• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2016

PDK – ME DY KANDIDATË PËR PRESIDENT, NJËRI – XHORDANO BRUNO I DYTË DHE NJË MESSZH ME ÇIFTELI

February 25, 2016 by dgreca

Nga SINAN KAMBERAJ/New York/
Portalet informative njoftojnë se Partia Demokratike e Kosovës do t’i nominojē dy  kandidatë për President të vendit – një real, pra Hashim Thaçin dhe njē tjetër fiktiv, sa për ta “djegur”, vetëm që të përmbushet një kërkesë formale kushtetuese.
Për kandidatin që do të “digjet”, s’di as vetë pse po ndjej një si dhimbje. Nē fakt, për Kushtetutën ia vlen tē digjet njeriu, por jo për kundërksndidatin, as Partinë, cilado qoftë ajo, madje as për atë që e kontrollon Kushtetuesen. Sepse, kur je mbi Kushtuesen, s’ka pse me të bâ syni vërr!
Kronikat dëshmojnē se edhe mē parë  është bërë kurban nga një kundërkandidat presidencial për një kandidat real, por “të djegurit” kanë qenë oponentë që vinin nga parti të tjera, të ndryshme nga ajo e “djegêsve”.
Suzana Noveberdali është “djegur” për Behgjet Pacollin, Naim Maloku është “djegur” nga Fatmir Sejdiu, Ramë Buja është “djegur” çpufff – nga Ibrahim Rugova.
Këtë herë Xhordano Bruno i Dytë vjen nga e njëjta Parti me Kandidatin Real prandaj “djegia” është e veçantë. Madje-madje është shumë e veçantë sepse, ky burrë që do të “digjet”, oh! vjen nga i njejti rajon, një fshat e kanë në mes me Kandidatin Real.
Akti i ndëshkimit të Xhordano Brunos me djegie, nga ana e Kishës në Mesjetë, ishte i qartë: heretiku Bruno e kishte kundërshtuar botëkuptimin dogmatik të Kishës Romake, ndaj, siç dihet, pas shqiptimit të dënimit nga Inkuizicioni, ai shkoi vetë drejt turrës së druve, pa u trembur, krenar që po i mbronte pikëpamjet e veta shkencore mbi botën ….
Fundi I fundit, ky Bruno i Dytë, që do të digjet vullnetarisht në “turrë të votave”, ndoshta  s’është për ta qarë. Do të dëmshpërblehet për “vetëdjegie” nga Nana Parti. Do ta bëjnë ambasador, ndoshta në Tiranë, ku i çojnë ata që kanë pasë shumë njisha në shkollë të mesme dhe ku dislekti gegë, ku hyn kosovarishtja, llogaritet si njohje e gjuhës së huaj.
Por, pavarësisht nga kjo mynxyrë, “vetëdjegia” po më duket makabre.
Ndoshta ky “therorizim” bëhet për një “Kauzë”, që, përveç kryeparlamentarit Veseli, që nuk “tyrprohet” kurrë, madje as kur i shan para mikrofinit me fjalë të ndyta çikat e gratë deputete, si dhe Grabovcit, zor se i bie kush në fije.
Për Kauzë.
Kauza?! Mua për vetën time,  kjo fjalë, në gojën e pushtetarëve gjysmëanalfabetë, më tingëllon si – Akuza!
Edhe opozita e ka Akuzën e vet. “Kauza” e Opozitës është e paketuar bukur estetikisht. Për Demarkacionin, është bukur e gjatë, me mija kilometera katrorë, sa pronat e feudalëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, që ua kishte dhënë me spin-of AKP e Tanzimatit. Kauza tjetër  është edhe më e kamufluar, edhe kjo është në gjuhës të huaj – asociacion, por meqë shqiptohet zorshëm, duhet t’i thuhet ashtu siç është, sllavisht – Zajednica.
Këto janë Kauzat, jo marrja e pushtetit me dhunë, siç thonë gojëkqinjtë.Këto Kauza tashmë duhet të thuhen, siç u thanë e u bënë më të qarta brëmë, në çadrat e ngritura para Pallatit të Qeverisë, me këngën “Oj Shypni mos thu’j marova!”, me një vijë melodike dramatike, nën tingujt e çiftelisë, instrumentit tonë tradicional me dy tela.
Mungonin vetëm krismat, ruajna Zot, të alltive: bam-bam-bam!
Teksti i kësaj kënge, që sugjeron “vdekje ballë për ballë” (me kë, tash, or jahu?!), në kontekstin e lirisë, i thënçin kështu kësaj derëbardhe, është anakronik.
Bile, ogurzi.
Nuk besoj që ua beson më kush jetën “këngëtarëve” të opozitës që ftojnë miletin fatkeq të shtërngojnë rradhët për “Kauzat” e tyre “shtetndërtuese”. Tashmë është e qartë: Ata as kanë pasur, as kanë Kauza, ashtu siç nuk kanë as sivëllezërit e tyre siamezë,  aktualisht në pozitë. Pseudokumandarët e pangopshëm, në pozitë e në opozitë, qē e kanë kapur dhe e kapin alternativisht e mizorisht shtetin çdo katër vjet, duke ankoruar gra e nipa e mbesa e halla e kunata e teze, nëpër borde e agjenci shtetërore, e kanë degdisur vendin deri në atë derexhe, sa, ka gjasë që, me këto banda në krye, pakkush e do më atë vend. Pushtetarët e sotëm, ashtu si edhe ata që po synojnë të vijnë në pushtet, bile vrap e vrap, para kohe, janë nervozë që nuk po arrijnë t’ia rrjepin edhe atë pak lëkurë që i ka mbetur Kosovës së shkretë, “bukuroshes … qosh e m’qoshe”, siç i thonë ata vajtueshëm.

Si duket, elektorati kosovar, ngaqë nuk u beson më koalicioneve të panatyrshme, si ka mbetur tjetër rrugë, veçse të rirreshtohet. Dhe, si çdo gjë që ka zgjidhje në këtë botë jallane, edhe puna e partive ka zgjidhje. Kur lodhet mileti prej tyre, vjen një ditë kur u thotë – mjaft është mjaft!
Partitë pseudodemokratike nuk kanë dhe nuk duhet të kenë jetë të gjatë. Edhe kjo dihet.
Hëpërhë, ky ngërç i rrezikshëm duhet tè kapërcehet me zgjuarësi, për hir të fëmijëve.
Sa për zgjedhjen e të Premtes, e trashë m’u duk “gjetja artistike” e përzgjedhjes së të Parit që përfaqëson unitetin, me dy kandidatë, nga partia e njëjtë, njëri prej të cilëve, “vetëdigjet”.    Kur të jetë zgjedhur, nëse çdo gjë shkon simbas planit  të Veselit, mbetet vetēm të komentohet verdikti i veçilëve të miletit, në Tupanin Klanor Televiziv, kur kryekomentatori i mirënjohur politik do të vë qershinë mbi tortë:
“Dikush nga jashtë, realisht, mund të thotë së kombinatirika e zgjedhjes së Presidentit nuk kaka më ajo që ishte , por, realisht, mund t’ju them se kaka dhe usht aja që usht dhe atu ku usht”.

Filed Under: Editorial Tagged With: dy kandidatet per persident, mesazh me cifteli, PDK, Sinan Kamberaj, Xhordano bruno

Michigan, Përcjellja e Genc Kortshës në pushimin e mbramë

February 25, 2016 by dgreca

Bashkatdhetari i njohun, Genc Kortsha, u përcoll me nderime në pushimin e mbramë në Michigan, ditën e martë më 23 shkurt 2016. Ditën a hanë, trupi i të ndjerit pushoi në Potere-Modetz Funeral Home në Rochester, ku qinda vizitorë kishin ardhë për t’i shprehë nderimet e fundit, nga shtete të ndryshme të Amerikës. Prej New York-ut kishte shkue edhe dr. Gjon Buçaj bashkë me zonjën.

Prifti që përfaqësonte Famullinë e Shëndreut (St. Andrews), mbas nji lutjeje të shkurtë, shprehu ngushellimet familjes dhe foli gjatë mbi jetën dhe personalitetin e Genc Kortshes, tue e quejtë nji njeri të rrallë, i pajisun me cilsitë ma të çmueshme. Mandej folën shumë persona mbi jetën e Gencit, përkujtuen episode dhe sollën kujtime nga jeta e tij.

Dr. Buçaj, i cili e ka pasë mik personal të Ndjemin, shprehi ngushëllimet në emën të vet e të familjes, dhe në emën të Vatrës, organizatë që Genci e ka çmue shumë për veprimtarinë e saj në dobi të çashtjes kombëtare gjatë jetës së saj ma se njishekullore. Ai ishte i pranishëm në mbledhjen e rihapjes së degës së saj në Michigan, katër vjet ma parë.

Ndër të tjera, Dr. Buçaj përmendi historinë e arratisjes së të Ndjemit nga Shqipnia dhe kalimin e tij nëpër zonën malore të Pukës, prej nga folësi e ka origjinën dhe i njihte vendet dhe protagonistat, për të cilët Genci shkruen në detale në librin e kujtimeve të tij (One Man’s Journey to Freedom-Escape From Behind The Iron Curtain). Ai vlerësoi mirënjohjen e thellë të Gencit dhe ankesën se nuk do të arrinte kurrë t’ua shpërblente atyne që iu gjetën në ndimë në ditë të vështira, tue vu veten dhe familjët e vetë në rrezik, “për nji njeri të panjoftun për të cilin nuk kishin kurrfarë interesi. Dr. Buçaj i kishte thanë kur ishte gjallë, se ai ua kishte këthye shumëfish, me përshkrimin e të mirës që i kishin ba ata banorë të asaj treve, të vorfën por bujarë e fisnikë, pse përndryshe bujaria e tyne me sakrifica do të kishte mbetë e panjohun. Ai u kujtoi të pranishëmvet epizodin që kishte ndodhë në burgun e Tiranës, ku Gencin bashkë me babën, Xhevat Korçën, e kishin arrestue komunistat. Në nji natë, rojet e burgut sollën në dhomën e të burgosunvet nji njeri që nuk mund të mbahej më kambë as nuk njifej në fëtyrë nga torturat shnjerzore. Kur u muer vesh se ai kishte qenë nji  intelektual, letrar i talentuem dhe patriot, i cili kishte qenë edhe mysafir në shpinë e familjes Korça, atëherë Genci, në kulmin e revoltës për sjelljen me egërsinë e paimagjinueshme të torturuesavet, i drejtohet prindit: “Papa, pse më ke gënjyer? A këta janë shqiptarët për të cilët më ke folë gjithë jetën?” Prindi i prekun edhe ai nga pamja tragjike, i thotë të birit, që ishte rritë jashtë atdheut bashkë me prind, me edukimin ma të kulluet për shqiptarët e për atdheun, i përgjigjet: “Bir, këta nuk janë shqiptarët për të cilët të kam folë unë.” Dr. Buçaj, i emocionuem pranë kufomës së mikut të çmuem, spjegoi se Gencit i kishte thanë se, po të kishte jetue prindi i ndritun gjatë dhe të kishte ndigjue historinë e udhtimit dramatik nëpër ato male, të birit do t’i kishte thanë se ata ishin shembulli i shqiptarëvet për të cilët ai u kishte folë fëmivet. Foli edhe djali i dytë i Gencit, i vëllai Mërgimi, nipa e mbesa të të Ndjemit, Nikolla, i biri i Pjetër Qup Qafës që Genci e kujton me mirënjohje të thellë si nji ndër shpëtimtarët e tij gjatë arratisjes.

Të nesërmen, gjatë predikimit në Kishën e mbushun plot, predikuesi që i njifte prej shumë vitesh Gencin dhe zonjën Margaret dhe fëmijt e tyne, foli gjatë mbi jetën e Gencit, mbi vlerat e tij si njeri i rrallë, si intelektual, besimtar i dedikuem dhe shembull i suksesit në jetë. Ai mbante në dorë librin e të Ndjemit dhe gjatë predikimit lexoi citate të zgjedhuna, si dëshmi të vlerës së naltë të këtij njeriu të rrallë.

Ma vonë u vorros, i përcjellun nga familjarët dhe nga nji numër i madh i dashamirëve dhe admiruesave të shumtë, shqiptarë e amerikanë. Mbas vorrimit, familja shtroi nji drekë, simbas traditës bujare të shqipatëvet, për të gjithë ata që morën pjesë në përcjellje. Urojmë që në të ardhmen të shtrojnë sofra gëzimi.

 

**************

Citate nga eulogjia e djalit të madh, Dennis, në funeralin e Gencit.

 

………………………………………….………………………………………………………………………………………….

My dad was his father’s son. That meant that words like faith, honor, loyalty, and education weren’t just concepts; they were core to his being. I believe my father and grandfather were idealists, but they were men willing to fight and die for those ideals. My father lost some of those fights and as a result had to flee or was imprisoned. Not surprisingly, he didn’t treasure monetary wealth or nice things. What he valued were the things that could be passed on to the next generation in a good family name and never taken away by even the most powerful foe.

***************

My father could respect a principled enemy but hated lying or cheating and was indignant when he was offered an unfair opportunity to take an easy way out. Needless to say his parenting style was affected by his principles. If he could demand integrity of himself when dealing with prison guards or the CIA we kids better be telling the truth when he asked a question!

****************

My father was an internationally recognized leader within his profession. Of course any profession can have different subgroups and as you might expect Industry and Government professionals could –and did– have different agendas. My father received many citations and prestigious awards, but the one he was most proud of was recognition he received not from his peers in industry, but the one from the Government Industrial Hygienists upon his retirement recognizing him for his ethics, integrity and professionalism.

******************

My Father was humbled by the help he received from others.He knew he owed a debt of gratitude to so many people……………..He held his mountain leader and friend Peter Qafa in the highest regard. He often marveled at the bravery, kindness and hospitality of the Albanian mountain farmers who risked their lives – and the lives of their families— in order to help him, a stranger, passing through their area.

*********************

As a boy I remember my father was most comfortable in the center right part of the political spectrum. Like many people as he aged, he slowly shifted more and more to the right. At the end he was quite conservative which meant that he viewed what I thought were my middle of the road positions as more and more liberal. In the last few months of his life I thought that I, as the oldest son in an Albanian family, talk with him one-on-one to see if there was anything he wanted me to know or carry out after he was gone. Maybe there was something he wanted me to do for Mom or a message he wanted delivered to distant relative. One day we were alone and I asked him the question. He thought a moment, leaned in and said he wanted me to know how much he believed that our liberal president was leading the country down the wrong path. Having gotten that off of his chest, he leaned back and there was nothing else to say. I guess he figured I could handle the rest of it.

*********************

…………….. a final message about my father………..:

“You come from families you can be proud of. They withstood the difficulties of two world wars. They knew hunger and persecution, they often paid a heavy price, but preserved their ideals. Be proud of them.

“Many strangers who helped Oma and me over the years were men and women of courage and integrity. I will always be grateful to them and pray for them in this life and beyond. I hope that you, our descendants, will also honor their memories.

The important things in life are neither power nor wealth. Integrity, honesty, loyalty and good will toward others will carry you far. Faith in the Lord will be you strength and your comfort in good times and in bad. Be good to each other. Love and respect each other and pass onto your children and their children our family values and honored name.”

Dad, to someone who did not know you, these words might sound a bit idealistic. To those of us lucky and proud to have been your children we know them to be the cornerstone of how you lived your life.

***************

In addition to his knack for having the right joke for the occasion, my father also had some favorite quotes. One that he particularly liked was from Napoleon who when told he had just lost an irreplaceable general said “The cemeteries are full of irreplaceable men.”

Dad, today the cemeteries will be receiving one more irreplaceable man and it’s the job of each and every one of us here to try to fill in the gap left by your departure. (Korrespondenti i Diellit)

Filed Under: Komunitet Tagged With: e Genc Kortshës, në pushimin e mbramë, Përcjellja

SHËRBIMET FUNERALE DHE VARRIMI PËR TË NDJERIN FATBARDH KUPI

February 25, 2016 by dgreca

Njoftohet Komuniteti shqiptar në SHBA, sipas njoftimit të Familjes KUPI, – Shërbimet funerale për të ndjerin Fatbardh Kupi, që ndërroi jetë Ditën e Martë, 23 Shkurt 2016, do të organizohen për dy ditë, të Enjten dhe të Premten(25 dhe 26 Shkurt 2016) , nga ora 4 PM- 9 PM në Shtëpinë Mortore Schwartz Brothers-Jeffer , që ndodhet në adresën:

Schwartz Brothers-Jeffer Memorial Chapel
114-03 Queens Blvd Forest Hills NY 11375

Telefoni: 718-263-7600

Varrimi do të behet ditën e Shtunë në orën 11:00 AM në Maple Grove Cemetery në Kew Gardens Queens, New York, në adresën:

Maple Grove Cemetery
14 Kew Gardens Road
Kew Gardens Queens, NY

Filed Under: Komunitet Tagged With: ceremonai e varrimit, Fatbardh Kupi, sherbimet funerale

Kontribut amerikano-Slloven në Kamëz

February 25, 2016 by dgreca

Përurohet Qëndra e Trajnimit dhe Arësimimit Profesional të Universitetit Bujqësor Kamzë/

Më datën 22 shkurt në Ambientet e Universitetit Bujqësor Kamzë u përurua Qëndra e Trajnimit Profesional të këtij Universiteti. Në këtë ceremoni mernin Ministrat Panariti, Klosi, Nikolla, ambasadori i Sllovenisë në Shqipëri, Stancic, Rektori i Universitetit Bujqësor Harizaj, personel nga trupa pedagogjike, profesorë, pedagogë, specialistë, nxënës e studentë të këtij universiteti. Gjithashtu në këtë përurim morën pjesë përfaqësues të Ambasadës së SHBA,USAID dhe Ambasadës  Sllovene, me financimet e të cilëve u ngrit kjo Qendër e rëndësishme. Është një Qendër bashkëkohore e kompletuar me laboratorë dhe bazë didaktike të pasur, e cila do t’i japë shtytje përgatitjes së specialistëve të bujqësisë në vendin tonë.                                                                                “Kjo Qendër e Trajnimit Profesional është e bukur dhe e re. Megjithatë, nuk është ndërtesa thelbi i projektit — por studentët e saj! Një Qendër e një cilësie të tillë të lartë, do t’u japë studentëve mundësinë që të përmirësojnë aftësitë e tyre dhe të japin ndihmesë në zhvillimin e bujqësisë anembanë Shqipërisë”, u shpreh Ambasadori Donald Lu, gjatë ceremonisë së inaugurimit të kësaj Qëndre. I uroj suksese të gjithë pedagogëve dhe studentëve që do të kalojnë nëpër dyert e këtij institucioni të rëndësishëm, përfundoi  zoti Lu. {SH.K}

Filed Under: Ekonomi Tagged With: amerikano-Slloven, kontribut, ne Kamez, Shefqet Kercelli

Celebs of the Albanian Fashion Week 2016 New York

February 25, 2016 by dgreca

By Ermira Babamusta/
 New York – This season Albanian celebrity designers have been drawn to the Albanian Fashion Week 2016 NY who will debut in New York the week of March 25-30, 2016. Albanian Fashion Agency made headlines this year with the announcement of its first and biggest Albanian Fashion Show in New York. Celebrities and famous stars are lined up to show up for the Red Carpet event taking place on March 27, 2016 in Manhattan. The highlight of this prestigious event is the Albanian Fashion Show on March 27, 2016 featuring the latest designs on the runway. 
 Apart from Special Guest Performances like Italian Pop Prince and X-Factor Albania Star Matteo Brento, Albanian Fashion Week is attracting some serious star power.
 “Debuting in New York is a dream come true! I am super excited to perform popular Italian and Albanian songs for the Albanian Fashion Week in New York. For the first time in New York I am bringing a special performance for my newest single #21(Goodbye my love) written and composed by the very talented and famous artist Michele Bisceglia. This is going to be a special treat for the Albanian and American public and my fans in Manhattan! I would like to thank the amazing organizer Mrika Krasniqi for giving me this great honor to be part of the show.” said the Pop Rock Star Matteo Brento.
 A-List world-renowned designers include: Valdrin Sahiti, Sellma & Kaci, Tatjana Ljara, Lexy Spaci, Flora Krasniqi, Bora Balaj, Arbnor Shkupolli and more.
 A-List award-winning celebrity stylists include the outstanding team of Noli’s Hair Salon, namely: Nazim Salihu, Shqipe Namani, Shqipe Gjocaj, Sonia Santavenere, Fitore Ahmeti, Blerta Ejupi and Valentina Salihu.
 The Albanian Fashion Show in New York promises to be a memorable show and one of Fashion’s Top Runways for the Albanian celebrities and world famous designers. The presence of designers, stars and the hottest clothes guarantee global headlines for the Albanian Fashion Show in New York. The week-long event (March 25-30, 2016) features clothing designs, jewelry creations, shoes and bags collections, scarfs and hats accessories as well as traditional Albanian clothes.  March 27th event is open to public, other Albanian Fashion Week events are private by invitation only.
 “During the Albanian Fashion Week the media exposure and the list of celebrities expected to attend make this show highly anticipated. The Albanian and American designers are preparing to show their best creations for the Albanian Fashion Show Runway. We have already had interest from the European and American buyers,” said Mrika Krasniqi, Founder of Albanian Fashion Agency and organizer of Albanian Fashion Week 2016 in New York.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: Celebs of the Albanian, Ermira Babamusta, Fashion Week 2016, New York

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 91
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT