Nga Albano Kolonjari
Tekniku kuqezi Gianni De Biasi thotë se:” do të luajmë për të fituar. Por po tentuam ashtu si vepruam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm. Edhe nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu”. Në fakt situata në kampin kuqezi nuk është e qetë. Pesë humbje rradhazi kanë rikthyer Kombëtaren ne vitet e saj te mbrapshta duke ja humbur shkëlqimin e Eleminatoreve te Kampionatit Europian .
“Heroi kuqezi” tekniku Italian De Biasi ne koferencen per shtyp nje dite perpara takimit Izrael-Shqiperi thote se:”Nuk e kam menduar rinovimin e kontrates”. Nga ana tjeter FSHF eshte gati ti ofroje atij nje kontate te re. Por tekniku De Biasi duket se prêt reagimin e skuadres ne takimin me Izraelin. Nje humbje do ta detyronte De Biasin te jepte doreheqje. Karakteri i tij nuk do te pranonte serisht nje loje te dobet dhe nje humbje te hidhur. Kontrata e De Biasit perfundon ne muajin nentor te ketij viti. Por kush mund ta zevendesoje ate? Ne horizont eshte shfaqur Paolo Tramezzani ish ndihmesi i De Biasit, qe pas nje sezonit te sukseshem me Zvicer me Luganon dhe mbarimit te kontrates eshte kerkuar nga Sioni, por qe Tramezzani nuk ka firmosur dhe ka shtyre firmen per javen e ardheshme. Tramezzani ka qene tekniku i dyte i Kombetares per nje periudhe 5 vjecare dhe e njeh shume mire ambientin kuqezi. A po prêt Tramezzani rezultatin e takimit Izrael-Shqiperi. Vete De Biasi nuk eshte i qete. Duke e kerkuar fajin tek futbollistet dhe impenjimi i tyre me kombetaren. Nga ana tjeter futbollistet shprehen se do te kerkojne fitoren, por ajo cfare ata dhane ne fushen e lojes kunder Luksemburgut nuk te ben optimist. Takimi i pare i luajtur ne Elbasan Arena perfundoi 0-3 ne favor te Izraliteve te cilet u ndihmuan edhe nga gabimet e portierit Berisha dhe gjyqtarit te ndeshjes.
Pyetjet qe ju drejtuan De Biasit.
Keni thene qe do ta fitoni kete takim. Ku e mbeshtesni optimizmin tuaj pas atyre lojrave te debota qe ka zhvilluar Kombetarja.
“Nuk kam thënë që do ta fitojmë ndeshjen. Por, që do të luajmë për të fituar. Por por luajtem ashtu si tentuam në Luksemburg, ku luajtëm aq dobët sa humbëm, edhe nëse paraqitemi përsëri ashtu, do të humbasim edhe këtu. Jeni të kënaqur?! Vendi i tretë? Ka patur shumë raste që Shqipëria është klasifikuar e katërta dhe e pesta. Llogaritë bëhen gjithmonë në fund. Por, ndryshe nga ajo që them në konferencë, më rëndësi ka atmosfera e asaj që skuadra do të tregojë në fushë.”
Si do ta interpretoni kete ndeshje? A mund te fitojme?
“Të gjitha ndeshjet mund ti fitosh. Varet si i interpreton, si i përgatit dhe nëse ke më tepër dëshirë se kundërshtari. Ndeshjet janë të hapura në fillim, më pas gjithçka varet nga kujdesi gjatë lojës, nga mënyra si i shfrytëzon rastet, cilësitë e lojtarëve dhe loja në grup. Këto janë elementët që të ndihmojnë të arrish objektivin. Mënyra e lojës? Ju flisni për numra dhe për skema, por më e rëndësishmja është çfarë interpretojnë lojtarët dhe si e interpretojnë, në mënyrë kolektive apo individuale. Në jetë nëse do të arrish diku, duhet të japësh më të mirën dhe të jesh mbi kundërshtarin. Ajo që kërkoj është një përgjigje, që Shqipëria të luajë si skuadra e dy vjetëve të fundit, duke vendosur në vështirësi ekipe më të mëdha dhe më cilësore.”
A ju sherbeu ndopak ndeshja me Luksemburgun?
“Janë ndeshje në fund të sezonit, ku na munguan edhe lojtarë të rëndësishëm që erdhën në Stamboll. Gabuam raste të pamundura përpara portës dhe mund ta kishim mbyllur ndeshjen në pjesën e parë, por pësuam dy gola pas gabimeve tona. Ishte ndeshje e keqe, jo vetëm sepse humbëm. Kemi lojtarë që kanë luajtur 50 ndeshje, por edhe futbollistë me vetëm 3 ndeshje. Prisja më tepër nga ata që kanë pasur më pak hapësira aktivizimi. Këtyre të fundit ua dhashë hapësirë dhe ky shans duhej kapur, sepse mundësitë nuk vijnë gjithmonë.”