• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2016

”Shqiptarët lisa mbi truallin ilir” një testament Shqipëtarie

August 1, 2016 by dgreca

Nga Mariana BULKU/

Nëpër ditët tona të vështira,pikërisht atëherë kur e ardhmja tronditet e i trembet së nesërmes , ekzistojnë alternativa ku krenaritë jetojnë jo vetëm nëpër fjalë, por edhe në vepra që kryevepra i bën koha kur na serviren, mesazhet që ato përcjellin dhe efektet që shkaktojnë ndër ne. Tranzicionet e njëpasnjëshme shqiptare kanë zbehur, zhbërë dhe zvetënuar historinë tonë nëpër limite durimi duke na zbehur besimin e rritur vec dyshime e dyjëzime se kush jemi, nga vijmë dhe ku shkojmë.Nëpër faqet e pafundme informative ku tragjizmi me pasoja fizike e psikologjike aktron në jetën e përditshme duke dhunuar cdo embrion shprese e ku e vetmja portë është ikja, ca faqe libri bëhen edhe hit patriotizmi ku teksti tejkalon kontekstin duke zgjeruar kufinjtë kohor dhe hapësinor e duke u shndërruar në hit krenarie e atdhedashurie gjithashtu,kaq i domosdoshem  që ia risjell vetes si refren.

”Shqiptarët lisa mbi truallin ilir” nga Edualba me autor Mal Berisha, një shekull vlerësimesh të shtypit amerikan për shqiptarët dhe Shqipërinë, është botimi që më shoqëroi teksa lija Shqipërinë ate vere 11, nën peshën e pamasë të dashurive për atë vend dhe nën barrën e rëndë të  brengave të ikjes prej nga aty.Përmes tij do t’ju jepja përgjigje enigmave të djemve të mi për vendin amë që do të rriteshin papritmas larg tij, për ato  paradokse e bukuri natyrore  keqshfrytëzuar, për cudinë bunker e cmendurinë- diktaturë 50- vjecare që nuk e konceptojnë dot as fqinjët tanë kosovarë të lirë të udhëtonin ngado përvecse në Shqipërinë amë,për qytetet tona aq të lashta rrethuar nga gërmadha kalash dëshmitare humbjesh por edhe fitoresh, për burimet natyrore e perspektivat e mohuara, për kostumet e lashta shqiptare plot larmi, për epikën e rrallë dhe atë ashpërsi që malet hijerëndë i kanë dhënë shqiptarit që komunikon me shqiptarin edhe me piskamë diku në veriun e lartë. Një material teorik dhe i ilustruar ,i organizuar falë fakteve të dokumentuara nga revista National Geographic një koleksion kronologjia e të cilit ndërpritet duke e zhdukur Shqipërinë nga faqet e saj deri në vitin 1981.Izolimi fshihte Shqipërinë duke lënë në errësirë jetët njerëzore që do të ishin viktima por edhe heronj. Viktima të një regjimi të padrejtë, heronj që do ngriheshin mbi padrejtësi për ti celur shtigje të drejtës.Errësira që na ndau, përcau,dhunoi,internoi,vrau, griset në 90-tën duke shpalosur një realitet ku liria e munguar e ka të vështirë të orientohet dhe të orientojë njeriun që komunizmi nuk e shndërroi dot në ”të ri” me citate , vepra të ndaluara, kufinj me gjemba, mendim të burgosur, ëndrra të kontrolluara dhe varfëri me tollon.Liria nuk mundet të konceptohet kur asaj i është mohuar ama, miqtë,idealistët ,mendimtarët,ëndërrimtarët, ata që të drejtën e kanë frymëzim dhe orientim.Revista National Gjeoraphic që botohet në një vend demokratik sic është Amerika fokusohet edhe në universitetet shqiptare, ne keto vatra ku rriten elitat, substancën që zhvillohet aty e ku cuditërisht E DREJTA nuk studjohej dhe sistemi nuk kishte avokatë , ministria e Drejtësisë zhdukej nga administrata me urdhër enverian dhe ”shteti është zoti gjithckaje” (fq 208) . Një ”zot” që vrau cdo zot, por që nuk shkuli dot nga rrënjët historinë tonë, atë që nuk fillon në vitin 1944, as 1945, por është shumë më e thellë se kaq edhe pse shifrat marramendëse të të burgosurve, ekzekutuarve,arratisurve, të internuarve dëshmojnë aneminë kërcënuese që zbeh vitalitetin, shqiptarët pulsojnë falë miqve perëndimorë që historinë e kanë pasuri, madje falë tyre historia jonë gjallon duke u dokumentuar korrektesisht.

E di që kureshtja e tim biri insiston të më pyesë nëse janë patriotë sa duhet shqiptarët duke u nisur nga shifrat e ikjes varg. Ndalem dhe mendueshëm i them se patriotizmit i duhet gjetur ama e prej aty ti e ndjek me sy, mendim, studim edhe të botimeve si ky testament i patriotizmit dhe atdhedashurisë sepse të duash atdheun do të thotë t’ia duash të gjitha vitet, ditët, orët, castet, kudo ku je,të mos ndalesh së dashuri edhe kur të ndalojnë a ta mohojnë . Patriotizmit amen, neper cdo histori e drithije te saj!

 

 

 

Filed Under: ESSE Tagged With: ''Shqiptarët lisa mbi truallin ilir'', Mariana Bulku, një testament, Shqipëtarie

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT