• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2017

Ndarja nga jeta e delegates së Kuvendit të Kosovës, Kadrije Ismajli

January 5, 2017 by dgreca

Kryeministri Mustafa telegram ngushëllimi pas vdekjes së delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Kadrije Ismajli

/

1-deputetja-e-2-korriku

– Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë zonjën Kadrije Ismajli, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004/
Prishtinë, 5 janar 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka ngushëlluar Familjen Ismajli pas ndarjes nga jeta të delegates së Kuvendit të Kosovës në vitet ’90, Kadrije Ismajli.
Në telegram, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për Familjen Ismajli, për delegatët e Kuvendit të Kosovës si dhe kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Ilaz Ramajli.Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka theksuar se zonja Ismajli dhe delegatët e tjerë të Kosovës në kohërat më të vështira dhanë kontribut historik në miratimin e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, duke rikonfirmuar vullnetin e paepur të popullit të Kosovës për liri, pavarësi dhe demokraci.

Kryeministri Mustafa, po ashtu, ka shprehur respektin e Qeverisë së Kosovës për të gjitha ato gra dhe burra, që kontribuuan në çfarëdo forme për realizimin e synimeve të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.Deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke përfshirë zonjën Kadrije Ismajli, të cilët shpallën Deklaratën Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës më 2 korrik të vitit 1990 dhe që miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës më 7 shtator të vitit 1990 në Kaçanik janë dekoruar me “Medaljen e Artë të Pavarësisë” nga Presidenti Historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, më 2 korrik 2004./b.j/

veseli

Veseli ngushëllon për vdekjen firmëtares të Deklaratës së 2 Korrikut 1999, Kadrije Ismajlit

PRISHTINË, 5 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka ngushëlluar familjen Ismajli, për vdekjen e Kadrije Ismajlit, delegate e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e përbërjes së vitit 1990.“Kadrija, në cilësi të delegates së Kuvendit të Kosovës, të përbërjes së vitit 1990, mori pjesë aktive në nxjerrjen e Deklaratës së 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Kaçanikut, të 7 shtatorit 1990. Ajo tha kontribut të jashtëzakonshëm në nxjerrjen e vendimeve dhe akteve të Kuvendit, të cilat përcaktuan ecjen drejt krijimit të Republikës së Kosovës, si shtet sovran dhe i pavarur, të cilin ne po e gëzojmë sot”, thuhet në ngushëllimin e kryeparlamentarit Veseli./b.j/

 

 

Filed Under: Komente Tagged With: Delegatja e Kuvendit te Kosoves, Kadrije Ismajli

Mbajtja ne arrest e Haradinajt eshte paradoks

January 5, 2017 by dgreca

-Ministri Hoxhaj flet ne telefon me homologun Francez/

-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht/

Former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, right, is rushed by police officers inside the Colmar courthouse, eastern France, Thursday Jan.5, 2017. Haradinaj is facing possible extradition to Serbia to face war crimes charges after being arrested at a French airport. (AP Photo/Jean-Francois Badias)
Former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, right, is rushed by police officers inside the Colmar courthouse, eastern France, Thursday Jan.5, 2017. Haradinaj is facing possible extradition to Serbia to face war crimes charges after being arrested at a French airport. (AP Photo/Jean-Francois Badias)

Mbajtja ne arrest e Haradinajt eshte paradoks/

PRISHTINË, 5 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Mbajtja në arrest e Ramush Haradinajt është paradoks, deklaroi sot në mbrëmje Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Në deklaratën thuhet:Vendimi i autoriteteve gjyqësore të Francës që ta mbajnë në paraburgim ish-kryeministrin e Kosovës dhe Kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, është i pakuptueshëm dhe i papranueshëm.

Marrja e një vendimi të tillë në bazë të një fletarresti të Serbisë, për krimet e pretenduara për të cilat zoti Haradinaj, dy herë është shpallur i pafajshëm nga Tribunali i Hagës, flet për një vendim politik e jo gjyqësor.Për më tepër mbajtja në paraburgim e zotit Haradinaj, për t’i dhënë kohë Serbisë për të plotësuar dosjet e saj kundër tij, kur Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe kur zoti Haradinaj është shtetas i Kosovës dhe jo i Serbisë, është paradoks.Ne u bëjmë thirrje autoriteteve të Francës dhe të Bashkimit Evropian, që të ushtrojnë gjithë trysninë e nevojshme ndaj Serbisë, që të distancohet nga ish regjimi i Millosheviqit dhe të heqë dorë nga fletarrestet e kohës së tij.Ne jemi të bindur se vendimi i sotëm për ta mbajtur në paraburgim Zotin Haradinaj do të korrigjohet shpejt dhe në mbështetje me parimet e drejtësisë ndërkombëtare, ai do të lihet i lirë të vazhdoj punën e tij.(AAK )

***

 

Hoxhaj bisedon me ministrin e Jashtëm të Francës, kërkon mbështetje për lirimin e Haradinajt/

-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht/

PRISHTINË, 5 Janar 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht. “Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn”, ka thënë Hoxhaj./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, eshte paradoks, Mbajtja ne arrest e Haradinajt

Deputetja Doda-Haradinaj: Protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë

January 5, 2017 by dgreca

Deklaratë e deputetes të PDIU-së, znj.Mesila Doda, në lidhje me arrestimin e Rramush Haradinajt:/12-4-mesila-doda-210x160A jemi 1?/ Në fillim u mendua se ishte një gabim, më pas u ndjemë të hutuar dhe tash në fund një dëshpërim krejt i natyrshëm po përhapet me shpejtësi pas lajmit të pabesueshëm se ish-kryeministri i Kosoves, kryetar i një partie parlamentare AAK-së, i akuzuar dy herë dhe po aq herë i shpallur i pafajshëm nga Tribunal i Hagës Rramush Haradinaj, ndalohet në territorin francez si pasojë e një urdhri ndalimi nga qeveria serbe.Ndalimi nuk ndodh në Serbi, siç mund të kish qenë e kuptueshme…ndodh në Francë, një vend në të cilin Rramush Haradinaj ka qenë edhe herë të tjera, një vend që bën pjesë në forcat e armatosura KFOR që janë të instaluara në Kosovë, një vend që njeh fuqinë e vendimeve të Hagës dhe që konsiderohet si zemër e Europës.

Kjo është rrjedhoja e politikës mjerane, të pafuqishme e disfatiste që shqiptarët kanë prodhuar gjatë këtyre viteve. Përgjatë historisë sonë politikanët kanë lëshuar shpesh pjesë të territoreve kombtare për të marrë pushtet…dhe sot e gjejmë Shqipërinë me çerekun e territoreve që do duhet të kishte, sot e gjejmë luftën e luftëtarëve të Kosovës nën akuzë në Tribunal e ngritur me votën e deputetëve shqiptarë të Kosovës, gjejmë Kosovën të shqyer në Mitrovicë, Preshevë e në Mal të Zi, sot vështrojmë pa kurrfarë habie se si një luftë heroike e vetmbrojtëse po demontohet moralisht e ligjërisht dhe po vihet nën akuzë, ndërsa ne mjerisht ose rrimë e kundrojmë pa lëvizur as gishtin, ose i japim votën në parlament…

Tash ka nevojë për veprime e bashkveprime urgjente. Më së pari shteti shqiptar i Shqipërisë dhe i Kosovës duhet të veprojë si një i vetëm. Të lemë mënjanë cicërimat sa në Tiranë e sa në Prishtinë, dhe ti dalim bashkërisht në krah Rramush Haradinajt që sot është fytyra e Luftës së UÇK-së, anipse e goditur, e përbaltur dhe e tradhëtuar. Së dyti, të nisim një process të vërtetë bashkimi mendjesh e politikash të përbashkëta, të lemë mënjanë marrinat e kombit Kosovar e shqiptar dhe të sillemi si një gjak e një mendje.

Rramush Haradinaj nuk ka nevojë për askënd nga ne. Ja ka dalë bukur fort të tregojë pafajsinë e tij me parë, e ka dalë me ballin lart nga Haga dhe do ja dalë edhe kësaj here. Por sot e kaluara dhe e ardhmja jonë ka nevojë për mbrojtje nga të gjithë ne, nga politikanët e Shqipërisë, Kosovës, opozita, diaspora, diplomacia dhe ekonomia e fuqishme dhe që vepron njëherazi. Veprime e protesta energjike, ne Francë nga diaspora, në diplomaci nga Tirana e Prishtina, protesta para çdo ambasade franceze kudo ku ka shqiptarë…duhet të fillojmë të sillemi si një komb i përgjegjshëm..

Filed Under: Politike Tagged With: Mesila doda, proteste per Haradinajn

NË SHËRBIM TË ATDHEUT NË LUFTË DHE NË PAQË

January 5, 2017 by dgreca

   Nga Frank Shkreli/

Provë e gjallë se as sistemi politik amerikan, as zgjedhësit amerikanë dhe madje as partitë politike në Amerikë nuk paragjykojnë ndaj personave me meta fizike, të cilët mund ta shikojnë të ardhmen e tyre në shërbim të Atdheut, duke marrë pjesë në politikë.  Protagonisti i këtij shkrimi të shkurtër është Brian Mast, i cili gjatë shërbimit në Afganistan, si pjestar i ushtrisë amerikane në luftën e atjeshme, kishte humbur të dy këmbët nga një eksplodim i një bombe në anë të një rruge, shtatorin e vitit 2010.

3-brian

Në shërbim të atdheut, në kohë lufte dhe në kohë paqeje.  Mediat amerikane njoftojnë se pas një qëndrimi të gjatë në spitalin ushtarak amerikan Walter Reed në Washington, 6 vjet pas plagosjes së rëndë dhe humbjes së dy këmbëve në frontin e luftës, Brian Mast vendosi të bënte fushatë për në Kongresin amerikan në zgjedhjet e nëntorit të kaluar. Pas zgjedhjeve paraprake dhe të përgjtihshme, ai u zgjodh në listën republikane si anëtar i Partisë Republikane në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, si përfaqsues i zonës elektorale numër 18 të kongresit në   shtetin Florida.  Ai mundi pesë kandidatë të Partisë Republikane në zgjedhjet paraprake dhe fitoi kundër kandidatit demokrat në zgjedjet e përgjithshme. I gatëshëm për t’i shërbyer përsëri atdheut të vet, kësaj radhe jo në frontin e luftës, por në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, si përfaqësues i popullit nga shteti Florida.

2-brian-mast2

Brian Mast u betua me 3 Janar, 2017 si anëtar i Kongresit të ri amerikan që sapo filloi nga detyra.  Kongresisti i ri amerikan i ka thënë gazetës Huffington Post se për t’u zgjedhur në Kongresin amerikan ishte një objektiv që ai kishte përcaktuar për veten e tij gjatë qëndrimit dhe shërimit në spitalin ushtarak Walter Reed në Washington, pas këshillimeve me bashkshorten dhe me babain e tij, të cilët e inkurajuan që të tejkalonte vështirsitë përballë të cilave gjëndej dhe të gjente mënyrën për të shkuar përpara me jetën e tij.  Por nuk ishte vetëm sistemi politik ose shoqëria dhe partia republikane që bëri të mundur që ai të merrte veten pas një plagosjeje kaq të rëndë dhe të fillonte një karierë krejtë ndryshe nga shërbimi ushtarak prej 12 vjetësh.  Nga të dhënat në media, është e qartë se ishte gjithashtu mbështetja nga familja e tij, nga bashkshortja dhe nga babai që ndihmuan në rekuperimin e tij dhe në vendimim e mëvonshëm për t’ju future politikës. Por mbi të gjitha ishte vullneti i tij i fortë, si dhe premtimi që u kishte dhënë familjes se do të bënte ç’mos, çdo ditë, që të përmirsonte gjëndjen e tij shëndetsore në të cilën e kishte hedhur fati dhe se nuk do të lejonte që realiteti i ri me të meta fizike t’a pengonte në realizimin e ëndërrave të tija.

Kongresisti Brian Mast thotë në faqen e tij të FB, se “Kur isha në ushtri, objektivi im në jetë ishte t’i shërbej dhe të mbroj Atdheun tonë.  Sot po fillojmë një kapitull të ri shërbimi ndaj Atdheut.  Le t’ia fillojmë punës.”  Ai është shprehur gjithashtu se pasi gjithmonë e kishte pasion mbrojtjen e Atdheut, ia mori mendja se tani pas plagosjes dhe pas shërimit, megjith pengesat fizike të mundshme, mbrojta më e mirë që mund t’i ofronte tani Atdheut do të ishte si anëtar i Kongresit, ka thënë kongresisti i ri, duke shtuar se, “Mbrojtjen e Atdheut e kam shumë, shumë për zemër. Kështu e kam kaluar jetën time dhe kështu gati e kam dhënë jetën dhe nuk dëshiroj që askush tjetër të jetë dëshmitar i dhunës që unë kam përjetuar.”

Në një video mesazh nga zyra e tij në Washington drejtuar zgjedhësve të zonës së tij elektorale në Florida, ai i falenderoi të gjithë ata që kishin votuar për të duke thënë se “Jam i nderuar për mundësinë që më kini dhënë për t’u shërbyer ju…Unë do të përpiqem që me punën time të përditshme në Kongres, t’u bindë të gjithë ju se unë isha zgjedhja më e mirë, për të shërbyer si përfaqsues i juaji në Kongres.”  Kongresisti i ri Brian Mast, përfundoi mesazhin e tij drejtuar votuesve të zonës së tij elektorale nga zyra e tij e re në ndërtesën e Kongresit, në ditën e parë të tij si përfaqsues i popullit duke thënë se, “Zyra në të cilën gjëndem tani nuk është zyra ime.  Kjo në të vërtetë, është zyra juaj. Kurdoherë që dëshironi të vini e të vizitoni zyrën tuaj, jeni të mirëseardhur.”

Poetesha amerikane Maya Angelou ka thënë se, “Guximi është më i rëndësishmi i të gjitha virtyteve sepse pa guxim nuk mund të praktikohet asnjë prej virtyteve të tjera, në mënyrë të besueshme dhe të vazhdueshme.”  

1-brian

Ne Foto: Brian Mast gjate fushatës për Kongres në zonën elektorale në Florida/

 Guximi i Kongresistit të ri amerikan Brian Mast — i cili megjithë të metat e tija fizike dhe pengesat e tjera, vendosi të përballej me një fushatë politike munduese, për të mos thënë torturuese, duke fituar më në fund garën elektorale për në Kongresin amerikan — është një virtyt që frymëzon jo vetëm amerikanët, por edhe njerzit kudo dhe u flet të gjithëve se, cilat do qofshin vështirsitë, e nesërmja do të jetë më e mirë.  Shembull guximi dhe atdhedashurie. Një frymëzim për të gjithë!

1-ok-betimi

Kongresisti Brian Mast bën betimin para Kryetarit të Dhomës së Përfaqsuesve, Paul Ryan. Foto nga portali i Brian Mast

 

                     Kongresisti Mast dorë për dorë me djalin e tij në bodrumin e Kongresit

                      

Filed Under: Featured Tagged With: DHE NË PAQË, Frank shkreli, NË LUFTË, ne Sherbim, te Atdheut

Komunitetet fetare në Elbasan, ndihma për fëmijët Sirianë

January 5, 2017 by dgreca

1-humanitetNjë vend i varfër, por me zemër të madhe. Shqipëria i tregon edhe një herë botës jo vetëm tolerancën fetare, por edhe humanizmin e saj. Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, kanë nisur një fushatë 10 ditore për mbledhjen e fondeve në ndihmë të fëmijëve dhe popullit sirian. “Duke u sensibilizuar me të gjitha këto që po ndodhin në Siri dhe fëmijët e shumtë që po persekutohen padrejtësisht, liderët fetarë u mblodhën dhe vendosën të nisin një fushatë sensibilizimi për të mbledhur fonde”, u shpreh Sokol Lulgjuraj, koordinator në Qendrën e Bashkëpunimit Ndërfetar. Përfaqësuesit e besimeve të ndryshme fetare janë mbledhur bashkë për t’u bërë thirrje besimtarëve të kontribuojnë me mundësitë e tyre për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve jetimë në Siri. “Shpresojmë që në vazhdim të jemi kontribuues të fëmijëve sirianë”, shprehet Agim Duka, myftiu i Elbasanit. “Ne si Kishë Katolikë i bëjmë thirrje të gjithë besimtarëve dhe të gjithë njerëzve të bashkohen me këto iniciativa”, tha Don Emiglio Valente, Kisha Katotike. “Edhe Kisha Ortodokse i bashkëngjitet me të gjithë forcën e saj kësaj nisme. Nëpër kishat tona ne kemi nxjerrë nga një arkë të posaçme për donacione për fëmijët sirianë”, tha Atë Stavri Çipi, Kisha Ortodokse. Edhe pse ka vetëm 24 orë që është lançuar duket se ka pasur reagime të shumta ndaj kësaj nisme, ndërkohë që edhe mediat ndërkombëtare i kanë bërë jehonë tolerancës dhe humanizmit të shqiptarëve.

Filed Under: Sociale Tagged With: Komunitetet fetare në Elbasan, Ndihma, për fëmijët Sirianë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 59
  • 60
  • 61
  • 62
  • 63
  • …
  • 69
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT