Ambasadori amerikan, Donald Lu rideklaroi sot, e martë 14 korrik, se reforma gjithëpërfshirëse është një nga mënyrat që e kthen besimin e publikut tek drejtësia.
“Qytetarët shqiptarë të kuptojnë se cilët gjyqtarë e prokurorë janë të korruptuar dhe cilët janë të ndershëm që bëjnë punën e tyre.
Si mund ta fitojnë qytetarët besimin tek gjyqësori, që ai të marrë një vendim të drejtë pa marrë në këmbim një thes me para?
Përmes reformës gjithëpërfshirëse.
Ekspertë nga SHBA, BE dhe KiE kanë investuar në mbështetje të kësaj reforme.
Deputeti Eduard Halimi bëri të ditur se opozita do të marrë pjesë në komisionin e reformës.
Qytetarët duhet të ndihen të sigurtë që ky proces të ecë përpara”, deklaroi Lu.
Ambasadori tha se, mënyra tjetër është përsosja e teknologjisë me anë të të cilës drejtësia do të mund të shënojë edhe zyrtarë të lartë përballë drejtësisë, raporton TCH.
“Neve jo vetëm që na intereson që qytetarët e zakonshëm të marrin drejtësinë prej gjykatësve të tyre, por shpresojmë që përmes reformës në drejtësi dhe teknologjive të reja më shumë kriminelë të dhunshëm, personazhe të krimit të organizuar dhe zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë të dënohen dhe të shkojnë në burg. Shqipëria do të ishte më mirë me më pak kriminelë që lëvizin në rrugët e saj”, theksoi Lu.
Ndërkohë, edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përshëndeti përfshirjen e opozitës në reformën e drejtësisë. Deklaratat u bënë gjatë inagurimit të Arkivit Qëndror, ku do të ruhen regjistrimet dixhitale audio të seancave gjyqësore.
Archives for July 2015
Lazarati në epokën post kanabis…
*Top Channel: Fshati me burrat në burg dhe gratë që mbledhin bimë medicinale/
Rrugëve të Lazaratit takon më së shumti gra dhe të moshuar. Shumica të shohin si një të huaj që nuk ka vend mes tyre.
Të moshuarit, mes lojës me letra dhe dominosë, bisedojnë për fshatin, shtetin, policinë dhe të arrestuarit. Sinan Gaba, i cili ka nipin në burg, i shikon të qëllimshme arrestimet e një viti më parë, një frymë kjo që duket se është tek të gjithë.
“Më arrestuan nipin për 300 gramë hashash. Përse..? Edhe unë e pi hashashin”, shprehet Sinan Gaba.
“Mbjellja e hashashit është lënë nga qeveritë e mëparshme. Nuk kishte pse t’i arrestonte njerëzit, të asgjësonte hashashin”, shprehet një banor i Lazaratit.
Prokuroria ka nën hetim 116 banorë. Aktualisht në burg janë 90 persona dhe në kërkim 20 të tjerë, jo vetëm për drogë, por edhe për armë dhe kundërshtim të policisë.
Bibo Llakatura, 78 vjeçe, lindur në një lagje, e martuar në lagjen tjetër të Lazaratit, ka djalin në burg.
“Policia gjeti disa fishekë dhe një sasi të vogël hashashi. Për vetëm këto më arrestoi djalin”, shprehet 78-vjeçarja.
Pas viteve ‘90, e moshuara e ndan kohën në dy pjesë, para dhe pas hashashit.
“Mbjellja e hashashit kishte shumë punë. Pastaj farën e tij e blenim me lekë edhe uji ishte me lekë. Një diferencë e pakët na mbetej nga shitja e tij”, shprehet Bibo Llakatura.
Ajo ka ardhur për vizitë tek komshia e saj, e moshuar po ashtu, e cila ka probleme me drejtësinë për shkak të drogës.
“Edhe sikur të na thonë ta mbjellim tani, trembemi pasi na merr policia. Kjo plaka këtu, kishte mbjelle nja dy rrënjë dhe kanë ardhur disa herë ta marrin”, thotë 78-vjeçarja.
E ndërsa kanë mbetur në vend fuçitë e dikurshme ku mbillej hashash, kurse ato pak metra tokë janë mbjellë tashmë me perimet e stinës. Një automjet grumbullon tashmë bimët medicinale që mblidhen në mal nga gratë.
Edhe në qendër të fshatit, shitësja tregon një fletore, ku sipas saj janë shënuar borxhet.
“Kam për të mblehur 12 borxhe. Edhe kjo nëna e mori kafen pa lekë. Na keni bërë si Gërdeci”, shprehet shitësja.
E ndërsa të gjithë dënojnë vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, në mure janë shkruar parulla kundër policisë (fuck police).
Ata pak të rinj që gjen në fshat nuk pranojnë të flasin, pasi siç thonë jashtë kamerës nëse flet, në darkë shpallesh në kërkim e në mëngjes arrestohesh. Por një banor mendon se për të rinjtë duhet menduar se si ata të riintegrohen.
Pas përfundimit të epokës së kanabisit, lazaratasit gjenden përballë detyrimit për t’iu përshtatur një tjetër mënyre jetese, e cila duket se më e vështirë është për të rinjtë. Nga tregtia e hashashti është e vështirë që ata të përshtaten me tregtinë e bimëve medicinale apo të perimeve, ku mungesa e tokës dhe ujit e bën realisht të vështirë jetesën.
Epoka e kanabisit për Lazaratin ka mbaruar dhe derisa banorët të gjejnë të tjera mënyra jetese, dikush ka vendosur të mbjellë pa frikë një bimë të vetme kanabisi, si për të mbajtur gjallë kujtimin e një kohe të shkuar./ Top Channel
KU ISHIT JU PROF. QOSJA?
*Druže Redžep ĆOSJA za malo nas otrovaše!/
*E kuptuat me siguri, që përpak na helmuan. Ku ishe ti ? E pije ujin shlirë ?/
Nga Fahri XHARRA/
“Policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm. Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton Koha.net.”
Por “shykyr” zotit kjo nuk ishte e vërtetë sipas lajmeve më të reja , “se ata kishin helm me veti , vetëm se kishin shkuar ta falnin namazin” . Por frika mbetet , freika kërcnon më shumë se ngjarja. “ Sikur të ndodhte “ … Nuk guxojmë të mendojmë për këte , se na kapin ethet.
“Politika e vjetër osmane: mjaft i keni xhamitë, s’ju duhen shkollat, po përparonte si në ethe. Krahas gjuhës, i gjithë ngjyrimi kombëtar po zbehej me shpejtësi. Muzika po orientalizohej më fort se më parë, veshjet e famshme tradicionale, ato që edhe gjatë periudhës së gjatë otomane ishin ruajtur, po zëvendësoheshin, jo prej veshjeve të kohës si kudo, por me petka arabe që nuk ishin njohur kurrë në këtë vend. Jugosllavia, kjo primadonë e “botës së tretë”, po i ofronte kësaj bote popullsinë më të padëshiruar të saj, shqiptarët. Ajo përpiqej që këta të ngjanin sa më pak evropianë e aq më shumë afrikano-veriorë e aziatikë. Kështu, kur të vinte çasti fatal, që ajo e përgatiti me aq kujdes, t’i thoshte Evropës, se ajo nuk po zhbënte një popull normal të këtij kontinenti, por një nënpopull. E gjithë kjo ethe shkombëtarizimi shoqërohej nga propaganda për rrezikun e krijimit të një pyke të myslimanizmit në brinjët e Evropës.” ( I.K .)
“Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar qysh para një muaji. Këtë e ka thënë të dielën për gazetën kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’ Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit. Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh. “ Pse ore të frigehemi ? e nga kush ? nga vetvetja , nga shpërlarja e jonë e trurit . A ka turp më të madh se sa të shpërlahemi nga truri ?
Një nga guximtarët e parë për këtë tru shpërlarje je edhe ti Druže Redžep ĆOSJA . A të kujtohet apo jo? Ishin kohë , ditë ,orë të vështira ato kur ti mundoheshe të na bindësh që na nuk jemi Europë ‘, kur ti e ngritshe gishtin dhe e garantoje “ gjysmën tjetër “ të popullit shqiptar , se ata e kanë një identitet tjetër nga ajo e “gjysmës “ tjetër.
“Kadare vë theksin tek identiteti europian, që e motivon nga historia e vjetër e lidhjeve të Shqipërisë me Europën, nga lidhjet gjeografike dhe ato më të hershmet, më të lashtat kulturore dhe trashëgimore, ndërsa Rexhep Qosja e sheh identitetin e shqiptarëve të ndikuar nga pushtimi turk 500-vjeçar. thoshte Bashkim Kuçuku ‘
Nuk humbet identiteti kombëtar nëse ne ishim robër për 500 vjet. Robër , skllevër dhe asgjë më shumë, por ne e ruanim identitetin tonë kombëtar . T`a merr mndja që është kështu Druže Redžep ĆOSJA ?
“Një shkrimtari, këto ditë, po i merret për meritë shqiptimi i fjalisë, natyrisht pas permbysjes së komunizmit, se shqiptarët i takojnë qyteterimit perëndimor dhe, vetëm, perëndimor! Pohime të tilla janë shqiptuar në Kosovë shumë herë pas demonstratave të rinisë studentore dhe shkollore të vitit 1981, në të cilat kërkohej qe Kosova të njihej Republikë; dhe, pohime të tilla janë shqiptuar, para se gjithash, për të kundershtuar propaganden e mediave serbe, në të cilat thuhej se ndër shqiptarët zhvillohet fundamentalizmi islamik! e thoshje me një rast Druzhe !
Por ishte e vërtetë se edhe atëherë e edhe gjithmonë do të thuhet kjo se tek ne nuk zhvillohet fundamentalizmi islamik . Por ti kundërshtove duke thënë : “E verteta se nder shqiptaret nuk kishte fundamentalizem islamik, nderkaq, ne asnje rast nuk e permbante edhe pohimin se shqiptaret i takojne vetem qyteterimit perendimor.” Pak e thënë ndryshe , si thonë në Gjakovë e lyer me kos për të mos pranuar .
Nejse ,përkundër që “Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave. Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme “ ne flejmë rahat . dhe pa frikë.
Nuk guxoj ta harroj : “Valon Kurtishi thot publikisht ,Ne shqiptarët në Maqedoni i kemi humbur atributet, traditat, botëkuptimet, vlerat më të mira shqiptare si rezultat i sundimeve të gjata të huaja. Ne jemi aziatizuar e tjetërsuar gjer në panjohësi. Ne duhet te punojmëshume për të rikthyer vlerat më të mira mesjetare kombetare si qendrimin vertikal dhe dinjitetin personal, dashurine dhe luften për lirine, përpjekjen dhe sakrificën për të mirën kolektive, shenjterinë dhe pathyeshmërinëe e fjalës së dhënë, shpirtin luftarak dhe vullnetin e pathyeshëm për të mbrojtur dhe thënë të vërteten. Jam i sigurtë që ne do te dijmë bashkërisht të tejkalojmë ketë krizë të rëndë të vlerave ku kemi rënë pa fajin tonë. Shqiptarët ngadalë por sigurtë dhe pakthyeshem, do tu rikthehen traditave te vjetra te lirisë, demokracisëpopullore, humanizmit e fisnikerisë. Shqiptarët krenarë me gjak Ilir do tu rikthehen rrënjëve te tyre historike. Eshtë vetë thirrja e të parëve, gjeni i paraardhesve, besa e harruar, gjaku i stërgjyshërve që do ta permbushë ketë porosi mijëravjecare”
Druže Redžep ĆOSJA za malo nas otrovaše ! Shoku Rexhep Qosja për pak na helmuan ajo “gjysma” e jote .
Fahri Xharra. 14.07.15
Gjakovë
PERSE E NDERMORI UDHETIMIN NE SHTATE VENDET BALLKANIKE NDIHMES SEKRETARJA NULAND
*Deklaratat për Shtyp të Ndihmës Sekretares së Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euro-Aziatike Victoria Nuland/
*Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland/
Ndihmës Sekretarja Nuland: Faleminderit të gjithëve. Kjo është ndalesa e gjashtë në këtë tur ballkanik në shtatë vende që po bëj bashkë me skuadrën tonë me përfaqësues të agjencive të ndryshme të shërbimit. Ky është viti i dytë që e bëjmë këtë lloj udhëtimi. Është një mundësi për të qënë në kontakt me partnerët dhe aleatët tanë në mbarë rajonin. Kështu që është një mundësi për ne për të biseduar për çështje rajonale, për të folur për kontributin që vendet e Ballkanit bëjnë për paqen dhe sigurinë globale, por gjithashtu për të punuar së bashku mbi çështjet që SHBA kanë mbështetur për një kohë të gjatë në mbarë rajonin: çështjet e demokratizimit, ekonomisë dhe shtetit ligjor, dhe rrugën Euro-Atlantike për të gjitha vendet në rajon dhe mënyrën se si ato punojnë së bashku për këto çështje.
Pra, patëm një pasdite mjaft të ngjeshur. Patëm një bisedë të gjatë me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm. Gjithashtu pata mundësinë të ulesha me Presidentin dhe pastaj shkova të takoja z. Basha, kryetarin e opozitës. Patëm gjithashtu një tryezë të rrumbullakët të jashtëzakonshme me një rang të gjerë organizatash joqeveritare nga një numër sektorësh, që punojnë për çështjet e demokracisë, çështjet e shtetit ligjor, të drejtat e komunitetit LGBT, çështjet e mjedisit. Dhe në të gjitha këto biseda, ne folëm për një rang të gjerë çështjesh që janë pjesë e Partneritetit Strategjik Shqipëri-Shtetet e Bashkuara që ne firmosëm vitin e kaluar. Ne folëm për sigurinë, për punën që bëjmë së bashku në NATO. Ne folëm për reformën në gjyqësor, shtetin ligjor, dekriminalizimin. Ne folëm për zgjedhjet e fundit që patët dhe procesin demokratik për ecjen përpara. Ne folëm për zhvilimet në rajon dhe me fqinjët tuaj. Dhe sigurisht ne kemi folur për çështjet ekonomike, rritjes, investimit dhe mundësive për energjinë.
Mesazhi im ishte i njëjti në çdo takim me qeverinë, me opozitën, dhe me organizatat joqeveritare: Shtetet e Bashkuara për 20 vjet kanë investuar investuar dhe janë kujdesur për zhvillimin Euro-Atlantik të Shqipërisë. Ju keni bërë përparim të madh në 20 vite. Ne kemi qënë krenar që kemi qënë partnerët dhe aleatët tuaj në këtë proces, por nuk ka nevojë që unë t’u them se ka ende mbetet mjaft punë për t’u bërë dhe se ne do të qëndrojmë me ju ndërsa e bëni këtë, pavarësisht nëse është luftë kundër ekstremizmit, sigurimi që brezat e ardhshëm të përfitojnë nga një Shqipëri e pastër dhe demokratike, apo që të përmbushni aspiratat tuaja, jo vetëm për të qenë në NATO por edhe anëtarë të Bashkimit Europian.
Dhe tani do të pranoj disa pyetje.
TCH: Met Veliu, televizioni Top Channel. Populli shqiptar vlerëson çdo deklaratë të bërë nga ambasadori juaj në Tiranë në lidhje me pastrimin e sistemit të drejtësisë por të gjithë bëjnë pyetjen: kur ambasada do të publikojë emrat e të korruptuarve brenda sistemit të drejtësisë? Keni ndonjë plan për ta bërë këtë në të ardhmen? Faleminderit.
N/S Nuland: Faleminderit për pyetjen. Në takimet si me qeverinë ashtu dhe me opozitën sot ne folëm gjerësisht për angazhimet që ju keni bërë, që qeveria dhe parlamenti kanë bërë, për një reformë gjyqësore domethënëse dhe serioze. Ajo çfarë ju ka gëzuar juve, ajo që ka gëzuar dhe ne javën e fundit, është se duket se tani ka një angazhim nga ana e qeverisë dhe nga ana e opozitës për të punuar së bashku për këtë dhe se është rënë dakord mbi strukturat për ta bërë këtë. Ka një arsye pse e keni parë ambasadorin tonë, Ambasadorin Lu, të flasë shumë hapur mbi nevojën për reformën në drejtësi dhe për nevojën për ta bërë atë në frymën e unitetit, në frymën e përkushtimit shumëpartiak. Kjo ndodh sepse të gjithë miqtë tuaj në Uashington, të gjithë miqtë tuaj në Shtetet e Bashkuara, besojnë se nëse nuk përballeni me këtë çështje komplekse dhe nëse nuk e bëni atë së bashku, të gjithë të interesuarit në Shqipëri, atëherë nuk do të jeni në gjendje ta ndërmerrni atë hapin tjetër demokratik. Dhe populli shqiptar ka pritur tepër gjatë për një drejtësi të pastër, të paanshme, për të pasur besim në gjykatat e tij. Prandaj nuk është çështja nëse Shtetet e Bashkuara do të përmendin emra; çështja është që kjo reformë të prodhojë një sistem më të mirë, më të pastër ku gjyqtarët dhe prokurorët japing llogari, për sjellje të paanshme. Mendojmë se është e mundur me një reformë të mirë, me ligje të mira, me vënie të provë të sistemit si duhet, por kjo është diçka që duhet ta bëni ju; nuk është diçka që duhet ta bëjmë ne. dëgjova angazhimin e fortë të të gjitha palëve sot. Do të vëzhgojmë cilindo për t’u siguruar që do t’i përmbushin këto angazhime.
News24: Kemi dëgjuar shumë për dekriminalizimin. Çfarë do të bëjnë SHBA për t’u siguruar që politika shqiptare të pastrohet nga njerëzit me të kaluar kriminale?
N/S Nuland: Edhe kjo është një çështje për të cilën keni dëgjuar Ambasadorin Lu të flasë me forcë, për kriminalitetin në sistemin politik. Ai e bën këtë me mbështetjen e plotë të të gjithëve ne në Uashington. Sinqerisht, në një demokraci, populli, votuesit meritojmë më shumë se sa t’u paraqiten kandidatë me të shkuar kriminale. Dhe ne iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të këmbëngulin që partitë politike këtu t’u ofrojnë kandidatë të pastër, t’u ofrojnë njerëz që duan ta çojnë vendin përpara në vend që ta tërheqin prapa. Por përsëri, ajo që duam të shohim është legjislacion ose ndryshime kushtetuese që e bëjnë shumë shumë të vështirë për cilëndo parti që të paraqesë njerëz që ka kriminalitet në të shkuarën e vet ose që duan të merren me kriminalitet nga pozicione pushteti. Megjithatë, nuk duhet të prisni që drejtësia të bëhet nga jashtë; nuk duhet të doni që Shtetet e Bashkuara të gjykojnë këtë apo atë apo atë tjetrin. Duhet të doni një sistem që e bën të pamundur që kjo të ndodhë. Prandaj poi mbështesim reformat që do ta bënin një fushë të ndaluar për politikanët e pistë. Dhe duam të shohim të gjithë udhëheqësit e partive politike, pavarësisht nga krahët, që të bashkohen dhe të bëjnë ato lloj reformash sistemike legjislative që mbështet një sistem më të pastër. Përsëris, dëgjuam angazhime të mira si nga qeveria ashtu edhe nga opozita sot. Tani duhet të punojnë së bashku për ta bërë realitet.
Edhe një gjë të fundit përpara se të largohemi për në stacionin e fundit të vizitës; doja të thoja që kemi pasur biseda shumë të mira, kudo në spektrin politik sot si dhe me përfaqësuesit e OJQ-ve, lidhur me nevojën për t’u përballur me ekstremizmin dhe punën që jeni duke bërë për t’i trajtuar këto çështje në Shqipëri dhe në rajon. E konsiderojmë vërtet që Shqipëria ka dalë si udhëheqëse rajonale në këtë luftë dhe e vlerësojmë vërtet shumë këtë si partnerë. Keni një traditë të pasur bashkëpunimi shumëetnik dhe respektimit të ndërsjellë mes feve dhe kjo dërgon një mesazh shumë të fortë për rajonin dhe për botën dhe ne ju përgëzojmë për punën që po bëni për t’i forcuar këto prirje këtu dhe për të dhënë një shembull të fortë për fqinjët tuaj. Është gjithmonë diçka e shkëlqyer të jem këtu, por për fat të keq më duhet të largohem për në Beograd. Ju falenderoj që erdhët këtu sot.
###
Statements by Assistant Secretary of State for European and Eurasian Affairs Victoria Nuland
Assistant Secretary Nuland: Thank you everybody for joining us this evening. This the sixth stop on a seven country Balkan trip that I’m doing with our interagency team and this is the second year that we have done this trip. It is a chance to touch base with our partners and our allies around the region. So it’s an opportunity for us to talk about regional issues, to talk about the contribution that Balkan countries make to global peace and security but also to work together on the issues that the U.S. has long supported throughout the region: issues of democratization, economic and rule of law reform, and the Euro-Atlantic path of all of the countries of this region and the way they work together on these issues.
So we had a very full afternoon today. We had a long session with the Prime Minister and the Foreign Minister. I also had a chance to sit with the President and then I went to see Mr. Basha, the leader of the opposition party. And then we had a terrific round table with a broad cross-section of non-governmental institutions working on democracy issues, working on rule of law issues, LGBT rights, environmental issues. And in all of these conversations we talked about a full range of issues that are part of the U.S. – Albania Strategic Partnership that we signed last year. We talked about security, the work we do together in NATO. We talked about judicial reform, rule of law, decriminalization. We talked about the recent elections that you had and the democratic process moving forward. We talked about developments in the region and with your neighbors. And we have of course talked about economic issues, growth, investment, energy opportunities.
My message was the same in every meeting with government, with opposition, with the non-governmental organizations, with civil society: the United States for 20 years has invested and has cared about the democratic Euro-Atlantic development of Albania. You have made enormous progress in 20 years. We have been proud to be your partners and allies in this process, but I don’t have to tell you that there is considerable work still to do and we will stand with you as you do it. Whether it is fighting the challenge of extremism, whether it is ensuring that the future generation benefits from a clean, democratic Albania or whether it is meeting your aspirations, not only to be NATO members but also to be EU members.
And now I will take a couple of questions.
Q: Met Veliu, Top Channel TV station. Albania’s people do appreciate every single declaration made by your ambassador in Tirana with regard to cleaning up the justice system, but everybody is asking this question: when will the U.S. Embassy in Albania mention the names of the corrupted people inside the justice system? Do you have any plans to do that in the future? Thank you.
A/S Nuland: Well, thank you for this question. In meetings with both the government and the opposition today we talked extensively about the commitment that you have made, that the government and the parliament have made, to significant and serious judicial reform. What you were pleased about, what we have been pleased about in the last week, is that there now appears to be a commitment on the part of the government and on the part of the opposition to work together on this and the structures are now agreed how they will do that. There is a reason why you have seen our ambassador, Ambassador Lu, speak out very publicly about the need for judicial reform and the need to do it in a spirit of unity, in a spirit of multi-party commitment. That is because all your friends in Washington, all of your friends in the United States, believe that unless you tackle this complex set of issues and you do it together, all interests in Albania together, you will not be able to take that next democratic step. And the people of Albania have waited too long for clean impartial justice, to be confident in their courts. So it is not a matter of the United States naming names; it is a matter of this reform producing a better, cleaner system where judges and prosecutors are held accountable for impartial conduct. We think that is possible with good reform, with good laws, with good stress tests, but that is for you to do, not for us to do. So, I heard strong commitment on all sides today. We will be watching everybody to make sure they fulfill those commitments.
Q: News 24: We have heard a lot lately about incriminated politicians in Albania. What does the U.S. think about this and will the U.S. take measures against these politicians? Like for example not being able to travel to the U.S.?
A/S Nuland: Well, again this is an issue you have heard Ambassador Lu speak strongly about, about criminality in the political system. He does that with the full support of all of us in Washington. Frankly, in a democracy, the people of the country, the voters, deserve better than to be presented with candidates with criminal records. And we call on all Albanians to insist that the political parties here offer them clean candidates, offer them people who want to take the country forward rather than drag it backwards. But again, what we want to see is legislation or constitutional changes that make it very, very difficult for any parties to put forward people who have criminality in their past or who want to pursue criminality from positions of power. But you shouldn’t want justice to be made from the outside; you shouldn’t want the United States judging this one or that one or the other one. You should want a system that makes it impossible for this to happen. So this is why we are supporting the kind of reforms that would make this a no-go zone for dirty politicians. And we want to see all of the political leaders regardless of party join hands and make the kind of systemic legislative constitutional reforms that support a cleaner system. And, again, we heard good commitments from both the government and the opposition today. Now they need to work together to make it a reality.
One last thing I just want to say before we get on the plane and go to our last stop is that we also had very good talks across the political spectrum today and with the NGO representatives about the need to tackle extremism and about the work that you are doing to address these issues in Albania and regionally. And we really do consider that Albania has stepped up as a regional leader in this fight and we very much appreciate that as partners. You have a rich tradition of multi-ethnic collaboration and cooperation and of mutual respect across religions and that sends a strong message to the region and to the world and we congratulate you for the work you are doing to strengthen those tendencies here and to set a strong example for your neighbors. It is always great to be here, but unfortunately I have to head for Belgrade now. Thank you for coming.
###
Shqiperi-Kosove-MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE
MARRËVESHJE PËR PËRGATITJEN E RINISË PËR NJË SHQIPËRI DHE KOSOVË EVROPIANE
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 14 Korrik 2015-Kosova dhe Shqipëria u bënë sot me marrëveshje për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe i Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendin Klosi, dhe ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala nënshkruan në Prishtinë Marrëveshjen për Bashkëpunim në Fushën e Rinisë, me të cilën Shqipëria dhe Kosova harmonizojnë politikat në fushën e rinisë.
Sipas kësaj Marrëveshje, Kosova dhe Shqipëria do të ndërmarrin politika dhe programe të përbashkëta në mbështetje të frymës së bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë ndërmjet të rinjve të dyja vendeve.
Ministri Blendi Klosi e vlerësoi këtë Marrëveshje si një hap tejet të rëndësishëm që ndihmon në përgatitjen e rinisë për një Shqipëri dhe Kosovë Evropiane.
Ministri Shala e vlerësoi Marrëveshjen si vazhdimësi të bashkëpunimit të frytshëm, që tashmë Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit e Kosovës ka me Ministrinë e Kulturës së Shqipërisë. Ai po ashtu u shpreh se me marrëveshjen e sotshme edhe formalisht konkretizohen veprimet e përbashkëta për politikat e rinisë.
Pas nënshkrimit të Protokollit të Bashkëpunimit në fushën e kulturës, kjo marrëveshje u vlerësua se është një mundësi më shumë që Kosova dhe Shqipëria të përafrojnë politikat dhe programet, me aktivitete dhe veprime të përbashkëta në fusha të ndryshme, dhe në funksion të përgatitjes së dy vendeve për integrim në Bashkimin Evropian.
Marrëveshja e nënshkruar sot ndërmjet ministrave Klosi e Shala parasheh hapa konkretë, nëpërmjet të cilave nxitet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në fushën e rinisë.
Ministri Klosi sot në Prishtinë zhvilloi takime edhe me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, zv/kryeministrin e parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.
PËRKUSHTIM I QEVERISË SË SHQIPËRISË PËR THELLIMIN E BASHKËPUNIMIT ME QEVERINË E KOSOVËS NË TË GJITHA FUSHAT
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Kujtim Shala dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, u bisedua për progresin e deritashëm dhe mundësitë e avancimit të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve në fushën e punësimit, mirëqenies sociale dhe rinisë.
Kryeministri Isa Mustafa e njoftoi për të arriturat në Kosovë në të gjitha fushat, me theks të veçantë për reformat dhe prioritetet e Qeverisë që lidhen me zhvillimin ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës, forcimin e shtetit ligjor, si dhe reformat në arsim e shëndetësi.
Kryeministri Mustafa theksoi se mirëqenia sociale, punësimi dhe rinia janë prioritete qendrore të programit qeveritar, duke e njoftuar për hapat konkretë që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në fushën e punësimit, aftësimit profesional, mirëqenies, përkrahjes së veçantë për rininë dhe gruan në fushën e punësimit.
Kryeministri Mustafa po ashtu theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të zgjeruar bashkëpunimin me Shqipërinë në proceset zhvillimore ekonomike e sociale, që lidhen dhe kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ngritjen e mirëqenies dhe punësimit në të dyja shtetet.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Shqipërisë, Blendi Klosi, e falënderoi kryeministrin Mustafa për pritjen, duke shprehur përkushtimin e Qeverisë së Shqipërisë për thellimin e bashkëpunimit me Qeverinë e Kosovës në të gjitha fushat, duke përfshirë aspektet prioritare që lidhen me punësimin, mirëqenien sociale e rininë.
KOSOVA DHE SHQIPËRIA DUHET TË HYJNË NË FAZËN E BASHKËPUNIMIT KONKRET EKONOMIK
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli ka pritur sot në takim ministrin e Mirëqenies sociale dhe rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin. Në takim u diskutua për aspektet e mirëqenies sociale, tregun e punës, edukimin profesional të rinisë dhe çështjet tjera me interes të përbashkët.
Kryetari Veseli mirëpriti këtë vizitë duke vënë në pah gatishmërinë e legjislativit për bashkëpunim të gjithanshëm, në veçanti me Komisionin që mbulon fushën e mirëqenies sociale, punën dhe rininë. Veseli tha se raportet në mes Kosovës dhe Shqipërisë duhet të lëvizin përtej shprehjes verbale të dashurisë vëllazërore dhe të hyjnë në fazën e bashkëpunimit konkret ekonomik, duke hequr barrierat që po e pengojnë ende këtë bashkëpunim.
“Sot, axhenda ekonomike dhe mirëqenia sociale është prioritet jo vetëm i legjislativit por tërë institucioneve tona. Projektet konkrete në fushat e caktuara me interes të përbashkët mund të fillojnë menjëherë, jo vetëm për edukimin profesional, duke vënë në theks specifikat dhe komplementaritetin e këtij lloji të edukimit por edhe përvojat e mira me kurikula, punësimin e të rinjve nëpërmjet edukimit profesional. Rinia jonë duhet të jetë e aftësuar jo vetëm për tregun tonë të punës, por edhe për tregun global, ngase ajo përbën aset të rëndësishëm nacional”, theksoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli.
Ministri Klosi vuri në pah nevojën e të dyja vendeve për aktivitete të përbashkëta që i lëvizin iniciativat e deritanishme drejt konkretizimit të projekteve.
“Përvojat e mira që kanë sjell rezultate në vendet tona mund të jenë pikënisje e mirë për thellimin e bashkëpunimit, jo vetëm për edukimin profesional, tregun e punës dhe trajnimet profesionale, por edhe në trajtimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore”, theksoi ministri Blendi Klosi.
Kryekuvendari Veseli dhe ministri Klosi u dakorduan që iniciativat konkrete të përbashkëta sa më parë të vihen në zbatim me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve në fushën e përkujdesjes sociale, përgatitjen e rinisë për tregun e punës dhe në pajtim me interesat e biznesit.
KOSOVA DHE SHQIPËRIA NUK KANË KURRFARË PENGESE NË BASHKËPUNIM
Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot ministrin e ri të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosin.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Klosi kanë diskutuar për projektet e përbashkëta në shërbimet sociale, për tregun e punës dhe ofrimin e pakove komplementare në fusha me interes të ndërsjellë përbashkët. “Kosova dhe Shqipëria nuk kanë kurrfarë pengese në bashkëpunim, por këtë duhet ta thellojmë edhe më shumë në rrafshin praktik, sepse vullneti dhe gatishmëria nuk ka munguar asnjëherë”, ka thënë Thaçi.
Ministri Klosi theksoi se vendet tona kanë nevojë për axhenda të përbashkëta për skemat sociale. “Është e nevojshme që të praktikojmë shërbime dhe skema të njëjta aty ku mundemi, si për të moshuar, ashtu edhe për tregun e punës, duke u ofruar trajnime të interesuarve, në përputhje me nevojat e bizneseve”, ka thënë ministri Klosi.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka ofruar përkrahjen e tij ministrit Klosi për përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti me interes të përbashkët dhe ka shprehur gatishmërinë që të lehtësojë dhe përshpejtojë implementimin e tyre.
Zëvendëskryeministri Thaçi i ka ofruar përkrahjen e tij ministrit Klosi për përgatitjen dhe zbatimin e çdo projekti me interes të përbashkët dhe ka shprehur gatishmërinë që të lehtësojë dhe përshpejtojë implementimin e tyre.
NDARJET JANË SHUMË TË PAKËTA, E ATO QË NA BASHKOJNË JANË SHUMË TË ARRIRA
Ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë të arrira, tha ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi, sot në Prishtinë, në vizitën e parë zyrtare si ministër i pyetur nga korrespondenti në Kosovë, Behlul Jashari, për të ardhmen e bashkëpunimeve, derisa fjalën shumë e ka përsëritur tre herë.
“I përkas një brezi të ri në politikën shqiptare e të Kosovës dhe mendoj që ndarjet janë shumë të pakëta, e ato që na bashkojnë janë shumë, shumë, shumë të arrira. Kemi fusha që ne duhet ta ndiejmë veten në politika të njëjta. Unë jam shumë dokard me të gjitha ato çfarë kemi folur në shumë takime sot”, u shpreh ministri Klosi.
Ne si politikë, vijoi ministri shqiptar, kemi shumë për të bërë për të arritur ritmin e qytetarëve, të cilët jetojnë një jetë të përbashkët.
“Nuk është më ngjarje kur marrim pjesë në aktivitete të përbashkëta kulturore. Nuk përbën më lajm kur shkojmë për pushime tek njëri-tjetri për arsye të ndryshme. Nuk përbën më lajm kur kalojmë kufirin. Prandaj, nuk do të përbëjë më lajm edhe kur të bëjmë takime të përbashkëta pune. Mbledhja e qeverive në mars mendoj do na gjejë me një sërë arritjesh në fushat e bashkëpunimit”, theksoi ministri Klosi.
“E thash që politika vazhdon të jetë mbrapa dëshirave të qytetarëve”, u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i Republikës së Shqipërisë, Blendi Klosi.
- « Previous Page
- 1
- …
- 51
- 52
- 53
- 54
- 55
- …
- 100
- Next Page »