• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2015

A’ ESHTE KOSOVA, PENG I KRIMINELEVE DHE HAJDUTEVE ?

October 26, 2015 by dgreca

OPINION NGA FAIK KRASNIQI-PRISHTINE/
Kosova tash e 16 vjet ka mbetur peng i kriminelëve, hajdutëve, vrasësve, dallaveraxhinjve, mashtruesve, profiterëve dhe të korruptuarve të politikës dhe parapolitikës. Kjo klasë politike, korrupsionin, keqpërdorimet dhe pasurimin nga shteti dhe populli, e kanë shndërruar në kulturë të të jetuarit. Këta politikanë mafiozë dhe matrapazë, janë kujdesur nga fillimi, që organet e drejtësisë t’i kenë në duart e veta, në mënyrë që të jenë të lirë dhe të paprekshëm nga drejtësia, për krimet e tyre ekonomike, politike dhe krime të natyrave të ndryshme. Rrjetin e tyre kriminal e kanë shtrirë në të gjitha institucionet shtetërore – dhe me të drejtë mund të themi që sot Kosova është bërë pronë private e disa familjeve të fuqishme, dhe sundohet si 5 familjet e famshme mafioze njujorkeze, por për dallim nga këto rrjetet më të fuqishme kriminale në SHBA, këta mafiozë tanë vijnë nga politika dhe parapolitika! Këtë gjë më së miri e shpjegon, shkrimtari dhe publicisti italian, Roberto Saviano, në librin e tij më të fundit, “ZeroZeroZero”.
Cilat janë zgjidhjet?
Prandaj s’mund të flasim as për sundim të ligjit, as për zhvillim ekonomik, as për një shtet funksional e aq më pak për integrime evropiane, derisa në pushtet dhe skenën politike kemi këtë klasë politike mafioze dhe kriminale, që e rrënuan dhe degraduan këtë shtet. Ky vend mund të ecë përpara, madje me hapa shumë të shpejtë, nëse nga skena politike largohet kjo klasë politike mafioze dhe kriminale, dhe për një mandat katërvjeçar ose edhe dyvjeçar, të krijohet një Qeveri e shpëtimit kombëtar, nga njerëz të papërfolur, të aftë dhe me vlera e kontribute, kryesisht nga shoqëria civile, mediat, bota akademike dhe nga disa politikanë që akoma nuk i ka kapur virusi i korrupsionit dhe krimit. Nuk duhet të jenë ata që tërhiqen për hunde nga politika. Vetëm një Qeveri e tillë e shpëton Kosovën, e zhvillon ekonomikisht dhe e integron me hapa të shpejtë drejt BE-së.
U bënë milionerë – e ne u varfëruam!
Për këtë klasë politike mafioze dhe kriminale, që na treguan se çfarë janë në gjendje të na bëjnë, është e kotë të flasim, sepse janë të papërmirësueshëm. Kjo klasë politike është njëlloj, prandaj duhet t’i injorojmë të gjithë, sepse këta nuk e kanë hallin e shtetit dhe të popullit, por hallin e pushtetit dhe të xhepit! Vetëm të mendojmë për një çast se falë kujt jemi në këtë gjendje të rëndë ekonomike, sociale, politike – falë kujt kemi një arsim të degraduar dhe shëndetësi të sëmurë?
Falë këtyre banditëve dhe kriminelëve të politikës, të cilët me votën tonë qe 16 vite rresht po i mbajmë në pushtet dhe me paratë tona u bënë milionerë – e ne u varfëruam!
Prandaj, s’duhet t’i marrim as seriozisht, por thjesht t’i injorojmë dhe t’i trajtojmë si kriminelë dhe banditë.

Filed Under: Opinion Tagged With: faik Krasniqi, kosova, opinion, peng i krimienleve

Shqipëri, një ligj për më shumë siguri publike

October 26, 2015 by dgreca

Ligji për sigurinë publike në Shqipëri: kamera për çdo pallat, shkolla dhe mjetet e transportit publik/
Shqipëria do të ketë së shpejti një ligj të sigurisë publike, i cili do të garantojë më shumë siguri për jetën, pronën dhe qytetarët. Një ligj i hartuar nga Ministria e Brendshme dhe që i është shpërndarë organeve të tjera për të dhënë mendime, së shpejti pritet t’i kalojë komisioneve parlamentare për shqyrtim. Nxjerrja e këtij ligji do të detyrojë të gjithë bizneset, të cilat kanë të ardhura më shumë se 10 milionë lekë në vit, autobusët, taksitë, lokalet që kanë hapësirë për më shumë se 50 klientë, kopshte fëmijësh, park lodrash e shumë mjedise të tjera, të jenë të gjitha të pajisura me kamera sigurie. Bizneset, të cilat janë grabitur njëherë më parë dhe që sipas analizave policore mund të jenë objekt sulmi i grabitësve, do të detyrohen edhe ato të kenë masa shtesë të sigurisë. Subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e lojërave të fatit, subjektet që administrojnë mjedise të hapura apo të mbyllura për fëmijë, shkolla apo kopshte private, si edhe çdo veprimtari e transportit publik që konsiderohet nga policia si burim rreziku i shtuar, do të jetë i detyruar me ligj që t’i përgjigjet dispozitave në fuqi, sapo ky ligj të hyjë në fuqi. Jashtë këtij ligji nuk do jenë as banesat dhe sidomos ato që kanë depozita uji apo banorë të pallatit persona me precedentë kriminalë.
Në nenin 8 të këtij ligji thuhet se, “Administratorët e ndërtesave të banimit, marrin masa shtesë sigurie, duke bashkëpunuar me Policinë e Shtetit, nisur nga vlerësimi i rrezikut që konstatohet në urbanistikën e pallatit, parkimet, depozitat e ujit, personat me precedentë kriminalë banorë apo qiramarrës”. Të gjitha filmimet e ruajtura nga kamerat e sigurisë me ligj janë të detyruara t’i jepen policisë sa herë që ajo do t’i kërkojë, por në përputhje edhe me ligjin për të dhënat personale. Policia do t’i japë të gjithëve gjashtë muaj kohë për të marrë masat e sigurisë pas daljes së këtij ligji, dhe në mos respektim të tij do të vendosë gjobat përkatëse të parashikuara edhe ato në një nen të veçantë. Vërtetimet e sigurisë do të jepen nga policitë vendorë, të cilat duke bërë analizën e riskut për një objekt u lind e drejta të kërkojnë edhe masat shtesë, si ato të policisë private, por edhe lidhje direkt të sinjalit të kamerave për ruajtjen e objektit me sallat e komandimit të policisë.

Filed Under: Komente Tagged With: një ligj, Për më shumë, shqiperi, siguri publike

Thirrja e seancës, ftesë për kaos

October 26, 2015 by dgreca

Kosovë-shtypi: Përfaqësuesit e Quint-it, takime me qeverinë për zgjidhje/
-Seanca parlamentare e ftuar vetëm nga përfaqësuesit e pozitës për pasditën e 23 tetorit u pamundësua nga opozita edhe duke hedhur gaz lotsjellës, disa herë, deri në mesnatë, e pas mesnatës në orët e para të 24 tetorit u mbajt një seancë në rrethana të jashtëzakonshme jo në sallën plenare, në të cilën qëndronte vetëm opozita e “përjashtuar”./
PRISHTINË, 26 Tetor 2015/ “Përfaqësuesit e Quint-it, takime me qeverinë për zgjidhje”, paralajmëron sot në një kryetitull shtypi në Prishtinë për zhvillimet e fundit në Kuvend dhe jashtë tij, me bllokadë dhe protesta nga opozita, në kundërshtim të katër marrëveshjeve të 25 gushtit me Serbinë dhe marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Pas skenave të dhunshme brenda dhe jashtë ndërtesës së Kuvendit fundjavën e kaluar, mes të cilave shumica parlamentare megjithatë ia doli ta miratojë ligjin për shëndetin mendor, kuvendi do të pushojë për disa ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Kjo do të bëhet me qëllim që të reflektohet mbi situatën dhe provohet gjetja e një zgjidhje. Mbajtja e seancave nën masa policore dhe jashtë sallës së seancave plenare nuk po shihen si zgjidhje, as nga ndërkombëtarët, të cilat mund t’i kontribuojnë funksionimit normal të institucioneve.
Gazeta merr vesh se qysh këtë fillim javë përfaqësues të vendeve të Quint-it do të zhvillojnë takime me kryeministrin Isa Mustafa për të parë nëse Qeveria ka ndonjë plan në lidhje me kërkesat e opozitës. Të dielën, gazeta nuk ka arritur të marrë përgjigje nga zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, në lidhje me këtë çështje dhe nëse do të ketë ndonjë iniciativë nga Qeveria për të diskutuar rreth kërkesave të opozitës. Deri më tani, përveç mungesës së propozimeve, kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi edhe kanë mohuar se vendi gjendet në krizë institucionale, shkruan gazeta.
“Thirrja e seancës, ftesë për kaos”, është kryetitulli i gazetës Zëri, e cila paralajmëron se partitë në koalicion prapë do të thërrasin seancë javën që vjen, se opozita këmbëngul në bllokadë dhe se pritet sërish tensionim i situates.
Gazeta shkruan se, dy blloqet e barrikaduara, pushteti dhe opozita, e kanë ndarë mendjen. Ato nuk heqin dorë nga qëndrimet e tyre, seanca sërish thirret për javën tjetër edhe pse paralajmërohet se do të ketë sërish bllokadë. Kjo situatë shihet si ftesë për kaos nga të dyja anët. Analistët thonë se Kuvendi i Kosovës nuk guxon edhe këtë javë të luajë me “zjarrin”, duke thirrur seancë të re për aq sa kohë palët (mazhoranca dhe opozita) vazhdojnë të jenë fortifikuara në “istikamet e tyre”. Sipas tyre, në këtë situatë dramatike në të cilën është futur legjislativi duhet dhënë mundësinë presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që të vazhdojë më dialogun e nisur me palët me qëllim që të gjetjes së një zgjidhjeje për tejkalimin e kizës. Analistët politikë konsiderojnë se vetëm përmes një dialogu mund të zhbllokohet Parlamenti. Në anën tjetër, partitë e koalicionit janë të vendosura që t’i mbajnë seancat plenare, qoftë edhe në katin e katërt të Kuvendit, në salla të improvizuara, sikurse ndodhi javën e kaluar, siç thonë ata vetëm për të mos bllokuar proceset e Kosovës. Partitë në pushtet thonë se puna e legjislativit nuk mund të mbahet peng nga një grusht deputetësh, që dëshirojnë të vijnë dhunshëm në pushtet, shkruan gazeta.
Seanca parlamentare e ftuar vetëm nga përfaqësuesit e pozitës për pasditën e 23 tetorit u pamundësua nga opozita edhe duke hedhur gaz lotsjellës, disa herë, deri në mesnatë, e pas mesnatës në orët e para të 24 tetorit u mbajt një seancë në rrethana të jashtëzakonshme jo në sallën plenare, në të cilën qëndronte vetëm opozita e “përjashtuar”.
Kuvendi i Kosovës, kishte më shumë se një muaj nga fillimi i sesionit vjeshtor, nuk kishte arritur të përfundojë asnjë nga seancat plenare të ndërprera nga opozita edhe me hedhje gazi lotsjellës, të vezëve e shisheve të ujit, me “rrethime” të foltores e kryesuesit, mes fërshëllimash e fjalorit të ashpërsuar gjithnjë e më shumë, madje deri në banalitet, derisa jashtë Kuvendit në shesh kishte edhe protesta.
Para seancës së javës së kaluar të Kuvendit, Presidentja e Republikës i kishte ftuar “për dialog politik partitë parlamentare në përpjekje për të tejkaluar gjendjen e krijuar në vend”, kishte takuar ndaras liderët e pozitës dhe opozitës dhe kishte përpjekje që t’i takojë “përfundimisht, në mirëbesim, në tryezë të përbashkët”, por kjo nuk ndodhi./b.j/
Ne foto: Pamje nga seanca e Kuvendit te Kosoves jashte salles plenare ne 24 tetor 2015 pas mesnate pa opoziten

Filed Under: Analiza Tagged With: Behlul Jashari, kaos, shtypi, third per seance

USAID mbështet personat me aftësi të kufizuara në Shqipëri

October 26, 2015 by dgreca

Pjesë e këtij programi ndihme u bënë fillimisht 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim dhe lëvizje. Ato morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje nga vullnetare amerikane. Diskriminimi dhe rreziqet janë ende të shumta në Shqipëri për personat me aftësi të kufizuara. Një grup vullnetaresh shqiptare dhe amerikane po zhvillojnë në Tiranë Programin Wild në dobi të grave dhe vajzave me aftësi të kufizuara.
Pjesë e këtij programi u bënë 20 gra dhe vajza me aftësi të kufizuara në shikim, dëgjim, lëvizje, të cilat morën këshilla mjekësore, sportive dhe vetëmbrojtje.
Anisa Proda, pjesë e këtij komuniteti dhe organizatore e programit Wild, është specialiste në drejtorinë e përkujdesit shoqëror dhe shërbimeve të integruara në ministrinë e mirëqenies sociale dhe rinisë. Ajo thotë se ky trajnim u organizua për të fuqizuar vajzat dhe gratë, që të përballojnë diskriminim e dyfishtë për shkak të gjinisë dhe për shkak të aftësisë së kufizuar. Pranvera Qyra nga Elbasani, studente për psikologji dhe është optimiste për jetën e saj. Ajo thotë se në këto takime mësojnë më shumë për të drejtat e tyre. Shqipëria ka aktualisht rreth 11 mijë të verbër. Por shumë prej tyre dobësia në shikim nuk i pengon të bëhen zot të vetes. Elida Çela nga Elbasani e sapodiplomuar master në shërbime sociale dhe tani po kërkon punë në shumë vende. Persona me aftësi të kufizuara, që përfitojnë një pagesa shtetërore janë rreth 162 vetë, por nevoja është shumë më e madhe. Megjithatë shoqëria po i mbështet ata përherë e më shumë. Irena Oruçaj thotë me gjuhën e shenjave se pengesat janë të mëdha dhe shumë njerëz ende nuk i kuptojnë vështirësitë e këtij grupimi. Sipas OBSH 13 për qind e numrit të përgjithshëm të popullsisë janë persona me aftësi të kufizuara. Në shtetet me varfëri të lartë edhe numri i tyre është më i lartë. Bonnie Scott është vullnetare nga SHBA jeton prej 18 muajsh në Shqipëri, duke ndihmuar personat me aftësi të kufizuara. “Ne këtu sot po zhvillojmë një trajnim vet-mbrojtje, si të kujdesen për veten, dhe këto janë mësime të domosdoshme për këdo” – tha ajo. Edhe në SHBA, shtoi Bonni, diskriminohen personat me aftësi të kufizuara. Diskriminimi për ta është i zakonshëm kudo. Mësimet mbi vetëmbrojtjen dhe mjekësinë janë me rëndësi por kryesorja është që këto vajza të zbulojnë fuqitë e tyre, të ndjehen të sigurta dhe të lira. Vullnetarët dhe programi Wild në Shqipëri kanë shumë mbështetës si agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar USAID, Mobility International USA, Qendra Rinore e Tiranës, Organizata Rinore Rias dhe Fondacioni Shqiptar i Personave me Aftësi të Kufizuara dhe kështu ata ndjehen më pak të vetmuar dhe më shumë të sigurtë për jetën e tyre.

Filed Under: Komunitet Tagged With: aftesi te kufizuara, personat, USAID ndihme

FESTIVALI i 25 Shqiptar ne Nju Jork

October 25, 2015 by dgreca

Eshte koha te siguroni biletat tani per Festivalin Shqiptar qe organizon Qendra Kulturore “Nena Tereze” prane Kishes’Zoja e Shkodres”, me pjesmarrjen e shume grupeve nga shume shtete te Amerikes! Klikoni dhe shihni posterin. Eshte veprimtaria Kulturore me e madhe e Shqiptareve te Amerikes. E gjithe Shqiperia sic e ka bere Zoti ngjitet ne skenen e madhe te Festivalit me te gjithe veshjet e trojeve etnike. Do te derdhet ne skene Gurra e popullit artist shqiptar.
Do te shihni se sa bukur tingellojne kenget shqipe, se sa bukur do te kercehen vallet e te gjitha krahinave, do te shihni se si femijet e lindur ne SHBA, te rinjet qe nuk e harrojne vendin nga vijne, do te shihni profesioniste dhe amatore. Do te jete nje mrekulli. Mos mungoni!(Dielli)

Filed Under: Featured Tagged With: festivali i 25, Nene Tereza, Qendra Kulturore, shqiptar, Zoja e Shkodres

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 16
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • …
  • 104
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT