• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2019

Delegacioni i senatorëve dhe kongresistëve amerikanë në Kosovë

February 17, 2019 by dgreca

 -Presidenti Thaçi priti një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë/

1 b delg senat11 a deleg2 b senator.JPG

 PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur një delegacion të senatorëve dhe kongresistëve amerikanë të udhëhequr nga senatori Jim Inhofe.Presidenti Thaçi falënderoi senatorët dhe kongresistët amerikanë për kontributin e tyre në procesin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

 “Vizita e juaj pikërisht në 11 vjetorin e pavarësisë është dëshmia më e mirë e marrëdhënieve tona të shenjta ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së”, ka thënë presidenti Thaçi.Në anën tjetër, senatori republikan Jim Inhofe e ka uruar presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

 “Jam i nderuar që udhëheq delegacionin e Kongresit Amerikan në Kosovë. Kosova është një partner i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara dhe për NATO-n, pasi që punojmë së bashku në ndalimin e rritjes së agresionit rus në rajon”, ka thënë senatori Inhofe. Presidenti Thaçi shtoi se Kosova gjatë tërë rrugëtimit të saj e ka pasur përkrahjen e parezervë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Delegacioni i senatoreve amerikane, ndodhen en Kosove

KOSOVA, 11 VJET PAVARESI

February 17, 2019 by dgreca

-Ngjarjet më të rëndëishme nëpër vitet e Kosovës shtet i pavarur/
1 ngritha flam -Njohjet e para Kosovës shtet iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika/
1 Ushtria2
-Njohja e Kosovës shtet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu bë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, kur e njohu edhe Shqipëria…/
1 Kur u shpall Pava

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019/  Ditë e diel dhe festë është përsëri 17 Shkurti 2019 i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si 17 Shkurti hitrorik 2008 i shpalljes së shtetit të ri,   pas Ditës së lirisë – 12 Qershorit 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.

 “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës, të dielën e 17 Shkurtit të para 11 viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.

Pak para kësaj ore, para se 109 deputetë të pranishëm në Kuvend të votonin në unanimitet shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu në zyrën e tij, në afmosferë feste e përzemërsie, në intervistën ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaronte se “ne nuk kemi frikë nga e ardhmja” dhe se “nga kjo ditë do të jetë një Kosovë e bekuar”.

17 Shkurti 2008 i Pavarësisë së Kosovës, dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, e vlerësuar kështu në faqen e parë të botimit të jashtëzakonshëm festiv të gazetës historike Rilindja, në festën e madhe të gjithë shqiptarëve u përmbyll me fishekzjarret më të shumta e më të shkëlqyera që janë parë ndonjëherë mbi Prishtinë, kryeqytetin e shtetit të ri evropian, të saposhpallur.

Kosova deri tani është njohur nga 116 shtete, ndërsa njohjet e para iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Dy ditë para se të mbusheshin katër muaj pas 17 Shkurtit të shpalljes së Pavarësisë, në 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar në Kuvend në 9 Prill, dhe që në nenin 1 përcaktonte se,“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Flamuri shtetëror i Kosovës ishte shpalosur që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit, i cili në një seancë të veçantë në 11 Qershor 2008 miratoi edhe Himnin Shtetëror.

Gjatë 11 viteve, Republika e Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mëse 90 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur mëse 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

Në këto 11 vite të pavarësisë Kosova ka mbajtur edhe gjashtë palë zgjedhje të lira e demokratike, tre parlamentare dhe tre lokale.

Ndërsa, vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ishin 2010-ta, 2012-ta, së bashku 2015-ta e 2016-ta dhe 2018-ta.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e veçantë të datës 23 Korrik 2010 ka miratuar solemnisht një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij.

 Në 2018-tën Kosova u bë me ushtri dhe kjo ishte edhe ngjarje viti dhe shumë e rëndëishme e shtetit të pavarur gjatë 11 viteve. Pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Ushtri është miratuar me unanimitet në shqyrtim të dytë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës 120 anëtarsh me 107 deputetë në sallë në seancën e 14 Dhjetorit 2018.  Në 28 Dhjetor 2018 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar tre ligjet që e ndryshojnë mandatin dhe misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“ I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës”, është shprehur me këtë rast Presidenti Thaçi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, Forca e Sigurisë së Kosovës është aktivizuar nga janari 2009, kur u deaktivizuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat lindën nga transformimi i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lujtën rolin e tyre shumë të rëndësishëm në nëntë vitet e pas luftës së përfunduar në qershorin 1999.

Parakalimi, nga ora 13:00 deri 14:00, në sheshet kryesore të Prishtinës  i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për herë të parë si ushtri, është një nga aktivitetet e festës ditën e sotme, të nisura me mbledhjen festive të Qeverisë në orën 08:30 e me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës në orën 08:45, ndërsa seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbahet nga ora 12:20  deri 13:00, sipas axhendës shtetërore, ku janë paraparë edhe veprimtari të tjera.

PRESIDENTI THAÇI: SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS, AKTI HISTORIK MË SUBLIM

PRISHTINË, 17 Shkurt  2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dejklaroi sot se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
“I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!”, shprehet Presidenti Thaçi.

KOSOVË-HARADINAJ: PAVARËSIA JETON NË NE

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Kosovës ka nisur aktivitetet në shënim të përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës me mbledhjen e saj solemne të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Pavarësia jeton në ne dhe me neve dhe për Pavarësinë të gjithë kemi rrëfimin tonë”, tha ai duke shprehur konsideratën dhe vlerësimin më të lartë për përvjetorin e shënimit të ngjarjes më të madhe të Kosovës dhe popullit të saj.

 “Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderimin tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që i kanë dalë para Kosovës, para Qeverisë, dhe njëkohësisht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit.  Ka shumë vendime, shumë ligje, reforma, vendime të mëdha sikurse ishte ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën, me resurset tjera ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

Duke folur për fillimin e dekadës së dytë të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj shtoi se janë edhe më të vendosur që të ecin rrugës së konsolidimit të shtetit dhe stabilitetit të tij dhe se synojnë që në këtë vit vendimtar ta përmbyllin edhe dialogun me Serbinë, me njohjen reciproke të vendeve tona, dhe të vazhdojnë në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Gjatë rrugëtimin tonë kemi hasur në sfida, jemi në sfida, do të sfidohemi në të ardhmen, por  bindja ime është që Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa, por vetëm hapa para dhe këtë do t’ua kërkojmë dhe do t’ua shpjegojmë miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën,  e dobësojnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë. Gjithashtu, urimin e tij kryeministri e ka drejtuar edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës, të prirë nga SHBA-ja, me shprehje të falënderimit dhe përkushtimit për të vazhduar rrugëtimin drejt progresit, lirisë, dhe mirëqenies së qytetarëve.

Pas mbledhjes, kabineti qeveritar ka vazhduar me aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë, fillimisht me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e Qeverisë, me nderimet të shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe me nderimin te pllaka përkujtimore për të zhdukurit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe ka bërë nderime të varrezat e të rënëve, duke rikujtuar se sakrifica dhe lufta e shenjtë e UÇK-së ishin themeli i Pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

VESELI: KOSOVA ËSHTË E BEKUAR NGA ZOTI DHE MIQTË E SAJ

 

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për shënimin e 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, tha se shteti i Kosovës është histori e suksesit por edhe e sfidave.

Ai tha se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, kanë për detyrë ta ruajnë Republikën e Kosovës dhe ta bëjmë vend të begatë për qytetarët,  për të rinjtë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

 

“Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij. Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë”, tha ndër të tjera Kryeparlamentari Veseli.

  

Fjalimi i plotë i Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

 

Të nderuar të pranishëm

Qytetarë të dashur

Sot është dita më e veçantë për popullin tonë. Është ditëlindja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ne, që sot jemi në këtë sallë, përfaqësojmë brezin më fatlum të historisë sonë mbi 100 vjeçare.

Ne njohëm e përjetuam dhimbjet e vuajtjet e paraardhëseve tanë.

Por, për dallim nga ta, ne ia dolëm ta bëjmë realitet ëndrrën e tyre më të madhe: lirinë e Kosovës.

Secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, kemi pasur fëmijëri të vështirë, duke ballafaquar ëndrrat për të ardhmen me traumat e robërisë në të cilën u rritëm.

Edhe shtetet, në kush e di sa raste që na i tregon historia, kalojnë nëpër traumat e rritjes së vështirë.

Rritja e tyre është e mbushur me sfida dhe dyshime, por edhe me ëndrra dhe shpresa të mëdha.

As shteti ynë nuk bën përjashtim prej këtyre rasteve.

11 vjet të shtetit tonë të ri – janë 11 vjet të rritjes me vështirësi, sfida dhe suksese të mëdha.

Jam i sigurt se këto suksese, e nesërmja ka për t’i gjykuar si punë të jashtëzakonshme të brezit tonë.

Për aq sa gjykimi do të bjerë edhe mbi lëshimet e qëllimshme.

Kur ne festojmë ditëlindjen, sipas zakonit, rreth nesh mblidhen miqtë tanë më të mirë. Ata na urojnë me fjalët më të zgjedhura, për të ardhmen që kemi përpara.

Kjo gjë ndodh edhe me shtetet.

Ne jemi shtet i vogël, por kemi pasur dhe kemi miq të mëdhenj.

Përkrah nesh kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë shtetet më të fuqishme të botës demokratike – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera perëndimore, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Hungaria dhe shumë shtete të tjera.

E ne sot, të gjithë bashkë, në emër të kombit tonë, në ditëlindjen e 11-të të shtetit tonë të pavarur e sovran, u shprehim mirënjohjen më të thellë këtyre shteteve për mbështetjen e madhe që i dhanë kombit tonë, në arritjen e lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit, dhe para dy muajsh – edhe në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij.

Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë.

Ndërsa ne që jemi në këtë sallë, kemi për detyrë ta ruajmë këtë pasuri dhe ta bëjmë këtë vend të begatë për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

Të dashur qytetarë të Kosovës

Të nderuar kolegë

Personalitete të nderuara të Kosovës, ambasadorë të vendeve mike dhe mysafirë që sot na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj

Historia e kombit tonë është histori e popujve që kanë vuajtur gjatë dhe me sakrifica kanë arritur lirinë.

Ne e dimë të kaluarën tonë. Nuk e harrojmë atë. Por, as nuk do të lejojmë të mbetemi vetë peng i saj, e as të na mbajë dikush peng.

Ne duam të ardhmen, zhvillimin, mirëqenien, integrimin në BE, NATO, OKB, fuqizimin e partneritetit me miqtë tanë, veçanërisht me ata që na u gjenden pranë dhe na rrinë afër në çdo sfidë.

Duam edhe ndërtim urash komunikimi me ata që nuk na duan, ose kanë gjykim të gabuar për ne.

Por, mbi të gjitha, duam trajtim të dinjitetshëm dhe respekt për ne, si vend europian dhe perëndimor.

Shteti ynë dhe kombi ynë kanë orientime të qarta europiane dhe perëndimore. Dhe, askush nuk ka të drejtë të na nëpërkëmbë vetëm pse sot mendon se mund ta bëjë një gjë të tillë, ose pse ashtu dëshiron të sillet me ne.

Si vend europian, nuk e meritojmë izolimin.

E dimë se kemi të meta, gabime. E dimë se kemi shumë sfida për t’ju bashkuar vendeve të zhvilluara europiane.

Por, askush nuk mund të na i mohojë sukseset si shtet 11-vjeçar.

Me të arriturat që kemi, edhe kështu si jemi sot, Kosova lë prapa shumë nga vendet me traditë qindravjeçare shtetërore.

Nuk u marrim lakmi për mirëqenie dhe infrastrukturë as vendeve përreth.

Ashtu siç nuk jemi aq larg standardit jetësor edhe të vetë disa vendeve brenda BE-së.

Jemi të vetëdijshëm që ende kemi nevojë të përmirësohemi në funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit,që ende kemi shumë për të bërë për perspektiven ekonomike, inovacionin dhe ndërmarrësinë me konkurrencë të barabartë.

Askujt më shumë nuk i kushtojnë këto mangësi dhe deformime sesa shoqërisë sonë, fëmijëve tanë. Por, jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmëqëllimin tonë perëndimor.

Të nderuar të pranishëm

Kosova nuk është dhe asnjëherë s’ka për të qenë strofull e krimit të organizuar, bandave dhe terrorizmit.

Për dy dekada lirie, Kosova ka dhënë shembullin e vet për këtë, duke qenë kampione e veprimit preventiv dhe neutralizues të çdo veprimi të tillë, në vend ose nga qytetarët tanë jashtë.

Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

Në reformat në sistemin e drejtësisë, së bashku me partnerët perëndimorë, jemi duke bërë veprimet më të duhura.

Më herët, në standardin e drejtësisë së kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova, si vendi më i vogël, më i robëruar, me masakrat e tmerrshme të përjetuara në këtë pjesë të Europës, ka jetësuar edhe një Gjykatë Speciale – e cila do ta trajtojë çfarëdo krimi të pretenduar në luftën e fundit në baza një-etnike.

Historia mund të na gjykojë si të dojë për këtë dhe dashakëqijtë mund të flasin si të duan.

Por, po, ne e kemi bërë këtë Gjykatë. Edhe sot e them, është dashur ta bënim, sepse asnjëherë nuk do ta vinim fatin e cilitdo individ në Kosovë para interesit të shtetit.

Do ta kryejmë edhe këtë sfidë me dinjitet.

Mirëpo, një gjë duhet të mos tentohet as minimalisht të ngatërrohet: Agresori dhe krimi dihen. I dimë ne dhe gjithë bota. Ajo është veç Serbia dhe forcat e saj ushtarake.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet forca më e pastër çlirimtare në luftën e popujve për liri dhe drejtësi.

Duke pasur parasysh këtë, edhe sot thërras të gjithë bashkëluftëtarët që t’i përgjigjen me dinjitet kësaj Gjykate, sepse më i madh se fati i secilit prej nesh është fati i kombit dhe shtetit tonë.

  

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës

Të nderuar kolegë

Në muajt e fundit, keni parë iniciativat e SHBA-së dhe BE-së për një proces përfundimtar të Dialogut.

Serbia, deri më sot, nuk ka treguar racionalitet në këto përpjekje për normalizim raportesh me Kosovën.

Dialogu me Serbinë nuk është popullor dhe u kushton politikisht atyre që përfshihen në këtë proces.

Por, tani, me kërkesën e vendosur të SHBA-ve dhe BE-së, ne duhet të vendosim drejt – mes asaj që çfarë fitojmë si parti politike dhe asaj çfarë fiton kombi dhe shteti ynë.

Çdoherë kur kemi vënë përpara interesin e vendit dhe racionalitetin shtetëror, kemi pasur sukses.

E kaluara e dëshmon më së miri këtë.

Gati 100 vjet kemi derdhur gjak, por nuk ia kemi dalë ta heqim qafesh robërinë. Nuk ia kemi dalë, sepse ishim të vetmuar, nuk kishim miq dhe zëri ynë nuk dëgjohej aty ku merreshin vendimet e mëdha politike për ne.

Gati 100 vjet kemi luftuar që të afrohemi me botën perëndimore, të jemi pjesë e aleancave të saj.

Në luftën e fundit e kemi arritur këtë.

E arritëm në Rambuje, dhe e vazhduam edhe më mirë në Vjenë – kur kurorëzuam shtetin të cilin e gëzojmë dhe për të cilin festojmë sot.

Me të tjera sjellje, a do të mund t’i arrinim këto suksese?

Përgjigjen e dimë secili prej nesh.

Të dashur qytetarë

Në Dialog nuk shkojmë vetëm për marrëveshje me Serbinë.

Ne Dialog shkojmë, sepse rruga jonë, përcaktimi ynë,ështëqë çdo mosmarrëveshja ta zgjidhim në mënyrë paqësore.

Dhe, po ashtu, si shtet i pavarur dhe sovran, marrim mbi vete edhe obligimet që përmban për ne ky sovranitet karshi rajonit dhe partnerëve tanë strategjikë si SHBA-të dhe BE.

Ideja e paqes afatgjate dhe eliminimi i ndikimit rus në rajon – nuk është interes vetëm i partnerëve tanë perëndimorë, në krye me SHBA-të, por është edhe interes strategjik yni.

Ky është orientimi ynë.

Në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet – nuk po i bëjnë mirë Kosovës.

Është koha t’i lëmë këto.

Mund të fitojë individi ose partia në një moment, mbase mund të fitohet edhe pushteti, por sjelljet e tilla nuk çojnë askund. Përkundrazi, ato  rrezikojnë një komb, një shtet; në këtë rast – kombin tonë, shtetin tonë.

Është koha për vendimmarrje me mençuri dhe urtësi.

Dialogu i brendshëm dhe konsensusi – janë ligj i shteteve parlamentare.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë, sepse përtej dallimeve të ekzagjeruara për shkaqe elektorale, ne kemi një qëllim të njëjtë:

– Fuqizimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

– Përfundimin e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

– Njohjen prej saj të shtetit të pavarur të Kosovës.

– Anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

– Hapjen e perspektivës konkrete për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Mbi të gjitha, ne duhet të jemi bashkë sot përballë Serbisë – për të mos ua lënë fëmijëve tanë nesër fatin tonë të rëndë të së kaluarës.

Disa fjalë edhe për taksën…

Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën, për shkak të sjelljeve të saj karshi nesh.

Largimi i saj është i panegociueshëm, për shumë arsye.

Por, përmbi emocionet e taksës ndaj Serbisë, dua të flas për urgjencën e racionalitetit shtetëror.

Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë as përgjegjësi dhe as kritikë individuale.

Në  vendimmarrje shtetërore, asgjë nuk duhet të ketë personale. Pra, edhe ky vendim, si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror, institucional.

Duhet t’i vëmë në peshojë interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marrë parasysh edhe reflektimet për faktorët determinues të botës që na rrethon; Rusisë me aleatë në njërën anë, dhe SHBA-së e BE-së në anën tjetër.

Me SHBA-të dhe BE-në në krah, Kosova është më mirë dhe më e sigurt.

Interesat strategjike dhe gjeopolitike perëndimore dhe amerikane në Ballkan përputhen plotësisht me interesat e Kosovës dhe kombit tonë. Andaj, Kuvendi dhe Qeveria duhet t’u qëndrojnë prapa zotimeve të përbashkëta Kosovë – SHBA dhe BE.

Në të kundërtën, Kosova nuk fiton.Ndërsa, Serbia rehabilitohet.

Sa i përket kësaj situate të ndjeshme dhe ndërlidhjes së saj me mandatin e Qeverisë, dua t’i siguroj qytetarët se, si lider i koalicionit qeverisës, nuk do të lejoj për asnjë moment që relacioni ynë me Serbinë ta përcaktojë stabilitetin dhe fatin e institucioneve tona, pra as të Qeverisë së Kosovës.

Pra, Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës. Ky është qëndrimi im i vendosur.

Qeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë si SHBA-të dhe Bashkimi Europian.

Në fund, të dashur qytetarë, duke jua uruar Festën e Pavarësisë, dua t’ju them të gjithë juve, kudo që jetoni, në atdhe e diasporë:

Në këtë botë, shumë gjëra ndryshojnë. Ndryshojmë edhe ne njerëzit. Ndryshojnë edhe idetë dhe bindjet tona.

Por, në Kosovë një gjë kurrë s’ka për të ndryshuar: VERDIKTI I 17 SHKURTIT 2008.

SHTETI I KOSOVËS KA LINDUR, SI SOT 11 VJET MË PARË, PËR TË QËNDRUAR PËRGJITHMONË GARDIAN I LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Urime Dita e Pavarësisë.

Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe: dëshmorëve të kombit!

 KRYESIA E LDK,  HOMAZHE PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA

 

 

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së i kanë bërë homazhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

 

LDK-ja shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

 

“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Kosova 11 vjet

USHTRIA E KOSOVËS PARAKALOI NË DITEN PAVARËSISË

February 17, 2019 by dgreca

1 UshtriaPRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/

1 Ushtria2

Sot në përvjetorin e 11-të të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, në sheshin „Skënderbeu“  parakaluan kuadratet e Ushtrisë së Kosovës para mijërave qytetarëve dhe udhëheqësve shtetëror.

a UshtriaCeremonia solemne e manifestimit filloi me intonimin e Himnit të Kosovës nga Orkestra frymore e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

1 Parak

Komunikata dërguar nga Ministria e Mbrojtjes thekon se, në manifestimin qendror merrnin pjesë udhëheqësit shtetërorë të Kosovës; presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, kryeministri i Republikës Shqipërisë Edi Rama, ambasadori i SHBA-ve, Fhilip Kosnnet, vëllai i Komandanti legjendar Rifat Jashari, ministra dhe mysafirë të shumtë, ambasadorë, diplomatë, përfaqësues të KFOR-it, si dhe mijëra qytetarë të Kosovës dhe trojeve etnike.

Në kuadër të ceremonisë shtetërore ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, zyrtarë të lartë të ministrisë, gjeneralë dhe oficerë të FSK-së.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, gjatë fjalimit të tij, në përvjetorin e 11-të të Pavarësisë, pos tjerash tha se FSK-ja është krenaria e Kosovës.

„Para nesh kemi një ushtri profesionale, e cila është në shërbim dhe mbrojtje të shtetit më të ri në Evropë, e gatshme për të kontribuar për paqe në rajon dhe botë. Vendimi për themelimin e ushtrisë ishte i drejtë, legjitim dhe mesazh historik“ tha pos tjerash Presidenti Thaçi.

Pas fjalës së presidentit, komandanti i parakalimit gjeneral brigade Enver Cikaqi, raportoi para presidentit Hashim Thaçi, për gatishmërinë e kuadrateve të Forcës së Sigurisë së Kosovës për parakalim.
Kuadratet e FSK-së, parakaluan duke filluar nga Togu Ceremonial, Batalioni i Parë i BRSH-së,  Batalioni i Dytë i BRSH-së dhe Batalioni i Tretë i BRSH-së, Brigada e Mbështetjes Operacionale, Regjimenti i Mbrojtjes Civile, Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, Qendra për Studime Universitare dhe Orkestra Frymore e FSK-së.

Kuadratet e FSK-së, gjatë parakalimit u shoqëruan me brohoritje dhe duartrokitje nga qytetarët e pranishëm në sheshin Skënderbeu. /b.j/

 

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Ushtria e Kosoves

KOSOVA FESTON DITËN E PAVARËSISË, 11 VJET SHTET

February 17, 2019 by dgreca

2 Pavaresia
-Ngjarjet më të rëndëishme nëpër vitet e Kosovës shtet i pavarur/
1 Udheheqja lule
-Njohjet e para Kosovës shtet iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika/
1 Kur u shpall Pava-Njohja e Kosovës shtet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës iu bë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, kur e njohu edhe Shqipëria…/
Newborne
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI

 PRISHTINË, 17 Shkurt 2019/  Ditë e diel dhe festë është përsëri 17 Shkurti 2019 i 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, si 17 Shkurti hitrorik 2008 i shpalljes së shtetit të ri,   pas Ditës së lirisë – 12 Qershorit 1999, kur nisën të hyjnë forcat paqeruajtëse shpëtimtare të NATO-s pasuar me vendosjen e Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara.

 “Ne, udhëheqësit e popullit tonë, të zgjedhur në mënyrë demokratike, nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran”, theksonte Deklarata e Pavarësisë, e cila hartës së botës ia shtoi një shtet, e lexuar nga atëherë kryeministri Hashim Thaçi, tash president i Republikës, të dielën e 17 Shkurtit të para 11 viteve, në Kuvendin e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme solemne, të nisur në orën 15:00.

Pak para kësaj ore, para se 109 deputetë të pranishëm në Kuvend të votonin në unanimitet shpalljen e Pavarësisë së Kosovës, presidenti i atëhershëm Fatmir Sejdiu në zyrën e tij, në afmosferë feste e përzemërsie, në intervistën ekskluzive për Agjencinë Telegrafike Shqiptare deklaronte se “ne nuk kemi frikë nga e ardhmja” dhe se “nga kjo ditë do të jetë një Kosovë e bekuar”.

17 Shkurti 2008 i Pavarësisë së Kosovës, dita më e madhe shqiptare pas 28 Nëntorit 1912 të Pavarësisë së Shqipërisë, e vlerësuar kështu në faqen e parë të botimit të jashtëzakonshëm festiv të gazetës historike Rilindja, në festën e madhe të gjithë shqiptarëve u përmbyll me fishekzjarret më të shumta e më të shkëlqyera që janë parë ndonjëherë mbi Prishtinë, kryeqytetin e shtetit të ri evropian, të saposhpallur.

Kosova deri tani është njohur nga 116 shtete, ndërsa njohjet e para iu bënë në orët e para – ditën e parë pas shpalljes së pavarësisë, nga Mbretëria e Bashkuar, Franca, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turqia, Shqipëria, Afganistani dhe Kostarika.

Dy ditë para se të mbusheshin katër muaj pas 17 Shkurtit të shpalljes së Pavarësisë, në 15 Qershor 2008 hyri në fuqi Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e cila ishte miratuar në Kuvend në 9 Prill, dhe që në nenin 1 përcaktonte se,“Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm”.

Flamuri shtetëror i Kosovës ishte shpalosur që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit, i cili në një seancë të veçantë në 11 Qershor 2008 miratoi edhe Himnin Shtetëror.

Gjatë 11 viteve, Republika e Kosova ka vendosur marrëdhënie diplomatike me mëse 90 shtete, është anëtarësuar në më shumë se 60 organizata rajonale, evropiane dhe ndërkombëtare, ka hapur mëse 40 misione diplomatike dhe poste konsullore dhe ka të akredituar ambasadorë jo-rezidentë në rreth 60 shtete.

Në këto 11 vite të pavarësisë Kosova ka mbajtur edhe gjashtë palë zgjedhje të lira e demokratike, tre parlamentare dhe tre lokale.

Ndërsa, vitet më të rëndësishme e më të suksesshme të Kosovës pas shpalljes së pavarësisë ishin 2010-ta, 2012-ta, së bashku 2015-ta e 2016-ta dhe 2018-ta.

Në vitin 2010 ishin dy ngjarje shumë të rëndësishme drejt njohjes së plotë ndërkombëtare të shtetit më të ri evropian: Legjitimimi i pavarësisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në 22 Korrik dhe Rezoluta e 9 Shtatorit e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila me respekt e merr në konsideratë opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës në seancën e veçantë të datës 23 Korrik 2010 ka miratuar solemnisht një deklaratë ku shprehte kënaqësinë dhe aprovimin për opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin ndërkombëtar të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotohej për respektimin e tij. Në 2018-tën Kosova u bë me ushtri dhe kjo ishte edhe ngjarje viti dhe shumë e rëndëishme e shtetit të pavarur gjatë 11 viteve. Pakoja e tre projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës  Ushtri është miratuar me unanimitet në shqyrtim të dytë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës 120 anëtarsh me 107 deputetë në sallë në seancën e 14 Dhjetorit 2018.  Në 28 Dhjetor 2018 Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar tre ligjet që e ndryshojnë mandatin dhe misionin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“ I falënderoj mbështetësit ndërkombëtarë, SHBA-në dhe të gjitha shtetet e tjera aleate në këtë ditë të rëndësishme të zyrtarizimit të Ushtrisë së Kosovës”, është shprehur me këtë rast Presidenti Thaçi.

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në 17 shkurt 2008, Forca e Sigurisë së Kosovës është aktivizuar nga janari 2009, kur u deaktivizuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, të cilat lindën nga transformimi i  Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lujtën rolin e tyre shumë të rëndësishëm në nëntë vitet e pas luftës së përfunduar në qershorin 1999.

Parakalimi, nga ora 13:00 deri 14:00, në sheshet kryesore të Prishtinës  i Trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës, për herë të parë si ushtri, është një nga aktivitetet e festës ditën e sotme, të nisura me mbledhjen festive të Qeverisë në orën 08:30 e me ngritjen solemne të Flamurit të Republikës së Kosovës në orën 08:45, ndërsa seanca solemne e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbahet nga ora 12:20  deri 13:00, sipas axhendës shtetërore, ku janë paraparë edhe veprimtari të tjera.

PRESIDENTI THAÇI: SHPALLJA E PAVARËSISË SË KOSOVËS, AKTI HISTORIK MË SUBLIM

PRISHTINË, 17 Shkurt  2019-Gazeta DIELLI/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dejklaroi sot se shpallja e Pavarësisë së Kosovës para njëmbëdhjetë vjetëve ishte akti historik më sublim që institucionalizoi përpjekjet tona për liri.Për këtë të arritur të gjithë qytetarët tanë janë meritorë.
“I falënderojmë të gjithë miqtë tanë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. U jemi mirënjohës përjetë!”, shprehet Presidenti Thaçi.

KOSOVË-HARADINAJ: PAVARËSIA JETON NË NE

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Qeveria e Kosovës ka nisur aktivitetet në shënim të përvjetorit të njëmbëdhjetë të Pavarësisë së Kosovës me mbledhjen e saj solemne të drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj.

“Pavarësia jeton në ne dhe me neve dhe për Pavarësinë të gjithë kemi rrëfimin tonë”, tha ai duke shprehur konsideratën dhe vlerësimin më të lartë për përvjetorin e shënimit të ngjarjes më të madhe të Kosovës dhe popullit të saj.

 “Në këtë ditë do të shprehim gjithë falënderimin tonë për të rënët për liri, për miqtë dhe të gjithë ata që ndihmuan rrugëtimin e Kosovës drejt realizimit të aspiratave për liri dhe pavarësi. Me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që i kanë dalë para Kosovës, para Qeverisë, dhe njëkohësisht me respektin më të madh për interesin e qytetarëve të vendit.  Ka shumë vendime, shumë ligje, reforma, vendime të mëdha sikurse ishte ushtria, vendimet që lidhen me Trepçën, me resurset tjera ekonomike”, tha kryeministri Haradinaj në fjalën e tij para kabinetit qeveritar.

Duke folur për fillimin e dekadës së dytë të Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Haradinaj shtoi se janë edhe më të vendosur që të ecin rrugës së konsolidimit të shtetit dhe stabilitetit të tij dhe se synojnë që në këtë vit vendimtar ta përmbyllin edhe dialogun me Serbinë, me njohjen reciproke të vendeve tona, dhe të vazhdojnë në procesin e rrugëtimit drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Gjatë rrugëtimin tonë kemi hasur në sfida, jemi në sfida, do të sfidohemi në të ardhmen, por  bindja ime është që Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa, por vetëm hapa para dhe këtë do t’ua kërkojmë dhe do t’ua shpjegojmë miqve tanë se hapat prapa e dobësojnë Kosovën,  e dobësojnë besimin e qytetarëve në shtetin e tyre”, tha kryeministri Haradinaj.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar të gjithë qytetarët e vendit për përvjetorin e njëmbëdhjetë të shpalljes së Pavarësisë. Gjithashtu, urimin e tij kryeministri e ka drejtuar edhe për të gjithë miqtë dhe aleatët e Kosovës, të prirë nga SHBA-ja, me shprehje të falënderimit dhe përkushtimit për të vazhduar rrugëtimin drejt progresit, lirisë, dhe mirëqenies së qytetarëve.

Pas mbledhjes, kabineti qeveritar ka vazhduar me aktivitetet e shënimit të përvjetorit të Pavarësisë, fillimisht me ngritjen e flamurit shtetëror në oborrin e Qeverisë, me nderimet të shtatorja e Presidentit historik Ibrahim Rugova dhe me nderimin te pllaka përkujtimore për të zhdukurit.

Kryeministri Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga kabineti qeveritar ka vizituar kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz dhe ka bërë nderime të varrezat e të rënëve, duke rikujtuar se sakrifica dhe lufta e shenjtë e UÇK-së ishin themeli i Pavarësisë dhe lirisë së Kosovës.

VESELI: KOSOVA ËSHTË E BEKUAR NGA ZOTI DHE MIQTË E SAJ

 

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në fjalimin e tij në seancën solemne për shënimin e 11 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, tha se shteti i Kosovës është histori e suksesit por edhe e sfidave.

Ai tha se të gjithë përfaqësuesit e institucioneve, kanë për detyrë ta ruajnë Republikën e Kosovës dhe ta bëjmë vend të begatë për qytetarët,  për të rinjtë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

 

“Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij. Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë”, tha ndër të tjera Kryeparlamentari Veseli.

  

Fjalimi i plotë i Kryeparlamentarit Kadri Veseli:

 

Të nderuar të pranishëm

Qytetarë të dashur

Sot është dita më e veçantë për popullin tonë. Është ditëlindja e shtetit të pavarur dhe sovran të Kosovës.

Ne, që sot jemi në këtë sallë, përfaqësojmë brezin më fatlum të historisë sonë mbi 100 vjeçare.

Ne njohëm e përjetuam dhimbjet e vuajtjet e paraardhëseve tanë.

Por, për dallim nga ta, ne ia dolëm ta bëjmë realitet ëndrrën e tyre më të madhe: lirinë e Kosovës.

Secili prej nesh, kush më shumë e kush më pak, kemi pasur fëmijëri të vështirë, duke ballafaquar ëndrrat për të ardhmen me traumat e robërisë në të cilën u rritëm.

Edhe shtetet, në kush e di sa raste që na i tregon historia, kalojnë nëpër traumat e rritjes së vështirë.

Rritja e tyre është e mbushur me sfida dhe dyshime, por edhe me ëndrra dhe shpresa të mëdha.

As shteti ynë nuk bën përjashtim prej këtyre rasteve.

11 vjet të shtetit tonë të ri – janë 11 vjet të rritjes me vështirësi, sfida dhe suksese të mëdha.

Jam i sigurt se këto suksese, e nesërmja ka për t’i gjykuar si punë të jashtëzakonshme të brezit tonë.

Për aq sa gjykimi do të bjerë edhe mbi lëshimet e qëllimshme.

Kur ne festojmë ditëlindjen, sipas zakonit, rreth nesh mblidhen miqtë tanë më të mirë. Ata na urojnë me fjalët më të zgjedhura, për të ardhmen që kemi përpara.

Kjo gjë ndodh edhe me shtetet.

Ne jemi shtet i vogël, por kemi pasur dhe kemi miq të mëdhenj.

Përkrah nesh kanë qëndruar dhe vazhdojnë të qëndrojnë shtetet më të fuqishme të botës demokratike – Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet tjera perëndimore, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Italia, Austria, Hungaria dhe shumë shtete të tjera.

E ne sot, të gjithë bashkë, në emër të kombit tonë, në ditëlindjen e 11-të të shtetit tonë të pavarur e sovran, u shprehim mirënjohjen më të thellë këtyre shteteve për mbështetjen e madhe që i dhanë kombit tonë, në arritjen e lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit, dhe para dy muajsh – edhe në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.

Në besimet fetare, thuhet se njeriu është i bekuar kur ka Zotin në anën e tij.

Ndërkaq, në politikën globale, i bekuar është ai shtet që ka botën perëndimore në anën e tij, në veçanti Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E tillë është Kosova, vend i bekuar nga Zoti dhe miqtë.

Ndërsa ne që jemi në këtë sallë, kemi për detyrë ta ruajmë këtë pasuri dhe ta bëjmë këtë vend të begatë për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, për punëtorët, minatorët, mjekët, arsimtarët, policët, ushtarët, shërbyesit civilë, për secilin që e ndjen Kosovën atdheun e tij.

Të dashur qytetarë të Kosovës

Të nderuar kolegë

Personalitete të nderuara të Kosovës, ambasadorë të vendeve mike dhe mysafirë që sot na keni nderuar me pjesëmarrjen tuaj

Historia e kombit tonë është histori e popujve që kanë vuajtur gjatë dhe me sakrifica kanë arritur lirinë.

Ne e dimë të kaluarën tonë. Nuk e harrojmë atë. Por, as nuk do të lejojmë të mbetemi vetë peng i saj, e as të na mbajë dikush peng.

Ne duam të ardhmen, zhvillimin, mirëqenien, integrimin në BE, NATO, OKB, fuqizimin e partneritetit me miqtë tanë, veçanërisht me ata që na u gjenden pranë dhe na rrinë afër në çdo sfidë.

Duam edhe ndërtim urash komunikimi me ata që nuk na duan, ose kanë gjykim të gabuar për ne.

Por, mbi të gjitha, duam trajtim të dinjitetshëm dhe respekt për ne, si vend europian dhe perëndimor.

Shteti ynë dhe kombi ynë kanë orientime të qarta europiane dhe perëndimore. Dhe, askush nuk ka të drejtë të na nëpërkëmbë vetëm pse sot mendon se mund ta bëjë një gjë të tillë, ose pse ashtu dëshiron të sillet me ne.

Si vend europian, nuk e meritojmë izolimin.

E dimë se kemi të meta, gabime. E dimë se kemi shumë sfida për t’ju bashkuar vendeve të zhvilluara europiane.

Por, askush nuk mund të na i mohojë sukseset si shtet 11-vjeçar.

Me të arriturat që kemi, edhe kështu si jemi sot, Kosova lë prapa shumë nga vendet me traditë qindravjeçare shtetërore.

Nuk u marrim lakmi për mirëqenie dhe infrastrukturë as vendeve përreth.

Ashtu siç nuk jemi aq larg standardit jetësor edhe të vetë disa vendeve brenda BE-së.

Jemi të vetëdijshëm që ende kemi nevojë të përmirësohemi në funksionimin e shtetit ligjor dhe luftën kundër korrupsionit,që ende kemi shumë për të bërë për perspektiven ekonomike, inovacionin dhe ndërmarrësinë me konkurrencë të barabartë.

Askujt më shumë nuk i kushtojnë këto mangësi dhe deformime sesa shoqërisë sonë, fëmijëve tanë. Por, jemi të vendosur dhe nuk do të ndalemi derisa ta arrijmëqëllimin tonë perëndimor.

Të nderuar të pranishëm

Kosova nuk është dhe asnjëherë s’ka për të qenë strofull e krimit të organizuar, bandave dhe terrorizmit.

Për dy dekada lirie, Kosova ka dhënë shembullin e vet për këtë, duke qenë kampione e veprimit preventiv dhe neutralizues të çdo veprimi të tillë, në vend ose nga qytetarët tanë jashtë.

Kështu do të jetë edhe në të ardhmen.

Në reformat në sistemin e drejtësisë, së bashku me partnerët perëndimorë, jemi duke bërë veprimet më të duhura.

Më herët, në standardin e drejtësisë së kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, Kosova, si vendi më i vogël, më i robëruar, me masakrat e tmerrshme të përjetuara në këtë pjesë të Europës, ka jetësuar edhe një Gjykatë Speciale – e cila do ta trajtojë çfarëdo krimi të pretenduar në luftën e fundit në baza një-etnike.

Historia mund të na gjykojë si të dojë për këtë dhe dashakëqijtë mund të flasin si të duan.

Por, po, ne e kemi bërë këtë Gjykatë. Edhe sot e them, është dashur ta bënim, sepse asnjëherë nuk do ta vinim fatin e cilitdo individ në Kosovë para interesit të shtetit.

Do ta kryejmë edhe këtë sfidë me dinjitet.

Mirëpo, një gjë duhet të mos tentohet as minimalisht të ngatërrohet: Agresori dhe krimi dihen. I dimë ne dhe gjithë bota. Ajo është veç Serbia dhe forcat e saj ushtarake.

Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë dhe do të mbetet forca më e pastër çlirimtare në luftën e popujve për liri dhe drejtësi.

Duke pasur parasysh këtë, edhe sot thërras të gjithë bashkëluftëtarët që t’i përgjigjen me dinjitet kësaj Gjykate, sepse më i madh se fati i secilit prej nesh është fati i kombit dhe shtetit tonë.

  

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës

Të nderuar kolegë

Në muajt e fundit, keni parë iniciativat e SHBA-së dhe BE-së për një proces përfundimtar të Dialogut.

Serbia, deri më sot, nuk ka treguar racionalitet në këto përpjekje për normalizim raportesh me Kosovën.

Dialogu me Serbinë nuk është popullor dhe u kushton politikisht atyre që përfshihen në këtë proces.

Por, tani, me kërkesën e vendosur të SHBA-ve dhe BE-së, ne duhet të vendosim drejt – mes asaj që çfarë fitojmë si parti politike dhe asaj çfarë fiton kombi dhe shteti ynë.

Çdoherë kur kemi vënë përpara interesin e vendit dhe racionalitetin shtetëror, kemi pasur sukses.

E kaluara e dëshmon më së miri këtë.

Gati 100 vjet kemi derdhur gjak, por nuk ia kemi dalë ta heqim qafesh robërinë. Nuk ia kemi dalë, sepse ishim të vetmuar, nuk kishim miq dhe zëri ynë nuk dëgjohej aty ku merreshin vendimet e mëdha politike për ne.

Gati 100 vjet kemi luftuar që të afrohemi me botën perëndimore, të jemi pjesë e aleancave të saj.

Në luftën e fundit e kemi arritur këtë.

E arritëm në Rambuje, dhe e vazhduam edhe më mirë në Vjenë – kur kurorëzuam shtetin të cilin e gëzojmë dhe për të cilin festojmë sot.

Me të tjera sjellje, a do të mund t’i arrinim këto suksese?

Përgjigjen e dimë secili prej nesh.

Të dashur qytetarë

Në Dialog nuk shkojmë vetëm për marrëveshje me Serbinë.

Ne Dialog shkojmë, sepse rruga jonë, përcaktimi ynë,ështëqë çdo mosmarrëveshja ta zgjidhim në mënyrë paqësore.

Dhe, po ashtu, si shtet i pavarur dhe sovran, marrim mbi vete edhe obligimet që përmban për ne ky sovranitet karshi rajonit dhe partnerëve tanë strategjikë si SHBA-të dhe BE.

Ideja e paqes afatgjate dhe eliminimi i ndikimit rus në rajon – nuk është interes vetëm i partnerëve tanë perëndimorë, në krye me SHBA-të, por është edhe interes strategjik yni.

Ky është orientimi ynë.

Në këtë proces, kalkulimet elektorale, qasjet individuale, protagonizmat dhe inatet – nuk po i bëjnë mirë Kosovës.

Është koha t’i lëmë këto.

Mund të fitojë individi ose partia në një moment, mbase mund të fitohet edhe pushteti, por sjelljet e tilla nuk çojnë askund. Përkundrazi, ato  rrezikojnë një komb, një shtet; në këtë rast – kombin tonë, shtetin tonë.

Është koha për vendimmarrje me mençuri dhe urtësi.

Dialogu i brendshëm dhe konsensusi – janë ligj i shteteve parlamentare.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë.

Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë, sepse përtej dallimeve të ekzagjeruara për shkaqe elektorale, ne kemi një qëllim të njëjtë:

– Fuqizimin e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

– Përfundimin e mosmarrëveshjeve me Serbinë.

– Njohjen prej saj të shtetit të pavarur të Kosovës.

– Anëtarësimin në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

– Hapjen e perspektivës konkrete për t’u bërë pjesë e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.

Mbi të gjitha, ne duhet të jemi bashkë sot përballë Serbisë – për të mos ua lënë fëmijëve tanë nesër fatin tonë të rëndë të së kaluarës.

Disa fjalë edhe për taksën…

Serbia e ka merituar dhe e meriton taksën, për shkak të sjelljeve të saj karshi nesh.

Largimi i saj është i panegociueshëm, për shumë arsye.

Por, përmbi emocionet e taksës ndaj Serbisë, dua të flas për urgjencën e racionalitetit shtetëror.

Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë as përgjegjësi dhe as kritikë individuale.

Në  vendimmarrje shtetërore, asgjë nuk duhet të ketë personale. Pra, edhe ky vendim, si çdo vendim tjetër për Kosovën, duhet të jetë shtetëror, institucional.

Duhet t’i vëmë në peshojë interesat strategjike të shtetit tonë përballë Serbisë, duke marrë parasysh edhe reflektimet për faktorët determinues të botës që na rrethon; Rusisë me aleatë në njërën anë, dhe SHBA-së e BE-së në anën tjetër.

Me SHBA-të dhe BE-në në krah, Kosova është më mirë dhe më e sigurt.

Interesat strategjike dhe gjeopolitike perëndimore dhe amerikane në Ballkan përputhen plotësisht me interesat e Kosovës dhe kombit tonë. Andaj, Kuvendi dhe Qeveria duhet t’u qëndrojnë prapa zotimeve të përbashkëta Kosovë – SHBA dhe BE.

Në të kundërtën, Kosova nuk fiton.Ndërsa, Serbia rehabilitohet.

Sa i përket kësaj situate të ndjeshme dhe ndërlidhjes së saj me mandatin e Qeverisë, dua t’i siguroj qytetarët se, si lider i koalicionit qeverisës, nuk do të lejoj për asnjë moment që relacioni ynë me Serbinë ta përcaktojë stabilitetin dhe fatin e institucioneve tona, pra as të Qeverisë së Kosovës.

Pra, Qeveria e Kosovës nuk do të bjerë për shkak të taksës. Ky është qëndrimi im i vendosur.

Qeveria dhe Kuvendi mund të bien vetëm për shkak të interesave të qytetarëve të Kosovës dhe partnerëve të tyre strategjikë si SHBA-të dhe Bashkimi Europian.

Në fund, të dashur qytetarë, duke jua uruar Festën e Pavarësisë, dua t’ju them të gjithë juve, kudo që jetoni, në atdhe e diasporë:

Në këtë botë, shumë gjëra ndryshojnë. Ndryshojmë edhe ne njerëzit. Ndryshojnë edhe idetë dhe bindjet tona.

Por, në Kosovë një gjë kurrë s’ka për të ndryshuar: VERDIKTI I 17 SHKURTIT 2008.

SHTETI I KOSOVËS KA LINDUR, SI SOT 11 VJET MË PARË, PËR TË QËNDRUAR PËRGJITHMONË GARDIAN I LIRISË DHE PAVARËSISË SË KOSOVËS.

Urime Dita e Pavarësisë.

Lavdi atyre që ranë për këtë ditë të madhe: dëshmorëve të kombit!

 KRYESIA E LDK,  HOMAZHE PRESIDENTIT HISTORIK RUGOVA

 

 

PRISHTINË, 17 Shkurt 2019-Gazeta DIELLI/ Me rastin e shënimit të 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, anëtarë të kryesisë së LDK-së i kanë bërë homazhe Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

 

LDK-ja shpreh falënderim ndaj prijësit të idealit për liri dhe pavarësi, Dr. Ibrahim Rugova dhe të gjithë atyre që ndihmuan në këtë rrugëtim drejt realizimit të ëndrrës shekullore për pavarësi.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri ka shprehur dhimbje për mungesën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

 

“Vërehet mungesa e Presidentit Rugova në ruajtjen e miqve që ndihmuan Kosovën në shtetoformim”, ka thënë Beqiri.

Filed Under: Featured Tagged With: 11 Vjetorin e Pavaresise, Behlul Jashari, Kosova feston

1969- Kremtimet e Gjashtëdhjetëvjetorit të “Diellit” në New York

February 15, 2019 by dgreca

1 Martin Camaj ok1.JPG

Nga Martin Camaj/

Prej 28 deri më 30 nandor u zhvilluen në New York kremtimet kushtue gjashtëdhetëvjetorit të fletores ma të vjetër shqiptare “Dielli”. Nuk qe vetëm nji kongres madhështor në dukjen e jashtme ndër sallat e gjana të farfurishme të “Americana Hotel” në qendrën e atij qyteti të stërmadh, por dhe nji takim mallëngjyes i mijra shqiptarësh të ardhun nga katër anët e Amerikës, të Kanadahit e të Europës. Dhe dihet se nji takim i tillë, në kushtet tona kështu të shpërndamë siç jemi jo vetëm në hapësi por edhe në mendime e besojma të ndryshme, nuk ishte e lehtë… Amerika u ba me kohë vendi i lirisë edhe për të gjitha komunitetet fetare, prandej këto institucione losin edhe sot e kësaj dite nji rol të madh në të gjitha shtresat e shoqnisë që përbahet prej kombesh e racash së ndryshme. Në përshtatëmeni me kushtet e vendit dhe komunitetet fetare shqiptare zhvillojnë ne Amerikë veprimtari të shumëllojshme shoqnore, doktrinare e kulturore kombëtare…..

Me 29 paradreke u zhvillue nji ceremoni madhështore në katedralen e New York-ut “Saint Patrick”.

Celebruen hirësitë arbreshe Mons.Perniciaro, Abati Minishi me priftnit arbreshë nji meshë solemne në ritin lindor. Mesha me kangët e bukura të ritit të vjetër lindor u tha në gjuhën shqipe, kori bani të shungullonte në shqipe hapësinë e këtij tempulli historik, mbushë plot e përplot me shqiptarë e arbreshë të Amerikës. Asistoshin Kardinali i New York-ut Eminenca Cooke, Peshkopi Stefan Lasko, i cili tha Besojmën e Ati Ynë në gjuhën shqipe. Don Zef Oroshi, përfaqësues i klerit katolik shqiptar në Shtetet e Bashkueme, mbajti lutjen e rastit. Ky i paraqiti Kardinalit Cooke të pranishmit tue cilësue këtë mbledhje fetare si ngjarje me randësi, njikohësisht si gjeti dhe fjalë lavdi për popullin shqiptar e historinë e tij. 
Mbas sjelljes fetare në “Saint Patrick” u vu për udhë parada mija vetësh, stolisë me kostumet e grave arbreshe si me kostume burrash e grash të viseve të ndryshme të Shqipnisë. Prijshin flamuj dhe pankarda. Parada kaloi nëpër rrugën e rrahun natë e ditë me mija njerzish në qëndrën e New York-utm quejtun Promenade Rockefeller Center….. 
Në sezonin e parë që filloi me 28 nandor në ora 9 të mëngjesit ma së pari foli Dr. Hamdi Oruçi, Chairman nacional i festimeve të Vatrës i cili u dha mirëse-ardhjen të pranishmëve tue theksue karakterin kulturor të Vatrës në të kaluemen dhe qëllimet kulturore shoqnore pa dallime njerëzish kulture që merren me çështje shqiptare, qofshin këta shqiptarë apo të huej…. 
Puna filloi me kumtesën e profesor Zef Sqiroit: “Kuptimi i fjalës Arbër dhe përgjegja e tij në vetëdijen e popullit shqiptar”. Prof. Sqiro ndoq përdorimin e fjalës greke Alvanon, Alvanitis, Alvani, Alvana nëpër kronikat bizantine dhe vjen në përfundim se këto variante si forma shqipe Arbër-i kanë vështrimin “gjithë fisi shqiptar” si dhe “vendi apo atëdheu i shqiptarevet”. Ai tha mandej se shqiptari dhe sot kudo që shkon ngul vatrën e tij, mun aty krijon e vijon dhe të qenunit “Arbër”- shqiptar. Sqiro shtoi: “Është një Shqipëri mistike, një Shqipëri spirituale me plotësimin e të gjithë vlerave morale që çdo shqiptar trashëgon nga autoriteti atëror dhe jau pason pasardhësvet me besnikëri”… 
Profesor Andrew Torielli, romanist dhe mik i kulturës shqiptare, nji ndër udhëheqës të Loyla University të Chicago-s, foli mbi rrugën e hymjes së kulturës botnore në Amerikë dhe asimilimin dhe shndërrimin e kulturave nacionale në Shtetet e Bashkueme. Ai u ndal në interpretimin e fjalës së përmendun se “Amerika nuk asht nji përzimje elementash, porse nji filozofi”… Kumtesa e prof.Zef Valentinit u lexue nga Dr.Parrino, adsistent i albanologjisë në Universitetin e Palermës, që kishte si titull “Vlera ekumenike e diasporës shqiptare”… 
Në sesjonin e parë të dytës ditë foli i pari zoti Stephen Peters: Karakteristikat, kontributet dhe përgjegjësitë e shqiptarëvet të Amerikës” Profesor Nelo Drizari, nji ndër botues të Diellit foli mbi vjetërsinë e Popullit shqiptar, shikue në dritën e gjuhës… Prof. Dr. Louis Solano, titullar i kathedrës së romanistikës në Harvard University të Boston-it, paraqiti disa mendime mbi gjuhën shqipe dhe kulturën shqiptare në Amerikë… 
Temën “Përfytyrimi i Skanderbeut dhe autenticiteti i tij” e zhvilloi At Vinçenc Malaj. Malaj, i cili në salën e kongresit, si i ngarkuem nga Instituti i Studimeve Shqiptare t’Universitetit të Romës paraqiti kolekcionin e vizatimeve dhe të pikturave të herojt kombëtar, shprehi mendimin se, piktura e përmendun që paraqet Skënderbegun në mënyrë ma të ngjashme me të, gjindet në Venedik. Me 29 mbasdreke u zhvillue sesioni i tretë që zgjati deri në mbramje. Porfesor Ernest Koliqi paraqiti kumtesën me titull “Fan S. Noli”. Ai shqyrtoi fytyrën e këtij shkrimtari e njeriu të madh sidomos në ballafaqim me ngjarjet që përcaktuen deri dikund dhe vehtjen e Nolit si mendimtar e njeri veprimi…

Zoti Dhimitër Beratti u tregoi të pranishmëve imtësi të çmueshme rreth ngjarjes së ngritjes së flamurit në Vlonë para 57 vjeç ku edhe ai vetë ishte aktor i kësaj vepre të madhe. Në të katërtin sesion dhe të fundit që filloi që ora 9 të mëngjesit të datës 30 nëndor foli i pari Kemal Vokopola mbi “Vërejtje të përgjithshme të 60-vjetorit të Diellit”.

Dr. Ragip Frashëri foli mbi “kombin dhe ekonominë shqiptare, tue fillue nga nëjsitë ekonomike të pashallëkut të bushatlive në veri të Shqipnisë. Papas Ignazio Parrino u paraqit me temën “Vlerat Kulturale nacionale ndër kolonitë arbreshe të Siqilisë”… Në këtë sesion u këndue dhe referati i profesor Arshi Pipës i Universitetit të Minneapolis, i cili kishte nji karakter kritik ndaj vatrës dhe kryesisë së saj. Ai disa mendime të veta i ka paraqitë në kohët e fundit botnisht në shkrime që qarkullojnë dorë më dorë. Me keqardhje thom (e kjo asht forma ma e butë e shprehjes sime) se këto mendime dhe sidomos mënyra e hovshme në të cilën ato shfaqen nuk janë aspak konstruktive. Zoti Refat Gurrazezi, ish-editor i diellit, foli mbi “Faik Konicën” të cilin ky e ka njoftë për së afërmi si bashkëpunëtor i ngushtë i tij. Parashtrimi mbi historjatin e gjuhësisë e kulturës pranë arbreshëvet të Siqilisë i profesor Nino Guzzetta, çfaqë në gjuhën anglisht, qe një mbyllje e bukur që vuni në pah veprën e Kamardës, të Gaetani Petrottës, të Marco La Pianës e të tjerëve. 
Në mbarim u banë këto propozime: prof. Zef Sqiroj sugjeroi botimin e nji fjalori të shqiptarëve të mëdha, mbi jetën e veprën e tyne gjatë shekujve për naltësimin e kombit e të kulturës së tij. Me propozimin e ribotimit të veprave të Konicës u shprehën Refat gurrazezi, i nënshkruemi (Camaj, shën.redak.) dhe prof Sqiroj. Seminari u mbyll nga presidenti i kremtimeve Dr. H. Oruçit që gjatë të tanë kohës tregoi vullnet të pashoq që ky manifestim kulturor të kunorohet me nji mirëdalje të posaçme. E pasunoi mbarë kremtimin edhe ekspozita e përbashkët e piktorëvet shqiptarë Ibrahim Kodra dhe Lin Delija po në sallat e “Americana Hotel”. (Marrë me shkurtime nga Shejzat, 12-13, 1969)

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 60 Vjetori i diellit, Martin Camaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • …
  • 35
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT