
Deputetja, njekohesisht Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është takuar me kongresmenin Elliot Engel në Uashington. jë ndihmë të jashtëzakonshme historike për Shqipërinë që ajo të kapërcejë me sukses sfidat e mëdha me të cilat është përballur dhe të hedhë hapa të sigurtë drejt zhvillimit.“SHBA është aleati ynë më i madh strategjik dhe ka një rol të pazëvendësueshëm në historinë, të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë”, është shprehur kryetarja e LSI.Më tej Kryemadhi bëri një ekspoze sintetike të situatës aktuale politike në vend duke vënë theksin tek problematika e kanabizimit, të trafiqeve, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kryemadhi foli edhe për domosdoshmërinë e avancimit të zbatimit rigoroz të reformës në drejtësi. “Zbatimi i reformës në drejtësi ka rëndësi jetike për qytetarët shqiptarë dhe klasa politike ka përgjegjësi madhore për të mos humbur më kohë në këtë proces”, vijoi kryetarja e LSI.

Sot eshte perkujtuar 27 vjetori i Levizjes Studentore, organizuar nga FRPD. Kryetari i Opozites, Kryedemokrati Lulzim Basha shkroi ne fb: 8 Dhjetori është dita e parë europiane në Shqipëri. Ishte fillimi i një udhëtimi të pandalshëm drejt identitetit të humbur. Shqipëria gjendet përsëri në një udhëkryq mes politikës së kriminalizuar dhe vlerave të lirisë. Edhe një herë, kjo sfidë është sfida e rinisë. Të rinjve që duan të ikin u bëj thirrje të qendrojnë, të mos ikin! Të përballemi, të luftojmë dhe të fitojmë mbi të keqen! Bashkë do të ndryshojmë Shqipërinë!





