• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for December 2015

Kosovë-Veriut, projekte 2.5 milionë euro nga Fondi për Zhvillim

December 16, 2015 by dgreca

Four Northern Kosovo municipalities awarded projects worth 2.5 million euros from Development Fund/

PRISHTINË, 16 Dhjetor 2015-B.Jashari/ Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim i ndau mbi 2.5 milionë euro për komunat në veri të Kosovës gjatë takimit të mbajtur sot në Prishtinë.Mbi 900.000 euro i janë ndarë komunës së Mitrovicës së Veriut për ndërtimin e sallës sportive. Bordi më parë i kishte ndarë 1.6 milionë euro për këtë komunë në muajin shtator. Këto fonde do të shfrytëzohen për të ndërtuar një qendër të brigadës se zjarrfikësve, për të përkrahur ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si dhe për shpronësimin e tokës ku do të ndërtohet ndërtesa e re e komunës. Në përgjithësi, Mitrovicës së Veriut i janë ndarë mbi 2.5 milionë euro për katër projekte.

Bordi vendosi që të ndajë pothuajse 500.000 euro për komunën e Zveçanit për tre projekte. Këto fonde do të shfrytëzohen për të përkrahur organizatat e shoqërisë civile përmes aktiviteteve sportive dhe kulturore, për të zhvilluar ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM-të), fermat e vogla dhe prodhimin e qëndrueshëm bujqësor. Për më tepër, muajin e kaluar, Bordi ia ndau komunës së Zveçanit 350.000 euro për shpronësimin e tokës për një rrugë që ofron qasje për te deponia. Deri më tash Zveçanit i janë ndarë afro 850.000 euro për katër projekte.Komunës së Zubin Potokut i janë ndarë rreth 1.4 milionë euro për tri projekte. Fondet do të shfrytëzohen për zhvillim ekonomik të komunës, ndërtimin e një pishine dhe rindërtimin e shtegut të atletikës, si edhe për rehabilitimin e rrugëve lokale.

Komunës së Leposaviçit i është dhënë 140,000 euro për blerjen e pajisjeve për çerdhen në Leshak.Katër komunat gjithashtu kanë dorëzuar një numër të koncept dokumenteve, të cilat do të zhvillohen në projekt propozime dhe do të shqyrtohen në takimin e ardhshëm të Bordit në janar të vitit 2016.Fondi për Zhvillim i nxjerrë të hyrat nga taksat e mbledhura në pikat kufitare të Jarinjës/Rudnicës dhe Tabavinjës/Bernjakut. Të hyrat e mbledhura deri më tani arrijnë vlerën prej 8 milionë euro dhe shfrytëzohen për përkrahje të zhvillimit socio-ekonomik të komunave në veri të Kosovës.Funksionimi i Fondit vendoset nga Bordi Menaxhues i përbërë nga Samuel Zhbogar, Kryesues i Bordit në cilësinë e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Ministri i Financave të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të autoriteteve kosovare dhe Danijela Zubac në emër të komunitetit serb, bën të ditur njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë.Të katër komunat veriore të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviçi janë të banuara me shumicë nga komuniteti serb.

Four Northern Kosovo municipalities awarded projects worth 2.5 million euros from Development Fund/

PRISTINA, 16 December 2015 – The Management Board of the Development Fund awarded over 2.5 million euros to Kosovo’s four northern municipalities at its meeting in Pristina today.

Over 900.000 euros were awarded to the municipality of North Mitrovica for the construction of a sports hall. The Board previously allocated 1.6 million euros to this municipality in September. These funds will be used to build a fire brigade centre, support small and medium sized enterprises, as well as for the expropriation of land to construct a new municipality building. In total, North Mitrovica has been awarded over 2.5 million euros for four projects.The Board decided to allocate almost 500.000 euros to the Zvecan municipality for three projects. The funds will be used to support civil society organisations through sports and cultural activities, develop small and medium size enterprises (SMEs), small farms and sustainable agricultural production. In addition, last month the Board awarded Zvecan municipality 350.000 euros for land expropriation for an access road to a landfill site. To date, Zvecan has been awarded close to 850.000 euros for four projects.

The Zubin Potok municipality has been awarded almost 1 million euros for three projects. The funds will be used for construction of a swimming pool and reconstruction of an athletic arena, as well as for the rehabilitation of local roads.

The municipality of Leposavic was awarded 140.000 euros for the purchase of equipment for the kindergarten in Lesak.

The four municipalities also submitted a number of concept notes, which are to be developed into project proposals and reviewed during the next Board meeting planned in January 2016.

The Development Fund derives its revenues from taxes collected at the Jarinje/Rudnica and Tabavije/Brnjak crossing points. The revenues collected so far amount to over 8 million euros and are used to support socio-economic development of the northern Kosovo municipalities.

The operation of the Fund is decided by the Management Board composed of Samuel Žbogar, Chair of the Board in his capacity as the EU Special Representative in Kosovo, Kosovo Minister of Finance Avdullah Hoti on behalf of the Kosovo authorities, and Danijela Zubac on behalf of the Serb community.

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: 2.5 milion Euro, Fondi per zhvillim, Kosove, veriu

BERISHA: Rama duhet rrezuar me mjete të qëndrueshme paqësore, si në Ukrainë apo në Maqedoni

December 16, 2015 by dgreca

Ish –kryeministri Berisha ka zgjedhur një bashkëbisedim me gazetarët për t’i dhënë përgjigje akuzave të Edi Ramës, se ka qenë ai si president që i ka dhënë statusin e Veteranit të Kategorisë së Parë, Shyqyri Çokut, hetuesit të At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit. Rama kërkoi ndjesë një ditë më parë në Shkodër për dekorimin e Çokut nga qeveria e tij me rastin e 70 –vjetorit të çlirimit, por tha se dekorata u ishte dhënë të gjithë veteranëve që këtë status e përfituan nga Berisha. Në kunërpërgjigjen e tij Berisha i kujton Ramës të gjitha përpjekjet e bëra për të larguar nga jeta publike persekutorët e regjimit komunist dhe nga ana tjetër, përpjekjet e tij dhe të Partisë Socialiste për të penguar ligjin e lustracionit.
 “Statusi i veteranit njeh vetëm pjesëmarrjen në luftë, që në fakt u fry në mënyrën më monstruoze, saqë sot gjen me status veteran edhe qytetarë që kanë lindur në vitin ‘48 apo ‘50. Pra ka të bëjë me pjesëmarrësit në luftë. Ligji nuk jep asnjë dekoratë. Nuk njeh asnjë imunitet. Sali Berisha, në të njëjtin vit, do të ishte vendi i parë në Europën ish -komuniste që bëri ligjin e dënimit të genocidit komunist dhe krimeve kundër njerëzimit të diktaturës komuniste në Shqipëri. Asnjë vend tjetër nuk e kishte këtë. Presionit ndërkombëtar iu përgjigjëm me fakte. 73 persona janë dënuar për genocide, përfshirë Nexhmie Hoxha apo Aranit Çela, që i përmend Edi Rama. Sali Berisha bëri ligjin e lustracionit që përjashtoi të gjithë xhelatët e kalvarit komunist të viteve të diktaturës, i përjashtoi nga çdo funksion publik. Meqenëse ky ligj u amendua, ne përsëri e rikthyem këtë ligj, i cili ishte gjetur legjitim nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, me të njëjtat pregorativa në funksion të largimit të xhelatëvë nga funksionet publike.
Kundërshtari më i egër i këtij ligji u bë Edi Rama dhe partia e tij, e cila e dërgoi ligjin në Gjykatë Kushtetuese, e cila bëri presionin më të jashtëzakonshëm në Gjykatën Kushtetuese, e cila me një akt të pashembullt në histori e në botë, në konflikt total interesi, me shumicë dërrmuese, hodhi poshtë ligjin dhe plotësoi kërkesën e Edi Ramës”, u shpreh Berisha.
 Berisha tha gjithashtu se ai miratoi rezolutën dhe ligjin, me të cilin dënoi Enver Hoxhën dhe e zhveshi atë nga çdo atribut, ndërsa Edi Rama në mbështetje të xhelatëve të regjimit komunist, miratoi ligjin e hapjes së dosjeve, në të cilin asnjërit prej këtyre kriminelëve nuk u ndalohet ushtrimi në funksionet më të larta të shtetit.
 “Nuk isha unë që ia shkrova ligjin. Dhe ky ligj s’ka disa muaj që është votuar në parlament. Edi Rama në 24 vite pluralizëm, është i vetmi kryeministër, i cili do të përkujtonte 70 -vjetorin e çlirimit të vendit në varrezat e dëshmorëve i rrethuar nga portrete të Enver Hoxhës dhe do t’i shpërndante këto portrete në mbarë botën në FB e tij. Nuk ia bëri Sali Berisha. Atë e bëri Edi Rama për krenarinë e tij që ndjen ndaj atit të tij shpirtëror, vijoi më tej Berisha.
Ish-kreu i qeverisë u shpreh se kryeministri Rama i ka këto qëndrime për shkak të prejardhjes së tij.
 “Pse këto qëndrime? Edi Rama vjen direkt, është i biri i një xhelati të vërtetë të regjimit diktatorial dhe nipi, në kuptimin, xhaxhai i nënës ka qenë, i Spiro Kolekës, persekutorit numër 1, njeriu që do të kërkonte në vitin ‘90 pasi e çoi për strehim Edi Ramën në Kofruz, në lëvizjen studentore, i vetmi njeri që kërkonte në pleniumin për pluralizimin, i kërkonte Ramiz Alisë, të fusnin tanket. Të përdorim forcën, të fusim tanket. Pra, Edi Rama nuk e ka rastësore këtë. Nderimin e xhelatëve e bën në radhë të parë si nderim për të atin. Unë e kam ngritur gjithnjë këtë problem. 25 vjet më parë, takimi me intelektualët e Tiranës të përfaqësuar nga PD, në pallatin e kulturës. Kanë qenë të pranishëm aty, në një takim të hapur, të paktën 90 % nuk ishin anëtarë të PD, por ishin mbështetës të demokracisë, dhe ata iu përgjigjën thirrjes dhe u mbush salla. Midis tyre erdhi Edi Rama. E dini cfarë ndodhi me të? Pasi shtroi tezat e tij, që ia fërshëllyen, intelektualë të ndershëm që u kishte bërë gjëmën i ati i Edi Ramës u ngritën dhe ia përplasen në fytyrë Edi Ramës: “Ti s’mund të na japësh leksione demokracie. Dëno njëherë krimet e babait tënd”. Edi Rama ia mbathi në panic. Iku nga salla. Kanë qenë rreth 200 – 300 persona në sallë. Kam qenë bashkë me Arben Imamin.
Ata që kundërshtonin nuk ishin as badiguardër as militant. Ishin njerëz të lirë. Pra Edi Rama arriti gjer aty sa të dekorojë xhelatët, sepse ka këtë origjinë. Asnjë s’ka të diktuar nga unë, gjithçka e ka me vullnetin e tij të lirë.”.
 Përsa i përket ndjesës së kërkuar nga Rama për dekorimin e Shyqyri Çoku, Berisha tha se ai ishte një akt i pavërtetë dhe frike, pasi Rama duhet t’u kërkonte ndjesë edhe viktimave të tjera të persekutimit, përfshirë edhe familjen e Havzi Nelës, për varjen e të cilit Berisha bën përgjegjës familjarë të Ramës.
 “Dy persona, të persekutuar, intelektualë, At Zef Pllumi dhe Sami Repishti, që pëjetuan kalvarin e torturave komuniste, qenë me fat se shpëtuan. Po mijëra e mijëra të tjerë, a nuk meritojnë edhe ata ndjesë? A nuk meritojnë që xhelatët e tyre të dalin nga jeta publike?. A nuk meriton e shoqja e Havzi Nelës një ndjesë nga Edi Rama? A nuk meriton familja e një fshatari që kam dosjen, nga Vithkuqi. Sihat Tozaj i raporton Ramiz Ailisë në Presidiumin e Kuvendit Popullor, që kishte në krah Kristaq Ramën.. i raporton rastin e fshatari. Thotë se ky fshatar kriminel ka vrarë me porosi të shërbimit grek një fshatar tjetër dhe këtë akt kriminal e ka kryer me armën që ia ka sjellë në filan vend zbulimi grek. Por fshatari i thotë gjykatësit: nuk kam patur kurrë armë të vërtetë në duar. Sepse edhë në zbor, si i persekutuar, na jepnin armë druri. Nuk kam lidhje, s’kam vrarë. Çfarë thotë diktatori. Sigurisht e kanë detyruar me forcë, se s’ka bërë gjë. E ka bërë nga dajaku. Por diktatori thotë të pushkatohet. Kristaq rRama thotë të pushkatohet. Edhe disa të tjerë, por shumica thanë jo. Firma e Kristaqit është në dekret. Edhe për Havzi Nelën, i cili ka një strofë që i kushton OSBE… “Era e OSBE do të fryjë edhe tek ne”. Me këtë ky varet. E varin 18 vjet pas varjes së fundit në Shqipëri. A duhet ky njeri të kërkojë falje, apo edhe për këtë fajin e ka Saliu?”
 Në të njëjtën frymë Berisha thotë se Edi Rama nderoi, kur ishte kryetar bashkie në Tiranë, një tjetër persekutor, i përmendur gjithashtu në librin e At Zef Pllumit, madje më shumë sesa Shyqyri Çoku. Bëhet fjalë për Ndreko Rinon, një për të cilin Berisha shprehet se i shërbeu urrjetjes së Enver Hoxhës kundër Veriut. Urrjetje që sipas Berishës, është gjithësesi më e vogël se ajo që ka Edi Rama për Veriun.
Në udhëtimin tij në Sarandë ndërmori një sulm të paprecedent ndaj veriut.
E vëreta është se Enver Hoxha ka larë në gjak vendin. Veriu nuk u mashtrua. Veriu nuk u pajtua as gjatë luftës me Enver Hoxhën. Nuk pati organizime të fuqishme nacionaliste dhe ky ishte një nga defektet mendoj unë. Enver Hoxha i dërgoi divizionin dhe njeriu që ka larë në gjak veriun, i cili përveç Shefqet Peçit, i cili në Bicaj në Kukës ka ekzekutuar njerëz sipas rendit romak. Më barbarri ka qenë Ndreko Rino. E nderoi atë se i vuri një emër një rruge. E nderoi edhe për urrejtjen që ka ndaj veriut. Në librin e tij At Zf Pllumi shkruan më shumë për Ndreko Rinon. Pra racizmi i tij ndaj veriut është një racizëm primitiv, i pashfaqur ndonjëherë nga ndonjë politikan. As Enveri në këtë mënyrë nuk e shfaqi”.
 Sipas Berishës, jo vetëm për këto arsye, qeveria Rama duhet rrëzuar për të shpëtuar vendin. Dhe shpëtimi – sipas tij – duhet realizuar me mjete të qëndrueshme paqësore, ashtu si në Ukrainë apo në Maqedoni

Filed Under: Opinion Tagged With: Berisha, me mjete paqsore, Rama duhet rrezuar

Protesta e opozitës para Parlamentit, policia publikon masat dhe rrugët që bllokohen

December 16, 2015 by dgreca

TIRANE, 16 Dhjetor/- Opozita organizon paraditën e  të enjtes para parlamentit protestën e radhës ku deputetët pritet të miratojnë buxhetin e vitit 2016.

Në kuadër të masave të marra, policia bën me dije se do të jetë në gatishmëri për të garantuar mbarëvajtjen e saj dhe shmangien e incidenteve të mundshme. Ndërkohë, edhe qarkullimi i automjeteve do të jetë i kufizuar.Sipas policisë, rruga “Xhorxh Bush” e cila është pranë Parlamentit do të jetë e bllokuar për qarkullimin e automjeteve. E njëjta situatë edhe për rrugën “Abdi Toptani” dhe sheshin Skënderbej.

Ja ku nuk duhet të parkoni:

Duke filluar nga sonte në orën 00:00 e deri në përfundim të protestës së të enjtes e cila pritet të nisë në 11:00 e të zgjasë për disa orë, nuk do të lejohet parkimi i makinave në këto rrugë: Rruga Xhorxh Bush (nga ura e Elbasanit – kryqezimi tek sheshi Sulejman Pasha); Bulevardi Deshmoret e Kombit duke perfshire Sheshin Skenderbej; Rruga Abdi Toptani ( drejtoria e Burgjeve) si dhe rrugica prane Infosoft tek ish-PD.

Policia i bën apel qytetarëve për mirëkuptimin e tyre dhe të mos i lënë makinat në rrugët e sipërcituara. Në të kundërt – thuhet në njoftimin zyrtar të Policisë, makinat do të spostohen me karrotrec.

Ndërkohë, edhe autobusët që vijnë nga rrethet nuk do të lejohen në brendësi të qytetit. Vija e kuqe do jetë Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, shkolla “Vasil Shanto”, rrethrrotullimi prane fakultetit Ekonomik

Filed Under: Kronike Tagged With: policia publikon masat, PROTESTA E OPOZITES

Basha thirrje qytetarëve: Të rrëzojmë qeverinë e rrezikut kombëtar

December 16, 2015 by dgreca

TIRANË, 16 Dhjetor / Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nga mbledhja e sotme e grupit parlamentar demokrat, foli për protestën e nesërme të opozitës dhe arësyet që cuan drejt ndërmarrjes së këtij aksioni politik.

Me nota të larta pesimizmi, Basha tha se nga kjo qeveri nuk mund të pritet asnjë lajm i mirë, ndërsa e cilësoi atë “qeveri e rrezikut kombëtar”.

Një ditë para votimit nen për nen në Kuvend të buxhetit të vitit të ardhshëm, me gjuhë kërcënuese, kreu demokrat nënvizoi se ”ky është projektbuxheti i fundit i kësaj qeverie. Ne qëndrojmë dhe do të qëndrojmë fort në zgjidhjen për largimin e kësaj qeverie dhe krijimin e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhje të reja”.

Sic bëri të ditur Basha, në shërbim të arritjes së këtyre objektivave nga ana e opozitës, do të jetë edhe aksioni i nesërm, që sic tha ai, do të vijë i koordinuar mes deputetëve në sallën e Parlamentit dhe qytetarëve jashtë saj. “Deputetët tanë do të argumentojnë në foltore pse ky është buxheti i recesionit, ndërsa qytetarët para Parlamentit do të vijojnë protestat dhe aktet demokratike paqësore”, shtoi ai.

Sakaq, lideri i opozitës apeloi për ngritjen në protestë të qytetarëve pa dallime politike. “Qytetarë, ngrihuni pa dallime politike, mblidhuni masivisht para Parlamentit të rrëzojmë këtë qeveri. Të diktojmë ngritjen e një qeverie teknike dhe zgjedhje të reja”, theksoi Basha në fjalën e tij.(Sipas ATSH)

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, Kombetar, Qeveria e rrezikut

73 vjet me pare – Vdekja e Faik Konices ne Uashington

December 16, 2015 by dgreca

Ishte e hënë, ora 5 pasdite e datës 14 dhjetor, kur Faiku pësoi papritur hemoragji cerebrale. Hattie, që i kishte shërbyer prej vitesh, e gjeti të rrëzuar në hapësirën e ngushtë të banjës dhe e ndihmoi të shkonte në shtrat. Faiku kërkoi të telefonohej sekretarja dhe ajo arriti pas 30 minutash.

Charlotte ishte një grua e përpiktë dhe e sjellshme dhe Faiku i besonte ashtu si vetes së tij. I tha se kishte një dhimbje të fortë në sy dhe Charlotte propozoi të thërrisnin mjekun, Robert Oden.

Megjithë kundërshtimet e Faikut, mjeku u thirr. Dr. Oden, ndër më të njohurit e Uashingtonit dhe mik i vjetër i Faikut, e kuronte nga hipertensioni kronik prej 14 vjetësh. Dr. Oden i mati tensionin. Aparati tregonte 250/140 dhe mjeku tha se Faiku ishte në rrezik prandaj duhet të merrej një infermiere ose të dërgohej në spital. Në atë kohë hipertensioni nuk njihej mirë si sëmundje, por as Faiku nuk i dëgjonte këshillat e mjekut dhe nuk mbante dietë. Veç kësaj, pinte deri në tre paketa cigare në ditë.

Charlotte vendosi ta kalonte natën në apartament. Vonë në mbrëmje Faiku e thirri nja dy herë, pastaj kërkoi ujë. Para mesnate, kur Charlotte kishte filluar t’i shkruante një letër të shoqit, i cili shërbente në Forcën Ajrore, vuri re se Faiku kishte vështirësi në frymëmarrje por nuk dukej dhe aq keq. Sekretarja shkoi të marrë një sy gjumë në divanin e dhomës së ndënjes dhe u zgjua në 5 të mëngjesit. Ai dukej se flinte i pabezdisur, i shtrirë në kurriz me krahun e majtë nën kokë.

Nga ora 8, Charlotte shkoi ta shohë përsëri. Ai nuk kishte lëvizur fare dhe sytë i kishte paksa të hapur dhe të përhumbur. I telefonoi Dr. Odenit, i cili e udhëzoi t’i prekte dorën. Ajo ishte e ftohtë dhe e sertë. E kuptoi se Faiku ishte shuar.

Marre nga: Ilir Ikonomi “Faik Konica, Jeta ne Uashington”

Filed Under: Kronike Tagged With: 73 vjet me pare, Vdekja e Faik Konices ne Uashington

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 39
  • 40
  • 41
  • 42
  • 43
  • …
  • 94
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT