Fan Noli nuk ka qënë ndonjëher në katundin Lekdush .Ky katund i vogël, sipër fshatit Bënçë,është një karakoll i rrethuar nga male, me hone të thella e me dimër të ashpër.Deri në fillesë të viteve ’90,katundi numëronte pako gjë banorë,pak shtëpi dhe një muze të vogël.Pikërisht në këtë muze të vogël,në thellësi të maleve,një shtëpi e vogël e vjetër deri në vitet ’90 është ruajtur edhe një stilograf i Fan Nolit.Historia e këtij stilografi me të cilin ka përkthyer disa nga kryeveprat e tij në gjuhën e bukur shqipe,është çuditërisht e çuditshme.Nolit nuk i ka rënë kurrë në vesh se në zemrën e thepisur të Kurveleshit gjendet ky katund i vogël,që do të ruante një stilograf të tij,në kohën e rregjimit komunist.Noli ,madje nuk ka udhetuar asnjëherë, as kurr ishte kryeminister i i ardhur në fuqi me ’24,në këtë katund të vogël në jug të vendit . Mirëpo si është historia e stilografit ,me të cilin punoi Noli kur mërgoi larg vendit dhe filloi të shfaqte vlerat e vërteta të shpirtit të tij.Në këtë katund të vogël, fare pranë bustit të heroit të këtij fshati, Mustafa Matohitit u ngrit një muze në vitet ‘80.Muze të këtij lloji, të ndertuar binjakë në gjithë fshatrat dhe qyteteve shqiptare të kësaj kohe ,çuditërisht ruante një vlerë të veçantë.Stilografin e një ish-kryeministeri,që pushtetin e mori me një revolucion të dyshimtë, ndërkaq e qeverisi fare pak vendin ,kur mori arratinë për tu shpëtuar përndjekjeve, dhe duke mos ditur ç’të bënte,zjarri i tepëruar i shpirtit e digjte, filloi polemikat.Papritur një ditë kur u mërzit me to,fillloi përkthimet.Punoi si i magjepsur nën rrezet e hënës për të nxjerr në dritë të diellit perla të humbura.Ishte një ditë e trishtuar.Pemët lageshin,mendoi kurse bashkëpuntoret e tij ,që i hëngri plumbi i qeverisë e kishin hallall vargje të atilla:”Nëno moj mba zi…..”.Shkoi përtej këtij kontineti,deri larg ku të mos e zinte plumbi.I kredhur në dashurinë e Zotit bëri diçka tepër me vlerë për shqiptarët besimtarët ortodoks me formimin e kishes autoqefale shqiptare.Për këtë i janë mirënjohës.Nuk mjegullonte më vesë,një ditë nga mesvitet ’60, njeriu që kishte parë rrezet e diellit të parë në Ibrik Tepe ,u shua në tokën e largët. Ndërkaq nën një copë tokë akull të ftohtë në një ngushticë varri,u vendos trupi i pajetë,mirëpo vlerat e ketij njeriu nuk humbën nën baltovinën e ftohtë atë ditë.Nuk kishin arsye të humbisnin edhe më vonë,pavarësisht kundërshtive të ndryshme politike,ai mbarte edhe vlera të rralla.Një mjet i tij,çuditërisht i vogël një stilograf me ngjyre ari të praruar udhëtoi vite më vonë për në një muze të largët,ku Noli asë kishte dëgjuar ndonjëher,as do ta mësonte kurrë se ishte një katund i vogël me një emër domethënës :Lekdush.Kush e solli këtë stilograf në këtë muze?Një banor i këtij fshati me emrin Reiz Bega,në të vërtetë ai, në dimrin e fundit të luftës,kur priteshin me armë anglo-amerikanet ,në një port të jugut është larguar nga rradhët partizane për tu arratisur.Pse u arratis? Nuk është shumë bindës motivi,por ky person shkonë në SHBA.Aty nga vitet ’80 në Nju-Jork gjëndet kryetar i shoqatës “Naim Frashëri”.Meqenësi ishte i ikur nga vendi i tij,vëllai në fshatin e largët e ndjekin persekucionet,por nuk dihen ç’arsye e sjellin në Shqipëri,ndoshta bashkshortja nga Gjirokastra,sidoqoftë ai vjen në Lekdush dhe muzeut të këtij fshati i dhuron stilografin e Fan Nolit.Si ariti ta siguronte këtë mjet dhe përse ja dhuroi muzeut të fshatit të tij dhe jo atij kombëtar, nuk është fortë ë arsyetuar.Sidoqoftë stilografi i Nolit mbeti në këtë muze të këtij katundi deri në fillesë të viteve ’90..Kishte një ngjyrë prarimi ari të shndritshëm,ashtu si dora,që e mbajti me të cilin nxori xixëllonja për letrat shqipe.
Archives for August 2017
Meta priti delegacionin faktmbledhës të Senatit Amerikan
Presidenti Meta priti një delegacion faktmbledhës të Senatit të SHBA-së/
Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti dhe bashkëbisedoi me një delegacion të Senatit të SHBA-së, të kryesuar nga Senatori Roy Blunt, të cilët po zhvillojnë një vizitë pune faktembledhëse në disa vende të Ballkanit Perëndimor.Kreu i Shtetit shqiptar dhe senatorët amerikanë vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së, kontributin e Shqipërisë në NATO dhe rolin e saj stabilizues në rajon.
Bashkëbiseduesit vlerësuan vizitën në Malin e Zi të Zëvendëspresidentit të SHBA-së Mike Pence dhe mesazhet e tij të qarta mbi çështje të sigurisë rajonale, ato të koordinimit të veprimeve në kuadër të luftës globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.Presidenti Meta nënvizoi se siguria është baza e prosperitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë, ndaj bashkëpunimi kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar me SHBA-në dhe NATO-n është vendimtar për të ardhmen e sigurt të vendeve tona dhe qytetarëve tanë.
Presidenti Trump e dënoi dhunën në Charlottesville
- SHBA: Makina godet protestuesit në tubimin e supremacistëve, një i vdekur/
- Presidenti Trump e dënoi dhunën në Charlottesville, Va të shtunën, pasi grupet e ekstremit të djathtë u përleshën me forcat policore në rrugët e qytetit të kolegjit./
Të paktën një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur kur dikush hyri me makinë në grumbullin e protestuesve gjatë një tubimi të supremacistëve të bardhë në Sharlotsvil të Virxhinias.
Ngjarja ndodhi kur njerëzit po largoheshin nga zona, pasi policia e quajti demonstratën të paligjshme. Gjatë protestës pati mjaft incidente dhune mes demonstruesve dhe atyre anti-demonstruesve.
Videot nga vendi i ngjarjes tregonin përleshje me grushta mes demonstruesve të pajisur me mburoja dhe antiprotestuesve që gjithashtu ishin pajisur me mjete mbrojtëse.
Kater senatore te SHBA vizite ne Shqiperi
Ne Foto:Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis, si dhe zv/ambasadori amerikan ne Tirane/
Tirane, 12 Gusht 2017- Një delegacion me katër senatorë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës vizitoi sot Shqipërinë për të biseduar mbi partneritetin ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, si dhe çështjet e bashkëpunimit për sigurinë, mbrojtjen dhe luftën ndaj terrorizmit. Senatorët Blunt, Cornyn, Cotton, dhe Tillis u takuan me Presidentin Ilir Meta, zyrtarë të Qeverisë, dhe drejtues të Partisë Demokratike, për të nënvizuar rëndësinë e rolit të Shqipërisë në stabilitetin rajonal, përpjekjet për të luftuar terrorizmin, dhe rëndësinë e zbatimit të reformave kryesore, përfshirë reformën në drejtësi.
A delegation of four U.S. Senators visited Albania today to discuss the U.S.-Albania partnership, and issues of security, defense and counterterrorism cooperation. Senators Blunt, Cornyn, Cotton, and Tillis met with President Ilir Meta, Government officials, and leaders from the Democratic Party to underscore the importance of Albania’s role in regional stability, counter-terrorism efforts, and the importance of implementing key reforms, including judicial reform.
Deklarate e Ambasades se SHBA ne Tirane. 12 gusht 2017.
GJENERALI DUHET TË FLASË
– 16 vjet pas masakrës së Shkupit më 7 gusht 2001 -/
Nga Kolec TRABOINI/Padyshim që gjeneral Gzim Ostreni duhet të flasë. Pastaj të nis të zbërthehet zinxhiri i tradhtisë konformë Marrëveshjes disfatiste të Ohrit, që e kishte dështimin që në embrion dhe ishte padyshim strumbullari i tradhtisë që çoi në masakrën e Gazi Babës së Shkupit më 7 gusht 2001. Tepër e rëndë është të vdesësh duke marrë mbi supe si gur varri një tradhti të tillë ku 16 vjet më parë u vranë mizorisht në gjumë 5 djem shqiptarë, luftëtarët e njësitit “Teli-69”, Ndriçim Koxhaj, Pajtim Roçi, Arben Bajrami e Abaz Beqiri, (me pas Adem Hasani), mes tyre legjendari Komandant Teli.
I kam lexuar të gjitha deponimet e Ostrenit në Hagë ku ai nuk kërkon që kjo masakër të hetohet e gjykohet. Mesaduket se do të trazoheshin shumë ujëra, do të dilnin në sipërfaqe e do zbuloheshin rrënjët e tradhtisë që nisi nga shtabi. Kemi lexuar edhe deponimet e Nazim Bushit, komandantit të brigadës 114 të UÇK-së, në Gjyqin e Hagës. Asnjë iniciativë për hapjen e procesit për masakrën e Gazi Babës. Por duhet thënë një e vërtetë. I vetmi që e ka ngritur zërin në Gjyqin e Hagës duke e cilësuar masakrën si një tradhti ka qenë Nazim Bushi.
Po e citojmë:
“Unë mendoj se vdekja e tij (Komandant Telit- shënim im) ishte rezultat i një tradhtia dhe ka një hetimi ende në vazhdim”.
Hetimi që është bërë nga Shtabi i UÇK-së me sa duket ka qenë formalisht sepse po vetë ata, më pas e kanë mbyllur pa nxjerrë asnjë përfundim se kush ua a dha forcave policore maqedone informacionin se ku ndodhej njësiti që drejtohej nga komandant Teli.
Menjëherë pas luftës, u tentua të mbyllej çështja duke vrarë një komandant të UÇK-së me atentat e më pas për ta përpunuar opinionin se i vrari ishte tradhtari. Fati deshi që Komandant Hoxha shpëtoi. E kjo e ndërlikoi akoma më shumë gjendjen e grupimit që përbën bërthamën e tradhtisë se Gazi Babës, por shtoi akoma më shumë ankthin e tradhtisë së madhe që nuk po “zbulohej”, po ashtu nuk po arrihej të mbulohej. Për ta ndihmuar Gzim Ostrenin, ish shefin e Shtabit të UÇK-së ku dihet se u krye tradhtia, për freskimin e kujtesës së plakur tashmë, po i sjellim një rrëfim të një ish ushtari të UÇK-së të dhënë për ne më 11 shkurt 2011, te cilën e kemi në dosjen tonë të kërkimeve e le të na thotë publikisht se sa vërtetë është:
“Në një takim me ambasadorin Batler në Shkup dhe Gilbert, F-4 shërbimi EUS, Mekarti F-4 shërbimi EUS, unë i pyeta pse nuk hetohet rasti Gazibaba. Ata më thanë: “Gzim Osdreni ka njoftuar shërbimet relevante se ka grupe të armatosura në Shkup të dala jashtë kontrollit që rrezikojnë Marrëveshjen e Ohrit. Ky ka qenë preteksti që ju kemi lënë dorë të lira forcave maqedonase – tha Ambasadori Batler, që vazhdoi – këtë informatë e kam nga NRO, Shërbimi Mbikëqyrës i Inteligjencies Amerikane.”
I bëj thirrje të flasë megjithëse e di se as Gzim Ostreni, as Ali Ahmeti, por as Daim Hiseni që atë natë ka qenë në Shkup (pse vallë la malet atë natë?), as Maliq Ndreca që ka deklaruar mëngjesin e 7 gushtit 2001 se Komandant Teli ishte dezertor dhe ndiqej për tu arrestuar nga policia e UÇK-së. As Faslli Veliu nuk dëshëron të flasë. Beqir Sinani që u muar me hetimin nuk ka pranuar të tregojë çfarë kanë dosjet e tij. Xhezair Shaqiri që ka pranuar të flasë mund të ndihmojë në zbardhjen e kësaj tragjedie. Ndërkohë, ani pse ka pas dijeni të plotë si pjesë e inteligjencës së Shtabit, Haruni Aliu ( Kushtrimi) heshti në të gjallë e nuk mund më të flasë se e kanë vrarë, Ridvan Neziri (Hoxha) për të njëjtën arsye.
Dikush ka qenë e vazhdon të jetë më i interesuar të zhdukë dëshmitarët, që deri diku ja ka arritur, se sa ta zbulojnë bashkëpunëtorët e masakrës. Kësisoj masakra nga tradhti kaloi në konspiracion.
Po edhe heshtja e tyre gjithsesi flet. Dhe populli di të deshifrojë këtë heshtje monstruoze në afro dy dekada. Ndërsa gjashtë luftëtarët e UÇK-së, këta bij të popullit shqiptar, gjendën në varr duke pritur të vendoset drejtësia njerëzore, ani pse brengën e vrasjes tradhtisht në gjumë, nuk ka varr që e tret.
12 gusht 2017
- « Previous Page
- 1
- …
- 36
- 37
- 38
- 39
- 40
- …
- 63
- Next Page »




