• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

URIME VATRANESH: U bëfsh 120 Vjeç Julian!

September 30, 2017 by dgreca

ZV/Kryetari i Vatrës, Dega Michigan,  Julian Çefa , mbush 80 Vjet/

1 Cefa

Ai mund të jetë një nga më të vjetrit Vatranë. Rreth pesëdhjetë vjet  në Vatër . Juliani ka qenë i angazhuar totalisht në çështjen kombëtare , me fjalime , demonstrata, drejtues  radio me Kujtim Qafen , etj … Ai kujton ,  se është antarësuar  në Vatër rreth vitit  1968-1969, sëbashku me Kolec Pikolinin , i cili është në moshën  92 vjeçare.

2 Cefa Riku

Të flasësh me Julianin , duhen net dimri për të shkruar jetën  e tij . Ndër të tjera ai thotë  : “ Për atë kohë , antarësimi në Vatër  ishte një privilegj i madh , për arsye se nuk pranohej kushdo. Kishte rregulla strikte që ne  i respektonim me kënaqësi dhe rigorozitet. Rreth Vatrës mblidheshin figura kolosësh që  nuk flisnin në hava. E donin atdheun dhe  u qante zemra për çfarë kishin lënë prapa. Andaj mundoheshin në të gjitha mënyrat që të bënin më të mirën. Në punën e tyre nuk kishte gjëra artificiale. Mblidheshin nga anë e kënd botës. Njëherë erdhi dhe Martin Camaj , ku më vonë u bëmë miq shtëpie . Një ditë e pyeta , ”Martin , pse nuk i shkruan poezitë pak më të kuptueshme , se lexuesit nuk i kuptojnë ? Ai vuri buzën në gaz dhe mu përgjigj, “ Jul i dashtun , unë kam qejf që lexuesit me u ngrit në nivelin tem , se atëherë ne kemi fitu intelektualë të rinj që do i duhen vendit . Nqoftëse unë do shkoj tek ata , d.m.th . mendimet e mia nuk kanë vlejt asgja .” Pra këta burra ishin me mendje dhe shpirt  tyne në  shërbim të  atdheut . Tani kanë ndryshuar gjërat , njerëzit mendojnë pak për atdhe e shumë për vete . Kjo është diferenca e ndryshimit të breznive.5 Cefa Mondi Por nëqoftë se shikojmë  në pikpamjen intelektuale , Vatra dhe vatranët e sotëm , kanë pikë më tepër prej një kohe që Vatra pothuajse ra në gjumë letargjik.  Për shembull :  dikur , në Gazetën   “Dielli”  ishin me gishta ata qe shkruanin dhe për këtë arsye gazeta ishte difiçitare në faqe dhe përmbajtje . Tani mundena me thënë se Gazeta “ Dielli” është e nivelit shumë më të naltë dhe voluminoze  dhe bashkëkohore . Ta them burrërisht , merita i takon  Dalipit dhe njerëzve të mençëm të Vatrës.

Tani dhe Kryetari i ri i Vatrës , Dritan Mishto ,  është një figurë e dashtun dhe e respektueshme. E kam  takuar dy a tre herë, të ka lezet shpirti me folë me të . Njeri i  kompletuar , diplomat dhe patriot. Më kanë thënë se vjen nga  familje  patriotike elbasanase,  njerëz me emër .  Vatra ka bërë shumë mirë qe ka zgjedhur këtë person . Se me çfarë kam dëgjuar,  ai  ka dhe  gjoks.

3 CefaNe e kimi bërë detyren tonë dhe do vazhdojmë të ju ndihmojmë me këshilla , dhe u ndjekim me  hapin tonë të ngadaltë , por të sigurtë . Po  Ju e keni në dorë tani që ta çoni më përpara , se prapa dhe po të dojë ndokush nuk e ka atë shans” ! 4 CefaAi vazhdon të flas me pasion për Vatrën dhe Kombin , për shokë dhe miq që nuk jetojnë më. Për Shkodrën e tij të dashur dhe për profesionin  , “Teknik Robotësh” që sot është e lakmueshme për çdo ëndërrimtar. Rrethi i familjes së  tij të dashur , me gruan e mrekullueshme dhe vajza , nipa e mbesa  e kanë mbajtur  në formë sikur të ishte një 60 vjeçar. Dega e Vatrës Michigan i uron Julian Çefës :  U bëfsh 120 vjeç, mik i dashur!6 Cefa

Dega e Vatrës Michigan. Me , 20 / 9 / 17

Mond Rakaj, Kryetar i Degës Michigan

Filed Under: Featured Tagged With: Gezuar ditelindjen, Julian Cefa, Mondi Rakaj

Çun Lajçi, një artist i merituar-Merr pjesë Kryeministri Haradinaj

September 30, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi/

1 Cuni

PRISHTINË, 29 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/

2 Haradinaj Thaci

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në përurimin e librit “Përgjërim e fjalë”, të autorit Çun Lajçi.Kryeministri Haradinaj vlerësoi lartë këtë përmbledhje poezish, duke e quajtur artist të merituar aktorin dhe poetin Lajçi.  “Te Çuni e shoh një artist të merituar, por që jeta e ka sfiduar shumë. Si pjesëtar i një populli të vuajtur, por që nuk është dorëzuar, Çunin e shoh edhe si luftëtarë që me armët e veta lufton dhe nuk e ndalë luftën për temat që i ka të vetat, i ka të popullit të vet, të bindjeve të veta”, tha kryeministri Haradinaj.Duke përgëzuar autorin Lajçi për këtë vepër, kryeministri Haradinaj tha se ai e ka pasuruar kombin dhe Kosovën me vlerat artistike dhe me qasjen e tij ndaj artit skenik.Para të pranishmëve, për librin e Çun Lajçit, folën edhe Besnik Mustafaj, shkrimtarët Jonuz Fetahaj, Abdullah Zeneli, ish-ambasadori Islam Lauka. Në fund aktori dhe poeti Lajçi i ka falënderuar të pranishmit për pjesëmarrje./b.j/

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Cun Lajci, Haradinaj, promovim

DORA QË ZBULON SIMBOLIN 12 000 VJEÇAR TË BESIMIT ARBËR

September 30, 2017 by dgreca

Ky popull (shqipetar) (…) i vjetër sa fosilet, sa stalaktitat e shpellave jehuese të maleve të veta vigane, dhe i lindun të thuesh prej vetë rrënjëve të vjetra, ai asht sot zot autokton i pakundërshtueshëm i tokave të veta./

At Gjergj Fishta në Konferencën e Paqes, Paris (1919)/

1 Fatbardha-Demi

NGA FATBARDHA DEMI/Duke folur për origjnën e Kombit tonë, analisti Mustafa Nano shprehet : « Ka ndonjë autor që i quan (shqipetarët-shën im) Ilirë, por ka edhe ndonjë tjetër që i quan Trakas (…) Në këtë rrethanë do na duhej të provonim që shqipetarët rrjedhin prej ilirëve apo, me fjalë të tjera, që ka një vijushmëri të pandërprerë iliro-shqipetare. Mirëpo edhe historiani më budalla e di se kjo gjë është ende e paprovuar 100% ». (1)

Risjellja e debateve të dy shekujve të kaluar, siç është teza e mësipërme e M.Nanos është bërë një dukuri e përsëritur në masmedia, ku qëndrimi “dogmatik” (dhe jo kritik) ndaj botimeve të disa autorëve shqipetarë dhe të huaj, dëshmon mungesën e njohurive mbi Lashtësinë e Kombit tonë dhe të Europës parahistorike në përgjithësi.

Që në shk 18, historiani dhe gjuhëtari Johann Thunmann (1746-1778) ishte i pari që mbështeti fort, tezën e vijëmsisë Ilire të shqipetarëve, në trevat ku shfaqen si arbër në mesjetë. (2) Autorë të tjerë, veçanrisht vepra e Eduard Shnaiderit « Pellazgët dhe pasardhësit e tyre » (Tiranë 2009), sjellin fakte mbi origjinën dhe vijushmërinë e Arbërve , që nga zanafilla e formimit të bashkësive të para të njeriut primitiv dhe përdorimin e gjuhes pellazgo-shqipe , shumë përpara  gjuhës sanskrite të Vedave indjane (Petro Zhei Shqipja dhe Sanskritishtja, ).  Megjithatë, kjo vlerë e veçantë e Historisë së Shqipetaro-Arbërve të sotëm, nuk njihet nga shkenca botërore, çuditrisht edhe nga Albanologjia zyrtare, të cilat, në përgjithësi e quajnë jashtë çdo llogjike, të gjurmohet lidhja e popullsive moderne me fise të një periudhe “pa shkrime” dhe “pa data”.

Fustel de Coulanges (La cité antique) duke shtruar pyetjen : « Ç’kujtim na mbetet nga brezat, të cilat nuk kanë lënë as edhe një tekst të shkruar? – përgjigjet se – Fatmirsisht  për njeriun, e kaluara nuk vdes kurrë plotësisht. Edhe pse njeriu mund të harrojë (…) është vetë ay, që në çdo epokë është prodhim dhe përmbledhje e të gjithë periudhave të mëparshme ”. (3) Këtë mundësi, na e jep sidomos shkenca mbi BESIMIN , e cila është në gjëndje të zbulojë periudhat më të hershme të zhvillimit të botkuptimit të njeriut, për rrjedhojë edhe zanafillën dhe vijushmërinë e popujve të mbijetuar deri në ditët e sotme. Sigurisht ky kërkim vlen, vetëm për popujt e lashtë (natyral) , origjina e të cilëve nuk vjen nga popuj të tjerë, siç është rasti i Kombit Shqipetaro-Arbër.

Domosdoshmëria e kërkimit të ndonjë forme të besimit (në parahistori-shën im), pohon Angelo Carcagni (Arte Religione e Magia – Grotta dei Cervi a Porto Badisco) është e lidhur ngushtësisht me çfaqjen dhe thelbin e qënjes së njeriut mbi tokë. Një grup, një klan, një tribu, një shoqëri, nuk mund të mbijetojë pa një formë besimi që t’i udhëheq dhe t’iu  jap mbështetje » (4) Po të shohim nga afër ritet që njeriu ndjek apo formulat që ai thotë, vëren F.Coulanges, atëhere do të gjejmë shënjat e asaj që njerëzit besonin pesëmbëdhjetë apo njëzet shekuj para tyre. (5)

Nisur nga sa u tha më sipër, për të dëshmuar vijushmërinë e Kombit Arbër nga fiset e para europiane , do ta nisim rrugëtimin tonë mbi historikun e BESIMIT me pyetjen se :

Nga e ka zanafillën simboli i ritit të BEKIMIT kristian ?  

Në fotot e mësipërme shikojmë : Një pikturë të Krishtit (fig.1) ; Statujë e vitit 452 e Apostulit Shën Pal e punuar me bronxin e shkrire të statujës së Jupiterit (Zeusit të romakëve) (fig.2); Busti i Shën Baudime e vitit 1180/1200; Romanesque (French, Auvergne) (fig.3); Papa në Vatikan, shk 21 (fig.4)

Pavarsisht hapësirës shumë shekullore që i ndan figurat e mësipërme, dora e tyre e djathtë shpreh të njejtin gjest – tre gishta të hapur dhe dy të mbledhur. Të gjithë e njohin këtë shënjë të dorës së njerëzve të Perëndisë, që shoqërohet me fjalët : “ Të bekoj…! ” ose në gjuhën popullore, bekimi për mbarësi në jetë.

Sipas mitit, ritet që duheshin zbatuar në besimin kristian ishin të diktuara nga Krijuesi. Tek urdhëresa me Numrin 6: 22,27 , përcaktohej se – bekimi duhej të kryhej vetëm duke përmëndur emrin e Zotit –  (… Duke vendosur emrin tim mbi fëmijët e Israelit, unë do t’i bekoj (rrjështi 27).

Sipas shkrimeve të shënjta, njeriu tokësor nuk kishtë  pushtet për të bërë bekimin , këtë të drejtë e kishte vetëm Krijuesi. Për rrjedhojë, të gjithë shërbenjësit, domosdoshmërisht duhët të  vinin në dukje, se bekonin në emër të Zotit, siç jepet ne bisedën e Isakut me Giacobbin : « … Zoti i gjithpushtetshëm të bekon, të bën pjellor që të shumohesh, në mënyrë që të bëhesh një bashkësi popujsh…(Genesi 28 : 3,4) (6)

Në shekujt e mëvonshëm, kur në mitet besimtare rolin e shëmbëlltyrës së Zotit në Tokë e merr Jezusi, fëmija i ngjizur nga një grua tokësore (Maria) me Frymën hyjnore (Zotin), gjatë ritit të bekimit, nuk përmëndet më vetëm emri i Krijuesit. Krishtit duke i bekuar Apostujt , u thotë : « Shkoni pra , drejtoni të gjithë popujt në emër të Atit , Birit dhe Shpirtit të Shenjtë, duke i mësuar ata të zbatojnë të gjitha gjërat që ju kam udhëruar » (Mattëo 28 : 19,20) (7)

Edhe sot, bekimi bëhet në emër të tre figurave hyjnore (Krijuesit, Birit të tij- Jezusit dhe Shpirtit të Shënjtë), që tregon një fazë të re të besimit  hebraik të njohur me emrin Kristianizëm, me simbolin e tij përfaqësues – TRINITA (që shpreh përfaqsimin e trefisht të Zotit-NJË) . Tre gishtat e ngritura të dorës, me të cilën bëhet riti i bekimit katolik dhe ortodoks, shprehin simbolikisht këtë teollogji. Sipas fjalorit teosofik : “Kur një prift kristian bekon duke përdorur tre gishtat e dorës , ay përcjell një shënjë magjike që shpreh pushtetin e trekëndëshit apo të Trinitisë” (8)

Para disa vitesh, duke vizituar parkun arkeologjik të Butrintit, shoqëruesi më pyeti nëse e dija se përse në trupin e statujave të zbuluara të cilëve u mungonte koka, kishtë një vrimë të thelluar. I kënaqur nga heshtja ime, nxitoi të më sqaronte se, për mungesë kohe si rrjedhojë e ndrimeve të shpeshta të mbretërve apo figurave të rëndësishme, artistët e lashtësisë kishin gjetur një rrugë shumë praktike : ndronin vetëm kokat tek statujat e paraardhesve te çfronësuar, të aratisurve apo të vrarë si armiq.  Në rast se me « kokat» do nënkuptojmë mitet e reja që zëvëndësuan ato të Besimit të lashtë, do të arijmë në përfundimin se « skeleti » i miteve, gjatë dhjetra e mijra shekujvë të historisë njerëzore, ka mbetur në thelb po ay. Këtë na e dëshmon edhe objekti arkeologjik (fig.1,2 poshtë) i zbuluar në trevat e banuara nga fiset etruske, ku paraqitet besnikërisht  simboli i « dorës së bekimit » kristian .

Modele të ngjashme të saj janë zbuluar edhe në trevat jugore të Gadishullit ballkanik dhe Azinë e Afërme. Të bën përshtypje vendosja e figurave të shumta në dy anët e « dorës » si : gjarpri me kurorë, dashi, kupa që përdoreshin gjatë riteve, shkopi karakteristik me dy gjarpërinj të ndërthurur (si i Hermesit tek pellazgët dhe i Mërkurit tek romakët), boçe të pishës, bretkoca, hardhuca, degë bimesh, etj. Studiuesit e kanë të vështirë të zbulojnë, se çfarë kanë dashur të shprehin autorët e veprave me këto figura dhe përse i kanë vendosur aty . Kjo ka arësyen e vet, sepse siç pohon Prof. Angelo Carcagni : « arti » i lashtësisë është pasqyrim i frikës dhe dëshirave të njeriut dhe shpreh natyrën mistike dhe magjike të botkuptimit primitiv, që drejtohet drejt misterit, të padukshmes, mbinatyrores…  (9)

Dihet, se shumë pak është zbuluar ky mendim magjik i shprehur me simbole, e në shumë raste është keq-shpjeguar , megjithëse figurat që mbulojnë dorën janë nga më të rëndësishmet në mitet pellazge siç është gjarpri, shqiponja, dashi, etj.

« Dora » është gjetur pranë vëndeve të shënjta dhe altareve, të përdorura gjatë riteve të lutjes. Nga vëndi ku janë zbuluar këto objekte arkeologjike, mendohet se origjina e tyre u përket fiseve etruske të Italisë, thrakëve të Ballkanit apo frigëve të Azisë së Afërt, hapësira gjeografike ku kanë jetuar Pellazgët e lashtë.

Çfarë përfaqësonte gjesti i tre gishtavë në besimin e Pellazgëve ?

« Dora » parahistorike, sigurisht nuk kishte të bënte me bekimin në emër të Zotit, sepse nuk kemi asnjë të dhënë për ndonjë rit të tillë në praktikën besimtare të Pellazgeve.

Ngarkimi i saj me figura të kafshëve , bimëve dhe simboleve më të rëndësishme të Perëndive  pellazge (që gabimisht quhen greke – emërtim i panjohur deri në shk 19 për ndonjë popullsi) , na bën të mendojmë se shprehte  një IDE e cila lidhej me figurën kryesore të besimit të Lashtë – me KRIJUESIN . Meqënëse hartuesit e riteve kristiane , që më përpara  kishin praktikuar ritet pellazgjike, kanë huazuar nga « dora » etruske vetëm simbolin e tre gishtave, dëshmon se « Zoti i panjohur » fshihet mbas numrit TRE . Kuptohet, që modeli i numërimit duke përdorur gishtat, i përket periudhës më të herëshme të njeriut primitiv. Eduard Shnajder pohon se : « Numërimi është edhe ai (me zanafillë –shën im) primitive (…) Pellazgu dhe më vonë Shqipetari, ka mundur të kuptojë numërimin duke përdorur gishtat dhe ka mbajtur dhjetëshen , të cilën për nevojat e tij e shumëzonte në pambarim » (10)

Në rastin e « dorës » etruske, gjesti me TRE gishta, nuk shpreh sasinë e tre figurave hyjnore (Krijuesit, Birit dhe Shpirtit të Shenjtë) siç ndodh në formulën e bekimit kristian, por duket se në këtë numër shprehej vetia kryesore e Zotit-NJË. Këtë dukuri, njeriu primitiv e diktoi për herë të parë tek tre pamjet me të cilat ndryshontë  HËNA. Figurina e « dorës » përdorej gjatë kryerjes së riteve të misterit, të cilat zhvilloheshin natën kur sundontë HËNA (Zoti – femër). Në Enciklopedinë e simboleve të J.C.Cooper shkruhet se „ dora me tre gishtat e ngritura , shpreh fazat e Hënës“. (11)

Studiuesit e sotëm nuk e njohin faktin historik se: Pellazgët dhe të gjitha fiset e para të Euro-Azisë, kishin BESIM HËNOR , i cili ka mbisunduar, që nga lindja e njeriut parahistorik, e deri disa shekuj para triumfit të besimit kristian. Emri i tij mbijeton edhe në kohët moderne (i shtrëmbëruar në shqiptim dhe përmbajtje)  – Sellenizmi/Hellenizmi. Perëndia më e rëndësishme në Egjiptin e lashtë –Thot, apo Buddha në Indi ishin Perëndi hënore. (12)

Të gjitha figurat e botës shtazore, bimore dhe të simboleve të tjera (peshorja, shkopi i Hermesit etj), të cilat i shikojmë tek modelet e ndryshme arkeollogjike të « dorës », janë simbole kultike që shprehin natyrën e saj të gjith-pushtetshme. Në mitet e mëvonshme, këto figura të natyrës, u përdorën si simbole të perëndive kryesore .

Në disa objekte të Dorës etruske / thrako / frige, nuk mungon edhe prifti apo orakulli njerëzor – një burr i moshuar, i cili na tregon gjestin e tre gishtave dhe mban një Hënë madhështore mbi kokë (fig.1,2 poshtë) .Topthi që ndodhet në çdo cep të saj është simboli kryesor i Krijuesit dhe shpreh idenë : Hëna = Zoti.

(detaj)

Me emrin e Perëndeshës hënore të Dodonës – Sellena, Pellazgët hyjnorë, emërtuan shumë mbretër e mbretëresha të famshme (Sellena/Selleni) që ishin njëkohësisht edhe priftërinj dhe priftëresha, por nga këmbimi i shkronjave të afërta (s/h dhe l/ll) dhe për faj të shkruesve të lashtë, u trashëguan në botimet e sotme në formën Helena/Heleni. Deri në shekullin e 19, për kishën ortodokse e latine, besimi i “barbarëve” dhe i shqipetaro-arbërve emërtohej – “Hellenizmi”.

Duhet të kemi parasysh se , objekti arkelogjik i « dorës » (afërsisht shk.I – IVpas K) për të cilin flasim, është i periudhës së ashtuquajtur « heleno-romake », por kulti që shpreh i përket besimit të fiseve të para autoktone të Euro-Azisë së Afërt.

Besimi hënor i Pellazgëve dhe simbolet e tij është trajtuara gjërësisht në librin „Sellenizmi-Besimi që sundon Botën“, prandaj nuk po zgjatem në këtë pikë.

Deri këtu, kemi arritur të dëshmojmë se : Riti i bekimit në besimin katolik dhe ortodoks, e ka origjinën nga periudha para-kristiane dhe është përshtatur nga teologët e besimit të ri, miteve të Biblës. Gjesti i dorës, i përket besimit hënor të fiseve Pellazge, ritet e të cilit, vazhdojnë të kryhen në trevat arbërore në formën e traditës popullore.  Por, a janë Shqipetaro-Arbërit e sotëm, pasardhës të ligjshëm të Pellazgëve hyjnorë, kur vihet në dyshim vijushmëria e pandërprerë „iliro-shqiptare“ ?

Në fakt „teza pellazge“ për origjinën e shqipetarëve, nuk është ndonjë risi e re për studimet europiane dhe botërore.  Studiuesi hungarez L.Taloci (1834-1916), krahas shumë eruditëve të tjerë (shqipetar e të huaj) pohonte se : « Nuk mund të dyshohet që Shqipetarët të jenë pasardhësit e drejtpërdrejtë të Pellazgëve, kur në çdo hap gjen në gjuhën, në zakonet, traditat e legjendat e tyre, të gjithë shënjat karakteristike të njerzve primitiv që nuk i gjen tek asnjë popull tjetër. (…) Nuk ekziston asnjë popull tjetër në Ballkan, as ai i Greqisë së re, që të mund të ndjekë historinë e racës së vet, ashtu me rend kronologjik, qysh prej kohëve më të lashta deri në ditët tona sikurse populli shqipetar”  L.Taloci (1834-1916) (13)

Për ironi të fatit, për skeptikët e kësaj të vërtete historike, atë e dëshmon katërcipërisht edhe …

Dora me tre gishta

Nga studiuesit, ky objekt arkeologjik është emërtuar “Dora e Sabacios” , emër dhënë burrit të moshuar të ulur në pëllëmbën e dorës, që hamëndsohet të jetë Perëndi e fiseve frige, nisur nga qeleshja tipike me majë të përkulur.

Së pari, duhet të njohim faktin se, fiset në trevat e të cilëve është gjetur ky objekt, janë të së njejtës etni pellazgjike. Sipas dëshmive të sjella nga autorët e lashtë dhe shkencat moderne (Arif Mati , Mikenët = Pellazgët), del se : Sipas Strabonit (libri VII, 3/2), Frigjianët janë Brigë, degë etnike e Thrakëve. Gjithashtu sipas Hekate të Miletit, Tuqiditit (IV,109), Herodotit ( I ,57) ,Tirrenët (Etruskët) dhe Pellazgët bënin pjesë në të njejtën tërësi etnike (…) Zanafilla etnike dhe gjuhësore e shqipetarëve është e pakundërshtueshme, meqënëse këta të fundit rrjedhin nga Thrako-Ilirët , ata vetë pasardhës të drejtpërdrejt të Pellazgëve. (14)

Pra, fiset e lashta etruske, frige, thrake dhe paraardhësit e shqipetarëve të sotëm, ishin fise të së njejtës gjini. Studiuesi Arif Mati, në doktoraturën e mbrojtur në Universitetin e Sorbonës (Paris) , në përfundim të fakteve të paraqitura, pohon se :  Shqipëria dhe rajonet në kufi të saj, paraqesin një rast unik në Europë : Një dhe vetëm një popull, i cili jeton në tokat e tij stërgjyshore , të paktën qysh nga Neolitiku. Vijëmsia arkeologjike antropologjike,kulturore dhe etno-gjuhësore është aty më se e dallueshme. (15)

Por “arkivit” historik të arbërvë, nuk i mungojnë edhe shumë fakte të ruajtura në historikun e  BESIMIT, disa prej të cilave po i rradhisim më poshtë :

1.Tek fiset pellazge, qeleshja shërbente si simbol i njeriut “ndërmjets”(priftit) midis njerëzve tokësorë dhe Krijuesit, detyrë që e kryente familja mbretërore, siç e vërejmë qartësisht tek “dora e Sabacios” ku pasqyrohet Sabacio, mbreti i hyjnizuar si Perëndi dhe Dioskurët. (fig 2 lart).  Në shekujt e mëvonshëm, qeleshja u përdor nga të gjitë pjesëtarët e fiseve pellazge, si simbol i popullit që gëzonte mbrojtjen e Zotit (Hënës), duke e emërtuar veten “popull hyjnor”.

Sipas shumë dëshmive historike, Shqipetaro- Arbërit e ruanin këtë emërtim edhe në shekullin e 19. Këtë fakt, përveç Rilindasve tanë, na e kujton në analizën historike edhe gazetari Dimitrios Epikouris (sipas metodës “greke”) në dy shkrimet e tij (maj 2012) : “… pasardhësit e hajdutëve të pulave dhe deleve , që rronin në majë të bjeshkëve dhe brënda shpellave , që rrallë laheshin ,që grabisnin gratë nga prindërit e tyre dhe plaçkisnin katundet, (… ) Këta barinj të sertë e malësorë , nisën të besonin se ata nuk ishin vetëm pinjollë të grekëve të vjetër (helenëve pellazgë-shën im), por edhe një popull i bekuar nga Perëndia” (16)

Nga kjo traditë e lashtë pellazgjike, e ka zanafillën edhe miti i “popullit të zgjedhur”, i fiseve që ndoqën Mojsiun në malin Sinai . Emri i Hënës tek Assirët ishte Sin me të cilin emërtuan malin Sin-ai, dhe duke qënë një vënd i shënjtë hënor, u përzgjodh për mitin biblik të hebrejve. (17)

Me qeleshen me majë të rënë, sipas objekteve arkeollogjike, pasqyrohet : Farkëtari i armëve të Hyjnive në Olimp – Efesti; Mithra , Sabacio, Attis, princi dardan i Trojës – Paridi në Lindjen e Afërme, por edhe njerëz historik të Dardanisë së lashtë të periudhës romake si, Burrëbistra dhe Decebali. Në kohët moderne, ajo paraqitet si pjesë e veshjes së traditës, vetëm e popullsisë shqipetaro-arbërore .

  1. 2. Që Arbërit ishin “popull hyjnor” e dëshmon edhe emri “Kombi shqipetar”, apo “ kombësia shqipetare / arbërore”. Ky emërtim e ka origjinën nga simboli i NYJES , që në mitet e lashta pellazgjike, shprehte natyrën hyjnore të njeriut të “ lidhur me Zotin” (në gjuhën shqipe : kom-b dmth nyje e formuar nga lidhja, trajtuar tek ” Emri Komb,“pasaporta” parahistorike e Arbërve”. Këtë “nyje hyjnore” e gjejmë tek “dora e Sabacios” ndërmjet rrathëve të një gjarpëri të përdredhur (fig.3 lart). Në kohët moderne , ky emërtim parahistorik vijon të përcaktojë Shqipetaro- Arbërit e sotëm , fakt që dëshmon vijushmërinë e pandërprerë të popullsisë që e ka krijuar këtë simbol.

3.Simboli i rrufesë që ka mbi kokë Perëndia Sabacio (fig.1lart) dhe në dorën e djathtë (fig.2) është simbol i Zeusit thesprot, emri i të cilit shpjegohet vetëm në gjuhën shqipe (Za – zëri; shigjetat e rrufeve, me të cilat ai dënonte fajtorët, shkaktojnë bubullima më një zë të tmershëm), Tempulli i tij- Dodona- ndodhej në trevat arbërore të Iperisë (Epirit) dhe i përkiste besimit hënor.

  1. 4. Për studimin tonë , një dëshmi shumë më e lashtë sesa “dora” etruske/thrako/frige, megjithëse na mungon si objekt arkeologjik, është ruajtur mrekullisht në gjuhë – emri i Perëndisë egjiptiane Thot. Fustel de Coulanges pohon se : “Kuptimi i thellë i një rrënje gjuhësore, mund të ngërthejë, ngaherë, një mendim apo zakon të lashtë ; idetë dhe kujtimet u venitën ; por fjalët mbetën dëshimtare të pandryshueshme të besimeve që u zhdukën”. (18)

Në Fjalorët mitikë, Thoti ka qënë Perëndia henore e dinastive të para. Simboli i tij ishte bastuni me dy gjarpërinj që ndërthuren. (19) Ky simol, siç e shikojmë (tek fig. poshtë, mbrapa kokës) në monedhën romake të vitit 82 pK, ka shoqëruar në objektet e artit të lashtësisë, Perëndinë Hermes. Qeleshja arbërore , që duket në anën e mbrapme të monedhes , shpreh figurën e mbretit-bari , njëkohësisht edhe prift, i fiseve dardano-etrusko-iperiote .

(20)

Përkatsia pellazge e Hermesit dëshmohet edhe nga fakti , se me këtë emër është emërtuar nga helenët në Helladë – Perëndia Thot.

Xh.Katapano në veprën e tij “Thoti flistë shqip”(Thot parlava albanësë”, 1984)  zbulon jo vetëm kuptimin e emrit të Thot-it dhe përkatsinë etnike nga Atlantidët (21), por edhe rolin e tij në përparimin e shkencave dhe filozofisë së Egjiptit të lashtë : “Thoti ishte më i madhi i të gjithë iniciuësve të lashtësise, i quajtur themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore më të lartë. Emri i tij tregon këtë funksion –  thot – dmth ai thot (kumton) fjalën e Zotit, atë që duhet të bëj njeriu mbi tokë (në relativitet) më qëllim që « jeta njerëzore » t’i ngjajë « asaj hyjnores ». (22)

Nuk do të ndalemi këtu për të gjitha shpikjet që i vishen Perëndisë Thot në fushën e shkencës, shkrimit dhe artit . Ajo që na tërheq vëmëndjen është emërtimi i tij i dhënë nga helenët , të cilët  “ kur e mbartën në Olimpin e tyre , ja ndruan emrin në Hermes (Ermete Trismegisto gr.) dhe si mirnjohje për shkencën që ai i kishtë përcjellë Solomonit, Platonit dhë Pitagorës, i dekretuan titullin « Tre herë i madh », duke ja ruajtur të pandryshuara funksionet. (23)

Sikurse Xh. Katapano edhe studiues të tjerë, kanë pranuar se, emërtimi TRISMEGIST, përkthehet „tre herë i madh“:

  • Niko Sillo (Etruskishte – Toskërishte) pohon se emërtimi “trismegisto”(gr) do të thotë : Tre herë i Madh. (24)
  • Helena P. Balvatsky, hartuese e Fjalorit Teosofik , vëren se emri Hermes – Trismegisto është emri i Thotit apo Hermesit në pamjen e tij njerëzore, që do të thotë “tre herë i madh”. (25)  Një nga emërtimet e Hermesit ishte – Atlantiades. (26)

Eduard Shnaider, duke ju afruar më shumë së vërtetës gjuhësore vëren: “Sa për Mërkurin (emërtimi romak për Thotin) poet, muzikant, çpikës i lirës, e para vegël muzikore me kordha, që mëndja e njeriut të ketë krijuar, ne e gjejmë mishërimin e saj, në fjalën « trismegiste » siç quhej prej grekëve. Vetëm fjala e rrokjes së parë është deformuar. Kështu « tris » duhet marrë për « kris »,troket, nga kemi kris-me-gisht,në kuptimin prek ose nxjerr tinguj,siç e kërkon teknika e lirës. (27)

Tre nga këta autorë, janë njohës shumë të mirë të gjuhës shqipe – arbërishte, ndërsa H.Balvatsky ishte njohëse e mitollogjisë dhe simboleve të lashta. Siç duket, studiuesit nuk i kanë dhënë rëndësi apo nuk e njihnin besimin e Atllantidëve-Pellazg të cilëve u përkiste kjo Perëndi 12 000 vjeçare, megjithëse, psh  H.Balvatski në Fjalorin e saj teosofik, pohon se,  Perëndia Thot mban si kurorë një disk hënor dhe emri i tij në formën “Hermes- Thot- Aah” shpreh : Thoti – Hëna.  (28)

E verteta e emertimit te Thotit/Hermes bazohet pikërisht tek natyra kryesore e tij e theksuar nga Xh.Katapano : “Thoti ishte më i madhi i të gjithë iniciuësve të lashtësise, i quajtur themelues i shkencës së fshehtë, lajmëtari i natyrës hyjnore më të lartë “ . Pra kryente detyren e priftit dhe te mesuesit te BESIMIT HËNOR (Fe dhe Shkence) dhe për këtë dituri të nivelit më të lartë për kohën që përfaqsonte Thoti , siç e pamë më lart, Solomoni, Platoni dhe Pitagora, e emërtuan  gjuhësisht : (Thot) Hermes Trismegisti.  Kjo fjalë , në fakt, në gjuhën shqipe është një fjali : tri(s) + me + gist dhe në formën e sotme do të kemi, “me + tri (dialekti çam) + gis(h)ta” (gërma “sh” nuk shkruhej në lashtësi), siç e shpreh qartësisht “dora” etruske/thrake/frige , si dhe duart e Perëndisë Sabacio me Hënën mbi kokë.

Simboli i besimit hënor – numri TRE– u bë emërtimi themelor i kristianizmit -Trinita – i shprehur me gestin e bekimit, në emër të Krijuesit (tre gishta të hapura të dorës). Dogma e Trinitris, u përpunua në shekullin e IV pas Kr. nga “ati i Kishës” Shen Anastasio dhe pasuesit e tij.  Në Testamentin e Vjetër, misteri i Trinitis nuk eshte zbuluar hapur , për të mos u dhënë hebrejve , të rrethuar nga besimtarë paganë, rastin të bien në besimin e lashtë (politeizëm) (29)

Huazimet e dogmës kristiane duken qartësisht në një afresk të periudhës së Rilindjes italiane (foto poshtë), ku së bashku me Krishtin që shpreh gjestin e dorës etruske, jepet simboli i rrethit, gjarpërit dhe rrezeve. Ay paraqitet si një burrë i moshuar , sikurse Perëndia Sabacio, në dallim nga pamja rinore me të cilën e shikojmë në artin kishtar. Me qënëse ka një libër në dorë (simbol i ligjeve të Moisiut diktuar nga Zoti), mund ta emërtojmë Krishti-Sabacio , siç është quajtur edhe Zeusi Sabacio, në kohën e Perandorisë romake(30), që dëshmon se Sabacio ka përfaqsuar Zotin pellazg (Hënën) të pa njohur deri më sot.

Parrocchia ortodossa (31)

Si perfundim: Duke patur si qëllim të dëshmojmë origjinen parahistorike të Shqipetaro-Arbërve të sotëm dhe vijushmërinë nga bashkësitë fisnore më të vjetra Euro-Aziatike, mjaftoi gjurmimi i një prej riteve të Besimit kristian, për të zbuluar të vërtetën e llogjikës shkencore se : “Në qoftëse veçorit gjuhësore, të fesë, të traditave e të zakoneve, të përallave e të legjëndave, që ne po i studiojmë në përgjithësi (…) pra në qoftese të gjitha këto veçori kanë një rëndësi, Shqipetarët e sotëm janë përfaqësuesit e fundit, janë të mbijetuarit e fundit të Pellazgëve të vjetër autoktonë”. (32)

Në “Arkivin” e Kombit tonë të kohëve moderne, gjënden të pazbuluara me mijra dëshmi të tjera të çdo fushe, të cilat pasqyrojnë historinë e zhvillimit të shoqerisë dhe botkuptimit europian e atij botëror. Në mungesë të dokumenteve shkrimore dhe pamundësisë së zbërthimit shkencor të dëshmive të vetme -simboleve mistike- studiuesit i kanë drejtuar syte drejt fiseve primitive të kohës moderne në Afrikë, Azi dhe Kontinentin Amerikan. Fatkeqsisht , përputhja e epokës parahistorike me atë të dy-tre shekujve të fundit, është vetem në aspektin biologjik dhe shumë pak në atë besimtar dhe shkencor të Kontinentit të lashtë europian.

Gjithashtu, këto fise të shk 17-20, nuk e zotërojnë gjuhën pellazgo-shqipe, me të cilën fiset parahistorike euro-aziatike krijuan besimin e tyre, duke e fshehur brënda shkencës okulte ( një arësye se përse Thotin –Hermes nuk e gjejmë në art, me gjestin e dorës etruske). Kjo pasuri e ruajtur vetëm nga mbijetesa fizike e Arbërve “hyjnor” gjatë qindra shekujve të tragjedive të përgjakshme të lashtësisë dhe të kohëve moderne, duhet t’i përkas Fondit Botëror të UNESCO-s.

Në rast se ka studiues, që faktet e ketij “arkivi” nuk dëshirojnë t’i njohin, i fshehin mbas llafollogjisë shtërpe, fallcifikimeve apo synimeve që nuk lidhen me të VËRTETËN , nuk na mbetet gjë tjetër, veç t’iu kujtojmë fjalët e Sfinksit, objektit më të lashtë të Atlantidëve që sunduan në Egjipt : Kush ka veshë për të dëgjuar (të vërtetën –shën im), dëgjon…! ( Enel “A Message from the Sphinx”). (32)

 

1- Mustafa Nano: “Ah moj Vojsava ,qe na prishe mendsh me kete origjinen tende!” http://pashtriku.org/?kat=43&shkrimi=6784

2- Autore te gjuhes gjermane Albanologjia- ne Biblioteken Kombetare, Ardian Klosi, Shtypur “Natyra”, 2007

3- Fustel de Coulanges , La Cité antique , Librairie Hachette, Paris, 1900 ; De la manière d’étudier le monde antique; Qyteti antik, Dituria , Tirane, 2014 f52, 53 .

4- Il bisogno della ricerca di una qualche forma di religiosità è strettamente congiunto con la comparsa e con l’essenza stessa dell’uomo sulla terra. Un gruppo, un clan, una tribù, una società, non possono vivere a lungo senza una forma di religiosità che sia da sostegno e guida ; Artë Rëligionë ë Magia – Grotta dëi Cërvi a Porto Badisco, Prof. Angëlo Carcagni

5-Fustel de Coulanges f53, po aty

6- Isacco parla a Giacobbes “…  l´Iddio onnipotente ti benedica, ti renda fecondo e ti moltiplichi, in guisa che tu diventi un´assemblea di popoli… » (Genesi 28:3,4) (Nicola Iannazzo « C’è chi usa dire: “ti benedico…”, ma l’uomo non ha il potere di benedire nessuno…” http://nicolaiannazzo.org/2010/11/21/%E2%97%8F-ce-chi-usa-dire-ti-benedico-ma-luomo-non-ha-il-potere-di-benedire-nessuno/

7- “Andate dunque, ammaestrate tutti i popoli, battezzandoli nel nome del Padre e del Figliuolo e dello Spirito Santo, insegnando loro d´osservar tutte quante le cose che v´ho comandate.” (Matteo 28:19,20)  (Nicola Iannazzo « C’è chi usa dire: “ti benedico…”, ma l’uomo non ha il potere di benedire nessuno…” http://nicolaiannazzo.org/2010/11/21/%E2%97%8F-ce-chi-usa-dire-ti-benedico-ma-luomo-non-ha-il-potere-di-benedire-nessuno/

8- Quando un sacerdote Greco Cristiano benedice usando le prime tre dita della mano egli compie semplicemente il segno magico che significa – mediante il potere del triangolo o “trinità”.http://www.teosofica.org/it/glossario-dottrina-segreta/glossario/,32?alfa=C&start=20)

9- Arte Religione e Magia – Grotta dei Cervi a Porto Badisco,Prof. Angelo Carcagni .

10- Eduard Shnaider « Pellazgët dhe pasardhësit e tyre » ,Tiranë 2009, f150

11- “ Una mano con 3 dita o una mano mutilata raffigura le fasi della Luna…( La Mano Talismanica– Enciclopedia illustrata  dei simboli ,J.C.Cooper,  http://tarocchiemagialunaria.blogspot.al/2015/10/la-mano-talismanica.html

12- IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

13- E. Shnajder, f147,po aty

14- Arif Mati “Mikenet=Pellazget. Greqia ose zgjidhja e nje enigma”, Plejad 2008, f196-199 -212 -10

15- Arif Mati,  f12 po aty

16- Rrënjët social-kulturore të krizës ekonomike greke dhe Shteti modern Grek, maj 2012; F.Demi Racizmi historik , deshmi e mendesise ideologjike dhe politike e se kaluares dhe nxites konfliktesh ne te ardhmen , 23.07.2012

17- Il nome Assiro della Luna era Sin e Sin-ai era il Monte, il luogo di nascita di Osiride, di Dioniso, Bacco e molti altri dei. IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

18- Fustel de Coulanges, f53, po aty

19- Dottrina Segreta, Cosmogenesi, pag. 196-197. http://www.mythologydictionary.com/greek-mythology.html#caucasus

20- http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=6 Lot 551. C. Mamilius Limetanus AR Serrate Denarius. C. Mamilius Limetanus AR Serrate Denarius. Rome, 82 BC. Bust of Mercury ri…

21- ATLANTIDEI (Gr.) – Antenati dei Faraoni e progenitori degli Egiziani) , secondo alcuni, ed anche secondo la Scienza Esoterica (Vedi Dottrina Segreta, vol. V° pag. 258 e VI° pag. 363 e Buddismo Esoterico pag. 115

22-  Xh.Katapano, “Thoti fliste shqip”, Botimet Enciklopedike, Tirane, 2007, f47,48

23- Xh.Katapano, f14, po aty

24- Niko Sillo “Etruskishte – Toskerishte”, West Print, f145

25- IL GLOSSARIO TEOSOFICO di HELENA PETROVNA BLAVATSKY , ROMA www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

26- http://www.mythologydictionary.com/greek-mythology.html#caucasus

27- E.Shnajder , f71 po aty

28-  ERMETE TRISMEGISTO (Gr.) – L’Egiziano Ermete “tre volte grande”. Il mitico personaggio da cui prese il nome la filosofia Ermetica. In Egitto, era il Dio Thoth o Thot. È anche il nome generico di molti scrittori Greci di filosofia e di Alchimia. Ermete Trismegisto è il nome di Ermete, o Thoth, nel suo aspetto umano, ma quale dio è molto di più. Come Ermete-Thoth-Aah è Thoth, la luna; il suo simbolo è il lato illuminato della luna, che si suppone contenga  l’essenza della saggezza creativa, “l’elisir di Ermete”.  Il Glossario Teosofico di Helena Petrovna Blavatsky , Roma www.scienze-astratte.it/files/Glossario_Teosofico.pdf

29- Nell’Antico Testamento il mistero della Trinità è soltanto prefigurato e non ancora rivelato apertamente, forse per non dare al popolo ebraico, circondato da idolatri, occasione di cadere nel politeismoPietro Parente (1954) 529. http://it.cathopedia.org/wiki/Trinit%C3%A0 )

30 –http://www.treccani.it/enciclopedia/sabazio_(Enciclopedia-dell%27-Arte-Antica)/

31- Parrocchia ortodossa – Documenti www.ortodossiatorino.net , Borgognone .

32- E.Shnaider, f157po aty

33- Enel: “A Message from the Sphinx” ,XH.Katapano Thoti fliste shqip, Botimet Enciklopedike, Tiranë, 2007 f51

 

FUND

Filed Under: Histori Tagged With: DORA QË ZBULON, Fatbardha Demi, SIMBOLIN 12 000 VJEÇAR, TË BESIMIT ARBËR

Nderroi Jete profesori Hasan Çipuri

September 30, 2017 by dgreca

INSTITUTI SHQIPTAR I MENDIMIT DHE I QYTETËRIMIT ISLAM
ALBANIAN INSTITUTE OF ISLAMIC THOUGHT AND CIVILIZATION
Nekrologji për profesorin e nderuar
Hasan Çipuri
Më datë 29.09.2017 është ndarë nga jeta në moshën 82 vjeçare profesori i nderuar Hasan Çipuri. Prej shumë vitesh profesor Çipuri ka qenë anëtar i Bordit Drejtues të Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, duke dhënë një kontribut të vyer me idetë, përvojën dhe përgatitjen akademike të ofruar.
Ai ka qenë shef i sektorit të Terminologjisë dhe Enciklopedisë Ushtarake, njëherazi pedagog i gjuhës serbo-kroate në Akademinë e Mbrojtjes dhe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja. Duke qenë njohës i pesë gjuhëve të huaja, kontributi i tij është i madh në fushën e linguistikës.
Profesor Çipuri është autor dhe bashkautor dhe drejtues shkencor i 32 fjalorëve, mes të cilëve fjalori shqip-serbisht, 12 librave historikë dhe ushtarakë si dhe buletinëve e teksteve mësimore. Prof. dr. Hasan Çipuri, për punën e tij të palodhur dhe kontributin e madh në shumë fusha, ka fituar 8 urdhëra e medalje shërbimi dhe veprimtarie shkencore nga institucionet e Kuvendit dhe Presidentit të Republikës.
Gjithashtu, ai është nderuar me shumë tituj nderi në Evropë e Amerikë, mes të cilave Medalja Botërore e Lirisë dhe Medalja e Ambasadorëve Ndërkombëtarë, dorëzuar nga Instituti Biografik Amerikan.
Profesor Çipuri do të kujtohet gjithnjë si një intelektual i shquar, një bashkëpunëtor i zoti dhe njeri me merita të veçanta.

Filed Under: Kronike Tagged With: nderroi jete, profesori Hasan Çipuri

Nuk kandidon Ismaili, por Shqipëria dhe Letërsia e saj!

September 30, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/

1 Kadare Fransua Holland

1) Në galeritë e librarisë Barnes dhe Nobël (Barnes & Noble), një vajzë e re ulur këmbëkryq, një dysheme prej shajaku të trashë ku sado e rëndë këmba, nuk pipëtinë asgjë, ishte zhytur e tëra brenda faqeve të një libri. Ka shumë si ajo, këtu përfshihem edhe unë, që për një ose disa arsye, ndofta çmimi, kutadish…, apo ajo indicja t’i hedh një sy që të di se çfarë do blej, harrohen mbi libra dhe autorë. Eshtë një ambjent i paqtë, ku historia e njerëzimit sillet në një qerthull plot oksigjen aq sa pavarsisht epokës që jetuan, mund të rrinë bashkë vëllezërit që projektuan Romën (Remi dhe Romuli) dhe ai që e dogji atë, Neroni. Një temë sa poetike dhe eseistike ku njeriu që njeh aromën e librave, e shikon me pak qeshje, me pak habi këtë paqe që ta fal indeksi gërmor, por edhe fuqia e kohës që palos gjithçka me qetësinë e amvisës kur mbush sirtarët me rrobat e lara. Aty shëtit një magji prej fryme, me aromën e kafesë diku, aq sa faqet prej letre që njeriu i Zotit ka nëpër gishta, dike e çojnë në tokat e fantashkencës, dike në në fushat e pamata të Teksasit, ku vdes e trishtuar britma, sipas Borhesit…, e dike tjetër në tokat e një realiteti zakonor, a zakonesh, që, dikush i intepreton së prapthi, dikush i përgojon, shenjon me gisht, kur dikush tjetër jep edhe jetën për faktin se e ka çështje nderi frymën breznore. E gjitha është një mbretëri mbi realitetin. Të ulur qosheve. Gjysmë të shtrirë. Mbi kryet e tyre…, koridore raftesh. Vende, kultura, gjuhë…Heshtja e gjitha, është një muzikë e florinjtë sikur të frushtullohet me ojnat e spanjishtes, një idomë që e prezanton jo gadishulli iberik, por andet ku një kondor pushon me krahët hapur. Një atmosferë që nuk e kap, por fal kësaj përvoje dhe përfytyrimit tend, mund ta jetosh. Ta dhurojnë këtë faqet e librave që ke nëpër gishta.

2) Papritur vajzës iu afrua me sa u kuptua shoqa, duke i kujtur se shkoi vonë dhe do humbnin leksionin. Mirëpo ajo ngriti dorën, nuk donte ta shqetësonin, nuk donte të ngrihej, iu lut t’i sillte ca më shumë kafe. Kaq! Dhe tjetra ia plotësoi duke i kujtuar se vet po shkonte. Asnjë përgjigje, vetëm lexim.

Nganjëherë kam përshtypjen se libraria Barnes dhe Nobël është më e madhe se bota. Se Amerika po e po. Është ajo pamje a ekzistencë njerëzore, që Horhe Luis Borhes (Jorge Luis Borges) ia dedikoj përshtypjes së tij kur i verbër vizitoi Nju Jorkun duke i thënë shoqëruesit, ja, ky qytet është pjella e fantazisë sime. Afërmendsh tjetri mbeti i çuditur, burri me peshë të rëndë në kulturën botërore të shekullit që mbaronte, ishte i verbër. Si po e shikonte ai ngjitjen e kullave drejt qiellit?

Kjo nuk është një dilemë, sigurisht nëse ke mbajtur ndonjëherë një libër në dorë.

Libri që vajza po lexonte titullohej Broken April, ose Prilli i thyer i autorit shqiptar Ismail Kadare. Kurse unë aty përbri në galerinë e Fiction ose të atij zhanri tregimor të konsideruar si sajim, jo nga realiteti. Hulumtoja në anglishten e pazhbirueshme për kapacitetim tim, të një nga eseistëve bashkëkohor Dana Xhoja-s, (Dana Gioia) një ekonomist në profesion por që sot Amerika e mban si një nga nga eseistët model të interpretimit. Në Amerikën e madhe, me letërsi të madhe, ai është ndër…, kohë më pare kisha hasur një libër të tij në shqip. A ka rëndësi poezia… (Can Poetry Mater?). Mirëpo kur të mbushet mendja se gjuha që flet është ajo që të mjafton. Të gjen belaja. Unë endesha në ligjëratën e katedrave të Kalifornisë, kurse vajza në luginat e Shqipërisë.

Me siguri nga darka do i tregonte shoqes, a të dashurit, për vendin tim, njerëzit, zakonet. Për Gjorgun me ankthin se si me vetdije duhet të vrasi, që vret… Gjakmarrja shqiptare.

M’u end nëpër kokë një botë piktoreske që në vendin tim e quajnë Veri. Kur në fakt është kërthiza e tokës amtare. Por edhe ajo koha kur katedrat e vendit e tim e trajtonin si vendi i ashpër i reaksionit pikërisht për më vitalen ndjenjë njerëzore të jetës, nderin e njeriut. Obskurantizëm kur ishte në fakt një arsenal i fuqishëm kulturor. Por, Neroni e dogji Romën, sepse donte që Roma të fillonte dhe mbretëronte me ‘të. Kështu edhe diktatura. Në fakt version i Gjorgut duhej të trajtohej ndryshe, ashtu edhe toka e tij. Por në kohë devijimet edhe pse kanë pamjen e një maje gishti, lëvizin një botë të tërë.

Çfarë dite e madhe. Ajo vajzë dhe vendi im aty: një magji.

3) Sa here që vjen vjeshta, kur afrohet dhe dhënia e çmimit Nobel, nis edhe fushata e thashjes tek ne. Kundër një njeriu të vetëm. Një shkrimtari. Që armatë ka librat, veprën. Nuk ka destrojerë, aeroplambjtëse, a raketa bërthamore. Nuk ka arshivë sekrete dhe një lukuni survejuesish e ndëshkuesish, me dhe pa uniformë. Nuk ka armatë televizonesh ku të japi mend çdo ditë në çdo vakth. E zi më zi t’ua bëj jetën. Nuk ka asgjë në dorë. Asnjë lloj vule. Ka vetëm librat ku gjallon vendi i tij. Ku flatron gjuha e këtij dheu. Nuk ka asgjë, asgjë që ka aromën e metalit të armës. Nuk ka çelsat ku mban të kyçur mirëqënien e popullit. Ku dikujt i jep një maune me miell. Dikujt i thotë, ti me që më solle në pushtet mbill e shit drogë. Vrit e prit kë të duash. Shit e bli kë të dojë qejfi. Ndërkohë që dikujt tjetër ia lëron nënën, pa punë, pa bukë, pa talent, pa aftësi…, me një fjalë e lë të paftë. Nuk i ka këto, por ka vetëm dhuntinë për t’i treguar këto. E kjo dhunti nuk është mëkat qeveritar, por fat i një populli, një vendi dhe një gjuhe.

Sapo afrohet vjeshta, i vërsulemi me ca energji që çuditërisht na afrojnë me kafshën. Nuk ngopemi. Një avaz. Një brutalitet. Një inat kokëtrashësh. Gërr, vërr. Dosje, mashtrim, letra, falsifikime, pseudonime. Gërr, vërr, punë shqiptarësh. Kundër kujt? Vetvetes. Pasi është fare e thjeshtë, gjenia nuk është asnjëherë ai qytetari, por fryma apo koha e juaj. E gjitha, me firot dhe arritjet, me zbythjet dhe me gjokset . Nuk merr, nuk ia japin. O sa qejf. Ferkojnë duart. Gëzojnë…, e morët vesh një mut ia dhanë. Gëzojnë, kafshët, si kafshët. Eshtë tragjike të gëzosh për një autor rus dhe jo për autorin tend. Tragjike dhe nuk ka fjalë të tjera.

4) Zakonisht kandidatët e përvitshëm janë mbi treqind. Nga vende të ndryshme. Midis këtyre vëndeve është emocionale kur shikon emrin e vendit tend. Pra vendin tend. Letërsinë tënde. Atë letërsi që i mban ulur njerëzit nëpër korridoret e librarive. Gjorgun malësorin e bukur brenda fatit të tij tragjik. Pra diçka nga ashti i breznisë së rracës tënde.

Ndër treqind vende Shqipëria. Një vend me halle, tokë e vogël në sofrën e mendjeve të arta. Gëzoni për letërsinë tuaj dhe krenohuni me ‘të. O avaz i vjetër, kade me turshi kastravecash.

Filed Under: Opinion Tagged With: dhe Letërsia e saj!, Ilir Levonja, Nuk kandidon Ismaili, por Shqipëria

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT