• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for April 2017

NJË DASËM TRADICIONALE RUGOVASE NE NJU JORK

April 30, 2017 by dgreca


1 blerta djhend qeleshe
Të dielën, 30 Prill, ishim të ftuar në dasmën e Blertës, vajzës së Ramiz dhe Fatmira Mujaj, e cila e ka lidhë jetën me një djalë me origjinë nga trojet shqiptare në Mal të Zi, nga Vuthaj, Liridon Gocaj, i biri i Smajl dhe Nurije Gocaj. Sipas traditës, ne ishim përcjellësit e nuses. Së bashku me qindra të ftuar  si dhe 150 krushq nga ana e dhëndrit, ishte dhe një përfaqësi e Vatrës, e ftuar nga vatrani Ramiz Mujaj, duke i përcjellë atij dhe zonjës urimet e të gjithë vatranëve. Blerta është një nga ata studente që ka përfituar bursë nga Vatra dhe ka moderuar mbrëmje  festive të Vatrës.Pra është edhe vatrane. Dasma u organizua në mjediset e Green Country Club në New Rochelle, NY, me bukuri të rrallë me vështrim në Oqean.Në krye të vendit janë prindërit e Ramizit, që kanë udhëtuar nga Kosova për të qenë pjesë e gëzimit.1 dhendri e nusja

Dasma të tilla, ku tradita dhe modernia shkrihen bashkë të mbeten në mendje. Vajza dhe djem të veshur me kostume popullore të Rugovës e shtuan koloritin e mjedisit të zbukuruar aq hijshëm, jo vetëm me lule. Valltaret e veshura hijshëm për asnjë cast nuk e lëshuan vallen e Rugovës. Blerta, e veshur fillimisht me një kostum karakteristik të krahinës nga vijnë prindërit, shfaqet para të ftuarëve dhe ia nis valles së bashku me familjen dhe të afërmit. Më pas valles i shtohen dhe të tjerë dhe vargu zgjatet e zgjatet.

2 e madhe

Ardhja e krushqëve  pritet sipas traditës. Jashtë rastorantit dhe në mjediset e brendshme janë rreshtuar njerëzit e familjes nga hyrja e restorantit e deri në mjediset e  brendshme përfaqësuesit e familjes dhe miqësisë së vajzës. Në krye të krushqëve prijnë flamurtarët me Flamurin amerikan dhe flamurin kuq e zi shqiptar. Në krye të krushqëve prinë Rexhep Balidemaj, që shoqërohet nga një djalosh shtatlart i veshur me kostum kombëtar.1 prinderit e Ramiz

Sipas zakonit krushqëve u vendosen lulet nga vajzat dhe nuset. Në sy të miqëve shfaqet Blerta-Nuse, këtë herë, sipas tarditës rugovase, e mbuluar  në fytyrë me rroben karkteristike.

1 idrizi me mjeker

Regjisori dhe poeti Idriz Celaj ka marrë përsipër “shkrirjen” në një  dhe preznatimin e dy miqësive përmes një prezantimi të shkurtër:-Kam nderin, tha ai,  t’ju uroj mirëseardhjen dhe të përcjell urime për këtë miqësi të re. Sot, me këtë dasëm madhështore, Z. Ramiz Mehmet Mujaj po lidh miqësi me familjen e Smajl Elez Gocaj nga Vuthajt e Malësisë. Për hajër!

1 dalipi zefat

Prindërit e Blertës Ramiz dhe Fatmire Mujaj ia urojnë martesën vajzës së tyre me Liridonin, duke u dëshiruar Jetë ët lumtuar. Me këtë urim bashkohet miqësia dhe një pjesë e artistëve të Asmablit artistik Rugova në Nju Jork. Për nder të këtij gazmendi dhe për ta uruar ciftin e ri, shtoi Idriz Celaj, ne kemi përgatitur një valle tipike Rugovase!

1 ramizi valle

Valles i prijnë Hilmi Rugova e Leonora Lajci dhe e përcjell me tupan Zeqir Lajci. Nën ritmin e muzikës dhe rëniet e tupanit ia nsi vallja dhe të gjithë janë cuar në këmbë dhe i duartrokasin valltarët.

1 cikat e Rugoves

Në valle përfshihet dhe nusja me dhëndrin. Pista e vallzimit mbushet plot.Të dyja miqësitë janë shkrirë në valle.1 alberti tav jone

Pas valleve, një përshëndetje e shkurtër nga krushqit. Ata sërish kanë zgjedhur Rexhep Balidemaj që të përshëndesë dhe të urojë këtë miqësi. Pranë ka vëllanë e Ramizit Agim Mujën.Shtërngime duarësh dhe urime për ciftin dhe miqësinë.1 Tavolina e krushqeve

Fjala e kryemikut duartrokitet.

Pasi përcillen krushqit, sërish këngë e valle. Agim Gërbeshi me grupin nuk ndjejnë lodhje.

Me trshëgime Blerta dhe Liridon!

Jetë të Lumtur!(dg)

Filed Under: Featured Tagged With: Blerta Mujaj, dalip greca, Liridon Gocaj, ne Nju Jork, NJË DASËM TRADICIONALE RUGOVASE

PROTESTA- BASHA SHPALLE MOSBINDJEN CIVILE

April 30, 2017 by dgreca

*Basha-qytetareve: Në 19 qershor mos respektoni ligjet, mos paguani taksat/

Lulzim Basha, udheheqesi i Opozites ka ashpersuar tonet ne Cadren e Lirise, ne pergjigje te fteses se fundit te kryesocialistit Rama. Madje ai ka shpalle edhe mosbindjen civile te qytetarve per te rrezuar Republiken e vjeter :  Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër.

Basha denoncoi edhe një fakt tjetër, siç e quan ai të pazarit të ndryrë të Edi Ramës ku një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjidhje.

Basha: Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.

500 mijë euro iu ofruar vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndeyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë.

Basha tha se goditjen përundimtare kryeministri Rama do ta marrë në 7 maj në Kavajë.

Basha: Qindra mijë shqiptarë të ndershëm, që do të bashkohen në Kavajë me datën 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë ne 27 vite pluralizëm, se bashku me mijëra banorë të Kavajës dhe në ballë me rininë e Kavajës, do të pamundësojnë zgjedhjet farsë, votimin farsë të diktuar nga krimi. Do të pamundësojmë  rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e qëndresës sonë të bashkuar, dhe së bashku me 7 maj, ne do t’i japim republikës së vjetër goditjen finale. Të vendosur dhe në paqe totale asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi, nga droga dhe  republika e qeverisë së vjetër në një proces fasadë, në një farsë elektorale, sepse një proces të tillë nuk do të ketë, në 7 Maj në Kavajë, dhe as në 18 Qershor në Shqipëri.

Protesta e opozitës vijon në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndësa Basha u tha mbështetësve se fundi i republikës së vjetër po vjen.

***

Ne fakt ish kryeministri dhe lideri historik i demokrateve dr. Sali Berisha, e kishet paralajmeruar ne daljen e tij te 27 prilst en Cader se mOsbindja Civile do te filloje te Henen. Ja care pat paralajmeruar dr. Berisha:

Ish-kryeministri Sali Berisha tha me 27 prill se me mosbindjen civile e cila filloi të hënën dhe që do të vazhdojë me tej do të rrëzojnë kryeministrin Rama.Nga çadra e lirisë, Berisha i kujtoi Ramës një rast në vitin 1991, kur ai është avakuuar me autoblindë të ushtrisë.

Berisha: Filloi mosbindja civile e cila do të flakë Edi Ramën në koshin e plehrave të hsitorisë njëlloj si etrit e tij. Edi Rama do ti kujtoj një moment. Më 20 shkurt të 1991 është evakuuar me autoblindë të ushtrisë nga Ramiz Alia bashkë me njerëz të tjerë dhe është derguar në Zall-Herr. Tani Edi Rama nuk ka më Zall Herr më për ty, as në Surrel nuk mund të rrish. Të garantoj që kjo çadër do të krejë ty nga ajo zyrë, do të të japë ty vendin që meriton dhe mos mendo se do të çojë Mimi autoblindat se nuk do jetë as ajo aty ku është.

Sali Berisha kishte edhe një mesazh për të rinjtë që mund të tymosin ndonjë cigare hashash.

Berisha: Dua tu them me dashurinë, respektin dhe dhimbjen më të madhe: Asgjë nuk ju shkatërron ju të ardhmen, karakterin e njeriut sesa droga. Dhe kjo betejë që ne bëjmë, e bëjmë sepse ne besojmë tek ju, te e ardhmja e Shqipërisë në duart tuaja. Këtu karshi nesh është një përdorues droge, pervers. Karshi nesh është një njeri i papërgjegjshëm që e shndërroi Shqipërinë në narkorepublikë. Narkorepublika ka ezksituar vetëm një në botë, ishte Panamaja e Norigës, njeriun të cilin e ndihmuan për të bërë demokraci dhe shtet ligjor.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Basha, Mosbindje civile, Protesta

zv/Sekretari Hoyt Yee në Shkup, takon krerët e partive shqiptare

April 30, 2017 by dgreca

HoyZv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, i cili po qëndron për vizitë dyditore në Maqedoni, takimet i ka nisur me drejtuesit e partive politike shqiptare – me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, atë të lëvizjes Besa, Bilall Kasami, përfaqësuesin e Aleancës për Shqiptarët, Vesel Mehmedi, si dhe kryetarin e PDSH, së Menduh Thaçi.

Nga këto takime, siç bëhet e ditur nuk do të ketë prononcime për mediet nga zyrtari i lartë amerikan, i cili të hënën pritet të takojë presidentin Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe kryetarët e LSDM-së, Zoran Zaev dhe të VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

Pas takimit me zv.ndihmës sekretarin amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se Maqedonisë si asnjëherë më parë i duhet stabilitet dhe se procest duhet të vazhdojnë pavarësisht kundërshtimit të VMRO-së dhe akteve të dhunës.

Ahmeti tha se nga diplomati amerikan ka marrë mbështetjen në proceset e nisura dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvedit, Talat Xhaferi.

“Maqedonisë në këtë situatë më së shumti i duhet stabiliteti, i duhet që proceset të zhvillohen në rrugë të mbarë, i duhet që institucionet të funksionojnë. Sigurisht që kthim pas nuk ka nga të gjitha këto zhvillime, nëse ne nuk vetëdijësohemi, sigurisht që i dobësojmë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Të pranohet ky realitet i ri, zgjedhja e kryetarit të Parlamentit të mbështetet edhe nga ato forca që kontestojnë zgjedhjen e Xhaferi, si kryetar të Kuvendit sepse emërimi i tij është bërë në rrugë ligjore dhe legjitime”, ka theksuar Ahmeti.

Ai tha se BDI-ja nuk do të pranojë pjesëmarrjen në seancat e Kuvedit të thirrura nga Trajko Veljanovski, pasi siç tha, ai nuk ka të drejtë morale e as ligjore të thërras seancë, sepse nuk ka shumicë parlamentare.

Në fokus të takimeve është kriza politike, e cila u përshkallëzua në dhunë si pasojë e ndërhyrjes së protestuesve në Kuvend kundër zgjedhjes së kryeparlamentarit dhe formimit të qeverisë nga shumica e re parlamentare.

Fizikisht ata sulmuan shumë deputetë të LSDM-së dhe më së keqi i pësoi lideri i partisë, Zoran Zaev, kandidat për kryeministër. Në mesin e të rrahurve është edhe Zijadin Sela nga Aleanca për Shqiptarët, i cili ende vazhdon të trajtohet në spital.

Njohësit e çështjeve ndërkombëtare besojnë në ndërhyrje më të fuqishme nga SHB-ja kundër atij që e quajnë regjim të Gruevskit për të parandaluar skenarë të tjerë që mund të destabilizojnë Maqedoninë drejt një konflikti edhe ndëretnik.

“VMRO DPMNE-ja e Nikolla Gruevskit do të tentojë të përdorë forma të ndryshme për ta penguar funksionimin e kryeparlamentarit, mirëpo shpresoj se tani ndërkombëtarët, e në veçanti SHBA-ja do të përdorë instrumente më efikase për ta neutralizuar apo izoluar nga veprimi i mëtejmë destruktiv që mund të jetë edhe më i rrezikshme për stabilitetin e vendit”, thotë Ismet Ramadani, drejtues i Këshillit Euroatlantik të Maqedonisë.

Ai thekson nevojën e veprimit sa më të shpejtë të kryeparlamentarit Xhaferi dhe të shumicës parlamentare për formimin edhe të qeverisë. Ai thotë se kreu i Kuvendit duhet t’i nisë një letër presidentit Ivanov me kërkesën për mandatimin e Zaevit për kryeministër dhe nëse këtë nuk e bën, atëherë sipas tij, shumica parlamentare duhet vetë që të zgjedhë edhe qeverinë e re.

Ish-kryetari i Kuvendit, Stojan Andov, thotë për Radion Evropa e Lirë, se zgjedhja e Talat Xhaferit për kryeparlamentar, është legjitime dhe se ai duhet të vazhdojë me hapat tjerë për zgjedhjen e qeverisë. Andov thotë se ajo që ka ndodhur në Maqedoni me sulmin ndaj deputetëve të Kuvendit, nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës.

“Kryetar të Kuvendit zgjedh vetëm shumica parlamentare dhe askush tjetër. Çdo pretendim tjetër se populli duhet të vendosë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, është qesharak dhe me qëllim të caktuar. Talat Xhaferi ka marrë shumicën e votave dhe ai tani duhet të ndërmarrë të gjitha veprimet për formimin sa më të shpejtë të qeverisë”.

“Gjithashtu, duhet të ndërmerren të gjitha procedurat e nevojshme për nxjerrjen para drejtësisë të atyre që lejuan ushtrimin e dhunës ndaj të zgjedhurve të popullit. Kjo është e patolerueshme dhe besoj se jemi shteti i vetëm, në të cilin ka ndodhur diçka e tillë. Si kryeparlamentar, në tre mandate kam parë raste kur janë rrahur deputetët mes vete, por asnjëherë që brenda Kuvendit të hyjnë njerëz dhe t’i rrahin deputetët. Kjo ishte e tmerrshme”, tha Andov duke besuar në ndihmën edhe të faktorit ndërkombëtar për kapërcimin sa më të shpejtë të krizës.

Arsim Sinani, njohës i çështjeve politike, konsideron se gishti duhet drejtuar nga presidenti Ivanov, i cili është një nga pengesat kryesore për zgjedhjen e qeverisë.

Sinani thotë se lajmi se zv.ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee do të takohet edhe me presidentin Ivanov, është sinjal i mirë, duke marrë parasysh se kreu i shtetit më parë kishte refuzuar të takohet me zyrtarë të lartë nga Brukseli.

“Mendoj se Hoyt Yee do të jetë i vendosur që të vazhdohet më tutje dhe tani pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë, të zgjidhet edhe qeveria e re që do të drejtohet nga Zoran Zaev e cila do ta nxjerr vendin nga kriza, në të cilën e ka çuar Nikolla Gruevski”, thotë Sinani.

Ditë më parë ambasadat e huaja në Shkup dënuan ashpër dhunën ndaj deputetëve duke kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e autorëve.

“Sulmi ndaj një institucioni shtetëror, i cili paraqet zemrën e demokracisë, është sulm ndaj vetë demokracisë. Presim që këto vepra penale të hetohen në mënyrë sa më të shpejtë dhe organizatorët e autorët e sulmit të sillen para drejtësisë”, thuhej veç tjerash në deklaratën e përbashkët të delegacionit të BE-së, Ambasadës Amerikane, misionit të OSBE-së dhe zyrës së NATO-s.

Filed Under: Analiza Tagged With: Hoyt Yee në Shkup, takime

NE NJU JORK KA NDERRUAR JETE BUKURIE HAXHAJ

April 30, 2017 by dgreca

shenje

 

Familja Haxhaj njofton se ka nderruar Jete Bukurie Haxhaj ne moshen 51 vjecare. E ndjera prej 4 vitesh vuante nga nje semundje e rende. Ajo la pikellim te thelle bashkeshortin Gani Haxhaj, djemte Elvisin, Besarin dhe Fatlumin si dhe njerzit e dashur te familjes e miq ne Shqiperi, Angli e SHBA.

Komuniteti mund t’i shprehe ngushellimet Familjes HAXHAJ diten e Hene nga ora 2.00 PM deri ne Oren 9.00 PM ne Farenga Brodhers Funeral Home ne Adresa: 920 Allerton Ave, Bronx, NY 10469- Tel: (718) 654-0500.

Varrimi behet Diten e Marte ne Woodlawn Cemetery , 517 E, 233 RD, Bronx, NY 10470 .

Nisja nga Farenga Funeral Home ne oren 10.00 paradite.

Telefoni i Familjes:646-271-5275

Federata “VATRA” dhe Gazeta”Dielli” i shpreh ngushellimet me te thella bashkeshortit Gani Haxhaj, djemeve dhe te gjithe familjareve dhe miqeve.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Bronx, Bukurije Haxhaj, Gani Haxhaj, Nderroi jets

Kosovë-Ministria e Drejtësisë tërheq dy nenet e propozuara të Kodit Penal


April 30, 2017 by dgreca

-Organizata të shoqërisë civile theksonin se “kundërshtojnë fuqishëm draftligjin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”/

1 Min Drejtesieok

 -BE, thirrje autoriteteve që të vazhdojnë respektimin e parimeve ekzistuese të garantimit të lirisë së shprehjes, të përligjur në Kushtetutën e Kosovës, e cila është përafruar me standardet më të larta evropiane/
 
PRISHTINË, 30 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Ministria e Drejtësisë e Kosovës deklaroi sot se, duke marrë parasysh shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, me efekt të menjëhershëm tërheq nenet e propozuara “fyerja ndaj shtetit dhe simboleve të shtetit” dhe “fyerja ndaj organeve kushtetuese” nga propozimi për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit Penal të Republikës.

 


 
Ministria e Drejtësisë thekson se, “i merr seriozisht shqetësimet e shoqërisë civile lidhur me çdo propozim që vjen nga Ministria dhe dëshiron të dëshmojë se është e gatshme të bëjë idetë dhe propozimet e shoqërisë civile pjesë të vendimeve të saj”.

 


 
Më tej shtohet se, Ministria e Drejtësisë synon të vazhdojë dhe të thellojë bashkëpunimin me shoqërinë civile të Kosovës në të gjitha fushat që janë në përgjegjësinë e saj dhe do të sigurojë që shoqëria civile do të përfshihet në të gjitha proceset e politikëbërjes dhe hartimit të legjislacionit, duke përfshirë Kodin Penal, Kodin e Procedurës Penale dhe tërë rishikimin funksional të sistemit të sundimit të ligjit në Kosovë.
 
“Jemi të bindur se vetëm përmes një bashkëpunimi të ngushtë midis institucioneve publike dhe shoqërisë civile mund të realizohen veprime që janë në dobi të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, dhe Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar në këtë drejtim”, përfundon deklarata.



Në 27 prill, në një reagim, organizata të shoqërisë civile theksonin se “kundërshtojnë fuqishëm draftligjin e hartuar të Ministrisë së Drejtësisë për ndryshimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.
 Edhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë/Përfaqësuesi Special i BE-së deklaronte se është e brengosur në lidhje me synimin e autoriteteve të Kosovës për të ndryshuar e plotësuar Kodin Penal të Kosovës me dispozita të reja për shpifjen dhe fyerjen.
 
“Kjo është në kundërshtim me trendet ndërkombëtare të shfuqizimit të ligjeve penale të shpifjes. Një numër shtetesh anëtare apo anëtare potenciale të BE-së, duke përfshirë Kosovën, tashmë kanë hequr kriminalizimin e shpifjes dhe fyerjes, ndërsa vendet tjera kanë bërë hapa të rëndësishëm në të njëjtin drejtim. Dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes në Kosovë është raportuar si përparim në Raportin e Komisionit Evropian më 2013”, theksonte deklarata.
Më tej vlerësohej se, Legjislacioni civil në Kosovë ofron masa të mjaftueshme në lidhje me shpifjet dhe fyerjet.
“BE-ja në Kosovë i bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të vazhdojnë respektimin e parimeve ekzistuese të garantimit të lirisë së shprehjes, të përligjur në Kushtetutën e Kosovës, e cila është përafruar me standardet më të larta evropiane”, përfundonte deklarata.

Filed Under: Komente Tagged With: 2 nene terhiqen, Kodi Penal, Ministry e Drejtesise

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 67
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT