-Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016/

PRISHTINË, 19 Dhjetor 2016-Gazeta DIELLI/ Në Prishtinë këtë javë mbahet Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës, ku për sot në mbrëmje, në hapje, është paralajmëruar edhe pjesëmarrja e presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Isa Mustafa dhe kryeparlamentarit Kadri Veseli.Qëllimi i kësaj Konference është nxjerrja dhe përgatitja e planit të Ministrisë së Punëve të Jashtme për vitin 2017, i cili duhet të jetë në përputhje me planin dhe prioritetet e qeverisë së Republikës së Kosovës.“Është konferenca e katërt dhe është një mundësi e mirë që kjo konferencë të jetë një platformë e përfaqësimit tonë jashtë si shtet i ri dhe i pavarur me të gjitha pritjet që i kemi”, ka theksuar në mbledhjen e kaluar të qeverisë së Kosovës ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, i cili do bëjë hapjen e konferencës.“Përpjekja jonë është që të kemi qëllime të matshme në politikën e jashtme, prandaj kam ftuar pothuajse të gjithë anëtarët e qeverisë, ndërsa temat që ne do t’i diskutojmë janë në përputhje me programin e qeverisë dhe planin e punës, të cilin duhet ta kemi në vitin 2017”, është shprehur ai.Ministri Hoxhaj më tej tha se, konteksti ndërkombëtar është duke ndryshuar në mënyrë sizmike, por ne duhet paralelisht me përpjekjen për ta forcuar pozitën ndërkombëtare, të ndjekim një politikë të jashtme, e cila i përmbushë nevojat tona të brendshme, kështu që njëri prej fokuseve kryesore do të jetë zhvillimi, diplomacia ekonomike ose se si politika e jashtme të jetë në shërbim të zhvillimit ekonomik ose anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.“Do ta kemi poashtu edhe një fokus sa i takon të ardhmes euroatlantike pas fazës së re që kemi me NATO-n dhe pas takimit të parë të Këshillit për Stabilizim-Asociim. Poashtu, do të kemi një vëmendje edhe sa i takon lidhjes së qyteteve të ndryshme të Kosovës me qytete tjera në Evropë dhe përtej saj”, tha ministri Hoxhaj, duke shtuar se po bëhen përpjekje që të ketë koordinim, kontinuitet dhe të ketë koherencë në atë se çfarë duhet të ndiqet në vitin 2017.Konferenca e Ambasadorëve të Kosovës do të zgjasë prej 19 deri në 23 dhjetor 2016. /b.j/
PRISHTINË, 19 Dhjetor 206/ Në emër të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave Avdullah Hoti, në prani të ambasadorit të Austrisë në Prishtinë Gernot Pfandler, ka nënshkruar sot Marrëveshjen e rinegociuar për bashkëpunim financiar me qeverinë e Republikës së Austrisë.Kjo marrëveshje është si rezultat i takimeve bilaterale të zhvilluara ndërmjet dy vendeve, ku të dyja palët kanë shprehur gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit financiar duke ndryshuar marrëveshjen e deritanishme.Deri më tani nga kjo Marrëveshje kanë përfituar 2 projekte kosovare, projekti për e-edukimin i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, si dhe projekti për Kardiologjinë i Ministrisë së Shëndetësisë.Gjatë negociatave për ndryshimin e marrëveshjes është dakorduar që shumës së mbetur të kredisë prej 15 milionë euro t’i shtohen edhe 15 milionë euro tjera, ku në total janë 30 milionë euro, të cilat do të përdoren për të investuar në projekte të ndryshme. Ndërsa, sa i përket projekteve që do të përfshihen në këtë marrëveshje, palët janë dakorduar që së bashku të krijojnë listën e projekteve që janë duke u financuar dhe që pritet të financohen nga kjo marrëveshje./b.j/













Rex W. Tillerson, C.E.O of Exxon Mobil, will face tough questions from the Senate Foreign Relations Committee during his confirmation hearing for Secretary of State. The Committee will carefully examine Tillerson’s track record. There are several concerns, such as Exxon Mobils’s business in Iraq and its ties to Russia.