• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2017

KLAN KOSOVA- 15 vjet nga mbyllja e gazetës “Rilindja”

February 22, 2017 by dgreca

Shënim i Gazetës DIELLI/

Mbyllja e Rilindjes së Kosovës ka qenë një veprim arbitrar i atyre që e morën vendimin, në rastin konkret UNMIK-u. Të mbyllësh gazetën që regjistroi historinë e qendresës e të luftës për Liri, regjistrin më jetëgjatë të Kosovës, do të thotë të mos respektosh punën titanike të gazetarëve dhe botuesve, që dhanë gjithcka për të informuar Jo vetëm Kosovën, por mbarë kombin shqiptar. Në 15 vjetorin e mbylljes ish kryeredaktori i fundit i Rilindjes, gazetari Behlul Jashari,(korrespondent i Diellit në Prishtinë) u përpoq që të sensibilizojë opinionin, por fatkeqsisht media nuk u bashkua dhe nuk u solidarizua me përpjekjet e tij për të tërhequr vëmendjen e opinionit të gjërë, ndërsa qeveria hesht, edhe pse bëhet fjalë për një vlerë Kombëtare. Gazeta Dielli botoi një speciale, ndërkohë që Klan-Kosova, e përcolli këtë 15 vjetor pa Rilindjen, duke i kushtuar vëmendjen e merituar.Qeveria e Kosovës nuk mund të bëjë rolin e shurdhit duke mos e dëgjuar”klithmën” e gazetarit Behlul Jashari. Si mund të “varrosësh” historinë e dekanes së gazetarisë kosovare?

1 Behlul RilindjaKlan Kosova- Janë bërë 15 vjet nga mbyllja e gazetës “Rilindja”/

Ish-kryeredaktori, Behlul Jashari me emocione ka kujtuar momentet e largimit nga Pallati i Rilindjes dhe mbylljen e kësaj gazete.

“Pikërisht para 15 vjetësh, doli numri i fundit i gazetës tradicionale të Kosovës, pasi UNMIK-u na largoi nga Pallati dhe nuk na bëri më pas zgjidhjen e premtuar. Ne e kundërshtuam këtë vendim duke nxjerrë edhe 40 numra të jashtëzakonshëm, protestues edhe duke qenë jashtë Pallatit”.

“Kishim presione të vazhdueshme që të vetëlargohemi, një kohë e kanë ndalur edhe ujin dhe Pallati qelbej derisa më 21 shkurt në ora 16:00 na e ndërprenë edhe energjinë elektrike dhe mbyllen dyert e Pallatit me grila”, ka thënë Jashari në Kosova Direkt të emisionit Ora e Fundit në Klan Kosova.

Jashari ka treguar edhe se kur UNMIK-u kishte marrë ndërtesën e Rilindjes për të vendosur institucionet e përkohshme të Kosovës, duke premtuar se do të gjejë një vend të përshtatshëm për vazhdimin e punës së kësaj gazete, gjë që nuk ndodhi kurrë.

Megjithatë, Jashari ka akoma shpresë.

“Unë shkruaj edhe sot, çdo ditë edhe për gazeta dhe agjenci por me kënaqësinë më të madhe do të shkruaja për Rilindjen”.

“Besoj se Rilindja do të rikthehet, besoj se Agjencia Kosovare e Privatizimit do ta privatizojë gazetën “Rilindja” që është një pasuri e madhe e Kosovës”.

“Çdo zgjidhje është e pranueshme, por është e papranueshme vetëm mbyllja dhe mospublikimi i gazetës “Rilindja””.

Nje shenim nga Behlul Jashari/Muhamet-Mustafa-per RilindjenPerkrahje Rilindjes nga Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar per Zhvillim Ekonomik te Kuvendit te Kosoves/

Profesori Muhamet Mustafa, kryetar i Komisionit Parlamentar per Zhvillim Ekonomik te Kuvendit te Kosoves, miku nga koha kur punonim bashke ne Rilindje, me dergoi sot nje mesazh ku me tregoi edhe per shenimin e tij ne Fb ne perkrahje te Gazetes Rilindja (eshte edhe ketu ne attach si ma derguan). Po e gjeni ne Facebook, meqe keni, se une nuk kam Fb

Deklaraten e protestes ne 72 vjetorin e numrit te pare e ne 15  vjetorin e debimit e mbylljes se dhunshme te Gazets Rilindja qe e kam derguar edhe ne adresa te drejtuesve te institucioneve, po me pare Muhameti e kishte lexuar te Gazeta DIELLI, si edhe me tregoi ne mesazh dhe shihet ne postimin e tij.

 

Filed Under: Komente Tagged With: - 15 vjet nga mbyllja, Dielli-dalip Greca, e gazetës “Rilindja”, KLAN KOSOVA

Kosovë-Përmirësimi i ofertës në tregun e punës

February 22, 2017 by dgreca

Përmirësimi i ofertës në tregun e punës do qasje gjithëpërfshirëse/

1 Hoti oda

-Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezë me ministrin e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi/

PRISHTINË, 22 Shkurt 2017/ Nevojitet qasje gjithëpërfshirëse për përmirësimin e ofertës në tregun e punës, u konkludua në një tryezë të organizuar sot në Prishtinë. Duke pasur parasysh rëndësinë e një bashkëpunimi të mirëfilltë ndërmjet institucioneve arsimore dhe sektorit privat, në kuptim të përgatitjes së kuadrove profesionale për kërkesat e tregut të punës, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizoi tryezë me ministrin e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në të cilën, mes tjerash, u diskutua mbi çështjet me të cilat përballet sektori privat dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit të institucioneve përkatëse për këtë aspekt.Drejtori Ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane Arian Zeka tha se institucionet përgjegjëse bëjnë përpjekje që të përmirësojnë raportin midis kërkesës dhe ofertës në tregun e punës, të luajnë edhe rol proaktiv duke analizuar nevojat e ardhshme të tregut të punës dhe duke i përgatitur punëkërkuesit në Kosovë edhe për vendet e punës të cilat sot për sot nuk ekzistojnë.

Ministri Bajrami u shpreh se institucionet arsimore duhet të orientohen në sistemin e avansuar të edukimit, në atë të ideologjive praktike, duke pasur parasysh që të rinjtë duhet të edukohen në frymën e ndërmarrësisë. Bajrami theksoi se i tërë sistemi arsimor do të ndërlidhet ngushtë me zhvillimin ekonomik të vendit, e sidomos me sektorët të cilët kanë nevojë për staf profesional dhe të kualifikuar, përmes promovimit të edukimit dual që përfshin komponentën praktike dhe teorike. Në këtë aspekt, kjo ministri është duke bashkëpunuar me ministri të tjera dhe organizata ndëkombëtare për të krijuar një kurrikulë që bazohet në shkathtësitë profesionale dhe praktike. Ndërsa, ministri Abrashi theksoi se në kuadër të misionit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është implementimi i masave dhe dizajnimi i programeve për krijimin e një fuqie punëtore në përputhje me kërkesat e tregut të punës. Abrashi shtoi se kjo ministri në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkenës dhe Teknologjisë është në përpilim të një plani strategjik për analizimin dhe përditësimin e kërkesave të tregut të punës për të bërë ndërhyrjet e nevojshme në kurrikulat e arsimit të lartë./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Kosovë-Përmirësimi i ofertës, në tregun e punës

Protesta e opozitës si një rrugë pa kthim

February 22, 2017 by dgreca

1 ShkullakuNga Armand SHKULLAKU/1 protesta-PD-caderPartia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një provë e forcës së saj dhe po shihet si një sfidë e PD pas katër vitesh plot ulje- ngritje në përballjen me mazhorancën e Edi Ramës.

Për shumë arsye, protesta e 18 shkurtit mund të konsiderohet si një sfidë për PD. Ajo vjen pas një mungese të gjatë të reagimit në rrugë, ndonëse zërat që e kanë kërkuar një gjë të tillë brenda opozitës kanë qenë të shumtë. Si e tillë, projektorët e opinionit publik janë drejtuar me një interes edhe më të madh për të parin manifestim pas “agjërimit” që Basha ka mbajtur për shumë kohë në selinë e partisë së tij.

Protesta do të jetë një shenjë gjithashtu për të testuar se në çfarë niveli ka mbërritur pakënaqësia qytetare ndaj qeverisë dhe se sa kjo pakënaqësi është në sinkron me politikën e lidershpit të opozitës. Ajo do të jetë pra edhe një sfidë numrash, ku masa e protestuesve do të interpretohet edhe si cilësi e vetë protestës.

Por më tepër se pjesmarrja, testimi i pakënaqësisë ndaj qeverisë apo efikasiteti i protestës si mjet politik, 18 shkurti është sfida e PD për të ngjallur më në fund frymëzim pas katër viteve problematike në opozitë. Dhe frymëzimi nuk matet as me numrin e protestuesve dhe as me entuziasmin e radhëve të para. Nëse PD do ta mendojë protestën e 18 shkurtit si një mjet për të afruar ditën e ardhjes së saj në pushtet, si një formë për t’a përkthyer pakënaqësinë ndaj qeverisjes në një mbështetje për të apo si një taktikë për të povokuar ndonjë reagim të pakontrolluar të qeverisë, edhe kjo ngjarje do të regjistrohet në arkivën e aksioneve opozitare pa ndonjë rezultat.

Për PD, protesta duhet të jetë mjeti drejt një qëllimi më të madh, që është rifitimi i besimit tek qytetarët, zgjimi i frymës së kundërshtimit për të krijuar një front më të madh opozitar, ku të gjitha pjesët e shoqërisë, që nuk e pranojnë qeverisjen arrogante, korruptive dhe të inkriminuar të këtyre katër viteve, të kenë zë në kapitull.

Dhe për këtë, të gjithë duan një provë. Protesta e 18 shkurtit duhet të jetë akti i parë një aksioni të gjatë që s’mund të ketë kthim mbrapa. Ajo nuk duhet konsideruar si detyra e radhës që opozita e kreu dhe më pas u rikthye në selinë e saj, e izoluar nga njerëzit dhe dukshme vetëm për kamerat e televizioneve. As si një demonstrim force që thyen monotoninë e daljeve pa ngjyrë në podiumin mediatik të selisë blu. Nuk duhet konsideruar gjithashtu as si një aksion për të trembur Edi Ramën dhe për të mbajtur gjallë zjarrin tek militantët.

Më 18 shkurt, PD ka shansin të nisë një rrugë të vështirë për të bindur njerëzit e thjeshtë që është në anën e tyre dhe jo anë e së njëjtës medalje që pushtetin e ka kthyer në qëllim dhe jo në mjet për të ndryshuar Shqipërinë. Nëse për shumë arsye, opozita nuk mundi të shkëputet nga e kaluara e saj, nuk ia doli të bindë plotësisht se është e aftë të ndërtojë një të ardhme tjetër pa qenë peng i pushtetit të kaluar, se reagimi i saj kundër qeverisë është për të njëjtat arsye si edhe reagimi qytetar, tani e ka një mundësi për ta bërë këtë.

Për këtë, 18 shkurti nuk duhet të jetë një datë në kalendarin e veprimtarive opozitare, por fillimi i një rruge, nga e cila s’mund të ketë tërheqje. PD dhe Lulzim Basha duhet të vendosin të përballen me pushtetin, jo nga selia e partisë, karriket e komisioneve parlamentare apo foltorja e Kuvendit, por aty ku e duan njerëzit, në rrugë.

Opozita flet për një qeveri që ka kapur dhe kontrollon gjithçka. Që përdor krimin dhe paratë e krimit për të mbajtur pushtetin. Që kontrollon drejtësinë dhe ka kapur mediat. Që ndan paranë publike për oligarkët e saj dhe këta e mbajnë në këmbë me anë të financimeve okulte. Që po abuzon me varfërinë e njerëzve dhe po u blen votën. Që po klonon parti klienteliste e që ka ndërtuar një makineri propagande që mbyt çdo zë opozitar. Me një pushtet të tillë, opozita nuk mund t’u kërkojë vetëm qytetarëve të përballen me të, të mos shesin votën, të qëndrojnë, të sakrifikojnë, të reagojnë. Ajo duhet të japë vetë e para provën që është me ta dhe është si ata.

Përballë një pushteti të tillë nuk mund të ketë dy reagime, një qytetar në rrugë dhe një opozitar në forume. Më 18 shkurt PD duhet të vendosë jo për fatin e një proteste, por për fillimin e një rezistence që me prova duhet të dëshmojë se është e njëhsuar me atë të qytetarëve. Çdo kthim pas, do të pillte një zhgënjim të ri dhe do ta rreshtonte PD tek ato parti që presin radhën për të ardhur në pushtet dhe jo tek ato forca që ngjallin frymëzim për të bërë ndryshime të mëdha.

Filed Under: Featured Tagged With: Armand Shkullaku, pa kthim, PROTESTA E OPOZITES, si një rrugë

KREMLINI KERKON REND TE RI NDERKOMBETAR

February 22, 2017 by dgreca

By B.Whitmore/
Pergatiti per Diellin:Gjon Kadeli/
Gjate fjalimit qe mbajti ne Konferencen per Sigurine qe u mbajte ne Mynhen te Gjermanise, gjate fundit te javes qe kaloi, Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov, bani thirrje per krijimin e nji sistemi te ri nderkombetar, i cili do te zevendsonte sistemin e tashem
Perendimore. Ne kete sistem te ri “cdo shtet do te percaktonte sovranitetin e tij.”
Domethan, cdo vend me perjashtim te Ukraines nga e cila Rusia ka marre me force nen kontroll Krimene dhe ilegalisht ka sulmue nji zone te Ukraines  Liondore.
Vendet tjera jane,Gjeorgjia, njizet perqind e territorit te saj asht i pushtue nga forcat ruse.
Moldova, e cila mbetet e paralizueme nga nji konflikt qe perkrahet nga Moska ne zonen Transdniester Belarusi te cilen Kremlini e trajton pothuejse si nji pjese te saj.
Kazakistani, pjesa veriore e te cilit banohet me shumice dermuse nga kolonet ruse, popullsi kjo qe perban njizet e pese per qind te popullsise se pergjitheshme te atij vendi dhe qe zyrtaret ruse duen ta pebijne (gelltitin) ate zone, dhe cdo vend tjeter qe ka popullsi ruse jane pjese e asaj qe presidenti Putin e quen Bota Ruse.
Rendi i ri qe kerkon Lavrovi te krijohet, per te zevendesue sistemin e tashem Perendimor, me fjale te tjera, gjoja, per te mbrojtun sovranitetin e cdo shteti, me perjashtim te atyne vendeve, qe Kremlini beson se ka nji te drejte te pamohueshme, per t’i dominue e
kontrollue.
Rendi i ri Nderkombetar qe Lavrovi kerkon  te krijohet don te thote se Perendimi nuk lejohet ne asnji menyre te mbroje sovranitetin e vendeve fqinje te Rusise.
Kjo, sepse Lavrovi dhe ata qe e udhnojne ate nga Kremlini, sovranitet don te thote, sovranitet vetem per Rusine.Ne te vertete, ky asht nji sovranitet qe shtrihet pertej kufijve Rus’

Filed Under: Komente Tagged With: B.Whitmore, Gjon kadeli, Kremlini, Rend i ri nderkombetar

LETËR MIRËKUPTIMI Malit të Zi:MOS LUANI ME KUFIRIN!

February 22, 2017 by dgreca

LETËR MIRËKUPTIMI Malit të Zi: Kufiri të mos luajë nga linja: Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra- Maje e Qafë e Hajlës – Zhleb/

KLUBI I INTELEKTUALËVE RUGOVAS
KIRUG
Prishtinë, 15 shkurt 2017

Klubi i Intelektualëve Rugovas “ KIRUG” i përbërë nga 25 profesorë universitarë të fushave të ndryshme, nëpërmjet Kryesisë së vetë nga: Prof dr Riza Smaka, Prof dr Mujë Rugova, Prof dr Ali B. Muriqi, Prof dr Zymer Neziri, Prof dr Shemsedin Dreshaj, Prof dr Hysen Lajqi, dr. Jeton Kelmendi, në takimin e punës së datës 15 shkurt 2017, të mbajtur në Prishtinë, njëzërit miratoi këtë:

LETËR MIRËKUPTIMI

adresuar:
• Kryetarit të Republikës së Malit të Zi, Z. Filip Vujanovic,
• Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Z. Ivan Brajoviq,
• Kryeministrit të Republikës së Malit të Zi, Z. Dusko Markoviq,
• Ambasadorit të Republikës së Malit të Zi, Z. Ferhat Dinosha,
• Kryetarit t Shoqats s Malazezve t Kosovës, Z. Slobodan Vujiciq.
Per informim:
• Presidentit të Republiks së Kosovës, Z. Hashim Thaçit,
• Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veselit,
• Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa,
• Ministrit të Punëve të Jashtme z. Enver Hoxhaj.
Subjekti:

Demarkacioni kufitar kosovar- malazez

Klubi i Intelektualëve Rugovas “KIRUG” , në Prishtinë, sikundër qyetarët dhe institucionet publike të Republikës së Kosovës , qytetarëve dhe institucioneve publike të Republikës së Malit të Zi, i shpreh kënaqësi të sinçertë për njohjen reciproke të Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Kosovë si shtete sovrane, të pavarura, demokratike , fqinjë dhe të përcaktuara për kultivimin , zhvillimin e përparimin cilësor të marrëdhënieve shoqërore, politike, ekonomike, kulturore, arsimore, shkencore , sportive si dhe të gjitha formave tjera të ndërsjella!
Për krijimin, përparimin dhe kultivimin imediat e të dobishme reciprokisht të marrëdhënieve fqinjësore të mira në të gjitha fushat e jetës shoqërore, ndër të tjera ,kërkohet përcaktimi i kufirit të natyrshëm, real, të drejtë dhe me asgjë të kontestuar e ,për aq, të qendrueshëm ndërmjet shteteve tona, Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi!
Aktualisht, dy komisionet për demarkacion kufitar të shteteve tona , në vend të demarkacionit konform me kriteret natyrale, gjeografike, historike, etnike e pronësore si dhe në në zbatim të delimitacionit ekzistues të kufirit Kosovar- Malazez nga viti 1945, panevojshëm madje edhe gabimisht duke u bazuar vetëm në të dhënat sekondare, subsidiare kadastrale , kanë aplikuar ridelimitacion, të cilin e kanë emërtuar demarkacion kufitar!
Sikundër dihet ( nga hartat zyrtare të Malit të Zi, Sërbisë, Kosovës, Jugosllavisë së II-të, enciklopeditë shkencore, monografitë, tekstet shkollore e universitare ) dhe me asgjë nuk mund të kontestohet, kufirin ndërmjet Sërbisë përkatësisht Kosovës dhe Malit të Zi, në vitin 1945 e ka pasë delimituar Komisioni Shtetëror i Jugosllavisë së II –të ( 1945 – 92), në të cilin shtet ishte Mali i Zi, Sërbia, Kosova etj) në linjën Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit- Mokra – Maje e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb. Ai Komision, koincidentalisht, kryesohej nga Millovan Gjillas, malazez, në përbërje të cilit ishin edhe së paku dy malazezë, Svetozar Vukmanoviq Tempo, Milladin Popoviq, të tretë, influentë në saje të posteve politike e shtetërore të larta. Ndaj, kushtimisht, këtë Komision, në të cilin nuk ishte asnjë shqiptar, do ta quajmë: Komisioni “Malazez” për Delimitacion…”
Pra , Komisioni “Malazez” për Delimitacionin, kufirin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi në linjën: Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra- Maje e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb, fillimisht, administrativ e rrjedhimisht, politik, e ka pasë delimituar në vitin 1945 dhe, nga atëherë deri në ditët e sotme, në procedurë e bazë ligjore, jo qe nuk është ndryshuar, po, asnjëherë nuk ka qenë temë debatuese. Dihet fare qartë se, ndryshimi i kufirit në fjalë, do të mund të procedohej dhe të caktohej nga dy kuvendet e shteteve tona, gjë që, asnjëherë deri sot, nuk ka ndodhur.
Kufiri ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, në linjën Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra – Maja e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb ,nga viti 1945 , ishte i delimituar nga Komisioni “Malazez” për Delimitacion, koincidentalisht , sikundër u tha më sipër, i dominuar nga malazezët , në një anë dhe dhe pa asnjë shqiptar, në anën tjetër!
Në këtë kontekst , apostrofojmë se, KIRUG-u ,tok me mbi 200 000 qytetarë peticionistë , me sëpakut po aq qytetarë protestues publik, opozitën parlamentare , qytetarët e viseve qe kufizohet Kosova dhe Mali i Zi, një numër të konsideruar të klasës akademike dhe të shoqërisë civile, angazhohet dhe fuqimisht e përkrah eksklusivisaht vetëm demarkacionin kufitar kosovar – malazez të mbështetur në linjen kufitare Qafë e Bogiqit- Qafë e Çakorrit – Mokra – Maja e Hajlës- Qafë e Hajlës – Zhleb , ndryshe ,të delimituar pikërisht nga Komisioni “Malazez” për Delimitacion!
Siikundër opozita parlamentare , qytetarët e zonës kufitare kosovare – malazeze të komunave të Junikut, Deçanit, Pejës, Pogurit ,mbi 200 000 peticionistë në formë shkrimore dhe sëpakut po aq qytetarë në protesta gjithëpopullore , pjesë e konsideruar e klasës akademike dhe e shoqërisë civile, KIRUG-u ,
– Është fuqishëm i përcaktuar për krijim, zhvillim dhe kultivim të raporteve ndërshtetërore fqinjësore konsistente dhe konsekuente të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi,
– Shhpreh kënaqësi për njohjen reciproke të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi ,si shtete demokratike të së drejtës, sovrane dhe të pavarura në fqinjësi të mirë dhe të qendrueshme ,
– E vlerëson të gabuar dhe të padrejtë “demarkacionin” e komisioneve shtetërore të Republikës së Kosovës dhe të Malit të Zi , nga se , në vend të demarkacionit konform me delimitacionin ekzistues nga viti 1945 të bërë nga Komisioni “ Malazez” për Delimitacion dhe Demarkacion ,kanë praktikuar ridelimitacion e, sëandejmi, demarkacion të mbështetur vetëm në të dhënat kadastrale sekondare , suplementare por jo edhe në komponentët primare dhe valide historike (nga viti 1945) , gjeografike, etnike, pronësore ,natyrore të determinuara nga konfiguracioni , ujëndarjet, ujërëniet , qafat, majat, kreshtat, kodrat , vargmalet , ndryshe, të trajtuara si kritere bazike, tradicionale ,të mirënjohura dhe të afirmuara në teorinë dhe në praktikat e se drejtës ndërkombëtare publike ,
– Shpreh kënaqësi dhe falënderim për autoritetet shtetërore të Republikës së Malit të Zi ,të cilat, më së një herë, kanë treguar vullnet politik benevolent dhe gatitshmëri fqinjësore të mirë për një rishikim kritik , të bazuar në kritere bazike ndërkombëtarisht valide, linjën kufitare Kosovare – Malazeze!
– E mbeshtet dhe e përshendet rishikimin kritik të demarkacionit kufitar kosovar – malazez , por, ekskluzivisht konform me linjen kufitare egzistuese nga viti 1945 ,ndryshe, siç u the më sipër, të sanksionuar nga Komisioni “ Malazez” për Delimitacion( Demarkacion)!
Rrjedhimisht , KIRUG-u, duke pasë kënaqësinë dhe nderin t’i përshendes autoritetet publike dhe kompetente për përfaqësimin legjitim dhe legal të Republikës së Malit të Zi, të njëjtave ju apelon për
– Mirëkuptimin e qendrimit të KIRUG-ut për konfirmimin e linjës kufitare Kosovare – Malazeze : Qafë e Bogiqit – Qafë e Çakorrit – Mokra – Maja e Hajlës – Qafë e Hajlës – Zhleb , të caktuar në vitin 1945 nga Komisioni “Malazez” për Delimitacion, e cila, ndryshe , në procedurë dhe bazë legale asnjëherë, jo qe nuk është ndryshuar, por nuk ka qenë temë e debatit,
– Rishikim dhe demarkacion bilateral Kosovar – Malazez të drejtë , të pakontestuar dhe të qendrueshëm konform me delimitacionin ekzistues nga viti 1945 të disajnuar nga “Malazezët” si dhe
– Deri në ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacion konform me delimitacionin e vitit 1945, nga të dy shtetet tona, Republika e Kosovës dhe Republika e Malit të Zi, bilateralisht të përfillet me korrektësi fqinjësore të mirë linja kufitare eksistuese, fillimisht, administrative e, rrjedhimisht, politike!
KIRUG-u, duke llogaritur në mirëkuptim edhe në këtë rast, me nderime dhe kënaqësi përshendet:
• Kryetarin e Republikës së Malit të Zi, Z Filip Vujanovic,
• Kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi , Z. Ivan Brajovic,
• Kryetarin e Qeverisë së Malit të Zi , Z.Dusko Markovic,
• Ambasadorin e Republikës së Malit të Zi në Kosovë, Z. Ferhat Dinosha,
• Kryetarin e Unionit të Malazezëve të Kosovës ,në Prishtinë, Z. Slobodan Vujiqiq!
KLUBI I INTELEKTUALEVE RUGOVAS , “ KIRUG” ,PRISHTINE, 15 shkurt 2017

Kryetari Sekretari
Prof dr Riza Smaka Prof dr Jeton Kelmendi,

Filed Under: Opinion Tagged With: Klubi Kirurg, Leter Malit te Zi, mos launi me kufirin

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 55
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT