• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for May 2016

“FITORJA SI E PIROS” DHE QYTETI I NDËRTUAR ME URDHËR TË PIRROS

May 18, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia*/
 1. Qyteti që ndërtoi Pirro gjendet disi km më sipër ndoshta 7 km nga fshati Saraqinisht. Antigoneja është një ballkon ku në prerin tënd qëndron lugina e Drinos përballë qytetit të Gjirokastrës. Fokusi përfshinë një pamje magjepse . Rrënojat këtu qëndrojnë kohës prej fund të shekullit të 3-të dhe në fillim të shekullit të 2-të, kur mori formën e një qytet shteti dhe u kthye në një nga vendbanimet më të rëndësishme të antikitetit. Qyteti shtrihet në një kurriz të gjatë e të sheshtë të kodrës së Jermës rreth 600- 700 metra mbi nivelin e detit, në afërsi të fshatit Saraqinishtë, përballë pamjeve të bukura të Gjirokastrës. Sipërfaqja e përgjithshme e qytetit brenda dhe jashtë mureve është rreth 90 hektarë.
2. Shëtitje në hapësirat e pamata të qytetit  me emrin e Mbretëreshës Antigona. Lojra sportive ne lëndinat plot lule. Ushqim i shijshëm nen hijet e lisave shekullore. Ujë i pastër dhe i freskët nga burimet me ujë kristal te Antigonese. Shëtitje me kuaj dhe biçikleta. Futboll dhe volejboll. Birra dhe pije freskuese, qofte dhe shishqebap zgare, djathë dhe veze fshati. Kjo është një ditë pikniku në qytetin e Pirros. Antigoneja në pranverë shtrohet në një qilim masiv të gjelbër. Autobusët, automobilat e tjerë qëndrojnë më sipër ngase ledhet janë të mbushura  me rrënoja. Pllajat mërzejnë në diell i bëjnë, hije trupit të vet. Përpara se të lini pas korijet e gjelbëruara, vështrimin e fundit e hedhe nga qyteti i Pirros. Kështu më ka ndodhur kur isha në Antigone. Më ftoi Engjell Serjani se ,Lushi,unë,Bashkimi,Marini e ndonjë tjetër për herë të parë në Shqipëri bëmë të vizitueshme parqet arkeologjike,një traditë që vijon edhe sot,me pak njerëz dhe vullnet kthyem këto qendra arkeologjike  nga qendra të harruara nga kohët dhe njerëzia  e këtij vendi në  destinacione turistike të preferuara. Nëse sot flasim për arkeologji  shqiptarët kuptojnë parqet e Butrinit,Apolonisë,Bylysit,Amanti,Oriku,Finiq.
Kjo përvojë që lindi për herë në parë në SHBA,u muarr si një mësim ku sot turizmi arkeologjik kulturor është  i preferuari turistëve të huaj.
Duke folur për Lushin dua të them se Lushi  gjatë kohës që qëndroi drejtorë ka ndërmarr ekspedita dhe e ka zbukuruar qytetin e Pirros me një sërë projektesh. Ndiqni ritmin e kësaj dite .Në përmbajte shfaqet e qetësuar,e zakonshme,gati e rëndomtë,mirëpo brendia e saj është plot thesare .Thesarët e kësaj bote, nuk fshihen në brendi të tokës,por rrojnë në thellësitë e shpirtrave . Kapjen e fillit,që bëri Lushi ,bënë për ti paraprirë poezisë,delli i pashfaqur ende,nuk dihej rruga, që do të ecte,traga dhe fush-pamja që do të përshkonte , gjurmët nuk shiheshin qartazi,por brendia e shpirtit pluskonte lëvizje sizmike. Lushi dhe 5 shtetarë të tjerë e kthyen Antigonen në një qendër arkeologjike të vizitueshme. Duhet vlerësuar edhe kontributi i tyre , leximi i të cilës është paraprirë nga puna dhe idetë për të ndriçuar një qytetërim të humbur. Pikërisht fryma e këtij njeriu plot ide. Era nuk e rrëzoi në përruan e thellë. E zgjoi atë ëndërr të fshehur,shpirti i lartësuar për të bërë punesa të mbara. Prandaj ndikimi i Lushit nuk shfaqet rastësor,i beftë,por është përcaktues është një lloj skalitje siç bënë me gurin skulptori, pikërisht në saj të forcës,që i dha fryma e tyre, Antigoneja sot është qendër e vizitueshme . Ata që kthehen prej andej,qoftë nga Antigoneja, Amantia,Oriku,Bylisi sepse Apolonia apo Butrinti kishin qenë destinacione turistike  jo shumë të njohura,por sigurisht kishin qenë janë koshientë të tregojnë se kanë parë një qytet magj,i kur mjegulla e bardhë si një napë e ka përpirë të gjithën dhe mbretesha Antigona ende fle në kujtesën e qytetit. Po Pirro ku është?
3.
Pirro, mbreti i Epirit .Gjithkush e di emrin e Pirros, proverbial për vlerën e  fitoreve të kryera, por edhe për finalitetin e fitoreve të shumta në fushë, shkruan autori italian Sandro Caranzano. Pirro i përkiste fisit të Molosëve,( ndarjet rreth shekullit të katërt para Krishtit në Epir,thotë autoriitalian). Molossi  i njohur në origjinën Trojës prejardhja un’ori, duke sjellë lindjen e postipite të tyre AK. Molossus, bashkimi i Neoptolemus (birit të Akilit) dhe Andromaka (e veja e Hektorit). Sipas traditës, pas një seri  aventurave, të dy kishin  vendosur rezidencën në qytetin e Butrintit (në jug të Shqipërisë). Ky version i mitit, nuk është vulosur tjetërkund, u zhvillua ndoshta në një tavolinë në epokën klasike si  shtysë nga sundimtarët, të cilët tregonin istoria është marrë nga Euripidi nell’Andromaca dhe kështu, dramaturgu i njohur ishte i ftuar në qytetin Mollosisë e Passaron për të mbikëqyrur skenën e tragjedisë.Plutarku  në jetë paralele tregon për shumë zyrtare të  Pirros, një gjeneral i cili udhëhoqi ushtarët i veshur  me përkrenare të veçantë, të  stolisur nga dy brirë dhish. Në rininë e tij, e dëbuan nga shtëpia, Pirro kishte shkuar për të kërkuar pasurinë e tij në ushtrinë helene Pas disa teste ndalet, Dhimitër I i Maqedonisë (një nga pasardhësit e Aleksandrit) e kishte dërguar në Egjipt në gjykatën e Ptolemies si një peng, një pozicion që i dha atij mundësi interesante. Hyri në zemërgjerësi të mirë të sundimtarit të  Egjiptit, Ptolemeu I, Pirro ka pasur privilegjin të martohet me Antigonën, vajzën e shtratit të parë të mbretëreshës së Egjiptit. Në  vitin 297 p.e.s komandanti u kthye në Epir me nusen e tij të re dhe me  kurorë pas vdekjes së saj Cubase Gino Neoptolemus, ku është përfolur se ai ishte helmuar. Për të cilën një brez tragjike që shoqëroi Pirron gjatë gjithë ekzistencës së saj të trazuar, princesha egjiptiane vdiq vetëm dy vjet më vonë. Pirro ka kërkuar për të përjetësuar emrin  saj e cila është drejtuar  nga qyteti që ishte duke u përgatitur për ta gjetur: Antigonenë. Ajo ishte planifikuar të ndërtohej shtatëqind metra lartësi, në zemër të luginës së lumit Drino (rrugë strategjike në mes të Epirit dhe Ilirisë),  ulur në një vend të bukur panoramike mbi kodrat që tani dominojnë qytetin e  hipnotizuar Gjirokastrën, thotë autori italian. 
Antigonea është simbol i pranisë së  udhëheqësit më të famshme në Shqipëri,dhe është gjithashtu vendi më i rëndësishëm arkeologjik sot. Plani  urban respekton traditën e qyteteve fqinje me blloqe drejtkëndëshe  me përmasa 51 x 102 m përshkuar,nga lindja në perëndim nga një rrugë e madhe, që shtrihet për 900 metra. Planifikimi urban është studiuar teorikisht, duke krijuar tre rrethe: Akropoli i cili gjithashtu ka vendosur shtabin ushtarak, një hapësirë ​​e  gjallë  e  përbërë nga agora dhe një shtesë .Fillimisht i lirë në pritje të ardhjes së qytetarëve të rinj nga vendi. Qendra u bë një nga më të populluar të rajonit, si një pikë referimi për biznesin dhe zejtari të cilësisë. 
-Antigonea, shkruan  Sandro Caranzano ,nuk ishte padyshim i vetmi qytet i madh . Si dhe ka ndërtuar në mendjet e tij , Butrintin dhe Finiqin, mbretëria  zgjatet më në jug, në, ku kishte Ambracia dhe Passaron (qyteti ku mbretërit u betuan  për besnikëri ndaj ligjeve dhe ishin të vendosur) Molossi gjithashtu ka  dominuar  me orakullin e  famshme Sanctum e Dodonës, ku priftërinjtë, sipas një tradite të lashtë, kanë  emetuar përgjigjet me  interpretimin e fëshfërimën e gjetheve në erë të një lisi të shenjtë të Zeusit. Aleatët italian të  Pirros dhe romakët vetë mbetën jo shumë të  habitur nga ushtria imponuese  me udhëheqës epirotë,madje  nga rrufet  e fitoreve të tij, por edhe  imponimi tërheqës , e cila frymëzoi të  famshme shprehje duke thënë “fitore e Pirros”. 
4.
 
Prej vitit 2011 gërmimet në Antigone i kryen një ekspeditë e Institutit Arkeologjik me udhëheqës prof .Dr Dhimitër Condi.
Historia e qytetit. Gërmimet e para janë bërë nga arkeologu grek Evangeliades Demitrios në vitin 1913, por ishte arkeologu i njohur shqiptar Dhimosten Budina i cili, në vitet 1970 dhe 1980, zbuloi planin e qytetit dhe gjithashtu emrin e tij. Një seri prej monedhash bronzi të gjetura gjatë këtyre gërmimeve ishin përdorur ndoshta për të votuar në asamblenë e qytetit. Ato ishin stampuar me mbishkrimin Antigonean nga ku u identifikua dhe emrin i qytetit historik për herë të parë. Pirroja i vuri emrin qytetit Antigonea – sipas emrit të gruas së tij të parë, vajza e një familje fisnike maqedonase të Berenikës dhe Fillipit. Më vonë Berenika u martua me Ptolemeun, mbretin e Egjiptit dhe pasardhës i Aleksandrit të Madh, në oborrin e të cilëve Pirro u njoh me Antigonenë. Përveç gruas se tij, Pirroja nderoi edhe vjehrrën –Berenikën duke i vënë emrin e saj një qyteti të Epirit .Kur Pirro ishte 17 vjeç, sipas Plutarkut, historian i lashtë, një kryengritje e përmbysi atë si mbret dhe ai u vendos nën kujdestarinë e Mbretit Dhimitër i Maqedonisë. Më vonë dërgua në oborrin e Ptolemeut. “Duke qenë se Pirro ishte i shumë i aftë të bënte për vete njerëzit e fortë dhe i urrente frikacakët, dhe meqenëse ishte shumë i sjellshëm dhe i urtë në jetë, sipas shkrimeve të Plutarkut, ai u zgjodh midis shumë princërve të tjerë të martohej me Antigonën. Kjo martesë i dha Pirros një emër shumë të mirë dhe e bëri shumë të njohur. Me ndihmën e gruas së tij të mirë, Pirroja ia doli të mblidhte para, të ngrinte ushtrinë dhe të kthehej drejt Epirit për te rimarrë fronin mbretëror. Antigonea, qyteti i dytë i provincës Epiriote të Kaonisë, pas Foinikes, si nga përmasat edhe nga rëndësia, kontrollonte të famshmen Via Egnatia që lidhte Dyrrachium (Durrësin), Apolloninë dhe Orikumin, me malësitë e Janinës dhe Epirit Jugor. Për shkak të pozitës së rëndësishme gjeografike, në një kodër dominuese te quajtur Jerma, në mes të luginës së Drinos, Antigonea u bë e njohur si përfaqësuese e kulmit të zhvillimit ekonomik. Qyteti ishte i rrethuar nga mure solide rreth 4,000 m gjatësi, që mbronin qytetin nga të gjitha anët, veçanërisht në pjesën jugore dhe perëndimore ku rreziku ishte më i madh për shkak të terrenit. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së shtëpive të zbuluara deri tani, janë bërë me blloqe të madhësive të mesme e të mëdha guri gëlqeror, të marra nga gurorja e malit të Lunxhërisë. Askund tjetër si në Antigone, krahasimisht me shume qytete të tjera të fortifikuara në maja malesh, tipike për qytetet e lashta të zbuluar në Shqiperisë së sotme, arkeologë kanë mundësi të studiojnë zhvillimin urbanistik dhe arkitekturor. Kjo sepse Antigonea dallohet nga qytetet e tjera të lashta për planin e saj urban të tipit hipodamik, katërkëndësh dhe të rregullt, i ngjashëm me shumë qytete helene të Greqisë. Për herë të parë në qytetet e lashta në Evropë elementet urbane dhe arkitektonike të zbuluara, japin një ide të planifikimit te qytetit, duke treguar se Antigonea është ndërtuar me një urdhër, dhe nuk është zhvilluar më ndër vite. Në vitin 198 para Krishtit, ushtria romake mposhti ushtrinë e Filipit te V-të, mbretit të Maqedonisë afër Antigonesë. Ashtu siç raportohet nga gjeografi Strabo, në vitin 167 para Krishtit, Antigonea dhe 70 qytete te tjera të Epirit u shkatërruan nga ushtria e Emilius Paullus (Pal Emili), i cili mori hak për dëmet e shkaktuara Italisë nga Lufta e Pirros. Zhvillimet e mëtejshme të qytetit dëshmohen vetëm nga mbetjet e gjetura të kishës, në dyshemenë e së cilës ka një mozaik të Shën Kristoforit dhe një emblemë greke që dëshmon ekzistencën e qytetit ne periudhën paleo – kristiane. Kjo kishë ishte ndoshta godina e fundit e ndërtuar në rrënojat e Antigonesë së lashtë dhe që u shkatërrua gjatë sulmeve sllave në shekullin e 6-të të erës sonë.
Antigonea, qyteti i ndërtuar me urdhër të Pirros për nder të gruas së tij si shenjë e dashurisë së tij, u dogj brenda një nate me urdhër të gjeneralit Romak Emilius Paullus(Pal Emili) në vitin 167 Para Krishtit si hakmarrje dhe në shenjë urrejtje, për aleancën e një pjese të fiseve Epirote me Maqedonasit ,që luftuan kundër Romakëve.
Si një histori gërmimi nisi puna  me gërmimet e kryera nga arkeologët shqiptarë në vitet 60-70 në afërsi të fshatit Saraqinishtë çoi në identifikimin e qytetit të  fortifikuar të Antigonesë. Identifikimi është i bazuar në zbulimin e katërmbëdhjetë monedha bronzi me mbishkrimin “Antigoneon”, që gjendet në një nga shtëpitë Siti është i vendosur në maje të kodrës në anën lindore të luginës së Drinos. Antigonea shtrihet në një kodër rreth 700 metra mbi nivelin e detit dhe ishte në një pikë e rrethuar plotësisht nga një mur të fortifikuar vlerësuar në katër kilometra në perimetër, me përhapjen e qytetit që mbulon shumë  hektarë. Agora e qytetit është gërmuar dhe një stoa, 59 m e gjatë dhe 9 m të gjerë është sjellë në dritë. Monedha nga shtete të ndryshme të qytetit janë gjetur në gërmimet, ato u përkasin : Kërkyra (Korfuzit), Apollonia, Dyrrachium, Orikumit, Ambracia .Shumica e monedhave janë bërë prej bronzi, por disa monedha argjendi.Janë të dukshme mbetjet e një bazilike Paleokristiane , të zhvarrosura gjatë gërmimeve në vitin 1974.
Mark Cartëright te Ancient History Encyclopedia,shkruan:Pirro (edhe Pirro ose Phyrrhus, c 319 -. 272 ​​pes) ishte mbreti i Epirit në mes të 306 dhe 302 pes dhe një herë në mes të viteve 297 dhe 272 pes.Ka korrur fitore të mëdha kundër ushtrive të Maqedonisë dhe Romës, ai konsiderohet si një nga komandantët ushtarakë më të mirë në histori dhe të favorshm është krahasuar me Aleksandrin e Madh nga gjeneralët të tillë si Hannibal. Për shkak të humbjeve të mëdha të pësuara gjatë betejave të tij i ka dhënë shkëlqyeshëm emrin e tij me shprehjen e një “fitore e Pirros” e cila i referohet çdo suksesi ushtarak i cili vjen me një kosto të lartë për fituesit.
*Autori ka drejtuar parqet arkeologjike te Vlores.

Filed Under: Histori Tagged With: Fitorja, Gezim Llojdia, ME URDHËR, SI E PIROS DHE “QYTETI I NDËRTUAR, TË PIRROS

Reflektim për 25 vjetet e kaluara

May 18, 2016 by dgreca

Në prag të fushatës elektorale/

Nga Reshat   Kripa/

Tani i kam kaluar të tetëdhjetat. Jam në një moshë kur njeriu duhet të mendojë se dita kur do të ndahet nga kjo jetë nuk do të jetë e largët. Natyrisht një gjë e tillë nuk duhet që të krijojë tek ai një ndjenjë pesimizmi. Ky është ligji i jetës. Të gjithë do të ikin nga kjo jetë por i lumtur është ai që lë gjurmë pas vdekjes së tij. Një gjë të tillë dua të bëjë edhe unë. Në këto çaste para syve më del e gjithë jeta ime, më dalin mendimet e mia , ato të rinisë dhe këto të sotmet. Çuditërisht, këto me duken si një vazhdim normal i njera tjetrës. Në këtë shkrim dua të bëjë një reflektim të mendimeve të mia mbi periudhën njëzetepesëvjeçare pas përmbysjes së madhe dhe këtë ua kushtoj fëmijve të mi, miqve te mi,  shoqërisë shqiptare, Shqipërisë time.

Nuk e di nëse bëjë mirë për këto mendime që do të parashtroj në këtë shkrim. Nuk e di pasi më duket sikur në ndonjë rast do të dal edhe kundra vetes time. Megjithatë do t’i them mendimet e mia, pavarësisht nëse ato do të mbështeten nga lexuesit. Sot jetojmë në një periudhë kur indidvidi nuk e di se ku e ka koken e tij dhe kjo për shkakun e zhurmës së madhe që mbulon zërat e individëve të veçantë që kërkojnë të zbardhin të vërtetën e këtij vendi. Për sa më sipër, më parë, dua të bëjë një përshkrim të shkurtër të prejardhjes time, për të kuptuar më mirë mendimet e mia.

Rrjedh nga një familje qytetare, tregëtare e qytetit të Vlorës. Im atë, pasi mbaroi studimet në Selanik dhe më vonë në “Robert Kolezh” në Stamboll, nuk dëshironte t’i hynte rrugës së administratës shtetërore por iu përkushtua rrugës së tregëtisë. Madje këtë eksperiencë kërkonte të na i transmetonte edhe neve, bijve të tij.

Im atë ishte një natyrë që në përgjithësi i qëndronte larg ballafaqimeve politike. Kështu edhe në periudhën e Luftës së dytë botërore ndihmonte me ndihma materiale të dy krahët e politikës shqiptare. Por kjo nuk ndodhi me bijtë e tij. Dy motrat e mia, nxënëse në shkollën pedagogjike “Nana Skanderbeg” (ish shkolla “Nana Mbretëreshë”) u lidhën me njësitet komuniste që vepronin në Tiranë dhe shpërndanin trakte kunder pushtimit italian. Tezja themeluese e organizates së Partisë Komuniste për gruan në Vlorë. Gjithashtu dy djemtë e hallës  kishin dalë partizanë dhe dy kushërinjtë e nënës njeri themelues i degës së Partsë Komuniste për Vlorën dhe tjetri, Hero i Popullit, vrarë në luftë me pushtuesit. Kështu që logjika do ta pranonte që pas vendosjes së pushtetit komunist, familja jonë duhej të trajtohej si një familje e luftës Nacionalçlirimtare. Por, çuditërisht, kjo nuk ndodhi. Mbi familjen tonë rëndoi më tepër termi “borgjez” me të cilin ishte etiketuar babai ynë.

Në këto kushte, në tetor 1946, një urdhër i Ministrisë së Brendëshme na dëbonte nga Tirana në Vlorë për motive politike. Kush ishin këto motive politike? Askush nuk jepte përgjigje. Familja e jonë, madje i gjithë fisi, nuk kishim patur asnjë pjesëtar të angazhuar me forcat nacionaliste. Nuk kishim asnjë person të arratisur jashtë shtetit për motive politike. Megjithatë një ditë, pa pritur dhe pa kujtuar, një kamion i madh ngarkoi plaçkat e shtëpisë dhe na degdisën në Vlorë me definicionin të dëbuar për motive politike. Atje filluam të trajtoheshim si një familje e deklasuar, si një familje borgjeze që kishte rënë nga vakti.

Në këto kushte, në vitin 1950, im vëlla, së bashku me dy shokë të tij, krijuan një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në gjimnazin e qytetit. Arrestohen dhe dënohen me nga 15 vjet burgim, nga të cilat kryen nga 12 vjet. Ndoshta i shtyrë edhe nga ky fakt, edhe unë së bashku me dy shokë të mi të moshës 15 vjeçare, nxënës të klasës së parë të gjimnazit, në vitin 1951, krijuam një organizatë antikomuniste që shpërndante trakte në qytet. Arrestohemi dhe dënohemi me nga 5 vjet të cilat i kryem të gjitha një për një.

Pas lirimit nga burgu kisha një ëndërr të madhe, përfundimin e shkollës së mesme dhe, mundësisht, edhe të lartën. Shkollën e mesme e mbarova me rezultate të shkëlqyera por e drejta për të vazhduar më lart m’u mohua, megjithë tentativat e bëra në këtë drejtim. Munda të shkoj deri në Ministrinë e Arësimit por nuk munda të gjej zgjidhje. Përse? Këtë nuk arrita ta kuptoja. Vija re se kishte, në disa  raste, që individë të ndryshëm me një përbërje politike shumë më të keqe se unë për atë kohë, kishin përfunduar shkollën e lartë. Ndoshta kishin ndonjë mik të fortë ose kishin përfituar si rezultat i ndryshimeve politike që sillte koha dhe që sillnin një farë zbutje të luftës së klasës. Sidoqoftë  unë  nuk e pata një fat  të  tillë  dhe  për  këtë, herë pas here ndjeja edhe një farë zilie. Kështu  e  vazhdova jetën time  si  punëtor,  si  murator  dhe  në  rastin  më  të  mirë  si  brigadier  i  brigatës  së  ndërtimit  në Ndërmarrjen Bujqësore “Vlora”.

Para se të hyja në burg historinë e Shqipërisë e njihja siç na i kishin servirur tekstet komuniste të kohës, ku çdo nacionalist ishte një tradhëtar dhe çdo komunist një patriot. Këtë ma përforconin më tepër librat që lexoja dhe filmat që shikoja në ekranet e kinemave. Kështu çdo nacionalist e përfytyroja si Sali Protopapën e filmit “I teti në bronx” dhe çdo komunist si komisarët e kuq të filmave  shqiptarë. Por pata fatin të futem në burg, them pata fatin sepse atje mësova se Shqipëria paskësh pasur edhe një histori ndryshe nga ajo që kisha mësuar nga shkolla komuniste. Këtë histori të re ma kishin mësuar ata burra që do të jetë shumë zor t’i vijnë më Shqipërisë, që kishin përfunduar studimet në universitetet më të shquara të botës perëndimore dhe që kishin një mendim të kthjellët për parimet e lirisë, demokracisë dhe të së drejtës. Nuk mund t’i lë pa përmendur emrat e tyre dhe në rast se ndonjë nuk është në një mendim me mua le të më përgjigjet. Ata janë: Doktor Isuf Hysenbegasi, Edi Kapshtica, Sami Bitincka nga qarku i Korçës, Padre Mëshkalla, Gjon Shllaku, Kol Kurti nga Shkodra, Kudret Kokoshi, Fatos Kokoshi, Engjëll Kokoshi, Meçan Hoxha, Tahir Hoxha nga Vlora, Haki Karapici nga Tirana, Myfit Shehu nga Gjirokastra, Besim Greshica nga Mallakastra dhe të tjerë që nuk po i shënoj pasi lista do të ishte shumë e gjatë. Ishin këta burra që krijuan karakterin tim. Ishin këta burra që formuan bindjet e mia të djathta që i kam ruajtur deri në ditët tona. Kështu, pas daljes time nga burgu i ruajta këto parime për gjithë periudhën e errët të sistemit totalitar.

Së fundi erdhi edhe përmbysja e sistemit  të degraduar totalitar. Rezistenca e gjatë antikomuniste i  kishte dhënë frutet e saj. Ndryshimet e mëdha në vendet e tjera të lindjes komuniste u reflektuan edhe në vendin tonë. Mjaftoi revolta e studentëve të universitetit të Tiranës që të shkërmoqte sistemin socialist. Kjo revoltë do të arrinte kulmin e saj me përmbysjen e përmendores së diktatorit më 20 shkurt 1991. Besoja se bashkë me të do të vinte edhe përmbysja përfundimtare e sistemit obskurantist mesjetar. Por u gabova. Arsyen do ta shpjegojë më poshtë.

Isha në qytetin tim të lindjes në atë kohë. Ndiqja me vëmendje të jashtëzakonshme ngjarjet që zhvilloheshin në Tiranë. Isha shumë i entusiazmuar. U futa pa hezitim në lëvizjen e madhe për liri dhe demokraci. U bëra anëtar i Partisë Demokratike qysh më 6 janar 1991, kur në Vlorën time, nën hundën e komunistëve, u zhvillua mitingu i paparë i demokracisë. U futa sepse e konsideroja si të vetmen forcë politike që mund të sillte ndryshimin rrënjësor të sistemit.

Më 28 prill 1991 në Tiranë u themelua Shoqata e të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë me në krye të nderuarin Osman Kazazi, Mandelën e Shqipërisë së përvuajtur. Më 14 maj të atij viti në Vlorë themelohej Dega e Shoqatës së të Përndjekurve Politikë me kryetar të nderuarin Hysni Alimerko dhe sekretar unë. Shoqata, në bashkëveprim me Partinë Demokratike, filloi të zhvillonte një fushatë jashtëzakonshme në triumfin e demokracicë. Në këtë kuadër do të veçoja vendimin e marrë, së bashku me Partinë Demokratike, Partinë Republikane, Bashkimin e Sindikatave të Pavarura dhe Shoqatën Çamëria, ku violinë e parë ishte shoqata e jonë, për ngritjen në ditën e flamurit, më 28 nëntor, të atij pa yll. Kjo bëhej në një kohë kur Kuvendi i Shqipërisë ende nuk e kishte vendosur një gjë të tillë dhe kur një fenomen i tillë nuk kishte ndodhur në asnjë nga qytetet e Shqipërisë. Komiteti Ekzekutiv Pluralist, i përbërë në shumicën e tij nga përfaqësues të Partisë Socialiste, nuk e pranoi propozimin e bërë nga aleanca e djathtë madje, më 27 nëntor ngriti në shtyllën e flamurit atë me yllin e kuq të komunizmit por ishin të përndjekurit politik të qytetit, ishin bijtë e tij të shquar Xhemal Mustafaraj dhe Fadil Ndreu që hipën në shtizën e flamurit grisën yllin e kuq dhe ngritën lart flamurin pa yll. Kjo gjë e detyroi Komitetin Pluralist të pranonte ngritjen më 28 nëntor të flamurit pa yll. Të nesërmen, ndërsa delegacioni i  këtij komitetit  me në krye kryetarin e tij socialist drejtohej për të ngritur flamurin, u dalin para përfaqësuesit e të përndjekurve politikë që u thonë me një ton të vendosur:

  • Duart e atyre që kanë ngritur flamurin e  komunizmit,  nuk do  të  ngrenë f lamurin  e  Ismail

Qemalit. Ky flamur është i yni!

Flamurin   e   ngritën  duart  e  pastra  të  shtatëmbëdhjetëvjeçarit  Altin  Kokoshi,  birit  të  ish-të

burgosurit politikë Burim Kokoshit dhe nipit të firmëtarit të aktit të pavaresisë, Qazim Kokoshit, vdekur në burgun komunist. Kjo është dita më e shënuar në jetën time që nuk do të më shlyhet kurrë nga kujtesa.

22 marsi i vitit 1992 solli fitoren e partisë ku unë bëja pjesë, solli triumfin e demokracisë mbi totalitarizmin. Sistemi socialist kishte marrë një goditje të madhe. Mbeturinat e komunizmit u munduan të pengonin ecjen e Shqipërisë në rrugën e demokratizimit por nuk ia arritën qëllimit. Filluan të organizonin antimitingje të ndryshme por të gjitha u shuan si flluskat e sapunit.  Atëherë filluan të fshihen si minjtë pas rebeshit. U fshehën por nuk u zhdukën. Ashtu në heshtje bënin plane për revansh. Për herë të parë, pas dyzetegjashtë vjet robërie nga vetë shqiptarët, u vendos qeveria e re demokratike, u zgjodh kuvendi i parë demokratik ku mbi një katërtën e tij e tij e përbenin të përndjekurit politikë, madje edhe kryetari i  tij ishte një i përndjekur politik që mbante mbi shpatullat e tij njëzetegjashtë vjet burg politikë. Të përndjekurit politikë u emëruan në poste kryesore të Partisë Demokratike dhe të administratës shtetërore. Në një nga këto poste, si Drejtor i Zyrës së Punës dhe Përkrahjes Sociale Vlorë, u emërova edhe unë. U miratuan shumë ligje që synonin çrrënjosjen e sistemit totalitar. Në ballë të politikës shqiptare qëndronte parimi i barazisë ndërmjet shtresave të ndryshme të shoqërisë, një harmonizim i marëdhënieve ndërmjet tyre.

Por nuk u treguam të vëmendshëm. Harruam fjalën e urtë popullore “Deri sa ujku mbetet ujk, ai do plumb dhe jo pambuk”. Harruam rrugën nga e cila kishim ardhur. Menduam se me rrëzimin e përmendores kishim rrëzuar edhe sistemin e urryer. Por ne kishim rrëzuar vetëm bronxin e asaj përmendoreje, ndërsa shpirtin e diktatorit e kishim lënë të lirë të endej nëpër Shqipëri dhe të përgatiste pasoja katastrofike dhe këto pasoja shpërthyen ne vitin e zi 1997 me gjithë egërsinë e tyre.

Cilat ishin këto pasoja? Qysh me fillimet e marrjes së pushtetit në vitin 1992 Qeveria Demokratike shpalli programin e saj ku i gjithë populli shqiptar cilësohej “bashkëvuajtës dhe bashkëfajtor” ku të dy palët futeshin në të njejtin thes. Kush ishin bashkëvuajtësit dhe kush bashkëfajtorët? Me gjykimin tim bashkëvuajtës ishim ne që i kishim provuar mbi shpinat tona prangat e rënda të robërisë komuniste, ndërsa bashkëfajtorë gjithë pjesa tjetër e popullsisë shqiptare. Natyrisht unë nuk mund të isha dakord me një të tillë emërtim. Unë, që i kisha hequr mbi shpinën time të gjitha pasojat e atij regjimi të urryer nuk mund të isha dakord që paskam qenë bashkëfajtorë. Çfarë faji kishin qytetarët dhe fshatarët e thjeshtë të vendit nëse Partia Komuniste kishte në programin e saj dhe zbatonte në mënyrën më të egër të ashtuquajturën luftë e klasave që në Shqipëri kishte marrë përmas të jashtëzakonshme? Gjatë asaj periudhe unë mund t’ju them se edhe në rradhët e komunistëve kishte burra të ndershëm që ruanin karakterin e tyre edhe në ato kondita të vështira. Ishin pikërisht këta komunistë që ndoshta në mënyrë indirekte na ndihmuan që ne të mbijetonim. Ky është realiteti i asaj periudhe.

Atëherë, kush ishin fajtorët e vërtetë?. Natyrisht në radhë të parë ishin përfaqësuesit e ish-Sigurimit të Shtetit, përfaqësuesit kryesorë të Ministrisë së Brendëshme nga e cila varej ky organizëm, ish-hetuesit, ish-prokurorët, ish gjykatësit, ish-bashkëpunëtorët vullnetarë të këtij forumi ogurzi që përdoreshin si leva qorre në shërbim të tij. Por çudia më e madhe ishte se pas përmbysjes së sistemit totalitar një pjesë e këtyre xhonglerëve u kthyen në demokratë dhe vazhdonin të ruanin poste të rëndësishme në hierakinë shtetërore.

Një gjë të tillë unë nuk kisha se si ta pranoja. Megjithatë e pranova. E pranova pasi mendoja se kushdo ka të drejtë të heqë dorë nga e keqja që e kishte kllaposur në të shkuarën. Kushdo ka të drejtë që këtë të keqe ta hedhë poshtë dhe të fillojë një rrugë të re, rrugën e demokracisë së vërtetë. Por, më parë ai duhet të pranojë gabimin e bërë në të kaluarën, duhet të kërkojë falje për gjithçka kishte kryer në të shkuarën.  Por kjo nuk ndodhi. Askush nuk kërkoi falje. Asnjë president, asnjë kryetar kuvendi, asnjë kryeministër nuk  kërkoi falje në emër të organizmave që përfaqësonte. Në këto çaste mua më del para syve Papa Gjon Pali i Dytë që kërkoi falje për krimet e kryera nga kisha në periudhën e mesjetës. Më del kancelaria Merkel që kërkoi falje për krimet e kryera nga nazizmi në periudhën e Luftës  së Dytë Botërore. Më del së fundi qytetari gjerman që kërkoi falje për krimet e kryera nga ati i tij në masakrën e njohur të Borovës. Atëherë, përse askush nuk kërkon falje për krimet e kryera në Shqipëri në të kaluarën jo shumë të largët?

Si pasojë e të gjithë kësaj në vendin tonë filluan të lulëzojnë të ashtuquajturat “Firma Rentiere” viktimë e të cilave ranë pjesa dërmuese e popullit shqiptar. Ranë viktimë se besonin në demagogjinë e tyre se do t’ua kthenin të hollat e depozituara me dyfishin, trefishin dhe në disa raste edhe me shumëfishin e tyre. Në krye të këtyre firmave ishin pikërisht ata që i kishin mashtruar për vite dhe vite me rradhë. Megjithatë i besuan. Si ka mundësi?

Propaganda komuniste kishte bërë që populli shqiptar  të  krijonte  bindjen  se këto firma i kishte ngritur qeveria  dhe  i  besonte  premtimeve të tyre. Por, kush ishin drejtuesit e tyre? Përse këto firma u ngritën fillimisht vetëm në qytetin e Vlorës? Të gjitha këto janë pasojë e asaj që kam shkruar më sipër. Me rrëzimin e monumuntit të diktatorit ne rrëzuam vetëm bronxin e tij. Në krye të tyre ishin pikërisht mbeturinat e sistemit të përmbysur që përpiqeshin të gjenin rastin për rikthimin e tyre në pushtet por, kësaj here, në pushtetin kapitalist. Viktimë e kësaj politike ra edhe qeveria shqiptare që nuk gjeti forca t’i ndalojë. E gjithë kjo katrahurë solli vitin e zi 1997 me pasojat e tij tragjike.

Çuditërisht pasojat e kësaj tragjedia ranë përsëri mbi shtresën e të përndjekurve politikë. Madje kjo filloi para këtij viti të zi.            Në një ditë korriku të vitit 1995, dora e zezë e komunizmit vrau një nga bijtë më të shquar të rezistencës antikomuniste, Bujar Kaloshin. Ishte po kjo dorë që do të vazhdonte vrasjet e bijve të tjerë të kësaj shtrese në vitin 1997. Nuk mund të harrohen Lekë Çoku të cilit një kanibale komuniste do t’i pinte edhe gjakun. Nuk mund të harrohen Besnik Hidri, Valter Harizi, Besim Manoli, Gëzim Shabani, Ridi Hamzaraj dhe pas tyre Bashkim Shkurti dhe Fredi Shehu. A keni dëgjuar të jetë vrarë në atë katrahurë ndonjë me prejardhje nga shtresa komuniste. Asnjë. Përse? Përgjigjen le ta japë kush të mundet.

Shtatori i vitit 1998. Përsëri turbullira. Përsëri të vrarë. Midis tyre lideri i studentëve të 90-ës, Azem Hajdari. Atë do ta shoqëronin në banesën e fundit edhe tre të përndjekur politikë. Plumbat do të binin mbi trupat e tyre. Viktima  do të bëheshin Skënder Kalenja të cilit komunistët i kishin pushkatuar të atin, oficerin Rakip Kalenja në ditët e errëta të së ashtuquajturës luftë për çlirimin e Tiranës, Adem Shehu, birin e komandantit partizan Zenel Shehu, pushkatuar nga komunistët në vitin 1948 dhe Isuf Uka nga Macukulli që kishte ardhur në Tiranë për të shpërndarë ftesat e dasmës që do të behej atë muaj, por e vranë.  Përse? Përgjigjen le ta japin përsëri kush të mundet.

Tashmë pushteti kishte rënë plotësisht në duart e së majtës. Ata që e paguan më shtrenjtë këtë ndërrim pushteti ishin pikërisht të përndjekurit politikë. Një pushim i paparë nga puna shpërtheu kundër tyre. Midis tyre isha edhe unë së bashku me djalin dhe vajzën. U hodhën në koshin e plehrave shumë ligje të miratuara nga qeveria e mëparëshme demokratike, si ligji  “Mbi pastërtinë e figurës së punonjësve publikë”, ai “Mbi statusin e të përndjekurit politikë” dhe të tjerë. Në këto kushte u detyrova të braktisja qytetin tim të lindjes dhe të vendosesha në Tiranë duke u aktivizuar me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë si anëtar i kryesisë së saj, madje u vlerësova edhe nga Partia Demokratike duke u emëruar Drejtor i Departamentit të të Përndjekurve Politikë pas ndarjes nga jeta të ish-drejtorit të mëparshëm, të nderuarit Ali Spahia, në vitet 2001-2002. Duke qenë në këtë detyrë, bashkë edhe me Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë Demokratë merrnim pjesë aktive në protestat e shumta të organizuara kryesisht nga Partia Demokratike. Do të veçoja këtu protestën disa ditore të organizuar nga të përndjekurit politikë për heqjen e portretit të diktatorit që ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo e kishte vendosur në ministri dhe ishte kjo protestë që e detyroi ta hiqte.

Më 3 qershor 2005 Partia Demokratike dhe koalicioni i saj erdhi përsëri në pushtet. Nuk do të flas për ndryshimet e mëdha që ndodhën gjatë kësaj periudhe në krahasim me atë të periudhës socialiste. Këtë le ta bëjnë ekspertët e fushave të ndryshme. Si një person që i njoh mirë  dhe  jam marrë me problemet e të përndjekurve politikë, do të flas për marrëdhëniet e kësaj partie me ta dhe këtë e bëjë jo me ndonjë paramendim ta paracaktuar, por për të ditur se çfarë duhet të ketë parasysh kjo parti në prag të zgjedhjeve të vitit 2017, kur në pushtet kemi qeverinë më të keqe të këtyre njëzetepesë viteve, një qeveri droge e trafikimi të çdo natyre, një qeveri që drejtohet nga përfaqësuesit më në zë të botës së krimit.

Në rast se do të bënim një krahasim ndërmjet dy qeverisjeve të Partisë Demokratike, asaj të periudhës 1992-1997 me atë 2005-2013 do të shohim një diferencë të madhe në trajtimin e shtresës së të përndjekurve politikë. Ajo që bie  në sy më tepër është se ndërsa në periudhën e parë të përndjekurit politikë ishin në nivelin arsimor të mesëm, në të dytën shumica e tyre kishin përfunduar studimet e larta, madje një pjesë e tyre edhe në universitetet më të mira të botës demokratike. Po t’u shtojmë edhe fëmijtë e tyre që për nga niveli arsimor janë shumë më lart se prindërit  atëherë si ka mundësi që në periudhën e parë u preferuan shumë më tepër se në të dytën. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

Le të japim tani disa shembuj të këtyre që përmendëm më lartë:

  1. Përfaqësimi në parti. Ndërsa në periudhën e parë kishim shumë njerëz tanët në udhëheqjen e partisë, deri edhe nënkryetarin apo sekretarin e përgjithshëm si dhe shumë kryetarë degësh, në të dytën kjo nuk ndodhi më.
  2. Përfaqësimi në Kuvendin e Shqipërisë. Nga një e katërta e tij që ishte në periudhën e parë ka rënë në shifra fare të ulta. Një gjë e tillë vihet re edhe në përfaqësimin në Këshillat e Qarqeve, Bashkive dhe Komunave.
  3. Përfaqësimi në qeveri. Ndërsa në periudhën e parë kishim përfaqësues deri edhe në rang ministri, drejtori të përgjithshëm, shefash komisariati e të tjerë, në të dytën kjo është reduktuar në shifra të papërfillshme.

Më lejoni tani të theksoj disa nga “lapsuset” e kryera nga qeveria e dytë demokratike.

  1. Më 30 tetor 2006 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist në Shqipëri”, në mbështetje të Rezolutës 1096 (1996) “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe Rezolutës 1481 (2006) “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare” të Asamblesë Parlamentyare të Këshillit të Europës, organizëm në të cilin shteti shqiptar është  anëtar me të drejta të plota. Kjo rezolutë u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita e atëherëshme doli nga salla dhe nuk pranoi ta miratonte.

Miratimin e kësaj rezolute të përndjekurit politikë e pritën me entusiazëm pasi ajo plotësonte pothuajse të gjitha kërkesat që ata kishin. Por për fat të keq ajo mbeti vetëm në letër, Asnjera nga pikat e saj, me përjashtim të krijimit të Institutit të Hetimit të Krimeve të Komunizmit, gjatë tetë viteve të qeverisë demokratike nuk u zbatua. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

  1. Më 12 nëntor 2007 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 9831 “Mbi dëmshpërblimin e të përndjekurve politikë nga regjimi komunist”. Edhe ky ligj u miratua vetëm me votat e mazhorancës pasi opozita përsëri refuzoi.  Sipas këtij ligji dëmshpërblimi do te kryhej nëpërmjet tetë kësteve pa caktuar një afat përfundimtar. Kështu për një periudhë prej pesë vitesh nga koha e hyrjes në fuqi të tij u likujduan dy këste vetëm për të gjallët, ndërsa për trashëgimtarët një pakicë përfitoi dy këste ndërsa të tjerët një, madje një pjesë edhe asnjë. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.
  2. Në muajin mars 2010 lexova në median elektronike “Tribuna Shqiptare” një shkrim të redaktorit të kësaj medie, zotit Ajet Nuro, ku shkruhej:

 

Para disa ditësh lexova një lajm që më bëri shumë përshtypje. Aty thuhej se një delegacion i Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Shqipërisë të dënoj komunizmin… Kuptojeni mirë, NJË DELEGACION I KOMBEVE TË BASHKUARA I KËRKON SHQIPËRISË TË DËNOJ KOMUNIZMIN…

            Që një delegacion i Kombeve të Bashkuara të kërkoj që Shqipëria të dënoj komunizmin, punët janë shumë keq. Sepse ky delegacion duhet t’i ketë parë gjurmët e kësaj murtaje kudo, aq sa është i shqetësuar. Dhe kjo 20 vjet pasi Shqipëria pretendon se e hodhi poshtë komunizmin.

 

            U habita, pasi as qeveria shqiptare, madje as edhe media, nuk kishin njoftuar ndonjë lajm lidhur me këtë çështje. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

  1. Më 14 dhjetor 2010 me nismën e Ministrit te Jashtëm të Lituanisë, zotit Audronius Azubalis gjashtë ministra të jashtëm të Europës lindore dhe pikërisht ata të Lituanisë, Letonisë, Bullgarisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Çekisë i dërguan një letër zyrtare Komisares Europiane për Çështjet e Drejtësisë, zonjës Vivian Reding, ku kërkohej dënimi i krimeve të komunizmit, e cila u mor përsipër për t’u shqyrtuar me seriozitetin më të madh nga ana  e këtij  komisioni të BE-së.

Do të kishim dashur që krahas firmave të ministrave në fjalë të kishte qenë edhe ajo e ish-Ministrit  të Jashtëm, zotit Ilir Meta, si përfaqësues i shtetit me përndjekjen më mizore, por ajo mungoi. Edhe për këtë njoftim çdo gjë kaloi në heshtje. Nuk u dha asnjë lajm, as nga qeveria dhe as nga mediat. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

  1. Më datën 20 korrik 2015 shoqata e jonë i dërgoi Komisionit të Dekriminalizimit dhe atij të Reformës në Drejtësi, madje për njoftim edhe ambasadorit të SHBA, zotit Donald Lu dhe asaj të Bashkimit Europian, zonjës Romana Vlahutin, një shkresë zyrtare me numër protokolli 5, në të cilën i kërkonim që të gjithë ish-gjyqtarët, ish-prokurorët, ish-hetuesit e regjimit komunist të përjashtoheshin nga çdo organizmë shtetërore. Këtë e shoqëronim edhe me dokumenta të proceseve të improvizuara që këta gjyqtarë kishin dhënë dënime politike,  madje edhe në vitet e fundit të regjimit komunist. Prisnim që dikush të na kthente të paktën një përgjigje. Prisnim që të paktën ndonjëri nga deputetët ta ngrinte këtë çështje në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo nuk ndodhi, madje as edhe përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare që ne iu ishim drejtuar heshtën dhe nuk u përgjigjën. Atëherë me shkresën numër 8 datë 20 gusht 2015 iu drejtuam Kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha, me një shkresë ku i kërkonim përkrahjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për këtë çështje, por edhe për këtë nuk morëm asnjë përgjigje. Madje prej asnjerit nga deputetët me prejardhje nga shtresa e jonë nuk dëgjuam ta ngrinin zërin për këtë çështje. Përse? Kush të mundet le të përgjigjet.

Këto ishin “lapsuset” e Qeverisë Demokratike në të kaluarën. Një gjë e tillë ka bërë që një pjesë e të përndjekurve të ftohen me Partinë Demokratike pasi nuk duan të përdoren vetëm si burim votash. Ata kërkojnë që të jenë në të njejtin rang me shtresat e tjera të shoqërisë pasi konstatojnë se në vend ekziston një mentalitet i trashëguar nga e kaluara sipas të cilit parimet nacionaliste të trashëguara prej tyre nga prindërit, të kalojnë në heshtje dhe pak nga pak të harrohen.

Ç’duhet të bëjë Partia Demokratike tani që po fillon fushata elektorale për zgjedhjet e ardhëshme për të fituar përkrahjen e tyre. Në rradhë të parë ajo duhet të kërkojë falje për mos zbatimin e çështjeve të ngritura më lart. Të kërkosh falje nuk është dobësi, përkundrazi është shprehje dinjiteti dhe kurajoje.

Cilat janë kërkesat e tyre që duhet t’i ketë parasysh Partia Demokratike, që detyrimisht duhet t’i ketë programi i saj i ardhshëm elektoral?

  1. Organizimi i një Konference Kombëtare me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të kuvendit, qeverisë, partive politike, shoqatave të përndjekurve politikë, akademikëve, historianëve si dhe ekspertëve të OJQ-ve, për krimet e kryera nga komunistët
  2. Dënimi i diktatorit Enver  Hoxha   si   ideatori,  frymëzuesi,  dhe ekzekutuesi i  sistemit më diktatorial të Europës Lindore dhe heqja e titujve dhe medaljeve të akorduara gjatë pushtetit komunist.
  3. Gjetja dhe rivarrosja e eshtrave të mbi 4000 të rënëve në luftën kundër komunizmit dhe në rast se në varrezat e dëshmorëve do të vazhdojë të qëndrojë ende ylli i kuq i komunizmit, caktimin e një varreze të veçantë për ta dhe ngritjen e një memoriali madhështor në qendër të kryeqytetit në nderim të tyre.
  4. Nderimi i figurave të shquara të të përndjekurve politikë nëpërmjet dekoratave dhe titujve të ndryshëm.
  5. Bërja e një ligji të plotë mbi hapjen e dosjeve të ish-bashkëpuntorëvë  të  sigurimit  të  shtetit  për politikanët, drejtuesit e institucioneve kushtetuese, atyre të sistemit të drejtësisë, të administratës qëndrore apo lokale, si dhe të mediave audio-vizive apo të shkruara, të shoqëruara nga lustracioni pa asnjë përjashtim
  6. Bërja publike e dokumentave që dëshmojnë krimet e rregjimit komunist, përfshirë edhe dosjet e krijuara në ish-institucionet e përndjekjes dhe dënimeve politike si Sigurimi i Shtetit, Gjykatat dhe Prokuroritë dhe Komitetet e Dëbim- Internimeve?
  7. Rishikimi i datave dhe simboleve të sistemit komunist që shënojnë  instalimin diktaturës komuniste.  Kur do të hiqen  këto data nga protokollet zyrtare shtetërore?
  8. Rishikimi i historisë dhe i teksteve të librave shkollore, në mënyrë që të mos helmohen më nga propaganda komuniste fëmijtë tanë.
  9. Hapja e muzeumeve, kthimi në muze i burgjeve dhe kampeve të tmerrshëm dhe vendosja e pllakave përkujtimore në vendet ku janë kryer akte të genocidit komunist
  10. Barazimi i Statusit të të përndjekurve politikë me atë të veteranëve të luftës, për të arritur paqen sociale në vend.
  11. Caktimi i afatit përfundimtar të zbatimit të ligjin mbi dëmshpërblimin financiar të të dënuarve

politikë.

Të gjitha këto pika nuk janë fantazia ime. Ato janë mishëruar në ligjin e Statusit të të përndjekurve politikë dhe në Rezolutën  “Për dënimin e krimeve të kryera nga regjimi komunist” të hartuara dhe miratuara nga mazhoranca e djathtë në Kuvendin e Shqipërisë.

Kjo platformë duhet të shpallet nga Kryetari i Partisë Demokratike në fushatën elektorale dhe nga të gjithë të ngarkuarit e saj nëpër qarqet e vendit. Duhet të shpallet nga të gjithë kandidatët për deputet të Kuvendit të ardhshëm dhe, në mënyrë të veçantë, nga ata përfaqësues që prejardhjen e tyre e kanë nga kjo shtresë. Nga të gjithë personalitetet e shtetit shqiptar deri tani vetem ish-Presidenti Berisha dhe Presidenti Nishani kanë patur në axhendën e tyre çështjet e të përndjekurve politikë duke organizuar ceremoni përkujtimore dhe duke dekoruar me urdhëra të larta ngjarje të shquara të lëvizjes antikomnuniste dhe shumë nga figurat më të shquara të kësaj  rezisatence. Shembullin e tyre duhet ta ndjekin edhe personalitetet e tjera.

Në bazë të të dhënave të nxjerra nga Instituti i  Integrimit të Përndjekurve Politikë, nga përndjekja politike e kanë pësuar rreth 500.000 persona, shifër që duke e krahasuar me numrin e përgjithshëm të popullsisë së  atëherëshme të Shqipërisë prej 2.000.000 banorësh, rezulton se përqindja e të përndjekurve politik është 25%, një shifër që mund të përmbysë gjithçka dhe që nuk duhet nënvlerësuar. Por nuk duhet harruar, jo të gjithë të përndjekurit politikë janë me Partinë Demokratike. Midis të përndjekurve politikë kanë qenë edhe pinjollët e komunizmit që vetë regjimi i burgosi për përplasje interesash dhe këta natyrisht do të votojnë për Partinë Socialiste. Nëqoftëse shifrës prej 25% i zbresim 5% që janë pinjollët e komunizmit rezulton se 20% e të përndjekurve do të votojnë për Partinë Demokratike në rast se ajo do të plotësojë kërkesat e tyre. Në të kundërt ata do të heshtin dhe nuk do të shkojnë në votime por kurrë nuk do të votojnë për Partinë Socialiste. Një parti serioze këto llogari duhet t’i bëjë.

Këto  ishin mendimet që më dolën para syve në çastin e refleksionit tim. Kush ka veshë le t’i dëgjojë, në të kundërt shumë shpejt do t’ia shohë pasojat. E theksoj, jam anëtar i Partisë Demokratike qysh në ditët e para të krijimit të saj dhe vazhdoj të jem edhe në ditët tona. Jam dhe do tjem përkrah saj, por jam edhe Kryetar i Degës së Tiranës të Shoqatës Antikomuniste të të Përndjekurve Politikë dhe si i tillë duhet të mbroj edhe interesat e kësaj shtrese. Dëshëroj që kjo parti të bëhet plotësisht një parti e djathtë europiane dhe të shkëputet plotësisht nga mentaliteti i majtë komunist që ekziston në një pjesë   të anëtarëve të saj.

Ju lutem të më kuptoni drejtë. Ky është botëkuptimi im. Kjo është rruga nëpër të cilën unë dua të eci.

Filed Under: Analiza Tagged With: për 25 vjetet e kaluara, reflektim, reshat kripa

JA ÇFARË NDRYSHIMESH SJELL LIGJI I RI I PRONAVE NË REGJIMIN

May 18, 2016 by dgreca

Për pronarët që kanë aplikuar në AKKP para dhe pas miratimit të ligjit të ri – Kërkesat e Patrajtuara

1. Nëse keni aplikuar për një pronë, e cila është e zënë nga shteti, apo është në administrim shtetëror, kjo pronë nuk do ju njihet, sepse kërkesa juaj refuzohet bazuar në nenin 20 të ligjit të ri1

2. Nëse keni aplikuar për një pronë, e cila është zënë mbi bazën e njërit prej ligjeve që rradhiten në shtojcën 1 të ligjit, kjo pronë nuk do ju njihet, sepse kërkesa juaj do refuzohet bazuar në nenin 20 të ligjit të ri2 u është falur familjeve bujqësore sipas ligjit për tokën, për privatizimet, apo për zonat me përparësi turizmin kërkesa juaj do refuzohet;

3. Nëse keni aplikuar për njohje të drejte pronësie, ndërkohë që keni përfituar edhe tjetër pronë më parë, atëherë nga vlera e pronës që ju pretendoni t’ju njihet – e llogaritur sipas çmimit në kohën e diktaturës – do zbritet vlera e pronave që ju janë kthyer – llogaritur sipas çmimit të tregut sot – shihni nenin 6 § (3) të ligjit në fjalë (ghithashtu lexoni shembullin ilustrues në faqen 3 më poshtë);

4. Vlera e pronës që ju është kthyer më parë përmendet në ligj me termin “përfitime të zbritshme” (shihni nenin 6 § (6) dhe nenin 21 § (4) të ligjit. Mos harroni, se nëse kjo diferencë del me “minus“, pra, nëse vlera e pronës që ju pretendoni t’ju njihet nga Agjencia është më e ulët se vlera e pronës sipas nenit 7 § 2 të ligjit të ri ju konsideroheni të kompensuar (ghithashtu lexoni shembullin ilustrues në faqen 3 më poshtë);

1 Sipas nenit 20 të ligjit parashikohet, se “kërkesat e bëra para hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe kërkesat e bëra brenda afatit të përcaktuar në këtë ligj, nëse prona nuk kategorizohet në pronat e përcaktuara në nenet 4 dhe 25 të këtij ligji, do ti nënshtrohen trajtimit të pronës nëpërmjet njohjes së të drejtës së subjekteve të shpronësuara me vendim të ATP-së dhe kompensim të tyre sipas këtij ligji”.

2 Shih gjithashtu nenin 25 pika (ç) e Ligjit, ku citohet Shtojca shprehimisht.

3 Apo pronave që ju janë kthyer.

5. Nëse keni aplikuar për një pasuri, e cila u është dhënë në përdorim nga shteti të tretëve, atëherë sipas nenit 23 të ligjit të ri e humbisni të drejtën e kthimit të pronës. Sipas këtij neni, edhe nëse nuk e humbisni të drejtën e pronës, ju përsëri detyroheni t’a duroni marrëdhënien kontraktore mes shtetit dhe të tretëve, pa shpërblim;

6. Ankandi është mënyra kryesore e kthimit të pronës, përsa prona që kërkoni t’ju njihet dhe kthehet nuk është e zënë sipas nenit 21 § (5) – (8), nenit 22, nenit 23 të ligjit. Kjo sepse, sipas nenit 12 të ligjit të ri, të gjitha pronat e lira në pronësi të shtetit, pavarësisht origjinës së tyre (pra s’ka rëndësi nëse janë apo jo prona të origjinës së pronarëve) bëhen pjesë e fondit fizik të pronave. Nëse doni të merrni pronën tuaj atëherë, kur kjo pronë t’ju ofrohet me ankand, ju – sipas nenit 14 § (3) të ligjit të ri – duhet të hiqni dorë nga të gjitha pretendimet që keni për kthim dhe kompensim të pronave të tjera. Ndryshe shkualifikoheni nga ankandi;

7. Sipas nenit 14 § (4) nuk përjashtohet mundësia të kompensoheni me “prona të pafrytshme” nëse dështon ankandi. Kjo, sepse sipas nenit 5 § (11) të ligjit të ri, tek koncepti i tokës janë përfshirë edhe tokat e pafrytshme;

8. E drejta juaj e ankiimit ndaj vendimeve të Agjencisë është e kufizuar sipas nenit 29 të ligjit të ri vetëm në kontrollin e ligjshmërisë së vendimit në fjalë.Për pronarët që kërkojnë zbatimin e vendimeve gjyqësore përfundimtare, apo tëc vendimeve përfundimtare të AKKP-së;

1. Nëse po kërkoni zbatimin e një vendimi përfundimtar, që ju ka kthyer pronën tuaj të orgjinës, madje dispononi edhe Çertifikatën e Pronës tuaj, ndonëse nuk e zotëroni praktikisht atë për shkaqe të ndryshme – sipas nenit 7 § 2 pika (ç) të ligjit të ri – kërkesa juaj do arshivohet. Me fjalë të tjera shteti heq dorë sipas këtij ligji nga detyrimi që ka për të zbatuar vendimet përfundimtare që urdhërojnë kthimin e pronës;

2. Çdo kërkesë për zbatimin e një vendimi përfundimtar që ju ka kthyer pronën tuaj të orgjinës, për të cilën ju dispononi edhe Çertifikatë Pronësie, ndonëse nuk e zotëroni praktikisht atë pronë, sepse mbahet e bllokuar nga shteti për shkaqe të ndryshme, pas hyrjes së këtij ligji në fuqi do konvertohet automatikisht në kërkesë për kompensim financiar të pronës (sipas nenit 10 § (2) të ligjit të ri). Kjo sepse pronat e kthyera me vendime përfundimtare, të cilat deri më tani janë mbajtur të bllokuara nga shteti për lloj-lloj arsyesh klasifikohen si prona të zëna mbi bazën e nenit 25 § 1 pika (a) – (c) e ligjit në fjalë;

3. Nëse me vendim përfundimtar ju është njohur e drejta e parablerjes së objekteve që ndodhen në pronën tuaj, të drejtë të cilën për vite jeni penguar t’a ushtroni për shkaqe të ndryshme, atëherë sipas nenit 22 të ligjit të ri keni të drejtë që brenda 1 viti nga hyrja e këtij ligji në fuqi të hiqni dorë prej saj. Nëse nuk pranoni të hiqni dorë shteti merr përsipër të regjistrojë në ZRPP të drejtën tuaj të parablerjes, por nuk garanton afate se a do mundeni dhe pas sa kohësh do mundeni t’a ushtroni atë;

4. Pavarësisht se çfarë forme kompensimi parashikojnë vendinmet në favorin tuaj, ju do të kompensoheni financiarisht për to sipas nenit 10 § (2) i ligjit të ri. Në përllogaritjen e detyrimit të shtetit ndaj jush do zbatohet formuala sipas neneve 6, 7 dhe 21 § (4) të ligjit të ri.

5. E drejta juaj e ankimit ndaj vendimeve të Agjencisë është e lejuar ngushtësisht, vetëm për llogaritjen e masës së kompensimit financiar.

Për të dyja kategoritë e pronarëve

1. Vlerësimi i pronave tuaja sipas nenit 6 dhe nenit 7 të ligjit ilustrohet me një shembull konkret:

Shembull: Supozohet, se pronari “X” është njohur pronar i një toke në rrugën “Komuna Parisit”, Tiranë me sip 10,000 m2 me vendim K.K.K.Pronave, në përputhje me Ligjin 7698/1993. Pronarit “X” në vitin 1995 i janë kthyer 1,000 m2 kompensohet.

Sipas nenit 6 § (3) të ligjit, vlera e kompensimit që do marrë ky pronar për tokën me sipërfaqe 9,

do të llogaritet:

000m2

9,000 m2 x 250 lekë/m2 = 2,250.000 lekë4

1,000m2

1,000 m2

57.500.000 – 250.000 = 57.250.000 lekë7

2,250.000 lekë – 57,250.000 lekë = – 55,000.000 lekë8

4 Zbatohet si fillim neni 6 § (1) pika (a), sipas të cilit llogaritet vlera e sipërfaqes prej 9,000 m2 me çmimin e zërit

kadastral të kohës së shpronësimit – Vaqarri fshati më i afërt, çmimi 250 lek/m2

5 Gjithashtu zbatohet neni 6 § (1) pika (a), sipas të cilit llogaritet vlera e sipërfaqes prej 1,000 m2 me çmimin e zërit

kadastral të kohës së shpronësimit.

6 Më pas zbatohet neni 6 § (1) pika (b), sipas të cilit llogaritet vlera e sipërfaqes prej 1,000m2 me çmimin e tregut të

tanishëm (Fletore Zyrtare datë 31 Korrik 2014).

7 Sipas nenit 6 § (1) pika (b) llogaritet diferenca çmimit të tanishëm të sipërfaqes 1,000m2 me çmimin e po kësaj

sipërfaqeje në kohën e shpronësimit.

8Pas llogaritjeve të mësipërme hyn në zbatim formula sipas nenit 6 § (3) , sipas të cilës vlerës së pronës që kërkohet

të kompesnohet i zbritet vlera e pronës së kthyer.

Prej kësaj diference me “minus” vjen në zbatim neni 7 § (2) pika (a) sipas të cilit “nëse vlerësimi

i pronës së kthyer me vendim përfundimtar rezulton se është më i madh sesa vlerësimi i tokës së

njohur për kompensim, atëherë subjekti i shpronësuar quhet i kompensuar”.

Si pasojë e këtij vlerësimi, pronari “X” konsiderohet i kompensuar nga shteti, ndaj edhe kërkesa e tij rrefuzohet sipas nenit 26 § (1) pika ii).

Shënim: Ju do të kompensoheni sipas kësaj formule edhe nëse prona juaj është e pronë e zënë me ndërtime pa leje, është falur, apo privatizuar mbi bazën e ligjeve që rradhiten në shtojcën 1 të ligjit të ri. Sikurse u sqarua më sipër, ju përfitoni kompensim për pronat e zëna nga shteti dhe ato të zëna mbi bazën e ligjeve të rradhitura në Shtojcën 1 të ligjit të ri, vetëm nëse kërkesa juaj për kompensim e ka origjinën në një vendim përfundimtar (gjyqësor, apo administrativ për njohje dhe kompensim prone). Çdo kërkesë tjetër e patrajtuar ndonjëherë me vendim për njohje, kthim, apo kompensim prone do rrëzohet sipas nenit 20 të ligjit në fjalë.

….

2. Ju nuk mund t’u drejtoheni gjykatave për të pretenduar kthim dhe kompensim të pronës suaj. Sipas ligjit të ri shqyrtimi i këtyre pretendimeve është kompetencë vetëm e Agjencisë;

3. Të gjitha paditë e rivendikimit ndaj të tretëve, pronat e të cilëve kualifikohen si “prona të zëna” për qëllime të zbatimit të nenit 21 § (5) – (8), nenit 22, nenit 23 dhe nenit 25 të ligjit të ri do pushohen së gjykuari sipas nenit 3 të po këtij ligji;

4. Ju nuk mund t’i drejtoheni gjykatës për asnjë problem që lidhet me zbatimin e neneve të caktuara të këtij ligji, të cilat cënojnë në forma të ndryshme interesat tuaja pasurore, psh nuk mund të ankoheni lidhur me fushën e zbatimit të konceptit të “interesit publik” dhe “detyrimeve ndërkombëtare” për qëllime të zbatimit të nenit 25 § 1 a) – b) të ligjit; “pronave të zëna” për qëllime të zbatimit të nenit 21 § (5) – (8) dhe nenit 25. § (1) pika ç) të ligjit; “pronave të dhëna në përdorim” për qëllime të zbatimit të nenit 23 të ligjit; “përfitimeve të zbritshme”, për qëllime të zbatimit të nenit 6 § (5) – (6) dhe nenit 21 § (4) të ligjit; “pamundësisë objektive” dhe “dokumentave të munguara” në dosje sa i takon vlerësimit më të ulët të pronës për qëllime të zbatimit të nenit 16 § 4 (a) – (b); “të subjekteve përfituese” dhe “subjekteve të interesuara” për qëllime të zbatimit të nenit 19 § (3), nenit 23, nenit 27 § (1), nenit 29 dhe nenit 30 (3) të ligjit; të interpretuarit e ndikimit që kanë konfliktet e pronësisë, të cilat po shqyrtohen në gjykatat vendase, sipas nenit 3 § (2) pika b) për qëllime të zbatimit të rregullit të parashkirmit të afateve për paraqitjen e kërkesave sipas nenit 27 § (1) i Ligjit; të interpretuarit e kritereve sipas nenit 14 § (5) për qëllime të zbatimit të nenit

14 § (4) të ligjit, në veçanti kur disponimi sipas këtij neni do bëhet me “prona të pafrytshme” sipas nenit 5 § 11 i ligjit; të përzgjedhurit e mjetit të kompensimit fizik rast pas rasti.

5. Që kërkesat tuaja mos rrëzohen nga Agjencia ju duhet të provoni, se dokumentat që dispononi janë në përputhje me aktet ligjore që kanë shërbyer si bazë e shpronësimeve gjatë diktaturës;

6. Kërkesat tuaja do zhvlerësohen, nëse nuk plotësoni dokumentat e dosjes suaj sipas nenit 16 § (4) pikat a) – b) të këtij ligji:

7. Nëse kërkoni të kompensoheni financiarisht në tre vitet e para, pas hyrjes në fuqi të ligjit, atëherë duhet të hiqni dorë nga 70% – 50% e pretendimeve tuaja pronësore sipas nenit 17 të ligjit.

Shënim: Në çdo rast, para se të plotësoni dokumentat që ju kërkohen prej Agjencisë pyesni punonjësit e saj sa vlerësohet prona juaj sipas hartës së re të vlerës.

Nese keni pyetje ju lutem drejtohuni tek nje nga kontaktet a meposhtem:

Av. Suela Meneri suela.meneri@hotmail.com

Kryesia Shoqates ne Tirane pronesi_me_drejtesi@yahoo.com

Dega Shoqates ne SHBA pronesi.me.drejtesi@gmail.com

17 Maj 2016

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ligji i ri i pronave, Ndryshimet

GAZETARI AGIM NEZAJ NDERROI JETE NE MOSHEN 54 VJECARE NE NJU JORK

May 17, 2016 by dgreca

*Ndërron jetë gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur Agim Nezaj. Redaksia e Gazetes “Dielli” ngushellon familjen/
*Presidenti Nishani:Ikja e Agim Nezës, humbje për gazetarinë shqiptare/

*Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Ka ndërruar jetë Agim Nezaj, gazetari, studiuesi dhe pedagogu i mirënjohur në Shqipëri dhe jashtë saj. Mësohet se ai ka vdekur në Nju Jork, në moshën 54-vjeçare pranë familjes së tij pas një sëmundjeje të rëndë.

Nezaj ka lindur në Tropojë. Studimet e mesme i ka kryer në Shkollën e Gjuhëve të Huaja për anglisht dhe ato të larta, në Fakultetin Filologjik të Tiranës për gjuhë -letërsi shqipe.

Karriera dhe kontributi i Agim Nezës në gazetarinë shqiptare, letërsi, publicistikë, botën universitare, politikë etj. janë të mëdha dhe shumëdimensionale e do të mbahen mend gjatë.

Për ata që e njihnin dhe nuk e njihnin Agim Nezën, por njihnin shkrimet e tij apo bashkëpunimin me të si këshilltar i mediave në Ministrinë e Drejtësinë, Prokurorinë e Përgjithshme, Ministrinë e Jashtme, në Kryesinë e Kuvendit etj. do ta ndiejnë që sot e tutje se Shqipëria ka humbur një personalitet.

Një personalitet, që nuk reshti së promovuari Shqipërinë jashtë vendit me bukuritë dhe misteret e saj. Agim Nezaj shprehej:

“Kënaqësia ime më e madhe gjatë këtyre 25 viteve ka qënë dhe mbetet promovimi i Shqipërisë tonë të bukur tek të huajt nëpërmjet botimit dhe ribotimit të librave “Albania-Travel Guide” & “Welcome to Albania””

Agimi la në pikëllim të thellë bashkëshorten Mira, vajzat Ergian dhe Edonën, prindërit Bajram dhe Zoja Neza, të vëllait Agron, të afërm, miq dhe shokë të shumtë. Në të gjitha mediat dhe rrjetet sociale sot kolegët ka shprehur dhimbjen për largimin e pararkohshëm  të Agimit.

Gazeta Dielli i shpreh ngushellimet me te thella Familjes Nezaj!

Lamtumirë miku ynë, kolegu ynë, të qoftë dheu i lehtë!

***

NGUSHELLIMI I PRESIDENTIT NISHANI/

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të gazetarit të njohur, pedagogut të shkencave të komunikimit dhe juristit Agim Nezajt, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik ku shkruhet:

“Të nderuar familjarë të Agimit të ndjerë,

Me keqardhje të thellë mësova për ndarjen e parakohshme nga jeta të Agim Nezajt, i cili gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia përkushtoi përmbushjes së misionit fisnik të gazetarit dhe artit të vështirë të komunikimit me publikun, ku u shqua për mjeshtërinë dhe gojëtarinë e rrallë.

Ky personalitet mbresëlënës, me një kontribut të spikatur çerekshekullor në gazetari, në komunikim, në jurisprudencë si dhe në lartësimin e emrit të Shqipërisë në sytë e të huajve, përçoi ngaherë tek publiku shqiptar me një ndjenjë të lartë profesionalizmi vlerat më të spikatura profesionale dhe njerëzore.

Me ikjen e parakohshme të Agimit, gazetaria shqiptare, arti i komunikimit me publikun dhe institucionet tona shtetërore, ku u shqua për vite me radhë si një zëdhënës dhe këshilltar për shtyp i përkryer dhe jetëgjatë, humbën një nga personalitetet e spikatur, një nga pikat kryesore të referimit akademik dhe mbi të gjitha njerëzor, ndërsa ju, bashkëshortin, prindin dhe të afërmin tuaj më të shtrenjtë.

Ju lutem, më lejoni të ndaj me ju dhimbjen e thellë dhe në këto momente të vështira t’ju gjendem pranë shpirtërisht duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta personale dhe institucionale!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit.

KohaJone.com – Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…/

Mal Berisha rrëfen mesazhin e fundit të Agim Nezajt: Mik i dashur, nuk kam qenë mirë…   Ish-­ambasadori Mal Berisha ka publikuar në FB SMS­në e fundit me gazetarin, pedagogun dhe publicistin Agim Nezaj, që u nda nga jeta ditën e djeshme në Nju Jork. Mesazhi i përket muajin nëntor të vitit të kaluar, ku Nezaj i thoshte se nuk kishte qenë mirë me shëndet, por kishte besim se gjithçka do ta kalonte me ndihmën e Zotit.

“Takimin e fundit me ty e pata në nëntorin e vitit të kaluar. Nuk mund të largohesha nga Nju Jorku pa të takuar pasi e dija se ti po luftoje për jetën kundër vdekjes. Më tregove, jo pa doza shqetësimi, por me një optimizëm të pashoq, se sa shumë të kishte lodhur sëmundja dhe sa shumë të mundonte kimioterapia. Por, më the, kishe besim të madh tek Zoti dhe mjekësia amerikane”, shkruan Berisha

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: GAZETARI AGIM NEZAJ, nderroi jete, ne Nju Jork

SOVRANITETI I INTERESAVE

May 17, 2016 by dgreca

“Interesi i flet të gjitha gjuhët dhe reciton të gjitha rolet, edhe atë të të dizinteresuarit”-/

La Rochefoucauld/

Shkruan: Eugjen Merlika/

Aktivizimi i ambasadorëve të SHBA-ës dhe BE në Shqipëri, kohët e fundit, është vënë në tehun e kritikës së disa politikanëve e  gazetarëve në bisedat e tyre. Takimet e tyre me grupet parlamentare për të shpejtuar proçesin e miratimit të Reformës së Drejtësisë, është quajtur si diçka e pazakontë, si kalim i “vijës së kuqe”, madje edhe si shkelje e “sovranitetit” të Shtetit shqiptar, anëtar i NATO-s. Ky përshkallëzim, edhe se në dukje të jashtëme mund të ketë diçka të vërtetë, sinqerisht më duket i tepruar dhe kundërprodhues.

Pa hyrë në imtësi të teorive të sovranitetit në politologjinë e sotme, jam i mendimit se bashkësitë e shteteve nuk mund të shkojnë përpara, pa respektuar dhe zbatuar rregulla të pranuara njëzëri, pra pa patur një kalim kompetencash nga Vendet e veçanta tek Institucionet e Bashkësisë. N’Evropën e sotme ka një krizë funksionimi të kësaj ideje, madje kjo shpjegon edhe faktin se pse ajo ka mbetur prapa në proçeset vendim marrëse, në krahasim me një tjetër Bashkësi më të hershme e më të konsoliduar si SHBA-ës.

Por tema për të cilën flitet këto ditë nuk ka asgjë të përbashkët me këto pikëpamje. Besoj se ka të bëjë me një farë provincializmi të mendimit e politikës sonë, që kushtëzohen jo nga teori akademike, por nga interesa të ngushta e një farë vështirësie për të pranuar gabimet e përgjegjësitë, edhe kur këto janë të dukëshme. Shprehjet e mësipërme janë shqyti i fundit që politika shqiptare ka gjetur për t’u mbrojtur nga padia që i vjen nga vetë rendi i gjërave, që detyron masa të shpejta, të cilat nuk janë vetëm kërkesa të brëndëshme të jetës së Vendit, por edhe një “detyrim” që e kërkon BE, në përputhje me strategjinë e tij të zgjerimit.

Është një gjë e pazakontë që ambasadorët më të rëndësishëm të trupit diplomatik t’akredituar në Tiranë, të ndërhyjnë në grupet kuvendore për t’i bindur ata që të miratojnë Reformën e Drejtësisë, por anomalia e rastit nuk qëndron tek ta por tek përfaqësuesit e politikës sonë. Kjo duhet të dalë nga bizantinizmat e një çerek shekulli, të sqarojë idetë e saj, të thotë shkoqur, shqip, nëse don të hyjë në BE apo jo. Dyfaqësia e qëndrimit kundrejt kësaj zgjedhjeje është në dritën e diellit prej vitesh. Të gjitha shtetet që janë futur në BE kanë qenë të detyruar të kryejnë disa reforma, të cilat janë quajtur të domosdoshme nga Komisioni Evropian. Sot e tillë për ne quhet Reforma e Drejtësisë, për të cilën prej shumë muajsh po punohet nga dhjetra specialistë të së drejtës, shqiptarë e të huaj, me këshillimin e vazhdueshëm edhe të Komisionit të Venedikut, një autoritet i njohur në kontinent në fushën e ligjevet. Në drejtim të pavarësisë së sistemit të drejtësisë, kusht i domosdoshëm për reformën, jam i bindur se ai Komision është një siguri e plotë.

Në një Vend normal, me një klasë politike të vullnetëshme për të çuar përpara atdheun në rrugën e demokracisë dhe modernizimit, një proçes i tillë do të kishte zgjatur jo më shumë se tre-katër muaj. Tre apo katër fishi i kohës, që kërkojnë partitë politike në Shqipëri, bëjnë pjesë në anormalitetin e gjëndjes. Ngulmimi për të ruajtur gjëndjen ekzistuese, e cila e ka kaluar me kohë “vijën e kuqe” të rrezikut të përhershëm, tregon se në lojë janë interesa madhore vetiake apo të grupeve. Janë ata interesa që kanë përcaktuar ngjarjet në Shqipëri, në këta vite të kalesës mbas komuniste, që përkojnë me strategjinë e Katovices, të shpallur dikur nga Ramiz Alia.

Gjithshka ka shkuar simbas atyre udhëzimeve e parashikimeve, në të cilët mungonte vetëm integrimi në BE, i cili ishte i parakohshëm edhe për t’u menduar në 1989, por që mbas 15 vjetësh u bë një flamur që kalon nga një dorë në një tjetër, simbas alternativave pushtetore. Në këtë drejtim mendoj se ka një marrëveshje të fshehtë, të pashpallur, të mbuluar e pa zë : Shqipëria nuk duhet të hyjë n’Evropë, sepse interesat e drejtuesve të saj nuk përkojnë me atë veprim. Një Vend që, në një çerek shekulli, ka krijuar miliarderë nga njerëz që janë marrë vetëm me politikë, nuk mund të jetë i interesuar për rregulla, ligje, kode që rregullojnë jetën e Bashkësisë. Si pasojë, politika ka vetëm një synim, vegjetacionin, statu-quon, por duke dhënë përshtypjen se lëviz, se përpiqet të ndryshojë, se do të plotësojë kushtet që i kërkohen. Kështu është shkuar përpara për shumë vite, por sot nyja ka hasur në krëhër.

BE kushtëzon gjithshka në proçesin e integrimit me Reformën e Drejtësisë. E po atij mendimi është edhe Qeveria e SHBA-ës. Përfaqësuesit e tyre, përballë pingpongut të shkarkimit të përgjegjësivet nga njera parti shqiptare tek tjetra e anasjelltas, kanë mbetur keq. Duan të bëjnë katalizatorin e një proçesi politik, që shkon kryesisht në dobinë tonë si komb, sepse interesat e tyre, në një Vend të vogël e problematik si i yni, janë të vogla e të realizueshme.

Politikanët tanë, përfaqësuesit e popullit, “të zgjedhur me vota të lira “ në listat e paracaktuara, nuk dihet mirë se mbi çfarë kriteresh, fyhen e ankohen se u është shkelur “sovraniteti”. Po t’ishte e vërtetë, qoftë edhe për një refleks atavik të krenarisë kombëtare, do të kishim qënë të gjithë përkrah tyre. Nuk ka nevojë për të shtjelluar teoritë e ndryshme gjeopolitike mbi temën e marredhënieve mes shteteve. Kujtoj se vlen më shumë të ndërgjegjësohemi për gjëndjen e Shqipërisë së sotme, të bëjmë krahasimet me të tjerët e raportin mes asaj që kemi bërë e asaj që duhej të kishim bërë, mes asaj që jemi e asaj që duhej t’ishim. Besoj se para këtij kuadri nuk ka vend as për një grimcë vetëkënaqësie. Përulësisht klasa politike, që është përgjegjësja kryesore e kësaj drame shqiptare, duhet të bëjë një provim ndërgjegjeje. Por ajo nuk e bën atë, fle mbi dafina të përfytyruara, edhe se gjithandej ka vetëm ferra. Provimi i saj është ai i interesave, i milionave të fituara. Sigurisht, kjo nuk vlen për të gjithë, por pjesa e ndershme, nëse ekziston, duhet t’a thotë me forcë fjalën e saj, sepse kemi hyrë në ceitnot politik e nuk mund të ecim më me ritmet e këtij çerek shekulli.

Për reformën ka gati një vit që diskutohet, mund të diskutohet përsëri, mund të merren këshillat e të huajve të painteresuar, por nuk mund të fshihemi mbas gjethes së fikut “se atë do t’a bëjnë shqiptarët” Po, ata do t’a bëjnë, por deri tani, fatkeqësisht, nuk e kanë bërë dhe  gjasat janë se nuk do t’a bëjnë, se nuk kanë dëshirë t’a bëjnë, se sovranitetin e duan për interesat  e tyre. I jepet rëndësi formës për të mbuluar mungesën e përmbajtjes. Nuk kam dëgjuar asnjë prej këtyre zotërinjve politikanë, apo analistë në justifikim të tyre, të flasin ndonjëherë për sovranitetin kombëtar dhe thelbin e tij, synimin strategjik të bashkimit të kombit. Ai i delegohet Evropës, si përgjegjësi e si perspektivë, pa patur kurajën as t’a venë në tryezën e bisedimit. Ngrihet “problemi” i sovranitetit, kur dikush me njerëzi u thotë se drejtësia në Shqipëri është një kazan në pikën e vlimit.

A e dijnë këta zotërinj se si funksionon, në Vendin e tyre, ky segment, nga më të rëndësishmit për një shtet ? Ka gjyqtarë e gjyqtare në Shqipëri që janë kthyer në kohën e Hasan Zyko Kamberit : “Kadiut po t’i rrëfesh paranë / Ters e vërtit sherianë”. Ata tjetërsojnë pronësitë e qytetarëve, duke ligjësuar padrejtësisht në dobi t’atyre që paguajnë më shumë, lirojnë kriminelë e  dënojnë një fakir që kishte gjetur një ombrellë në rrugë dhe e kishte shitur, detyrojnë qytetarin të paguajë dy herë faturën e korrentit, i japin burrit gjithë pasurinë e një familjeje të ndërtuar nga puna e të dyve, kur gruaja kërkon ndarjen,  arrijnë të venë në diskutim edhe testamentet e firmosura para një noteri, një përbindshmëri juridike e panjohur n’asnjë Vend të qytetëruar etj., etj.

Idhtarët e sovranitetit të interesave, në vënd të padisë për sedrën vetiake të “fyer”, do të ishte mirë të na thonin se si u arrit në këtë gjëndje, kush e mban përgjegjësinë e cila është zgjidhja e këtij problemi që po i merr frymën Shqipërisë. Në vënd që t’i tregojnë “vijën e kuqe” ambasadorëve, të cilët po përpiqen të futin bisturinë e kirurgut në plagën tonë të gangrenizuar, do të ishte mirë të hynin shpirtërisht në dramat e mijëra bashkatdhetarëvet të tyre, që përballen prej vitesh me një drejtësi të korruptuar e me një shtet që është bashkëpuntor me të.

Personalisht nuk gjej asgjë shqetësuese në marredhëniet e ambasadorëve me klasën politike, madje si një qytetar i Shqipërisë, edhe se jetoj jashtë saj, e quaj për detyrë t’i falënderoj për punën e tyre, në dobi të çështjes sonë. Jam i bindur se duke ruajtur gjëndjen e tanishme, duke mbajtur në brendì të institucioneve njerëz jo të pastër moralisht, duke u dhënë mundësi atyre t’a kthejnë Shqipërinë në një çiflik për t’u vjelur nga bijtë e bijat e saj të pandershme, humbasim të gjithë ne, dëmtohet Atdheu, por nuk humbasin asgjë SHBA-ës dhe Evropa.

 

Maj 2016

Filed Under: Analiza Tagged With: Eugjen Merlika, SOVRANITETI I INTERESAVE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 41
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • …
  • 93
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry
  • Universiteti Shtetëror i Tetovës si Paradigmë e Arsimit të Lartë Shqiptar
  • Kujtesë e misionit profesional dhe jetësor që na bashkon…
  • LAHUTA SHQIPTARE NË DËSHMITË E HISTORIANËVE, ALBANOLOGËVE DHE STUDIUESVE EUROPIANË
  • Justina Aliaj e kthen Nënën Terezë në qytetin e saj të fëmijërisë
  • Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dega në SHBA nderoi gazetarë të shquar shqiptaro- amerikanë
  • “Sekretet” e Faik Konicës, roli si Kryetar i “Vatrës” dhe editor i “Diellit”
  • Libri “Dënesje në dru” i shkrimtarit Lazër Stani, prozë e kërkimeve absurde
  • Bashkëpunimi ruso-serb në veri të Vilajetit të Kosovës (1901)
  • Lufta hibride ruse dhe mësimi për shqiptarët
  • Paradoks gjuhësor dhe letrar
  • “Dardanët”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT