• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

Politika shqiptare uron gëzuar Fitër Bajramin

July 17, 2015 by dgreca

TIRANË, 17 Korrik/-Drejtues të lartë të shtetit dhe personalitete të jetës fetare, politike e shoqërore kanë vizituar sot selinë e Komunitetit Mysliman për të uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.
Presidenti i Republikës, z. Bujar Nishani, gjatë vizitës së tij uroi në emër të institucionit që përfaqëson të gjithë besimtarët myslimanë për sa më shumë paqe, lumturi dhe gëzime.
“Festa gjithmonë është e bukur, por, kur vjen pas sakrificave është shumë më e bukur dhe kuptohet më mirë. Të gjitha festat e besimeve në Shqipëri janë një vlerë dhe tregues të qartë të bashkëjetesës fetare. Ishte një fat i keq që kaluam disa dekada pa këshillat e fesë. Është atmosfera e shpirtit ajo që e komandon dhe orienton njeriun dhe tani që janë mundësitë ju keni një detyrë të rëndësishme për të përcjellë mesazhet më të mira për shoqërinë”, u shpreh Nishani.
Edhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për këtë festë pas vizitës në Komunitetin Mysliman Shqiptar.
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, në mesazhin e tij theksoi se kjo është një festë e paqes, dashurisë dhe vëllazërisë.
“I uroj të gjithë besimtarëve gëzuar Fitër Bajramin. Zoti i shpërbleftë të gjithë sakrificat e tyre shpirtërore dhe fizike dhe uroj që të kenë të gjithë besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët më shumë paqe, lumuri dhe begati në shtëpitë e tyre”, tha Meta.
Mesazhe urimi përcollën edhe Kryebashkiaku i ri i Tiranës, Erion Veliaj, kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, zv/ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, deputetë, politikanë, si dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi në një prononcim për mediat theksoi se, “Festa e Fitër Bajramit është festa e mbylljes së muajiit të sakfrificës, në emër të dashurisë.Uroj që harmonia dhe paqja e këtij muajit të shtrihet gjithë vitin. Në emër të qeverisë shqiptare unë dua të uroj të gjithë besimarët myslimanë për festën e Fiter Bajramit dhe qeveria shqiptare këtë vit e zgjidhi problemin për ndërtimin e xhamisë për të gjithë besimtarët, si dhe së bashku me katedralen, janë dëshmi e promovimit që qeveria shqiptare po i ben harmonisë fetare që ekziston në Shqipëri”.
Në emër të Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Lulzim Basha, urimet për besimtarët i përcolli Edi Paloka, kryetar i grupit parlamentar të kësaj force politiket.
Në një prononcim për median, pranë ambjenteve të Komuniteti Mysliman në Tiranë, Paloka uroi besimtarët.
“Gëzuar festën e Fiter Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë në Shqipëri dhe në të gjithë botën. Në emër të gjithë demokratëve i uroj gëzuar festën të gjithë besimtarëve myslimane. Kjo festë është një festë e cila vjen pas një sakrifice fizike dhe shpirtërore”, tha Paloka.

“Të gjithë ne duhet të kuptojmë se të gjitha të mirat na vijnë nga sakrifica. Gëzuar festën e Fiter-Bajramit të gjithë besimtarëve në Shqipëri dhe në botë”, tha Paloka.

Pjesë e kësaj dite festive u bënë edhe drejtues të komuniteteve fetare, Kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane Haxhi Dede Edmond Brahimaj, zv/kreu i Kishës Ortodokse Autoqefale, Andon Merdani, përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Henry, kryetari i Komitetit Shtetëror për Kultet, Ilir Hoxholli, personalitete të jetës publike, përfaqësues të shoqatave bamirëse, drejtues të institucioneve arsimore islame, si dhe një numër i madh besimtarësh e qytetarësh të kryeqytetit.(Sipas ATSH)

Filed Under: Featured Tagged With: Politika, uron Festen e Fiter Bajramit

Shqiperi-Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit

July 17, 2015 by dgreca

Nga Gjergji Mima/ -Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit. Pas ditëve të agjërimit, lutjeve, adhurimeve dhe leximit të Kur’anit, mijëra besimtarë të Tiranës e mbarë Shqipërisë ishin pjesë e festimeve dhe faljes së namazit të Bajramit të organizuar si çdo vit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Festimet e Fitër Bajramit kanë filluar që në orët e para të mëngjesit me namazin e sabahut. Para faljes së namazit të Fitër Bajramit, besimtarët ndoqën një program të shkurtër, pjesë e të cilit ishin tekbire, salavate dhe ilahi.
Programi ka filluar me fjalën më të bukur, me këndimin e një pjese nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli imami i xhamisë së “Et’hem Beut”, Elton Karaj.
Ceremonia ka vazhduar me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skender Bruçaj, i cili uroi besimtarët myslimanë dhe gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, për shëndet dhe mirësi, për sukses në çdo sferë të jetës; me shpresën e madhe, që Zoti të na ketë falur mëkatet tona dhe të ketë pranuar adhurimet dhe sakrificën tonë.
“Bajrami është simbol i paqes, i gëzimit, i harmonisë, i qetësisë shpirtërore, moment i lartësimit të Allahut dhe koha e shpresës së arritjes së kënaqësisë së Krijuesit, që është edhe qëllimi final për çdo besimtar. Duke përfituar nga përkujdesja e veçantë hyjnore, që Zoti i madh ka ndaj nesh në ditët e Bajramit, unë i lutem Atij dhe ju ftoj edhe ju t’i lutemi së bashku për më shumë paqe, begati gëzim e harmoni, për shuarjen e luftërave dhe konflikteve anë e mbanë globit”, tha ndër të tjera Bruçaj.
Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, në ligjëratën e tij tha se ne vijmë në këtë festë të madhe pas një Muaji të Bekuar.
“Ky Bajram na ka mbledhur këtu për të përjetuar dhe ndarë mirësitë e kësaj feste të madhe. Vijmë në këtë festë pas një Muaji të Bekuar. Një muaj ku brenda tij ndodhet Nata e Kadrit, nata ku zbriti Kur’ani Famëlartë. Me anë të këtij libri njerëzit udhëzohen në rrugën e drejtë. Në këtë muaj që kaluam Zoti na bërë të kujtohemi për të varfrit, të zgjasim dorën ndaj njerëzve në nevojë e të jemi më të drejtë”, theksoi Spahiu
Falja e Namazit të Fitër Bajramit u drejtua nga Kryetari Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj, më pas besimtarët dëgjuan hytben e mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra.
Besimtarët myslimanë festojnë sot festën e Fitër Bajramit“Në këtë sofër bujare të Bajramit gjithsecili ka ardhur për të plotësuar këshillën e profetit. Të gjithë të vrapojmë për të gëzuar një zemër, për të gëzuar një shpirt, qoftë një të afërmi apo një njeriu tjetër. Besimtarët janë besnikë të vendit të tyre. Ata i shërbejnë vendit si në rrafshin fetar ashtu edhe në rrafshin shoqëror e kulturor. Këto festa madhështore na rikujtojnë edhe njëherë virtytet dhe vlerat e larta të dinjitetit njerëzor”, tha myftiu Gurra.
Ndërsa moderatori i programit Oltion Kola, u shpreh se sot ka festë brenda nesh, ne shtëpitë tona, në ketë shesh e më gjerë sot festojmë Fitër Bajrami këtë Bajram të madh që i bën të gjithë të gëzuar, për vetë faktin se Krijuesi i botëve i ka caktuar të tilla këto ditë.
Të rrethuar nga një atmosferë e ngrohtë besimi e vëllazërie, pjesëmarrësit e shumtë janë përshëndetur dhe kanë ndarë me njëri-tjetrin gëzimin dhe emocionet e kësaj dite të madhe paqeje, mirësie e shpërblimi.

Filed Under: Reportazh Tagged With: festohet Filer Bajrami, shqiperi

KOSOVA KULTIVON ME SHUMË RESPEKT TRADITËN E TOLERANCËS NDËRFETARE DHE NDËRKULTURORE

July 17, 2015 by dgreca

-Festohet Bajrami, mesazhe kundër çdo ekstremizmi dhe terrorizmi në emër të fesë/
Nga: Behlul Jashari/ PRISHTINË, 17 Korrik 2015/- Në Kosovë festohet Bajrami i Madh, drejtuesit institucionalë e politikë të shtetit më të ri evropian në mesazhet e tyre kanë uruar paqe, solidaritet dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin, duke theksuar vlerat e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore.
“Të punojmë çdo ditë, me shumë përkushtim, për ndërtimin e të ardhmes më të mirë për vendin tonë, si pjesë e familjes së madhe evropiane, duke kultivuar me shumë respekt traditën e tolerancës ndërfetare dhe ndërkulturore si vlerat me të çmuara të shoqërisë sonë”, theksohet në Kosovë, në mesazhet e urimit në festën e Bajramit të Madh.

BASHKË PËR VLERAT NË INTERES TË NJERËZIMIT DHE PAQES
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e Fitër – Bajramit, vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u prit nga myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.
Duke uruar myftiun Tërnava dhe të gjithë besimtarët myslimanë të Kosovës, kryeministri Mustafa, theksoi se Festa e Bajramit është një ditë e cila i bashkon të gjithë besimtarët dhe përkujton se duhet të zhvillohet solidariteti, toleranca e të punohet bashkërisht për të mirën e njerëzimit.
“Ne erdhëm sot të vizitojmë Bashkësinë Islame, t’i urojmë myftiut dhe të gjithë bashkëpunëtorëve të tij, por edhe të gjithë besimtarëve islamë Ditën e Bajramit. Një ditë që është shumë e rëndësishme për ne të gjithë, sepse është një ditë e cila na bashkon edhe në familje, na bashkon edhe me miqtë, na bashkon edhe me të gjithë të tjerët që nuk kemi mundësi që t’i shohim dhe t’i vizitojmë shpesh, por edhe na përkujton me faktin se ne duhet të zhvillojmë solidaritetin, duhet të zhvillojmë tolerancën, duhet të punojmë bashkërisht për të mirën e njerëzimit”, tha kryeministri Mustafa.
Duke vlerësuar punën që Bashkësia Islame po bën në edukimin e popullatës dhe në aktivitetin e përditshëm për të zhvilluar paqen e mirëkuptimin, jo vetëm në Kosovë por në tërë botën, kryeministri kosovar Mustafa theksoi përkushtimin që të punohet bashkërisht për thellimin e këtyre vlera dhe që të punohet në interes të njerëzimit dhe në interes të paqes.
Gjatë vizitës në Bashkësinë Islame të Kosovës, bashkë me kryeministrin Isa Mustafa, ishin edhe zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli dhe ministri i Financave, Avdullah Hoti.

OBLIGIM I SHENJTË TA RUAJMË VATANIN TONË SI SYTË E BALLIT, E KEMI AMANET ATDHETAR E FETAR

Mesazhi i Bashkësisë Islame të Kosovës kundër çdo ekstremizmi dhe terrorizmi në emër të fesë është shprehur edhe sot në festën e Fitër Bajramit, për të cilën u janë drejtuar urime të gjithë shqiptarëve kudo që janë, besimtarëve myslimanë.
Në faljen në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava u shpreh se, “nuk ka asgjë më me rëndësi në një shoqëri sesa përkushtimi i të gjithëve për siguri, paqe, harmoni, mirëbesim, respekt e nderim ndaj njëri-tjetrit”.
“Duhet të tregohemi shumë syçelë ndaj asaj që po ndodhë sot nëpër disa shtete nëpër botë, si luftë, terror e vrasje, në mënyrë që kjo të mos reflektohet edhe në vendin tonë”, vijoi ai.
“E kemi obligim të shenjtë ta ruajmë vatanin tonë si sytë e ballit, ngase këte e kemi amanet atdhetar e fetar. Nuk guxojmë me asnjë çmim të lejojmë që dikush t’i bëj keq vendit tonë, duke futur pasiguri, mosbesim e vëllavrasje mes nesh”, theksoi myftiu i Kosovës.
“Nga ky vend i bekuar, me tërë fuqinë e zemrës, shpirtit dhe të fjalëve tona, rikonfirmojmë edhe një herë përkushtimin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës dhe të besimtarëve myslimanë se jemi kundër çdo ekstremizmi të çfarëdo ngjyrimi fetar qoftë dhe kundër terrorizmit në emër të fesë”, tha kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Tërnava.
“Vetëm të bashkuar e unikë në qëllimet tona për mbrojtjen e atdheut tonë do të pengojmë me kohë çdo përpjekje për destabilizimin e shoqërisë sonë nga kushdoqoftë. Siguria, mirëqenja dhe interesi i vatanit do të jetë mbi interesat tona, se përndryshe nuk e kemi kryer amanetin e marrë nga i madhi Zot”, tha myftiu i Kosovës, Tërnava.
Ai u lut “për një Kosovë të sigurt, që Zoti ta ruajë prej kriminelëve, terroristëve dhe prej të gjithë atyre që dëshirojnë t’u bëjnë keq trojeve etnike shqiptare”.
Në Xhaminë e Madhe në Prishtinë manifestimi qendror për festën e Fitër Bajramit për Republikën e Kosovës filloi herët në mëngjes me faljen e namazit të sabahut.
Faljes së namazit të Fitër Bajramit i priu kryeimami i Kosovës, Sabri Bajgora.
Hytben e Fitrër Bajramit e mbajti myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, i cili edhe iu drejtua opinionit me mesazhin e festës.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, sot gjatë paraditësa organizohet edhe pritja tradicionale e përurimit në selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, në Prishtinë.

Filed Under: Rajon, Reportazh Tagged With: harmonia nderfetare, kosova, Toleranca, tradita

Ministri grek, Nikos Koxhas ofendoi rëndë shqiptarët

July 17, 2015 by dgreca

Opinion Nga Arben LLALLA/
Disa ditë para se ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias do vizitonte Tiranën pata shkruar se Koxhas është nazistë dhe ka lidhje të ngushta me partinë ruse Fronti Nacionalistë Bollshevik. Gjatë intervistë dhënë një tv Nikos Koxhas ofendojë rëndë shqiptarët duke i quajtur jo normal. Këtë etiketim ai e bëri për popullsinë shqiptare të përzënë me dhunë nga Çamëria. Por deklarata e Nikos Koxhas për ndarjen e shqiptarëve në normal dhe jo normal nuk janë të rastësishme, ato burojnë nga ndjenjat e tij fashiste që janë të njohura tashmë. Nikos Koxhas është mik i ngushtë me nazistin Aleksandër Duginin një racistë i dëshmuar.
Koxhas ka lidhje të ngushta me partinë Fronti Nacionalistë Bollshevik në Rusi dhe me Putinin. Gjatë pak muajve që Nikos Koxhas drejton ministrinë e jashtme të Greqisë ka bërë disa takime me vendet të cilat njihen si pro ruse dhe antiamerikane-evropiane. Failos Kranidhitotis ka thënë: “Nikos Koxhas është ende fëmi, kjo nuk është rastësi aksidentale. Ai ka në zemër dhe mendje qartë nacionalizmin“.
Në Prill të 2013, Nikos Koxhas e ftoj në Greqi për të mbajtur një ligjërat në Universitetin në Pireut, Aleksandër Dugin, ideatori i partisë Fronti Nacionalistë Bolshevike. Koxhas e shoqëroj disa ditë në Greqi Aleksandër Duginin dhe i siguroj atij një takim me drejtuesit e lartë të nazistëve të Agimit të Artë. Aleksandër Dugin është këshilltar i Putinit dhe i ka sugjeruar që Rusia sa më shpejtë të pushtoj Gjeorgjinë e Ukrainën duke i rithemeluar Perandorinë Ruse. Një tjetër këshillë ekstremiste që Dugin i tha Putinit ishte heqja e shtetësinë ruse për të gjithë liderët opozitar dhe disidentëve.
Sulmi ndaj partisë PDIU nga ana e Nikos Koxhas dhe të shqiptarëve nga Çamëria nuk është i rastësishëm, ai përgatit terrenin në Shqipëri për përçarjen e shqiptarëve. Por Nikos Koxhas bënë mirë të shikohet në pasqyrë dhe ti bëj pyetje vetes se si mbërriti Greqia në falimentim me borxhe gjigante. Koxhas duhet të kujtoj deklaratën e ministrit së Kulturës së Italisë në vitin 1998, se çfarë ka thënë për Greqinë kur Athina fitoj të drejtën për organizimin e Lojërave Olimbike. Unë po e pyes ministrin grek se Greqia se si i ndan ai grekët në hajdut, dhunues, mashtrues, vrasës, etj? Sepse në këtë tragjedi që ka arritur populli grek tregon se diçka nuk ecën mirë brenda vetë grekëve. Ministria e Jashtme e Shqipërisë bënë mirë të reagoj zyrtarisht për ndarjen e shqiptarëve në normal dhe jo normal nga ministri grek Nikos Kotzas i cili na ofendoj brenda sofrës tonë.
Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias nuk vjen në Tiranë për të qetësuar situatën e ftohjes të marrëdhënieve midis dy vendeve, por vjen për të grabitur pasurinë e shqiptarëve me gjuhën e diplomacisë. Greqia si vend i BE asnjëherë nuk e ka shfrytëzuar postin e saj në këtë organizatë për të mirën e paqes dhe fqinjësisë së mirë me fqinjët, por për të diktuar politikat e saja grabitqare në çdo aspekt. Një vend i vogël dhe i varfër siç është Greqia nuk mund të mbajë mbi supet e saja barrën e rëndë të liderit Ballkanik, ky rol i vetmarrë nga Greqia pas viteve 1990 solli shkatërrimin e saj ekonomik dhe politik. Roli i liderit në Ballkan i Greqisë tashmë është shteruar sepse me gënjeshtra dhe mashtrime nuk mund të luhet roli i madh i liderit.

Filed Under: Opinion Tagged With: arben llalla, Nikos Koxhas, ofendoi shqiptarte

KRYETARI I VATRES U URON BASHKATDHETAREVE FESTEN E BAJRAMIT

July 17, 2015 by dgreca

Përzemërsisht uroj Bajramin e Madh besimtarëvet myslimanë dhe të gjithë shqiptarëvet, për shumë mot gëzime e shëndet, paqë e rahati shpirtnore dhe përtrimjen e shpresës për dit ma të mira, ma të begata dhe ma të drejta për kombin dhe për të gjithë njerzit vullnetmirë. Zoti i shpërbleftë dhe i mëshiroftë të gjithë ata që jetojnë në hirin e Tij, Zoti ua ruejttë shqiptarëvet harmoninë ndërfetare që trashiguen prej të parëve!
Kryetari i Vatres
Gjon Bucaj

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, Kryetari i Vatres, uron Bajramin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT