• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2018

KRIJOHET DEGA E VATRËS NË TEKSAS

March 2, 2018 by dgreca

1 Dritan Cim

Tashmë Federata Panshqiptare e Amerikës”VATRA” ka degën e saj në Teksas. Inisiatori dhe kryetari i zgjedhur Shkëlqim Lepenica, informoi kryetari e Vatrës z. Mishto, dhe Kryesinë e Vatrës gjatë vizitës së tij të mërkurën me 28 Shkurt, në mbrëmje.

2 Grup Cim

Ai u prit nga Kryetari i Vatrës z. Dritan Mishto, zv.Kryetari Agim Rexhaj,sekretarja  e Vatrës znj. Nazo Veliu, arkëtari dhe anëtar i kryesisë Marjan Cubi, anëtari i kryesisë Zef Balaj, editori i Diellit Dalip Greca.

Dega e re e Vatrës në Teksas ka 20 anëtarë dhe pritet që në të ardhmen anëtarësia të shtohet.

Në takim ishte i pranishëm edhe gazetari Shkëlqim Bylykbashi, i cili paraqiti një projekt për të përndjekurit politik.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, dege e Re e Vtares, Teksas

Berlinale 2018: Prezantimi i shqiptarëve

March 2, 2018 by dgreca

Kinematografia shqiptare dhe kosovare ka përjetuar ditët më të bukura në Berlinale. Kësaj here asnjë nga filmat e tyre nuk arritën të depërtonin në gara, por nuk munguan emrat shqiptarë, madje edhe tek çmimet.

Deutschland Berlinale 2018 in Berlin (DW/A. Parvez)

“Krenare, edhe pse pak e lodhur”, ndjehej Sarah Veltmeyer pasi mori Ariun e Kristaltë në kategorinë e filmit me metrazh të shkurtër në kuadër të garës së Berlinales për të rinj Generation14plus. “Jam e lumtur, por ende nuk po më besohet!”, tha ajo për DW. „Kiem Holijanda”, filmi i saj i xhiruar në Kosovë me aktorë shqiptarë, ishte filmi i dytë i regjisores holandeze të lindur në vitin 1988, por i pari me buxhet. Por ajo që të çudit paksa është që juria rinore u impresionua nga një ngjarje e së përditshmes kosovare, kur tek kineastët shqiptarë ekziston përshtypja se rajoni i Ballkanit nuk është edhe aq atraktiv për kinematografinë.

Personazhe autentikë nga një zonë e harruar

Krenar duhet të ndihen për këtë çmim edhe katër aktorët: dy vëllezërit Andi dhe Florist Bajgora, Arbnesha Grabovci-Nixha dhe Shpëtim Kastrati, sepse juria vërtet që e vlerëson filmin „për mënyrën e rafinuar të shprehjes së emocionit”, por shprehet mirënjohëse që ai „na njeh me jetën e dy personazheve autentikë nga një rajon i lënë në harresë”.

Për karakterin autentik të filmit e kanë meritën aktorët vetë, të cilët kanë marrë pjesë aktive në përshtatjen e skenarit me realitetin e Kosovës. “Me këtë film ishte një përvojë shumë e veçantë,” thotë Andi Bajgora. “Ne kemi punuar shumë si aktorë dhe e kemi përshtatur skenarin me karakteret tona, gjë që e ka shtyrë Sarahn që ta bëjë filmin me emrat tanë. Është njëri prej filmave më të interesantë dhe më të mirë që kam bërë”, thotë 15-vjeçari, i cili para tapetit të kuq të Berlinale-s kishte shkelur edhe atë të Oskarit, si një ndër dy aktorët kryesorë në filmin “Shok”.

Visar Morina merr „Lolën e Artë”

Regisseur Visar Morina (Imago/CTK Photo)Visar Morina

Një tjetër çmim, me të cilën ka arsye të krenohet pak Kosova, është Lola e Artë, të cilin këtë vit e mori një bir i saj, Visar Morina. Çmimi Gjerman për Skenarë, ose ndryshe „Lola e Artë” jepet në fillim të Berlinales për skenarin më të mirë të paxhiruar ende.

„Exil” flet për një imigrant që punon në një firmë farmaceutike dhe vë në fokus përplasjet kulturore në të përditshmen e punës. Morina, i cili vetë ka ardhur si refugjat në Gjermani gjatë kohës së luftës së Kosovës, e ka përjetuar vetë një pjesë të kësaj përplasjeje kulturore, edhe pse tani, 39-vjeçari, nuk mendon shumë për prejardhjen e tij si refugjat.

Në filmin e tij të parë me metrazh të gjatë „Babai” (2015), fitues i tre çmimeve në festivalin e Mynihut, Morina kishte si bashkëprodhues edhe Qendrën Kinematografike të Kosovës, meqë xhirimet ishin bërë atje. Kësaj here filmi do të xhirohet në Gjermani dhe me aktorë gjermanë. Por Morina nuk ka hequr dorë nga vendlindja që e la në moshën 15-vjeçare, dhe me shumë dëshirë do të shkojë të xhirojë aty një film tjetër. “Kosova është vend shumë interesant. Në çdo kënd të rrugës mund të instalosh një kamerë dhe të gjesh diçka. Është një vend i vogël me ndikime shumë të mëdha: nga orienti, me një kapitalizëm jashtë mase të ashpër, me një varfri ose pasuri shumë të madhe. Fellini do të ishte kënaqur në Kosovë”, thotë Morina në intervistë për DW.

Kohë të vështira për kinematografinë

 Ilir Butka: Presim më shumë financim

Sado i përshtatshëm që është terreni si në Kosovë dhe në Shqipëri për të prodhuar ngjarje të forta kinematografike, asnjë prej prodhimeve nga Kosova ose Shqipëria nuk arriti këtë vit të depërtonte në garat e Berlinales.

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Shqipërisë, Ilir Butka, e shpjegon me faktin që rajoni i Ballkanit ka dalë paksa nga vëmendja e festivaleve të mëdha. “Duhet ta pranojmë që festivalet e mëdha gjithmonë e më shumë bëhen politike domethënë kanë një vizion më të fokusuar drejt politikës. Do të ishte shumë e lehtë të depërtohej në festivale të tilla si Berlini, për shembull, po të ishe sirian ose iraken, ose iranian në këtë periudhë”, thotë Butka për DW.

Tani që vëmendja politike nuk është më e drejtuar nga Ballkani, nevojiten më shumë fonde nga shtetet: “Ne kemi një financim realisht shumë të vogël, domethënë financimi që ne disponojmë aktualisht si në Kosovë edhe në Shqipëri është i barasvlefshëm me financimin e një filmi të vetëm në Europë. Pra, ne nuk mund të ndërtojmë kinematografi, aq më tepër kombëtare, në qoftë se nuk hedhim dritën e financimit mbi situatën aktuale me atë çka ne kemi mundur të ndërtojmë deri tani.”

Bashkëpunim me traditë

Shpresë për përmirësim është bashkëpunimi i ngushtë mes dy qendrave kinematografike të Kosovës dhe të Shqipërisë. Çdo vit ato ngrenë një stendë të përbashkët në European Film Market, që zhvillohet paralelisht me Berlinalen, ku sjellin producentë dhe regjisorë për të krijuar kontakte me bashkëprodhues nga vende të tjera. “Kjo është një mundësi shumë e mirë për ne, sepse këtu në çdo cep mund të takosh dikë, qoftë edhe në kafe,” thotë regjisorja nga Tirana Ajola Daja, e cila vetë është kërkim të koproducentëve për realizimin e filmit të saj Emily K.

Shqiptarët në Berlinalen 2018 – Aktori Nik Xhelilaj për DW

Aktori Nik Xhelilaj, i cili tashmë prej dy vjetësh jeton në Berlin, e vitizon stendën rregullisht. Pak nostaligjik është ai për kohët e shkuara të Berlinales, kur ai ishte “Shooting star” ndërsa Andamion Murataj do të shkonte të merrte Ariun e Argjendtë, për filmin “Falja e Gjakut”. “Ndjehem me fat kur mbaj mend që në vitin 2011 patëm një prezantim shqiptar bombastik në Berlinale”, thotë Xhelilaj. “Por kur vi këtu dhe shoh këtë stendë kosovare dhe shqiptare këtu pas është kënaqësi më vete.”(Kortezi:DW)

Filed Under: Kulture Tagged With: Berlinale 2018:, Prezantimi i shqiptarëve

Fund i turit dimëror: Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

March 2, 2018 by dgreca

Kreu i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker përmbylli turin e tij ballkanik me takimin e krerëve ballkanikë në Bojanë, pranë Sofjes (01.03). Mesazhi i përsëritur ishte se „vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.”

1 Jucker ballkan

Jean-Claude Juncker me kryeministrin bullgar Borissow – në sfond presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri malazez, Dusko Markovic dhe kryeministri maqedonas, Zoran Zaev

Turi ballkanik i presidentit të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, i cili u përmbyll në Bojana pranë Sofjes të enjten (01.03), synonte dhënien e impulseve të reja për vendet aspirante dhe forcimin e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Juncker i shoqëruar në këtë tur edhe nga e ngarkuara e BE-së për Politikën e Jashtme, Federica Mogherini dhe komisioneri i BE-së për zgjerimin, Johannes Hahn u takua në Bojana me krerët e qeverive të vendeve aspirante e kandidate në BE dhe kreun e qeverisë bullgare, që mban presidencën e radhës në BE, Boiko Borissow. „Këto shtete e kanë vullnetin për të inicuar reformat e nevojshme për anëtarësimin në BE”, tha Juncker. Prandaj BE mbetet fort e angazhuar për perspektivën europiane të partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, theksoi Juncker në përfundim të udhëtimit të tij në gjashtë vende të Ballkanit. „Vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.” Në një samit në  maj në Sofje synohet të zhvillohet një strategji se si do të përshpejtohet përfshirja e Ballkanit në BE dhe ndërtimi i një infrastrukture rajonale.

Asnjë vend nuk plotëson aktualisht kriteret e anëtarësimit

BE synon me prezantimin së fundmi të strategjisë për Ballkanin Perëndimor dhënien e impulseve të reja, por nuk do të bëjë lëshime në plotësimin e kushteve të anëtarësimit. Kjo u bë e qartë edhe nga Juncker, i cili pohoi në Sofje, se megjithë progresin e bërë asnjë nga këto vende për momentin nuk i plotëson kushtet e anëtarësimit. Kjo mund të „bëhet eventualisht në vitin 2025″, nëse përmbushen të gjitha kriteret. Juncker kërkoi që këto shtete të „zgjidhin konfliktet bilaterale territoriale para anëtarësimit.” Ndërsa kreu i qeverisë bullgare, Borissow u shpreh se „ajo që bëjmë ne nën drejtimin europian nuk është e drejtuar as kundër Rusisë dhe as kundër Turqisë.”

Bulgarien Juncker und Borissov in Sofia (Reuters/S. Nenov)

Për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor, BE pritet të investojë më shumë – vetëm në vitin 2018 janë planifikuar 1,07 miliardë euro të ashtuquajtura ndihma të përafrimit me BE, një shumë shtesë kjo e 9 miliardë eurove, që u vunë në dispozicion nga viti 2007-2017. Megjithatë vendet e Ballkanit janë ende larg jetësimit të reformave të kërkuara.

Juncker e pa vetë se ku çalon Ballkani

Në një analizë të agjencisë së lajmeve dpa, pas turit ballkanik të kreut të Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, theksohet se Juncker e pati vetë mundësinë të shohë gjatë vizitës së tij, se në shumë nga këto vende ende punët çalojnë në gjëra shumë të rëndësishme. Në Shqipëri, nënvizon dpa, reforma në drejtësi nuk ecën përpara, po ashtu as lufta kundër kanabisit të përhapur. Në Kosovë po ashtu ka shumë probleme, „duket i gabuar modeli se ish-liderë rebelë mund të reformojnë vendin.” Në Kosovë, shkruan dpa, EULEX-i, misioni më i madh i BE jashtë, lufton vetë me probleme korrupsioni. Në Malin e Zi opozita bojkotoi parlamentin gjatë fjalimit të Junckerit në shenjë proteste kundër qeverisë. Gjashtë javë para zgjedhjeve presidenciale ende në këtë vend nuk një kandidat të qeverisë dhe opozitës për shkak të këtyre konflikteve. Në Bosnje-Hercegovinë rrezikon dështimi i zgjedhjeve parlamentare në tetor për shkak të grindjes për një ligj zgjedhor. Në Serbi parlamenti u dërgua për dy javë në pushim të detyruar, për të mos i ofruar platformë opozitës para zgjedhjeve të rëndësishme lokale në Beograd. Dpa citon një gazetë të njohur sllovene, e cila e përshkruan kështu gjendjen në Ballkan këtë javë të vizitës së Junckerit. „Vendet e Ballkanit bëjnë sikur ndërmarrin reforma, ndërsa BE bën sikur ua beson këtë.”

Filed Under: Featured Tagged With: Juncker, ku çalon Ballkani

KAZANOVA, SHQIPËRIA DHE SHËN KOZMAI

March 2, 2018 by dgreca

Pjesë nga eseja VENECIA DHE MAESTRO KODRA (Libri ‘MAESTRO KODRA’)/

1-xhevair-lleshi-zyre

Nga Xhevair Lleshi/

Totem për mua u bë edhe një tjetër figurë e njohur që lindi në Venecia: Xhakomo Kazanova. Më gjeni një burrë të madh a një grua të bukur që nuk e njeh atë njeri, atë xhind, kryesisht për bëmat e tij si «mik i grave», kur në të vërtetë ai ishte një intelektual i rrallë që shkroi mbi dyzet libra gjatë jetës së tij.

Kazanova! Atë (edhe atë!) e ndiqte pas një shpurë e larushitur gazmore, kështu e përfytyroj dhe më trondit thellë kjo fuqi e përbindshme, një sprovë që mezi ia kapërcej vetes, dhe më vjen ndërmend një çast që mund ta thyente përfundimisht jetën time. Ai çast e ka emrin grua. Vajza qe asaj mbrëmjeje ishte me mua, të cilën e doja me shpirt, më thotë: Ibra, më shtrëngo! Më shumë! Po, më shumë! Më shtrëngo, pra! Dhe unë i mjeri e shtrëngoja derisa krisi i gjithë trupi i saj në duart e mia si panxha ariu. Dhe më mbeti në dorë. E mekur. Si e vdekur. Një vdekje prej seksit, prej dashurisë, si për shumë vajza e djem, që më vinin pas, më dëgjonin kur flisja dhe deheshin me idhujt e mi.

Kazanovën kurdoherë e rrethonin të rinjtë, aq sa e mësova nga shkrimet e shumta për të, ta përfytyroj gjithmonë ashtu, në moshën e rinisë së përjetshme, edhe kur të nisej për rrugë t’i tundte shaminë e bardhë të mjegullës e të dritës, Venecias së tij jo të zakonshme.

Në të vërtetë kur është fjala për Kazanovën, nuk kemi të bëjmë vetëm me femra, ngase ai njihej të ishte edhe biseksual… Kazanova vdiq në Dux të Mbretërisë së Bohemisë, qytezë kjo në Çekinë e sotme ku ai kishte punuar si librar…  Jo, nuk kam dashur të hyj në hulli të tilla. S’ka si të ndodhë ndryshe, sepse kjo është thjesht një dalldi, sepse malli është shpikës imagjinar, një trillim tragjik, si e gjithë jeta e tij…. 

Prej disa kohësh bluaj në mendje një trill të ri, të përmend një detaj që e kam gjetur në botimet arkivore të Venecias, i kërshëruar për Shqipërinë time e që lidhej pikërisht me Kazanovën. Misionari Kozma, i cili më vonë u shpall shenjtor nga grekët, propagandonte për kishën dhe politikën greke në Shqipërinë e jugut dhe në Epir. Ai qe parë me dyshim nga shërbimi informativ i Venecias i quajtur «Këshilli i të dhjetëve», ndaj për këtë arsye Shën Kozmait ia vunë prapa një agjent për të përcjellë veprimet e tij. Ky agjent qëllonte të ishte vetë Kazanova. Domethënë, megjithëse ka pak gjasa, mund të jetë e mundur se ai paskësh shëtitur edhe ndër viset shqiptare. Sido që të jetë, shpresoj që ai të mos ketë pasur rast të shpërndante sifilisin e tij andejpari (përveç, ndoshta t’ia ketë dhënë Kozmait, që lehtësisht edhe mund të ketë ngjarë, sepse Kazanova vërtet nuk zgjidhte ç’vrimë kishte viktima e tij!)… 

Tiranë, më 26.02.2018

Filed Under: ESSE Tagged With: DHE SHËN KOZMAI, Kazanova, shqiperia, Xhevair Lleshi

SHKODRANI GJON KAMSI NUK VJEN KURRMA !

March 2, 2018 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/1 Gjon Kamsi 2

GJON KAMSI (30 Prill 1894 – 7 Mars 1992)/Gj Kamsi

 “KOHA KALON E BASHKË ME TE KALOJMË EDHE NA !” Thonte një Dijetar./

Ndersa sot, edhe pse e pashkrueme Historia e Lavdishme e Shkodres mbetet e daltueme nder gurt e Mureve të Rozafës, ku aty do të gjeni edhe Emnin e Atdhetarit Gjon Kamsi!

Gjon KAMSI ishte Burri Shkodranë, moshatarë me Varrezat e Rrëmajit, Monumentin e Perjetshëm të Shkodres, ku prehen Emnat ma të njohun të Historisë së daltueme me shkronja t’ arta, mbrenda e jashta Atyne Mureve të lame me gjak gjatë gjithë shekullit XX.., pikrisht, aty ku rrezet e para të diellit pershëndesin çinarët e Zef Zorbës.

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, sot Ata Kryqa do t’ ishin të rrafshuem me tokën…

Ishe vetem Ti o Gjon KAMSI, që i the diktatorit tiran: “Këtu, mos prek!”…

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, me i tregue “etnografëve” të Festivalit Gjinokastres se Kostumet Kombtare të Veriut janë ndrye nder arkat e grave Shkodrane, edhe sot ne nuk do të njihshim bukurinë e Motres Tone, e se kujt i perket veshja e Saj!

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI, edhe sot Vajzat e Shkodres nuk do të dinin si vishen ato vlera të pakrahasueshme kombtare e të vjetra sa vetë Emni i Teutës…

E po, mos t’ ishe Ti o Gjon KAMSI… Kush do ta thonte të vertetën…Akademikët ?!

Apo “historianët” që kanë harrue me kohë Dedë Gjo’ Lulin e Don Nikoll Kaçorrin…

As nuk e dijnë të shkretët se në 1913 ishte një At Gjergj Fishtë, që pranë unazës së Atij Flamuri të vendosun në Kompanjelin e Fretenve, vazhdonte vargu i kandilave të lidhun me Xhaminë e Fushës së Çelës, që malazezët nuk e harrojnë as sot mbas 115 vjetësh…

E po, mos t’ ishe Ti o Atdhetari Trim Gjon KAMSI, Vrasja e Shqiptarit Demokrat ma të madh të Shekullit XX,  Luigj Gurakuqi, do të “shkruhej” si Monumenti i Vlonës së 1912, apo “maozoleumet” e tradhëtarëve vrasës në sherbim të Pashiqit, Titos e Rankoviqit…

■E po, mos t’ ishe Ti o Shkodrani Gjon KAMSI, me na sjellë këmishen e Luigjit të lame me gjak dhe dokumentin e shkruem me emnat e vrasësve tradhëtarë t’ Atdheut…

■Jam i sigurtë si do të shkruhej Historia e vertetë o Atdhetari Gjon KAMSI ?!..

Ti o Gjon KAMSI je i pavdekshem per aq kohë që do të vazhdojnë me jetue Çinarët!

Ti i ruejte Ata dhe Ata… Do të ruejn Ty…

Vazhdon edhe SOT… “dorasi” i porositun i Ahmet Zogut, i kerkon “mbrojtje”… 

“Kerkoj mbrojtje dergoni të holla ndermjetsoni per pshtim pranë Qeverisë Italjane.

– Pyetnij Çatin Saraçin ku asht ..? “besa” Ndihma!…

 Baltjon Stambolla – Carceri Giudiziarie Bari.

Shkeqësiës Tij Ahmet Zogu Tirana (Albania)

Shkelqësiës Tij Ceno Beg Jakova (Gjakovë)”

Çatin Saraçi Hotel de la Ville…”                                                                                                                                                    

1 Gj Kamsi Kjo asht fotokopje e origjinalit të letres së Baltion Stambollës, e ruejtun nga Shkodrani Atdhetar Gjon Kamsi, sot në Muzeun Historik Shkoder. (Foto 2009).

Melbourne, 1 Mars 2018.

 

Filed Under: Komente Tagged With: Fritz radovani, Gjon Kamsi, Shkodrani

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 44
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT