund të programit me muzikë shumë të këndshme vlen të përmend Tangon Argjentinase “La Cumparsita”, “Caminito”, këngët e bukura ritmike “Bamboleo dhe Baila Morena” të bëra shumë të njojtura për publikun internacional nga këngëtari shumë i njojtur Spanjoll, Julio Iglesias, që thuhet se është një nga artistët me albume më të shitura në botë.
Artistja Lole ka ftuar të gjithë të pranishmit të këndojnë së bashku këngën e mirënjohur shqiptare që është aq popullore midis “Eja Lule Bore”, të kompozuar nga kompozitori i famshëm shqiptar Gjon Simoni.
Në këtë koncert u kënduan dhe disa këngë të bukura korçare të interpretuara nga Hektor Lole.
Artistja shqiptare ka interpretuar në skena të ndryshme të botës duke filluar me Tiranën me disa koncerte me Operën Kombëtare, pasi emigroi në Greqi për një jetë më të mirë u pranua në TV-n kryesore dhe dha koncerte nëpër Europë.
Në Amerikë pa mbështetjen e askujt arriti të mbaroje Master në Mannes College of Master of Music in Voice from Mannes College of Music at New School University dhe për një vit vazhdoi “Professional Studies Program at Mannes College of Music”.
Në bazë të kësaj merite sot po punon si mësuese muzike e liçensuar në shtetin e Nju Xhersit. Mbijetoi duke vazhduar studimet edhe pse koha fluturonte…
Është e vetmja shqiptare që ka dhënë koncert në Carnegie Hall në New York, por mjerisht shumë media në Shqipëri ju bëjnë jehonë ahengjeve dhe muzikës tallava…
Ka bashkëpunuar ngushtë me artistë ndërkombëtarë.Si pjesë e Diasporës ka dhënë disa koncerte në disa festa të organizuara si nga gazeta “Illyria”, Motrat Qiriazi, Vatra, New York, Mass Besa, Holy Trinity Albanian Church në Boston etj.
Lindita eshte një mbështetëse krenare për popullin e Kosovës për të cilin ka dhënë koncert në Kombet e Bashkuara për të sensibilizuar botën.
Herën e fundit ke qenë për Shoqatën “Ana e Malit” në 100 vjetorin e Pavarësisë, por jo e fundit siç thanë organizatorët në Ditën e 7-8 Marsit ku mori çmimin e lartë të mirënjohjes nga kjo organizatë atdhetare. Ka kontribuar për Diasporën si dhe në programin artistik të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe koncertin klasik që u organizua në Manhattan që hapi siparin në 100 Vjetorin e Pavarësise, në Diaspore, organizuar nga TV “Alba Life” dhe nje grup artistësh me udhëheqës pianistin e talentuar, artistin Petrika Melo.
Të pranishmit kaluan një natë të këndshme në një të shtunë të bukur Maji, në muajin e trëndafilave dhe luleve me ngjyra marramendëse, gjithë aromë, si muzika dhe interpretimi që solli artistja e shquar shqiptare me origjinë nga Vlora Lindita Mezini Lole.

Staten Island,
New York, 2015

Filed Under: Komunitet Tagged With: koncert, Kozeta Keze Zylo, Lindita Mezini, Maji i trendafilave

Ja si mund të shërbejnë shqiptaro-amerikanët në Ushtrinë Amerikane

May 18, 2015 by dgreca

Nga Shefqet & Herion Kërcelli/
Bashkëpunimi ushtarak shqiptaro-amerikan është një nga faqet më të ndritura të historisë të popullit shqiptar, ku rol të vecantë kanë lozur shqiptaro-amerikanët. Ata kanë qenë pjesmarrës pothuajse në të gjithë luftërat që ka zhvilluar SHBA kudo në botë, që nga Lufta e I-Botërore, Luftën e II-të, në Kore e Vitenam dhe deri tek luftërat e fundit në Irak dhe Afganistan. Janë me qindra ata që kanë shërbyer nën flamurin amerikan dhe me dhjetra ata që kanë dhënë jetën në fushën e betejave, duke hyrë kështu në memorialin e madh të të rënëve në SHBA. Në shekullin e XXI-të këtyre heronjëve ju shtuan dhe të tjerëtë rinj si, Ervin Dervishi dhe Gentian Marku, të cilët ranë trimërisht gjatë luftës në Irak. Ata u nderuan nga presidenti George W. Bush me medaljen “Purple Hart”, “Zemër Lejla”, “për devotshmërinë, kurajën dhe trimërinë që kanë treguar ndaj shtetit amerikan si në kohë paqe dhe në luftë”. Nderim dhe respekt për të gjithë heronjtë dhe dëshmorët shqiptaro-amerikanë! Por,ky bashkëpunim mori dimesion të ri dhe përfshiu mjaft fusha mbas ndryshimeve politike të viteve ’90, kur shteti dhe ushtria shqiptare nënshkruan dhjetra programe bashkëpunimi me Departamentin e shtetit dhe Pentagonin. Projektet kanë synuar arësimimin dhe trajnimin e ushtarakëve shqiptare, përvetsimin e gjuhës angleze, shtimin e kapaciteteve operacionale dhe ndërveprueshmërisë së ushtrisë shqiptare brenda strukturave të NATO-s, ndihma në pajisje, teknologji dhe aparatura nga shteti amerikan për të gjitha llojet e forcave e shërbimeve, etj. Gjithashtu gjatë këtyre dy dekadave janë zhvilluar dhjetra stërvitje të përbashkëta mes ushtarakëve shqiptarë dhe amerikanë kryesisht në Shqipëri, por dhe vende të tjera, ndërkohë ushtarakët e dy vendeve kanë qenë dhe janë pjesmarrës në operacione të përbashkëta ku rol kryesor kanë pasur operacionet në Irak dhe Afganistan. Këto operacione dhe beteja të përbashkëta kanë shënuar dhe heronjtë e përbashkët. Kështu kapiten Feti Vogli, në përbërje të misionit “Eagle-4”, ra heroikisht në krye të detyrës në Kandahar, më 20 shkurt 2012, duke shënuar dhe heroin më tëri të ushtrisë shqiptare në misionet paqeruajtëse jashtë atdheut. Ai ra në fushën e betejës duke luftuar krah për krah me ushtarakët amerikanë. Ndaj Kapiten Feti Vogli u përcoll si hero,jo vetëm nga populli dhe ushtarakët shqiptarë por dhe nga ushtarëkët e SHBA dhe të koalicionit antiterrorizëm në Afganistan. Një dimesion i rëndësishëm i këtij bashkëpunimi ka qenë dhe vizita e anijeve të Flotës së SHBA në portet shqiptare, ku i është afruar një mikpritje mbresëlënëse nga banorët e qyteteve tona bregdetare. Kam që në vitin ’90 që i ndjek këto zhvillime dhe vizita të këtyre anijeve ushtarake, shpesh kam kontaktuar dhe me marinarë shqiptaro-amerikanë, jam ndjerë krenarë me këta djem që lundrojnë oqeaneve në ruajtje të paqes dhe lirisë. Por dhe ata janë ndjerë mirë para kolegëve të tyre kur kanë parënivelin e bashkëpunimit dhe mënyrën si i kemi pritur ne ushtarakët amerikanë. Duke parë gjithë këto ngjarje e zhvillime të historisë së popullit shqiptar përgjatë shekullit të kaluar dhe aktualisht, ku shpesh kam qenë dëshmimtar, kam disa vite që punoj për grumbullimin e materialeve dhe informacionit të nevojshëm për botimin e një libri të mirëfilltë me titull “Bashkëpunimi ushtarak SHBA-Shqipëri nga shekulli i kaluar deri në vitin 2015”. Shpresoj që libri do botohet brenda këtij viti. Duke i hyrë kësaj pune voluminoze, në emër të një qëllimi të madh, për të nxjerrë në dritë këtë bashkëpunim, krahas lidhjeve të forta historike e miqësore midis dy popujve tanë, mendova se piknisje e këtij bashkëpunimi është procesi i rekrutimit të shqiptaro-amerikanëve, dje dhe sot. Për ti ardhur sado pak në ndihmë këtij komuniteti, shkuam në zyrën e rekrutimit në Pittsburgh, ku takuam oficerin dhe rreshterin e kësaj zyre, të cilët plot mirësjelljee dashamirësi na dhanë broshurat dhe sqarimet e nevojshme se si mund të rekrutohen shqiptaro-amerikanët që nuk kanë fituar statusin e shtetësisë së SHBA. Natyrisht mjaft shqiptarë mund të jenë njohur me këtë, vecanërisht ata që janë pjesë e ushtrisë së SHBA, por ne shpresojmë tu vijmë në ndihmë duke j’a dhënë shqip këtë informacion. Pjesa e parë e këtij informacioni përmbledh shkurtimisht të dhëna të përgjithëshme rreth Ushtrisë së SHBA.Është e qartë seUshtria e SHBA,është më e mirëpajisura, më e afta dhe më e forta në rruzullin tokësor. Kjo sepse, në radhë të parë në të shërbejnë njerzit më të përkushtuar ndaj detyrës dhe të respektuar nga populli i vet.Këta ushtarakë që janë pjesë e ushtrisëbrenda e jashtë vendit, mbrojnë liritë dhe të drejtat e shtetasve amerikanë dhe demokracitë kudo në botë dhe janë gjithmonë të gatshëm e të përgatitur për të mbrojtur kombin e tyre. Një ushtar i ushtrisë së SHBA,është mishërimi i forcës fizike dhe asaj mendore që burojnë nga misioni i tij. Ndaj si ushtar, ti duhet ti shërbesh kudo dhe kurdoherë SHBA-ve, në cdo rast e nevojë që do paraqitet. Ti duhet të jesh i gatshëm për të luftuar në cdo kohë, dhe për këtë duhet të jesh i trajnuar për të cdo rast. Ushtria e SHBA është e përbërë prej qindra mijëra ushtarë aktivë e rezerve në detyrë. Pra, kady alternativa shërbimi, shërbimi me kohë të plotë në ushtrinë aktive dhe me kohë të pjesshme në ushtrinë rezervë. Trajnimi, karriera dhe puna. Bazë për tu pranuar në radhët e ushtrisë së SHBA është trajnimi maksimal, stervitja dhe eksperienca e punës. Në ushtri do të njihesh me lëvizshmërinë, fuqinë e zjarrit, fuqinë mbrojtëse të avionave dhe automjeteve luftarake, gjithashtu me pajisje dhe aparatura të teknologjisë së lartë. Do njihesh me helikopterë dhe UAV-të, tanke dhe automjete luftuese, të mbështetjes, pajime, armë, vende të ndryshme, etj. Ti do jeshi trajnuar të bësh më të mirën tënde dhe pas kryerjes së shërbimit ushtarak. Ndërkohë përmes karrierës ushtarake ti fiton aftësi si lider dhe kjo shoqërohet me distiktivët përkatës nga faza në fazë. Ushtria amerikane të afron më shumë se 150 rrugë karriere të ndryshme bashkë me trajnimet përkatëse. Një ushtar i shërbimit aktiv mund të zgjedhë cilën fushë të dojë, duke filluar nga arti, shkenca, inteligjenca, luftimi, aviacion, inxhinjeri, ligj dhe më shumë. Nuk ke kufizim se cfarë ti mund të arrish, nqs shërben në ushtrinë e SHBA.Që të pranohesh në radhët e ushtrisë së SHBA duhet të plotësosh këto kritere.-Të jesh qytetar i SHBA;-Të jesh në moshën 17-35 vjec;-Të kesh një kondicion të mirë fizik;-Të kesh një rekord të pastër ligjor;-Të kesh një diplomë të shkollës së mesme ose diplomë ekuivalente të përgjithëshme; -Në disa detyra duhen dhe kualifikime shtesë.Këto kritere të ndihmojnë të zgjedhësh një karrierë, një punë të përshtatëshme, dhe me pak ndihmë mund të gjesh atë pozicion që përkon me aftësitë dhe objektivat e tua. Për të gjetur atë që kërkon në 150 mundësi të afruara, mund të përdorësh sistemin që të afron ushtria. Ndërkohë për një trajnim efikas të cdo fushe, është korpusi i trajnimit të Oficerëve rezervë, i cili mund të ndihmojë studentët e universitetit të fitojnë një shkollë dhe një urdhër gradimi si oficer i ushtrisë së SHBA. Studentët regjistrohen në kurset e udhëheqjes në universitetet e tyre, plus kurseve të kërkuara jashtë shkollës. Ky kualifikim i mundëson atyre gradën e parë të oficerit, nëntoger, toger i dytë ose nënlejtnant. Ushtarakët rezervë gjatë detyrës marin shumë përfitime të ushtarëve aktivë, por shërbejnë me kohë të pjesshme. Kështu ata fitojnë para për universitetin dhe një cek pagesa ekstra, plus punëve të tyre civile. Në ushtrinë amerikane ka karriera specifike, sic është detyra e oficerit, që në ushtrinë e SHBA, mishëron nder dhe guxim. Ata udhëheqin me shembullin e tyre deri në realizimin e detyrës ose misionit të caktuar. Sigurisht që popullsia civile ka qenë gjithmonë pjesë kryesorebrenda misionit të ushtrisë. Ata kanë hyrë në qindra profesione ushtarake dhe janë vendosur nëpozicione të shumta.brenda strukturave ushtarake. Përfitimet për cdo ushtarak zgjasin për gjithë jetën. Trajnimi dhe rroga që merr si ushtarak janë vetëm një pjesë e asaj që përfiton nga shërbimi në ushtri. Ushtria të përgatit për jetën, për të nesërmen, të afron para për edukim, kujdes shëndetsor të përgjithshëm, shërbimet e familjes dhe kategori shërbimi, pagesë speciale për detyra speciale, para kesh për të mbuluar koston e jetesës, etj. Gjithashtu paketa e përfitimeve për cdo ushtarak përfshin dhe një kompesim total për kujdesin e sigurimin shëndetsor, pagesa e pensionit të parakohshëm dhe subvensione në paketën ushqimore, strehim dhe arësimim që shkojnë deri sa një rrogëe mirë. Nuk po zgjatemi shumë në këto cështje, se blloku i përfitimeve kishte mjaft pika, të cilat ju mund ti shihni dhe vetë në anglisht, nga ku mund të mësoni shumë për kompensimin e përgjithshëm të cdo ushtaraku.Ju mund të mësoni se cfarë përfiton në ushtri nga pagesa bazë deri tek shërbimet speciale. Po ashtu mëso më shumë rreth programeve të ushtrisë që të ndihmojnë për të paguar kolegjin, kreditë studentore ekzistuese ose të fitosh kredi kolegji jashtë detyrës aktive. Njihu me paketën e kujdesit shëndetsor të përgjithshëm, sigurimin me kosto të ulët, pushime të mjaftueshme së bashku me familjen, etj. Në ushtrinë amerikane ka stimuj dhe alternative shtesë, të cilat ju mundësojnë të kualifikoheni për shërbime të ndryshme bashkë me familjet tuaja. Ushtria kujdeset për familjet tuaja gjithashtu. Ndaj duhet të njiheni më shumë dhe për shërbimet shtesë, grupet që mbështesin realizimin e tyre, këshillimet dhe trajnimet, gatishmërinë e këtyre personave ndaj ushtarëve dhe familjeve të tyre. Sigurisht mbas kryerjes së shërbimit ushtarak ka një sërë programesh, me të cilat ju duhet të njiheni sepse ju ndihmojnë të përshtateni me jetën e re, ju mund të zgjidhni atë që ju përshtatet.Në broshurat dhe manualet që afrojnë zyrat e rekrutimit ju keni gjithashtu dhe përmbledhje për jetën e ushtarit. Psh. Cdo të thotë të jesh një ushtar?Të jesh pjesëtar i ushtrisë së SHBA, do thotë të jesh pjesë e forcës luftarake më të fortë në botë. Ti do kalosh mjaft ditë duke u trajnuar, duke punuar dhe shërbyer së bashku me kolegët për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë amerikane. Ti do kesh kohë të mjaftueshme mbas shërbimit për familjen, miqtë dhe nevojat personale. Nga dita e rekrutimit deri satë dalësh në pension, ushtria amerikane të siguron një paketë mbështetje unike, që se ka asnjë ushtri tjetër në botë. Hapi i parëi rëndësishëm është se ti do mësoshsi të bëhesh nga ushtar i thjeshtë drejtues i suksesshëm. Ty do tëkrijohen shumë mundësi që të përmirësosh aftësitë drejtuese dhe aftësitë për punën në grup, si të marrësh më shumë përgjegjësi si person, duke siguruar tregues në rritje në cdo fushë. Ti do mësosh konceptin e motivimit, si mund ta zhvillosh atë tek vetja dhe tek të tjerët, si mund të zgjidhësh probleme të ndryshme, të ndjekësh me pasion synimet e tua, të përballosh sfidat e shërbimit, të drejtosh dhe jetosh me forcat e tua, etj. Ti do të mësosh si drejtohet me shembullin tënd.Si mund të bëhesh një ushtar?Sëpari, ti do punosh me një rekrutues. Pastaj do kryesh trajnimin e luftimit bazë,(BCT). Dhe më në fund ti do fillosh trajnimin Individual tëAvancuar(AIT). Cdo të kuptosh me, të jesh një ushtar?Si ushtar i SHBA, ti ke detyrë kryesore mbrojtjen e kushtetutës dhe lirinë e amerikës. Por nuk do e kalosh vetëm me shërbim, ushtarët kanë kohë të lirë më shumë se kushdo tjetër. Ata këtë kohë mund ta kalojnë me familjen, me miqtë, duke u aktivizuar nësporte të ndryshme, apo të merren në ato që ka hobi, dëshirë, pasion. Ushtarët kalisin veten mëndërisht e fizikisht përmes trajnimeve të vazhdueshme. Theksojmëmë të rëndësishmen, se ushtarët jetojnë cdo ditë shtatë proceset kryesore të jetës, punë, kohë e lirë, trajnim, strehim, duke jetuar vlerat e njeriut normal përmes ushtrisë.Palestra dhe ushqyerja.Një nivel i lartë i kondicionit fizik të ushtarit, ka ndikim direkt në gatishmërinë luftarake të cdo individi. Një ushtar i aftë mendërisht dhe fizikisht ështëi dobishëm për ushtrinë e SHBA. Për këtë rol specifik ka dhe familja e ushtarit, e cila duhet të jetësa më kompakte, harmonike dhe e fortë. Forca e ushtarëve vjen dhe nga harmonia e familjes së tyre. Cdo ushtar, për të kryer sa më mirë detyrën e tij duhet të ketë mbështetjen dhe inkurajimin e familjes së tij. Kjo në ushtrinë e SHBA shihet si faktor kryesor. Aq më shumë kur ti thua në familje: “Unë po mendoj të bashkohem me ushtrinë”. Kur dëgjon dikë që ti thotë këto fjalë, një lumë mendimesh dhe emocionesh të ngacmojnë menjëherë. Natyrisht imagjinimi i jetës së ushtarit mund të shkatojë një përzierje frike, ankthi, konfuzioni, gëzimi, krenarie, shqetësimi dhe madje pak emocion, që duke u kombinuar krijojnë një nyje të madhe. Ti nuk je i vetmi që ndjehesh në këtë gjendje. Pornë ushtri nuk je i vetëm. Nuk të mungon mbështetja dhe inkurajimi i mikut më të mirë, shoqëruesit dhe këshilltarit më të vlerësuar të një ushtari. Por, e rëndësishme është që synimi juaj për të shërbyer në ushtri duhet të kalojë përmes familjes. Forca e ushtarëve në ushtrinë e SHBA vjen nga forca e familjeve të tyre. Duhet të dish të vlerësosh profesionin e ushtarit bashkë me familjen tënde. Që të bëhesh një ushtar i mirë, i gatshëm për cdo detyrë, këtë ta siguron ushtria me përgatitjen speciale, bashkë me një numur të madh përfitimesh dhe shansesh. Ndoshta fillimisht ti cuditesh dhe nuk e kupton ekzaktësisht cdo të thotë kjo. Mbase një mori pyetjesh të vijnë në mëndje dhe tëturbullojnë për të marë një vendim efikas. Në momentin e parëështë e kuptueshme. Por unë dua të di se cfarë do ndryshojë për ty dhe familjen tuaj mbasi të bëhesh familje ushtarake, dhe të bësh jetën e ushtarit. Ku do të hash, do të flesh, do bësh shoping dhe do kalosh kohën më të mirë jashtë shërbimit? Sa vështirë do ta kesh për të bërë shokë të rinj? A do të zhvendosesh cdo gjashtë javë? Ushtria do donte tu përgjigjej sa më shumë pyetjeve, deri tek ideja sa mund tëngjasojë familja jote tani që je ushtarak me familjen që ke pasur dikur?Sigurisht që qënia ushtar ka vecori dhe për familjen? Psh.Ku dhe si do të jetojmë ne? A do të kujdeset dikush për familjen? Për fëmijët e tu? Cfarë më ndodh kur ushtari im është bllokuar diku gjatë detyrës? Cfarë mund të bëj unë nga vëndroja për ta ndihmuar atë? Sa herë zhvendosem unë nga një vend tek tjetri, sa mundësi kam të ndjek familjen, etj. A kam mundësi të dërgoj një mesazh për prindërit sa herë zhvendosem? Për një person 25-35 vjec vendimi për t’ju bashkuar ushtrisëështë zgjidhja më e rëndësishme e jetës së tij, (ose saj). Por ky vendim mund të duket i vështirë për tu marrë pa mbështetjen e familjes dhe të miqve. Në ushtri ka sektorë të vecantë që ndihmojnë cdo person për të kuptuar përfitimet e shërbimit ushtarak.Një perspektivë e qartë dhe e ardhme e sigurt. Ushtria e SHBA afron trajnim dhe eksperiencë për cdo përzgjedhje që mund të bejë secili në karrierën ushtarake. Nga inxhinjeria në jurispudencë, nga mjekësia në matematikë, nga biologjia në informatikë, etj.etj. Ka pak institucione në botë që mund të krahasohen me mundësitë që të afron ushtria e SHBA për trajnim, arësimim dhe edukim. Përvec këtij trajnimi, gjatë detyrës, ushtria ka dhjetra programe shtesë që ndihmojnë ushtarët të fitojnë një gradë universiteti pa pasur detyrim që të lundrojnë në një det me borxhe që merren në këto raste. Programi i ROTC psh.lejon një të rritur të marë pjesë leksione universiteti, krahas trajnimit në ushtri dhe të marë një urdhër gradimi si oficer i ushtrisë së SHBA. Nuk po zgjatemi më tepër se në linkun e ushtrisë së SHBA jepen të zgjeruara përfitimet e cdo qytetari gjatë karrierës së tij në ushtri, mundësitë e punësimit, para për ndjekjen e universiteteve dhe përftitime të tjera, pagesë e mirë dhe përfitime plus. Por ti duke ju bashkuar ushtrisë ke mundësi më të mirë se disa lloje pune në zyra. Ti ke një forcë fizike dhe shëndet mendor më të mirë se nëzyra. Vec kësaj ushtarakët zbatojnë urdhërat me krenari, janë të gatshëm të zgjidhin dhe drejtojnëcdo situatë me dorë e zë të fortë. Sigurisht cdo prind kërkon të dijë më shumë rreth jetës ushtarake të djalit ose vajzës, dhe këto cështje janë sqaruar në linket përkatëse, si alternativat e shërbimit, shpërndarja, cfarë experience marin në një bazë ushtarake, jeta e përditëshme, komunikimi, pra si do lidhesh ti me ata ndërkohë që ata shërbejnë jashtë SHBA, etj. Gjithashtu siprind të lejohet të njihesh me ecurinë e karrierës së djalit, vajzës suaj, programet e trajnimeve dhe përfitimet, (mundësitë e punësimit mbas ushtrie, para për ndjekjen e një universiteti, pagesa e mirë në raport me punë të tjera, përfitime ekstra). Duhet të dish se ushtarët e SHBA, jetojnë një jetë me ritme të shpejta dhe plot dinamizëm. Gjithashtu cdo prind njihet me organizimin dhe vendosjen e djalit, vajzës në repartin ushtarak, jetës në kazermë, transferimet, metodat e komunikimit që ushtarët përdorin me familjet e tyre.Ndërkohë dhe djali mëson se si ka reaguar prindëri, familja mbas regjistrimit të tij në shërbim ushtarak. Ai dëgjon me kujdes hap pas hapi, përshtypjet dhe reagimet e tyre nga dita e parë e shërbimit, gjatë shërbimit apo ngjarje të vecanta ku spikasin aftësitë e tij në operacione ushtarake. Sheh si reagojnë ata nga tregimet e jetës reale në ushtri, psh, Specialiste Davis dhe prindërit e saj, SGT Brown dhe prindërit e tij, SGT Troche dhe prindërit e tij, PVT Halili dhe nëna e tij, SPC Peterson dhe nëna e tij, etj. Zakonisht në këto raste bëhn pyetje të drejpërdrejta dhe të shpejta. Duhet të këmbëngulësh për të marë dhe përgjigjen. Dhe për këtë ka një link të vecantë sqarues. Pyetjet e zakonëshme në këto raste janë:-si do ta di që djali apo vajza ime janë të sigurt? Cfarëështë shpërndarja apo organizimi? Sa mundësi ka djali apo vajza ime që të përjetojnë situate luftimi gjatë karierës së tyre? Cfarë avantazhesh do ketë djali apo vajza ime gjatë shërbimit ushtarak? Shanset për universitet ose punë? Si është jeta në një bazë ushtarake? A do kontaktoj unë me vajzën ose djalin pasi ata të jenë shpërndarë? E plot pyetje të tjera.Sigurisht ne sollëm momentet më kryesore që duhet të njihet cdo familje, prind, djalë ose vajzë, para se të shkojë në zyrat e rekrutimit të ushtrisë së SHBA, të cilat kanë të bëjnë me pjesën e përgjithëshme të jetës në Ushtrinë e SHBA, për të cilën keni një link të vecantë goarmy.com, i cili për ata që njohin anglishten jep shumë hollësi. Por gjatë takimit me ushtarakët amerikanëi kërkuam hollësi për shqiptaro-amerikanët që ende nuk kanë shtetësi amerikane, por janë me dokument Green Card, si veprohet? Për këtë në zyrat e rekrutimit ka një program specifik të quajtur MAVNI, karriera për mbajtësit e vizave dhe jo qytetarët e ligjshëm.Thirrje në detyrë për jo qytetarët e ligjshëm. Cfarëështë MAVNI? (Military Accessions Vital to the National Interest, Pranimet ushtarake jetësore për interesin kombëtar), është një program që lejon joqytetarë të ligjshëm të caktuar të pranohen në radhët e ushtrisë së SHBA, nëqoftëse ata flasin një prej më shumë se 40 gjuhë strategjike. Jemi me fat se Gjuha Shqipe në renditje është e para në këto 40 gjuhë, kështu që shqiptaro-amerikanët janë në rregull me këtë pikë.Kush ështëi pranueshëm për të aplikuar?Programi MAVNI ështëi zbatueshëm për persona që kanëstatus të ligjshëm qëndrimi në SHBA për të paktën dy vjet,(pa një mungesë të vetme prej më shumë se 90 ditë). Ata duhet të dinë gjuhën angleze dhe gjuhën shqipe. Për tu kualifikuar duhet të jesh në një preh statusve të ligjshëm të autorizuar për hyrjen në ushtri. Për këtë duhet të kontaktosh me qëndrën e rekrutimit më të afërt në shtetin tënd. Këtu kontrollon dhe merr sqarime se në cilën status ju mund të kualifikoheni. Personat me vizë vizitori nuk janë të pranueshëm, por vetëm mbajtësit e vizave të joemigrantëve, Green Card, azilantët, refugjatët, të cilët kanë një status të mbrojtur përkohësisht në SHBA. (Nuk bëhet fjalë për ata që kanë marë shtetësinë amerikane).Cilido person qëarrin të pranohet në radhët e ushtrisë së SHBA fillin procedurën e përshpejtuar për marrjen e shtetësisë amerikane. Me tu bërë pjesë e ushtrisë bën dhjetë javë trajnimin bazë ku merr certifikatën si ushtar. Individët që hyjnë në ushtri përmes programit MAVNI ndryshojnë menjëherë statusin e tyre, nga joqytetarë të ligjshëm në qytetarë, duke tejkaluar procesin e gjatë të Green Card. Përvec përpunimit të përshpejtuar të dokumentave për marjen e shtetësisë, ushtria afron shumë përfitime të tjera që përfshijnë kujdesin shëndetsor gjithë përfshirës, për ty dhe familjen tënde(bashkëshort dhe fëmijë), të ardhura të qëndrueshme, pushim i paguar për 30 ditë cdo vit, udhëtim, punë dhe jetesë normale, përfitime për edukimin, kualifikimin dhe arësimimin, mundësi për profesione të tjera, etj. të cilësuara më lart, ato që përfiton cdo shtetas amerikan në uniformë. Shërbimi ushtarak është një profesion krenar dhe i nderuar. Ai të hap shumë dyer dhe dritare për të ardhmen tënde. Ti përfiton aftësi gjuhësore jo vetëm në gjuhën amtare dhe anglisht, por njihesh dhe me kulturën e më shumë se dyzet popujve të tjerë, të cilat trajtohen në programin e ushtrisë së SHBA. Për këtë fillimisht do bësh një test të gjuhës angleze dhe një të gjuhës shqipe. Cdo nacionalitet gjuhën e tij. Nqs zotëron disa gjuhë dhe ke prirje për to mund të shërbesh si përkthyes. Ndërkohë mund të zgjedhësh të shërbesh në më shumë se 80 profesione të ndryshme në ushtri. Nëqoftëse do përzgjidhësh si kandidat në ushtrinë e SHBA, do nënshkruash një kontratëjo më pak se katër vjet. Pranimi në ushtrinë amerikane është një dritare që të con drejt shtetësisë amerikane, njëshans për tu kualifikur e përgatitur për jetën në SHBA. Por kjo dritare me mundësi pa fund nuk qëndron e hapur përgjithmonë. Ndaj kontakto sa më shpejt rekrutuesin e ushtrisë lokale dhe vizito goarmy.com dhe info.mavni për më shumë detaje e hollësi mbi mënyrat e rekrutimit dhe shanset që të afron shërbimi në ushtrinë e SHBA. Këto shkruheshin qartë në buletinet dhe broshurat që pasqyronte Qendra e Rekrutimit në Pittsburgh me djemtë e saj në uniformë, sigurisht që i gjeni në cdo qëndër rekrutimi të qytetit apo shtetit ku ju banoni. Por ju mund te kontaktoni dhe me qindra shqiptaro-amerikanë që me guxim, përkushtim e profesionalizëm shërbejnë në ushtrinë e SHBA, duke u bërë pjesë e rëndësishme e historisë shekullore të bashkëpunimit ushtarak SHBA-Shqipëri. Fat dhe mbarësi për cdo djalë dhe vajzë shqiptaro-amerikane që vesh uniformën ushtarake nën flamurin amerikan, në mbrojtje të lirisë e paqes kudo në botë, duke nderuar familjen dhe atdheun amë!
Shënim:-Sqarojmë lexuesit e “Diellit” se cdo informacion, dokument, CV, Foto, ku tregohet për pjesmarrjen e shqiptaro-amerikanëve në ushtrinë e SHBA, është i nevojshëm për librin që unë me disa kolegë po përgatis për botim. Kush disponon mund ti dërgojë elektronikisht në adresën time të emailit:-shefqetkercelli10@gmail.com, por mund të mi japë dhe dorazi se momentalisht jam në SHBA. Celulari SHBA:-412 301 96 36. Në Shqipëri:-0355 67 20 52 139. Faleminderit për bashkëpunimin!

Filed Under: Komunitet Tagged With: ne Ushtrine amerikane, Shefqet & Herion Kercelli, shqiptaret

TEUTA LLALLA: ZAEV, MOS KEQPERDOR BESIMIN E SHQIPTAREVE!

May 18, 2015 by dgreca

Zaevi nuk duhet të keqpërdorë besimin e shqiptarëve, ai gjatë fjalimit të tij nuk tha asnjë fjalë për rastet e montuara siç janë: Sopoti, Brodeci, Mostra dhe së fundi Kumanova. Organizatorët e protestët anashkaluan qëllimisht fjalimet që duhet të mbanin përfaqësuesit e shoqatave joqeveritare të etnisë shqiptare, por folën ata shqiptar, përfaqësues të shoqatave multietnike të cilët më lehtë ju vjen të shprehen në gjuhën sllavo-maqedonase se sa në gjuhën e tyre shqipe. Në prezencë të mijëra shqiptarëve Zaevi falenderoj Branko Cervenkovskin, njeriun që pengoj me të gjitha instrumentet shtetërore për themelin e UT, urdhëroj vrasjet në Gostivar më 1997, Sopotin, etj. Lëvizja e Zaevit për të larguar qeverinë e Gruevskit na rikujton Lëvizjen e Xhon Turqëve të cilët pasi erdhën në pushtet me ndihmën e forcës shqiptare urdhëruan mbylljen e shkollave shqipe dhe vrasjen e mësuesve. Shqiptarët nuk duhet ta përkrahin Zaevin nëse ai nuk nënshkruan marrëveshje me përfaqësuesit tanë dhe ndërkombëtar për ridefinimin të shtetit, për ndërmin e Himnit, Flamurit, Stemës etj., pasi të gjithë etnitë duhet të përfaqësohen të barabartë. Fjalimi i Zaevit tregoj se ai ska ndërmend të ndryshojë asgjë në lidhje me shqiptarët dhe të drejtat e tyre të barabarta me sllavo-maqedonasit. Shqiptarët nuk duhet të jenë viktimat e Zaevit për të rrëzuar Gruevskin (jo që më dhimset qeveria e Gruevskit, por asnjë shpresë për ndryshimin e statutit të shqiptarëve nuk premtoj Zaevi).

Filed Under: Opinion Tagged With: mos keq perdor, shqiptaret, Teuta Llalla, Zaev

ISA BOLETNI DHE TRIMAT E TIJ DO TË PUSHONIN NË PAQË VETËM NË DHEUN E KOSOVËS

May 18, 2015 by dgreca

Atdheu është i dashur, por vendlindja edhe më e dashur. Ky ligj vlen edhe për kombin e familjen – Ora dhe shpirti heroik i këtij trimi legjendar i duhet Kosovës sot më shumë se kurrë. Prania e tij në dheun e Kosovës është si një rrufepritës për stuhitë e mundshme të Veriut/
Gjekë Gjonlekaj/ New York*/
“O drita e Trojës,e ma e sigurta shpresë e Dardanidëve, pse je vonue kaq fort”? Virgjili-Eneida
Me 5 korrik të vitit 2006 me rastin e 90-vjetorit të rënjes së Isa Boletinit, kisha botuar në shtypin shqiptar shenimin me titull:”Rënia e Akilit Shqiptar,Isa Boletinit”. Për qëndresën e tij heroike, kisha dëgjuar qysh në fëmijëri, ngase ishte vrarë në Podgoricë, në qytetin e vendlindjes sime. Nëpër Urën tragjike të Ribnicës ku ishte vrarë Akili i Kosvës, kisha kaluar qindra herë. Për atë urë fatkeqe kisha dëgjuar për herë të parë nga një zonjë malësore, e cila në atë kohë kishte jetuar në Podgoricë,ngase kishte qenë e martuar me oficerin çek Joseph Borinski. Ajo ishte Prënë Luçja Prekoçaj – e cila fliste dhimbshëm për çka kishte parë më 23 janar 1916 në Urën e Ribnicës. Kjo zonjë, e cila kishte pamjen dhe sjelljet e një gruaje qytetare fliste me emocione kur tregonte për rënjen e Isa Boletinit dhe luftëtarëve të tij. Prëna i kishte parë me sytë e saj aktet barbare të bandave kriminale të Veshoviqit kundër trimave të Kosovës. Në Malësinë tonë të pushtuar nga Mali i Zi- flitej dhe këndohej për Isa Boletinin. Siç dihet nga historia e luftërave për pavaresinë e Shqipërisë një pjesë e kaçakëve të Hyrrjetit ishin vendosur në Triesh,që gjëndet ndërmjet Kuçit e Kelmendit,por e pushtuar nga Mali i Zi, qysh para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në Triesh ishin strehuar Dedë Gjo’Luli,Mehmet Shpendi, Zenel Shabani dhe shumë kryengritës tjerë nga Shqipëria dhe Kosova.
Kënga popullore tregon se atje ishte vendosur edhe Isa Boletini me çetën e tij ndërsa rapsodët këndonin:
“N’ bajrak të Trieshit kur kanë mbrri
Hapën derën 200 shtëpi
Prej Kosove me të shpejtë mbrrini
Me çetë të vet Is Boletini”.
Shkrimtari malazez Millovan Gjillas në veprën e tij letrare:”Toka pa Drejtësi”(land without justice) botuar anglisht në New York, në vitin 1958 nga Garcourt , Brace & World Inc, shkruan:
“Beteja e Isës me ushtarët e tij vullnetarë, nuk kishte vazhduar shumë,pavarësisht heroizmit të rreptë të shqiptarëve. Nga, kjo, goditje kishte rënë udhëheqësi i tyre dhe besnikët e tij më të devotshëm. Njerëzit më të afërt të Isës, ishin likuiduar dhe të tjerët ishin shpërndarë në katër anë. Isa Boletini ishte vrarë. Por,kishte luftuar trimërisht, bile për një kohë të gjatë pavarësisht se kishte mbetur vetëm në rrugë të madhe.Ashtu i plagosur ishte ngritur në gjunjë dhe sado që nuk kishte fuqi për ta mbajtur pushkën qëllonte me revole që të paktën të vriste ndonjërin prej armiqve, para se të jepte shpirt. Babai im ishte afruar me vrap dhe Isa e kishte shikuar me sytë e tij të mëdhenj e të përgjakur, kishte thënë diçka në gjuhën e tij amtare dhe në atë çast kishte dhënë shpirt. Babai e kishte marrë mauzerin e tij të gjatë me dorezë të stolisur argjendi dhe e kishte ruajtur si kujtimin më të shtrejtë. Për çudi edhe ne fëmijëve na vinte keq dhe ndjenim hidhërim dhe kishim mbajtur zi për Isa Boletinin. Edhe babait i vinte keq,megjithëse, ai ishte krenarë që ishte vrarë prej grupit të tij.
Ky ishte një pikëllim i veçantë, ishte më tepër një admirim për një hero sypatrembur të Shqipërisë që kishte luftuar deri në fund në një fushë të zhveshur në mes rrugës së madhe, pa iu lutur kurrkujt dhe pa falur kurrkënd, ashtu drejt në këmbë i pamprojtur. Admirimi për të bënte pjesë gjithashtu në pikëllimin tonë. Nëqofte se një njeri duhet te vdesë do te ishte mirë të binte ashtu siç kishte rënë Isa Boletini. U kujtoftë për jetë nga ata që e panë dhe nga ata që kanë degjuar për të. Shumë më vonë ne i patëm treguar babait dhe e ngacmonim për këtë se kishim lexuar që Isa Boletini kishte vdekur në Shkodër. Babai nuk e pranonte një gjë të tillë. Por, për të nuk kishte aq rëndësi nëse ky kishte qënë Isa Boletini vetë apo ndonjë nga oficerët e tij-kryesorja ishte se shqiptarët që kishin luftuar në atë betejë dhe sidomos prijësi i tyre, që nuk mund të ishte njeri tjetër veç Isa Boletini-ishte vrarë. Babait i kishin thënë se ky ishte Isa. Dhe, kjo mjaftonte për të, fakti i rënjes së tij, ishte provuar për jetë të jetëve me zjarrin e pushkëve”, përfundon Millovan Gjillas.
Neni 5 i Kanunit të Lekë Dukagjinit thotë : ”Në vorre të nji vllaznije a të nji fisi s’hin i dekuni a i vrami i vllaznis a fisit tjetër”
Këto ditë u njoftua publikisht se eshtrat e Isa Boletinit, dhe, të bashkëluftëtarëve të tij do të rivarrosen në Vlorë. Ky lajm i dy qeverive shqiptare, shkaktoi pakënaqësi në botën shqiptare, sidomos në diasporë e cila e ndjen rëndë mungesën e vendlindjes. Shumë personalitete të historisë sonë kombetare janë pagëzuar me emërin e vendlindjes së tyre. Emërin e vendlindjes së tij e mbante edhe trimi i madh i Kosoës Isa Boletini. Kjo tregon se ai kishte dashuri e respekt të madh për tokën që e kishte lindur, përndryshe mund të kishte zgjedhur një mbiemër tjetër. Qysh në kohën e gurit njerëzimi e nderon vendlindjen. Shoqëria amerikane bile edhe institucionet më të larta shtetërore janë të kujdeshme për vendlindjen e qytetarëve të saj. Vendlindja është tokë e shejtë, sepse ajo të lindë të rritë dhe më në fund të kthen prapa, duke i dhënë të vdekurit banesën e përjetësisë në amshim. Shqiptarët e Amerikës për më shume se një gjysmë shekulli shpënzuan miliona dollarë për varrimin e familjarëve të tyre në vendlindje. Pothuajse çdo familje shqiptaro-amerikane ka përjetuar çaste të tilla dhe morti prej një kontinenti në një kontinent tjetër, dhe është mundim i madh moral e material.Të gjitha këto mundime e shpenzime bëhen për të plotesuar amanetet e tyre.
Duke qënë pjesë e kësaj diaspore për për pothuajse një gjysmë shekulli – temën: “vendlindja dhe varri’ e kam diskutuar shumë herë me të moshuarit. Shumica kërkonin me çdo kusht varrimin në vendlindje, duke bërë kursime nga pensionet e vogla për ditën e tyre të fundit.
Varri i Isa Boletinit në vendlilindjen e tij, ështe e drejtë natyrore dhe hyjnore. Nëna dhe babai e presin atje Isën tash 100 vjetë. Ashtu siç e pret edhe nëna e 2 djemëve të tij, pastaj prindërit e dy nipave dhe bashkëluftëtarëe të tjerë, që u vrane në Urën e Ribnicës. Ata nuk mund të ndahen,dhe rivarrimi i gjithë këtyre trimave në Vlorë, nuk është i natyrshëm. Ata nuk kanë asnjë lidhje familjare me të vdekurit e Vlorës, bile as me Ismail Qemalin. Atdheu është i dashur, por vendlindja edhe më e dashur. Ky ligj vlen edhe për kombin e familjen Vallë kush ua bëri gjëmën atë ditë tragjike, kur u vra Isabeu me trimat e tij? Vlora apo Boletini?
Familja dhe vendlindja nuk mund të përjashtohet kurrë nga jeta ose vdekja. Pavarësisht sa patriot mund të ishte Isa Boletini, Ai nuk ndahet nga vendlindja dhe familja. Isa Boletini është i famshëm edhe për lidhjet e tij familjare, ngaqë ishin djemte, nipat dhe trimat e tij, besnikë, ata që iu gjetën pranë në Urën tragjike të Ribnicës në Podgoricë. Vallë a mendojnë qeveritarët shqiptaë për këto lidhje para se t’i largojnë eshtrat e tyre nga nga Kosova! Ora dhe shpirti heroik i këtij trimi legjendar i duhet Kosovës sot më shumë se kurrë. Prania e tij në dheun e Kosovës është si një rrufepritës për stuhitë e mundshme të Veriut.
Për rëndësine e vendlindjes po japim disa të dhena historike të presidentëve të Shteteve të Bashkuara që pushojnë në amshim. Për shërbimet që i bëjnë vendit presidenetët amerikanë nderohen si patriot. Ata i nderon populli dhe historia. Pavarësisht, se ata kishin ushtruar detyrën më të lartë të kombit,prej 39 presidentëve të vdekur të Amerikës vetëm (1) William Taft pushon në amshim në Varrezat Kombetare të Arlingtonit në Uashington.
Edhe John Kennedy, prehet në ato varreza, por natyra e vdekjes së tij tragjike, bëri që varrimi i tij, të bëhej detyrimisht në Uashngton. Ndërsa 37 presidentët të tjerë të Amerikës, pushojnë në varrezat familjare të vendlindjes së tyre. Shumë nga këta president,duke filluar nga George Washingtoni ishin shquar në luftëra për lirinë e Amerikës. Mbanin titujt dhe nderimet më të larta te luftërave për liri. Shumë nga ata ishin gjeneral e komandantë. Nesë ata kërkuan varret e vendlindjes, atëherë pse t’i mohohet kjo e drejtë Isa Boletinit dhe trimave të tij. Largimi i Isa Boletinit nga Kosova, është humbje e madhe për historinë e atij vendi. Në Boletin, ose ne Mitrovicë, pse jo edhe në Prishtinë të mos ngritet një Muze për Isa Boletinin. Në ekranet televizive të Kosovës kam parë këto ditë burra e gra të përlotura për largimin e Isabeut nga Kosova. Lotët e tyre tregojnë shumë.
Pse, politikanët e Kosovës dhe të Shqipërisë, nuk menduan pak për 100-vjetorin e renjes së tij, që është me 23 janar të vitit 2016. Nëse populli shqiptar priti 99 vjetë për rivarrimin e tij, mund të priste edhe 7 muaj të tjerë. 100-vjetori rënjes se tij, është një datë histotike dhe për nderimet e Isa Boletinit duhet te angazhohet i gjithë populli shqiptar, ngase ishte hero i tij. Ai ishte hero i kombit e jo i politikës. Pse të mos kërkohet nga Podgorica, që atje të ndërtohet një përmendore për heroin tonë kombetar dhe trimat e tij. Duhet të nderohet edhe varri i tij në Podgoricë. Kosova bën gabim të madh nëqoftëse e largon Isa Boletinin nga toka e saj. Në testamentin e Faik Konicës pak para vdekjes shkruan: “Nuk do të më tretë dheu,nëse ti Imzot Noli dhe ti Lamja im i vogel dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë”.

* E dergoi per Diellin Beqir Sina
*Gjekë Gjonlekaj – ish gazetar i Zërit të Amerikës – publicist dhe botues në SHBA

Filed Under: Opinion Tagged With: eshtrat e Isa Boletinit, Gjeke Gjonlekaj

PARADA E MOSKËS DHE ËNDRRA E PUTINIT

May 18, 2015 by dgreca

NGA EUGJEN MERLIKA/
Më 9 maj, nëpërmjet një parade të madhe në Sheshin e Kuq, u përkujtua përvjetori i 70 –të i fitores historike mbi nazifashizmin. Ajo datë kujton gjithnjë aktin e kapitullimit të Gjermanisë në luftën e dytë botërore dhe emblema e saj mbetet, në kujtesën e përgjithëshme, ngritja e flamurit të kuq me drapër e çekan nga ana e ushtarëve sovjetikë mbi Rajhshtagun gjerman. Me kalimin e kohës simboli u zbeh, sepse zhvillimet politike në qendrën e Evropës, më 1989, përmbysën vendimet e Jaltës dhe hovi liridashës i popujve të Lindjes evropiane depozitoi në muzeun e historisë sistemin komunist.
Megjithatë ajo datë vazhdon të përkujtohet si “Dita e fitores”, e të festohet me paradat tradicionale në qendër të Moskës. Atë ditë parakaluan armët dhe ushtarët e Rusisë “demokratike”, ashtu sikurse veteranët me medalje apo bijtë e tyre me portretet e luftëtarëve të Ushtrisë së Kuqe.
Para dhjetë vitesh festimi qe madhështor. Moska u bë për një ditë kryeqyteti i botës jo vetëm komuniste. Atë ditë në të u mblodhën 52 kryetarë shtetesh e qeverish, për të marrë pjesë në Sheshin e kuq, së bashku me drejtuesit e Rusisë, në gjashtëdhjetë vjetorin e fitores. Këtë herë Vendet e Evropës nuk dërguan përfaqësues, me përjashtim të ministrave të jashtëm të motrave të mëdha latine, Italisë e Francës, që u mjaftuan të venë lule të freskëta në varrin e ushtarit të panjohur, pa u rrjeshtuar në tribunën e paradës. Qe ky veprim shprehje e një qëndrimi dy faqesh, që edhe dënon qëndrimin rus kundrejt Ukrainës, por edhe nderon fitoren mbi nazizmin, duke i njohur Bashkimit Sovjetik meritën e peshën e luftës dhe sakrificat e popujve të tij për të.
70-vjetori i sivjetëm nuk qe një përsëritje e 2005-s. Ai i ngjante më shumë përvjetorëve të regjimit, kur tribuna në Sheshin e Kuq ishte një shfaqje e hierarkive komuniste të botës. Edhe kësaj here, përkrah Presidentit rus e bashkëpuntorëve të tij ishin drejtuesit e atyre pak Vendeve komuniste t’Azisë apo Amerikës Latine, me Kryetarin e Kinës në qendër, mbasi partitë komuniste në Perëndim janë trasformuar ose janë të papërfillëshme. Shkaku duhet kërkuar jo në vullnetin e Rusisë për të soditur vetminë e saj, por në prirjen e përgjithëshme të Evropës apo SHBA-ës, me ndonjë përjashtim si Serbia, për të kundërshtuar politikën ruse n’Ukrainë.
Putin, në synimet e tij të fshehta, ka një strategji që priret të rikrijojë Bashkimin Sovjetik. Problemi është shumë kompleks e i ndërlikuar dhe Kryetari i sotëm i Rusisë vajton faktin që në vitet e para 90 nuk ishte në drejtimin e Kremlinit për të ndaluar, simbas tij, “katastrofën më të madhe të shekullit”. Sot Ukraina është tepër e rëndësishme për sendërtimin e synimit, mbasi përbën shtetin më të madh të ish B.S., të shkëputur nga ndikimi rus. Këmbëngulja e Evropës dhe Amerikës obamiane, për të mos lejuar një rusifikim të hapur e të përgjithshëm t’ Ukrainës, i paraprin shmangies së një përpjekjeje të Rusisë që, në t’ardhmen të shtrijë strategjinë përbashkuese të saj drejt Vendeve balltike, ku nuk mungojnë pakicat ruse, madje janë edhe të bollëshme. Kjo hamëndje mund të jetë më pak reale, po të mbajmë parasysh faktin se ato republika, të integruara në BE, kanë krijuar një standart jetese, të cilin është pak e besueshme që të ketë forca politike të bindura për t’a këmbyer atë me nivelin e jetesës në Rusinë e Putinit. Veç asaj perspektiva e një ndërhyrje të mundëshme n’ato Vende do të paraqiste një përqindje të lartë rrezikshmërie për paqen në Evropë, duke qënë ato anëtare të NATO-s. Nuk dijmë hollësitë e orëve të gjata të bisedimeve ndërmjet Kryetarit rus dhe atij francez e Kryeministres gjermane për t’ardhmen e konfliktit n’Ukrainë, por angazhimi në vetë të parë i kësaj të fundit n’ato traktativa dëshmon peshën dhe brishtësinë e çështjes.
Mendësisë perandorake të Rusisë, të lindur shekuj të shkuar, kur Pjetri I, Ekaterina, Aleksandri I dhe i II Romanov e reformonin, evropianizonin duke e përvijësuar si fuqi evropiane e botërore, i rrin shtrënguar shpërbërja e Bashkimit Sovjetik. Periudha e luftës së dytë botërore qe ajo më frytdhënësja për zgjerimin e Perandorisë së kuqe të Carit gjeorgjian. E mikluar nga dy grupet ndërluftuese, së pari me Traktatin e Moskës Ribbentrop – Molotov e së dyti me takimet e Teheranit e Jaltës, Rusia pa të ligjësuara kërkesat e saj hegjemoniste në pothuaj gjysmën e Evropës. Ky ligjësim u pagua shumë shtrenjtë, me vdekjen e 27 miljon njerëzve por roli i mbifuqisë, që merrte me mbarimin e luftës, shpërblente çdo humbje njerëzore e lëndore. Mbifuqia shtriu kthetrat e saj në të gjithë botën, në Azi, Afrikë, Amerikën latine e, madje edhe n’Evropë me kampin socialist dhe partitë komuniste të Perëndimit.
Me kohë sistemi evoluoi nga një regjim terrorist që shkaktoi miliona viktima, në një shtet autoritar njëpartiak e në një shoqëri që nuk kishte më frikë të kërkonte disa liri e të drejta në vitet 80, kur në drejtim të partisë e të shtetit u ngjit Mihail Gorbaçovi. Roli i tij, brënda e jashtë B.S., nëpërmjet “trasparencës dhe rindërtimit”, qe mjaft pozitiv për demokratizimin e jetës së brëndëshme dhe paqtimin e asaj ndërkombëtare. Por edhe se Presidenti i fundit i shtetit sovjetik përpiqej, nëpërmjet reformave liberalizuese, të zgjaste jetën e sistemit, ky u shemb nën peshën e dështimit ekonomik dhe aspiratave të brezit të ri për më shumë liri e të drejta në planin vetiak e shoqëror, veç ndikimeve të jashtëme, përfshirë edhe rolit të Papës Gjon Pali II.
Përfundimi qe demokratizimi i Rusisë në vitet e para 90, nën drejtimin e Boris Jelcinit e të një shtrese intelektuale e teknokrate që e konceptonte shtetin në parametrat e liberalizmit perëndimor. Kjo frymë solli edhe shpërbërjen e shtetit shumëkombësh, që ishte mbajtur në këmbë nga drejtimi autoritar i Carëve e, më pas, i diktaturës komuniste. Evolucioni lirisjellës i Rusisë, e mbetur e vetme në mbarështimin e trashëgimisë së mbifuqisë, pati jetë të shkurtër. Si pasojë e dobësisë së Presidentit Jelcin dhe korrupsionit të rrethit të tij, në drejtim erdhi Putin që kishte qënë drejtues i KGB-së në Gjermaninë Lindore. Sot Rusia është një demokraci e brishtë, ku sundojnë ish kolegët e Kryetarit Putin dhe oligarkët e lidhur me pushtetin.
Mendësia është kthyer, në forma të tjera, n’atë të regjimit. Sot Rusia e Putinit luhatet mes dëshirës së zjarrtë për të rikrijuar perandorinë e humbur e vetëdijes së rreziqevet që, një ndërmarrje e tillë, paraqet në marredhëniet me pjesën tjetër të botës. Bojkotimi i festimeve të 70-vjetorit, nga Evropa dhe SHBA-s, është një tregues i saktë i atyre luhatjeve. Megjithatë Rusia zyrtare vazhdon të përkundë ëndrrën e saj të mbifuqisë, gjë të cilën e tregoi edhe në paradën e fundit, kur lloje të reja armësh bashkëkohore parakaluan, si dikur, në Sheshin e Kuq. Ndoshta, ndërmjet trupave ruse atë ditë kishte edhe ushtarë të kthyer nga Ukraina, si dikur ata që ktheheshin nga Berlini, nga Poznani, nga Budapesti, nga Praga, së bashku me medaljet e tyre dhe “krenarinë” se i kishin shërbyer “nënës së madhe Rusi”, “atdheut të socializmit në botë”.
Sot bota nuk është më ajo e gjysmës së dytë të shekullit të shkuar. Problemet e saj janë shqëndralizuar, janë bërë të ndryshme, janë mprehur nga pabarazitë, gjithnjë e më të dukëshme, mes Vëndeve të zhvilluara dhe atyre në zhvillim. Sot luftërat lokale, në tërësinë e tyre, krijojnë idenë e një “lufte të tretë botërore”, në se do më lejohej të parafrazonja Atin e Shenjtë. Sot jemi të pranishëm, në një hapësirë jo të vogël, të një mendësie kriminale, që shfaqet në vrasjet masive, në shpërnguljet dhe terrorizmin kundër të krishterëve n’ Azi dhe n’Afrikë, të kryera nga një pjesë e vogël “myslimanësh”, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me doktrinën që ka gati njëmijë e pesëqind vite jetë. Sot autoriteti i mbifuqisë nuk është më vedimtar në zgjidhjen e problemeve të botës dhe organizmat shumëkombëshe janë të pafuqishme të marrin vendime, si pasojë e kundërshtive të brëndëshme e të interesave të ndryshme. Sot Kina, me fuqinë e saj ekonomike dhe politikën e zgjerimit të heshtur, po ndryshon gjithë barazpeshat e globit. Sot jetojmë në një mungesë të theksuar “liderësh” politikë në nivel botëror, hasim në personazhe mesatarë, apo më poshtë se të tillë, pa fuqi bindëse, robë të interesave të çastit, pa më të voglën aftësi për t’i parashikuar e aq më shumë për t’i paraprirë apo për t’i parapregatitur ngjarjet.
Në këtë paralizë projektesh e vendimesh që lejon amullinë e situatave e krijon pasigurinë në shumë zona të planetit, madje edhe rrezikun real për shumë bashkësi njerëzish, është e pranishme edhe Rusia e Putinit, që nuk vuan nga pavendosmëria, përkundrazi, me ëndrrën e saj perandorake e me mallin për “madhështinë” e Vendit të tij që “Jo vetëm mbrojti atdheun por çliroi njëmbëdhjetë Vende t’Evropës”. Mëkat që Kryetari i Rusisë ende nuk e ka kuptuar se “çlirimi”, për të cilin mburret edhe mbas 70 vjetësh, ka qenë i tillë vetëm për kastat besnike të drejtuesve sovjetikë. Qytetarët e Vendeve të Lindjes ish komuniste, në vend të termit të Putinit, shumë mirë mund të venë atë “skllavërim”, duke i rikthyer së vërtetës historike të drejtën e qytetarisë, të mohuar prej shumë dhjetëvjeçarësh.
Ëndërra e drejtuesve rusë për të përsëritur epopenë e “çlirimit” të ish domenave të Moskës, është e paracaktuar të mbetet e tillë, sepse ata popuj e kanë bërë në liri zgjedhjen e tyre.
Maj 2015 Eugjen Merlika

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE ËNDRRA, e Putinit, Eugjen Merlika, PARADA E MOSKËS

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 31
  • 32
  • 33
  • 34
  • 35
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT