• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2017

Kosovë-Hoxhaj me axhendë lobimi në New York

March 17, 2017 by dgreca

-Ministri i Jashtëm takon përfaqësuesit e vendeve jo-njohëse të Pavarësisë së Kosovës/

1 enver H2 enver NY3 enver H NY-Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës vizitë edhe në Washington/

NEW YORK, 17 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj po qëndron në New York, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është duke zhvilluar axhendën e tij të lobimit për njohje të reja për Kosovën.Në kuadër të axhendës lobuese, në ditën e parë të qëndrimit në New York, ministri Hoxhaj ka takuar ministrin e Jashtëm të Armenisë, Edward Nalbandian dhe ambasadorët e akredituar në OKB, të vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën.Duke i informuar për arritjet e Kosovës në shtet ndërtimin dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, Hoxhaj ka kërkuar nga përfaqësuesit e këtyre shteteve që ta njohin pavarësinë e Kosovës.Njoftimi i dërguar sonte nga New York thekson se, kryediplomati kosovar përveç kërkesave për njohje ka shprehur interesimin për thellimin e bashkëpunimit me këto vende në fushat e interesit të përbashkët.“Në ditën e parë të vizitës sime në New York, në takimet që zhvillova, kam kërkuar nga përfaqësuesit e shumë vendeve jo-njohëse ta njohin pavarësinë e Kosovës dhe u kam shprehur interesimin për bashkëpunim jo vetëm në rrafshin bilateral por edhe në fushat e tjera të interesit të përbashkët. Qëllimi ynë është që ta rrisim numrin e njohjeve për Kosovën, gjë e cila do të na e lehtësojë anëtarësimin në organizata të ndryshme ndërkombëtare në rast të aplikimit”, deklaroi Hoxhaj.Gjatë ditëve të qëndrimit në New York, Hoxhaj ka takuar edhe ambasadorët e vendeve mike, të Francës dhe Italisë si dhe udhëheqësit e Kongresit Botëror të Hebrenjve.

Hoxhaj pas takimeve të tjera në New York do të ketë vizitë edhe në Washington./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: axhende, Enver Hoxhaj, ne Nju Jork

PER IDENE E NDALIMIT TE SHFAQJES SE FILMAVE TE KOHES SE DIKTATURES

March 17, 2017 by dgreca

Nga Thanas L. Gjika/ Westchester/Boston/
Mendimi për të ndaluar shfaqjen e filmave të krijuar gjatë periudhës së diktaturës së komunizmit, më duket i nxituar. Më duket i nxituar për faktin se midis tyre ka shumë vepra me vlera të spikatura artistike që nuk ka pse të ndalohen. Eshtë e vërtetë se shfaqja e gjithë filmave të krijuar në atë kohë pa asnjë bisedë paraprirëse në TV me vlerësime specialistësh, ashtu si është bërë deri sot, ka ndihmuar për mbajtjen gjallë tek shumë persona të nostalgjisë për atë kohë. Shumica e atyre filmave e kanë pasqyruar realitetin e kohës në përputhje me normat e realizmit socialist, pra sipas kërkesave të partisë shtet për ta zbukuruar realitetin. Kjo është ana e dëmshme e tyre.
Gjatë këtyre viteve të tranzicionit, partitë politike, sidomos drejtimet e tyre, ishin të mbushura me ish anëtarë të PPSH-së dhe elementë të ish Sigurimit, prandaj ato edhe kur ishin në pozitë edhe kur ishin në opozitë nuk ishin të interesuara të organizonin analiza kritike shkencore për gjithë trashëgiminë letrare artistike e shkencore të periudhës 47-vjeçare të diktaturëstë. Nuk u ushqye mendimi kritik shkencor, por urrejtja e grupazheve dhe partive e simpatizantëve të tyre.
Nga ana tjetër shumica e krijuesve të asaj kohe nuk përqafuan një qëndrim qytetar të moralshëm sipas të cilit do të kishin dalë publikisht në shtyp e në TV me autokritika serioze për të treguar se e dënonin këtë e atë aspekt të veprës së vet të krijuar nën presionin e partisë shtet.
Veprat artistike populli i gjykon jo thjesht për përmbajtjen ideore por edhe për realizimin artistik. Ajo vepër që e tërheq nga përmbajtja ideore dhe artistike, populli dëshiron ta shohë ose ta dëgjojë përsëri (film ose këngë), kurse veprat artistike që nuk e tërheqin për përmbajtjen ideore dhe artistike ai nuk ka dëshirë t’i shohë a t’i lexojë sërisht. Mirëpo ka dhe vepra artistike që ndonëse nuk e kanë përmbajtjen ideore të pëlqyeshme, përsëri ato mund të pëlqehen në rast se e kanë realizimin artistik në nivel të lartë. Kështu ka ndodhur dhe ndodh me veprat e artit fetar. Ikonat e piktorëve Onufri, Shpataraku, Katro, Zografi, Kodheli, etj u pëlqejnë sot jo vetëm besimtarëve që admirojnë në to përmbajtjen fetare dhe artin, por edhe ateistëve, madje dhe besimtarëve myslimanë, budistë, hindu, etj, sepse në to ata pëlqejnë realizimin e kombinimit të ngjyrave. Po kështu sot vijojnë të na pëlqejnë veprat dramatike te Korneit, Rasinit, Molierit, etj krijues të periudhës së Klasicizmit. Këto vepra për nga përmbajtja ideore dhe për nga rregullat e hartimit nuk na tërheqin, por ne i lexojmë me kënaqësi, për faktin se në to janë realizuar me mjeshëri artistike karaktere atdhetarësh, për të cilët ka nevojë çdo shoqëri njerëzore.
Rruga më e mirë mendoj është që të organizohen simpoziume shkencore për të analizuar vlerat dhe antivlerat e veprave të letërisë, kinematografisë, shkencës, arteve figurative e muzikore të periudhës së diktaturës komuniste tek ne. Vetëm kështu do të ndihmojmë popullin të emancipohet e të dijë të vlerësojë jo me nostalgji, por sipas vlerave reale që kanë ato vepra…

Filed Under: Komente Tagged With: te diktatures, Thanas L Gjika/ ndalimi i filmave

SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA

March 17, 2017 by dgreca

SHKOLLA SHQIPE NE ARIZONA,NE MISION TE RUAJTJES SE IDENTITETIT KOMBETAR/

Attachment-11 Hymni1 Mesuesja2 mesusja nx3 mesuesja dhe nxenesit

NGA:LULZIM MULLIQI/SHBA/Shkolla shqipe ne diaspore eshte nje institucion i rendesishem,te cilin duhet ta ruajme dhe ta bejme te tille qe te jete sa me joshese per gjeneratat e reja te cilat kane lindur dhe jane rritur ne mergaten shqiptare te Amerikes.Shkolla shqipe sot duhet te jete ne funksion dhe mision te ruajtjes se gjuhes,tradites dhe identitetit tone kombetar.Keshtu, duke mesuar gjuhen shqipe e respekton veten tende,e respekton dhe e nderon kulturen dhe historine tone kombetare.Lufta per ruajtjen e gjuhes shqipe neper shekuj permes shkolles shqipe ishte lufta dhe rezistenca  me madhe e kombit tone per ta pasur gjuhen e tij.Ne historine e popullit shqiptar ka ngjarje jo vetem te rendesishme,per kohen kur kane ndodhur,por qe jane rrezatuese edhe ne ditet tona.Njera nga keto ngjarje qe ka lene gjurme te thella pergjithesisht,ishte edhe dita kur eshte hapur shkolla e pare shqipe.Pikerisht sipas

deshmive qe ne i njohin me,7 mars 1887, u hap shkolla e pare shqipe ne qytetin e Korces.Duke hedhur veshtrimin tone para 130 viteve,Duke kujtuar ate dite te shkolles se pare shqipe,natyrshem ne I kujtojme edhe atdhetaret e shquar,mesuesit e devotshem,luftetaret e lirise dhe te arsimit shqip,te cilet me zgjuarsine dhe largpamesine e tyre tani shikonin me zhvillimin e arsimit shqip ne trojet shqiptare.Te tille ishin mesuesit dhe atdhetaret e shquar te kombit si: Pandeli Sotiri,Petro Nini- Luarasi dhe te tjere.Rrezatimi qe shperndante shkolla e Korces,shume shpejt dha rezultate te ndjeshme ne gjithe hapesirat shqiptare.
Keto shkolla hapeshin sipas konceptit te Rilindjes sone Kombetare per perhapjen
e dijeve dhe perfshirjen e te gjitha viseve shqiptare ne organizimet arsimore te kohes.Poashtu hapja e shkollave shqipe filloi te ndjehet kudo ne viset shqiptare dhe me pas edhe ne mergate,pasi qe shume shqiptare gjate fundshekullit te kaluar kishin migruar ne vende te ndryshme te botes.Nje rendesi te vecante kishte edhe hapja e shkollave shqipe ne mergaten e Amerikes.Keshtu shkollat per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane qe punojne dhe jetojne ne shtetin e Arizones u perjkrahen ne menyre masive nga Shoqata e grave ne Arizona.Ky eshte viti i nente,kur Shoqata e grave ne shtetin e Arizones,ka hapur dyert e saj per mesimin e gjuhes shqipe per femijet e Komunitetit shqiptar,u shpreh aktivistja dhe humanistja e dalluar e kesaj Shoqate,dr.Elonia Lasku,e cila se bashku me bashkeshortin e saj,prof.dr.Arben Lasku,Jane sponsor te  dhomes se mbajtjes se mesimit dhe mjeteve,si dhe  paisjeve te tjera mesimore,per zhvillimin e mesimit ne gjuhen shqipe per femijet e bashkeatdhetareve tane.Kronologjikisht shkolla shqipe ne shtetin e Arizones,ka funksionuar ne etapa te ndryshme qe kishte batica dhe zbatica ne rrugetimin e saj.Keshtu per here te pare shkolla shqipe ne shtetin e Arizones filloi ne vitin 2008,ku ne fillim mesimet i vijuan vetem kater nxenes me mesuesen,Marinela Konomi.Ndersa, pas 6 muajsh kjo shkolle funksionoi ne Aviano community center,PhX,Arizona me vetem 8 nxenes me mesueset e dalluara Marinela Konomi dhe Fiqerete Zela,Kjo shkolla vazhdoi deri ne vitin 2013.Poashtu vlene te permendet se gjate ketij viti nje grup nxenesish te grupmoshave te ndryshme i vijonin mesimin e gjuhes shqipe ne lokalet e Televizionit Iliria,ku nga stafi i ketij Televizioni te gjithe nxenesve qe vijuan mesimet,i’u dhuruan abetaret gratis.Nje pune te palodhshme kane bere edhe mesueset,Pranvera Cabej e Zejnepe Shehu.
Me pas shkolla shqipe ne shtetin e Arizones ka rifilluar ne gusht, te vitit 2016, ne
Qendren,Horizon park community center,Scottsdale,Arizona e cila vazhdon edhe sot,ku mesimet i vijojne nje numer simbolik i nxenesve me mesuesen e dalluar dhe te palodhshme,Fiqerete Zela.Nderkaq sponsor i dhomes dhe mjeteve materiale jane,bashkeatdhetaret tane:  Dr.Elonia Lasku dhe prof.dr.Arben Lasku.
Ne kete vater arsimore mesimi zhvillohet dy here ne muaj,ku ne fillim te cdo ore mesimore kendohet himni i Flamurit tone kombetar,pastaj fillon mesimi i Abetares dhe mbahen lendet e historise dhe gjeografise se trojeve shqiptare.
Mbas mesimit,nxenesit mbajne edhe nje ore artistike dhe praktike te quajtura Pune dore artistike te udhehequra nga Doriana Pellumbi ( dy here per nje semester).Poashtu pas lojrave te ndryshme sportive,femijet ushqehen ne picerite
e aferta,ku sponsore jane ne te shumten e rasteve aktivistet,dr.Arben dhe dr.Elonia
Lasku.Keshtu perpjekjet qe permes shkolles shqipe dhe mesimit shqip te ruhen traditat dhe gjuha jone e bukur,jane ne mision te ruajtjes se identitetit kombetar.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Lulzim Mulliqi, Ne Arizona, Shkolla shqipe

Demokracia e njerëzve me dosje

March 17, 2017 by dgreca

1-ilir-levonja-2-288x300

Nga Ilir Levonja/

dosje2-350x197

1)Në rrjetet sociale ka një denoncim të dhunshëm. Për një njeri që ka qënë aty. Por që sot është zgjedhur të drejtojë dikasterin e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Ose ai dikaster që është faqja e zezë e historisë së shqiptarve që pas luftës së dytë botërore, Koha kur ngritën shtetin e intrigave dhe të ashtuquajturës luftë e klasave. Pasoja e politikës së shfarosjes. Apo mbytjen e mendimit ndryshe. Që po i vuajmë edhe sot e kësaj dite.

Kjo është më se e dukshme kur sheh në debate, a) gra që shfaqen si bushtra, pavarsisht elegancës trupore. Mëndje tendosura, pa tharmin e natyrës. Por kamikaze të teserës. Plot bllanja nga lufta kur njeriu e hellon njeriun etj. Apo sharmit të ngjyrës së fustanit me kënanë e flokëve butaforikë etj. b) Kur sheh burra fshatarë me kostume firmato. Dhe fatkeqësisht Shqipërisë, këta zëvendsa, këta kollovarë kryeqyteti, i janë bërë shumicë dërrmuese. Mjerë ai komb që është pushtuar nga një katunari kolektive. Nga lukunia fshatare që janë kudo. Dhe që u mjafton një diplomë. Një apartament i blerë me merita rryfsheti. A një vile në periferi, Një grua administrate dhe me biznes. Sa tek triumfi, po aq edhe vdekja kombëtare. Plot me akuza e fajtorë. Po aq edhe duar larë. Dhe u bënë intelektualë. Figura që të flasin për fatet e kombit. Duke ia lënë mutin në derë atdheut.
2) Ministri i ri, i dikasterit të dhunës. Aty ka qënë. Aty si shumë sekretarista të tjerë. Eshtë vonë të indinjohemi. Aty ka qënë, madje i varëm këmborën e reformës në drejtësi. Dhe ai drejtësi ka bërë. Drejtësi, ashtu si dje kur të gëdebte qelive. Apo atyre dhomave gjysëm të errta. Me një legen sipër kokës së të pandehurit. Me një legen dritë përmbysur. Kur t’i fiknin cigaret Rozafa në ballë. Kur të quanin armik i popullit. Vagabond me shfaqje të huaja. Kur të flaknin në internim për punë leshrash të gjata. Pse dëgjoje Zërin e Amerikës. Apo radio Vatikanin. Shihje RAI UNO-n etj. Dhe ne i paguanim. U jepnim rroga të majme. Dhe pas kësaj, ata shkonin e pinin birra në pallatin e oficerëve. Kurse ne kafe elbi. Dhe mbanim radhën tek dera e policisë. Ata festonin suksesin e luftës së përditshme të klasave. Aty ka qënë. Aty është …, edhe sot.
Drejtësia e gëdëpjes do burra të fortë. Si kujtoni ju. Kollaj bëhen reformat. Drejtësia e votës së vjedhur do burra që kanë histori të arshivuara. Do mbrojtur vota e vjedhur. Do mbrojtur listat e manipuluara të regjistrimit. Tashmë legjendë tranzicioni që në çdo kohe zgjedhjesh, do bëhen lista. Ndryshe nuk fitohet mbi kundërshtarin politik. Dhe ne dime mirë si të të rrahim, Dhe që nuk ka dyshim që ka një dosje. Një dosje shqiptare. Me atë thënien popullore, Shqiptarit lëroja nënën të të thojë baba.
Mirëpo kujt ia thua.
Aty ka qënë. Ka votuar si të zgjidhet deputet një pengmarrës. Një kanabist. Një mestar tenderash. Një shantazues. Një dosjexhi. Një koleg që të gëdëpte hetuesive simotra në rrethe. Ka votuar dhe i ka afruar në parti.
Hetuesit ishin pararoja e luftës së klasave. Ajka e dhunës breznore. I kishin tavolinat e Barlulishteve përjetësisht të rezervuara, rrugët, kryqëzimet, hollet e shkolave, spitaleve, burgjeve, ministrive gjithnjë me semafor jeshil.
Kështu edhe tani.
Të gëdëburit të mbajnë nishanet. Të mjaftohen me dekoratat e presidentit. Se pushtetin, as e kishin, as e kanë, as kanë për ta patur. E ka marrë në dorë shoqëria e dosjeve dhe katunaria.
3)Në fakt kjo katunari shqiptare, studiosh. Një inteligjencë e prapambetur nga rakia e zjerë dy herë. Nga pordhët e hudhrave të njoma. Merret sot me një zbulim të ri. Ose me armikun e ri të klasës. Që janë Teto Ollga, Kreshnik Martini, Zëvendësin e grave. Me…, M’susin e Kalcës, Dedën mes borës së Tropojës etj. Dhe jo me armikun real të luftës së klasave. Ose mendon se e ka mundur. E ka mundur, ose ka bërë pakt me ‘të dhe po qeveris. Paktistat janë ata që ua shtojnë rruzaret tranzicionit. Paktistat, jo ata që bëjnë marrëveshje të mëdha. Sy njerëzimit. Paktistat ja familja e skuthave. E katunarisë. Kësisoj nuk kemi pse habitemi që një riosh nga kontigjenti i sekretariateve të shkollave të Enverit. Bëhet sot minister i brendshëm. Nuk është i vetmi. Keni më të kualifikuar. Kemi verë më të vjetëruar aty. Keni strategët e paskuintave. Që dirigjojnë gjithçka. Strategët e punëve të brendshme. Ndërkohë që akuzoni për kriminelë Lulzim Bashën për vrasjet e 21 janarit. E kemi stazhionuar strategun e vrasjeve të 2 prillit në Shkodër. Verën e vjetëruar rilindase Gramozin e Ruçajve.
Vetëm në Shqipëri nuk ka ndodhur tranzicioni.
Vetëm në Shqipëri qeverisin dhe kollondrisin fatet e popullit edhe sot pas 27 vjetësh, xhelatët e viktimave. Dhe hidhuni përpjetë. Mbushini studiot me katunarë. Dëgjojini…
Të rinjtë e Enverit kanë triumfuar. Edhe pse nëpër studio të gjithë janë antienverista. Ta dini të gjithë gënjejnë. Sapo të dëgjoni kur thonë që, e urreja Enverin. Babai im kështu e ashtu. Familja ime kështu e ashtu, por nuk kishim çfarë të bënim etj. Gënjejnë…, ta dini. Një shoqëri që nuk pranon fajin, gënjen. Në mos të gjithë, kemi qënë me shumicë me Enverin. Dhe bëjmë mire të ndjehemi se të hiqemi.
4)Sot shumë njerëz habiten se pse nuk reagojnë ambasadat e huaja. Sidomos ajo amerikane. Për këtë hetues gjirizesh. Kur ka kaq shumë dëshmues si brenda dhe jashtë vendit? Kaq shumë të rrahur që ndihen të indinjuar.
Nuk ndërhyjnë pasi tek ne ka kaq shumë zhurmë sa, ata ndihen të pafuqishëm. Në aspektin e llogjikës. Ne nuk na lë temperamenti. Nga ana tjetër, e dimë mirë se, Fatmiri, nuk është i vetmi. E dinë edhe ata. E dimë mirë se demokracia jonë është e uzurpuar. Dhe e dhunshme. Mjafton një fakt, të shprehesh ndryshe. Të mendosh ndryshe nga njëshi. Dhe je armik. Eshtë një demokraci e uzurpuar. Përkarshi pragmatizmit perëndimor. Ku e bardha është e bardhë dhe e zeza, e zezë.
Tek ne flitet për progres të ekonomisë së tregut. Ndërkohë që vetëm ekonomi nuk kemi. Dhe nuk bëjmë. Ndërkohë që shifrat flasin ndryshe. Ndërkohë bëjmë e zhvillojmë me sukses, ideologji me mbivënie.
Përderisa pajtohen vet shqiptarët më kësi lëshime, me kësi zgjedhjesh. Pse të mos pajtohen edhe të huajt. Që sot janë aty, kurse nesër mund të shpallen persona non grata.
Siç po ndodh sot me Sorosin. Apo me Romana Vlahutinin etj.
Kjo është demokracia e jonë. Demokracia e njerëzve me dosje.

Filed Under: Opinion Tagged With: demokracia, e njerëzve, Ilir Levonja, me dosje

Një shqiptar në krye të Parlamentit Maqedonas?

March 17, 2017 by dgreca

Dorëzohet nisma për mbledhjen e Parlamentit, kryetar mund të bëhet një shqiptar/

D6606E7B-B21E-4F07-A479-21C538B34B64_w1023_r1_s

Nga Zërijeta Hajro Jajaga/

Kryetari në largim i Kuvendit Trajko Veljanoski, përmes një kumtese pë media ka njoftuar se ka pranuar 67 nënshkrimet e deputetëve të shumicës parlamentare që kërkonin vazhdimin e seancës konstituive dhe caktoi takim koordinues të grupeve parlamentare për mesditën e të martës.Në njoftimin e kabinetit të Veljanoskit thuhet se në takimin koordinues duhet të vërtetohet përbërja e Komisionit për zgjedhje dhe emërime që do të shërbejë si bazë për caktimin e vazhdimit të seancës konstituive.Ndërkohë, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se pret formimin e shpejtë të qeverisë së re, megjithëse tha se i gjithë procesi duhet të kalojë përmes procedurave ligjore.“E dini se punët nuk varen vetëm nga Zaev. Me gjasë nuk varen as nga ndonjë individ, por nga të gjithë ne politikanët bashkë. Unë do të doja edhe në datë 20, 21, 22 po edhe më herë të ketë Qeveri, por kjo nënkupton fillimisht caktimin e seancës, zgjedhjen e kreut të Kuvendit, kërkesë me shkrim deri te Ivanov dhe vendim nga ai se kur do të japë mandatin”, ka deklaruar Zaev.

Më herët gjatë ditës së premte, një nismë për vazhdimin e seancës konstituive të Parlamentit të Maqedonisë, në të cilën duhet të zgjidhet kryetari i Parlamentit, me nënshkrimet e 67 deputetëve të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Bashkimit Demokratik për Integrim, Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët, e ka dorëzuar sekretari i përgjithshëm i LSDM-së.“Sot dorëzuam iniciativë konkrete në Parlamentin e Maqedonisë që të mos ketë mëtej dilema rreth shumicës parlamentare. Këtu sot dorëzuam 67 firma të deputetëve edhe përkundër asaj që rregullorja nuk kërkon një gjë të tillë që të vazhdojë seanca konstituive”. “Presim që Trajko Veljanoski menjëherë të thërras seancën konstituive të Parlamentit, që të fillojë të punojë Parlamenti si institucion shumë i rëndësishme në interes të shtetit. Hapi i parë do të jetë zgjedhja e kreut të Kuvendit. Hapi i parë i kreut të Kuvendit do të jetë që të heqë edhe argumentin e fundit të pakuptimtë të Ivanovit, i cili e ka për obligim që t’i japë mandatin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, për të formuar qeverinë e ardhshme“, tha për mediat Oliver Spasovski, deputet i LSDM-së.

Spasovski tha se pret që në një afat të shkurtë kohorë të thirret seanca bashkërenduese me të gjitha partitë për t’i shqyrtuar opsionet për kryetar të ardhshëm të Kuvendit.I pyetur se çfarë do të ndodhë nëse Trajko Veljanovski nuk e thirrë seancën, ai tha se “çdokush duhet të jetë në shërbim të detyrës, të ketë përgjegjësi dhe të mos i mbajë peng institucionet”.Nisma e deputetëve për të thirrur parlamentin është rezultat i konsultimeve disaditore ndërmjet partive parlamentare të cilat kanë formuar shumicën parlamentare prej 67 deputetëve përkatësisht Social Demokratëve dhe partive politike shqiptare.Kundër kësaj shumice parlamentare e cila u arrit pas ujdisë për Ligjin për gjuhën shqipe, që garanton një shtirje më të gjerë në tërë territorin e Maqedonisë, për tre javë në Shkup, Iniciativa Qytetare “Për një Maqedoni të Përbashkët” në mbështetje të VMRO DPMNE-së, ka organizuar protesta.

Ndërkohë, nënkryetari i Bashkimit për Integrim, Izet Mexhiti, i tha Radios Evropa e Lirë se “kryetar i Parlamentit të Maqedonisë, mund të jetë një shqiptar”, për herë të parë në Maqedoni.Ai tha se “kryetari shqiptar i Parlamentit do të reflektojë karakterin multietnik të shtetit.Sipas tij, Trajko Veljanovski si kryesues i mbledhjes së parë konstituive të parlamentit nuk ka asnjë arsye ta pengojë thirrjen e parlamentit në një afat sa më të shkutër kohor, në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Maqedonisë.“Mendoj se tanimë janë pjekur kushtet që edhe kryetari i Parlamentit të Maqedonisë, si një nga tre institucionet kyçe në shtet, të jetë shqiptar. Kjo është vënë edhe si kusht gjatë bisedimeve që kishim ne si BDI me VMRO DPMNE-në që dhe u absolvua. Nuk shoh asnjë problem që tani me LSDM të realizohej kjo kërkesë e jona. Drejtimi i parlamentit nga shqiptarët paraqet një moment të mirë për reflektimin e karakterit multietnik të shtetit”, thotë Mexhiti.Ndryshe më 30 dhjetor, pas verifikimit të mandateve të deputetëve të cilët u zgjodhën në zgjedhjet e 11 dhjetorit, u ndërpre seanca parlamentare pa zgjedhur kryetarin e parlamentit që do t’i hapte rrugë zgjedhjes së Qeverisë së Maqedonisë.Presidenti i Maqedonisë mbetet në qëndrimin që të mos i dorëzojë mandatin liderit të Social Demokratëve edhe kundrejt sigurimit të shumicës parlamentare prej 67 deputetëve me pretekstin se përkrahja e platformës shqiptare cenon karakterin unitar të shtetit. (REL)

Filed Under: Komente Tagged With: Maqedonas?, në krye të Parlamentit, Një shqiptar

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 25
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • …
  • 65
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT