• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Për ridimensionimin e gjykimit objektiv mbi historinë tonë kombëtare

June 22, 2021 by dgreca

Lindita KOMANI/

Nuk jam historian, por kjo nuk më pengon të kem një mendim lidhur me sa dëgjoj në reportazhin-dokumentar të realizuar nga Top Channel me titullin “Dritëhijet e Mid’hat Frashërit”.

Historiani Pëllumb Xhufi shprehet në të (minuta 32*):

– Në rast se Shqipëria do të dilte me Ballin Kombëtar apo me Legalitetin nga Lufta e Dytë Botërore, është mëse e sigurtë, të paktën jugu i Shqipërisë do i jepej Greqisë.

Nga e di historiani Xhufi këtë me siguri? Më shumë se pandehmë kjo nuk mund të jetë dhe pandehma si kjo nuk i hyjnë në punë historisë që bazohet tek e vërteta dhe ngjarjet e ndodhura dhe jo tek po sikur.

Me aq sa jam në gjendje të kuptoj, mendoj që historia e plotë e Luftës së Dytë Botërore dhe sjelljes së shqiptarëve në të, që është ndoshta edhe pjesa më e kontestuar e historisë sonë, do të shkruhet në mënyrë objektive vetëm kur të ketë ndodhur një gjë e rëndësishme dhe që gjithsesi e kemi përpara:

– Kur Shqipëria të bashkohet me Kosovën e ndoshta edhe më shumë se kaq.

Atëherë do të mund të ridimensionohet gjithçka, si ngjarjet ashtu edhe dritëhijet e gjithë figurave politike-ushtarake të kohës. Pse e them këtë?

Sepse nëse akuzat për kolaboracionizëm-bashkëpunim janë për nacionalistët, kolaboracionizëm bënë edhe komunistët, me jugosllavët dhe sovjetikët dhe e pamë se ku na çoi ky kolaboracionizëm. Dhe ndërkohë që pandehma për jugun e Shqipërisë mbetet vetëm e tillë, pandehmë, kemi faktin historik: verilindja e Shqipërisë – Kosova – ra edhe për 55 vjet nën sundimin serbo-jugosllav me gjithë pasojat e rënda që solli kjo.

Sigurisht që kur historia shkruhet nga fituesit e luftës në nivel Shqipërie (pa Kosovë), që ishin kolaboracionistët me jugosllavët dhe sovjetikët, historia do të shkruhet e do të lexohet siç është bërë. Por mjafton të shihet vetëm si u sollën amerikanët e britanikët pas LIIB me ballistët e legalistët që emigruan në perëndim dhe si i stërvitën për t’i sjellë në Shqipëri për të rrëzuar komunizmin, për të kuptuar që ridimensionimin të parët dhe me shumë bazë e bënë pikërisht amerikanët dhe britanikët.

Ishin po këta amerikanë dhe britanikë që mbështetën rënien e komunizmit kudo në lindje dhe këtë nuk e bënë pas 45 vitesh por që në çastin e parë kur e panë që komunistët kudo në Lindje u përcaktuan që do të ishin Lindje dhe jo Perëndim. Popullorçe do të mund të thonim: i ranë kokës me grushta kur e kuptuan se ç’bënë. Në këtë aspekt, për mua pyetja e madhe në raport me Shqipërinë është: Pse amerikanët dhe britanikët zgjodhën të mbështesnin komunistët dhe jo nacionalistët? Sepse dëmin më të madh kjo zgjedhje e tyre e gabuar e shkaktoi, gabim që u kushtoi 46 vjet për ta zhbërë dhe pasojat i ndiejmë ende sot 46 + 30 vjet më pas.

Koha tregoi pikërisht që amerikanët dhe britanikët mbështetën antikomunistët, nacionalistët në vijimësi. Edhe ndër shqiptarët. Qenë mbështetësit e pavarësimit të çdo shteti përbërës të Jugosllavisë, të çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës.

Parë nga këndvështrimi i vitit në të cilin jetojmë, çfarë duhet të themi për kolaboracionistët komunistë me jugosllavët dhe sovjetikët? Do të ishte mirë që historianët ta hapnin pak më shumë mendjen në këtë drejtim. Megjithatë, vihet re që në retorikën e tyre, sidomos të atyre që kanë qenë më agresive në qëndrim ndaj “kolaboracionizmit”, ka një lloj vlerësimi disi më ndryshe, të paktën duke bërë dallimin mes bashkëpunimit për ideologji që nuk ishte rasti në Shqipëri dhe bashkëpunimit për arsye pragmatike politike. Por këtij ridimensionimi në vlerësim i mungon ende përmasa kombëtare në tërësi si dhe vlerësimi tek për tek i çdokujt që për fatin e vet në atë kohë u gjend në kushtet që të duhej të përfshihej politikisht e ushtarakisht për të mbrojtur interesat kombëtare.

Duke pasur parasysh që fatmirësisht: (1) fashizmi dhe nazizmi nuk qenë kurrë një ideologji që u përqafua nga shqiptarët në masën që të quhej se ishte me ndikim, dhe më tej, (2) që numri i hebrenjve – viktimat kryesore të fashizmit dhe nazizmit ishte më i lartë në mbyllje të luftës në Shqipëri sesa ishte në hyrje të saj, që ata u pritën, u strehuan dhe u mbrojtën si miq e familjarë në shtëpitë e shqiptarëve, në një këndvështrim kombëtar, gjykimi kur t’i vijë koha që të bëhet i drejtë dhe i plotë, mendoj se do të jetë i bazuar në pragmatizmin që ka kërkuar dhe kërkon çështja kombëtare që t’i shkohet deri në fund, ashtu siç e kërkon e mira jonë e përbashkët si shqiptarë.

*Reportazhi-dokumentar mund të shihet këtu:

Filed Under: Histori Tagged With: Lindita Komani, Ridimensionimi i Historise, Top Channel

Lazarati në epokën post kanabis…

July 14, 2015 by dgreca

*Top Channel: Fshati me burrat në burg dhe gratë që mbledhin bimë medicinale/
Rrugëve të Lazaratit takon më së shumti gra dhe të moshuar. Shumica të shohin si një të huaj që nuk ka vend mes tyre.
Të moshuarit, mes lojës me letra dhe dominosë, bisedojnë për fshatin, shtetin, policinë dhe të arrestuarit. Sinan Gaba, i cili ka nipin në burg, i shikon të qëllimshme arrestimet e një viti më parë, një frymë kjo që duket se është tek të gjithë.
“Më arrestuan nipin për 300 gramë hashash. Përse..? Edhe unë e pi hashashin”, shprehet Sinan Gaba.
“Mbjellja e hashashit është lënë nga qeveritë e mëparshme. Nuk kishte pse t’i arrestonte njerëzit, të asgjësonte hashashin”, shprehet një banor i Lazaratit.
Prokuroria ka nën hetim 116 banorë. Aktualisht në burg janë 90 persona dhe në kërkim 20 të tjerë, jo vetëm për drogë, por edhe për armë dhe kundërshtim të policisë.
Bibo Llakatura, 78 vjeçe, lindur në një lagje, e martuar në lagjen tjetër të Lazaratit, ka djalin në burg.
“Policia gjeti disa fishekë dhe një sasi të vogël hashashi. Për vetëm këto më arrestoi djalin”, shprehet 78-vjeçarja.
Pas viteve ‘90, e moshuara e ndan kohën në dy pjesë, para dhe pas hashashit.
“Mbjellja e hashashit kishte shumë punë. Pastaj farën e tij e blenim me lekë edhe uji ishte me lekë. Një diferencë e pakët na mbetej nga shitja e tij”, shprehet Bibo Llakatura.
Ajo ka ardhur për vizitë tek komshia e saj, e moshuar po ashtu, e cila ka probleme me drejtësinë për shkak të drogës.
“Edhe sikur të na thonë ta mbjellim tani, trembemi pasi na merr policia. Kjo plaka këtu, kishte mbjelle nja dy rrënjë dhe kanë ardhur disa herë ta marrin”, thotë 78-vjeçarja.
E ndërsa kanë mbetur në vend fuçitë e dikurshme ku mbillej hashash, kurse ato pak metra tokë janë mbjellë tashmë me perimet e stinës. Një automjet grumbullon tashmë bimët medicinale që mblidhen në mal nga gratë.
Edhe në qendër të fshatit, shitësja tregon një fletore, ku sipas saj janë shënuar borxhet.
“Kam për të mblehur 12 borxhe. Edhe kjo nëna e mori kafen pa lekë. Na keni bërë si Gërdeci”, shprehet shitësja.
E ndërsa të gjithë dënojnë vrasjen e efektivit Ibrahim Basha, në mure janë shkruar parulla kundër policisë (fuck police).
Ata pak të rinj që gjen në fshat nuk pranojnë të flasin, pasi siç thonë jashtë kamerës nëse flet, në darkë shpallesh në kërkim e në mëngjes arrestohesh. Por një banor mendon se për të rinjtë duhet menduar se si ata të riintegrohen.
Pas përfundimit të epokës së kanabisit, lazaratasit gjenden përballë detyrimit për t’iu përshtatur një tjetër mënyre jetese, e cila duket se më e vështirë është për të rinjtë. Nga tregtia e hashashti është e vështirë që ata të përshtaten me tregtinë e bimëve medicinale apo të perimeve, ku mungesa e tokës dhe ujit e bën realisht të vështirë jetesën.
Epoka e kanabisit për Lazaratin ka mbaruar dhe derisa banorët të gjejnë të tjera mënyra jetese, dikush ka vendosur të mbjellë pa frikë një bimë të vetme kanabisi, si për të mbajtur gjallë kujtimin e një kohe të shkuar./ Top Channel

Filed Under: Featured Tagged With: Lazarat, post Canabis, Top Channel

Artikujt e fundit

  • Kryeministri Kurti përkujtoi dëshmorët në Rogovë të Hasit, Vraniq, Bishtazhin e Gadish
  • Karadaku, Bir i Kosovës dhe i Labërisë që luftoi heroikisht në Grykën famëmadhe të Mezhgoranit të Tepelenës
  • Kosova në mes të betejave morale dhe pragmatike
  • SA PËR RIKUJTIM!
  • FUQIZIMI I SHQIPTARËVE NË SERBI DO TË DOBËSONTE SYNIMET NACIONALISTE SERBOMËDHA NË KOSOVË
  • THIKË MU NË ZEMËR TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE!
  • PSE KJO PO NDODH VETËM TEK NE? KU ËSHTË PROBLEMI?
  • VATRA DHE SHOQATA E SHKRIMTARËVE SHQIPTARO-AMERIKANË PROMOVUAN 4 VEPRA TË PROF. BESIM MUHADRIT
  • AT SHTJEFËN GJEÇOVI DHE DR. REXHEP KRASNIQI, APOSTUJ TË IDESË PËR BASHKIM KOMBËTAR
  • Marjan Cubi, për kombin, fenë dhe vendlindjen
  • Akademik Shaban Sinani: Dy popuj me fat të ngjashëm në histori
  • THE CHICAGO TRIBUNE (1922) / WOODROW WILSON : “NËSE MË JEPET MUNDËSIA NË TË ARDHMEN, DO T’I NDIHMOJ SËRISH SHQIPTARËT…”
  • SHQIPËRIA EUROPIANE MBRON HEBRENJTË NË FUNKSION TË LIRISË
  • KONGRESI KOMBËTAR I LUSHNJES (21-31 JANAR 1920) 
  • Një zbulim historik ballkanik

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT