*Diaspora në SHBA së shpejti me platformë konkrete me mbështetjen e një grupi të Harvardit dhe IOM-it/
*Ne takim ishte pjesmarrese edhe Kryetarja e Deges se Vatres ne Washington D.C, perfaqesuese e Federates VATRA ne Washington, zonja Merita B McCormack./
Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Faber, priti në takim përfaqësuesit e shoqatave të diasporës shqiptare që operojnë nën ombrellën e Grupit të diasporës shqiptare të Uashington DC.
Gjatë takimit, bashkëbiseduesit ndanë ide mbi mundësitë e rritjes së bashkëpunimit mes Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në SHBA dhe shqiptarëve që jetojnë këtu nëpërmjet ndërveprimit në fusha si arsimi, kultura, etj.
Përfaqësuesit e diasporës u shprehën besimplotë se takimet që po zhvillon në Shqipëri grupi studimor i Harvardit, i cili ka marrë përsipër hartimin e një platforme për diasporën, do të ndihmojnë në konsolidimin e punës së diasporës në SHBA, e veçanërisht në Uashington DC.
Ne takim ishte pjesmarrese edhe Kryetarja e Deges se Vatres ne Washington D.C, perfaqesuese e Federates VATRA ne Washington, zonja Merita B McCormack.
Pas hartimit të platformës me ndihmën e projektit të Harvardit dhe IOM-it përfaqësuesit e diasporës u shprehën të gatshëm të kontribuojnë me ide dhe propozime konkrete për kanalizimin e punës së diasporës dhe Ambasadës, me qëllim rritjen e pranisë së shtetit shqiptar në jetët e pjesëtarëve të komunietit shqiptar në SHBA.
Nga ana e saj, Ambasadorja Faber i siguroi përfaqësuesit e diasporës shqiptare mbi vullnetin dhe dëshirën e Ambasadës për të qenë pranë komunitetit me projekte dhe veprimtari të ndryshme ku përfaqësuesit e komunitet shqiptar marrin pjesë aktivisht.
Archives for July 2015
Mlladost mund 1-0 Kukësin në “Qemal Stafa”
Nga Arbi Fortuzi/-.Kukësi është mundur me rezultatin 1-0 në “Qemal Stafa” ndaj Mlladost Podgorica, në ndeshjen e parë turit të dytë eliminator të Europa Ligë.
Ndeshja e luajtur në Tiranë tregoi brishtësitë e skuadrë verilindore. Tashmë Kukësi duhet të bëjë mrekullinë në Mal të zi, javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit. Loja përgjithësisht ishte e vakët. Pjesa e parë pati shumë përplasje në mesfushë, aty ku dhe skuadra kundërshtare kishte pjesën e saj më të fortë. Në pjesën e dytë, një gol i Lakiç në minutën e 51’ vendosi gjithçka.
Ndeshja nisi mjaft ngadalë, me skuadrat që studiuan njëra-tjetërën. U deshën 12-minuta lojë që të shënohej dhe rasti i parë. Ishin “miqtë” që morën guximin dhe çuan topin deri në zonën kuksiane, ku portieri vendas Stazhilla administroi mirë rrezikun. I menjëhershëm që reagimi bluve verilindor. Në minutën e 14-të disa kombinime të bukura mes Pejiç dhe Flores brenda zonës i japin brazilianit mundësi të çmarkohet nga kundërshtarët, por anësori e vlerëson pozicion jashtë loje.
Loja merr ngjyrim tjetër pas minutës së 33’, kur Pejoviç provon për malazezët, por topi përfundon jashtë. Mungesa e grintës sjell dhe zëvendësimin e parë tek kuksianët, ku në lojë futet Edon Hasani. Loja nisi të bëhej më e shpejtë. Kuksianët kërkuan më shumë portën kundërshtare. Në 39-ën Gled Mici godet nga hyrja e zonës, por mbrojtja kundërshtare largon rrezikun.
Fraksioni i dytë i lojës nisi mjaft mirë për miqtë. Skudra e Mlladost Podgoricës gjeti menjëherë rrugën e rrjetës, falë dhe një pakujdesie të mbrojtjes kuksiane. Goli u shënua në minutën e 51’ nga Lakiç me kokë. Lojtari malazezë përfitojë nga përgjumja e kuksianëve gjatë harkimit të topit nga këndorja dhe dërgoi topin në rrjetë, duke nxjerrë të tijët në avantazh. Në vijim, skuadra nënkampione e Shqipërisë e bllokuar në zonën kundërshtare, ku mbrojtjamalazeza largoi të gjitha rreziqet, duke ruajtur deri në fund fitoren.
Presidenti Nishani uron besimtarët myslimanë për Fiter Bajramin
Presidenti Bujar Nishani, në kuadër të festës së Fiter Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë.
“Është një kënaqësi e madhe dhe privilegj për mua, që në cilësinë e Kryetarit të Shtetit t’ju uroj nga zemra: Gëzuar Festën e Fiter Bajramit. Fiter Bajrami apo siç e kemi zakon ne shqiptarët ta quajmë, Bajrami i Madh, troket në dyert dhe vatrat tona familjare menjëherë pas Muajit të madhërishëm të Ramazanit, periudhës së shenjtë gjatë së cilës myslimanët e devotshëm anembanë botës kanë agjëruar duke sakrifikuar dhe duke u përpjekur të ripërtërijnë vlerat më të mira shpirtërore dhe njerëzore’, thuhet në mesazhin e urimit të Presidentit Nishani.
Sipas Nishanit, kemi detyrimin fetar dhe shpirtëror që t’u qëndrojmë pranë e të ndihim më të pafatët, më të vobektët, më të pafuqishmit e më të vetmuarit në mënyrë që të gjithë ne, duke bashkuar lutjet, besimin e palëkundur tek i Plotfuqishmi dhe tek vlerat më të mira njerëzore, të përpiqemi kush më shumë e kush më pak, për ta bërë botën në të cilën jetojmë, më të mirë e më të paqtë, më të begatë e më të bukur, edhe për fëmijët tanë si dhe brezat e ardhshëm.
“Kështu që pas muajit të agjërimit e të sakrificës suaj, të paqtimit e dashurisë pa interes për njëri- tjetrin si dhe duke pasur parasysh njërin prej virtyteve më të vyera të popullit shqiptar: bashkëjetesën dhe harmoninë fetare, dëshiroj me gjithë zemër duke ju uruar edhe njëherë ju, besimtarëve myslimanë si dhe të gjithë shqiptarëve, sa më shumë urtësi, harmoni, shëndet, mbarësi dhe mirësi’, uron Kreu i Shtetit
PRESIDENTI OBAMA URON JAHJAGEN
Presidenti Barak Obama uroi Presidenten Jahjaga me rastin e Festës së Bajramit./
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama i ka dërguar një telegram urimi Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, me rastin e Festës së Bajramit.
Në urim thuhet:
E nderuara Zonja Kryetare
Populli amerikan na bashkohet mua dhe Michelles në përcjelljen e dëshirave tona më të mira juve dhe popullit të vendit tuaj në festimin tuaj të Bajramit të madh.
Gjatë Ramazanit, muslimanët në mbarë botën – duke përfshirë edhe komunitetin e fortë dhe dinamik musliman të Amerikës – janë munduar që të jenë më afër me Zotin, nëpërmes ripërtritjes shpirtërore dhe veprave të besnikërisë fetare. Kjo ishte, po ashtu, një mundësi për të kaluar më shumë kohë me të dashurit tanë, të ndihmohen ata që kishin më pak fat dhe të mendojmë më thellë për mençurinë dhe paqen, të cilat rrjedhin nga besimi. Ishte po ashtu kohë që, gjatë ritualeve të agjërimit dhe lutjeve, të rikujtojmë vlerat të cilat të gjithë ne i ndajmë dhe njerëzimin tonë të përbashkët.
Urojmë që viti që vjen t’ju sjellë gëzim, prosperitet dhe mirëqenie.
Me fat Bajrami!
Sinqerisht,
Barak Obama
Kosova aplikon për UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 16 Korrik 2015/- Kosova aplikon për anëtarësim në organizatën e Kombeve të Bashkuara UNESCO, anëtarësimi pritet në nëntor.
“Sapo aplikuam për anëtarësi në UNESCO, agjencionin e OKB për arsim, shkencë dhe kulturë”, bën të ditur zv/kryeministri i parë e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Ky veprim vjen pas një konsultimi me partnerë dhe pas 130 takimeve me delegacione të UNESCO-s që kemi zhvilluar vetëm këtë vit”, thekson ai.
“Është ky një hap që fuqimisht zgjëron interaksionin tonë global”, vlerëson kreu i qeverisë së Kosovës.
“Presim që në nëntor të hyjmë në këtë organizatë shumë të rëndësishme”, është paralajmërimi i kryediplomatit kosovar, Thaçi.
Ndërsa, më pas kryeministri Isa Mustafa bëri të ditur se sot ishte njoftovar nga Ministria e Punëve të Jashtme se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO.
“Përgëzoj ministrin e Jashtëm, ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për një punë të madhe dhe me përkushtim”, është shprehur ai.
“Në takime me liderë evropianë dhe botërorë kam marrë zotime se Kosova do të përkrahet fuqishëm në këtë proces. Jemi zotuar, po ashtu , se edhe ne do të përmbushim detyrimet tona ndaj bashkësisë ndërkombëtare. Ky është një zhvillim i rëndësishëm diplomatik për Kosovën”, thekson Mustafa.
Kosova, shteti më i ri evropian, me pavarësinë e shpallur para shtatë vitësh, në 17 shkurtin historik 2008, deri tash është njohur nga mëse 110 vende anëtare të OKB-së.
- « Previous Page
- 1
- …
- 40
- 41
- 42
- 43
- 44
- …
- 100
- Next Page »