• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2017

Kurani: ndërmjet tekstit dhe kontekstit

August 1, 2017 by dgreca

2 Kurani

© Maïmouna Guerresi/

Përse myslimanët nuk reagojnë më fort kundër organizatave terroriste që veprojnë në emër të Islamit dhe janë të paregjistruara? Mahmoud Hussein i përgjigjet pyetjes duke analizuar premisën e ndalesave kuranore.

image3

Nga Mahmoud Hussein/

 Përktheu  Bardhyl Selimi/

Shumica dërrmuese e myslimanëve është e terrorizuar nga regresi barbar që përfaqëson Shteti Islamik (ISIS), po ashtu për shkak të mëtimit të tij për të folur në emër të Islamit-  Islam ky që shumica e myslimanëve nuk e quajnë të vetin. Por duke dënuar ISIS-n në të dy nivelet, njerëzor dhe moral, ata përballohen me vështirësi me të nga pikpamja teologjike. Ata priren të mos e pranojnë si organizatë, që është jashtë Islamit, duke thënë se ligjëratat e ISIS  nuk janë myslimane, pra thjesht i injorojnë.

Por në të vërtetë, çështjet nuk janë kaq të qarta, sepse ISIS mëton se ai vjen nga Islami dhe vetë i referohet Kuranit dhe Haditheve. Për ta demaskuar argumentin e këtij grupi, ne duhet së pari ta pranojmë faktin evident që Islami nuk përshfaqet vetëm në një formë. Në të shkuarën, ashtu sikurse në ditët tona, ai është shfaqur me veshje shumë të ndryshme dhe divergjente, disa syresh ishin në kundërshtim, madje në armiqësi njëra me tjetrën.

Kështu, ne mund të shohim qysh e ka mbështetur ISIS vizionin e vet, që synon jo të bindë njerëzit, por të nxisë terror, jo t’i konvertojë shpirtërat, por të zgjojë instinktet më primitive dhe vrasëse te ne. Grupi ofron një vizion të shtrëmbëruar të Kuranit dhe Haditheve.

ISIS-n duhet ta dënojmë në dy nivele, për mënyrën me të cilën ai kërkon dhe zgjedh fragmente nga tekstet origjinale dhe pastaj i regullon ato për t’i konformuar ndaj veprimtarisë së vet antinjerzore. Nga ana tjetër, për mënyrën se si ai përkthen seksione nga këto tekste (kuptimi i të cilave ujdisej me Arabinë e shekullit të shtatë), në urdhëresa që ai mëton të jenë absolute dhe të përjetshme. Për këtë arsye, ISIS mundet ta shenjtërojë nënshtrimin e grave ndaj burrave dhe të justifikojë praktikën e skllavërisë. Për këtë arsye, ai mundet të poshtërojë të gjithë çifutët dhe të gjithë të krishterët, mbështetur në vendimet gjyqësore të imponuara ndaj disa çifutëve dhe disa të krishterëve në kushtet e konfliktit dhe në kohën që nuk ka lidhje fare me ditët e sotme.

Ringritja e vullnetit të lirë

Përse kaq shumë myslimanë jofanatikë, që janë ndeshur me këtë opinion negativ të ISIS, nuk kundërshtojnë fort me zë të lartë dhe qartë? Sepse ata duhet të pranojnë një ofertë radikale. Ata duhet të pranojnë hapur faktin që Zbulimi hyjnor ka pasur edhe udhëzime, edhe urdhëresa rrethanore. Me fjalë të tjera, duhet të diskutojmë dogmën e ndalesave kuranore.

Kjo dogmë mbështetet në faktin që, së pari, logjikisht nuk kundërshtohet fakti që Kurani është Fjala e Zotit dhe Zoti nuk hidhet dot poshtë, të gjitha vargjet e Kuranit duhet të kenë një kuptim të përjetshëm dhe universal. Kështu, lind një krizë vetëdije, që e ndeshin të gjithë myslimanët sot kur ata ngrihen kundër vargjeve që mund të kuptohen në kushtet e Arabisë së shekullit të shtatë, por që nuk ujdisen me nevojat e sotme morale.Sidoqoftë, kjo krizë nuk ka mbështetje. Dogma mund të rrëzohet pa tradhëtuar të vërtetën thelbore të Kuranit. Aq më tepër, udha drejt të vërtetës thelbësore të Kuranit shkon përmes mohimit të dogmës- sepse dogma rrjedh, jo aq nga Kurani vetë, se sa nga premisa e luftës në Kuran që nga shekulli i nëntë- pikërisht që Fjala e Zotit është e njëjtë në përmbajtje me Zotin vetë. Natyra e saj hyjnore është e përjetëshme si Ai vetë.

Por, në fakt, kjo premisë e kundërshton Kuranin. Në Kuran, Zoti dhe Fjala e Tij nuk gëzojnë të njëjtin status. Zoti i kapërcen kohërat, ndërsa Fjala e Tij është e lidhur ngushtë me kohën. Fjala qendron ndërmjet absolutes dhe relatives, universales dhe të veçantës, shpirtërores dhe të përhohëshmes. Prandaj Kurani nuk mund të lexohet si një trup urdhëresash të përngjitura fjalëpërfjalë, kudo dhe kurdo.Më tej. si mund të pranohet kjo dogmë në botën myslimane për një kohë kaq të gjatë, kur ajo është kundër qartësisë së Kuranit? Ajo ka vijuar të ekzistojë vetëm në fund të luftës së gjatë, që daton që në shekullin e nëntë, në Bagdadin e Abasidëve.

Ajo periudhë karakterizohej nga rryma mendimi përjashtimisht të larmishme e të paskrupullta. Teologët mutazilidë argumentonin që vullneti i lirë nuk ishte në mospërputhje me fuqinë hyjnore absolute. Zoti i kish pajisur njerëzt me aftësinë e arsyetimit racional dhe forcë krijuese, që qihej qudra, falë të cilës ata mund të vepronin lirisht. Falasitët (filozofë) përbënin shkollën tjetër të racionalizmit, që e vendosnin veten jashtë perimetrit teologjik, qëllimi i tyre ishte të përfshinin të gjitha fushat e dijes, njësoj si tradita filozofike greke.

A Mamluk Qur’an, dorëshkrim (shelfmark Masahif Rasid 14), pjesë e Regjistrit Botëror të Kujtesës Ndërkombëtare të UNESCO-s, Biblioteka Kombëtare dhe Arkivat e EgjiptitPor mutalizitët dhe falasitët duhet të përballeshin me valën konformiste gjithnjë e më të fuqishme. Si rojtarë të traditës, jurisët dhe teologët, u bënë të vendosur në disiplinat e tyre përkatëse për të shkatërruar çdo nocion të vullnetit të lirë, duke thënë që kjo sfidon gjithëfuqinë e Zotit

Një qendrim asnjanës, i vendosut ndërmjet të dy rrymave varej në fund të fundit nga fakti se si secili fraksion e trajtonte natyrën e tekstit kuranor. 

Për mutazilitët, që Kurani ishte “krijuar” nga Zoti do të thosh që ai nuk ndahet dot nga Zoti dhe është shfaqur në një moment të caktuar të krijimit të Tij. Kështë është ndërfutur një dimension përkohëshmërie, gjë që ua lë njerëzve lirinë për veprim e për interpretim. Ndërsa për kundërshtarët e tyre, Kurani nuk është “i krijuar”. Me fjalë të tjera, ai është i njëjtës lëndë me Zotin dhe është si Ai, i përjetshëm. Nga kjo pikëpamje, nuk ka aq rëndësi ta kuptosh Kuranin se sa ta përhapësh atë, t’a përthithësh natyrën e tij hyjnore përmes leximit dhe përsëritjes pa fund. kështu teksti fitoi statusin e diçkaje absolute, një të vërtete të paprekshme, nga ku buroi nocioni i ndalesave kuranore.

Dogma e ndalesave kuranore ka lindur për të dalë fitimtar pas përballjes. Kështu, për shumë shekuj, ideja e vullnetit të lirë humbi në shpirtin e Islamit për t’u rishfaqur në fund të shekullit XIX.

Të prirë nga intelektualët e shquar myslimanë, mendimi reformist ndërmori thyerjen e doktrinës për ndalesat, duke u frymëzuar nga shpirti i iluminizmit dhe mbështetur në disiplinat moderne të historisë, antropologjisë dhe gjuhësisë. Duke mos kërkuar origjinën hyjnore të Zbulimit, lëvizja nisi hetimin e historizmit të shfaqjes mbi tokë.

Si rezultat, ajo doli kundër rojtarëve doktrinarë që e zhvlerësuan mendimine  ri duke e cilësuar si të paligjshëm mjetine  tij metodologjik- arsyetimin kritik- që ka mbijetuar në bashkësinë njeërzore dhe në shkencat shoqërore. Sipas rojtarëve të dogmës, që pohojnë së Zbulimi i Kuranit përputhet me diçka tjetër nga vullneti i përjetshëm i Zotit- dhe që përfyrojnë se kjo mund të ketë lidhje gjithësesi me një kontekst të veçantë- është diçka jo normale e shpikur nga jobesimtarët. Kjo ngjason me diçka  hyjnore nga pikëpamja nga jashtë. Vërtetimi, ideja jo normale mbështetet në argumente të sjella nga disiplinat jofetare të huaja ndaj Islamit.

Nën dritën e kronikave të shekullit të nëntë

Ҫështje për ne tash bëhet: a mund ta trajtojmë këtë kundërshti? A mundet të tregojmë lidhjen e domosdoshme ndërmjet tekstit dhe kontekstit- pa pasur referime në shkencat laiker, por bazuar krejtësisht në tekstet fetare- që gjykohen si të padiskutueshme nga rojtarët më të vëmëndëshëm të dogmës?

Përgjigjia është po. Kanë ekzistuar në të vërtetë tekste fetare që lejojnë këtë interpretim, dhe ato kanë ekzistuar qëkur. Ato dolën nga nevoja e ngutëshme në Kuran që patën shkollat fetare në shekullin e parë të Islamit. Shkollarët kishin nevojë t’i kuptonin shumë vargje që ishin të vështira, në mos të pamundëshme për t’i interpretuar pa hetuar rrethanat që shoqëruan atë Zbulim.

Duke u ndeshur me këtë sfidë, ata iu kthyen burimit të gjithë informacionit që kishte të bënte me kohën e Zbulimit- dëshmitë e lëna nga shokët e Profetit. Shumica e këtyre ndjekësve nuk mund ta kapnin gjithnjë kuptimin e vargjeve të Profetit që ai i kish recituar atyre. Ata duhej të shokin vetëm ose me grupe për  ta pyetur atë për këto vargje. Dhe Profeti u përgjigjej duke u shpjeguar, duke komentuar dhe ilustrua vargje të ndryshme.

Pas vdekjes së tij. detyra e transmetimit të asaj që ishte mësuar drejtpërdrejt nga Profeti për te radhët në rritje të besimtarëve të erinj u ra shokëve të tij- fjalët e tij tashmë të pasuruara me kujtesën vetiake të kohës dhe vendit kur qenë zbuluar.

Pas vdekjes së shokëve të fundit të Profetit, njerëzit nisën të mbledhin këto dëshmi dhe të shkruajnë për to. Në fillim të shekullit të nëntë doli hartimi i parë me titull: “Jeta e Profetit Muhamed (Al-Sîra al-nabaëîyya) e firmosur nga Muhammad Ibn Is’haq.  Këtë hartim të parë e pasuan shumë të tjerë, vlen të shënohen katër kronistë të mëdhenj që punuan gjatë kohës së Dinasistisë Abaside:

al – Ëâqidî, autor i Kitâb al-Maghâzî (Libri i Historisë dhe Fushatave), Muhammad Ibn Sa‘d, që shkroi Kitâb al-Tabaqât al-Kabîr (Libri i Klasave të Mëdha), i njohur gjithashtu si Libri i Shokëve, Ndihmësve dhe Pasuesve; al-Tabarî (839-923), autor i Kitâb al-Rusul ëal-Mulûk (Historia e Profetëve dhe Mbretërve); dhe al-Balâdhurî, që shkroi Kitâb Ansâb al-Ashrâf (Gjenealogjitë e Fisnikëve).

Inteersi kryesor i këtyre kronikave është se ato na tregojnë historinë e jetës së Profetit me ngjarjet kryesore që pasuan gjatë një periudhe kohore të ashpër.

Falë tyre, ne kemi një hartë të përafërt të momenteve të njëpasnjëshëm të Zbulimit, që na lejon të vendosim qindra vargje kronologjikisht, secilin në lidhje njëri me tjetrin dhe njëkohësisht t’i vndosim ato në kontekstin e tyre vetiak.

Duke lexuar tekstin e Kuranit nën dritën e këtyre kronikave, ne shokohemi nga një fakt evident: askund në Kuran nuk lejohet konfondimi i Zotit me Fjalën e Tij. Askund nuk  lejohet parashikimi i përjetësisë së Fjalës së Tij nga përjetësia e Zotit vetë. Lezimi që e rivë tekstin  në kontekst na sugjeron neve të skicojmë tre përfundime themeore.

I pari: në Kuran, Fjala e Zotit adopton një gjuhë, një kulturë dhe mënyrë mendimi që reflekton shqetësimet e Arabisë së shekullit të shtatë.

E dyta: në Kuran, Fjala e Zotit nuk paraqitet si monolog, por më shumë si shkëmbim ndërmjet Parajsës dhe Tokës.

Zoti bashkëbisedon në kohë reale me bashksinë e myslimanëve të parë, me ndërmjetësinë e Profetit.

E treta: Zoti nuk u jep çdo herë Fjalëve të Tia një peshë të njëjtë. Kurani shpall urdhëresa të ndryshme të së vërtetës, disa absolute dhe të tjera relative, disa të përjetshme dhe disa rrethanore.

Pra, e vërtetë është që Zoti nganjëherë i zëvëndëson disa të vërteta me të tjera, duke dekretuar abrogimin e disa vargjeve përmes vargjeve zbulimore të njëpasnjëshme.

Ky ishte parimi i abrogimit, i formulua në vargun që pason:

“ne nuk abrogojmë vargun ose e bëjmë atë të harrohet me përjashtim kur e përmirësojmë atë apo e zëvëndësojmë me diçka të ngjashme”. (Verse II, 106 (Rilato estas ekstera)).

Pra, nga kjo pikpamje, koncepti i kohës në Kuran bëhet i pashmangëshëm.në fakt, vetëm koncepti i kohës mund të rivendosë plotësinë e fuqisë së Zotit, Kjo është e saktë sepse ndërhyn provizorisht duke lëshuar t vërteta relative, të lidhura me rrethana të ndryshme. Dhe sepse situata ndryshon, të vërtetat relative ndryshojnë bashkë me të. Kështu, në se Zoti pohon dy çështje kundërthënëse, kjo ndodh sepse e vërteta ka ndryshuar në kohë. Zoti është gjithmonë i drejtë në momentin kur Ai flet. për t’i kuptuar të vërtetat e tij relative, ne kemi nevojë ta lidhim secilën prej tyre me rrethanat kur ato janë thënë.

Asnjë varg nuk mund të jetë “më i mirë” se sa tjetri, në se jemi në fushën e absolutes..Te absolutja, gjithçka  është e barabartë dhe krahasimi është i pamundur. Që një varg të jetë “më i mirë” se një tjetër, duhet që ato të dy të ekzistojnë në kufijtë e relativitetit. Dhe ato nuk mundet të jenë të dyja të vërteta në se ato kanë lidhje me rrethana të ndryshme ose me fjalë të tjera, në kohë që ndryshojnë.

Kështu janë momentet e njëpasnjëshme në Kuran, kohët “më përpara” dhe “më pas” dhe madje momente që fshijnë të tjerët- prandaj një dimension vërtet provizor. Përfundimi është vetëevdient: Fjalët e Zotit nuk mund të konfondohen me Zotin Vetë. Fjala nuk mund të asimilohet në thelbin hyjnor të Zotit. Ne nuk mundemi- ne nuk duhet- ta lexojmë Kuranin në mënyrë të tillë sikur scili nga vargjet e tij trupëzon hyjninë e Zotit, sepse madje edhe shmangia e udhës do të qe një tradhti ndaj Tij.

Sapo Fjala e Zotit ndahet nga Zoti dhe sapo Fjala mbështillet në përkohëshmërinë njerëzore, kërkesa për ndalesat e Kuranit nuk mund të mbrohet më. Ajo jo vetëm nuk reflekton të vërtetën në Kuran, ajo madje bie në kundërshtim me të. Besimtarët pra këshillohen nga vetë Kurani ta përdorin arsyetimin e vet dhe të ushtrojnë vullnetin e vet të lirë për të vendosur vetë cilat vargje janë të detyrueshme dhe cilat nuk kanë lidhje me ta.

Kurani në këtë rast pushon së shfaquri te besimtari si një tog urdhëresash dhe ndalesash, për t’i ndjekur ato kudo dhe kurdo. Ai bëhet sërish ai që ka qenë gjatë 22 viteve për Profetin dhe shokët e tij- një bashkëbisedim i hapur për ribërjen e botës; një thirrje për të menduar dhe vepruar me përgjegjësi; një mundësi e ofruar për këdo për të gjetur udhën e Zotit në jetën e përditshme.

*Mahmoud Hussein

Mahmoud Hussein është pseudonim i Bagdad Elnadi dhe Adel Rifaat, dy shkrimtarë franko-egjiptianë që kanë botuar një numër tekstesh standarde: Al-Sira (2005), Understanding the Qur’an Today Kuptimi i Kuranit sot) (2009),dhe më i fundit, më 2016, Les musulmans au défi de Daech (Muslims challenged by ISIS).(Myslimanët që sfiduan ISIS-n)

 Përktheu  Bardhyl Selimi, 31 korrik 2017

Filed Under: Featured Tagged With: Bardhyl Selimi, Kurani, teksti dhe Konteksti

PELLGU I “REVOLUCONIT KULTUROR”

August 1, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

 1 Fritz Radovani

PAPA GJON PALI II ka thanë: “Ajo që ka ngja në Shqipni, të dashtun Vëllazën dhe Motra, nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…”/

■Fjala pellg në fjalorin e gjuhës shqipe ka disa kuptime. Jam kenë fëmijë në fshatin e Dajçit të Bregut të Bunës, kur një fshatarë i quejtun Palok Gjushi na mori bashkë me tim vlla per me shkue tek një pellg i familjes së tyne gati në Sukat e Dajçit. Ishte hera e parë që njoha fjalen pellg! Në dukje ishte një brrakë e madhe me ujë të ndejun vende – vende ngjyrë jeshile dhe plot me grumbuj mushkajash që shetisnin siper atij ujë të pistë…

Aty kishte shumë kallama dhe lule kënete plot me ngjyra. Paloka nuk më la me hy me kambë tek ai ujë se pernjëheresh të sulmonin ushujzat, të cilat, fshatarët i pastronin nder shishe me ujë të paster rreth 20 ditë, dhe i perdornin per mjekime të ndryshme.

Pak ma larg nder disa stomije dheu kishte edhe gjarpinjë të mëshefun, që veç kur i sheh tue kercye dhe tue u zhytë në pellg me kokat thumuese siper drejt brigjeve tjera…

■Shqipnia – një nga vendet ma të bukra të Ballkanit e pse jo, t’ Europës, ishte vetizolue dhe kthye në një pellg ku kullonin ujnat e ndejuna të kampit socialist, që andrronte prej kohësh Nikita Hrushovi: “RPSSH – Kopshti i lulzuar i socializmit në Ballkan!”

Nder vendet komuniste dhe socialiste atëherë dhe sot edhe pse çensura ishte e plotë dhe pa asnjë lëshim, jo vetem nder gazeta apo organe kryesore po, edhe nder disa të dorës së tretë apo të katert kishte edhe kontroll të çensurës, me errsim të plotë të së “vërtetes”!

Shqipnia në të gjitha shtetet socialiste të Botës asht kenë shteti ma i izoluem, ma shumë se të gjithë të tjerët i shtypun dhe i shkallmuem nga diktatura e “luftës së kllasave”, ma i varfer se të varfërit e Afrikës dhe t’ Azisë, ma i mbytuni në gjak nga qeveritarët që nuk lëshonin asnjë post në qeverisje, ma i shfrytzuemi per pasunimin e drejtuesve kryesor, ma fanatiku anadollak i mbrojtun nga filo – ortodoksia sllave, e cila me Gjenocid arrijti me zhdukë krejtësisht Kulturen Europjane Perëndimore, Gjuhen Gegnishte Shqipe, të gjitha Burimet e lavdishme të Historisë dhe Letersisë Shqipe, tue fillue nga Betejat e Lavdishme të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, Formulës së shkrueme të Pal Engjullit, Shkrimtarët Atdhetarë Shqiptar të Veriut, Rilindjen e Papersëritshme Kombtare, gjurmët e Shkollave të Para Shqipe, Perpjekjet per Liri e Pavarsi të Lidhjes së Prizrenit, një nga Etapat ma të Lavdishme të Historisë së Popullit Shqiptar nder të gjithë shekujt: Ngritjen e Flamurit në Deçiq nga Heroi Kombtar Dedë Gjo’ Luli, me 6 Prill 1911… Dhe të gjitha faktet Historike të Lavdishme që Shqipnia e Veriut solli me “Memorandumin e Gerçës”.

■Të gjitha ngjarjeve të papersëritshme dhe të lavdishme Historike deri në ngritjen e Flamurit Kombtar në Vlonë, me 28 Nandor 1912 dhe Shpalljes së Pavarsisë, u ka prij me vetmohim Burrnia dhe Fisnikia e Veriut, e cila po mos t’ ishte e pranishme në të gjitha Betejat Historike e të shkrueme me gjak Herojsh, as sot Shqipnia nuk do t’ njihej Shtet!

U vranë tradhtisht tue fillue nga Dedë Gjo’ Luli me djelmë, Isa Boletini, Luigj Gurakuqi, Bajram Curri, Hasan Prishtina, Avni Rrustemi, Gjelosh Luli, Gjergj Vata e Bajraktarët e Maleve me sa e sa Trima të pashoq që na lanë një Histori me shkronja t’ arta, e sot me paturpësinë e pashoqe “Akademia e Shkencave e RSH”, pret udhzime nga turqit per me ba ndryshime dhe me shkrue “Një Histori të vertetë”! Gjarpijt e djeshem të pellgut të ndytë të “Shqipnisë socialiste”, perpara se me folë mendohen se çka me mashtrue: “Unë kam shkrue per dhimbjen e madhe të vdekjes së Enver Hoxhës me 11 Prill 1985, po ju as sot nuk i kuptoni ata rreshta, ku shprehej me ironi ajo ‘dhimbje!…” E bash këta tradhtarë nder skuta e strofulla gjarpijsh qeshen tue i shterngue duertë njenitjetrit: “Ua hodhëm!”

■Vetem mos harroni me pyet veten: “Kush ua porositi librat, kush ua botoi, kush ua perkthei, kush ua shperndau dhe kush ua pagoi paret!??.. E, cila ishte djersa e juej?” Mbasi ti mendoni këto pyetje provoni me u pergjegjë buzë atij pellgu ku jetoni…

Dhe, do të kujtoheni se, nuk jemi të gjithë të droguem që presim “ringjalljen” nga ju!…

Mos harroni me kujtue se kush ua dha të drejtat e studimit, pse ua dha pikrisht ju dhe, cilat ishin kushtet e shperblimit nga ana e juej, nga familjet e krijueme nga ju e pasuesit?

Ju shetitshit nder lundra tek pellgu, zhyteshit mbrenda dhe kur nxirshi koken jashtë, asnjë nuk ndryshojshi nga gjarpijtë që ju thumonin dhe ju pajisnin me helmin e urrejtjes së perjetshme ndaj mikut e deri tek vllau i juej, ndersa sot mundoheni me na mashtrue se “nuk ishin të gjithë gjarpijtë njëlloj”… Kishte edhe nga “ata me helm të mirë…”

Se cili ishte helmi “i mirë” i dy drejtuesve vrasës të “Revolucionit Kulturor të 1967” këte, e provon ma sëmiri Martiri Havzi Nela, i varun në vitin 1988 në Kukës nga Ramiz Alia.

■Pa hy në zhdukjet e pabesa të tiranve të Popullit Shqiptar nga viti 1944, vetem shikoni kush vrau e vari në “Revolucionin Kultural” dhe cili ishte objektivi i këtyne masakrave?!

Edhe sot janë të gjakosuna piramidat kufitare të Shqipnisë “socialiste” nga mashtruesit terroristë të Rinisë Shqiptare me “ndryshime ligjësh të arratisjes” nga Ramiz Alia, që asnjëherë nder damart e tij të pistë nuk ka pasë asnjë pikë gjak shqiptari, boshnjaku po!

Ka 70 e sa vite që u shembën Kishat e Kullat e Maleve të Veriut, u vranë e u qiten fare të gjithë Klerikët dhe Bajraktarët Trima të Bjeshkëve të Nêmuna, u dhunuen Kanune e ligjë Malesh, u zhduken Fise e pinjollë të “Besës, Burrnisë e Bujarisë” së Maleve tona kreshnike… E, tradhtarët me sllavokomunistët anadollakë të “konferencës islamike” të Ramiz Alisë me pasuesit e vet, edhe sot, ua kanë friken e dridhen si qejt nga “Vetëtimët” e Vargjeve të “Lahutës së Malcis” së të Pavdekshmit Poet Kombtar At Gjergj Fishta!

■Kanë kalue sa vjet që Eshtnat e At Fishtës janë të shkaperdame në Varrezat e Rrëmajit, dhe ju e vetem ju, trashigimtarët e pellgut të pistë, keni frikë me i mbledhë në një thes!

Ka plot 76 vjetë që Shqipninë e shkretë ua keni lëshue në dorë homoseksualëve tue e fillue grumbullimin e pisllekut të PKSh me 8 Nandor 1941, nga sllavet Miladina me pleha dhe tue u tregue sllavëve se, ua kalojmë edhe me veset ma të flliqta që trashigojmë nga turqit “vëllezërit e gjakut” nga pushti Enver Hoxha, Ramiz Alia e deri ku të doni ju, tek trashigimtarët e tradhtarëve të betuem tek sllavët, e tue mbushë xhepat e bankat nen flamurin e ngulun të Esad Pashë Toptanit në varrezat e Parisit…

■Po bahen 105 vjetë që Europa ua ka hapë një dritare nga Perëndimi! Ende nuk keni gjetë as sot një Shqiptar Katolik per President apo Kryeminister… Edhe Ata që ishin i keni vra! Mundohen trashigimtarët e vrasësve të djeshem me tregue se “janë Pagzue!”, por “fatkeqsisht” u rritën në Bllokun e Udhëheqësve, e sot mbi 50 vjeç nuk dijnë me ba as Kryq, edhe pse nder shtatë ditët e javës, dy ditë i nisin gratë e veta tek Erdogani…

Po, a kujtoni se ka luejtë mendësh Europa me mbushë salonet me homoseksualë?

■Kujtoni mirë thanjen e Plakut Grisë…, per “qenin që han robt’ e shtëpisë së vet”!

                                 SHQIPNIA ASHT TRUELLI I GJERGJ KASTRIOTIT !

■Edhe pse Varrezat e Atdhetarëve tanë, ka gati 550 vjetë që i boshatisni…Tue fillue nga i MADHI GJERGJ KASTRIOTI e deri tek At Gjergj Fishta e Don Kolec Prennushi, Ata e kanë një varr, edhe pse pa Kryq e Emen, po, Toka Arbnore asht me “Emnin e Tyne” !

“Shqipnia e Gjergj Kastriotit e Flamuri i Tij ishte Ajo që u pranue në NATO” !

■E sot, po mos të ishte ALFABETI I AT GJERGJ FISHTËS, edhe unë do të kishe shkrue me shkarravinat e Titos, Stalinit, Mao Ce Dunit apo të Erdoganit…

E po mos të kishe Bekimin dhe edukaten e fitueme nga Don Kolec Prennushi, do t’ishe një kokerr spijuni i sigurimit të shtetit, po ishte Urata e kujdesi i Tij që më ka shpetue!

Kur iku Don Koleci heren e fundit që nuk u kthye ma në Dajç, në Qershor të vitit 1950, kishe qejfë me e percjellë deri tek Lisi në Vorr ku e priste karroca per Shkoder. Ishte një ditë e nxehtë. Ai mu afrue dhe në vesh më tha: “Fritz, rri këtu e ruej qelen, se po vijnë komunistat e më vjedhin librat e bibliotekës!” E, unë ndeja aty e nuk shkova me Ate…

Porosia që më la Daja… Ishte një porosi e perjetshme: “Me u ruejtë nga hajdutët…” Janë pikrisht ata komunistë vrasës që sot kerkojnë me krijue “Jugosllavinë e Re, Ballkanin Perëndimor apo Republiken e Re… E ndoshta, me drogë me na e ringjallë edhe njëherë “Enverin e 1941”!! Po, a mund të besohet se krahinat që ishin Shqiptare nder shekuj, sot me punue per Mosken, Beogradin, Athinen apo shkombtarizimin e Trojeve të Gjergj Kastriotit, tue shkrrye Flamurin e Tij që edhe sot asht i mberthyem per parzem të Atij Burrit të Hotit, që derisa serbët e toptanët e varrosen në Token e Bekueme Shqiptare,  bash pranë Atyne Françeskanëve Miqve të Tij, që sllavokomunistët i lane pa vorre!

Mos harroni edhe Ramizin e masakrave të Tivarit dhe Mehmetin vrastar të Kelmendit!

■Mbi varret e tyne të qelbuna vazhdojnë me u shkrrye edhe sot “tituj e dekorata”!

Perçarësit e Popullit Shqiptar janë vetem renegatët e hajdutët që sot kerkojnë me ruejtë me dhunë kolltukët e pushtetin e gjakosun, janë ata trashigimtarë që vrasësit e djeshem  i quejnë “heronjë”, janë tradhtarët e sotem shovenistë sllavë: “Besnikë të Stambollit”!

***

VLLAZEN E MOTRA SHQIPTARË !

“Ajo që ka ngja në Shqipni.., nuk asht pa kurrë në historinë e njerëzimit…

  Europa duhet t’a dijë…!!”

Po, këte thanje a e kujtoni kush e ka thanë dhe, në cilin vend ?!..

■50 VJET: Ju lutem kujtoni VITIN 1967. Mos e harroni 6 SHKURTIN !

Ata qinda e mija të vramë e të mbytun pa varre e pa Shenja tek koka, dhe mos mendoni se i kanë “harrue ata”.., që i thurin lavdi diktatorëve, torturuesve e vrasësve të Tyne !?

■I shihni naltë ata kafshë tue pi ujë tek pellgu? Shikoni edhe njëherë…Ata pijnë ujë… ■Vetem me freskue tradhtarët tanë, kur të zhyten në llomin tek pellgu i mnershem i  

  FJALIMIT PROGRAMATIK: “6 Shkurt 1967”!

            Fund…

Melbourne, 31 Korrik 2017.

Filed Under: Analiza Tagged With: Fritz radovani, I “REVOLUCONIT KULTUROR”, PELLGU

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 61
  • 62
  • 63

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT