PERSONAZH/ Flet këngëtarja dhe inxhinierja Valbona Peraj: Teksti, “Asnjëherë” është qëndisur nga Rozana Radi
-Nuk kam të dashur politikan, pas Bonës qëndron Bona, jo politikani/
-Të kisha të dashur biznesmen do sorollatesha me X5/
– Sfida?! Pse të mos jem dhe deputete?!/
-Nuk dua të më vlerësojnë nga bukuria, por nga intelekti dhe zëri/
-Unë besoj pak ose aspak në dashurinë sentimentale/
– Xhelozia e meshkujve është shumë arrogante, meskine/
– Më besim kam tek një shok se te një shoqe/
Intervistoi: Albert Z. ZHOLI/
Çdo këngëtare e vërtetë ka personalitetin e saj, zërin e saj, profilin e saj. Kështu edhe Valbona Peraj. Kush e njeh shikon se ka të bëjë me një femër të qeshur, të dashur, të shoqërueshme me plot kërkesa ndaj vetes. E re, por që është përplasur shumë me jetën. Nuk ndalet me kokën mbrapa, por shikon gjithmonë para, shikon drejt së ardhmes. Një femër e bukur, por që asnjëherë nuk mundohet ta nxjerrë në pah bukurinë, pasi intelekti për të është cilësia parësore e çdo njeriu. Thashethemet për të nuk kanë të sosur, por ajo me qetësi i anashkalon dhe në këtë bisedë tregohet e sinqertë çka ndodh dhe me jetën e saj private. Tashmë ajo ndodhet në finalizimin e kripit të ri “Asnjëherë”, ku sipas specialistëve përbën një hap cilësor në rrugëtimin e saj muzikal. Dashuria e saj më e madhe është djali simpatik Albo, nëna që si ndahet në çdo çast, pasi ende tek Bona nuk ka trokitur dashuria e asnjë politikani apo biznesmeni.
Cili është klipi apo kënga juaj e fundit?
“Asnjëherë”
-Që do të thotë?
Në asnjë ndarje, s’ka të fituar
Unë do vazhdoj të jetoj
Tek asnjë femër nuk e kam dëgjuar
Se dashuria fiton…
-Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj, kompozitor, autor teksti, këngëtarë apo këngëtare në këto këngë-klipe?
Ky është një bashkëpunim me një nga bashkë-kompozitorët e parë që në fillimet e mia të para në skenë Gramoz Kozeli dhe De Vox, ndërsa teksti është qëndisur nga Rozana Radi.
– Ku ishte vështirësia më e madhe?
Vështirësitë janë në të gjitha detajet por duke shpresuar që do marrësh pëlqimin e fansave apo miqve të tu ath mendon se ja vlen pasi unë ec me mendimin se për gjërat e bukura gjithmonë duhet sakrifikuar.
– Cilat janë këngët më të suksesshme dhe kush janë autorët e teksteve?
Të flasësh për këngët më të suksesshme është pak e vështirë, pasi secila nga këngët e mia vjen me një hark kohorë relativisht të largët nga njëra-tjetra dhe secila që vjen ka ardhur në formë të veçante. Kujtoj këngët në Top Fest 2 ,”Të Dua Ty”e cila u realizua me një klip të mrekullueshëm. Kjo këngë u kthye ne hit për ato vite, madje dëgjohet edhe sot në Radio, këngë e Realizuar nga Kompozitori Gjergj Jorgaqi dhe Gramoz Kozeli, klipi nga “Infinit Studio”. Më pas kënga me titull “ Hipokrizi” me kompozitor po Gj. Jorgaqin dhe G. Kozelin. Klipi u realizua nga “Max Producion”. Por dhe mënyra e realizimit me një gjarpër prej 4 m e ktheu këngën sa të bukur dhe të frikshme… Më pas kënga “Hej Mulato”e kompozitorit Genti Lako, e cila ishte një nga këngët më të kërkuara të “Mikrofoni i Artë”, organizim i “Radio +2”… Më pas unë krijova një shkëputje drastike nga ekrani dhe nga muzika ku ju përkushtova më shumë jetës familjare dhe profesionit tim si inxhiniere… Por më pas, në 2014, u bë i mundur një bashkëpunim i shkëlqyer me super këngën “Jam arbnore”të kompozitorit Edmond Zhulali e tekst të Gjigandit Agim Doçi, realizimi i vidioklip nga “Max production” me një përkushtim mbresëlënës. Këngë e realizuar me shume kujdes pasi dihet se këngë të tilla janë këngë shekullore dhe jo këngë komerciale të stinës që i dëgjon në momentin e linçimit dhe humbasin me kalimin e ditëve ( e mos të flasim për kalim vitesh pasi harrohet dhe këngëtari). Unë këngën e kam pasion dhe jo profesion dhe provoj ,tentoj, jo të sjell këngë çdo sezon siç bëjnë shumë këngëtar që bëjnë klipe çdo ditë dhe askush nuk ju a di emrin, por dua të jem ndryshe dhe e veçantë në atë që sjell…
Ndërsa kënga dhe klipi i radhës për të cilin po punohet është një stil krejt ndryshe nga herët e tjera, pra është një këngë e qetë, ku ndërthuret me një stil timin po gjithçka ndryshe.
-Cila është veshja juaj kur këndoni . ?
Stilet normalisht janë verore pasi dhe 95% e xhirimeve janë të realizuar në bregdetin e vendit tonë. Kryesisht realizohet mes detit dhe tokës që dhe vetë kënga është e tillë, një ndarje e përjetshme me dy brigje ku thjesht kanë një pikë kontakti por kurrë nuk mund të jenë bashkë ..Por këtë herë ndryshe nga herët e tjera veshjet dhe bizhutë janë stil “Versace” kryesisht leopardi dhe tattu të theksuara. Mund të them një ekstravagancë, por jo e tepruar pasi do dilja shumë nga vetja. .
-Ku është bërë prezantimi juaj më dinjitoz dhe me cilën këngë?
“Jam Arbnore”.
-A keni realizuar ndonjë album…….?
Dikur ishte albumi “Interesant “nga “Albatred”.
-Ku këndoni gjatë vitit?
Unë nuk para preferoj të këndoj në lokale nate, vetëm kur bëhet fjalë për mbrëmjet muzikore në fundjava apo në gëzime familjare, dasma apo raste festash. Kjo është sigurisht një zgjedhje e imja ku alternoj më së miri, punën time të përditshme në Administratën Shtetërore dhe pasionit tim për muzikën.
– Në sa vende të botës jeni ftuar për koncerte?
Të them të drejtën janë shumë, madje filloj ti harroj nëse kam qenë për koncerte, për punë pune apo qoftë si turiste. Aktualisht jam e Ftuar në USA, por mendoj që do jem për festat e Nëntorit dhe të fundvitit…. nëse nuk del diçka më e mirë që të më ndryshojë mendjen.
-Ju këndoni këngë të veriut apo dhe të tjera?
Ndihem më mirë në këngët qytetare e të gjitha trevave por sidomos ato veriore pasi dhe vetë jam shkodrane.
-Njeriu ka dhe s’ka idhuj në jetë, ose më mirë të themi ka dhe udhërrëfyes të së mirës, ju keni të tillë?
Unë kam prindërit e mi në veçanti mamin tim..Babi më mësoi të jem kokëfortë, e “egër” por e vendosur në planet dhe qëllimet që i vë vetes ndërsa mami është një engjëll ku shpesh falënderoj Zotin që më ka dhënë një nënë të tillë. Ajo më mësoi si të buzëqesh dhe në momentet që jeta tregohet e ashpër me ty, si të ngrihem në këmbë kur sfidat e jetës më rrëzuan në gjunjë. Ajo më mësoi si të jem bija, motra, halla, tezja, shoqja, mikja e mbi të gjitha nëna e dikujt. Dhe për të gjitha këto i detyrohem asaj NENE. Por motivi im për të ecur para, e që më mësoi se në jetë nuk kemi ardhur si detyrim të jetojmë vetëm për veten tonë por dhe për ata që kemi për zemër, këtë ma mësoi djali im 5 vjeçar Albo.
-Cilat janë problemet e femrës shqiptare sot?
Ka shumë por di të them që femra shqiptare është femër me ideale, fisnike, e sakrificës, e besës dhe e dashurisë. Pavarësisht që gjendja ekonomike i bën të dale jashtë kornizave të saj dhe kjo është për papërgjeshmërinë e meshkujve këtu. Femrat shqiptare në të shumtin e rasteve kthehen në forcë burrërore pasi maskilizmi është me tepri në shoqërinë shqiptare.
-Ku vihet re maskilizmi i shoqërisë shqiptare?
Që në familje apo në ambientet ku ne punojmë apo dhe ku pimë kafen e përditshme. Pastaj mos të flasim në politikë, administratë shtetërore apo në art, ku ka konkurrencë mendimi e veprimi. Maskilizmi vende –vende është i padukshëm, por ka raste që maskilizmi shpërthen me arrogance sa vë dhe në dyshim veten për mos patjen e aftësive të të njohurit me njerëzit me të cilët ti jeton në përditshmërinë tënde.
-Jeni supersticioze?
Hhhahaah! Në përgjithësi jo, por ka dhe raste dobësie kur kalon situata jo të mira fillon e mendon në të tilla parashikime që janë shumë abstrakte.
– A janë më xheloze femrat se meshkujt në profesion?
Në punën time të përditshme ku unë punoj si inxhinier pranë DPSHTRR ( Ministria e Transporteve .Drejtoria e Përgjithshme Shërbimeve dhe Transporteve Rrugore),vë re se meshkujt janë më të ligj se femrat apo dhe në institucionet e tjera. Shikoj që xhelozia e meshkujve është shumë arrogante, meskine shpesh herë vulgare. Ndërsa xhelozia e një femre konfigurohet në gjëra të vogla, pa rëndësi gati të papërfillshme ( për mua), ku ato të përgojojnë,si vishesh, si ecën, si i mban flokët apo këpucët, e sigurisht kjo për mua kjo është xhelozi kalimtare ndërsa xhelozia mashkullore është e rrezikshme .
-Ku do ti kaloni pushimet verore..?
Problem kjo puna e pushimeve por këto ditë do nisem për ca pushimesh në Stamboll me djalin tim dhe në kthim ca Ditë në Bregdetin e bukur të Vlorës.
-Syzet dhe rrobat e banjës të preferuara?
Syzet që mbaj në zyrë apo kur udhëtoj me makinë natën janë të “Ray Ban” ndërsa syzet e diellit “Guçi”, këto për momentin.
-Ushqimi veror i preferuar?
Nuk është se jam shumë e dhënë pas ushqimit apo dhe që të bëj diferenca mes stinëve por shtoj dozën e ngrënies së akulloreve (hahahahhhahah) dhe pse e di që është e dëmshme për kilet që merr. Por nuk heq dorë lehtë nga gjërat që dua. .
– Si do ta përkufizoni dashurinë?
Akoma beson se ekziston sidomos pos – adoleshencës??? Nuk besoj se jam e aftë të jap një përkufizim në këtë pike, pasi një të saktë nuk e kanë bërë as studiues të këtij termi. Dashuria ka forma dhe mënyra të ndryshme të ekzistencës së saj. Ku ka dashuri për prind, fëmijë, të afërm , miq, apo dashuri për ushqim apo dhe gjërat e konsumit të përditshëm. Por nëse e keni fjalë për dashuri në lidhje me një person athere është gjë tjetër, pasi unë besoj pak dhe aspak në ekzistencën e saj..
-Kur ndiheni mirë kur ju thonë jeni e bukur, apo këndoni bukur?
Përsa ju përket pjesës së komplimenteve jam lodhur dhe madje, shpesh kthehem më arrogante apo me ironi pasi, sa më shumë kalojnë vitet, njeriu kërkon të vlerësohet për gjëra jo të konsumit të përditshëm, por për vlerat që ka ajo pjesë e dukshme apo fasada që disponon secili..
– Çfarë do të lexoni gjatë pushimeve?
Nuk po të gënjej nëse të them se kam marrë diçka të lexoj, nuk kam kohë as për veten time kur shkoj në pushime pasi e gjitha jam ne dispozicion të djalit tim. Të gjitha mamatë më kuptojnë shumë mire në këtë pjesë…
– Më mirë ndihesh mes meshkujve apo mes femrave?
Nuk e kam menduar ndonjëherë këtë zgjedhje pasi kur dal për kafe apo ndonjë darkë dal me shoqëri që ndihem mirë.
-Kush është ai ajo që ju frymëzon më shumë në punë apo muzikë?
Djali im.
-Flitet se Bona ditët e fundit para klipit ka bërë operacion gjokset. a është e vërtetë?
·Unë quhem Valbona Peraj dhe jo për mungesë lekësh por as që e mendoj të bëj ndërhyrje të tilla në fizikun tim. Gjokset i kam origjinal si mi ka dhënë perëndia. Nuk preferoj të qëndroj në tregun e muzikës apo ekranit duke u mbajtur nga operacionet plastike. Disa femra harrojnë se pamja të tërheq e para dhe vlerësohet e fundit. Në këto kushte më pëlqen të më pëlqejnë me të mirat dhe defektet që kam. Me një fjalë kjo është ajo që më bën të veçantë sa herë që vi në ekran. Pra të kanë gënjyer.. haahhahaha
-Thuhet se pas një femre të mirë, është një burrë i suksesshëm, por dhe pas një të dashuri politikan qëndron një femër e bukur që bën show? Kush qëndron pas Bonës?.
Deri diku keni shumë të drejtë .Por kjo nuk ka lidhje me mua, apo me punën apo prezantimet e mia aktuale, pasi nuk është se unë jam “non stop” në ekran apo i jam përkushtuar kësaj pjese shumë. Por mund ta rezervoni këtë pyetje ndoshta për një periudhë të më vonshme hhahahaha ( shaka) . . Aktualisht pas Bonës nuk qëndron askush, por vetëm Bona.
E vërtet është se keni të dashur politikan?
Hahahahah, nuk do ishte keq kjo që thua, por politikanët po i mbajnë me bukë biznesmenët ….Nuk kam as biznesmenë, se atherë do sorollatesha me X5.
– Keni shumë ambicie, tashmë diku keni hedhur idenë se në zgjedhjet e ardhshme do kandidoni si deputete, por me kë parti ende nuk dihet. Kjo është sfida juaj e radhës?
Hahahahha! NDOSHTA…PSE JO? He zot, më duket se as te pasqyra nuk duhet të besosh, se te këmisha që ke veshur jo e jo. Kam patur shumë oferta partish për të qenë pjesë e tyre por ….përsa i përket se cilës Parti do ta mësosh në momentin e duhur. Lajmi do kalojë më parë tek ju. Di të them se besimi në një parti është si besimi fetar që mban.
-Kur ndihet më mirë Bona pas një dreke të shijshme me prodhime deti apo pas një seksi me të dashurin e zemrës…apo të dyja bashkë?
As njëra e as tjetra …pasi nuk jam shumë hamëse, apo dashamirëse e madhe e ushqimeve dhe e dyta nuk kam të dashur e as që dua të kem për momentin. Dashuria ime është vetëm Albo dhe ma beso se po e shijoj në maksimum fëmijën tim,që e kam vetëm për vete e që se ndaj me askënd tjetër( nuk jam egoiste). Jam në një periudhë qetësie pas një rrebeshi të furishëm që më përballi jeta në rrugë time.. .
-Kë beson më shumë një shoqe të ngushtë apo një shok të ngushtë?
-Shoqja ime e vetme është mami im e adhurueshme…
Nga shoqet e kam pësuar, por mendoj se deri diku dhe kam mësuar nga pabesia e tyre, ku fatkeqësisht apo fatmirësisht, nuk besoj verbërisht më tek asnjë, ku me bindje them që, më besim kam tek një shok se te një shoqe….
Archives for August 2015
Kosova, promovime në DokuFest
-Ministria e Punëve të Jashtme promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”/
Nga Behlul Jashari/ PRIZREN, 12 Gusht2015/ Në qytetin e Prizrenit, në kuadër të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, që është sponsorizuese e DokuFestit, të enjten promovon këta libra: “Kosova in UNESCO”, “Faith in photography” dhe “How we do soft power”.
Ky aktivitet i MPJ-së kosovare mbahet nesër, në “Kafe Theatre”, nga ora 19:00. Promovimi i këtyre librave bëhet në vazhdën e përpjekjeve institucionale për promovimin e Kosovës përmes strategjisë së përgjithshme të diplomacisë publike.
Libri “Kosovo in UNESCO” pasqyron veçoritë kulturore, sociale, shkencore e edukative të Kosovës, si dhe ofron një përmbledhje të detajuar të hapësirave të rëndësishme arkeologjike që tashmë janë të mbrojtura nga UNESCO, si dhe atyre të sugjeruara si trashëgimi shpirtërore, për të cilat kërkohet mbrojtje. Ky libër është përdorur si mjet lobues përgjatë një periudhe të gjatë dhe frytdhënëse lobimi të MPJ-së në Paris për pranimin e Kosovës në UNESCO.
Në fazën finale, pak para votimit të përgjithshëm dhe në pritje të pranimit të Kosovës nga UNESCO, MPJ dëshiron që t’i ndajë këto materiale me një audiencë më të gjerë. Me këtë rast, të pranishmëve me një fjalë pritet t’iu drejtohen zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, dhe zëvendësministri i Jashtëm, Petrit Selimi. Në mesin e folësve do të jenë edhe drejtoresha e British Council, Arjeta Emra, si dhe drejtori artistik i DokuFest-it, Veton Nurkollari.
Libri “Faith in Photogrpahy” është publikim i përbashkët i MPJ-së, ambasadës gjermane në Kosovë dhe dhjetëra fotografëve vendorë, të cilët kanë dokumentuar tiparet kulturore, fetare dhe ritet nga mbarë Kosova. Shumica e imazheve në “Faith in Photogrpahy” janë gjeneruar nga materiali i mbledhur fotografik nën thurjen #instakosova. Në të janë përfshirë edhe fotografitë pjesëmarrëse në garën për promovimin e diversitetit fetar në Kosovë, të organizuar nga ambasada gjermane, si dhe fotografitë e botuara në revistën spanjolle, “OjodePez”, me kurator fotografin Andrew Testa.
Ndërsa “How we do soft power” është publikim narrativ i zhvillimit të strategjisë dhe projekteve përmbajtjesore të diplomacisë dixhitale dhe asaj kulturore të MPJ-së, në bashkëpunim me British Council dhe ambasadën norvegjeze. Ky libër dokumenton aktivitete alternative diplomatike të Kosovës në vend dhe jashtë saj.
Mbrëmë, kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka vizituar DokuFest-in, ku është takuar me drejtorin ekzekutiv Eroll Bilibani dhe drejtorin artistik Veton Nurkollari si dhe pjesën tjetër të stafit. Më pas ka vizituar ambientet ku shfaqen filmat dokumentarë dhe të shkurtër si dhe pjesa tjetër e aktiviteteve në kuadër të DokuFest 2015.
Në një deklaratë për gazetarët, kryeministri Mustafa ka vlerësuar rëndësinë e madhe që ka për kulturën, për Prizrenin dhe për tërë Kosovën ky Festival. “Është një ngjarje shumë të rëndësishme kulturore, e cila ka zënë fill dhe po zhvillohet në mënyrë të mrekullueshme falë dy faktorëve. Së pari Prizrenit, si një qytet dhe një vend i cili është shumë sfidues jo vetëm për kosovarët por edhe për evropianët dhe qytetarët tjerë dhe një ekipi të mrekullueshëm të njerëzve të cilët po punojnë këtu, të cilët po japin kontributin dhe energjinë e tyre dhe kanë treguar një kreativitet të hatashëm dhe po i japin emër të mirë jo vetëm Prizrenit por edhe Kosovës, në një ngjarje të rëndësishme kulturore”, tha kryeministri Mustafa.
Ai theksoi se është detyrë e qeverisë dhe e Ministrisë së Kulturës, që të përkrah këtë ngjarje kulturore.
Shqipe Malushi- Nje grua lidership dhe ambasadore e paqes
Bashkebisedim i Shqipe Malushi me Liliana Pere – Presidente e organizates “Gruaja Shqiptare ne Bote”/
Histori Suksesi, dhe jo vetem… histori te sherbimeve si ambasadore e paqes ne Afganistan, Indi, Liban, Kosove, Shqiperi…Ndjehemi krenare me Shqipen, qe ka kaluar shpesh here ne rreziqe kercenuese per jeten, por nuk eshte terhequr nga misioni per ngritjen e urave te Paqes!
Shqipja u nderua me Medaljen e NATO-s per mbeshtetjen e saj ne misionin paqeruajtes ne Kosove dhe Engjelli i Çmimit te Paqes nga Magazine Dita e Grave, dhe e zgjedhur ne vitin 2003 si Gruaja e Vitit nga Rrjeti i Grave Refugjate.
Profili i Shqipes:
Shqipe Malushi eshte lindur ne Peje. Ajo eshte nje shkrimtare, nje trajnere Lidershipi per Çeshtjet Gjinore dhe nje aktiviste e te drejtave te njeriut. Jep leksione mbi demokracine, te drejtat e njeriut, dhe menaxhimin e krizes ne SHBA, Shqiperi, Kosove, Afganistan, Liban, Kili dhe Indi. Ajo ka punuar ne Kabul si keshilltare per çeshtjet gjinore dhe fuqizimin. Perfundoi studimet e saj ne gjuhesor ne Universitetin e Beogradit, studioi ne Kolegjin Sarah Lawrence, NY, dhe mban nje diplome master ne Arteve dhe Shkences ne Universitetin e New York, NY.
Ajo përdor tregimin për të rritur ndërgjegjësimin, Sigurimi per ngritjen e kapaciteteve, forcimin e udhëheqjes, zbaton menaxhimin e ndryshimeve, dhe për të promovuar vizionin e ndërtimit dhe të kuptuarit e çështjeve ndër-kulturore . Tregimet e saj janë botuar ndërkombëtarisht, dhe puna e saj përfshin libra me poezi dhe aktivitetin e saj ne shqip dhe Anglisht
Malushi është më shumë se një poet dhe vizionare – ajo është një lider i rekomandueshëm për gratë në të gjithë botën.
Aktualisht ajo jeton ne Nju Jork me nenen e saj dhe motren e saj Magbule Alida.
Tegimi mesazhdhenes i kesaj gruaje humane , mbreselenes vazhdon…/
Shqipe Malushi gjithe jeten eshte mbeshtetur ne dashurine dhe dhembshurine per njerezimin. Ajo deshironte ti kuptonte te gjitha gjuhet dhe popujt e botes, enderonte se do ecte neper vende te ndryshme dhe te gjithe do ta kuptonin misionin e saj, i cili mbeshtetej ne te verteten dhe Zotin.
E kishte te qarte se jeta eshte e veshtire dhe gjithnje i veshtronte njerezit me dashamiresi. Eshte perpjekur te mesoje shume nga te gjitha moshat. Mendimi qe e bente te vuante Shqipen, ishte se perse njerzit qe e rethonin gjithmone ishin jo te lumtur. Kjo e shqetesonte shume.
E mbeshtetur ne drejtesine per liri e barazi per gruan, kursesi nuk e pranonte traditen qe thoshte se vajzat nuk kishin te drejta dhe djemte i kishin te gjitha te drejtat. Nje sfide perballe kesaj tradite.
Arsimimi dhe deshira per te marre sa me shume dituri ishte tipar krysor per Shqipen. Deshironte te dinte c’do gje, prandaj bente shume pyetje. Ishte shume kurize por brengoste kufizimi si femer.
Brenda saj kishte nje lufte ne mes te zemres dhe mendjes. Zemren e kishte shume te madhe, aty kishte vend per meshire, dhimbshuri, dashuri, mirekuptim, etj. Por ne mendje kishte gjithmone dyshim, tentim per ti ndruar gjerat, mos pranim, moskuptim, rezistim, rebelim. Dashuria brenda zemres saj gjithmone fitonte por nga njehere perballej me shpirtin e saj human.
Sjell nder mend kur ishte femije dhe ç’do vere Shqipja shkonte ne bjeshket e Rugoves per pushimet te veres. Reth saj ishin bjeshket e larta, pyll i pafund, ere e fresket e cila enderonte te fluturonte pertej ketyre bjeshkeve.
Ajo besonte se do te arrinte kete ender ,do te thoshte po, por si dhe kur nuk dinte se qe ne moshe te e re ka tentuar te shkonte sa me larg nga shtepija, nga rethi sepse ate kohe ata nuk I kuptonin andrat e saj. Ç’fare deshironte Shqipja? Deshironte te kishte lirine te hulumtonte jeten, te zbulonte te verteten e jetes, te shkurante , te aktronte, te vallzonte, te krijonte. Deshironte , te shijonte jeten ne te gjitha ngjyrat e saja. Jeta e saj ne shtepi ishte pa shprese. Babai i kishte vdekur kur ishte vetem tre vjec, ndrsa nena ishte gjithmone ne pikellim. Dhe ajo donte ta luftonte pikellimin dhe ta shendronte ne gezim. Kjo ishte qellimi i jetes saj. Deshironte ti bente te gjithe njerzit te lumtur dhe te qeshur.
Ah familja ime e dashur… shprehet ajo. Si femije nuk i paskesh kuptuar sepse mendonte se ata ishin pengesa sepse ishin tradicionale. Shume pak kishte ditur per familjen e saj deri sa u largua nga ata, dhe dashuria u be nje flake qe ende nuk eshte shuar. Kur shqipja vendosi te largohej, ndjeu mungesen e familjes. U miqesua me njerez nga te gjitha trojet, te cilet mund te zevendesonin familjen e saj. Sic thote nje fjale e urte “Vetem kur e humbim ate qe duam, e kuptojme sa shume e paskemi dashte”.
Liliana Pere- Deshiroj e dashur Shqipe te sjell ne vemendjen e publikut, kush eshte integriteti juaj i larte professional, dhe si ka vazhduar rruga e suksesit?
Dhe Shqipja vazhdon…
Edukimi im ishte shume interesant sepse une u rrita ne mesin e librave, tregimeve te gjyshes, tradites familjare. Gjimnazin e kreva ne Peje. Ishte gjimnaz klasik me shume rregulla. Pastaj fillova studimet ne deegen e farmacise, sepse babai im ishte farmacisti i pare shqiptar ne Kosove. Me pas familja me lejoj te vazhdoja studimet e fakultetit vetem nese shkoja ne farmaci. Une pranova dhe studjova farmacine dy vjet por u merzita shpejt dhe i nderpreva studimet. Pastaj studjova psikologjine dhe frengjishten, por nuk ndjeja se ishin lamite qe me benin te gjalle. Ma ne fund e gjeta, shkova ne fakultetin e filologjise ne Beograd dhe aty studjova gjuhen, letersine Shqipe dhe Anglishte. Aty dhe diplomova. Pra gjate gjithe rrugetimit tim te gjetjes se vehtes, une androja te ikja te shkoja ne Amerike. Dhe kur u diplomova, disa dite me vone ishte hapur nje konkurs per ndrim studentash ne Amerike, dhe une u pranova. Keshtu u largova nga familja per te dyten here dhe ika pas endrave te mija.
Ne Amerike pas shume e shume perpjekjeve dhe sfidave une pata fatin te vazhdoj studimet e larta. Perseri fillova te studjoja sepse fitova bursen ne njeren nga kolegjet shume te njohura Sarah Lawrence College, ku shume artiste te njohur kishin studjuar ne kete kolegj. Pasi kreva studimet ne nje aftat dy vjecar e gjysme vazhdova me studimet postdiplomike ne New York University. Me pas u punesova ne nje firme Editor & Publisher Co. Inc., qe quhej “Bibla e Gazetarise” dhe ishte e vetmja kompani qe merej me gazetaret dhe gazetari ne tere Ameriken. Aty punova 15 vite. Une gjithashtu kam vazhduar studimet per biznes dhe administrim ne Columbia University, si dhe kam shum trajnime profesionale nga vendet e ndryshme.
Liliana Pere:A ka ndjere Shqipja mbeshtetje permanente per qellimet e saja, profesionin dhe si kane qene keto raporte?
…Une kisha shume mbeshtetje nga miqte dhe dashamiresit qe i njoha ne Amerike. Kjo ishte nje mbeshtetje emotive e cila me nxiti te vazhdoja kah rruges se suksesit. Nga te gjitha sfidat e jetes, mbeshtetja e miqve dhe me vone e familjes ishte gjeja me e fuqishme dhe me e bukur ne jeten time. Une I doja shume, i doja te gjithe. Dashurija ishte energjija ime positive dhe une e shperndaja ate pakufi me te gjithe njerzit qe me rethonin. Pra dashuria u be edhe mjet komunikimi, edhe mjet sherimi dhe vizion i se ardhmes. E doja nje bote te bukur dhe me plot dashuri. Ashtu e shikoja, ashtu e krijoja. Pastaj dhe bursat qe i kam fituar per shkollim ishin nje mbeshtetje e forte. Edhe puna qe beja gjithashtu ishte mbeshtetje financiare. Pra une punoja nga dy pune te shumten e rasteve gjersa ne mbremje shkoja ne shkolle dhe ne wikend merresha me komunitetin.
Komuniteti Shqiptar ishte foleja ime gjithashtu sepse aty une e gjeja vehten. I perkisj atij, dhe deshiroja qe te gjithe te ngriheshim lart se bashku.
Liliana Pere: Si eshte Komunikimi me Shqiperine, me vendin tuaj dhe a deshironi te ktheheni? Sa nostalgji dhe dhimbje keni per vendin tuaj?
Shqiperia, Ah Shqiperia sa fort e desha dhe e dua. Une u ktheva vjet ne Shqiperi. Isha e angazhuar nga World Vision ne Tirane per nje Trajnim. U friksova teper per kete pune se nuk dija a do ja delja me sukses. Frigohesha per shkak te gjuhes sime te cilen e flas me dialect geg te Kosoves, pastaj 35 vite ne emigracion e kane bere te veten dhe natyrisht se kam harruar shum fjale. Por e mora kurajon dhe kur arrita ne Tirane dhe fillova trajnimin qe ne diten e pare e vendosa ta beja ne gjuhen Shqipe. Une nuk mundem t’ja u pershkruaj ndjenjat e mija, ishin sikur valet e detit Adriatik, vinin dhe riteshin pa nderprere. Mua te gjithe me pranuan me zemer te hapur, me priten te gezuar, dhe frika qe e kisha u zhduk. Gjuha ime ishte shume e kuptuar nga te gjithe. Shume pak bera gabime dhe te dy palet u dashuruam me njeri tjetrin. Une pata shume sukses me punen time ne Tirane me sistemimin e burave dhe te grave ne pune, me lidershipin, dhe manaxhmentin. Ata i pranuan sygjerimet e mija dhe me te vertete e beme nje hap shume pozitiv kah e ardhmeja. Te punoja ne Tirane per mua ishte sikur te diplomoja perseri. Sikurse isha diplomuar dikur nga shkolla e mesme ne Kosove dhe kisha ikur nga trolli. E tani isha kthyer ne troll dhe ja qendroja para popullit tim duke pritur a do me pranojne dhe a do diplomoja. Dhe kalova me sukses. Tani enderoj te kthehem ne Shqiperi perseri. Kam shume miq dhe kam deshire qe ti vizotoj perseri. Pra ne c’do rast qe do me jepet une do ve krahet dhe do fluturoj drejt Shqiperise.
Pa dyshim ty Liliana do te takoj me pa tjeter se je mikja ime me e re dhe ne Tirane do te bisedojme dhe me gjere per projektet e mia ne te ardhmen.
Liliana Pere: C’fare mesazhi keni per boten e gruas shqiptare?
Gruaja Shqiptare eshte e bukur, eshte e menqur, e kthellet, e bute, e dashur, me durim dhe me shume cilesi te tjera. Une doja t’ju them se gjeja me e shtrejte eshte Dashuria per vehten dhe pastaj per tjeret.
Ata qe nuk dijne ta duan vehten, ta respektojne vehten dhe ta ndihmojne vehten ata nuk dine ti bejne keto as per te tjeret. Gruaja Shqiptare gjithmone ka pase vlera te larta, dhe jam e deshiruar qe ne kur mos ti humbim keto vlera si edukimin, miresine, besimin, miqesine, familjen, kombin, kulturen e shume te tjera.
Tani me ndrimin e gjeneratave ne boten globale, edhe vlerat po zhduken dhe po mbetet nje zbrastire.
Gruaja Shqiptare kur nuk duhet me harru kush ashte dhe nga rrjedh. Ajo duhet te mburet me traditen, kulturen dhe edukaten e saj. Femra duhet ta ruaj bukurine dhe dashurine e saj e mos te krahasohet me askend perpos me vlerat e saja. Nje gje eshte shume e rendesishme per pavaresine e gruas eshte gjendja ekonomike. Kur gruaja ashte finaciarisht e pavarur ajo ashte gjithmone ne rruge te fuqizimit, dhe me lehte e ka ta baje drejtesine.
Gruaja nuk ashte krijuar per te duruar dhunen, ajo duhet besuar ne vehten ne krijuesin e saj dhe te drejtat e saja, dhe pastaj te fuqizohet, te edukohet dhe te pavarsohet. Ne kete rruge ajo do e gjeje lumturine dhe paqen shpirterore..
Falenderim nga Shqipe Malushi
Faleminderit znj. Liliana per biseden e ngrohte dhe te dashur qe patem , te falenderoj shume per punen e papertuar humane qe ben per njohjen e vlerave te grave shqiptare ne Bote. Shikoj se ju kete pune e beni me shume dashuri dhe per kushtim . Kur mos te harojne se dituria ashte liri dhe eshte fuqi.
Falenderim nga Liliana Pere
Ju faleminderit ju Shqipe Malushi gruaja me integritet te larte professional, paqesor, human dhe njerezor , je shembull pozitiv dhe i rralle. Historia juaj eshte nje mesazh i madh pozitiv qe ne si organizate ‘’GSHB’’ duam te japim, per te treguar se sa shume dashuri energji, pozitivitet dhe integritet professional, ka nje grua ne kapacitetin e saj ne brendesi , kur do te arsimohet, te ece , te luftoje , per lirine , te drejtat, humanizmin, familjen dhe Paqen ne Bote.
Nepermjet historise tuaj Une personalisht dhe GSHB sensibilizon dhe ndergjegjeson gruan shqiptare.
Ju faleminderit nga zemra e dashur Shqipe Malushi!
Te presim ne Tirane.
Intervistoi
Liliana Pere
Presidente e “Gruaja Shqiptare ne Bote”
Tirane 12.08.2015
Ministry of Foreign Affairs promotes Kosovo in DokuFest, too
Prishtina, 12 August 2015 – In the framework of the International Festival of Documentary and Short Film Festival, DokuFest, Ministry of Foreign Affairs of the Republic of Kosovo, which is sponsoring the DokuFest, will promote on Thursday the following books: “Kosovo in UNESO”, “Faith in photography” and “How we do soft power”.
We invite the media to attend the MFA activity that will take place tomorrow, at “Kafe Theatre”, in Prizren, from 19:00hrs. The promotion of these books comes in the wake of institutional efforts to promote Kosovo through the general public diplomacy strategy.
The book “Kosovo in UNESCO” reflects the cultural, social, scientific and education features of Kosovo and provides a detailed overview of important archaeological sites that are already under the protection of UNESCO, as well as those suggested as spiritual heritage and which also require protection. This book has been used as a lobbying tool throughout a long and fruitful period of lobbying by the MFA in Paris for Kosovo’s accession to UNESCO.
In the final stage, just before the general voting and in anticipation of Kosovo’s admission by this organization, MFA wishes to share these materials with a wider audience. On this occasion, the First Deputy Prime Minister and Minister of Foreign Affairs, Hashim Thaçi, as well as the Deputy Foreign Minister, Petrit Selimi, will address the participants. Speakers will also include the director of the British Council, Arjeta Emra, and the artistic director of DokuFest, Veton Nurkollari.
“Faith in Photography” is a joint publication of the Foreign Ministry, the German Embassy in Kosovo and dozens of local photographers who have documented cultural and religious features as well as rituals from all over Kosovo. Most of the images in “Faith in Photography” are generated from the photographic material under #instakosova. It includes photographs that were part of the competition for the promotion of religious diversity in Kosovo, organized by the German Embassy, and the photographs published in the Spanish magazine, “OjodePez”, curated by Andrew Testa, photographer.
While “How we do soft power” is a narrative publication on the development of the strategy and projects of MFA’s digital and cultural diplomacy, in cooperation with the British Council and the Norwegian Embassy. This book document alternative diplomatic activities of Kosovo in the country and abroad.
ALEANCA E SHOQATAVE TË PRONARËVE SHQIPËTARË NUK PRANOJNË PROJEKT LIGJIN E QEVERISË
DEKLARATË PËR SHTYP/
12 Gusht 2015/
Për mospranimin e Projekt Ligjit të Qeverisë ,“Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave në Shqipëri.
Në kuadër të reformës për cështjen e kthimit dhe kompensimit të pronës, Qeveria Shqipëtare prezantoi Projekt Ligjin “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”. Për tu njohur me Projekt Ligjin ishin ftuar edhe Shoqatat e pronarëve Shqipëtarë.
Drejtuesit dhe Përfaqësuesit e Shoqatave të Pronarëve, analizuan me hollësi e shqetësim përmbajtjen e tij, dhe konstatuan se Projekt Ligji nuk është në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë (neni 41 dhe 181) dhe me kartën Europiane të të drejtave të Njeriut për pronën. Ai nuk zgjidh problemin madhor që është “Kthimi i pronës dhe vetëm atje ku është e zënë me objekte kompensimin e saj”. Përkundrazi në Projekt Ligj mbyllet Kthimi i Pronës, Minimizohet Vlefta e Pronës dhe Mbyllet mundësia për tu ankuar në Gjykatën e Starasburgut. Në këtë Projekt, është hequr fare koncepti i kthimit të pronës, pra nuk ka më kthim të pronës por ka vetëm një kompensim minimal e sipas interesit të qeverisë. Avokatja e Shtetit Shqipetar Znj Hicka duke prezantuar Projekt Ligjin në emër të Qeverisë u Shpreh se : “do t’i japim pronarëve atë që ju është marrë në vitin 1945, dhe do të mbajmë për shoqërinë vlerën që i është shtuar pronave si kontribut i publikut gjatë 70 viteve” . Por ne pronarët atë i kërkojmë Qeverisë – tokën që na është marrë, madje edhe fitimin e munguar qysh nga viti 1945, ndërsa, “ Vlerën e Shtuar”, dmth kompensimin në “Para”, nëse Qeveria ka , le tja u japë “pronarëve” që fabrikoi me Ligjin 7501.
Projekt-Ligji i ofruar si “zgjidhje” nga Qeveria është i papranueshëm, sepse mban forcërisht në fuqi Ligjin antikushtetues 7501, datë 19. 07.1991, “Për Tokën”, me të cilin iu muar toka pronarëve që e trashëgonin dhe iu dha falas disa të tjerëve që Qeveria i emertoi “ Pronarë ”. Ky veprim bie në kundërshtim me nenin 41 të Kushtetutës së Shqipërisë, i cili thotë : “prona fitohet me dhurim, me blerje ose me , trashëgim….”, por bie në kundërshtim edhe me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut për Pronën, e cila është ratifikuar nga Parlamenti Shqipëtar me ligjin nr.7491, datë 29.04.1991’ .
Projekt Ligji zyrtarizon përfundimish një borxh absurd në miliarda Euro. të cilat duhet të përballohen nga taksapaguesit dhe buxheti i shtetit, për të kompensuar pronarët dhe e gjithe kjo sa për interesa elektorale e karieriste aq edhe KORRUPTIVE, të liderëve politik që kanë sunduar jetën e vëndit në këto 24 vjet. Ndërkohë që është e sigurt, se nëse prona kthehet tek pronari që e trashëgon, detyrimi financiar i kompensimit bëhet ZERO. Kjo është e vetëmja zgjidhje që i kërkohet Qeverise nga pronarët Shqipëtarë, qysh nga viti 1991.
Procedura e hartimit të projektligjit nuk ka qënë transparente. Ai është hartuar në fshehtësi të plotë dhe pa pasur në grupin e punës asnjë përfaqësues të pronarëve, si dhe nuk ka reflektuar asnjë nga kerkesat e pronarëve konform Kushtetutës në fuqi dhe Konvetës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Në të gjitha takimet e organizuara përfaqësuesit e Qeverisë, megjithë insistimin tonë, nuk kanë lejuar pranin e MEDIAS. Ne denoncojmë publikisht veprimet e pa moralëshme të Qeverisë Shqipëtare, e cila në fshehtësi të plotë e ka dërguar Projekt-Ligjin në KE dhe në GJEDNJ në Strasburg, pa e diskutuar më parë me grupet e interestit (Pronarët), pa dieninë e tyre, madje pa dieninë e medias. Ne, i bëjmë thirje edhe një herë Qeverisë të tërhiqet nga makinacionet dhe mashtrimet për të bindur institucionet Europiane e ndërkombëtare, për të mos mbështetur pronarët në të drejtën e tyre, por të realizojnë detyrimet që ngarkon Kushtetuta, sipas neneve 41 dhe 181.
Është një fakt, se aktualisht për tokën në Shqipëri nuk ka tituj pronësie komformë Kushtetutës. Për këtë arësye për konflikte pronësie, deri tani janë vrarë mbi 8000 persona. Këtë e ka deklaruar në Parlament vetë Kryeministri Rama. Njëherësh ish kryeministri Sali Berisha, dhe ish Kryeministri Majko kanë deklaruar publikisht se : “ Klasa Politike Shqipëtare ka GABUAR me ligjin 7501.
Është keqardhje e madhe kur mëson se në Agjenësinë e Kthimit të Pronës janë vetëm 26 mijë dosje të Pronarëve që kërkojnë kthimin e Pronave, ndërkohë që qindra mijë pronarë të tjerë janë në kërkim të dokumentave vërtetuese të pronave. Vetëm pronarë të mëdhenj tokash ,sipas statistikave zyrtare, në vitin 1945 kanë qënë në Shqipëri 91 133 familje – pra ku i kanë keta dosjet e pronave ??. Ama Qeveria Shqipëtare të gjitha pronat që pronarët e tyre jane ende në kërkim ose janë në proces njohje i konsideron prona të shtetit dhe vazhdon ti shesi, e ti japë me qera, nw mwnyrë të kundraligjëshme. Ndërkohë ju vemë në dieni se ne 50 % të territorit (në pjesën veriore) sejcili banor ka marrë tokën e tij të trashëguar)-pra Ligji 7501 është zbatuar vetëm në Jugë të vëndit.
Pronarët Shqipëtarë, të gjëndur para arbitraritetit dhe padrejtësisë së Shtetit Shqipëtar, që u mori pronat, kanë kërkuar e do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, e cila rast pas rasti iu ka dhënë të drejtë pronarëve Shqipëtarë,(rasti Manushaqe Puto etj), madje ka gjobitur rëndë edhe Qeverinë Shqipëtare, por me këtë Projekt Ligj Qeveria u a heq këtë mundësi pronarëve. Zonja Sonila Qato, Drejtoresha e Agjensisë Kombëtare për Kthimin dhe Kompensimin e Pronave, në celje të takimit, u shpreh se “qëllimi i ligjit të ri të pronave është që t’i vërë fre vendimeve të Gjykatës së Strasburgut, që i shkakton një shumë të kripur parash shtetit shqiptar”.
Për arësyet e mësipërme, ne Pronarët Shqipëtarë e konsiderojmë Projekt-Ligjin krejtësisht të papranueshëm dhe e denoncojmë zyrtarisht dhe publikisht si një artificë të Qeverisë me anën e të cilit jo vetëm nëpërkëmb të drejtat e pronarëve Shqipëtarë, por kërkon të mashtrojë edhe institucionet dhe drejtësinë Europiane.
Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me grupin e punës, nëse Qeveria pranon që diskutimi të fillojë nga zgjidhja në përputhje me kushtetutën dhe Konventën Europiane të të drejtave të njeriut – pra nga KTHIMI I PRONES, e pastaj nga kompensimi, por vetëm për tokat e zëna me objekte social-ekonomike. Për këtë përfaqësuesit e Shoqatave të Pronarëve kërkojnë që të tërhiqet drafti i përgatitur nga Qeveria dhe në tavolinën e diskutimeve të shqyrtohet drafti i përgatitur nga Shoqatat e pronarëve, i cili gjëndet në sitin e Shoqatës www.defendingproperty.com..
Të gjitha Shoqatat e pronarëve të Shqipërisë , në unitet të plotë , i drejtohemi, Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg, gjithë institucioneve të Bashkimit Europian , , Ambasadorit të SHBA, në Tiranë dhe gjithë Ambasadorëve të vëndeve të BE-së, në Tiranë të insistojnë në mbështetje të së drejtës së Pronarëve Shqipëtarë, sipas standarteve Europiane, duke kushtëzuar marrëdhëniet me Qeverinë Shqipëtare me zbatimin e Kushtetutës së Republikës dhe të Drejtës Europiane për kthimin fizik të pronës. Në të kundërt alternativa e vetëme e Pronarëve Shqipëtarë do të jetë zgjidhja përmes Gjykatës së Strasburgut dhe mosbindjes civile.
Ne besojmë shumë te parimet e drejtësisë Europiane dhe jemi thellësisht të bindur se nuk mund të ketë zgjidhje përfundimtare dhe të qëndryshme pa kthimin fizik të pronave dhe kompensimin e tyre vetëm kur janë të zëna me objekte social-ekonomike.
Me kthimin e pronës pronarëve, kompensimi bëhet ZERO, dhe Shqipëria bëhet pjesë e BE-së
Me respekt
ALEANCA E SHOQATAVE TË PRONARËVE SHQIPËTARË
1. Shoqata “ Pronësi me Drejtësi”,Kryetari Gezim Bocari, mob.0672652570
2. Shoqata “Bregdeti”,Kryetari Jorgo Dhrami,mob. 0682050951
3. Shoqata “Krahina Jonë”, Kryetari Axhem Ymeri-mob.0682690553
4. Shoqata “Dukati”,Kryetari-Nevzat Bozhani, mob. 0692796475
5. Shoqata “Pronarwt Legjitimw” Kryetari- Fredi Sulaj, mob. 0692163903
6. Shoqata “Pronarwt e Myzeqesë” Kryetari-Stavri Semanjaku, mob. 0692140420
7. Shoqata “Borshi” , Kryetari Ylber Hysi.mob. 0695513422
- « Previous Page
- 1
- …
- 50
- 51
- 52
- 53
- 54
- …
- 89
- Next Page »