-Opinion nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike per Asociacionin e Komunave Serbe/
PRISHTINË, 31 Gusht 2015/ Marrëveshja e 25 Gushtit 2015 në mes të Kosovës dhe Serbisë në lidhje me themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe bie ndesh me shumë parime kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe vizionit Evropian të shtet-ndërtimit të saj.
Ky është opinioni i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, i cili vlerëson që Marrëveshja mbi Asociacionin prek në esencë çështje të rëndësisë strukturore të vet natyrës së shtetit të Kosovës dhe vlerave të saj multietnike.
Komunikata fillimisht thekson se, Republika e Kosovës është e ndërtuar mbi parime të një demokracie kushtetuese, duke reflektuar kështu një model thellësisht Evropian të një shteti multietnik dhe një shteti ku legjitimiteti qeverisës buron nga qytetarët (e barabartë, pa-dallim). Marrëdhëniet ndërmjet etnive në një demokraci kushtetuese ndërtohen në dritën e parimeve ku institucionet qëndrojnë mbi ndasitë etnike, dhe ato nuk përfaqësojnë apo reflektojnë vlera etnikisht të veçuara.
Opinioni i Grupit për Studime Juridike dhe Politike, sqaron pikat në vijim: 1.Sa i takon shkatërrimit të karakterit themelor të shtetit të Kosovës, multietnicitetit; 2. Sa i takon kompetencave, përkatësisht gjerësisë së pushtetit publik, të Asociacionit; 3. Sa i takon nivelit të autonomisë së Asociacionit; 4. Sa i takon argumentit mbi njohjen e Kosovës nga Serbia përmes Marrëveshjes mbi Asociacionin, dhe 5. Sa i takon neutralitetit të skajshëm ndaj karakteristikave kushtetuese të Republikës./b.j/
Archives for August 2015
Festa e vjeljes së rrushit “Hardhfest 2015” në Rahovec
Camaj : “Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, — kantina e famëshme në Rahovec – Kosovë – Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.
Nga Beqir SINA/
RAHOVEC : Ardhja e vjeshtës përkon dhe me pjekjen e rrushit dhe vjeljen e tij, gjë e cila më pas i hap rrugën përpunimit të rrushit dhe prodhimit së verës, rakisë e të tjera, ku për të pasur sezon të mbarë, vjelja, shndërrohet në një festë për prodhuesit.
Vera e lashtë sa dhe vetë bota, në prodhimin e saj ka një traditë 60 vjeçare – edhe në Kosovë. Ku më 1953 u ngritë edhe boudrumi – Kantina e Verës më e madhe në Ballkan ajo e Rahovecit, e cila dekadat e fundit është pagëzuar me emrin e kompanisë së njohur për prodhimin e verërave Stone Castel.
Kjo, kantinë me një vrashtari, që ka një traditë të trashëguar brez pas nga rahovecarët për kultivimin dhe prodhimin e rrushit – po i kushtonë punën dhe mundin prodhimeve të rrushit, duke u bërë dhe përfaqësues dinjitoz në tregun tonë kombëtar Shqipëri e Kosovë dhe atë ndërkombëtar, Europë dhe SHBA, dhe duke synuar tregun në Malajzi dhe Japoni.
Prej disa vitesh, ata, që e kanë bërë të famshme këtë verë edhe në tregun botëror si prodhues – është edhe një prej kompanive më të suksesshme në këtë fushë, është ajo e biznesmenit të shquar shqiptaro-amerikan, Rrustem Gecaj – nga Nju Jorku.
Gecaj – pas suksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fushën e biznesit, mbas çlirimit të Kosovës – disa vite më parë vendosi të investojë edhe në vendlindje.
Tashmë, në atë që dikur thirrej Boudrumi – por tani “Shtëpia e Verës së Mirë – House of Good Wines” – Kantina e verës “Stone Castle”, në pronësi të së cilës, është Rrustem Gecaj – është një histori suksesi – dhe këtë javë ajo do të jetë mikëpritëse për festivalin “Hardhfest 2015” apo Festivali i vjeljes së rrushit për këtë vit.
Një festë e lashtë, kjo, që ka traditën e saj edhe në Kosovë – Rahovec, i cili dallohet për vreshtarinë dhe këtë vitë, pra më 5 dhe 6 shtator (të shtunën dhe të dielën), sipas organizatorëve ka për të bërë edhe promovimin e prodhimeve vendore dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik, duke pas në focus të saj frutikulturën dhe turizmin rural, thonë organizatorët e saj.
Kjo festë tashmë tradicionale, e cila nisë me vjeljen e rrushit është mundësi e mirë, edhe për të treguar vreshtat e të Rahovecit dhe për të festuar prodhimtarinë e saj – vjeljen e begatë të këtij viti.
Këtë vit festa e rrushit do të shënohet me plot aktivitete interesante. Aty pritet të marrin pjesë për të promovuar produktet e tyre prodhues nga të gjitha trojet, dhe zyrtarët e lart të kësaj ministrie me ata të komunës së Rahovecit .
Aktivitetet, që organizatorët i kanë paralajmëruar për sivjet janë janë garat si vjelja e rrushit, gara në shtrydhje të rrushit, garat tradicionale lokale, përzgjedhja e mbretëreshës së vreshtave, kolonia e artistëve.
Gjithë festa do të përcillet me muzikë, ndërsa, do të organizohen edhe shetitje në vreshtat e Rahovecit e mbahet me këtë rast Panairi i verërave.
“Festivali i Vjeljes së Rrushit ‘HardhFest 2015’ do të mbahet më pesë dhe gjashtë shtator, – tregon menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj, dhe shtonë se për festën e vjeljes së rrushit – kantina e famëshme në Rahovec – Kosovë – Stone Castel, është një ndër sponsorët dhe organizatorët kryesorë të festës, për vitin 2015, së bashku me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, dhe Kryetarin e Komunës së Rahovecit, z. Idriz Vehapi”.
Ai, na tha se ata kan bërë të gjitha përgatitjet, e tyre, që ky festival, të dalë sa më mirë, duke shfrytëzuar të gjitha ambientet e Kantinës, prej nga vjelja e rrushit, panairi i verërave , dhe koncerte me muzikë të hapur.
Mirëpo, ajo që i ka gëzuar jashtë mase pronarin, drejtuesit e Stone Castel, dhe puntorët e saj , është se ky do të jetë edhe viti me prodhimtar i rrushit.
Camaj, tha se :”Simbas, të dhënave të marra nga grupi i ekspertëve, dhe analizave të bëra ka shumë gjasa që ky vitë të jetë më prodhimtari –. Duhet theksuar me këtë rast se përveç, rendimentit, rrushi do ta ketë edhe një kualitet shumë ma të mirë. Më konkretisht , ky është viti më i begatë në prodhimtari në dekadat e fundit në vreshtarinë e Kosovës”.
Nga kjo prodhimtari dhe cilësi e rrushit, kantina Stone Castel – një nga më të mëdhat në Ballkan, ka shancin për të rritur edhe kualitetin e verës së saj .
“Kështu, që mendojë unë, tha ai, ne synojmë të jemi më të sukseshmit në arenën ndërkombëtare . Pra, të jemi të parët në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në arenën ndër-kombëtare, duke synuar që në 2016 në çdo panair kombëtar dhe ndërkombëtar të marrim medaljen e artë, si vera më e mirë dhe ku Stone Castel, shpreson që në fillim të vitit -2016 të hyjmë fuqishëm edhe në tregun Amerikan”, na tha menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.
Rrustem Geci, pronari i kësaj vreshtarie dhe kantine vere, është mjaft i kënaqur me punën e bërë këtë vit për arritjen e kësaj prodhimtarie, e cila është nga më të mirat e të gjitha kohërave.
“Fillimisht, thotë Gecaj, i faleminderohemi Zotit, natyrës, që ka qenë mjaft volitshme për një prodhimtari të tillë, e cila do të rrisi edhe kualitetin – por edhe punës së kujdesshme të drejtuesve të Stone Castel dhe puntorëve të kësaj vreshtarie”.
Duke folur për këtë investim të madh në Kosovë, zoti Gecaj tha se : “Përmes këtij investimi, jo vetëm që kemi ndihmuar në punësimin e qindra njerëzve, (mbasi ne kemi rreth 300 puntorë të rregullt, dhe 700 puntor në kohën e rrushit), por edhe kemi promovuar Kosovën, mbasi vera e kantinës “Stone Castle”, tashmë eksportohet në vendet më të rëndësishme në botë, duke shkuar deri në Malajzi dhe Japoni.
Vreshtaria dhe Verëtaria “Stonecastle Vineyards and winery” L.L.C. në Rahovec, është prodhuesi më i madh i verës në Kosovë dhe ndër më të mëdhenjët në Ballkan.
Kjo, kompani ka filluar veprimtarin prodhuse, që nga viti 1953, fillimisht si Ndërmarrje Shoqërore, ndërsa e privatizuar , nga pronari i saj shqiptaro amerikan Rrustem Gecaj dhe Hysen Gecaj, është në gusht të vitit 2006.
Kompania “Stonecastle Vineyards and winer y “L.L.C. posedon 2200 Hektar tokë bujqësore, nga të cilat 650 hektar janë vreshta aktive. Kapacitetet rezervuese të Verëtarisë janë 300 000 HL, nga të cilat 50 000 HL janë fuqi druri, për verat e cilësisë së lartë. –
“Themelimi i kësaj kantine nga ekspertë të periudhës së ish-Jugosllavisë dhe gjermanë, është bërë duke studiuar tokën, duke studiuar kushtet klimatike të favorshme për ngritjen e vreshtave në këtë rajon. Kështu që lindi kjo kantinë dhe me kualitetin e dëshmuar të cilësisë së verave tona, ne kemi arritur që në vitet ’80-të të eksportojmë në bashkësinë evropiane deri në 50 milionë litra”, – ka thënë për shtypin shqiptar menaxheri i kantinës, zoti Artur Camaj.
“Ne si biznes posedojmë rreth 700 hektarë vreshtë aktive. Kemi dy mijë e 200 hektarë tokë, të cilat shpresojmë se do të kthehen në vreshta të gjitha. Prodhimi mesatar vjetor është mbi 12 milionë litra verë. Si kantinë kemi një kapacitet stazhionimi deri në 30 milionë litra verë”, -shton Camaj.
Simbas tij Kantina “Stone Castle” prodhon 18 lloje të ndryshme vere dhe rakie.
“Ne kemi mbi 18 produkte të verës dhe të rakisë. Eksportojmë pothuajse në të gjitha shtetet evropiane, përjashtuar shtete nordike, pasi aty nuk jemi. Eksportojmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Eksportojmë në Turqi, në Nigeri dhe së shpejti shpresojmë që të fillojmë eksportimet edhe në Malajzi dhe Japoni”, -tregon menaxheri Camaj.
Vera e Rahovecit vlerësohet kryesisht për cilësinë dhe pastërtinë e saj. “Vera jonë, sidomos ajo ‘Chardonnay’, vlerësohet shumë në tregun rajonal dhe në atë europian për cilësinë shumë të pastër të këtij varieteti. Kantina jonë ka veçorinë se të gjitha verërat që ne i prodhojmë, i kemi të pakombinuara. Ato janë të pastra 100 për qind, që nga aroma dhe e gjithë struktura”, -ka shpjeguar Camaj.
GJENOCIDI TURKO-OSMAN DHE QËNDRESA SHQIPTARE
Nga Kolec TRABOINI/
Në kronikat osmane janë të vërteta e pohuar nga vetë osmanët. Tmerr gjaku, krime kolektive të përbindshme, shfarosje banorësh, prerje kokash e hedhje masive ne det, rrëmbimi i grave, vajzave e fëmijëve për ti dërguar në Turqi si skllevër dhe rrafshime qytetesh. Asnjë banor nuk mbeti i gjallë në qytetin kështjellë të Drishtit, Asnjë banor nuk shpëtoi pa ju pre koka në Lezhë, nuk mbeti asnjë banor arbër në Elbasan, kush shpëtoi prej shpatës turke iku nga sytë këmbët në male dhe tërë bregdeti shqiptar u shua në ekzistencë. Libri “Lufta Shqiptaro Turke në shekullin e XV”, burime e kronika osmane botuar në Tiranë në vitin 1968 në 400 faqe është një libër i madh tregon krime të përbindshme dhe gjenocidin që është bërë mbi shqiptarët. Ky libër është botuar nga Universiteti i Tiranës në kuadër të 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Një tjetër libër i madh për historinë tonë është “Historia Skënderbeut” e Marin Barletit i pandarë ky nga vepra tjetër e madhe “Rrethimi i Shkodrës”. Kur flasim për krimet turke ndaj shqiptarëve në histori, nuk ka pse dalin disa dhe bëjnë mbrojtjen e atyre krimeve, me kot lodhën të bëjnë avokatinë e vrasësve, se gjoja paskan vrarë se i ka urdhëruar sulltani. Perandoria Turke ishte një organizim i madh dhe vepronte si vepronte, përgjegjësia historike e krimeve nuk mund të anashkalohet për asnjë arsye, nuk ka alibi të krimeve ndaj popujve, as duke na thënë se kanë qenë ca vezirë e ca pashallarë me origjinë shqiptare e kjo të na konsiderohet bashkëpunim. Kështu thonë vetëm armiqtë e Shqipërisë, apo ndonjë qe është i ndërgjegjshëm se nuk ka gjak shqiptar në damar por gjak arab-turk, se të jemi të qartë, Turqia ka sjellë jo pak muhaxhirë në këto troje. Lexoni Faik Konicën për këtë. Vezirët nuk kanë shkuar si përfaqësues të shqiptarëve në Stamboll , madje edhe kanë harruar fare se nga kanë qenë, kanë qenë ushtarë të bindur të Turqisë dhe përfaqësojnë Turqinë e jo Shqipërinë në asnjë rrethanë. Se sa e deshën Turqit Shqipërinë e shqiptarët lexoni për masakrën e Monastirit më 26 gusht 1830, 185 vjet më parë, ku u vranë 500 krerë të Shqipërisë së jugut të thirrur ne festë e në besë, “besë sulltanësh” që kullojnë veç gjak. Pasi i vranë në të pa besë pra, u prenë kokat të cilat u dërguan në Stamboll ti shihte Sulltani dhe trupat i lanë në shesh të hapur për ti shqyer qentë. Këta janë pushtuesit me të cilët ne paskemi bashkë qeverisur perandorinë siç thotë një historian tashmë i rrjedhur sepse edhe në kohë të diktaturës bëri një libër duke e bërë Haxhi Qamil, turkoshakun që kërkonte të sillte sërish babë Sulltanin, një hero.
Ndaj ju që ndjeheni më turq se turqit, mos u përpiqni të thoni gjëra që nuk guxojnë ti thonë as vetë turqit safi e jo më turq të sajuar si puna juaj. Gjenocidi turk mbi shqiptarët është një e vërtetë historike e pamohueshme. Shkatërrimet që ka bërë Turqia në Shqipëri nuk i ka bërë mbi asnjë popull tjetër në Evropë aq mizorisht, po krejt ngjashëm me Armenët 1909-1918. Gjenocidi më i madh që njihet në Evropë është shfarosja e shqiptarëve prej turqve pas vdekjes se Skënderbeut shekulli XV dhe ky gjenocid duhet të njihet botërisht dhe të dënohet.
Është e nevojshme të sqarojmë edhe disa lojë fjalësh që bëjnë mbrojtësit e zellshëm të Turqisë duke e konsideruar se nuk ka asnjë lidhje me Turqinë historike që këta e mbiquajnë osmane. Vetë turqit në të gjitha analet e veta thonë Perandoria Turke, dhe Europa po ashtu e cilësonte. Myslimanët shqiptarë, Stambolli i konsideronte turq dhe jo osmanë…. Varianti me perandori osmane doli si një alibi për të heq qafe përgjegjësinë historike të krimeve të përbindshme, se gjoja i kanë bërë osmanet dhe nuk i kanë bërë turqit. Alibi mjerane.
Veç të lexoni krimet e përbindshme turke mbi shqiptaret. Jo vetëm ne vrasjet e përditshme por vetë Sulltani kishte ndërmarrë dy fushata të mëdha për shfarosjen e “racës së keqe të shqiptarëve” kur njerëz me të pistë se hordhitë e Anadollit nuk kish parë historia e Evropës. Në këto fushata vranë çfarë gjetën, gratë e fëmijët i dërguan në Stamboll si robër, një e pesta e femrave i dërgohej Sulltanit mizor ndërsa katër të pestat i merrnin ushtarët dhe i përdhunonin. Vetë historiani turq përshkruan se si e shkretuan qytetet shqiptare pas dorëzimit dhe si i vranë të gjithë shqiptarët qe arrinin ti kapnin. Shqipëria u kthye ne një thertore. Historianet turq i pohonin vetë ato masakra dhe shkruanin se shqiptarët, vajza e djem ishin të bukur si yje. Pra sot nuk kemi asnjë dokument asnjë artefakt nga kohë e Gjergj Kastriotit sepse turqit shkretuan gjithçka, madje mbasi e nëpër qytete nuk mbeti asnjë shqiptar i gjallë, shkruajnë kronikanët, prunë popullsi myslimane nga Anadolli.
Ndaj na dalin aty këtu ca kopilë Anadolli që i dhunojnë edhe shtatoret e Gjergj Kastriotit dhe Nënë Terezës në Tiranë e Mitrovicë. Është krejt e arsyeshme të mendohet se, siç përshkruajnë kronikanët e asaj kohe, këta marrokë-harrokë janë pjella të hordhive pushtuese dhe nuk e ndjejnë veten aspak shqiptar.
Tani se si në Kosovë shkojnë e i bëjnë lutje për shpirtin katrani të zi si Sulltan Murati, këtë veç mendjet e mykura të njerëzve të ngecur në errësirën mesjetare mund ta dinë. Po le të lexojmë dëshmitë historike:
“Për të pafetë meshkuj të rritur u dha urdhri që ti jepeshin belikut. Për këtë arsye në çdo qendër kalimi sillnin kolona robërish të lidhur me zinxhirë, i kalonin para padishahut ngadhënjimtar dhe aty të rinjtë dhe pleqtë i kaluan në shpatë dhe i copëtuan. Pati raste kur ranë në shpatë tremijë, katërmijë, dhe shtatëmijë të pafe. Luginat e thella për shkak të kufomave morën pamjen e kodrave. Gjaku rridhte në fushat e gjëra si lumi Amur-Darja”. Këtë histori e ka shkruar Tursun Beu (“Lufta shqiptaro-turke në shekullin XV”, Burime Osmane faqe 100-101 . Ai ishte historian i Sulltanit Mehmetit II, i cili ishte pjesëmarrës gjatë pushtimit të Shqipërisë.
Kronikani Kemal Pashë-Zade shkruan, se: “Me urdhër të Padishahut u vra pa mëshirë, cilido që u zu gjallë, vendi u plaçkit tmerrësisht, gratë dhe fëmijët u morën robër. Dhe vazhdon me vargje: I theri të panënshtruarit e atyre kryengritjeve, ua bëri ushqim ujqërve dhe shpezëve kufomat e tyre, s’mbeti grua e fëmijë, të gjithë u bënë robër.” po aty f.194.
Kevami, shkronjës i Sulltan Mehmetit te II dhe Bajazitit të II shkroi rreth vitit 1489, mjaft të dhëna që përputhen edhe me ato çfarë shkruante edhe Marin Barleti. “Disa mijëra të pafe i gjuajtën, i kapën dhe i prunë përpara sulltanit të botës. Padishahu i botës , disave prej tyre ua preu kokat, ndërsa disa të tjerë i cau në dysh. . të gjithë të tjerët urdhëroi dhe i shkuan në shpatë para tij. Po aty f.112
Kronisti bizantin i kalif Fatihut, Kritobuli nga Imbrosi, që e vëzhgoi së afërmi këtë luftë, thotë, se: “Shqiptarët preferonin më mirë vdekjen, se sa të binin në duart e turqve. Disa Ilirianë, duke parë se ndiqeshin nga turqit dhe pasi nuk gjetën asnjë vend për t’u strehuar, u hodhën poshtë që nga shkëmbinjtë, në hapësirën e përrenjve dhe u vranë.”
I zemëruar për disfatën, kalifi Fatih u largua nga Kruja. Gjatë rrugës prej Elbasanit në Dibër, ai rrethon qytetin e Çidhnës, afër Drinit, ku janë strehuar rreth 20.000 gra, pleq e fëmijë, të larguar nga krahinat fushore për t’i shpëtuar masakrave islamike. Nën thirrjet “Vdekje shqiptarëve!” dhe “Allahu Akbar!” osmano-islamikët sulmojnë qytetin. Pasi e pushtojnë atë, kalifi islamik Fatihu i masakron të gjithë barbarisht ” Vetëm në këtë qytet humbën 20.000 mijë shpirtra të pafajshëm.
Shkodër. Viti 1478. Kështjella e Shkodrës rrethohet nga ushtritë osmane. Turqit sulmojnë pareshtur por mbrojtësit nuk dorëzohen dhe i zmbrapsin me sukses sulmet e barbarëve. Sulltan Mehmet Fatihu që e drejtonte vetë fushatën, vendos zbatimin e një tjetër taktike për të terrorizuar mbrojtësit e qytetit. Ai sulmon dhe pushton kështjellat Zhabjakut, Drishtit. Pasi i rrafshon ato, banorët e marrë robër i sjell përpara mureve të Shkodrës. Disa mijëra gra, burra, pleq e fëmijë masakrohen në mënyrën më mizore pranë mureve të kështjellës. Me këto skena makabre, Sulltan Mehmet Fatihu, ka si qëllim të ligështojë mbrojtësit e kështjellës, dhe t’i detyrojë ato të dorëzohen. Kjo taktikë dështon. Kështjellarët e Shkodrës nuk epeshin. Më vonë qyteti dorëzohet sipas një traktati midis Venedikut dhe sulltanit. Banorët e qytetit largohen drejt Italisë, dhe në vend të tyre sulltani e popullon qytetin me turko-arabë të ardhur nga Anadolli, Afrika Veriore dhe Azia Qendrore.
Në përshkrimin e skenave makabër që bënë turqit në Lezhë e Shëngjin kronisti turk Idriz Bitlisi shkruan rreth vitit 1502 “Kokat e këtyre keqbërësve, të prera që në zverk nga shpatat dhe që ishin si pjeprit e kopshtit të sheshit të luftës, notonin në sipërfaqen e ujit si kunguj. Trupat e tyre të brishtë lëviznin si flluska uji dhe sa herë që dallga i prekte si një shpatë…”
Muhamet Muhjiu shkruan rreth vitit 1478 në pushtimin e Krujës: “Ah botë plot vuajtje dhe rënkime! Vaj! Thirrjet që nga krahërorët e tyre të dërrmuar arritën deri tek tavani i Saturnit. Gjithsejtë rreth pesëmijë të pafe, që ishte secili një djall nafthëdhës dhe vetëtimlëshues, u bënë kështu pre e shpatës së mprehtë dhe qoke e shigjetës goditëse. Kafkat e këtyre do të jenë për shumë vjet ushqim për shpezët e këtyre viseve. Në këtë mënyrë u arrit fitorja; thyerja e të pafeve dhe shfarosja e armiqve. Turma e luftëtarëve u kënaq dhe u gëzua me plaçkë të shumëllojshme dhe të panumërt. Ata që mbetën nga armiku, gratë dhe fëmijët, i vunë në pranga poshtëruese të robërimit dhe i lidhen me zinxhirët e mjerimit. Pastaj do të fillojë shkatërrimi i kishave, ndërtimi i medreseve, ndalimi i kambanave dhe prishja e ligjeve…”
Tërë këto tramvaje i ka hequr populli ynë. Ishim trashëgimtarët e Ilirëve, me troje që nga Danubi e deri pranë brigjeve të Peloponezit, historia u tregua e ashpër, kaluan shumë pushtues njeri me i egër se tjetri në këto troje. Aq shumë e mizorisht na vranë për të na shfarosur, sa popullsia erdhi gjithnjë duke u rrudhur e duke u zhdukur deri sa mbetëm në një pëllëmbë tokë në brigjet e Adriatikut. Këto janë të vërteta që nuk mund ti harrojmë. Konjukturat e sotme, marrëdhëniet e mira dhe paqësore, dëshira për mirëkuptim me të tjerët, qofshin dhe partnerë strategjikë, nuk duhet të na pengojë apo ndalojë që ta shkruajmë historinë ashtu siç ka ndodhur, se në fund të fundit është histori, është dinjitet dhe identitet, është mësim për të mbijetuar si komb dhe për të fituar atë çfarë e kemi humbur në histori, bashkimin kombëtar.
Më poshtë po sjellim një kronologji ngjarjesh gjatë viteve 1385-1912 të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve turq nga libri “Studime dhe tekste historike” i albanologut të shquar italian Prof. At Zef Valentini, Plejad, Tiranë 2010, f.129-136:
1423, Shqiptarët e Moresë çohen në kryengritje kundër turqëve.
1432, kryengritja antiturke e udhëhequr nga Topi Golemi.
1434, kryengritja antiturke e udhehëqur nga Gjergj Arianiti.
1443-1468, epopeja e Gjergj Kastriotit në luftërat antiturke.
1481, pas vdekjes së Sulltan Mehmetit II mbarë Arbëria ngrihet në kryengritje.
1488, kryengritja e udhëhequr nga Gjon Kastrioti, djali i Gjergj Kastrioti.
1497, kryengritje antuturke me ndihmën e Venedikut.
1536, shqiptarët çohen në kryengritje të ndihmuar nga Papa, Venediku e Perandori.
1570-1571, kryengritja shqiptare kundër turqve në prag të shpërthimit të betejës së Lepantos. Ibrahim Begolli, sundimtari i Pejës çohet peshë kundra turqve.
1580, kryengritje antiturke. Shqiptarët shkojnë edhe në ndihmë të Princit Mihail të Rumanisë.
1593-1596, kryengritje të mëdha antiturke në Shqipëri.
1596, kryengritja antiturke e himariotëve.
1611-1624, Kelmendasit ngrihen në kryengritje antiturke.
1668, kryengritje e madhe antiturke në Kosovë.
1699, Ulqini, Tivari e Kelmendi çohen në luftë kundra turqve.
Shekulli XVIII, Shqipëria është një vatër kryengritjesh të pandërprera
1737, ushtria austriake hyn në Kosovë, popullsia shqiptare çohet në luftë kundra turqve.
1740-1830, kryengritje të pandërprera antiturke nga shqiptarët.
1786, Mahmut Bushatlliu thyen ushtrinë turke të nisur kundër tij.
1833, kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe të Veriut kundra reformave të Tanzimatit.
1835-1836, kryengritja e shkodranëve dhe malësorëve kundër sundimtarit turk, Osman Pasha.
1837, kryengritje antiturke në Shqipërinë e Jugut e udhëhequr nga Ali Bej Frakulla.
1839, kryengritje shqiptarëve në Prizren që e detyrojnë sundimtarin turk, Ismet Pashën të largohet.
1843, kryengritje shqiptare në Shkup, Prishtinë e Tetovë.
1845, kryengritje shqiptare në Gjakovë.
1846, kryengritje në Shqipërinë e Jugut, sidomos në Berat e Gjirokastër.
1849, kryengritja antiturke e malësorëve.
1852, Malësorët çohen përsëri në kryengritje.
1864, Banorët e Gjakovës çohen peshë kundër reformave të shpalluna nga Sulltani.
1870, Një Batalion elite me shqiptarë në krah të Caresësh Ruse, kundër Perandorisë Osmane.
1874, kryengritja e Kurveleshit, Labërisë dhe Çamërisë.
1875, Dibra çohet peshë e rrënon kalanë turke të vendit.
1893, kryengritje e shqiptarëve kundër turqve.
1903, Gjakova çohet peshë kundra turqve. Vrasja e konsullit rus në Mitrovicë.
1904, lëvizje për pavarësi në Shqipërinë e Jugut.
1909, kryengritja kundër turqve të rinj.
1911, kryengritja e malësorëve në Shqipërinë e Veriut.
1912, kryengritja e Përgjithshme në Kosovë.
Ka hyrë në fuqi Ligji i Nënshtetësisë për fëmijët e emigrantëve në Greqi
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, në Greqi ka hyrë në fuqi Ligji për Nënshtetësinë për fëmijët e brezit të dytë të emigrantëve shqiptarë. Ndonëse vendi fqinj ndodhet sërish në një fushatë zgjedhore, autoritetet greke kanë siguruar mbështetjen e ligjit edhe me qarkoren përkatëse për zbatimin e tij. Qarkorja e sapo dalë nga Ministria e Brendshme ishte kërkuar nga organizatat e emigrantëve shqiptarë për funksionimin normal të procesit të zbatimit të dispozitave të reja për emigracionin, që u miratuan muajin e kaluar nga Parlamenti grek. Ligji i ri, përveçse i hap rrugën dhënies së nështetësisë fëmijëve të brezit të dytë, vlerësohet nga analistët në Athinë, pasi jep mundësinë e legalizmit edhe të shumë kategorive të tjera të emigrantëve. Në kriteret e njoftuara nga Ministria e Brendshme greke në Qarkoren e fundit përcaktohet se të drejtën për përfitimin e nënshtetësisë e ka çdo fëmijë i lindur në Greqi, kur një nga prindërit e tij provon se ka patur një status të ligjshëm qëndrimi prej 5 vitesh në Greqi. Po kështu prindi aplikues duhet të jetë mbajtës i lejes afatgjatë të qëndrimit lejes 10-vjeçare, apo lejes pa afat. Sipas autoriteteve greke, taksa për aplikimin për nënshtetësinë nga brezi i dytë i emigrantëve kushton 100 euro. Vendimi i autoriteteve greke i hap rrugën, sipas analistëve nga Athina, lehtësive për fëmijët shqiptarë .Shumë prej fëmijëve te emigranteve gjenin probleme si në integrimin në sistemin arsimor grek, edhe në lëvizjen në kufi, sidomos prej problemeve që u krijuan me shkrimin në gjuhën shqipe të emrit të vendlindjes në Greqi, në pasaportat e tyre shqiptare. Por dhënia e nështetësisë greke fëmijëve shqiptarë shton vështirësitë për mijëra familje shqiptare që duan të kthehen në Shqipëri, të detyrura nga kriza e thellë ekonomike dhe financiare që ka mbërthyer Greqine. Një pjesë e madhe e emigrantëve shqiptarë që jetojnë prej vitesh në Greqi thonë se vetem fëmijët i mbajnë ata të detyruar të qëndrojnë në Greqi, megjithëse kanë humbur vendet e punës dhe e kanë të vështirë të mbijetojnë ekonomikisht. Fëmijët, sipas emigrantëve, janë të integruar në jetën greke dhe e kanë të vështirë të përshtaten, nëse kthehen në Shqipëri. Fëmijët kanë probleme jo vetëm të përshtatjes ne jetën shoqërore shqiptare, por sidomos me sistemin arsimor shqiptar, pasi nuk njohin gjuhën shqipe. Organizatat e emigrantëve shqiptarrë në Greqi u kanë bërë thrirje autoriteteve shqiptare të ndihmojnë në çeljen e kurseve të mësimit të shqipes në Greqi dhe të ndihmojnë me tekste dhe materiale mësimore që fëmijët të ruajnë gjuhën amë.
Cilët iknin nga tokat e tyre , shqiptarët apo “serbët ‘?
Nga Fahri Xharra/
Bota ishe e mashtruar kurse ne të dëgjueshëm se nuk guxonim të bënim gëk me gojë, heshtje letargjike e jona …. dhe numri i “serbëve” vinte e më shumë rritej në tokat e Hungarisë së Austro- Hungarisë.Fjalën e kam për shpërnguljen e dytë “serbe “ e vitit 1739 në Arsenijen e IV-të Jovanoviqin, pas dështimit të luftës së Austrisë së bashku me serbë kundër Turqisë gjatë viteve 1737-1739 (Druga seoba Srba pokrenuta je 1739 pod Arsenijem IV Jovanovićem, nakon neuspjeha Austrije u ratu protiv Turske iz 1737-1739.) Një gjë duhet ta kemi të kjartë që serbët kurrë nuk kanë ngritur krye kundër turqëve. E, edhe kryengritja e pare “serbe” 1804- 1835 (Prvi srpski ustanak) e Karagjorgjeviqëve ishte udhëhequr nga shqiptarët këlmendas dhe me ndihmën e Austro- Hungarisë )
Por ç`ishte në të vërtetë kjo shpërngulje ,na shkruan Frrok Zefi në librin e tij në kroatisht
“ 260 vjet nga ardhja e shqiptarëve kelmendas në këto anë 1737-1997 “ (bibliografija ,ndër të tjerash : “Conscript ro Almae DioecesisS ,vrmiensis1 743. peracta,s t r . 34. 17744 DA Dakovo. (Gjakovo , Sllavoni, Kroaci ) dhe LASZOV/SKI. E., Arbanasi (Klementinci) u Hrtkovcima i Nikincima i Saganijeua ; Gramatika arbanaikog iezika, Hrv. list, Osijek, 1923., str. 44.)
Çfarë na shkruan Zef Frroki ( në libër Zef Frokiq)? : “ Në kohën e luftës Turko-Austriake edhe Këlmendasit sikur shqiptarët e tjerë nuk ndejtën anash. Të udhëhequr nga Kryeipeshkvi i Shkupit Mikel Suma u ngritën në kryengritje dhe luftuan në anën e Kaizerit të Austrisë kundër turqëve të urrejtur. Në luftë morën pjesë të barabartë kelmendasit e Rugovës së Pejës dhe ata të Peshterit të Novi Pazarit.
( lexoje http://everteta.al/kelmendasit-ne-kroaci-ose-shperngulja-e-dyte-serbe-2/ )
Por qellimi i shkrimit të sotëm ështe qe te japim fakte te reja per shqiptaret e ikur , të çilet na janë identifikuar si “ Ikja e dytë serbe “
Është një mëkat i madh qe unë personalisht nuk kam mundësi qe te shfletoj arkivat e Beogradit, të cilat janë plote e për plote me te dhena per ne shqiptaret. Është fatkeqesi qe në këto arkiva nuk “lundrojnë historianet e Shqipërisë. Eshte edhe me e keqe qe ne bisedimet Serbi -Kosovë ne asnjë moment nuk është përmendur lejimi i mundësisë i hyrjes se historianeve , arkeologeve dhe hulumtuesve nga Kosova ,ne arkivat e Serbise.
Sot do të shfletojmë pak nga shënime te kohës“ Memoaret e Simeon Pishqeviqit “ të cila së pari janë shtypur në “ Vestnik Evropi “ me 1890. Thuhet që kjo është e vërteta e vërtetë e arnautëve te Sremit.
“ Të ardhurit ne Srem , arnautet e ardhur ishin mbi 500 familje kelmendase ; shtatshkurtër dhe karakterit të keq dhe të pamjes se vrazhdë .Serbisht nuk flisnin aspak, por edhe ndonjë rastiste te fliste , fliste aq dobët sa qe nuk kuptohej. E kishin traditën e tyre bujqësore dhe me kujdes e rrinin grurin, Nga natyra nuk ishin përtacë , nuk dinin shkrim e lexim por ishin me një qëndrim dinjitoz”.
Por këta shqiptare ne Srem (regjion Kroaci fxh )- e vazhdon Pishçeviqi shkrimin, si të gjuajtur larg nga toka e tyre amë, të ardhur në tokë të huaj, shumë vështire i përshtateshin rrethit te ri. Me xhelozine me te madhe i ruajnë zakonet dhe doket e tyre te trashëguara.
Simeon Pishqeviqi nuk e paska harruar një vajzë shqiptare që duke kënduar i ruante dhentë, e veshur me një veshje të çuditshme (për te ) ku ne brez e mbante thikën e ne krah te saj pushkën.
Pra edhe një vërtetim me shume apo një përgënjeshtrim me shume e “shpërnguljes “ se dytë serbe.
Fahri Xharra,31.08.15 Gjakovë
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- …
- 89
- Next Page »