• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2015

DEKORIMI I MUMTAZ DHRAMI …. Prof. Dr. Stanislav Zuber nuk u vra nga Shqipëria, por nga diktatura

July 13, 2015 by dgreca

Dekoratën e nderit ja akordon Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Grzegorz Schetyna dhe ja dorëzon ambasadori Jeziorski/
“Skulptori i Popullit”, Mumtaz Dhrami merr dekoratën e nderit “Bene Merito”/
– Prof. Stanislav Zuber, zbuluesi i zonave naftëmbajtese dhe autori i hartës gjeologjike të Shqipërisë/
– Monumenti i Prof. Zuber, u inaugurua në Kuçovë në tetor 2011 në prani të Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, z. Bamir Topi/
– Prof. Dr. Stanislav Zuber, u thirr në vitin 1927 nga një firmë italiane dhe punoi për 20 vjet me radhë në Shqipëri, në fushat naftëmbajtëse
– Ai ka qenë në një qeli me shkrimtarin e madh Petro Marko/
– Në prillin e vitit 1991, Petro Marko denoncoi publikisht atë krim të shëmtuar të diktaturës komuniste, të vdekjes së shkencëtarit polak në duart e tij/
-Autori i famshëm i “Hasta la vista”-s, në atë kohë ndodhej i arrestuar në burgun e Tiranës, dhe nuk e besonte aktin
– Figurat e mëdha të popullit polak, Koperniku, Papa Gjon Pali, Les Valesa, Tadeush Mazoviecki, Stanislav Zuber, Jan Matejko
1-M. Dhrami ka dy vepra të lidhura me Poloninë: Monumentin e gjeologut të famshëm polak, Prof. Stanislav Zuber, të torturuar në burg pas Luftës II Botërore dhe bazorelievin e Tadeush Mazovieckit, Kryeministrit të parë jokomunist në Europën Qendrore dhe Lindore.
Nga Alberet Z. ZHOLI/
Në ambientet e Ambasadës Polake në Tiranë, u zhvillua ceremonia e dekorimit të skulptorit Mumtaz Dhrami, me Dekoratën e nderit “Bene Merito” e akorduar nga Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Grzegorz Schetyna. Në këtë ceremoni merrnin pjesë, piktorë, skulptorë, gazetarë, pjesëtarë të familjes, anëtarë të Shoqatës “Labëria”, miq dhe të afërm të “Skulptorit të Popullit”, Mumtaz Dhrami, si poeti Petrit Ruka, Prof. Sulejman Muça, Albert Rakipi, “Mjeshtri i Madh” Bujar Kapexhiu, etj. Ishte një ceremoni e thjeshtë, por tepër e bukur dhe impresionuese. Në fjalën e tij ambasadori i Polonisë në Shqipëri, z. Marek Jeziorski, foli për mardhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, por u ndaj kryesisht për rolin e Dhramit në forcimin e miqësisë deh kryesisht për punën e tij në skulpturë të dy personaliteteve të popullit polak, Prof. Stanislav Zuber dhe të Tadeush Mazovieckit, Kryeministrit të parë jokomunist në Europën Qendrore dhe Lindore. Mbas dhënies së dekoratës, të gjithë pjesëmarrësit biseduan dhe shkëmbyen mendime për miqësinë mes popujve dhe figurat e mëdha që ka nxjerrë populli polak. Pritja kali në nj atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, ku të pranishmit shijuan dhe pijen tradicionale polake.

Ambasadori, z. Marek Jeziorski
“ Të nderuar pjesëmarrës! Jam shumë i nderuar dhe i emocionuar sot që në prani të kaq miqve të z. Mumtaz Dhrami, ti akordoj atij, dekoratën e nderit “Bene Merito” që ja akordon Ministri I Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Grzegorz Schetyna. Ndihem i emocionuar për vetë faktin se nuk e prisja që sot me të të ishin shumë personalitete të artit shqiptar, si piktorë, skulptorë, poetë, valltarë etj… Z. Dhrami është një ndër miqtë më të mirë të ambasadës dhe popullit polak, për vetë veprat që ai ka realizuar në nderim të figurave të popullit tonë. Njëkohësisht dua të theksoj se ai është i pranishëm në të gjithë aktivitetet e ambasadës sonë me sinqeritetin dhe seriozitetin e tij. Dekorata që ai merr sot, është mëse e merituar dhe mëse e saktësuar, për vetë punën e tij, mjeshtërinë e tij dhe pofesionalzimin e lartë të tij. Ai ka gdhendur me dorën e tij të artë dy figura të spikatura të popullit polak, atë të inxhinierit të madh gjeolog, Prof. Stanislav Zuber dhe bazorelievin e Tadeush Mazovieckit, Kryeministrit të parë jokomunist në Europën Qendrore dhe Lindore. Ky vlerësim është i merituar dhe përcjell më së miri miqësinë e madhe mes popullit shqiptar dhe atij polak”.
Ja disa nga pikat e motivacionit te dekorimit të skulptorit, Mumtas Dhramit dhe dekoratën e nderit „Bene Merito”.
-Dekoratën e nderit “Bene Merito” e akordon Ministri i Punëve të Jashtme të Polonisë, z. Grzegorz Schetyna. Në trashëgiminë e vet krijuese M. Dhrami ka dy vepra të lidhura me Poloninë: Monumentin e gjeologut të famshëm polak, Prof. Stanislaë Zuber, të torturuar në burg pas Luftës II Botërore dhe bazorelievin e Tadeush Mazovieckit, Kryeministrit të parë jokomunist në Europën Qendrore dhe Lindore. Monumenti i Prof. Zuber, zbuluesit të zonave naftëmbajtese dhe autorit të hartës gjeologjike të Shqipërisë, u inaugurua në Kuçovë në tetor 2011 në prani të Presidentit të atëhershëm të Shqipërisë, z. Bamir Topi dhe ministrit të Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, z. Bogdan Zdrojevski. Bazorelievi i Tadeush Mazovieckit u zbulua në qershor 2015 në prani të ministres së Kulturës dhe Trashëgimisë Kombëtare të Polonisë, znj. Mallgozhata Omilanovska dhe asaj të Kulturës së Shqipërisë, znj. Mirela Kumbaro. Ambasadori i Polonisë, z. Marek Jeziorski e konsideron Mumtas Dhramin mik të Ambasadës, mik të popullit të Polonisë.
Skulptori, Mumtaz Dhrami
Polonia i ka dhënë shumë figura të shquara njerëzimit. Këtu mund të përmend Kopernikun, Papa Gjon Palin, Presidentin Les Valesa, Tadeush Mazovieckin, Stanislav Zuber (inxhinieri i naftës të cilën e kam bërë memorial në Kuçovë) dhe Mazojevski ish kryeministër i parë në vitet e demokracisë. Në periudhën postkomuniste mund të përmend figurat e këtij populli si Presidentin Les Valesa, Tadeush Mazovieckin, Kryeministrin e parë jokomunist në Europën Qendrore e shumë të tjerë që i dhanë emër këtij vendi. Unë frymëzim kam marrë sidomos nga piktori i madh Jan Matejko, i cili mbetet i veçantë në mënyrën dhe stilin e tij të pikturës. Por do të ndalem në figurën e Stanislav Zuber. Kur ishte në qeli me Petro Markon, hetuesi e pyet Petron: kush është ky i shtrirë në dysheme? Është një gjeolog i madh polak, përgjigjet shkrimtari i madh. E çfarë do të thotë gjeolog, pyet hetuesi duke e goditur Prof. Zuber me shkelm. Këtu tashmë nuk ka asnjë lloj komenti. Edhe sot gjithë naftëkërkuesit shqiptarë punojnë mbi hartëat e prof. Zyber. Atë kompanitë italiane të naftës e morën nga Baku dhe e sollën në Kuçovë. Ai mbeti themeluesi i kërkim naftës shqiptare. Atë e bërën agjent të anglezëve, agjent të italianëve kundër shqiptarëve. U martua me një italiane dhe kur i vdiq ngeli në Kuçovë. Stanisllav Zuber ka qenë një ndër inxhinierët e naftës më të mirë në Europë. Ai ka punuar për 20 vjet në puset e naftës në Shqipëri. Fillimisht ai ka punuar në disa vende të Europës, si në Baku, pastaj erdhi në Kuçovë.
Kush ishte Prof. Dr. Stanislav Zuber?
Prof. Dr. Stanislav Zuber, një nga shkencëtarët e famshëm të rangut evropian në industrinë e naftës, u thirr në vitin 1927 nga një firmë italiane dhe punoi për 20 vjet me radhë në Shqipëri, në kërkimin dhe zbulimin e fushave naftëmbajtëse në vendin tonë, kryesisht ne zonën e Kuçovës. Vdekja sa mizore dhe tragjike e profesorit të famshëm polak, e cila në atë kohë u mbajt e fshehtë, nuk do të mësohej kurrë, po të mos ishte bërë publike nga shkrimtari i famshëm shqiptar, Petro Marko. Ai, që në ditët e para të lejimit të shtypit pluralist, në prillin e vitit 1991, denoncoi publikisht atë krim të shëmtuar të diktaturës komuniste, duke përshkruar me hollësi çastet e fundit të vdekjes së shkencëtarit të famshëm polak të përmasave evropiane që dha shpirt në duart e tij, pasi edhe vetë autori i famshëm i “Hasta la vista”-s, në atë kohë ndodhej i arrestuar në burgun e Tiranës, i akuzuar si agjent i UNRRA-s. (Sipas Forumit Kuçova).

Zuberin nuk e vrau Shqipëria, por diktatura

Në konferencën shkencore të mbajtur në tetorin e vitit 1992 me rastin e 45-vjetorit të vdekjes së shkencëtarit të famshëm polak, Prof. Dr. Stanislav Zuber, e mori fjalën edhe kryetari i Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Poloni, Leonard Zisi, i cili midis të tjerave u shpreh: “Dy ditë më parë, më 18 tetor të këtij viti (1992), u mbushën plot 45 vjet, që si rrjedhojë e torturave çnjerëzore që ju shkaktuan në burgun e Tiranës, vdiq gjeologu polak me prestigj ndërkombëtar, Prof. Dr. Stanislav Zuber. Në këtë mënyrë, diktatura komuniste ia shpërbleu këtij gjeologu të famshëm kontributin e tij më se 20-vjeçar në të mirë të Shqipërisë, në fushën e gjeologjisë. Ky ishte një krim i rëndë që në mënyrë të ndërthortë çdo shqiptar ndjen një përgjegjësi morale për këtë shtetas polak me vlera kulturore universale që u trajtua barbarisht. Por profesor Zuberin nuk e vrau Shqipëria, as populli shqiptar, për të cilët ai punoi me pasion për të mirën e tyre për 20 vjet me radhë, por diktatura komuniste, ajo diktaturë që popullit polak, nga shtetet e tjera, i kish shkaktuar më parë dhimbje të tjera shumë më të mëdha, si vrasja e 14 mijë oficerëve polakë në pyjet e Katnicës së Ukrainës. Në të kundërt, Shqipëria dhe populli shqiptar e ruajti kujtimin dhe veprën e ndritur të Prof. Zuberit dhe mbas 47 viteve të sundimit të diktaturës komuniste, ajo po heq këtë njollë dhe po i jep vendin e merituar kësaj figure të shquar. Hapin e parë në këtë drejtim e bëri shkrimtari i mirënjohur Petro Marko, i cili që në ditët e para kur filloi të fryjë flladi i demokracisë në Shqipëri, më 14 prill 1991, në faqet e gazetës “Republika”, denoncoi krimin e shëmtuar të vrasjes barbare të Prof. Zuberit, duke qenë dëshmitar i drejtpërdrejt i momenteve të vdekjes së tij. Ndërsa sot bëhet hapi tjetër i rëndësishëm, ai i vendosjes në vend të veprës së tij në të mirë të Shqipërisë”.

Shkrimi i gazetarit polak Carnieciecki që erdhi në Tiranë në vitin 1993

Nisur nga interesi i madh që kishte pasur për Prof. Zuberin në atdheun e tij në Poloni, menjëherë pas shembjes së regjimit komunist në Shqipëri, erdhën në Tiranë një grup gazetarësh polakë, të cilët filluan investigimet e tyre për të mësuar diçka më shumë për misterin e zhdukjes së tij në këtë vend të vogël të Ballkanit. Një prej tyre ishte dhe Stanislav Carniecki, i cili sapo u kthye në Varshavë, botoi një artikull të gjatë për Zuberin në revistën shkencore KAMIENIE. Në shkrimin e tij me kryetitull “Letra nga e kaluara”, midis të tjerash thuhej: “Krimi kundër kulturës botërore”, është titulli i shkrimtarit shqiptar Petro Marko, i dënuar i regjimit të Hoxhës, që përshkruan çastet e fundit të vdekjes së gjeologut polak, Stanislav Zuber, një gjeolog gjenial i naftës në vitin 1947, që u arrestua dhe u vra në burg pa gjyq. Stanislav Zuber lindi më 14.10.1893 në Lvov, në familjen e gjeologut të shquar, profesorit të Universitetit të Lvovit, Rudolf Zuber, i cili ishte djali i madh i familjes Zuber. Si Stanislavi dhe vëllai i vogël, Kazhimiezhi, u rritën me dashurine për shkencën e gjeologjisë e në veçanti asaj të naftës, drejtimi kryesor i studimeve te babait te tyre. Pas përfundimit të shkollës së mesme, Stanislav Zuber vazhdoi studimet në Universitetin e Lvovit dhe më vonë kaloi në Krakov. Profesorët e tij, krahas të atit, ishin edhe Siemiradki, Raciborski e Morozoviec. Lufta dhe pushtimi i Lvovit nga ushtria ruse në vitin 1915 i ndërprenë studimet dhe ai u transferua në thellesi të Rusisë. Me ndihmën e miqve të të atit, ai gjeti punë në një firmë zbulimi nafte në Baku. Krahas punës, studioi strukturat gjeologjike të burimeve të naftës me prejardhje vullkanike. Botoi një sërë punimesh shkencore. Më pas mundi të kthehej në Poloni në vitin 1924, ku fitoi titullin e doktorit në Universitetin e Lvovit sidhe vazhdoi studimet në rajonin e Karpateve dhe në vitin 1927 mori titullin e profesorit në Universitetin e Jagelonit në Krakov. Punimi i tij u vlerësua lart nga profesorët recensues Shajnoh dhe Noëak. I ftuar nga një firmë italiane, ai u largua po atë vit nga Universiteti i Jagelonit dhe për 20 vjet punoi në Shqipëri në zonën e Kuçovës, deri në vrasjen e tij në burgun e Tiranës në vitin 1947. Krahas studimeve, kërkimeve dhe zbulimeve të vendburimeve naftëmbajtëse në Shqipëri, ai zhvilloi aktivitet edhe në Malin e Zi dhe Itali. Në Shqipëri u vendos në Kuçovë, e cila u zhvillua si një fushë e pasur naftëmbajtëse. Kërkimet e tij ishin rezultative: në drejtimin e tij u zhvillua prodhimi i naftës në atë periudhë. Krahas kësaj, zhvilloi studime stratigrafike të përmbledhura në hartimin e Hartës Tektonike në vitin 1942. Hartoi gjithashtu disa harta rajonale gjeologjike. Është autor i mbi 200 ekspertizave, shprehur nga shkencëtarët shqiptarë në atë sesion. Një pjesë e vogël e tyre u paraqitën të dokumentuara, së pari nga udhëzimi fillimisht i drejtuesve italianë të institucionit, e mandej, pas çlirimit këto dokumente nuk publikoheshin nën siglën e “Sekretit Shtetëror” të psikozës së qeverisë së Hoxhës. Pas çlirimit, fillimisht u trajtua si shkencëtar i famshëm, pastaj u persekutua dhe u akuzua për spiunazh, se kishte pasur lidhje me bashkëpunëtorët e tij në Baku. Në vjeshtën e vitit 1947, u arrestua dhe u torturua deri në vrasjen e tij në qelinë e burgut. Gjatë punës në Shqipëri, Prof. Zuberi mori pjesë gjallërisht në jetën shkencore në shumë kongrese ndërkombëtare me paraqitjen sidomos në Francë, të punimeve dhe kumtesave nga fusha e gjeologjisë. Në Kuçovë ngriti Muzeun Gjeologjik, përgatiti gjeologët e rinj dhe krijoi lidhje me shkencëtarët shqiptarë. Krahas vendit të tij të lindjes, ai kurdoherë vlerësoi Shqipërinë si njëlloj të afërt në frytdhënien e punës së tij. Në vitin 1942 u martua me Matilda Xhianpetro nga një familje italiane aristokrate, e cila dy vjet më vonë u vra gjatë bombardimeve të aleatëve në Kuçovë. Fati tragjik i Stanislav Zuberit, e vendosin atë në përbërjen e gjeologëve të famshëm polakë, që perifrazohen në titullin e “njerëzve pa çati”, sipas Zheromskit, ashtu si Ludvig Zaincer, Stanislav Zharecni, Viktor Kuzhmiar që u sakrifikuan në shërbim të shkencës. Puna e tyre shërbeu si gur në ndërtimin e gjeologjisë polake”.

Janina Kackovska(Luarasi) i dha dëshmitë për Zuberin gazetarit polak

Një pjesë të dëshmive dhe të dhënave mbi jetën e veprën e shkencëtarit të famshëm Stanislav Zuber, kryesisht atë të qëndrimit të tij prej 20 vjetësh në Shqipëri, gazetari polak, Stanislav Carniecki, arriti ti mblidhte nga biseda që bëri me shtetasen shqiptare me origjinë polake, Janina Kacazkovska, (bashkëshortja e ish-diplomatit shqiptar të periudhës së Monarkisë së Zogut, Thoma Luarasi), e cila jetonte në një shtëpi në rrugën e “Kavajës” që nga viti 1936. Gjatë vizitës që Stanislav Carniecki bëri në Shqipëri në vitin 1992, ai mori kontaktin e parë me znj. Janina, duke i bërë një vizitë në shtëpinë e saj. Kjo gjë veç të tjerash dëshmohet edhe nga një letër falënderimi që ai ia dërgon një vit më vonë zonjës Janina, ku në mes të tjerash i shkruan: “Shumë e nderuara zonjë. Edhe një herë ju falënderoj përzemërsisht për bashkëbisedimin interesant dhe të vlefshëm mbi Stanislav Zuber. Bashkë me fotokopjen e artikullit tim që u botua në një nga revistat gjeologjike, ju dërgoj edhe urimet e mija më të përzemërta. Në vitin e ardhshëm do të flas diçka mbi jetën dhe veprimtarinë e Zuberit ne Shoqatën e Gjeologëve të Polonisë, dhe mundet të shkruaj diçka. Dërgoj për ju dhe djalin tuaj, urimet e mija më të mira me rastin e afrimit të festave dhe ju kujtoj Juve. (Stanislav Carnieckieki).

Filed Under: Histori Tagged With: Dekorimi i Mumtaz Dhramit, nga Polonia, Stanislav Zuber

Pak fjalë rreth të shumëpërfolurës gjykatës speciale

July 13, 2015 by dgreca

Themelimi i një gjykatë që i paragjykon krimet në baza etnike dhe bën selektime brenda llojit është e paprecedent/
Opinion nga Fetnete Ramosaj*/
Në seancën e 26 qershorit, Kuvendi i Kosovës nuk i miratoi ndryshimet kushtetuese që do ta mundësonin themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, e cila parashihej t’i gjykojë në mënyrë selektive vetëm ish-pjesëtarët e UÇK-së. Themelimi i një gjykate të tillë që i paragjykon krimet në baza etnike, madje jo vetëm në baza etnike, por bën edhe selektime brenda llojit, do të ishte i paprecedent, i padrejtë, i njëanshëm, racist, e mbi të gjitha një veprim jo juridik, por skajshmërisht politik dhe si i tillë do të përbënte shkelje të rëndë të lirive dhe të drejtave të njeriut, njëkohësisht do të cenonte rëndë sovranitetin e shtetit të Kosovës.
Debatet e gjata që e përcollën këtë çështje para se të vihej në rend dite në Kuvendin e Kosovës, gjatë seancës, por edhe më shumë pas moskalimit të saj, vunë në pah qëndrimet për dhe kundër të palëve. Partitë e opozitës AAK, NISMA e Vetëvendosje! (ndonëse kjo e fundit kur ishte publikuar raporti skandaloz i Dick Martyt, në dhjetorin e vitit 2010, kishte dalë në mbështetje të tij), në rastin e fundit u pozicionuan me kohë kundër votimit për themelimin e kësaj gjykate, ndërkaq vendimtare ishin votat e deputetëve të partisë së pozitës – PDK-së, të cilët votuan kundër apo abstenuan. Natyrisht, po të vepronin ndryshe, përkundër rrethanave me të cilat mund të jenë përballur, do të shkelnin rëndë besimin e dhënë nga elektorati i rajoneve që i përfaqësojnë, që kanë pësuar aq shumë nga lufta e nuk kanë marrë drejtësi. Për këtë mund të bindet gjithsecili që vendosë të ndajë vetëm ndonjë orë nga koha e çmuar e tij, për të takuar njerëzit e prekur nga lufta.
Kishte dhe ka zëra nga ata që me opinionet e tyre u vunë në shërbim të themelimit të sa më të shpejtë të një gjykate të tillë, se kjo gjykatë po na vije peshqesh pasi që Kosova s’e paska dënuar asnjë “kriminel lufte”! Po t’i dëgjojë apo t’i lexojë dikush që nuk ka njohuri për periudhën e pasluftës në Kosovë mund edhe të bindet në deklarimet e tilla, aq më tepër kur kjo klasë abuzon edhe me emrat e miqve dhe partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës sa herë që dëshiron ta bindë dikë për deklarimet e veta! Por, po t’u referohemi fakteve, realiteti është ndryshe! Pothuajse të vetmit që janë arrestuar, gjykuar e dënuar, por edhe mbajtur në burgje me vite të tëra pa aktgjykime të plotfuqishme janë ishte pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Janë të paktën shtatë mijë ish-pjesëtarë të UÇK-së nga e gjithë Kosova, që kanë kaluar nëpër organet e hetuesisë e të gjyqësisë së UNMIK-ut e të EULEX-it, të paraburgosur, të akuzuar, të gjykuar, por edhe të dënuar për krime lufte, megjithëse në shumicën dërmuese të rasteve drejtësia nuk ka mundur t’i materializojë akuzat e ngritura kundër tyre. Natyrisht të gjitha këto akuza janë hartuar e përpunuar në Beograd, por nuk përjashtohet as implikimi edhe i segmenteve të caktuara vendore. Pothuajse të gjitha deklaratat paraprake “të dëshmitarëve” të përdorur në gjykata kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së janë dhënë në Serbi, madje nga disa herë. Për shembull, të të akuzojnë se ke vrarë dikë, që nuk i dihet emri as mbiemri, pra që nuk ka identitet, që nuk ka varr, që gjyqi nuk ka mundur ta vërtetojë fare ekzistencën e viktimës, vetëm në bazë të një dëshmie të një dëshmitari, siç ndodhi ditë më parë në procesin gjyqësor në rastin Drenica, nuk ndodh as në vendet më të prapambetura të botës, por lejohet dhe tolerohet të ndodhë në Kosovë dhe atë vetëm kundër ish-UÇK-së! Prandaj, dorën në zemër, meritat për suksese apo përgjegjësitë për dështimet e deritanishme në gjykimin e krimeve të luftës u takojnë mekanizmave ndërkombëtarë të drejtësisë (UNMIK-ut e EULEX-it) që kanë vepruar në Kosovë.
Një gjykatë e tillë speciale ndërkombëtare, në formatin në të cilin po i imponohet Republikës së Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, natyrisht pas presioneve disavjeçare të Serbisë agresore e të Rusisë, është e paarsyeshme dhe e papranueshme. Se Europa është e interesuar për zgjidhje të lehta dhe të shpejta, edhe pse tepër të padrejta në raport me shqiptarët, kjo nuk është hera e parë për ne që e provojmë në kurriz, por duhet pranuar edhe përgjegjësitë për mospunën tonë institucionale për argumentimin real të krimeve të luftës dhe akteve të gjenocidit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999), madje jo vetëm gjatë kësaj periudhe.
E kam thënë edhe herë të tjera se vëllezërve shqiptaro-amerikanë Yll, Agron e Mehmet Bytyçi, luftëtarë të Batalionit “Atlantiku” të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qoftë edhe për së vdekuri është për t’ua pasur lakmi. Po, lakmi për interesimin dhe këmbënguljen që e bëjnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të vet! Mbase po të mos ishte ky rast, vështirë se do të zbuloheshin varrezat masive me trupa të shqiptarëve në Serbi, përkatësisht në afërsi të Beogradit (Zemun-Batajnicë e Petrovo Sello), aq mirë të maskuara nën asfaltin e vendqëndrimeve të njësiteve elite të policisë e të ushtrisë së Serbisë, që siç u shpreh një vit më parë kryeministri serb, vozhdi çetnik Aleksandar Vuçiq, i kishin “paluar si sardele”!
Vetëm për rastin e vëllezërve Bytyçi janë më shumë se 40 veta, që do të duhej të përgjigjeshin para drejtësisë. Këto dëshmi nuk janë të sotme, pasi që dosja e vrasjes së vëllezërve Bytyçi që nga viti 2001, është në duart e drejtësisë serbe, por askush nuk është dënuar për vrasjen e tyre. Ndonëse në vrasjen e vëllezërve Bytyçi, e më pas në fshehjen e kufomave të tyre, sikurse edhe në rastet e mijëra shqiptarëve të tjerë, faktet e pakontestueshme dëshmojnë se janë të implikuara instancat më të larta të shtetit serb, i gjithë zinxhiri komandues i policisë dhe i ushtrisë serbe, ka më shumë se një dekadë që as ky rast nuk ka marrë drejtësi, sepse Serbia vazhdon t’i mbrojë me fanatizëm kriminelët e luftës. Tek e fundit ata kanë vepruar nën platformën serbomadhe, e përgatitur, e elaboruar, e përpunuar dhe e zbatuar gjatë më shumë se 150 vjetëve nga strukturat më të larta kishtare, akademike e politike serbe, që kanë pushtet absolut edhe sot e kësaj dite në Serbi, të përforcuar edhe më shumë me fitoren e vozhdëve çetnikë në zgjedhjet e fundit në Serbi.
Kur jemi këtu, nuk duhet lënë pa përmendur se që nga plan-programi serbomadh “Naçertanije” i Garashaninit (1844) e deri në ditët tona janë të njohura 24 programe serbomëdha, të cilat e parashohin në detaje shfarosjen e shqiptarëve. Po ndalemi kësaj radhe vetëm tek njëri prej këtyre programeve, bashkëhartues të të cilit janë edhe drejtuesit e sotëm të Serbisë, përkatësisht presidenti dhe kryeministri.
Në vitin 1995, kryeministri i tashëm serb, Aleksandar Vuçiq, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Radikale të Serbisë (SRS), së bashku me kryetarin e Partisë Radikale të Serbisë, Vojisllav Sheshel, nënkryetarin Tomisllav Nikoliq, dr. Nikolla Poplashen, Maja Gojkoviq, Ranko Dujiq e Aqim Vishnjiq, e hartuan dhe e nënshkruan platformën antishqiptare – programin e “Drejtoratit Qendror Atdhetar të Partisë Radikale Serbe” (SRS), me titull “Si do ta zgjidhin serbët problemin e Kosovës”, i cili në detaje parashihte se si duhet të bëhet spastrimi etnik i Kosovës nga popullsia shqiptare dhe kolonizimin me gjysmë milioni serbë; parashihte që Prishtina të ishte kryeqyteti i Serbisë; që këtu të vendoseshin qendrat e forcave ushtarake e policore të Serbisë; që përqindja etnike e popullsisë me të gjitha mjetet të ndryshohej dhe të sillej në shkallën 50:50, etj. Pjesë të kësaj platforme serbe edhe sot po tenton t’i jetësojë qeveria Vuçiq!
Kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, në aktakuzën e ngritur kundër Sllobodan Millosheviqit dhe grupit të tij të afërt, për krimet e luftës në Kosovë, i akuzoi ata vetëm për 17 varreza masive, duke i lënë jashtë aktakuzës edhe 483 varreza të tjera masive me trupa shqiptarësh, që i lanë pas vetes forcat serbe pas kapitullimit të tyre në luftën e Kosovës. Madje masakrën e Raçakut, masakrën kundër Familjes Imeraj në Padalishtë dhe masakrën kundër të burgosurve shqiptarë dhe robërve të luftës në Burgun e Dubravës, i hoqën më pas nga procesi gjyqësor kundër udhëheqësve të lartë serbë, me arsyetimin: për thjeshtësim procesi!
Përveç këtyre, askush nuk është përgjigjur as për varrezat tjera masive me trupa të shqiptarëve, të zbuluara në afërsi të Beogradit që nga viti 2001 e këndej (në Batajnicë e Petrovo Sello), varrezën masive në Rudnicë të Rashkës, të cilën përkundër fakteve të pakontestueshme për vendndodhjen e saj, e mohoi dhe e zvarriti aq gjatë Serbia; autofrigoriferët e zbuluar me kufoma të shqiptarëve në lumin Danub dhe në Liqenin Peruçac në Serbi; dëshmitë për djegien e kufomave të shqiptarëve në fabrikën e Maçkaticës e të Surdulicës (në afërsi të Vranjës); pastaj djegiet e kufomave në shkritoret e Trepçës e në Furrnaltat e Obiliqit në Kosovë dhe në një varg krematoriumesh të tjera. Këto që u përmendën më lartë janë vetëm disa nga treguesit për rastet e shumta të përpjekjeve të organeve më të larta shtetërore të Serbisë për fshehjen e organizuar të dëshmive për gjenocidin e kryer nga forcat okupuese serbe në Kosovë. Rastet e tilla edhe sot e kësaj dite në Serbi vazhdojnë të konsiderohen “sekret shtetëror”, madje moszbulimi dhe mosgjurmimi i tyre në territorin e Serbisë, në disa raste ishte urdhëruar edhe me dekrete presidentësh. Gjithashtu, vite më parë nga përtej Atlantikut, u ofruan dëshmi rrëqethëse lidhur me eksperimentimet e bëra me robërit shqiptarë të luftës në vend të minjve në laboratoret nëntokësore të VMA-së (Akademisë Ushtarake të Mjekësisë) dhe të Institutit për Siguri të ish-RSFJ-së në Beograd, por askush nuk është marrë me këtë çështje. Për këtë, vite më parë opinionit publik i kemi ofruar edhe një dëshmitar të gjallë, ish-pjesëtar i UÇK-së, rob i luftës, i cili gjatë vitit 1999 i ishte nënshtruar trajtimit të dhunshëm për marrjen e veshkës në Akademinë Ushtarake të Mjekësisë (VMA) në Beograd, derisa mbahej në Burgun Qendror (CZ).
Dihet botërisht se gjatë tërë kohës së pasluftës në Kosovë, administrata ndërkombëtare e ka imponuar “një ligj të pashkruar”, për minimizimin dhe mohimin e krimeve serbe mbi shqiptarët. Madje, ajo ka shkuar edhe më larg. Me të gjitha mjetet është përpjekur t’i shkatërrojë dëshmitë që do të argumentonin gjenocidin serb në Kosovë. “Shumë prova u fshehën, por edhe u pengua grumbullimi i të tjerave nga UNMIK-u”, kanë deklaruar njohës të mirë të rrethanave brenda këtij misioni. Nga dikur viktima, propaganda serbo-ruse dhe ajo e UNMIK-ut, ndikuan që Perëndimi të fillojë t’i shohë shqiptarët si viktimizues e serbët si viktima. Skenari kryesor u realizua nga UNMIK-u nëpërmjet fshehjes së provave të gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve. Dhe për këtë, fatkeqësisht, deri më sot askush nuk kërkoi, as nuk dha llogari.
Deri në vitin e kaluar, me të gjitha proceset gjyqësore që kanë pasur të bëjnë me krimet e luftës në Kosovë, është marrë ekskluzivisht bashkësia ndërkombëtare, përkatësisht UNMIK-u e më pas EULEX-i, të cilat kanë rezultuar të jenë tepër të njëanshme. Në një raport të publikuar në gazetën “Koha Ditore”, më 26 mars 2011, duke iu referuar shifrave zyrtare thuhej se “pesëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, edhe pse gjatë luftës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë”. Pra, gjatë dekadës së parë të pasluftës, raporti etnik i të dënuarve për krime lufte në Kosovë ishte 5:1, ndërkaq pesë vjet më vonë, nuk përjashtohet fakti që kjo diferencë është edhe më e madhe. Pra, pesëfish më shumë janë gjykuar e dënuar shqiptarë, edhe pse në shumicën e rasteve gjyqi nuk ka mundur t’i argumentojë akuzat e ngritura kundër tyre.
Përmasat e tilla të gjykimeve, kanë ndodhur falë përfaqësuesve “të drejtësisë” ndërkombëtare, të tipit të kryeprokurorit shumëvjeçar të EULEX-it, Mauricio Salustro, i shquar për zellin e tij në proceset e shumta gjyqësore kundër ish-pjesëtarëve të UÇK-së, i cili pas përfundimit të mandatit në Kosovë, doli se gjeti punë të re (mbase mund të jetë punë edhe më e hershme se detyra zyrtare që e kishte në Kosovë) dhe atë ku tjetër pos në Beograd, në cilësinë e këshilltarit kryesor të zëvendësprokurorit për krime lufte të Serbisë, Bruno Vekariq, ku u mor vesh se nuk ka shkuar duarthatë, por i ka marrë me vete të gjitha dosjet e krimeve të rënda, që i kishte në duar gjatë punës së tij të dyshimtë në Kosovë! Se kjo kategori e dosjeve kanë përfunduar në Beograd, e ka vërtetuar kohë më parë edhe prokurorja britanike e EULEX-it, Maria Bamieh, krahas skandaleve e shkeljeve të tjera të shumta, të bëra nga ky mision.
Është e udhës të përmendet se ka raste të shumta kur të akuzuarit shqiptarë janë mbajtur padrejtësisht me vite të tëra në paraburgim e pastaj janë liruar të pafajshëm, ka raste kur deri në një dekadë janë mbajtur në burgje pa aktgjykim të plotfuqishëm, por drejtësia ndërkombëtare nuk ka qarë kokën për këtë, sepse të akuzuarit ishin dhe janë ish-pjesëtarë të UÇK-së. Si të tillë janë kategoria e shtetasve të Republikës së Kosovës që në Kosovën e pasluftës, janë viktimizuar më së shumti, janë kategoria që i janë bërë dhe po vazhdojnë t’i bëhen më së shumti padrejtësi, janë kategoria që është tentuar të njolloset e të poshtërohet më së shumti. Dhjetëra ish-luftëtarë të lirisë janë vrarë në Kosovën e pasluftës, por asnjë vrasje e tyre nuk është zbardhur deri më sot, madje as që i përmendë dikush; dhjetëra të tjerë janë gjykuar e dënuar në procese të montuara politike; dhjetëra të tjerë të gjendur buzë ekzistencës i kanë dhënë fund jetës duke u vetëvrarë; qindra të tjerë edhe gjashtëmbëdhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk i kanë as kushtet elementare për jetë, as për trajtim mjekësor, as një vend pune, as një kulm mbi kokë. U deshën të kalojnë 15 vite pas përfundimit të luftës, që Kuvendi i Kosovës të miratojë ligjin për veteranët e luftës, por që ende nuk ka gjetur zbatim.
Nuk është asgjë e re, as e panjohur, se Serbia çdo krim që e ka kryer në Kosovë është përkujdesur t’ia adresojë UÇK-së, ndërkaq në rastet tjera është përkujdesur të trumbetojë se krimi apo krimet janë bërë gjithsesi për shkak të saj (UÇK-së). Në kohën kur ende vazhdojnë të zbulohen varreza të reja masive me eshtra të shqiptarëve, të zhvarrosur e të rivarrosur shumë herë nga forcat serbe për të fshehur gjurmët e gjenocidit, që e kreu Serbia ndaj popullit shqiptar në Kosovë, propaganda serbe tenton të krijojë paralelizma të tillë te shqiptarët. Në mungesën faktike të varrezave masive të serbëve, ajo tenton të gjejë individë, të cilët do të akuzoheshin për krime lufte. Në këtë funksion është edhe përralla serbe (e huazuar nga ndërkombëtarët) për “trafikim organesh”.
Është e çuditshme se si përralla e vozhdit çetnik Vojisllav Sheshel, për kinse “trafikim organesh” të serbëve nga ana e UÇK-së, e lansuar në vitin 1999, e përpunuar më pas nga shërbimi sekret serb BIA dhe e ashtuquajtura Prokurori Speciale (e Serbisë) për Krime të Luftës, me seli në Beograd, si e tillë përfundoi fillimisht në librin tendencioz të ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla del Ponte (përkundër kësaj, më 12 prill të vitit 2014, siç raportonte Agjencia Informative “Presheva Jonë”, Del Ponte iu deklaroi medieve ndërkombëtare në Cyrih të Zvicrës se hetimet për “trafikun e organeve” në Kosovë do të dështojnë) e më pas në raportin e senatorit zviceran të Këshillit të Europës, Dick Marty, i njohur për përcaktimet e tij proserbe, të marrë përmasa të tilla. Aq më tepër kur dihet se nuk ka asnjë gjasë reale, as teorike as praktike që UÇK-ja gjatë luftës të ketë pasur mundësi të merret me “trafikim organesh” të serbëve apo të kujtdo tjetër. Në anën tjetër, dhjetëra luftëtarë të UÇK-së, të plagosur kanë ndërruar jetë në pamundësi të ofrimit të ndihmës përkatëse mjekësore, e dhjetëra të tjerë kanë dhënë jetën gjatë përpjekjeve për dërgimin e të plagosurve për shërim në Shqipëri.
Kur e trajtojmë çështjen e “Gjykatës Speciale” e cila ekskluzivisht do të merrej me krimet e pretenduara të UÇK-së, duhet shtruar disa pyetje, të cilat kërkojnë përgjigje nga bashkësia ndërkombëtare:
– Së pari, a kanë kërkuar ndonjëherë zyrtarisht nga Serbia që ta sqarojë veprimtarinë e Sigurimit shtetëror serb në raport me Kosovën, sidomos pas zbardhjes së fakteve për ekzistencën e “Drejtorisë së Gjashtë” (“Drejtorisë për Vrasje”) të RDB-së, në krye me Ratko Romiqin, që përveç mekanizmave të tjerë, e kishte në dispozicion njësinë famëkeqe për operacione speciale JSO (apo “Beretat e Kuqe”, pasuese e të cilës sot është xhandarmëria e Serbisë), kur është dëshmuar se përmasat e aktiviteteve kriminale të “Drejtorisë për Vrasje” të RDB-së kanë përfshirë jo vetëm periudhën e luftës, por edhe atë të pasluftës, duke pasur në fokus me theks të veçantë zhdukjen e dëshmive e të dëshmitarëve të mundshëm që do të dëshmonin për krimet serbe, kur dihet se vrasjet e kryera nga kjo strukturë (anëtarët e të cilës edhe sot kanë pozita vendimmarrëse në institucionet më të larta shtetërore në Serbi) kanë përfshirë një gamë të gjerë të vrasjeve, të kryera jo vetëm në nivel në Serbisë e të Kosovës, por edhe në nivel ndërkombëtar, siç ishte rasti i vrasjes së gazetares së BBC-së Jill Dando gjatë luftës, vrasja e ministres së Punëve të Jashtme të Suedisë, Ana Lind, pas përfundimit të luftës, etj. A është kërkuar ndonjëherë të dihet se cilat janë përmasat e influencimit dhe të implikimit të drejtpërdrejtë të kësaj strukture në vrasjet e shumanshme që kanë ndodhur në periudhën e pasluftës në Kosovë?
– Së dyti, si ndodhi që më 12 shkurt 2010, një gjyqtar i EULEX-it, fare pa zhurmë mediale, përkundër fakteve të shumta që i kishte në dispozicion, në seancën kur aktakuza duhej të merrte formën e prerë, t’i lirojë nga akuza oficerët e shërbimit sekret serb BIA? Agjentët e BIA-s Igor Juçinac, Millutin Radanoviq e Predrag Zhelkoviq, në qershor të vitit 2009, ishin kapur në flagrancë nga Policia e Kosovës në Çagllavicë derisa ishin në gjah për mbledhjen e dëshmive të rrejshme për të materializuar shpifjet dhe fabrikimet e Beogradit zyrtar “për trafikim organesh të serbëve”. Siç dihet, këta pjesëtarë të BIA-s u akuzuan të kenë nxitur familjarë të serbëve të zhdukur, por edhe qytetarë shqiptarë, për të dhënë dëshmi të rrejshme me qëllim të trillimit të aferës për gjoja trafikimin (transplantimin) e organeve njerëzore gjatë luftës nga UÇK-ja, duke u ofruar të paktën shumën prej 100 deri në 300 mijë euro për një deklaratë të tillë. Aso kohe, agjentët e shërbimit sekret serb – BIA, u deklaruan organeve të hetuesisë se shumat e premtuara për dëshmitarët e tillë (të rrejshëm) i paguan shteti!!! Me “dëshmi” të tilla u ndërtua raporti i Dick Martyt!
– Së treti, si ndodhi që të kalojë në heshtje rasti skandaloz, i publikuar në gazetën “Zëri” të Prishtinës (2 gusht 2013), me titull: “Komploti i Serbisë me veshka”, ku ofrohen fakte të tmerrshme mbi komplotin e shërbimeve sekrete të Serbisë për materializimin e procesit famoz “të trafikimit të organeve”. Sigurisht që ky nuk është një rast i izoluar. Faktet që i ofron gazeta, duke iu referuar të dhënave zyrtare nga hetuesia vendore, janë të tmerrshme. Sipas gazetës, në fillim të vitit 2012, ishte planifikuar që mbetjet mortore serbe të sillen në mënyrë ilegale në Kosovë dhe të varrosen skaj kufirit me Serbinë. Këto mbetje do të vendoseshin në zonat ku hetuesit e Tribunalit të Hagës do të nisnin gjurmimet për hetimet rreth trafikimit të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë. Shërbimet serbe kishin gjetur grupin e trafikantëve kosovarëve (një pjesë e të cilëve ishin arrestuar nga Policia e Kosovës, më 23 korrik 2013, në qytete të ndryshme të Kosovës) për ta realizuar këtë plan të Serbisë, që të sjellin “dëshmi” se në Kosovë është bërë trafikim i organeve. Për transportimin ilegal të një mbetjeje mortore shërbimi sekret serb do t’ua paguante shumën prej 20 mijë eurosh! Bartja e tyre ishte planifikuar që të bëhej me veturat e ndihmës së shpejtë të spitalit rajonal të veriut të Mitrovicës, për të mos dyshuar policia e doganierët gjatë kontrollit kufitar. Grupi i trafikantëve kosovarë ishin kontaktuar nga shërbimi sekret serb, për ta realizuar planin, që përfundimisht 14 vjet pas përfundimit të luftës do të “gjendeshin dëshmi se gjatë luftës në Kosovë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë trafikim me organe të civilëve serbë”. Serbët kishin ofruar para të majme për grupin e trafikantëve kosovarë në këmbim të kontributit që ata do të jepnin me sjelljen e mbetjeve mortore serbe nga Serbia në vende të caktuara në Kosovë. Për më tepër, trafikantët nga Kosova kishin premtuar se do të ofronin dëshmi shtesë se në Kosovë ka pasur trafikim organesh.
“Gjatë bisedave të tyre, grupi nga Kosova i ka premtuar shërbimit serb se do të gjejnë edhe dëshmitarë, të cilët pa problem do të dëshmonin rrejshëm nëse do të paguheshin mirë”, shkruante “Zëri”, duke iu referuar burimeve nga hetuesia vendore. Por, jo vetëm shërbimet sekrete serbe kanë pasur interes për grupin e trafikantëve nga Kosova. Këta të fundit ishin marrë vesh me shërbimin serb që t’i ndihmojnë gjatë transportimit ilegal të refugjatëve kosovarë, që përmes territorit serb t’i qesin në Europë.
Çdo ditë e më shumë po zbulohen fakte të reja që zbardhin përmasat e krimeve të luftës dhe të gjenocidit që e kryen forcat okupuese serbe në Kosovë, me theks të veçantë forcat e rregullta ushtarako-policore serbe në Kosovë, si masakrën e Rezallës, të Izbicës, të Terrnjes, të Abrisë, të Kralanit, të Lybeniqit, të Qyshkut, të Mejës, të Krushës së Madhe, të Krushës së Vogël, të Lugishtës së Hasit, Godenit, Burgut të Dubravës, etj., të cilat, bazuar në dokumentet e publikuara ushtarake serbe, i kanë drejtuar edhe gjeneralë, që sot gjenden në krye të Armatës së Serbisë; janë ofruar fakte se serbët kanë shkuar aq larg sa që me kafka të shqiptarëve të vrarë, kanë bërë edhe llampa ndriçuese për tavolina; zyrtarë të lartë serbë pranojnë se Serbia ka shkuar aq larg sa që për të arritur qëllimet serbomëdha, të vrasë edhe fëmijët dhe të rinjtë serbë (kujto rastin e kafenesë “Panda” në Pejë në dhjetorin e vitit 1998), por që nga e njëjta linjë kanë filluar edhe vrasjet e qytetarëve serbë në Kosovën e pasluftës (kujto rastin e vrasjes në masë në fshatin Grackë e Vjetër të Lypjanit, në korrik të vitit 1999), për të cilat u akuzuan shqiptarët; vet qytetarët serbë kanë ofruar dëshmi për vrasjet e familjarëve të tyre nga forcat serbe, vetëm pse u kanë ndihmuar fqinjëve të tyre shqiptarë, por edhe kanë ditur shumë për krimet e bashkëkombësve të tyre serbë. Të gjithë jemi dëshmitarë se këto vrasje më pas ia ngarkuan UÇK-së.
Në të gjitha proceset gjyqësore lidhur me krimet e luftës në Kosovë, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime të Luftës e Serbisë dhe Departamenti për Krime të Luftës i Gjykatës së Lartë në Beograd, kanë kryer vetëm procese formale gjyqësore ndaj individëve të parëndësishëm, që nuk kishin përgjegjësi komanduese në formacionet e rregullta ushtarako-policore, duke tentuar ta shfajësojnë shtetin serb nga përgjegjësia për gjenocidin dhe krimet e luftës në Kosovë. Në legjislacionin penal të Serbisë nuk ka institucion të përgjegjësisë komanduese, por nuk ka as vullnet politik që të gjykohen gjeneralët. Serbia është tallur dhe vazhdon të tallet me viktimat e luftës.
Sipas dëshmive publike, e ashtuquajtura Prokurori Speciale për Krime Lufte e Serbisë, në vend që t’i mbrojë, i ka përndjekur, i ka persekutuar, i ka shantazhuar e madje edhe i ka vrarë dëshmitarët serbë, që kanë dëshmuar pranë kësaj prokurorie për krimet e luftës në Kosovë. Për shembull, janë tepër qesharake dënimet që i ka shqiptuar Gjykata e Lartë në Beograd për krimet e luftës që i kanë kryer forcat serbe në Kosovë, qoftë për masakrën mbi familjen Berisha të Suharekës, qoftë për masakrën e Qyshkut, të Pavlanit e të Zahaqit, etj.; me ç’rast të akuzuarit serbë, nuk u dënuan as me nga një vit burgim për një shqiptar të vrarë. Por edhe këto dënime Serbisë i janë dukur shumë të larta, ndaj që në fund të muajit mars të këtij viti, rastin e Qyshkut e kanë kthyer në rigjykim! Përkundër këtyre proceseve gjyqësore, që janë vetëm një farsë, askush deri më tani nuk e ka ngritur zyrtarisht çështjen se këto raste të krimeve të luftës duhet të gjykohen në vendin ku kanë ndodhur krimet, pra në Kosovë, apo në ndonjë vend të tretë.
Të kthehemi sërish te “Gjykata Speciale” ndërkombëtare për UÇK-në. Ka kohë që është banalizuar shprehja e stërpërdorur se kjo gjykatë nuk është e drejtuar kundër UÇK-së, kundër shqiptarëve, por kundër individëve! Të gjitha faktet e pasluftës e dëshmojnë të kundërtën.
Përkundër të gjithave që kanë ndodhur deri më tani, është joparimore, joetike dhe jonjerëzore që të ketë kute të ndryshme për ndarjen e drejtësisë. Në njërën anë të bëhen përpjekje për mohimin dhe minimizimin e skajshëm të krimeve të luftës e të gjenocidit që e kreu Serbia pushtuese mbi popullin shqiptar të Kosovës, madje jo vetëm mbi atë, ndërkaq në anën tjetër, një rast selektiv, faktikisht një rast joekzistencial i palës shqiptare që bëri luftë mbrojtëse, duke i respektuar të gjitha konventat ndërkombëtare, të ngritet artificialisht për trajtim në nivel ndërkombëtar, jo për të vënë drejtësinë në vend, por për t’ia bërë qejfin Serbisë dhe për të arritur balancat politike, nën presionin e vazhdueshëm të aleancës serbo-ruse.
Të gjitha kushtet dhe parakushtet për gjykime të krimeve të luftës në Kosovë, të çfarëdo niveli qofshin ato, janë të favorshme. Meqenëse misioni i EULEX-it, si një mekanizëm ndërkombëtar që iu referon njëkohësisht edhe BE-së edhe OKB-së vazhdon ta ketë ekskluzivitetin mbi rastet e krimeve të luftës, për çfarëdo rasti që të jetë fjala shtrohet pyetja ç’nevojë ka që të formohet gjykatë e re ndërkombëtare me seli në tri shtete, apo vetëm për t’ia bërë qejfin Serbisë? Është e paarsyeshme dhe e papranueshme ngritja e një gjykate të tillë vetëm për UÇK-në. Bazuar në faktet reale, nëse ka drejtësi, asnjë ish-luftëtar i UÇK-së nuk ka pse t’i frikësohet asnjë lloj gjykate as vendore as ndërkombëtare, sepse Ushtria Çlirimtare e Kosovës si aleate e NATO-s në të gjitha fazat e luftës, ju ka përmbajtur të gjitha konventave ndërkombëtare. Me amnisti për gjenocidin dhe krimet serbe të luftës e të pasluftës (madje edhe me miratime të ligjeve të veçanta) në njërën anë, e me organizim të gjykimeve e gjykatave të posaçme për raste të fabrikuara kundër shqiptarëve, kah po tentojmë të shkojmë ne, kah po tenton të shkojë bashkësia ndërkombëtare? Është e palogjikshme të ngritet gjykatë mbi gjykatë ndërkombëtare dhe atë vetëm për shqiptarët, që do të shënonte rastin e vetëm në rajon që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, edhe pse krimet e pretenduara që i vihen në barrë UÇK-së qoftë në përmbajtje, qoftë në numër janë të papërfillshme në raport me agresorin serb, që u amnistua nga përgjegjësia për spastrimin etnik e gjenocidin e kryer në Kosovë. Nuk ka asnjë dëshmi reale, që do të dëshmonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë krime lufte kundër civilëve serbë apo të tjerëve, e lëre më spastrim etnik apo gjenocid!
Tribunali Ndërkombëtar i Hagës i ngritur nga OKB-ja për gjykimin e krimeve të luftës në ish-Jugosllavi e ka dhënë verdiktin për serbët, për shqiptarët e të tjerët. Po ashtu, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka dhënë verdiktin e saj. Nëse patjetër duhet themeluar gjykatë, le të jetë ajo gjykatë apo departament që do të vepronte në kuadër të sistemit të drejtësisë së Republikës së Kosovës dhe që do t’i trajtonte të gjitha rastet e krimeve të luftës pa dallim, gjithsesi me seli në Kosovë e jo diku tjetër. Janë qindra-mijëra raste të krimeve të luftës që kërkojnë drejtësi, por jo trajtim paragjykues e selektiv në baza etnike, madje edhe trajtim paragjykues brenda të njëjtës etni, por që përgjithësisht kërkojnë trajtim objektiv, kërkojnë drejtësi e jo padrejtësi të reja, madje edhe me lënie në harresë. Është e padrejtë dhe jonjerëzore që për çfarëdo qëllimi apo arsyeje të tentohet të barazohet xhelati me viktimën, apo të amnistohet xhelati e të fajësohet viktima, siç po ndodh në rastin konkret. Do të ishte njëlloj sikur në përfundim të Luftës së Dytë Botërore të përzgjidheshin hebrenjtë për t’i gjykuar e të amnistoheshin të tjerët, ata që i kryen krimet. Është jo vetëm antinjerëzore, por edhe e papranueshme që t’i zgjedhin për t’i flijuar sërish padrejtësisht ish-pjesëtarët e UÇK-së. Kosova ka kapacitete dhe duhet të tregojë se është e aftë t’i marrë dhe t’i kryejë përgjegjësitë e veta shtetërore.

*Fetnete Ramosaj
Bashkëpunëtore profesionale në Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës – Prishtinë

Filed Under: Opinion Tagged With: dy fjalë, Fetnete Ramosaj, rreth të shumëpërfolurës gjykatës speciale

Durrës, mbyllet me sukses Festivali i 10-të Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës

July 13, 2015 by dgreca

Performoi dhe violinisti shqiptaro-amerikan Regi Papa/
Nga Shefqet Kërcelli/
Nga data 4 deri më 12 korrik 2015, në ambientet e muzeut arkeologjik të qytetit të Durrësit, u zhvillua edicioni i 10-të i festivalit ndërkombëtar të muzikës së dhomës. Në këtë festival morën pjesë muzikantë dhe instrumentistë shqiptarë dhe të huaj, të cilit sollën para një publiku të zgjedhur durrsak interpretime dhe tematikë të larmishme të muzikës së dhomës. Mjaft prej muzikantëve vinin në këtë koncert mbas një përvojë në orkestra të ndryshme në Evropë, SHBA dhe vende të tjera të botës. Gjithashtu në këtë festival morën pjesë dhe muzikantë të qytetit dhe master klasave të shkollës së muzikës Durrës. Ishte një risi dhe gjetje me vlera të shumëanshme kulturoro-muzikore-historike, organizmi i këtij festivali në ambientet e muzeut Arkeologjik, i sapo rikonstruktuar dhe një nga muzetë kryesore të vendit tonë. Tingujt e muzikës së dhomës shoqëruan për një jave zonën e brendshme të muzeut, duke i dhënë një bukuri të vecantë pasurisë arkeologjikë shekullore të këtij muzeumi. Gjithashtu zhvillimi i këtij festivali në këto ditë të nxehta korriku shënonte një ngjarje me rëndësi për turizmin në qytetin e Durrësit. Drejtues të këtij edicioni ishin, Saimir Kalaja, Drejtor artistik, Nevila Kalaja {Herczegh} dhe konsulent artistik Merita Rexha {Tërshana}. Ndërkohë në mbarëvajtjen e festivalit ndihmuan Ambasada e SHBA në Tiranë, Ambasada Austriake, e Republikës Federale Gjermane, Ministria e Kulturës nëpërmjet Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare, Bashkia Durrës, Teatri i Operas dhe Baletit, si dhe mjaft institucione dhe kompani private si, Arti dhe kultura Italo-Shqiptare, Digitalb, OSHS, Farma net Albania, Sigal, Raiffesein Bank, etj. Siparin e festivalit më datën 4 korrik e hapi violinisti Joel Blido dhe pianisti Marin Gjollma, që jetojnë në Gjermani dhe Shqipëri, më 5 korrik dhanë koncert violinisti Klaidi Sahatci dhe pianiste Merita Rexha Tërshana, Zvicër –Shqipëri, më 6 korrik, pjesmarrësit ndoqën koncertin e mexosopranos Vikena Kamenica&Keli Band dhe Pierpaolo Petta, Fizarmonikë, Itali-Shqipëri, më 8 korrik ishte koncerti i Duos pianistike Mirela Koka, {Sykja} dhe Fatmir Keta, Shqipëri. Ndërsa më 11 korrik performoi violinisti Regi Papa dhe pianisti Endri Nini, SHBA- Shqipëri. Theksojmë se djaloshi durrsak Regi Papa, ka disa vite që jeton në New York, ku dhe ka një karierë të pasur muzikore. Ai është larguar nga Durrësi në moshën 4 vjecare dhe mbas një qëndrimi prej 11 vitesh në Greqi, në moshën 15 vjecare u largua për në SHBA. Regi është arësimuar për muzikë në kolegjin e muzikës dhe univerisitetin muzikor të NYC. Ai ka dhënë mjaft koncerte në NYC, qytete të tjera të SHBA si dhe në Evropë e Japoni. Tashmë është në fazën e doktoraturës. Lindur nga familje intelektuale, nënvizojmë se babai i tij, Vaso Papa, vec detyrave si mësues e drejtues i pushtetit vendor në Durrës ka shkruar dhe disa libra të zhanreve të ndryshme letrare që janë mirëpritur nga lexuesi durrsak. Ndërsa Regi po zhvillon karierën e tij muzikore duke u prezantuar denjësisht jo vetëm në skenat e NYC, p.sh. Carnegie Hall, por dhe vende të tjera. Është hera e parë që vij në Durrës mbas kaq vitesh, thotë Regi. Nuk po cmallem dot me miqtë dhe artdashësit e shumtë. Nuk di si ta përshkruaj këtë vizitë dhe këtë koncert. U përpoqa sa munda që ti jap pak kënaqësi nëpërmjet tingujve të violinës sime bashkëqytetarëve të mi. I rrethuar nga miqtë e shumtë, Profesor Zhani Ciko e uron në rrugën e gjatë të muzikës, i uron suksese e mbarësi djaloshit të ri që premton shumë në këtë fushë. Mes këtyre emocioneve Regi më flet për jeten në NYC, planet për të ardhmen, koncertin e nëntorit, dëshirën për të qenë pjesë e cdo aktiviteti artistik në Durrës, etj. Mora kaq shumë mbresa, kaq shumë moment të bukura në këto dy ditë qëndrimi në qytetin e lindjes, shpresoj të kthehem përsëri, thotë Regi. Një djalosh i thjeshtë, gojëëmbël, që nuk të linte përshtypjen e metropolit ku jeton, që jeton mes muzikës dhe ëndrrave të moshës. Me bindje them se ky djalosh premton shumë si muzikant dhe si njeri. Në natën finale 12 korrik, u dha një koncert i pasur nën drejtimin e muzikantit të shquar bullgar Kostandin Ilievski,{pianist dhe dirigjent} dhe violinistit të famshëm austriak Wolfgang David. Në këtë koncert të mrekullueshëm mori pjesë dhe ansambli “Stinët”, me pjesmarrës nxënës të master klasa. Fillimisht muzikantët e vegjël dhuruan emocione dhe duartrokitje për pjesmarrësit, duke interpretuar pjesë të ndryshme muzikore nga kompozitorë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Kështu u ndoq me interes interpretimi i violoncelistit Rei Punavia, pianistit Marvin Beli, violinistit Klei Prifti, pianistit Marenglen Malluta, violocelistes Kristel Gjikolaj, Violinistes Janela Nini, pianistit Kostandin Tashko, etj. Në pjesën e dytë të koncertit të kësaj nate u interpretua vepra muzikore e Antonio Vivaldit, katër koncerte për violinë, harqe e cembalo “Katër stinët”, e cila u pëlqye dhe duartrokit shpesh herë. Pamvarësisht se muzika e dhomës ka specifikat dhe audiencën e vet, festivali u ndoq nga plot artdashës durrsakë e të huaj, jo thjesht të kësaj fushe. Kjo tregon se cdo aktivitet që zhvillohet ka vlerat dhe spektatorët e vet. Në këto ditë vere, festivali ishte një ngjarje e rëndësishme për qytetin bregdetar. Këtë e shprehnin në biseda midis pushimeve mjaft qytetarë durrsakë. Një aktivitet që i dhuroi embëlsi, qetësi dhe gjallëri në këto ditë monotone vere. Në fund të koncertit zonja Nevila Kalaja, {Herczegh}, drejtuese artistike e këtij festivali, falenderoi qytetarët durrsakë për pjesmarjen dhe vlerësimin që i bënë këtij festivali, falenderoi të gjithë institucionet shtetërore e private që ndihmuan në mbarëvajtjen e këtij evenimenti të vecante kulturor, nënvizoi cilësinë dhe profesionalizmin e edicionit të X-të dhe i uroi të gjithë muzikantëve suksese në koncertet dhe recitalet e tyre kudo që jetojnë.

Filed Under: Kulture Tagged With: Durrës, festivali i muzikes se Dhomes, Regi Papa

KOSOVË, KUVENDI MBLIDHET TË ENJTEN

July 13, 2015 by dgreca

-Në Komisionin për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës raport për shënjimin e kufirit me Malin e Zi/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Korrik 2015-Kuvendi kosovar mblidhet të enjten në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2015 dhe çështje tjera në axhendë. Kështu vendosi sot Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, të udhëhequr nga kryetari Kadri Veseli.
Votimi i Projektligjit u bë javën e kaluar, në 10 korrik, në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës pas debatit të një dite më parë. Pas votimit me shumicë e miratimit në parim u kërkua nga Komisioni Funksional dhe komisionet e përhershme që të shqyrtojnë Projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime për seancën plenare që do mbahet në 16 korrik.
Kuvendi i Kosovës fillimisht votoi për shmanige nga rregullorja – shqyrtim të parë dhe të dytë me procedurë të përshpejtuar të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Shtetit 2015.
Në prezantimin e projektligjit nga qeveria iu dha një rëndësi e veçantë marrëveshjes me FMN-në, ruajtjes së fondeve për investime dhe uljes së shpenzimeve në mallra dhe shërbime.
Nga Komisioni për Buxhet u tha se shqyrtimi i dytë i projektligjit duhet të bëhet në seancën plenare në 16 korrik pasi që në 24 korrik bordi i FMN-së në Uashington do të diskutojë marrëveshjen me Kosovën.
Miratimi në Kuvendin e Kosovës i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin do t’i hapë rrugë rishikimit të Buxhetit të Shtetit për këtë vit, ndërsa sipas paralajmërimeve të qeverisë shpenzimet e parapara do të jenë më të ulëta për 49 milionë euro. Rishikimi i Buxhetit është bërë në harmoni të plotë edhe me marrëveshjet e arritura me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ka theksuar qeveria.
Buxheti i Kosovës 2015 me të hyra të planifikuara 1 miliard e 576 milionë euro, me një rritje prej rreth 8.1% krahasuar me vitin 2014, është miratuar në 29 dhjetor nga Kuvendi i zgjedhjeve të 8 qershorit, i konstituar pas gjashtë muajsh.
Kuvendi i Republikës së Kosovës këtë të enjte do të shqyrtojë disa projektligje dhe pritet të zgjedh Auditorin e Përgjithshëm.
Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, Kuvendi do të procedojë me zgjedhjen e Auditorit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës, ndërsa do të shqyrtojë për herë të parë Projektligjin për Sigurimet.
Në lexim të dytë do të shqyrtohen edhe tre projektligje që kanë të bëjnë me çështje financiare: Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Projektligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave dhe Projektligji për Tatimin në të Ardhurat Personale.
Në fund, Kuvendi pritet të debatojë lidhur me veprimtarinë e misionit të BE-së në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së deputetes Albulena Haxhiu, e mbështetur nga pesë deputetë nënshkrues.
RAPORTON KOMISIONI SHTETËROR PËR SHËNJIMIN E KUFIRIT ME MALIN E ZI
Sot u mbajt edhe mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga Enver Hoxhaj, kryetar i komisionit, ku ka raportuar Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi.
Në hapje të debatit, kryetari i komisionit Hoxhaj, vuri në pah se deri më tani nuk ka marrëveshje të nënshkruar që përcakton kufirin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa nga anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin e Kufirit kërkoi të studiohen me kujdes dhe profesionalizëm të lartë dokumentet që ata posedojnë.
Në vijim raportoi kryetari i Komisioni Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi, Murat Meha.
Ai i siguroi se nuk do të ketë ndryshim të kufijve ndërshtetëror prej atyre të vitit 1974. Meha tha se dokumentet, të cilat ata posedojnë dhe shërbehen me to janë të vitit 1974. “Posedojmë edhe dokumente të para këtij viti, e që përputhen me ato të ‘74-ës. Me të njëjtat dokumente shërbehet edhe Komisioni i Malit të Zi, ndërsa janë dokumente të pranueshme për të dyja palët”, theksoi Meha.
Lidhur me pakënaqësitë dhe dyshimet e shprehura nga qytetarët lidhur me këtë çështje, Meha sqaroi se ato vijnë më shumë nga frika se sa nga rreziku real që mund të ekzistojë, dhe shtoi se prona nuk i rrezikohet askujt përgjatë vijës kufitare me Malin e Zi. Duke iu referuar fakteve që ata posedojnë, ai kujtoi kur banorë të asaj ane shfrytëzonin prona të shumta për kullosa dhe tatimin e paguanin në Rozhajë. Është dashur që atje të paguhet tatimi, sqaroi ai, sepse, prona ka qenë në atë anë të kufirit të atëhershëm dhe kjo praktikë është zhvilluar në rrethana të ndryshme prej atyre që janë sot. Meha ka dhënë sqarime sa u përket edhe dy pikave të tjera kontestuese, në Çakor dhe Kullë.
Sqarimet dhe dokumentet e ofruara nga Komisioni shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, u kontestuan me këmbëngulje nga deputeti i AAK-së, njëherësh lider i këtij subjekti, Ramush Haradinaj. Ai i vlerësoi të pasakta deklarimet e anëtarëve të Komisionit shtetëror, ndërsa në shenjë mospajtimi me ta braktisi mbledhjen e komisionit.
Anëtarët e komisionit premtuan mbështetje për komisionin shtetëror, kërkuan kujdes gjatë punës së tyre dhe përkujtuan se asnjë marrëveshje e nënshkruar nuk mund të jetësohet pa miratimin e saj nga Kuvendi.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Buxheti, Kosove, Kuvendi, rishikim

Histori suksesi/ Shqiptarja e suksesshme Mirela Athanas

July 13, 2015 by dgreca

Shqiptarja e suksesshme Mirela Athanas, njé Ekonomiste ne karriere, Pianiste e mire , dhe krijuese e talentuar/
Profili i Mirela Athanas/
Nga Liliana Pere/
Mirela lindi dhe u rrit ne Tirane, nga dy prinder artiste. Gjate femijerise ajo u afrua shume me boten e artit, aq sa i ndiqte prinderit e saj edhe ne prova, pa permendur te gjitha cfaqjet, babai tenori i njohur Xhoni Athanas dhe e ema ballerina soliste Sekine Sharofi. Ne edukaten e saj ndikuan shume edhe gjysherit nga ana e babait, me te cilet ajo u rrit, te cilet ishin nga Korca, gjyshi Prift ortodox ne kishen e Metropolise ne Korce, dhe gjyshja shtepiake.
Mirela vazhdoi paralelisht dy shkolla, ate te edukimit te pergjithshem dhe shkollen e muzikes Kongresi i Permetit. Ne vitin 1974 kur po pregatitej per konkursin e Liceut, per te vazhduar ne pasionin e saj te pianos, nuk ju dha e drejta nga kryetarja e keshillit te Lagjes 5 as edhe te konkuronte per te vazhduar studimet ne Liceun Artistik, aresyeja e dhene ishte per disa aresye familjare politike nga ana e familjes se te emes. Keshtu qe pasioni per pianon dhe muziken, si nje femije i prinderve artiste, dhe vete talenti i saj, u keputen ne mes. Megjithe perpjekjet e saj per te vazhduar studimet pas shkolles Kongresi i Permetit, me mesuesen Lali Gabeci, paralelisht me shkollen e mesme te pergjithshme, nuk pati mundesi te vazhdonte studimet ashtu sic e kerkonte profesioni i pianistes. Mirela vazhdoi studimet ne universitetin e Tiranes si Ekonomiste, fale rezultateve te saj te shkelqyera ne shkolle te mesme, dhe u dipllomua ne vitin 1985. Megjithe aftesine e saj ne matematike, ne te cilen ishte shquar ne gjimnaz, Ekonomiku ishte vetem nje shkolle te cilen ajo e vazhdoi pa ndonje pasion te madh, duke vazhduar here pas here studimet e saj ne piano. Pervec kesaj, Mirela ishte shquar edhe per aftesite ne gjuhe te huaja, si Italisht dhe Anglisht, dhe pas mbarimit te shkolles, u morr me shume me mesimin e Italishtes me studente ne shtepi.
Pyetje:Liliana Di që ju tani jetoni ne USA dhe jeni njé Ekonomiste shume e mire e vleresuar Keni studiuar ‘’Computer Learning Center, dhe Business Management e Accounting’’. Ne CLC, Mirela ishte e para shqiptare qe frekuentoi kete shkolle, dhe pershtypjet e te gjithe mesuesve dhe stafit te pedagogeve ishin qe shqiptaret ishin njerez shume te zgjuar,Si mundet Ta arrinit kete sukses?
Pergjigjet Mirela:Ne vitin 1994 i jepet mundesia per te emigruar ne Amerike, vend ne te cilin kishin emigruar gjysherit e saj shume vite me pare, dhe ku kishte lindur edhe i ati i saj Xhoni. Amerika, ashtu sic e kishin pare gjithmeone ne te vetmen dritare ndaj botes, ishte vendi i “endrrave”. Sapo mberiti ne Amerike, i vuri detyre vetes te perfeksiononte gjuhen, dhe e dyta te mesonte te perdorte kompjuterin, meqenese e pa qe teknollogjia e kompjuterit ishte shume e rendesishme ne Amerike ne ate kohe dhe gjithcka po kompjuterizohesh. Rastesisht viziton nje shkolle qe kishte prane shtepise, Computer Learning Center, qe studionte per Komputer dhe Business Management e Accounting, dhe u inkuadrua ne shkolle ku e morren menjehere. Mireles i mungoi nje ndihme konkrete nga dikush qe kishte ardhur perpara ne amerike qe ta drejtonte persa i perket shkolles, keshtu qe inkuadrimi ne kete shkolle ishte menyra e vetme qe ajo pa per te vazhduar studimet dhe per t’u pregatitur per kete bote te re. Anglisht kishte mesuar ne shkolle te mesme dhe dy vitet e shkolles se larte, por ishte shume me ndryshe te komunikoje me njerez qe e kishin ate gjuhen e nenes. Keshtu qe si detyre kryesore i vuri vetes perfeksionimin e anglishtes. Shkolla e ndihmoi shume per kete, ku nder lendet kryesore ishte dhe business English. Me shume zell Mirela filloi te mesonte te gjithe terminologjinne e kompjuterit, businessit dhe accounting, te cilen e kishte studjuar ne universitetin e Tiranes, por qe ne ekonomine e marketit ishte ndryshe. Filloi edhe nje pune ne po ate shkolle, ne nje work study, ku te gjithe e vleresonin shume. Ne CLC, Mirela ishte e para shqiptare qe frekuentoi kete shkolle, dhe pershtypjet e te gjithe mesuesve dhe stafit te pedagogeve ishin qe shqiptaret ishin njerez shume te zgjuar, kjo ndodhte gjithmone kur pas saj vinin shqiptare te tjere te regjistroheshin ne shkolle, te gjitheve ju permendej Mirela.
Pyetje:Liliana: Amerika, ashtu sic e kishin pare gjithmone ne te vetmen dritare ndaj botes, ishte vendi i “endrrave”.Tek ju shoh née , kembengulje , pune sistematike paralele per te ecur ne disa fusha dhe per te qene e suksesshme,Cfarë ju pëlqen tjetër të ushtroni apo ti përkushtoheni?
Pergjigjet Mirela:Sic ndodhi edhe me vone ne te gjitha kompanite ku Mirela punoi, kur po mbaronte shkollen, meqnese kishte permendur studimet e pianos shokeve te shkolles, i kerkuan te luaje ne piano ne momentin e diplomimit te studentave te shkolles Pops & Circumstances. Mirela ishte shume e lumtur per kete, sepse do te ishte hera e pare qe do t’i binte pianos per publik, pas shume shume viteve, studjoi pjeset qe i kerkuan, qe luhen per dipllomim dhe te gjithe mbeten shume te kenaqur ne ate mbremje.
Pyetje:Liliana: Si filloi rruga e karieres se Mireles ne USA? Mirela fillon karrieren tuaj ne vitin 2002 si ekonomiste ne nje kompani investimesh dhe sot keni arritur te merrni Titullin Senior Associate ne Finance Department
Nje rruge e gjate poor e kenaqshme per te mberritur ne kete sukses?
Pergjigjet Mirela: Mbas mbarimit te shkolles Mirela fillon kerkimet e saj per te filluar nje pune qe te perdorte aftesite qe kishte mesuar ne shkolle. Vitet e para ishin pak te veshtira per te care ne boten e corporatave, keshtu qe ajo filloi pune temporare me kompani te ndryshme qe te krijonte resumene e saj. Pas kesaj, ne vitin 1997 fillon pune si sekretare ne nje kompani ku merrej me statistikat e pacienteve, aty punoi per 2 vjet, dhe krijoi nje program regjistrimi te cilin ia kerkuan ta prezantoje ne mbledhjen e boardit te kompanise. Ne vitin 1999 fillon nje pune ne Business Office te shkolles ku kishte studjuar ne 1994. Kjo ishte nje enderr per te, sepse ajo shkolle per te kishte qene kontakti i pare me ameriken, dhe kjo zyre, ajo qe i kishte dhene financial aid, ishin njerezit dhe zyra e pare ku ajo kishte komunikuar. Puna qe filloi ishte si nenpunese llogarie, dhe per pranimin ne pune e ndihmuan rezultatet qe kishte arritur ne shkolle. Ne vitin 2002 Mirela punon si ekonomiste ne nje Kompani investimesh, qe prej ketij viti deri ne vitin 2007 pozicioni i saj dhe detyrat erdhen gjithmone ne rritje. Pas ketij viti ne 2008-2009 punon si ekonomiste nje tjeter kompani investimesh. Ne vitin 2010 Punon si ekonomiste nje tjeter kompani investimesh, ku rrittet ne pergjegjesi brenda vitit, dhe pas nje vitin arrin titullin Senior Associate ne Finance Department, nje titull qe ne kompani i jepej studenteve qe kishin mbaruar shkolla te larta nga me te degjuara te Amerikes. Ne kete kompani Mirela punoi shume me buxhetin e kompanise, te cilin e kishte pasion sepse me buxhetin kishte punuar e studjuar edhe ne Shqiperi. Gjate punes ne kete kompani Mirela morri pjese ne shume seminare dhe klasa qe sponsorizoheshin nga kompania per zhvillim te metejshem studimor, dhe fitoi kredite te vazhdueshme. Nje eksperience e vecante ishte marrja pjese ne Konferencen e Simmons College, nje kolegj vetem per femra, ne te cilin speakers flasin per eksperiencen dhe rrugen e tyre te suksesit.
Pervec karieres se saj si ekonomiste, Mirela ka qene e aktivizuar edhe me komunitetin Shqiptar te Bostonit. Me ardhjen ne Amerike, pervec punes si ekonomiste, Mireles ju zgjua edhe nje here pasioni per pianon.
Pyetje:Liliana:Ju jeni diplomuar neFakultetin ekonomik,jashte deshires tuaj dhe tashme, ju e zoteroni kete profesion madje nuke late pas dhe muziken, per te permbushur talentin dhe deshiren tuaj per Piano? c’fare mbeshtetje keni pasur…. nga familja cfare mund të më kujtoni?
Pergjigjet Mirela: Gjeja e pare qe ata bene si familje ishte blerja e nje pianoje. Keshtu Mirela filloi te rifreskoje pjeset qe kishte studjuar shume vite me pare dhe te mesoje repertor te ri. Ajo u vu ne kontakt me nje pedagoge ruse, me te cilin aktivizohej i ati, ku morri edhe disa mesime. Repertori i ri filloi edhe me kerkese te kompanive ku ajo punonte.
Ne CLC i kerkuan te luaje Pops & Circumstances ne Diplomimin e studenteve. Gradualisht Mirela filloi te studionte pervec pjeseve klasike dhe kenge te lehta amerikane dhe boterore. Ne cdo kompani qe ajo ka punuar gjithmone i kane kerkuar te luaje ne piano, si per pervjetoret e krijimit te kompanise, mbremje festive etj. Me komunitetin Shqiptar te Bostonit,
Pyetje:Liliana – C’fare motivi gjeni ju ne jeten tuaj ne raport me artin , nga se frymëzoheni Tregoni ju lutem nje emocion te ndonjë ndjesie të thjeshtë që e përftojmë me shumë dashuri dhe sensibilititet per të gjithë ne…
Pergjigjet Mirela: Mirela eshte aktivizuar shume, per t’u permendur jane koncerti fondmbledhes ne Harvard University ku ajo mbajti gjithe programin, si me shoqerimin e Xhonit dhe Etleva Hima(violiniste) ashtu edhe me pjese solistike shqiptare. Me vone koncerti ne Boston University, ku shoqeroi te jatin me arien e Skenderbeut. Me arien e Skenderbeut jane paraqitur ne shume koncerte ne Boston. Ne vitin 2010 Mirela u aktivizua me korin e femijeve te shkolles shqipe ne Boston per t’u paraqitur ne festivalin e pare qe u be ne boston me kengen Ne pervjetor te ditelindjes, kjo ishte nje kenaqesi e vecante sepse asaj i pelqen komunikimi me femije. Pervec ketyre aktivitete me piano, Mirela ka edhe studion e saj ku jep mesime pianoje nxenseve nga 6-14 vjec, gje te cilen e ka me shume pasion. Recitalet e studenteve i pergatit me shume kujdes sepse do qe sejcili prej femijeve te ndihet sikur eshte ne skene dhe te duartrokitet si profesional.
Pyetje:Liliana Di që ju tani jetoni ne USA dhe jeni njé Ekonomiste shume e mire e vleresuar me, njënje Pianiste shume e dashur dhe e kerkuar per publikun jep koncerte te mirepritura,pra Mirelen e shikoj te kompletuar dhe te suksesshme , cfarë ju pëlqen tjetër te plotesoni ne ne endrat dhe prirjet tuaja ?
Pergjigjet Mirela: Ajo ka edhe nje pasion tjeter, ate te poezise. Ajo ka shkruar kur ishte ne Shqiperi, dhe ka nje permbledhje poezish ne shqip, pervec kesaj tani ajo po pergatit nje tufe me poezi ne anglisht dhe do te pergatise nje volum poezish ne shqip dhe anglisht, te cilin shpreson ta botoje ne vitin ne vazhdim.
Liliana
Ju faleminderit e dashur Znj. Mirela per intervisten ne lidhje me aktivitetin tuaj te suksesshem.
Ju uroj suksese nga zemra.
Mirela
Kam falenderimet e mija per org ‘’GSHB’’ dhe per ju personalisht znj.Liliana per kete mission kaq te bukur dhe te rendesishem per venjen ne pah te vlerave te Gruas shqiptare . Ju faleminderit.

*Liliana Pere
Presidente
Gruaja Shqiptare ne Bote

Filed Under: Interviste Tagged With: Liliana Pere, Mirela Athanas, Shqiptarja e suksesshme

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 53
  • 54
  • 55
  • 56
  • 57
  • …
  • 100
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT