• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for September 2017

NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË

September 27, 2017 by dgreca

1 Bush Ilia K

-Me rastin e 80 vjetorit të lindjes së Peshkopit amerikano-shqiptar, Ilia Ketri-/

1 Ilia Ketri

Ne foto:Çast nga dreka në Çikago,me rastin e 80 vjetorit/

Nga Fuat Memelli/

Me fam Xhim BelushiNe Foto: Ilia Ketri me familjen e tij dhe aktorin e shquar, Xhim Belushi./

55 vjet numëron Ilia Ketri në rrugëtimin e tij në shërbim të fesë. Por, vitet nuk tregojnë gjithçka. Mbi të gjitha tregojnë gjurmët që ke lënë në punët që ke kryer. Dhe Ilia Ketri ka lënë gjurmët e tij të pashlyera në shërbim të fesë orthodokse. Me fjalën e tij ka mbushur shpirtin e besimtarëve. Ajo ka “ngjitur” tek ata, pasi ai u flet në gjuhën e nënës, në gjuhën e bukur shqipe.

Kisha shq ne Cikao 80 vjet

Ne Foto:Me besimtarët e kishës shqiptare në Çikago,në festimin e 80 vjetorit./

PËRVJETORI NË ÇIKAGO

Për dashurinë dhe respektin që kanë për Peshkop Ilia Ketrin, besimtarët e kishës së Shën Kollit në Çikago, ku ai ka shërbyer për disa vjet, i organizuan  një ditlindje të bukur. Për të nderuar atë, kishin shkuar besimtarë shqiptarë nga Sinica, Qyteza e Dardha që jetojnë në Çikago, si dhe të tjerë nga Detroiti, Bostoni e Torontoja. U thanë plot fjalë zemre. Në një ekran u projektuan foto e vidjo nga jeta e tij, përgatitur nga Genc Panajoti e Artan Papazisi. Kjo veprimtari e organizuar nga një grup besimtarësh me në krye At KostandinTudën, la plot mbresa jo vetëm te Hirësi Ilia, por te gjithë të pranishmit.Të duash dhe të të duan, është një lumturi e madhe. Siç ka thënë Dostojevski:”Në kujtesën e popullit mbetet vetëm ai të cilin populli e ka dashur”.

Kisha Shen Trinia

Ne Foto:Me besimtarët e kishës Shën Trinia në Boston/

DISA “STACIONE” TË JETËS SË TIJ

Për të krijuar një ide më të plotë për figurën e tij, duhet t’i hedhim një veshtrim “udhëtimit” të Ilia Ketrit në rrugën e jetës 80 vjeçare. Janë të shumtë “stacionet”e rëndësishëm të jetës së tij dhe po t’i përmendim të gjithë, do të duheshin faqe të tëra. Për këtë arsye, po ndalemi vetëm në disa prej tyre. Ilia Ketri lindi në qytetin Sault Sainte Marie të Miçiganit, nga prindër shqiptarë me origjinë nga Sinica e Devollit. Pas mbarimit të shkollës së mesme me rezultate të shkëlqyera, vazhdoi studimet në Boston, në Seminarin e Kryqit të Nderuar për 6 vjet ku u diplomua për teologji. Në vitin  1961 u martua me Helenën me të cilën patën një djalë,  Sotirin dhe një vajzë, Eugjenian. Për disa vjet ka kryer detyrën e famulltarit në kishën “Shën“Trinia” si dhe atë të sekretarit të peshkopit të dioqezës. Gjithashtu ka qënë edhe këshilltar shpirtëror i studentëve të kolegjit, pjesëmarrës në Komitetin Orthodoks të Bostonit, zv.drejtor i shtypit orthodox të Seminarit të Kryqit të Nderuar, arkëtar i thesarit të Shoqërisë Teologjike të Amerikës si dhe disa funksione të tjera. Në vitin 1972 është diplomuar në arte dhe një vit më vonë përfundoi masterin për teologji. Në edukimin dhe karierën e tij, ka ndikuar edhe peshkop Marku, të cilit ai i është mirënjohës.

Një “stacion” i rëndësishëm i jetës së tij i përket vitit 2002, ku së bashku me klerikë të lartë orthodoksë në Amerikë, u ftua në një takim me presidentin amerikan Xhorxh Ë. Bush në Shtëpinë e Bardhë. Në mars të këtij viti, së bashku me Peshkopin amerikano-shqiptar, Nikon, bashkëcelebruan Liturgjinë Hyjnore në Katedralen e Shën Gjergjit në Boston, në përkujtim të 100 vjetorit të Liturgjisë së parë Hyjnore në gjuhën shqipe në SHBA, mbajtur nga Fan Noli, duke dhënë kështu një mesazh mirëkuptimi.

Me kërkesën e Kryepeshkopit Anastas dhe miratimin e Patriarkut Ekumenik Bartolemeu, Ilia Ketri ka shërbyer kishës në Shqipëri, duke mbajtur leksione në Akademinë e Shën Vlashit në Durrës. Ai gjithashtu përfaqëson Kishën Autoqefale të Shqipërisë  në dy dialogje ndërkombëtare teologjike: një me Kishën Katolike të Romës dhe një me Komunitetin Ndërkombëtar Anglikan. Si përfaqësues i kishës shqiptare, me rekomandim të Patriarkut Ekumenik, ai përfaqësoi Shqipërinë në festimet e Vatikanit , për nder të apostujve Pjetër dhe Pavël, më 29 qershor të vitit 2012.Pjesë e kësaj vizite ishte edhe një takim me Papa Venediktin e XVI. Ilia Ketri gjithashtu është anëtar i Asamblesë së Peshkopëve Orthodoksë Kanonikë të Amerikës , ku kryeson edhe Komitetin e Edukimit Teologjik. Mer pjesë gjithashtu në Konferencën Kanadeze të Peshkopëve Orthodoksë. Më 1 qershor të vitit 2014, mori pjesë në shenjtërimin e Katedrales “Ngjallja e Krishtit “ në Tiranë. Në CV-në e tij, ka edhe plot ngjarje të tjera të shënuara. Sa më lart, mund të themi se ai përfaqëson me dinjitet jo vetëm Shqipërinë, por si nënshtetas amerikan, edhe Amerikën

THJESHTËSIA DHE PATRIOTIZMI- VLERA TË ÇMUARA TË TIJ

Siç theksuam më lart, Ilia Ketri ka mbaruar shkollë të njohur në fushën e teologjisë; ka kryer punë të rëndësishme në shërbim të fesë orthodokse; ka takuar persona të rëndësishëm por gjithëmonë ka mbetur një shqiptar i thjeshtë. Thjeshtësia është një vlerë e çmuar e këtij shërbëtori të fesë. Kjo thjeshtësi vihet re në jetën, e përditëshme të tij.Vihet re në shërbimet fetare që kryen në kishë. Kam marë pjesë në disa mesha që drejton ai në kishën “Shën Trinia” në Boston. Nga fundi i meshës, pasi mbaron si të thuash “anën zyrtare” të saj, shkëputet nga letrat, del para besimtarëve dhe i flet si të thuash “vendëshe”. Kur ka munguar ca kohë pasi ka qënë në qytete të tjerë të Amerikës ose jashtë saj, i flet për udhëtimin që ka bërë dhe njerzit që ka takuar. I pyet për shëndetin e tyre dhe të fëmijëve. I flet për ndonjë problem aktual, siç u foli kohët e fundit për përmbytjet në Teksas e në Florida; i flet për të qënë besimtarë të devotshëm, për të dashur e respektuar më shumë njëri-tjetrin. I flet për edukimin shpirtëror të tyre dhe të fëmijëve.-Prindërit dhe kisha më edukuan mua, shprehet ai. Kur bie fjala për priftërinjtë shqiptarë që do të shërbejnë për komunitetin shqiptar në Amerikë, ai thotë:” Ata duhet të dinë mirë shqip e anglisht e të njohin mirë traditat shqiptare, ndryshe fjala e tyre nuk do të ngjitë te besimtarët”. Por, thjeshtësia e tij duket edhe në raste të tjera. Në sebepe të ndryshme të besimtarëve e miqve të tij, ai bëhet si të thuash, njësh me ta. Pi raki, këndon këngë patriotike e këngë të vjetra korçare. Kur është i lirë, fton për kafe, drekë ose darkë, miq të ndryshëm dhe nuk i le të futin dorën në xhep.

Ilia Ketri mer pjesë në veprimtaritë me karakter patriotik që zhvillojnë shqiptarët në Amerikë,  Kanada, etj. Flet me dashuri e pasion për Fan Nolin, Faik Konicën e patriotë të tjerë, flet për emigrantët e hershëm në SHBA, etj. Ai i do më gjithë zemër Shqipërinë e shqiptarët. Për thjeshtësinë dhe shpirtin e tij patriotik, të gjithë ata që e njohin, e duan dhe e vlerësojnë  peshkop Ilia Ketrin, ashtu siç i do dhe respekton  ai.

NË AMERIKË DHE …SHQIPËRI

Krahas shërbimeve fetare në Boston, Çikago, Las Vegas, Detroit, Kanada, etj, herë pas here ai mer rrugën edhe për Shqipëri. Nuk është vetëm detyra që e bën të shkojë në vendin e të parëve, por është edhe zëri  gjakut që e thërret. Vërtet Ilia Ketri është lindur, rritur e shkolluar në Amerkë, por ai nuk i harron asnjëherë rrënjët nga ka ardhur. Prindërit dhe njerzit e afërt, i ushqyen dashurinë jo vetëm për fshatin e tyre por për gjithë Shqipërinë. Gjatë viteve të monizmit, nuk mundi të shkojë në Shqipëri. Me ardhjen e demokracisë, shkoi në Sinicë, Qytezë, Dardhë, Korçë, Tiranë, Berat, Durrës, etj. Ka shpënë edhe gruan, djalin e vajzën për t’u njohur me vendin e të parëve. Në vitin 1992, shkoi për 6 muaj në shkollën e Shën Avlashit në rrethin e Durrësit. Aty duke mbajtur detyrën e drejtorit njëkohësisht edhe të pedagogut, dha një kontribut të çmuar në përgatitjen e prifërinjve të rinj. Në vitin 2002, pasi mori titullin e Peshkopit, shkoi në Shqipëri dhe meshën e pare pas marjes së këtij titulli, e mbajti në Sinicë, te kisha e rindërtuar e Shën Tanasit. I foli i mallëngjyer bashkëfshatarëve. U përlotën ata por u përlot edhe ai .Mesha të tjera ka mbajtur te kisha e Shën Thanasit në Qytezë kur vdiq mësuesi i nderuar, Dhimitër Farmaqi. U ngjit me kalë te kjo kishë, ashtu shoi shkonin dikur shënjtorët. Ka mbajtur mesha edhe në katedralen e Korçës, atë të Tiranës,  Durrësit e Beratit. Ka qënë disa herë në ditën e Shën Kollit në festën e sinicarëve e cila zhvillohet më 20 maj. Kudo ka lënë gjurmë të pashlyera, pasi u flet shqiptarëve me gjuhën e zemrës. Ka shkuar në Shqipëri plot herë e përsëri do shkojë, pasi zemra e tij rreh sa për Amerikën, edhe për Shqipërinë.

MENDIME NGA SHQIPTARËT

Për figurën e Peshkop Ilia Ketrit, morëm disa mendime vetëm nga shqiptarë që jetojnë në Boston, por për atë  mund të flisnin edhe shumë të tjerë.

Niko Dako

Në personin e Hiresisë së Tij, Peshkopit Ilia Ketri, vlerësoj me respekt, kulturën e gjerë dhe mendimin e thellë, forcën bindëse të fjalës dhe devotshmërinë për t’u shërbyer njerëzve, për t’i edukuar me fjalën e Zotit e për t’i drejtuar në rrugën e virtytit; çmoj së tepërmi aftësinë dhe këshillat e tij të urta për ne emigrantët për të mbajtur gjallë e për të transmetuar në brezat e rinj dashurinë për atdheun tonë të largët, Shqipërinë e paharruar.

Jani Plasa

Peshkop Ilia Ketri është jo vetëm një klerik i kompletuar që zotëron me themel teologjinë dhe artin e oratorisë, por edhe një burrë i ditur dhe poliglot. Ai është një njeri me shpirt të madh që rezaton dashuri, paqe dhe shpresë. Është një mik që të bën për vete me ëmbëlsinë, thjeshtësisë dhe fjalët e mënçura.

  Kostandin Mosko

Për Peshkop Ilia Ketrin, kisha dëgjuar qysh në Shqipëri si një klerik ortodoks patriot. Fati e solli, ta njoh nga afër pasi ardha në Amerikë. Me përdorimin e bukur të gjuhës shqipe në mesha si dhe ngjarje të tjera të shqiptarëve ortodoksë të Amerikës, ai po i bën një shërbim të madh gjuhës shqipe, dheut të etërve të tij në mënyrën më të kulturuar e më fisnike. Ai është një nga klerikët më të shkolluar shqiptarë që nga viti 1962. Në festa, pagëzime, kurorëzim martesash dhe vdekje, i mban shqiptarët të bashkuar lidhur fort me gjuhën e tonë dhe Shqiperinë. Peshkop Ilia Ketri vazhdon të ndjekë rrugën e rilindsave tanë, tashmë në një stad më më të avancuar. Ai është një  rilindas i kohëve që jetojmë, një rilindas i shekullit të 21-të.

Sotir Pani

Fjala e ngrohtë e Hirësi Ilia Ketrit në dasma, fejesa e pagëzime të shqiptarëve të Amerikës, ua shton gëzimin atyre. Në ngjarje të rënda, fjalët e tij janë melhem për shpirtrat e palgosur. E kam provuar unë fjalën e tij melhem në ndarjen nga jeta të gruas time para dy vjetësh. Midis shumë të afërmve e miqve që m’u gjenden pranë, ishte edhe Peshkop Ilia Ketri.

Filed Under: Featured Tagged With: 80 vjetori, Fuat Memelli, i Peshkopit, Ilia Ketri

Ndodhka dhe kështu ?!

September 26, 2017 by dgreca

1 Alfons-Grishaj

Nga Alfons Grishaj/Në demokraci mendimet dhe ndryshe marrin shpesh kuptim edhe kur ndodh që t’i biesh ndesh grupimit tënd politik, biles në disa Parlamente me traditë, herë pas here  votat rrjedhin në drejtim të kundërt. Kjo është e pranueshme, duke pasur parasysh çështjet jetike apo interesat strategjike të vendit. Por, kur bëhet fjalë që vota duhet të shprehë edhe një qëndrim të natyrës së filozofisë politike, atëherë vota është e shenjtë dhe e pakompromentueshme. Atëherë, diskutimi për votën merr kuptim të plotë, sepse demokracia e kërkon arsyetimin për të. Sigurisht, ishte e papranueshme që vota e opozitës të shkonte në favor të zgjedhjes së Gramoz Ruçit, Kryetar të Parlamentit Shqiptar. O Zot, ndodhka dhe kështu ?!

1 Alfonsi2Shqetësimi i disa liderëve të PD lidhur me rrjedhjen e dy votave “demokratike”, që iu bashkangjitën thesit socialist për zgjedhjen e Ruçit kryeparlamentar, më duket i drejtë. Logjika e tyre përkon me logjikën e pastër perëndimore dhe rregullat e demokracisë. Vota e besuar, vota e besës, nuk mund të tjetërsohet. Nuk mund të votosh pro një personi, kur mbi shpatullat e tij rëndon një krim makabër komunist si ai i 2 Prillit 1991. Ruçi është i rëndësishëm për partinë e tij, ai është artikulacioni i vërtetë që lidh brezat e dy kohëve historike të saj, por interesat e vendit janë të tjera, të një tjetër perspektive, imazhi i së cilës kompromentohet rëndë nga besimi i një posti aq të lartë një ish ministri të diktaturës. Me Ruçin kryetar Parlamenti, Shqipëria, me kuotë të ulët kreditesh në arenën ndërkombëtare, dëshmon veten të lidhur ende me të shkuarën e hidhur, se strukturat politike të komunizmit kanë ende shumë pushtet dhe se ardhmja demokratike e vendit është ende e largët. Të përfaqësohesh sot në perëndim me ish ministrin e brendshëm të diktaturës, nuk do të thotë tjetër veçse të sfidosh botën demokratike, e cila e ka dënuar tashmë komunizmin si një nga përvojat më çnjerëzore të historisë. Me këtë zgjedhje, Partia Socialiste vulosi përfundimisht qëllimet e saj regresiste, se progresizmi i saj është vetëm demagogji, dhe se qëllimi i saj nuk është demokracia, por vetëm riciklimi në pushtet i strukturës së saj komuniste.

Në kohën kur zhvillohej gjyqi i “2 prillit”, së bashku me Eduard Perjakun, i shpëtuam jetën Gramoz Ruçit, tek po hynte në Gjykatën e Shkodrës, kur një i plagosur i “2 Prillit”,  po e priste tek dera e Gjykatës për ta ekzekutuar “Kryetarin e Parlamentit” të sotëm, por ne e ndaluam të vepronte… Veprimi jonë që i shpejtë dhe pa bujë. Ishim kundër vetgjyqësisë, qoftë dhe ndaj kriminelëve komunistë. Asokohe, ne besonim se një ditë drejtësia do thoshte fjalën e vet, dhe Ruçët e soji i tyre do ta merrnin ndëshkimin nga ligji. Sot e pranoj që kam gabuar përsa i përket shpresës për drejtësi, por nuk jam i penduar kurrë për shpëtimin e një jete. Pikëpamjet universale nuk ndryshojnë kurrë. Zoti e fali jetën. Atë nuk mund ta marrë askush, as në emër të ligjit, as në emër të kodeve shpaguese. Ky është ndryshimi i njerëzve që besojnë  në Zot, dhe ateizmit komunist …

Komunizmi është si mikrobi i tuberkulozit që fle deri kur trupi dobësohet për t’u zgjuar përsëri agresiv, duke kafshuar pamëshirë. Rilindja Socialiste e Edi Ramës, është dhe Partia Komuniste e Gramoz Ruçit që fjeti për ca vite dhe u rizgjua me kolorin e viteve të Enverit. Ky zgjim shihet në një dyzinë postesh të larta që i mbajnë sot të njëjtat mbiemra që i kishin dje. Kjo që po them, shumëkujt mund t’i ngjajë si luftë klasash, por nuk është. Një strukturë trashëgimore politike, vazhdon të ruajë privilegjet e pushtetit, ndërsa “vegjëlia”, përfshi këtu edhe bazën e vetë PS, përpëlitet me breza të tërë në varfëri e padrejtësi.

Për këto arsye është e rëndësishme që të ndalemi tek tjetërsimi i votës së dy deputetëve demokratë. Një veprim i tillë vret shpresën për demokraci të vërtetë. Një veprim i tillë perceptohet sikur opozita nuk ka kapacitetet e mjaftueshme për misionin e vet historik, atë të dekomunistizimit të vendit, proces ky që ka mbetur në vend. Prandaj, i bëj thirrje demokratëve të lënduar në sedër t’i lënë deklaratat retorike dhe të punojnë sëbashku për konsolidimin e vlerave demokratike, jo për curriculum vitae, por për bashkimin e vlerave kundër antivlerave të kampit të blerësve të votës, kundër krimit shtetëror narkoman, kundër tradhëtisë, kundër fantazmës komuniste që po riinstalohet në Shqipëri. Ju siguroj se, këtë ndryshim nuk mund ta bëjnë as tradhëtarët, as internacionalistët proletarë, as egoistët dhe matrapazët, as demokratët parazitë (që hiqen se kanë punuar, biles që në fillimet e demokracisë), por vetëm njerëzit që e duan Shqipërinë, demokratë idealistë dhe intelektualët me, ose pa parti, që me të vërtetë u dhimbset Shqipëria dhe dëshërojnë që ta rreshtojnë atdheun tonë aty ku e meriton: në vendet e zhvilluara botërore.

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, dhe kështu ?!, Ndodhka

Presidenti Thaçi, nga Vatikani në Washington

September 26, 2017 by dgreca

1 Thaci Papa-Të enjten Presidenti i Republikës së Kosovës do të pritet në një audiencë nga Papa Françesku/1 Pence-Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence/

Prishtinë, 26 shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, nesër do të udhëtojë për në Vatikan, ku të enjten do të pritet në një audiencë nga Papa Françesku.Në këtë takim, presidenti Thaçi do të falënderojë Atin e Shenjtë për mbështetjen që Vatikani i ka dhënë popullit të Kosovës në periudha të ndryshme dhe rolin e tij  në promovimin e paqes në botë.Presidenti Thaçi do të informojë Atin e Shenjtë për proceset politike në vend, pas krijimit të institucioneve të reja, për reformat e gjithmbarshme në sektorin e ekonomisë, arsimit dhe avancimin e drejtave të njeriut dhe komuniteteve.

Në këtë takim, presidenti Thaçi po ashtu do të bisedojë me Papa Françeskun për krijimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim dhe procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë që synon përmbylljen e konfliktit shekullor dhe pajtimin ndërmjet dy shteteve dhe popujve.Pas takimit me Papa Françeskun, presidenti Thaçi do të udhëtojë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Thaçi do të pritet në takim nga zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.Në këtë takim do të diskutohet për tema të ndryshme me interes të të dy shteteve tona. Presidenti Thaçi do të kërkojë vazhdimin e mbështetjes amerikane për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar, për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe procesin e integrimeve euroatlantike.Presidenti Thaçi do të kërkojë po ashtu përfshirjen e SHBA-së në fazën e fundit të procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si një garantues i paqes dhe stabilitetit në rajon./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, dhe ne Washington, visit ne Vatikan

Kryediplomati i Kosovës, Pacolli vizitë zyrtare në Mal të Zi

September 26, 2017 by dgreca

-Pacolli: Ne e respektojmë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe jemi të bindur se dhe Mali i Zi ushqen të njëjtin respekt ndaj nesh. Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin/Vizita ne Malin e Zi2-Qeveria e re e Kosovës javën e kaluar, në 22 shtator 2017, ka emëruar Komision të ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ndërsa qeveria e kaluar, para një viti – në  1 shtator 2016, e përballur me kundërshtimet e opozitës, ka tërhequr nga rendi i ditës dhe procedura kuvendore marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila është nësnshkruar në Vjenë në 26 gusht 2015/

Vizita ne Malin e Zi3

PRISHTINË, 26 Shtator 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, sot në vizitë zyrtare në Mal të Zi zhvillon takime me autoritetet e këtij shteti fqinj, fillimisht me ministrin e Jashtëm Srdjan Darmanoviq.Vizita ne Malin e Zi4

Pas takimit, kryediplomati i Kosovës, Pacolli deklaroi:“Jemi këtu me mikun tim, kolegun, Srdjan Darmanoviç, për të konfirmuar ndjenjat më të forta të miqësisë së popullit kosovar, të qeverisë sonë, të shtetit të Kosovës ndaj popullit malazez, qeverisë dhe shtetit të Malit të Zi. Dua t’ju falënderoj në mënyrë të veçantë për mikpritjen dhe gatishmërinë e treguar për të organizuar në mënyrë të suksesshme vizitën time.Vizita ne Malin e Zi1

Qeveria e re, e vendosur në Prishtinë e kryesuar nga Kryeministri Haradinaj, unë në cilësinë e numrit dy të qeverisë, edhe në emër të Presidentit Thaçi,
donim shumë  që ta konfirmonim vullnetin për të çuar në një nivel të ri marrëdhëniet me Republikën fqinje të Malit të Zi, duke zhvilluar këtu njërën ndër vizitat e para të miat jashtë vendit.

Mali i Zi është shteti i dytë, që unë po vizitoj në cilësinë e Ministrit të Jashtëm.
Në këtë gatishmëri, në këto përpjekje tonat, ne shprehim në mënyrën më besnike ndjenjat e miqësisë të popullit tonë kundrejt popullit të Malit të Zi.

Kosova i është mirënjohëse Malit të Zi për mbështetjen gjatë historisë së largët dhe të afërt, veçanërisht gjatë periudhës së luftës së fundit. Midis dy popujve tanë ka lidhje tradicionale miqësie dhe bashkëpunimi, në nivel familjesh, individësh, komunash, institucionesh dhe partish politike.

Minoriteti malazez është një urë e fuqishme miqësie.
Si diskutuam me Srdjanin, ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë një marrëveshje të Partneritetit Strategjik midis dy vendeve;

Ne jemi të gatshëm të organizojmë mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive tona në momentin më të parë;

Ne duam të shfrytëzojmë eksperiencën e Malit të Zi për integrimin euroatlantik;

Ne duam të shtyjmë përpara zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike, të rrisim vëllimin e shkëmbimeve tregtare;

Ne jemi të gatshëm të shohim mundësitë e shtimit dhe ndërtimit të rrugëve të komunikimit midis dy vendeve;

Ne jemi të vetëdijshëm për ekzistencën e një problemi në marrëdhëniet midis nesh. Ne do të bëjmë çmos që ky problem të kapërcehet në frymën e miqësisë dhe të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare;

Ne e respektojmë plotësisht sovranitetin dhe integritetin territorial të Malit të Zi dhe jemi të bindur se dhe Mali i Zi ushqen të njëjtin respekt ndaj nesh. Asgjë nuk është e pamundur në marrëdhëniet midis dy fqinjëve, që e respektojnë dhe e vlerësojnë njeri tjetrin”.

 

Në vijim, në axhendë janë takimet e veçanta me zv/kryeministrin dhe ministrin e Drejtësisë, Zoran Pazhin, kryetarin e Parlamentit, Ivan Brajoviq dhe presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq.

Kryediplomati i Kosovës do ketë edhe një takim me drejtuesit e partive politike shqiptare në Mal të Zi.

Nuk janë njoftuar zyrtarisht temat e takimeve, ndërsa sipas shtypit të sotëm kosovar, “temë qendrore e diskutimit me zyrtarët e lartë të shtetit malazez pritet të jetë marrëveshja e pa përfunduar për shënimin e kufirit ndërshtetëror”.

Qeveria e re e Kosovës javën e kaluar, në 22 shtator 2017, ka emëruar Komision të ri për shënjimin dhe mirëmbajtjen e kufirit shtetëror, ndërsa qeveria e kaluar, para një viti – në  1 shtator 2016, e përballur me kundërshtimet e opozitës, ka tërhequr nga rendi i ditës dhe procedura kuvendore marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, e cila është nësnshkruar në Vjenë në 26 gusht 2015.

Mali i Zi është shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

Filed Under: Politike Tagged With: Ministri i jashtem Pacolli, visite ne Mal te Zi

Haradinaj në Shqipëri, në vizitën e parë jashtë Kosovës

September 26, 2017 by dgreca

Axhenda zyrtare e Kryeministrit Haradinaj:Gjatë vizitës kryeministri Ramush Haradinaj do të ketë takime të ndara me presidentin, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, kryeministrin, Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Kjo është vizita e parë të cilën kryeministri Ramush Haradinaj e zhvillon jashtë Kosovës, që nga marrja e detyrës./

1-ramush-haradinaj-640x358

PRISHTINË, 26 Shtator 2017-Gazeta DIELLI/ Vizita e parë jashtë Kosovës e kryeministrit Ramush Haradinaj pas zgjedhjes së qeverisë së re në 9 shtator do jetë nesër në Shqipëri, ku do takojë autoritet më të larta.Axhenda e takimeve ende nuk është njoftuar zyrtarisht, ndërkohë që media kosovare paralajmëron vizitën.Edhe zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, vizitën e parë zyrtare e zhvilloi në Shqipëri, në 14 shtator.Gjatë kësaj vizite e takimeve me autoritetet më të larta u bë e ditur se, në 27 nëntor në Korçë do mbahet mbledhja e katërt e  përbashkët e Këshillit të Ministrave të Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, pas të parës historike në Prizren në 11 janar 2014, të dytës në Tiranë në 23 mars 2015 dhe të tretës në 3 qershor 2016 në Prishtinë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: e para jasât vendit, Kryeministri Haradinaj, visit ne Shqiperi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 51
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT