• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for June 2017

Çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët e Amerikës për kombin ?

June 11, 2017 by dgreca

2 ZamiraNGA ZAMIRA RUBJEKA*/”Pershendetje të gjitheve- Faleminderit per mundesine qe me jepni per të marre pjese ne kuvend gjithashtu të dale ketu perpara jush.
Se pari pergezoj editorin e Diellit, per dekoraten dhene nga President Nishani.Desheroja të tregoja me pak fjale si u bera vatrane. Prej vitesh kisha ne mendje të hapja nje klase per mesimin e gjuhes Shqipe. Nuk kam qene asnjehere mesuese por kjo ide gjithmone me vinte ne mendje dhe u perkrah menjehere nga nena ime, por per disa vite mbeti enderr sepse aty ku jetoja nuk kishte shqiptare. Pas disa vitesh levizem familjarisht ne Clearwater.
Nena ime gjithmone me inkurajonte qe të angazhohesha ne komunitet duke shpresuar qe të jepja mesim ne gjuhen shqipe dhe te kontriboja ne komunitet.
E nisa duke kontribuar ne nje organizate shqiptare qe kishte dy vjet qe ishte krijuar por ishte me shume per qellime kulturore. Ne perpjekje per të mbledhur fonde per nje rast bamiresie jam njohur me Z. Isuf Spahiaj qe eshte ketu me present me ne.
Sinqerisht pas shume viteve ne emigracion po filloja te takoja shqiptare qe ishin të gatshem per të ndihmuar me shpirt dhe pa kushtezime. I pari person qe me foli per Vatren para 3 vjetesh ka qene Z. Isuf.
Dicka qe I mbetetem gjithmone mirenjohes. Qe nga ai moment une fillova të lexoja per Vatren me cfare munda të gjeja ne internet. Sa me shume lexoja per Vatren aq me shume I afrohesha të vertetes dhe mesoja nje history ndryshe nga ckisha mesuar ne shkolle, por njekohesisht isha shume e irrituar qe gjithe jeten time mesova nje histori të sajuar plot me genjeshtra- ky ishte nje zhgenjim shume i madh – me keq sesa zhgenjimi I femijve qe mesojne qe Santa Klaus nuk egziston.
Per nje kohe shume të gjate kam qene e inatosur, por nuk e dija pse, nuk e kisha kuptuar qe duke urryer komunizmin pa kuptuar po urreja vendin tim.
Kur mesova per Vatren mu ngroh zemra, doja me të veterte të besoja ne Shqiperi dhe ne shqiptaret. Ne gjithe keto vite emigracioni  të rralle kane qene shqiptare qe me kane dashur pa kushtezime. Sa me shume qe mohoja origjinen nga dhimbja qe kishte shkaktuar komunizmi aq me shume humbja vetveten sidomos ne kete dhe të huaj, larg familjes dhe vendlindjes.
Me Vatren une gjeta arsyen per të qene prape krenare me qene shqiptar. Vatra me solli prape ne atdhe , ne origjinen dhe familjen time ku mesova akoma me shume per vuajtjet dhe persekutimi bere ndaj gjysherve të mi. Vatra me zgjoi edhe njehere dashurine per Shqiperine. Të duash Shqiperine do të thote të duash vetveten, të duash rrenjet shqiptare.
Nderkohe qe  mendoj sesi erdha deri ketu, besoj qe ka shume shqiptare si une. Ata kane nevoje të vijne ne Vater të gjejne vetveten. Por dicka u pengon. Dicka shume shkaterruese. Ne akoma jemi të perndjekur nga komunizmi sepse mentaliteti komunist akoma po na  ndjek edhe ne toke të huaj.
Kur flas per Vatren flas me pasion- sepse Vatra me sheroi shpirtin. Disa nuk kuptojne dhe nuk jane të informuar ose kane humbur plotesisht kontakt me veteveten sepse per nevoja ekonomike jane kthyer ne greke ose italiane. Shpeshhere ato e krahasojne Vatren me ndonje institut shtetetor të nje qeverie shqiptare të viteve të komunizmit , te vetmin system qe njohin gjithe jetes se tyre, ku populli  priste gjithmone nga shteti komunist.
Ky koncept ka qene nje fenomen normal per me shume se 50 vjet dhe fatkeqesisht vazhdon edhe ditet e sotme.
Prandaj mendoj qe ky eshte faktori kryesor qe po na pengon të ecim perpara. Sepse shqiptaret akoma mendojne të perfitojne ose të marrin dicka nga Vatra. Shume persona behen anetare duke shpresuar të marrin dicka dhe kur nuk arrijne, zhgenjehen.
Kur u flasim shqiptareve per Vatren i ftojme duke i pyetur A do të antaresohesh me Vatren? Me kete pyetje automatikisht sipas mentalitet tone lind pyetja tjeter: Po te paguaj $ 100 cfare ka per mua?
Une mendoj qe kur flasim me patriote qe shprehin deshiren per tu bere vatrane- pyetja jone duhet te ndryshoje ne A je gati të japesh,  të kontribosh per ceshtjen kombetare?
Nga pergjigja eshte shume e thjeshte të kuptosh kush duhet të behet anetare. Ky eshte nje element shume kyc dhe mbetet kritik jo vetem ketu por me shume ne Shqiperi, ku korrupsioni vazhdon të thellohet.
Fatmireshisht brezat e rinj jane të prekur shume pak nga ky mentalitet. Prandaj syte tane duhet te kthehen tek rinia si ne Diaspore ashtu edhe ne Shqiperi.
Vetem me kete parim mund afrojme njerzit e duhur per të garantuar jetegjatesine e vatres dhe misionin e saj.
Fjala e John Kennedy me ka mbetur ne mendje dhe besoj qe qendron aktuale dhe per Vatranet dhe bashkeatdhetaret:
“Mos pyet Cfare të beje atdheu per ty,
Por Cfare mund të besh ti per atdheun!!!”
Kjo duhet të jete dhe Motoja jone.
Ne të gjithe i kemi borxh kombit.
Ka ardhur koha ti bejme pyetje vetes
” Çfarë mund të bëjmë ne shqiptarët e Amerikës për kombin ?”
Faleminderit shume per vemendjen.

*Fjala e mbajtur ne Kuvendin e Vatres, 10 Qershor 2017!!

Manhattan College

 

Filed Under: Opinion Tagged With: foal, ne kUvendin e Vatres, Zamira Rubjeka

Shqiperia “Hakmerret” ne “Token e Shenjte”

June 11, 2017 by Administrator

kuqezi israel

Foto nga Gerti Carcani.

Shqiperi brilante. Nje loje prefekte, dhe  nje fitore e shkelqyer. Shqiperia ka gjetur vetveten ne Israelin e larget. Dy gola te Armando Sadikut dhe nje nga Ledion Memushaj i dhane kuqezinjeve fitoren e paster 3-0. Shqiperia ka rrembyer vendin e trete, nderkohe qe Vipat e grupit tone Spanja dhe Italia jane ne dy vendet e para. Kuqezinjte luajten gjate 90 minutave ne nje loje prefekte, duke mos i dhene shume hapsira kundershtarit, nderkohe qe per here te pare pas disa ndeshjve te dobeta skuadra intrepetoi ne fushen e lojes nje loje te madhe ku te gjitha repartet funksionua ne meyre prefekte.

Për fitoren

“Ia kisha kërkuar skuadrës, kjo është fitore e skuadrës, që ka bërë atë që duhej të bënte, atë që ka bërë në pjesën më të madhe të drejtimit tim. Ka treguar cilësitë që ka, ato që ka treguar edhe në Europian. Kjo është fitorja që u kisha thënë edhe lojtarëve pas Italisë, që do të fitonim 3-0 në Izrael. Jam i inatosur sepse mund të bënim edhe 1 gol tjetër.”

Përse merr përsipër dështimet ndërsa fitoren ia kushton skuadrës

“Unë mendoj se trajneri shërben për këtë, se fitoret janë të skuadrës, trajneri duhet të punojë për të marrë më të mirën e skuadrës dhe kostot e dështimeve pastaj i merr trajneri. Problemi kryesor është që në këtë nivel Kombëtarja është e vështirë se i shohim lojtarët një herë në tre muaj. Këtë herë kishim mundësinë që të qëndronim dy javë me ta dhe kjo ka sjellë benefitet e saj”.

Për komentet rreth largimit

“Unë flas për ndeshjen, pastaj pasneser shihemi dhe diskutojmë për gjithçka tjetër”.

 

Deklarata për Supersport

Për ndryshimin mes ndeshjes së parë dhe të dytës

“Sot ndryshoi kundërshtari, se kur humb kundër Spanjës e Italisë, kur humb kundër Bosnjës, mund të pranohet. Ndoshta jo me Portugalinë, Luksemburgun e Izraelin në shtëpi. Në rrugëtimin tonë të Botërorit, ajo që na mungon është ndeshja në shtëpi me Izraelin, atë e gabuam. Ishte ndeshje e shtrembër, e kujtoni të kuqin. Këtu jo, treguam që ishim superiorë ndaj Izraelit në të gjitha pikëpamjet”.

Për mënyrën si motivoi lojtarët

“Mundësia për të qënduar gati dy javë, për të punuar bashkë me ta. Duke u mundruar që të nxjerrim në pah cilësitë që na çuan në Europian. Kjo është pikëpamja ime. E di që ndaj Spanjës e Italisë mund të humbësh, por me të tjerët mund ta luash si i barabartë me të gjithë”.

Për momentet e fundit kur kërkonte që lojtarët të ruanin prapavijën

“Nuk duhej të pësonin gol, duhej të bënin të katërtin. Por djemtë iu përmbajtën fjalës për rezultatin 0-3”.

Nëse është përgjigje ndaj kritikave

“Kritikat, kur janë konstruktive më pëlqejnë. Kur janë ato që bazohen vetëm mbi rezultatet, nuk shihen ndeshjet, më pëlqejnë më pak.

Në vijim janë vlerësimet e dhëna për paraqitjen e futbollistëve të përfaqësueses shqiptare nga portali i njohur italian “Tuttomercatoweb” pas ndeshjes së fituar në transfertë kundër Izraelit

Strakosha 6.5 – Del nga fusha me portën e paprekur, rezultat i rëndësishëm për të dhe mbrojtjen e tij.

Hysaj 7 – Shtysa e zakonshme dhe punë e mirë në fazën mbrojtëse. Është ai që jep asistin vendimtar për golin e tretë të shënuar nga Memushaj.

Gjimshiti 6.5 – Mbulon mirë hapësirat, bashkëpunim i mirë me shokët e tjerë të skuadrës dhe pozicionim i mirë në fushë.

Kukeli 6 – Ndonjë lëvizje e ngadaltë për të, që i lë gjithsesi pak hapësira kundërshtarëve, duke u rritur minutë pas minute. (82’ Veseli – pa notë).

Mavraj 6 – Mban prapavijën, Izraeli krijon pak rreziqe por ai është gjithmonë gati për të mbyllur hapësirat.

Aliji 6 – Del shpesh në krah, duke u munduar edhe të pasojë për lojtarët në mes, por është i vëmendshëm edhe në mbulim.

Abrashi 5.5 – Arrin të bëjë shumë pak. Nuk gjen hapësirat e duhura për të goditur dhe shpesh është jashtë dinamikës së lojës të skuadrës.

Hyka 6 – Një tekash i mirëfilltë për kundërshtarët në krahun e tij, provon të shfrytëzojë hapësirat që i mundësohen nga mesfusha izraelite me rezultate shpesh të mira,.

Memushaj 6.5 – Është ai personi që gjen golin e 3-0 që mbyll diskutimet, duke shfrytëzuar një manovër rrëmbyese të të gjithë skuadrës, me pasimin e Hysajt.

Roshi 6 – Sidomos në pjesën e parë, hidhet në çdo hapësirë, duke i krijuar jo pak kokëçarje mbrojtjes kundërshtare. (54’ Lila 5.5- Hyn në fushë dhe merr karton të verdhë, një nga ngjarjet e pakta të denja të ndeshjes së tij).

Sadiku 7.5 – Është ai njeriu i mbrëmjes! Dy gola që nisin të tijtë drejt një fitoreje shumë të rëndësishme. Goli i dytë është një shpikje e vërtetë, gjuajtje nga distanca dhe këndi i gjetur me saktësi mbresëlënëse (69’ Cikalleshi 5.5- Hyn për t’i dhënë një ndihmë ekipit e sidomos në fazën mbrojtëse. Ndihmon skuadrën të ruajë avantazhin

Filed Under: Sport Tagged With: Alban Kolonjari, fiton 3 me 0, Shqiperia hakmerret nodal israeli

VATRA NDEROI DEGËT DHE VATRANË TË DALLUAR ME MIRËNJOHJE DHE CIMIN E MERITËS

June 11, 2017 by dgreca

Pas Kuvendit vjetor të Vatrës, që përfundoi punimet gjatë ditës së Shtunë-10 Qershor 2017, në mbrëmje u shtrua një darkë në Pelham Bay-Diner Restaurant.

Kanë marrë pjesë delegatët e shteteve të largëta, Kryetari Buçaj me zonjën dhe familjen, Kryesia e dorëhequr, Kryetari i ri i sapo zgjedhur Dritan Mishto, kandidati konkurues Mithat Gashi e të tjerë.
Pjesmarrësit i argëtoi artisti vatran Frederik Ndoci. Gjatë darkës Kryetari Gjon Buçaj nderoi për arritje individë, vatranë dhe degë të dalluara të Vatrës.
Ndër degët u nderuan me Mirënjohje: Dega e Washingtonit, dega e Michiganit, dega e Jacksonville dhe dega e Tampa Bay me motivicionin: për aktivitete shoqnore e kulturore,në frymën e bashkëpunimit dhe në dobinë e komunitetit ku jeton”.
Me çertifikatë Mirënjohje për kontribute të veçanta financiare …ose/dhe për mirëmbajtjen shtëpisë së “Vatrës”,u nderuan: Besim Malota, Mark Mrnaçaj,Ahmet HOTI, Ekrem Bardha, Ramiz Mujaj, Mehmet Kadrijaj,Bedri Lita,Arjan Myrto.
Me çmimin e Meritës u nderuan: Ahmet Giaffo,Agim Rexhaj, Marjan Cubi, Asllan Bushati,Nazo Veliu,Dalip Greca,Mithat Gashi,
Dr.Nexhat Kaliçi,Dr. Skender Murtezani,Merita B. McCormack, Agim Aliçkaj, Ibrahim Kolari, Idriz Lamaj, Kujtim Qafa,Lek Mirakaj,Sabit Bitiçi,Sejdi Bitiçi,Zef Balaj,Uka Gjonbalaj,Zudi Karagjozi,Julian Çefa,Zef Perndocaj,Ndrec Gjergji,Sejdi Hysenaj,Cezar Ndreu,Dine Dine.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dege dhe, VATRA nderoi, vatrane te dalluar

FEDERATA PANSHQIPTARE E AMERIKES MES DY KUVENDEVE

June 11, 2017 by dgreca

Raporti për Kuvendin – 10 qershor 2017/                                                                 

1 Gjoni Noli

 Nga Dr. Gjon Buçaj/

Të nderuem mysafirë, /

të nderuem delegatë dhe antarë e dashamirë të Vatrës,/

zoja dhe zotnij,/

ndjehem i nderuem dhe kam kënaqësi të veçantë të paraqes para jush raportin e punës së deritashme, kryesisht të periudhës prej Kuvendit të fundit, të theksoj disa parime që na kanë pri gjatë detyrës s’onë, si dhe të përmendi disa punë të pakryeme të cilat presin të realizohen nga udhëheqsia e re e “Vatrës” që do të dali nga ky Kuvend.

Bashkëpuntorët e mij dhe unë e kemi pranue detyrën që na e kanë ngarkue anëtarët, me vetdijën e përgjegjësisë dhe të peshës së randë për të udhëheqë këtë organizatë famëmadhe në shërbim të interesit kombëtar.

Veprimataria  jonë asht orientue, në traditën e përhershme të Vatrës, në drejtimin e zhvillimeve në trojet shqiptare, si dhe të zhvillimevet ndërkombëtare me interes  për kombin tonë.

Nga ana tjetër, vemendja e jonë asht orientue edhe kah rregullimi dhe përforcimi organizativ dhe adminstrativ, për të ba Vatrën ma të aftë për të krye detyrat dhe për të realizue synimet e saj programore. Këtu hynë zgjanimi i degëvet, rritja e numrit të anëtarëvet, mirëmbajtja e shtëpisë ku ruhen biblioteka e arkivi dhe ku përgatitet gazeta Dielli. Në komunitet jemi përpjekë të mbajmë frymën e bashkëpunimit me institucionet fetare dhe shoqatat tjera, bashkëpunimin me diplomatët shqiptar dhe me zyrëtarë amerikanë.

Përsa i përket Vatrës vetë si organizatë, jemi përpjekë me mbajtë lidhje me degët edhe me anëtarët. Mbas Kuvendit të fundit zgjedhor asht vërejtë nji ramje e entuziazmit dhe asht pa nevoja me ba përpjekje për të riforcue dhe për të mbajtë nalt interesimin dhe përkushtimin për këtë institucion. Për këtë qëllim para pak kohe kemi vizitue degët e Vatrës ku kemi vërejtë se përkushtimi ishte i pa ndryshuem por se nevojitej nji organizim ma praktik në mes qendrës e degëvet dhe të anëtarëve. Prandej kemi fillue për të ndërtue nji komunikim ma të shpeshtë me degët dhe direkt me anëtarët. Kemi kërkue nga degët plotsimin e listave të anëtarëvet, jo vetëm me emën e mbiemën, por edhe me adresa të plota postare, elektronike dhe numra telefonash. Ky proces i asht afrue fazës së përfundimit në këtë Kuvend.

Ndërtesa e Vatrës, e cila asht ble me pare të mbledhuna nga anëtarët gjatë disa dekadave dhe regjistrue përkohsisht në emnin e kryetarit tonë shumëvjeçar, z. Agim Karagjozi, asht në procesin e regjistimit ligjor në emën të Federatës. Kjo ndërtesë ka edhe nji sallë ku zhvillohen aktivitete shoqnore e kulturore si mbledhje të organave të Vatrës, takime me delegacione dhe përfaqësues institucionesh të ndryshme dhe me vizitorë eventualë nga troje shqiptare dhe nga diaspora. Si aktivitete kulturore po përmendi vetëm disa nga ato të fundit, si seminari mbi Faik Konicën, përkujtimet për Fan Nolin, Arshi Pipën, Midhat Frashërin dhe për revoltat e Spaçit e Qafëbarit, të cilat shënojnë epopenë e qendresës heroike kundër regjimit gjakatar komunist. Salla e Vatrës shërben edhe si ekspozitë me fotografi e dokumenta, që pasqyrojnë historinë ma së nji shekullore të Vatrës, si pjesë me randësi e historisë sonë kombëtare. Aty kemi pasë kënaqsinë me pritë përsonalitete të politikës dhe kulturës shqiptare edhe amerikane. Klerikët tanë të besimeve të ndryshme ndiejnë ngrohtsinë e shtëpisë së Vatrës, ku nderohen e vlerësohen për veprimtarinë e tyne me karakter fetar e kombëtar, sepse Vatra e konsideron harmoninë tonë ndërfetare si nji gur me randësi në themelin e kombit të përbashkët.

Salla e Vatrës shërben edhe si ekspozitë me fotografi e dokumenta, që pasqyrojnë historinë ma së nji shekullore të Vatrës…

Ndërsa kemi pritë me nderime e përzemersi personalitete qeveritare nga Shqipnia e Kosova, nga trojet tjera shqiptare dhe nga diaspora, më duhet të përmendi me keqardhje se asnji person nga ana socialiste nuk asht interesue të trokasë në derën e Vatrës, megjithëse asht dera e nji institucion kombëtar i të gjithë shqiptarëvet, pa dallime bindjesh politike.

Përveç seminareve dhe përkujtimeve me karakter kombëtar, në selinë e Vatrës kemi organizue edhe promovime librash, kryesisht me vlerë historike, që pasqyrojnë në mënyrë objective, sidomos të kaluemen tonë jo të largët.

Përsa u përket Shqipnisë Kosovës kemi përkrahë zbatimin e reformavet demokratike dhe kemi ba thirrje për luftën kundër korrupcionit, kundra krimit të organizuem dhe tregtisë së drogës. Kemi çmue e përkrahë angazhimin e miqve të shqiptarëvet për të ndihmue realizimin e reformavet demokratike, sidomos të ambasadorit amerikan Donald Lu i cili ka zgjedhë, me vend, reformën në drejtsi si pikënisje për reformat tjera. Kemi kërkue vazhdimisht hapjen e dosjeve të sigurimit dhe zbatimin e ligjit të lustracionit, kthimin e pronave të konfiskueme nga regjimi komunist, integrimin dhe mëkambjen e shtresës së ish të përndjekunvet, si kushte të domosdoshme  për realizimin e tranzicionit të plotë prej diktaturës në demokraci të vërtetë.

Megjithë arritjet tona, sado me përkushtim dhe me ndihmë e përkrahje nga anëtarët dhe nga dashamirët e Vatrës, nuk jemi të kënaqun sepse ka edhe shumë punë të tjera për t’u ba, të mbetuna si ide apo si projekte të planifikueme. Këto do të kryhen me angazhimin e kryesisë së re dhe me ndihmën dhe përkrahjen e të gjithëve së bashku.

Udhëheqësia dorëheqëse nuk do të ia kthejë shpinën udhëheqësisë së re, por do të jetë vazhdimisht përkrahëse e saj. Kjo frymë baskëpunimi duhet të jetë e gjallë edhe në ndryshimin e kryesisës së degëve, ashtu sikurse kanë veprue degët Washington DC dhe Dega Michigan. Kemi besim se kështu duhet të veprojnë edhe degët e tjera kur t’ju vijë radha.

Në punët e pakryeme janë edhe botimet e disa kumtesave seminarësh në volume të veçanta, që janë publikue të shpërndame në gazeta. Për këtë qëllim asht emnue nji komision fillimtar i cili pret kryesisht mjetet financiare për të fillue nga puna. Nji botim monumental i premtuem asht albumi historik i njiqind vjetve jetë të Vatrës. Realizimi i kësaj vepre kërkon jo vetëm mjete financiare por edhe nji grup intelektualësh të kualifikuem. Këto, me doemos, do realizohen me angazhimin e të gjithë vatranëve dhe miqëve të Vatrës. Shpenzimi fillestar për albumin asht ba me rastin e 100 vjetorit, nga shuma që na patën dhurue Ministria e Diasporës së Kosovës, pa ia kërkue, e ma vonë edhe Ministria e Kulturës së Shqipnisë. Albumi historik do të jetë nji bashkëbotim i këtyne dy institucioneve dhe i Vatrës.

Përveç këtyne dhe punëvet të tjera për përmirësimin dhe përforcimin organizativ të Federatës dhe rritjen e numrit të anëtarëve dhe të degëve, administrata e re do të ketë edhe barrën e randë për realizimin të projektit ambicioz për të ble ose ndërtue nji shtëpi të re dhe të përshtatshme për emnin dhe për funkcionimin jetëgjatë dhe frytdhanës të Vatrës. Ideja e shtëpisë së re asht shndërrue në projekt me bujarinë e disa vatranëvet biznismenë, deri tash gjashtë, të cilët kanë premtue, për këtë qëllim, nga 100 mijë dollarë çdo njeni. Sigurisht edhe shumë të tjerë idealista bujarë do ti bashkohen këtij grupi për ta ba këtë projekt realitet.

Vatra duhet të zgjanojë aktivitetin në komunitet dhe në Washington, të zgjanojë dhe të forcojë kontaktet me vendlindjen dhe me diasporën.

Vatra ka nji trashigimi të fuqishme historike e morale, të cilën asht detyrë me e shfrytzue për dobinë e interesave të kombit. Por, për ta krye këtë mision në mënyrë efektive dhe të dobishme, duhet të jetë e fortë edhe në pikëpamje praktike, numerikisht edhe financiarisht. “Dielli”, organi zadhanës i saj, botohet vetëm nji herë në muej, dhe nuk ka editor në gjuhën anglishte, kryesisht për mugesë financiare.

Në fundin e mandatit si kryetar, duhet të falënderoj përzemersisht bashkëpuntorët e mij të Kryesisë, Editorin e gazetës, Këshillin Drejtues, Këshillat e degëvet  dhe anëtarët për përkrahjen e parezervë gjatë kohës që kam pasë privilegjin me drejtue këtë institucion prestigjoz.Më lejoni, gjithashtu, të falënderoj edhe familjarët e mij të cilët, jo vetëm kanë tregue durim por edhe më kanë letësue barren e detyrës me ndimë e përkrahje, gjatë angazhimit tim shumëvjeçar në Vatër.

 

Ju, të nderuem delegatë, keni ardhë këtu sot, disa edhe prej distancave të largëta dhe me shumë shpenzime, për të krye detyrën patriotike të cilën e keni marrë vullnetarisht përsipër,  të ndimoni Vatrën që të eci gjurmave të themeluesave dhe të atyne që, me idealizëm e sakrifica e mbajtën për ma se nji shekull, dhe na  lane amanet  t’ua përcjellim  gjeneratave të reja.

Në procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri dhe zyrtarëvet tjerë që do të shërbejnë për dy vitet e ardhëshme, do t’ju frymëzojnë parimet demokratike të Vatrës dhe idealizmi i saj patriotik, kurse Kanunorja do të jetë mjeti i cili, bashkë me fisnikinë dhe qytetarinë t’uej, do ta bajë të panevojshme të ketë konflikte edhe atëherë kur të ndesheni me mendime të kundërta.

Sot, jo vetëm anëtarët e Vatrës, por edhe shumë shqiptarë, në diasporë dhe në trojet tona, presin me interesim zhvillimin dhe përfundimin e zgjedhjeve edhe të punimeve të këtij Kuvendi. Ju keni përgjegjësinë me dhanë shembullin se si zhvillohen zgjedhjet në mënyrë vërtetë demokratike dhe se si, mbas përfundimit të zgjedhjevet, mbizotnon fryma e bashkëpunimit konstruktiv për të mirën e përbashkët. Mëvaret prej jush, motra dhe vëllazën delegatë, a do të dalim të gjithë faqebardhë me këtë Kuvend, dhe këte e uroj nga zemra.

Filed Under: Featured Tagged With: Kryetari Gjon Bucaj, Kuvendi i Vatres, Raporti

Futboll. Eleminatoret e Kampionatit Boteror. Sot: Izrael-Shqipëri. Kuqezinjtë kërkojnë hakmarje në “tokën e shenjtë”.

June 10, 2017 by Administrator

albania-israel

Nga Albano Kolonjari

 Tekniku kuqezi Gianni De Biasi thotë se:” do të luajmë për të fituar. Por po tentuam ashtu si vepruam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm.  Edhe nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu”. Në fakt situata në kampin kuqezi nuk është e qetë. Pesë humbje rradhazi kanë rikthyer Kombëtaren ne vitet e saj te mbrapshta duke ja humbur shkëlqimin e Eleminatoreve te Kampionatit Europian .

“Heroi kuqezi” tekniku Italian De Biasi ne koferencen per shtyp nje dite perpara takimit Izrael-Shqiperi thote se:”Nuk e kam menduar rinovimin e kontrates”. Nga ana tjeter FSHF eshte gati ti ofroje atij nje kontate te re. Por tekniku De Biasi duket se prêt reagimin e skuadres ne takimin me Izraelin. Nje humbje do ta detyronte De Biasin te jepte doreheqje. Karakteri i tij nuk do te pranonte serisht nje loje te dobet dhe nje humbje te hidhur. Kontrata e De Biasit perfundon ne muajin nentor te ketij viti. Por kush mund ta zevendesoje ate? Ne horizont eshte shfaqur Paolo Tramezzani ish ndihmesi i De Biasit, qe pas nje sezonit te sukseshem me Zvicer me Luganon dhe mbarimit te kontrates eshte kerkuar nga Sioni, por qe Tramezzani nuk ka firmosur dhe ka shtyre firmen per javen e ardheshme. Tramezzani ka qene tekniku i dyte i Kombetares per nje periudhe 5 vjecare dhe e njeh shume mire ambientin kuqezi. A po prêt Tramezzani rezultatin e takimit Izrael-Shqiperi.  Vete De Biasi nuk eshte i qete. Duke e kerkuar fajin tek futbollistet dhe impenjimi i tyre me kombetaren. Nga ana tjeter futbollistet shprehen se do te kerkojne fitoren, por ajo cfare ata dhane ne fushen e lojes kunder Luksemburgut nuk te ben optimist. Takimi i pare i luajtur ne Elbasan Arena perfundoi 0-3 ne favor te Izraliteve te cilet u ndihmuan edhe nga gabimet e portierit Berisha dhe gjyqtarit te ndeshjes.  

Pyetjet qe ju drejtuan De Biasit.

Keni thene qe do ta fitoni kete takim. Ku e mbeshtesni optimizmin tuaj pas atyre lojrave te debota qe ka zhvilluar Kombetarja.

 “Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar. Por por luajtem  ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm, edhe  nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka patur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë.”

Si do ta interpretoni kete ndeshje? A mund te fitojme?

 “Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Në jetë nëse do të arrish diku, duhet të japësh më të mirën dhe të jesh mbi kundërshtarin. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore.”

A ju sherbeu ndopak ndeshja me Luksemburgun?

 “Janë ndeshje në fund të sezonit, ku na munguan edhe lojtarë të rëndësishëm që erdhën në Stamboll. Gabuam raste të pamundura përpara portës dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por pësuam dy gola pas gabimeve tona. Ishte ndeshje e keqe, jo vetëm sepse humbëm. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi. Këtyre të fundit ua dhashë hapësirë dhe ky shans duhej kapur, sepse mundësitë nuk vijnë gjithmonë.”

 

Filed Under: Sport Tagged With: Eleminatoret e Campionati Boteror, Izrael Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 33
  • 34
  • 35
  • 36
  • 37
  • …
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT