• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

TELEGRAM PREJ PARISI

June 30, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/
Fishta, Bumci, beratiAT GJERGJ FISHTA O.F.M., IMZ. LUIGJ BUMÇI, DHIMITER BERATI. PARIS 1919/

  ■PA SHKODER E VERI NUK KA HISTORI ! /

EDHE SHQIPES ME IA HJEKË PUPLAT NUK E NJEH KUSH MA PER SHQIPE !/

■Fatkeqsisht, “historianët tanë të njohur” mbas vitit 1944, i kanë hjekë koken!

Engjulli i birucave të Sigurimit Shtetit në Shkoder, Moter Gjyzepina Radovani ka thanë: “Si mbas parimit komunist: Sytë që kanë pa duhën verbue;  e duhën shurdhue veshët që kanë ndigjue; e pré gjuhët që mund të flasin; e, shkurtue krenat që mendojnë!“ (1946)

Mbi bazen e këtij parimi asht shkrue çdo fjalë nder librat e “Historisë” së Shqipnisë, ku, perditë e ma shumë po punohet per zhdukjen e Figurave të Lavdishme të Historisë sonë.

Kam shkrue para pak vitesh të vertetën historike të shpetimit të Korçës dhe Gjinokastres nga aneksimi i Greqisë, në vitin 1920, nderhymjen e Imzot Luigj Bumçit direkt tek Papa Klementi i V dhe, “si veproi Papa tue u lidhë me Presidentin Amerikan Willson…”, prap vazhdojnë fallsifikatorët e Historisë, me genjeshtrat e veta të pakorrigjueshme!

1920 – 1924 Asht periudha ma brilante e pjesmarrjes At Gjergj Fishtës O.F.M., në fushen politike, kur me esen e vet “Shqiptarët dhe të drejtat e tyne”, shkrue në Paris në vitin 1919, kur ishte Sekretar i Delegacionit zyrtar të Shqipnisë në Konferencen e Paqës në Paris, i zgjedhun në këte detyrë nga Kryetari i Delegacionit Imz. Luigj Bumçi, i cili kur e lexoi në sallen e delegatëve, i tregoi mbarë Europës kush perfaqson Shqipninë atje!

■Shqipnia e dalun nga kthetrat turke në vitin 1912, pa kalue as dhjetë vjetë kishte atje një Delegacion që Kryetari i Tij Imz. Bumçi dhe, Sekretari At Fishta, komunikonin me të gjithë delegacionet e Botës, pa pasë nevojë per perkthyes! Kjo ishte Shqipnia! Prania e Klerit Katolik Shqiptar prej ngjarjeve të Deçiqit, asht faktori i themelimit Shtetit!

1922 AT GJERGJ FISHTA NË WASHINGTON…

■Një Burrë Trim i veshun me zhgunin e Shen Françeskut dhe me konopin e Tij per bel, shkeli në Ameriken e largët… E pra, atje Ai shkoi me “lypë”…

8 MAJI 1922 – WASHINGTON…

■At Gjergj FISHTA i shkruen leter Provinçialit At Palë DODAJ:

“Këtu në Washington kam kontaktue me nji senator katolik, si të kam shkrue (29.4. 1922) françeskanin me ndikim të madh në qarqet diplomatike të Washington-it, Atë Godfried Shilling, dhe i jam lutë me u interesue pranë Qeverisë së Tij, per njohjen e Shqypnisë si Shtet i Pamvarun. Ai ka folë me Senatorin Henry Cabot Lodge, i Partisë Republikane, njeri me autoritet të madh dhe i një mendimi me Presidentin Wilson për të drejtat e barabarta të popujve,  dhe sot më tha: Se njohja e Shqypnisë asht e mundshme, prandej Qeveria e Tiranës, t’a paraqesin kerkesen e Saj me shkrim në Nensekretariatin e Shteteve të Bashkueme t’ Amerikës.”

■Në fund të letrës, At Fishta shton : “Ndërkaq vizita eme në Washington ka pasë si përfundim njohjen e Shqypnisë prej anës së Shteteve të Bashkueme të Amerikës.

Të gjitha përpjekjet e mâparshme të Qeverisë sonë, si ato të “Vatrës”, s’kanë pasë sukses…Kjenë Senatorët katolikë, të cilve ua pata paraqitë çashtjen sidomos në pikëpamje fetare, ata qi me ndërhimje të veta xuerën njohjen zyrtare të Shqypnisë nga Qeverija amerikane. Washington, 8 Maji 1922.”

***

At Gjergj Fishta, takimet në Washington nuk i ka ba në rolin e një deputeti të Shqipnisë, edhe pse ishte me mandat nga populli në dy legjislacione, por si intelektual që kishte marrë famë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Faik Konica në përgjegje të një letre që At Fishta i kishte dërgue, i shkruen nga Bostoni: “Ju falem nderit për letrën e bukur që më dërguat. Kini lënë në Shqipëtarët e këtushëm një kujtim lartësie dhe drite, që kà shuar gjithë moskuptimet e shkuara”.

■Kur At Fishta u kthye nga Amerika, me të mërrijtun në Paris, i bani një telegram Mikut vet dhe Provinçialit njohun të Fretenve të Shqipnisë Atë Pal Dodaj, per suksesin në Amerikë dhe knaqësinë e njohjes së Shqipnisë, e se asht tue shkrue një poemë satirike. Asht fjala për poemën “Gomari i Babatasit”…

***

■Mendoj se ka ardhë koha që Populli Shqiptar të njoh mendimin e dijetarit të madh

At Zef Valentini S.J.:

“At Fishta asht nji Homer Shqiptar. Ai nuk asht vetëm nji poet i madh kombëtar.

Ai asht nga ma të mëdhajt në Botë. E randsishme asht që ai të njihet prej saj”.

            Melbourne, 29 Qershor 2017.

 

Filed Under: Histori Tagged With: Fritz radovani, Telegram nag Parisi

Një analizë e zgjedhjeve

June 30, 2017 by dgreca

Nga Reshat  Kripa/

Një anekdotë e vjetër tregon se kur Neroni i vuri zjarrin Romës, populli u ngrit në revoltë dhe rrethoi pallatin perandorak. Neroni, i frikësuar, thirri këshilltarin e tij, të urtin Seneka, dhe i tha: – Si t’ia bëjmë, ata po hyn në pallat? Seneka iu përgjigj:    – Hidhua fajin të krishterve. Në atë kohë krishterimi kishte vetëm pak kohë që kishte lindur dhe Shën Pjetri ndodhej në Romë. – Po, a do të më besojnë? – pyeti Neroni.\ – Populli beson çdo lloj gënjeshtre që i serviret, – iu përgjigj Seneka.

Mendoj se kjo sentencë e Senekës u realizua plotësisht në vendin tonë   me rezultatin e zgjedhjeve që sapo përfunduan. Populli u besoi gënjeshtrave të shumta të Edi Ramës se tani e tutje do të hanin “me lugë të florinjtë”, siç thoshin dikur ish komunistët. U besoi gënjeshtrave për qindramijrat që do të punësoheshin, për shërbimin shëndetësor falas, për heqjen e taksave për bisnesin e vogël, për legalizimin e banesave e të tjera, e të tjera që do t’u kryekan brenda një afati të shkurtër. I besoi politikës së drogës së përhapur në çdo skaj të vendit. I besoj trafikimit të saj në çdo skaj të botës. U përul përpara blerjes së votës për një thes mielli dhe për një shumë mizerabile të hollash që shpesh herë nuk i kalonte të pesëmijë lekët apo ndoshta edhe më pak. Populli u besoi këtyre prrallave ndaj i dha shumicën dërmuese prej 74 deputetë Partisë Socialiste, ndërsa Partisë Demokratike 43, Lëvizjes Socialiste për Integrim 19, Bashkimit Demokratik per Integrim  dhe Unitet 3 edhe Partsë Social-Demorate, apo më mirë Tom Doshit, 3. Natyrisht një rezultat i tillë shokoi edhe ata parashikuesit më të aftë të rezultateve, Të tre forcat politike pretendonin me të madhe per fitoren. Madje kreu i socialistëve pretendonte per 71 mandate. Si ka mundësi që ai morri më tepër? Si ka mundësi që Shkodra që, për njëzetepesë vjet. ka qenë bastione e së djathtës të fitojë vetem 5 mandate, ndërsa partitë e majta, ajo Soaialiste, LSI dhe Social-Demokrate të rrëmbejnë 6 të tilla madje edhe në përqindjet e fituar për çdo parti PD-ja të fitojë me një diferencë fare të vogël ndaj socialistëve, në një kohë kur në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ato bashkiake më 2015 diferenca ishte shumë më e madhe? Si ka mundësi që Kavaja, djepi i demokracisë ia dha votat për deputet Partisë Socialiste, ndërsa në zgjedhjen e Kryetarit të Bashkisë fitoi kandidati demokrat? Pikërisht në këto pyetje duhet të vihet theksi i arsyeve të shkaqeve të mësipërme.      Le të fillojmë t’i analizojmë ato. Qysh me daljen e listave për kandidat për deputetë të PD-së, në skakierën e politikës së kësaj partie filluan të shfaqen thirrje histerike për dorëheqjen e menjëherëshme të drejtuesit të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës dhe këto thirrje nuk zhvilloheshin nga njerëz të zakonshëm por nga ata që me vite kishin qenë në krye të politikës së djathtë në rang kryetarësh  të Kuvendit të Shqipërisë apo minstrash të qeverisë demokratike dhe që mungonin në këto lista për disa arsye, të cilat unë nuk jam në gjenjde t’i gjykojë,  . Dua t’i pyes këta individë:

  • Si mendoni ju të nderuar, a mund të jap dorëheqjen kryetari i nje partie pesëmbëdhjetë

apo njëzetë ditë para zhvillimit të zgjedhjeve? A mund të  mendoni  që  kryetari  i  ri  për  një

kohë kaq të shkurtër do ta çonte partinë në fitore? Një thirrje e  gabuar  e  bërë  në  një   kohë

të gabuar.

Unë nuk e besoj dhe mendoj se edhe shumica e demokratëve do të kenë të njejtin mendim. Atëherë përse? Përse militantët e kurdisur prej jush filluan të  bëjnë një fushatë te egër kundra drejtuesit të Partisë Demokratike, ndoshta më të egër se dhe ajo e kundërshtarëve politikë. Ishte pikërisht kjo një nga arsyet që çoi në humbjen e thellë të Partisë Demokratike, Këtij korit tuaj më vonë iu bashkuan edhe zëra të tjerë që arritën kulmin, me përfundimin e zgjedhjeve, kur dolën edhe me të ashtuquajtura peticione të hapura ku vazhdonin të kërkonin dorëheqjen e tij dhe duke ia ngarkuar atij të gjithë përgjegjësinë e humbjes. Po ju të dashur kundërshtarë të Lulzim Bashës, a nuk poaskeni patur asnjë lloj përgjegjësie në këtë humbje? A nuk keni gabuar edhe juve ne karrieren e gjate politike?

Le të përqëndrohemi në disat të dhëna të nxjerra edhe nga e kaluara kur Partia Demokratike ishte në pushtet.

Po  marr  dy  raste . I pari është për ish-Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë.

Ishte viti 2012. Tre figura të shquara të të përndjekurve  politikë, Bardha  Gjonmarkaj,

vajza e kapedanit të Mirditës,  dy herë e dënuar politike dhe pjesën tjetër të periudhës totalitare e internuar nëpër kampet e errëta të komunizmit, Abdyl Kërluku i dënuar për qëndrimin e tij antikomunist nga regjimi totalitar, i ridënuar përsëri për tentativë arratisje nga kampi i punës së detyruar nëpërmjet një tuneli që kishin gërmuar fshehurazi dhe qëndrestari i orëve të para të rezistencës antikomuniste, nismëtari i shoqatës tonë burri i urtë dhe i shquar, Faik Selenica, kishin ndërruar jetë. Të tre ishin të moshës mbi 85 vjeç. Por nuk ishin vetëm këta.

Lidhur me sa më sipër shoqata e jonë i propozoi Qeverisë Shqipatre një projekt-ligj për këtë çështje dhe për disa të tjera dhe qeveria e dërgoi atë në Kuvend. Çfarë përmbante ky projekt ligj:

  1. Shpërblimin financiar  me  një   këst  të  vetëm  të  atyre që kanë mbushur moshën 85 vjeç. 2. Shpërblimin     financiar    të      atyre   që     në dëshminë  e dënimit politik kanë edhe  nenin  që  i konsideronte veprimet e tyre terroriste. 3. Ndryshimin  e  afatit  të   periudhës  së  vrasjes  pa   gjyq   nga   30  nëntori  1944,  deri në  25  tetor 1944. 4. Zgjatjen e afatit  të  dorëzimit të   kërkesave që   kishte  përfunduar  më  30  qershor 2009 deri më 31 dhjetor 2013.

Projekt ligji kaloi për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve dhe atë të Ekonomisë të cilët e miratuan madje  duke ndryshuar moshën nga 85 vjeç në 75 dhe ia kaloi seancës plenare por, çuditërisht, megjithëse kaloi më shumë se një vit ky projekt-ligj nuk kaloi në seancë dhe praktikisht nuk u miratua.

Moszbatimi i këtij ligji u shfrytëzua nga Edi Rama, i cili kur miratohej ligji e dënshpërblimit të të përndjekurve politikë i nxorri deputetët nga salla, ndërsa tani kur mori pushtetin  filloi zbatimin e tij dhe të këtij projekt-ligji duke menduar se me këto do  të mashtronte të përndjekurit politikë. Këtë armë në dorë ia dhuruat pikërisht ju që jeni vetë një anëtare e kësaj shtrese dhe duhej të miratonit çdo projekt-ligj që paraqitej për ta. Por ju nuk i bëtë..

Rasti i dytë për ish-ministrin Arben Imami. A nuk ishit ju që braktisët Partinë Demokratike qysh në vitin 1992 duke formuar të ashtuquajturën Aleanca Demokratike që në vitin 1997 u lidh me Partinë Socialiste dhe bandat rebele, madje ju u veshët edhe gjeneral. A nuk ishit ju që u emëruat dy herë ministër në qeveritë sosialiste pas vitit 1997? Me këto të dhëna mendoj se ishte e prapanueshme që Qeveria  Demokratike e riverndosur në vitin 2005 t’ju emëronte përsëri ministër por, për fat të keq kjo ndodhi dhe tani pretendoni se qenkeni një nga themeluesit e Partisë Demokratike.

Përmenda   këto   dy   raste   pasi   janë  më  flagrantet .por  jo  më  pak  flagrante  dhe

luftënxitëse janë thirrjet e disa personaliteteve të tjera të  Partisë  Demokratike.  Më  lejoni  t’i citoj:

Genc Ruli:

“ U them atyre që ende e duan PD-në dhe që ende ju duhet PD-ja,nëqoftese ai nuk jep dorëheqjen deri nesër, atëherë shkoni te selia e PD-së dhe dëbojeni atë, gruan dhe kunatin, ashti siç dëboi Jezusi tregëtarët nga tempulli”.

Jozefina Topalli: “Në këto kushte,nëse Basha nuk jep doreheqjen e parevokueshme, demokratët duhet të marrin në dorë me protesta dhe forma të ndryshme demokratike, me synim kthimin e PD-së demokratëve”

Besnik Mustafaj: Unë  nuk  kam  besim  se  Basha   pa   një  presion  të  fortë do  ta  pranonte  këtë  lloj

procesi. Basha nuk është njeri autokritik, pasi ka pasur shumë raste që duhet në këto katër vite të ishte vetëkorigjuar dhe nuk e ka bërë. Nuk ka nxjerrë mësime nga gabimet e bëra”

Arben Imami: “Kreyetari i PD-së, me gjithe respektin për personalitetitn e tij,duhet të largohet nga posti i kryetarit të partisë. Unë jam me këtë deklaratë: Nëse zoti Basha do ta uzurponte atë vend,sigurisht që do të ketë reagim. Kjo është e kuptueshme.

A janë thirrje të një intelektuali demokrat këto? A nuk janë në kundërshtim me statutin e Partisë Demokratike thirrje të tilla histerike? Në cilën pikë të tij thuhet se kryetari mund të shkarkohet me revolta apo thirrje historike. Më e madhe kjo bëhet kur këtë e bëjnë ish-krerë të kësaj parite. Kjo është me të vërtetë për të ardhur keq.

Përse ndodh kjo? Më vjen keq ta them por shqiptari ka brenda vetes së tij nje gen të keq që i ngjallë cmirën për këdo që ngrihet mbi veten e tij. Ja një anekdotë tjetër e lidhur me këtë temë:

“ Tre vëllezër iu drejtuan Perëndisë për t’iu dhuruar diçkja që do t’i ndihmonte të jetonin normalisht. Zoti i pyeti të tre, sipas moshës, se çfarë kërkonin.

I pari tha:Dua një shtëpi të bukur me një kopësht ku të lulëzojnë të gjitha llojet e luleve.

I dyti ,:Dua një arë të madhe ku të mbjellë të gjitha bimët që ndodhen në botë.

Ndërsa i treti:Unë nuk dua asgjë por ju lutem ua hiqni edhe atyre ato që kërkuan.”

Ky ishte ai geni i keq që e vuri kundër edhe  dy  vëllezërve  të  tij. Pikërisht  këtë duan të bëjnë këta bandillë me kryetarin që vetë e zgjodhën  para katër viteve.

Lidhur me sa përmenda më sipër ndoshta edhe unë do të doja që Basha të jepte dorëheqjen por jo si pasojë e ultimatumëve nga indivinë apo grupe të ndryshme. Moszgjedhja e tij mund të bëhet vetëm me anën e zgjedhjeve, vetëm me anën e votës së lirë. Një praktike të tillë i duhet dhënë fund në rast se nuk duam të shkatërojmë partinë tonë të ngritur me aq mund.

Së fundi edhge vetë  Basha iu përgjigj këtyre thirrjeve histerike. Ja çfarë tha ai:

Unë marr të gjitha përgjegjësitë për rezultatin.Tani demokratët dhe shqiptarët meritojnë një bilanc të plotë dhe ballafqim të hapur dhe të vërtetë mes atyre që punuan me mish dhe me shpirt për fitoren e Partisë Demokratike dhe atyre që u ngritën kundra sapo humbën kolltuket Sa kam gabuar dhe ku kam, gabuar nuk e përcaktoj unë, por këtë nuk mund ta përcaktojnë as ata që nuk punuan asnjë ditë për fitoren e Partisë demokratieke”

Ndërsa më poshtë vijon:Kam vendosur të ngrij të  gjitha  funksionet e  mia   organizative  si  kryetar  i  Partisë

Demokratike dhe t’ua delegoj ato dy nënkryetarëve dhe sekretarit të përgjithshëm për të organizuar me fuqi të plotë vendimarrëse garën për kryetarin e Partisë Demokratike sipas parimit “ Një anëtar, një votë”.Oraganizimi i zgjedhjes së kryetarit të tij ka filluar, dy nënkryetarët dhe sekretari kanë hartuar programin përkatës. Po ngrihen komisionet dhe më datën 22 korrik janë zgjedhjet për kryetarin.

Le të heqim dorë nga mënyrat përçarëse dhe le të bashkohemi për një proces demokrati. dhe europian, përndryshe duhet të mbajmë përgjegjësinë për shkatëtërimin e partisë që shembi e para regjimin totalitar komunist dhe vendosi sistemin demokratik.. Ndaj të bashkuar le të ecim gjithmone përpara për një shqipëri demokratike. Le të paraqesi kushdo kandidaturën e tij dhe ai që do të fitojë le të drejtojë Partinë Demokratike drejt së ardhmes.

Së fundi, më lejoni ta mbyll këtë analizë me meszhin e dhënë nga lideri historik i Partisë Demokratike, zoti Sali Berisha, i cili ta;Gjykoj se është detyrim ligjor dhe moral i çdo anëtari apo drejtuesi të PD-së të kontriboajë në integritetin, transparencën, besueshmërinë e këti procesi në luajalitet të plotë të vlerave dhe rregullave demokratike që ndajmë njeri me tjetrin! Rruga e ringritjes nuk është kurrë e lehtë. Ajo kalon përmes bashkimit dhe jo përçarjes, as edhe përjashtimit. Unë kam besimin më të thellë se ne kemi vullnetin e hekurt që të bashkuar  të kryejmë me sukses të plote ringritjen e fuqishme të Partisë Demokratike që presin sot me padurim anëtarët, mbështetësit tanë, pret e djathta shqiptare dhe miqtë tanë në mbarë Europën dhe botën’

Çdo fjalë tjerët është e tepërt.

*Autori eshte Anëtar i  Kryesise së Degës së Tiranës së Shoqatës Antikomunsite të Përndjekurve Politikë Demokratë të Shqipërisë

Filed Under: Opinion Tagged With: Një analizë e zgjedhjeve, reshat kripa

Europe League! Deshtojne Partizani dhe Tirana! Skenderbeu fitore e vuajtur.

June 29, 2017 by Administrator

partizani bullgari

Pergatiti Albano Kolonjari./

Partizani dhe Tirana deshtuan ne sfidat e para te vleveshme per Europa League. Legjenda e kuqe kaloi e para ne avantazh qe ne te katerten minute me ane te sulmuesit te saj Sukaj. Kur po mendohej qe Partizani do ta kishte te lehte takimin, jane bullgaret ata qe marrin frenat e lojes ne dore dhe shenojne tre gola njeri me te bukur se tjetri duke hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit per ne turin tjeter. Partizani nuk dha ate cfare pritej ne fushen e lojes. Mbrojtja me e mire e sezonit te kaluar ne Super Ligen Shqiptare, beri gabime te shumta. Tek te kuqte u ndie largimi  i Torasses dhe Ekuban qe ishte edhe sulmuesi kryesori skuadres me 17 gola. Futbolliste e afruar per sezonin e ri nuk arriten te lidheshin me lojen e skuadres, nderkohe qe e gjithe skuadra tregoi mungese te pregatitjes fizike. Pas ketij takimi trajneri i Partizanit Sulejman Starova u shpreh:

U kërkoj falje tifozëve për paraqitjen tonë

U kërkoj falje tifozëve për këtë humbje. Përveç se psikologjikisht ramë edhe fizikisht. Shënuam të parët falë një zgjidhjeje personale të Sukajt. Por goli i barazimit ndikoi në psikologjinë e skuadrës. Kosoko që dihet godet nga larg duhet të mbulohej më mirë. Botev u bë më pas zotëruese e lojës. Pjesa e dytë nisi me një lojë tjetër të kundërshtarit që do të menaxhonte rezultatin. Sërish një gabim yni i jep mundësi bullgarëve të shënonte golin e dytë. Më pas rasti i golit të tretë lë një shije të hidhur. I falenderoj tifozët për mbështetjen që na dhanë në stadium. Kisha deklaruar që i kishim shanset 50 me 50 dhe po të ishim më të disiplinuar mund të kishim marrë rezultat tjetër. Ne ndeshjen e kthimit do të shkojmë për të fituar, por rezultati 3-1 është në avantazh të kundërshtarit që kishte individualitete. Kemi harxhuar më energji se kundërshtari. Skuadra nuk kishte mundësi të zëvendësonte 5 lojtarë të formacionit në harkun e dy javëve. Botev kishte më shumë cilësi individuale sesa ne.

Nëse duhet të gjejmë patjetër një përgjegjës atëherë ky jam unë. Jemi në tratativa për të sjellë lojtarë të nivelit të Ekubanit, pritet të mbërrijnë në ditët në vijim. Ne besojmë te Moxhi dhe të afrimi i lojtarëve cilësorë.

Ne Izrael, Tirana e drejtuar nga braziliani Ze Maria, zhvilloi nje ndeshje te mire perballe Maccabin e Tel Avivit . Nje skuader e ndertuar ne harkun kohor te 10 diteve, dhe sinjale te qarta te “rilindjes”. Maccabi arriti te fitoje ndeshjen fale experiences me te mire dhe kualiteteve qe ka ne ekip. Skuadra izraelite e fitoi takimin me rezultatin 2-0, duke hedhur nje hap te sigurte drejt kualifikimit.

Ze Maria.

“Luajtëm sot pas vetëm dy seancave të mirëfillta stërvitore, mendoj se ndeshja tjetër mund të jetë ndryshe. Makabi është një skuadër e mirë me një trajner të mirë. Në radhët e tyre pashë disa lojtarë të mirë që na e vështirësuan punën. Ajo që keni parë sot nuk është futbolli shqiptar, të stërvitesh vetëm një javë nuk tregon asgjë për një skuadër. Jam i lumtur që kam edhe një javë në dispozicion e do të shihni më shumë nga ne”

E vetmja fitore per skuadrat shqiptare ne Europa League ishte ajo e Skenderbeut qe fitoi me rezultatin minimal 1-0 perballe skuadres modeste nga Andora Sant Julia . Korcaret paten shume raste per shenim por nuk arriten te gjenin rrugen e rrjetes. Autori i golit te vetem ne kete takim Latifi humbi nje 11 metersh. Pavaresisht nga fitorja minimale fakti qe korcaret luajne perballe nje skuader modeste, i jep Skenderbeut mundesi me te medha kualifikimi, nderkohe qe Partizani dhe Tirana me rezultatet qe kane arritur ne ndeshjet e para, jane pothuajse te skualifikuar.

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, dehston partizani e Tirana, Skenderbeu vuan

Partizani! Iken Tomorri, vjen Moxhi.

June 29, 2017 by Administrator

genc tomorri 3

Nga Albano Kolonjari/I mirenjohuri Genc Tomorri nuk do te jete me Drejtor i Pergjithshem i FK Partizanit. I njohur me nofken “i perjeteshmi”, nisur nga fakti qe gjithe jeten e tij ka qene besnik i Legjendes se Kuqe, ka dhene doreheqjen pas humbjes deshperuese 3-1 te ekipit te Partizanit ne sfiden e pare te Europa League. Te kuqte kishin perballe ekipin bullgar Botev Plovdviv. Skuadra nuk tregoi asgje nga vlerat e saj, dhe loja ne fushen e lojes la shume per te deshiruar. Tomorri morri persiper pergjegjesine e tij per paraqitjen zhgenjyese te skuadres. Nga ana tjeter burime brenda klubit te  thone se:”Drejtor i Pergjitheshem do te jete ish Drejtori i Juventusit Luciano Moxhi, qe aktualisht eshte keshilltar i Presidentit te Partizanit Gasmend Demi. Pritet qe Tomorri te marre nje detyre tjeter brenda klubit te kuq. Ai me pare ka drejtuar skuadrat e moshave, por edhe Partizanin B. Fakti qe ish-drejtuesi Juventin ka marre persiper merkaton e Partizanit bent e besosh qe Luciano Moxhi mund te marre persiper drejtimin e Legjendes se Kuqe, por per kete duhet te pritet zhvillimet ne ditet e ardheshme. Nderkohe qe nje kandidat tjeter per te marre postin e Drejtorit te Pergjitheshem eshte edhe tranjeri aktual i Partizanit Starova. Drejtuesit e kuq po mendojne qe Partizanin e sezonit te ardheshem ta drejtoje nje tranjer i ri. Pavaresisht nga puna e shkelqyer qe beri gjate sezonit te kaluar, Starova nuk arriti te fitonte asnje nga trofete e futbollit shqiptar

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Iken Tomorri, Vjen Monxhi

KRYEMINISTRI RAMA DHE AT GJERGJ FISHTA

June 28, 2017 by dgreca

           I nderuar Z. Kryeministër Rama ka ardhur koha që kombi shqiptar të shkëputet njëherë e mirë, me vepra dhe me mendime, nga trashëgimia ideologjike dhe nga periudha e errët komuniste, duke i dhënë At Gjergj Fishtës vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar.  Shqipëria me At Gjergj Fishtën është Shqipëria që dëshiron Kombi shqiptar.  Pa ‘të Shqipëria është e mangët, siç shtë shprehur Namik Resuli dhe shqiptarët, pa ‘të janë më të varfër shpirtërisht dhe kombëtarisht.  Mbrojtës më të madh të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve nuk ka pasur kombi! Ka ardhur koha që si të të tillë ta njohë edhe historia./             

1 Fishta, Bumci, berati

Ne Foto: At Gjergj Fishta, Imzot Luigj Bumçi dhe Dhimitër Berati, Paris, 1919/

2 Frank-shkreli-2-300x183-1

Nga Frank Shkreli/

Me këtë poezi më poshtë të At Gjergj Fishtës — postuar në fejsbukun e tij — Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama falënderoi votuesit shqiptarë duke ju thënë atyre, “u rritë ndera”, për mbështetjen që i dhanë atij dhe Partisë që ai drejton, në fitoren e zgjedhjeve të së djelës që kaloi.  Janë këto vargje të përshtatshme të Poetit të madh kombëtar, që Kryeministri Rama ka zgjedhur për të falënderuar Shqipërinë dhe elektoratin e saj me këtë rast, duke  shprehur mirënjohjen e tij Shqipërisë me fjalët e Fishtës, “Për jetë të jetës të rrnoftë ty ndera.”

Nga Edi Rama Fejsbuk

AMARCORD

Dy fjale Shqipes due me ja rreshtue…

“Perëndija t’ fali i Amshueshëm,…
Sá ‘dhe deka âsht për tý e shieshme:
N’ gjí  tand vorri âsht i lakmueshëm.
Po, edhè hâna do t’ a dijë,
Edhè dielli do t’ két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká!
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’ jetës të rrnoftë tý ndera.”

Përzgjedhja e këtyre vargjeve të At Gjergj Fishtës nga Z. Rama, në falënderim Shqipërisë dhe shqiptarëve për fitoren që i akorduan atij dhe partisë së tij në zgjedhjet e fundit, përkon me një përvjetor tepër të rëndësishëm fishtjan, ndonëse të harruar me qëllim, të historisë së kombit shqiptar – e që është përvjetori i fjalimit të famshëm të At Gjergj Fishtës, në Konferencën e Paqës në Paris me 28 qershor, 1919 mbi “Shqyptarët dhe të drejtat e tyne”.   Është ky një fjalim klasik i mbrojtësit më të madh të interesave kombëtare, Homerit të Kombit e të racës arbërore dhe Françeskanit të madh, At Gjergj Fishtës, që deri sot besoj se mbetet një fjalim i pashoqt  dhe i pa shembullt për temën që trajton, i.e. të drejtat e shqiptarëve në trojet e veta.

Ishte fati i kombit që At Gjergj Fishta jetoi dhe veproi në një periudhë jashtzakonisht kritike për ekzistencën e shtetit shqiptar.  Ai iu përgjigj thirrjeve të atdheut, kudo e kurdo i kërkohej, me pendë e me gojë, t’i shërbente të mirës dhe dobisë së Shqipërisë.   At Gjergj Fishta është një përmbledhës i visarit shpirtëror të vuajtjeve, luftërave, mundimeve e përpjekjeve për liri, pavarësi e dinjitet njerëzor të kombit shqiptar, ndër shekuj. Në veprat e Fishtës çdo shqiptar mund të gjejë të pasqyruar fatin e vet dhe të Kombit në luftërat titanike për të mbijetuar.  Aty gjenë luftërat e mëdha të drangojve ose të luftëtarëve shqiptarë, në përpjekjet e tyre për t’i zbardhur faqën kombit në luftërat kundër kulshedrës ose armiqëve të Shqiptarëve.  Albanologu italian Fulvio Cordignano ka shkruar (në ‘Epopeja Komtare’, Shkodër, 1925) se “Mënyra me të cilën Fishta u del zot ideve të veta, që janë ide lirie, mbrojtjeje për tagre të veta, mësimit kombtar mbi mbështetjen e gjuhës kombtare, bashkimit të zemrave për qëllime e në veprim për të përtëri popullin shqyptar – ashtë nji mënyrë luftarake, nga nji herë e përcjellme prej nji fuqie të pafrigueshme.  Ai këndon në mes të poterës së stuhisë ballkanike, në mes të ngatrresave të fuqive të mëdha, që me një politikë plot dredhi ja mohojnë tagret popujve të vegjël; këndon sa i kërcnohet Shqypnisë përmbrenda ndasia e partive, interesat e veçanta, pabesia, korrupsioni e tradhti politike gjithfarësh”, ka vlerësuar Fishtën, albanologu Cordignano, fillim shekullin e kaluar.

Këjo mënyrë “luftarake e një fuqie të pafrigueshme” të ideve të At Gjergj Fishtës vihet re më së miri — sidomos në kritikat  që Fishta i bën politikës së Fuqive të Mëdha karshi shqiptarëve dhe në mbrojtje të të drejtave dhe interesave të kombit shqiptar — në fjalimin që ai kishte përgatitur për t’u lexuar në Konferencën e Paqës në Paris, më 28 qershor të vitit 1919.  Në atë fjalim, që është një mbrojtje e fortë dhe bindëse në mbështetje të të drejtave të kombit të “pa-përkulun” shqiptar,  At Gjergj Fishta, përveçse u “Difton se kush janë e shka janë Shqyptarët” përfaqsuesve të Fuqive të Mëdha në atë konferencë dhe cilat janë të drejtat e tyre, ai njëkohsisht i kritikon ato, përfshirë edhe Francën ku u mbajt fjalimi, për qëndrimin e tyre kundër lirisë, pavarësisë dhe të përcaktimit të kufijve natyrorë, gjeografikë dhe etnikë të kombit shqiptar në Ballkan.  “Prej brigjeve gjimuese t’ Euksinit e me borë t’ amshueme t’Alpeve Julje, prej bigave bumulluese t’Akrokeraunvet e më karma të thepisuna të Karpateve, ene’ rijme me gjak njerit, në ato kavaljetet e kalueme të vjetra — banonte si zotnija e juej mirë e din — ajo familja e madhe trako-ilire, në nam e në za, në histori të fisevet e të kombeve.”

Fishta vazhdon duke thënë se nga këjo familje e madhe trako-ilire, “Atje ndërmjet Thesalijet e Malit të Zi, prej brigjevet lindore t’Adriatikut e më stom të Vardarit, pshtoi gjallë nji grusht njerzish, që xanë vend a mbas murojet të do maleve titanike, a se nen hije të kandshme të disa fushave gratshore e të kërthnesta – banë e përmallueshme e hyjvet të moshës prrallzore – u ban ball me fuqi kurr të përkulme të shpirtit të vet bujar e thellimeve të kavaljeteve e padrejtsive t’hipokrizisë njerzore.”  At Gjergj Fishta, “me fuqi të pafrigueshme u sjellë ndër mend fuqive të mëdha se shqiptarët, “Të stolisun me nji forcë të jashtzakonshme qindrese, ene kta flasin atë gjuhën e të Parvet të vet ma të hershëm; ene e ruejnë të pandryshuem karakterin e hekurt e fisnik të stërgjyshavet të vet, e sot edhe punojnë shi njat tokë që punuan të parët e tyne prehistorikë.”At Gjergj Fishta, në fjalimin e tij, shprehet për vuajtjet e mëdha të shqiptarëve nën okupues të huaj gjatë shekujve, duke thënë: “Mbi ta, po, randoi pesha e fuqisë rromake; mbi ta po, u lëshue e irun mnijet e gjithmonë e pabesë sfinksa sllave; rresht për katër kavaljete të gjata i ra sypri boena e barbarsisë azjatike; por me gjith kta, ata nuk ndërruan njininë e vet kombtare, e as s’lshuan doket e idealet e veta” Ai u kujtoi atyre se, “Po, ky popull i papërkulun kurrë, ene gjindet atje mbi ato maje të thepisuna, mbi ato zalli të plleshme, ku të parët e tij prefshin rrasat për me ça me to rrashtat e anmqivet, a u epshin ujë pallavet të hekurta, për me shtrue me to mbarë botën nën kambë të nji Lekës së Madh…” Dhe vazhdon. “E mirë, pra, zotni të mij, ky popull asht njaj populli i vogël shqyptar, aq pak i njoftun e qa zi i gjykuem në Evropë. I vjetër sa fosilat, sa stalagtitat e shpellave jehuese të malevetë te veta vigane, e le të thuesh, prej vet bucet të Shqypnis, ai asht sot zot autokton e i pakundërshtim i tokve të veta.  Ene Sllavi s’kishte dalë prej breshtet t’Uralit, e ene s’kje njeshë e sodmja frotë laramane neo-elenike, kur Shqyptari korrte më zagna të Ballkanit edhe mbyllë e kishte nji periudhë të historisë së vet në moshë të rruzullimit. Kush para Shqyptarit ngau qetë sinjorevet të Ballkanit? Historinë e kemi aty, zotni të mij, që na flet kjartë, e asht kot që hipokrizia diplomatike të mundohet me ia shue zanin me shtupa notash zyrtare a se gjysëm-zyrtare…”.

Fjalimi është tepër i gjatë për qëllimet e këtij shkrimi, por nevojitë të kujtohet si një fjalim që duhej të ishte lexim i detyruar në shkollat anë e mbanë trojeve shqiptare.  Është për tu lavdëruar fakti që Kryeminsitri Rama përmend Fishtën dhe që përdori vargjet e At Gjergj Fishtës për të falënderuar shqiptarët për votën e tyre, por kjo nuk mohon faktin e tmershëm se për më shumë se 75 vjetë, përfshirë çerek shekullin e post-komunizmit, emri dhe veprat e Fishtës, zyrtarisht, mbeten ende tabu për brezat e shqiptarëve, ndërsa emri i tij përdhoset ende nga pseudo- historianët dhe nostalgjikët komunistë shqiptarë.

Ish- Profesor Namik Resuli i universitetit të Napolit, në një fjalim në Romë me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Fishtës ka thënë se, “Kontributi i çmueshëm që dha Fishta në laminë e letrave dhe në edukimin e kombit, në ruajtjen e kulturës dhe në naltësimin e gjuhës, vërtetojnë njëherë e përgjithmonë se Shqipnija pa Fishtën kishte për të qenë e mangët, ashtu si letrat tona pa penden fishtjane kishin për të paraqitë nji golle (boshllëk) të paplotsueshme.  Këndej del e qartë se vetëm mënija e vëneri ndaj zhgunit e ndaj meshtarit katolik, terratisin mendjet dhe ia mohojnë Fishtës vlerën e vendin që ai xen në panteonin e Kombit’’, ka shkruar Profesor Namik Resuli.

Ky përjashtim e mohim nga vet kombi i vet, të cilit gjithë jetën u përpoq t’ia mbronte të drejtat dhe interesat e tija, në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, është i papranueshëm dhe një përdhunim i historisë së shqiptarëve, nga një grup siç duket gjithnjë me influencë i Ministrisë së Kulturës në vendimarrje të tilla dhe nga historianë politikë të idoktrinuar, të cilët gjithnjë i referohen Homerit të Shqiptarëve me epitet më fyese të periudhës komuniste si  “fashist” e “tradhëtar”.  Është e pafalshme heshtja arrogante e autoriteteve shqiptare në lidhje me këtë çështje.  Kjo heshtje zyrtare nuk është e denjë për një shtet si Shqipëria, anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për antarësim në Bashkimin Europian.

Gjatë viteve, unë kam i bashkangjitur zërin tim të vogël e modest, një kori zërash “ushtarësh të lodhur” të cilët gjatë viteve kanë bërë thirrje për restaurimin e shtëpisë së At Gjergj Fishtës, si monument kulture.  Ministria e Kulturës e qeverisë së juaj, Z. Kryeministër, gjatë 4 viteve të fundit, nën drejtimin e Ministres Kumbaro ka bërë veshët e shurdhët ndaj këtyre apeleve, duke treguar -me heshtjen e saj — arrogancën dhe njëanëshmërinë e preferencave të saja ideologjike, se cilat figura të kombit duhet të kujtohen e të nderohen, e cilat jo.

I nderuar Z. Kryeministër Rama ka ardhur koha që kombi shqiptar të shkëputet njëherë e mirë, me vepra dhe me mendime, nga trashëgimia ideologjike dhe nga periudha e errët komuniste, duke i dhënë At Gjergj Fishtës vendin që i takon dhe që meriton në historinë e Kombit Shqiptar.  Shqipëria me At Gjergj Fishtën është Shqipëria që dëshiron Kombi shqiptar.  Pa ‘të Shqipëria është e mangët, siç shtë shprehur Namik Resuli dhe shqiptarët, pa ‘të janë më të varfër shpirtërisht dhe kombëtarisht.  Mbrojtës më të madh të Shqipërisë dhe të drejtave të shqiptarëve nuk ka pasur kombi! Ka ardhur koha që si të të tillë ta njohë edhe historia.

Filed Under: Featured Tagged With: DHE AT GJERGJ FISHTA, Frank shkreli, kryeministri Rama

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT