Ështe ky titulli i koncertit te dates 16 shkurt ne Friburg per nder te 11 vjetorit te Pavaresise se Kosoves, nje bashkepunim ne mes grupit “Vellezerit Arbereshe ” dhe këngëtares qe jeton e zhvillon me shumë sukses prej shume vitesh aktivitetet koncertore ne Zvicer . E kemi fjalën për artisten shumë të mirënjohur Mimoza Nazarko dhe grupin e saj trion muzikore me drejtues pianistin Gjon Guralumi figure tashme e njohur ne rrethet muzikore zvicerane e jashte saj.
Archives for February 2019
KRIZA KOMBËTARE, FAJSIA E POLITIKËS DHE PËRGJEGJËSIA E MEDIAS
Shqipëria ka hyrë në dekadën e tretë të Demokracisë postkomuniste por mjerisht mentaliteti dhe psikologjia e të bërit politikë nuk kanë evoluar krahasimisht me fillim vitet ’90. Jemi atje ku e nisëm, të varfër në ekonomi, të varfër në shpirt, të pasur në banalitete e të sunduar nga krimi. Demokracia në Shqipëri duket se vuan nga sëmundja e pashërushme e shekullit; të jep idenë e një të sëmuri me kancer; atje është vrarë shpresa, është ligjëruar vjedhja e votës dhe e pronës, është përzjerë krimi me shtetin dhe politikën, amoraliteti sundon mbi moralin…./

NGA DALIP GRECA/
Që shqiptarët po përjetojnë krizën më të thellë Kombëtare, kjo nuk mund të diskutohet.Brezat që do të vijnë do t’u bëjnë gjyqin atyre që na drejtojnë dhe që na kanë çuar në këtë krizë totale. Nuk është vetëm mundësia e humbjes së territoreve, që mezi i siguruan paraardhësit patriotë përgjatë shekujve, por edhe boshatisja e trojeve,emigrimi masiv, varfëria ekstreme, kriminaliteti, përdhunimi, amoraliteti, vjedhjet, vrasjet, përçarja kombtare. Gjithçka është në krizë. Shqipëria e ka humbë orientimin dhe duket se ecën symbyllazi, duke imituar somnambulët, ndërsa Kosova po përpëlitet mes ekzistencës së shtetit, ruajtjes së integritetit dhe politkbërsëve rrahagjoksë “patriotë”, që akuzojnë njeri-tjetrin për tradhëtarë.
Shqipëria dhe Kosova që vetëqeverisen si shtete të pavarura janë për momentin model më i keq që nuk të japin krenarinë e të qenurit shqiptar për mënyrën e të bërit politikë, ku parlamentet e të dy vendeve kthehen në arena përleshjesh, ku jo kultura-por fjalorët banalë shiten për moral, ku deputetët tanë shahen me libër shtëpie, ku forca dhe jo logjika, përplasin pozitën me opozitën ose e kundërta, ku i pari i shtetit nuk e ka për gjë që ta shesë banalitetin e fjalorit të vet për modernizëm, fjalor që do t’ia kishin zili edhe shtetarët e politikanët në Rwanda e gjetkë.
Si mund të predikojnë politikanët tanë se synojnë të shkojnë në Europë kur sillen si harbutë dhe të paedukuar? Në cilën Europë duan të shkojnë këta? Në Shqipërinë Europiane gjithçka duhet të jetë europiane, që nga sjellja, nga jetesa, nga mënyra e të folurit, nga bindja ndaj rregullit dhe ligjit. Por tek ne secili që merret me politikë vepron sipas motos “Ligji jam unë”! etj…
Shqipëria prej 106 vitesh shtet i pavarur, Kosova prej 11 vitesh shtet më vete, sillen rreth vetes si gurët e mullirit pa drith. Mjafton të hapësh TV në Tiranë apo Prishtinë dhe nëse ke nerva, dëgjo broçkullat e politikanëve dhe gazetarëve, që sillen rreth vetes dhe marrin poza të diturish, të dëgjosh gazetarët opinionbërës, që hiqen si kompentë në të gjitha fushat. I shihni me kujdes; janë po ata që bëjnë opinione për politikën; janë po ata që gjykojnë krimin dhe kriminelët, japin opinione për rendin, për dashurinë, për etikën, për veshjen, për krehjen, për turizmin…për gjithçka. Janë po ata….. sikur nuk ka të tjerë Shqipëria! Madje disa prej tyre duken si të punësuar nëpër studio televizive.
A e ndjenë media shqiptare përgjegjësinë që ka në trazicionin tejet të zgjatur të Shqipërisë postkomuniste? Në një shoqëri demokratike media ka rol të pazëvendësushëm në demokratizimin e shoqërisë dhe funksionimin e një shteti. Ajo mund ta mbajë drejt timonin e drejtësisë ose mund ta hedhë vendin në anarki me anësitë politike dhe me paaftësitë e saj(Kujtoni vitin e mbrapshtë 1997, ku media i priu anarkisë). Paraardhësit tanë, që janë marrë me gazetari, na kanë lënë pas mësimin se jo kushdo mund ta luaj rolin e gazetarit, veçanërisht tani, kur interneti bën këdo gazetar. Ish Editori i Diellit, Bahri Omari, në kohën e tij konstatonte se Gazeta është instrument të cilin po nuk e përdore mirë, jep pemët më të hidhura për një Komb. Derisa gazetarija, timoni më i fortë, që drejton qytetarët, mbetet në duar gjysmakësh të paditur,apo mercenarë të paguar, nuk është e mundur të shpëtojmë nga anarkia shoqërore. Komenti është i tepërt. Sot media është e modernizuar por shfrytëzimi që i bëjmë ne shqiptarët është më së shumti primitiv(ndiqni komentet në rrjetet sociale)…Shihni gazetat e varfëra shqiptare që sajojnë skoupe të paqenë, shihni dhe nivelin shumë të ulët të komenteve në publikimet online të lexusve militantë, dhe binduni për krizën e përbashkët të medias dhe ndjekësve të tyre që për model kanë njeri-tjetrin.
Shqipëria ka hyrë në dekadën e tretë të Demokracisë postkomuniste por mjerisht mentaliteti dhe psikologjia e të bërit politikë nuk ka evoluar krahasimisht me fillim vitet ’90. Jemi atje ku e nisëm, të varfër në ekonomi, të varfër në shpirt, të pasur në banalitete e të sunduar nga krimi. Demokracia në Shqipëri duket se vuan nga sëmundja e pashërushme e shekullit; të jep idenë e një të sëmuri me kancer; atje është vrarë shpresa, është ligjëruar vjedhja e votës,instrumenti bazë i demokracisë.
Shiheni efektivitetin e polikbërsve shqiptarë dhe mateni me atë çfarë është arritur në Shqipëri në këto 28 vite demokraci: Vendi ynë është bërë më i varfër, edhe pse pakica e pasur dhe e kriminalizuar, nuk dinë se ç’kanë. Pasuritë e dyshimta kurrë nuk u hetuan pasi Drejtësia jonë së bashku me politikën kanë bërë Padrejtësi…se Drejtësia jonë, ashtu si politika, janë militante, janë dhe të kriminalizuara. Pa e pastruar me rrënjë kancerin nga demokracia shqiptare nuk ka shërim të Shqipërisë, nuk ka demokraci reale.
Po kush merret me politikë në Shqipëri?
Mjafton të shihni Parlamentin që kemi sot, duke llogaritur dhe ata që u përzunë si kriminelë. Fatkeqsisht Shqipëria vuan mungesën e elitës Kombëtare në udhëheqje, e cila është zëvendësuar nga militantët. Fatkeqsisht Shqipëria jonë po prodhon elitë false, shitblerja e diplomave të universiteteve apo plagjitarurat pasuniversitare, janë tregues i degradimit të shoqërisë. Mjerisht bëhen politikanë ata që nuk i duhen Shqipërisë dhe shqiptarëve, bëhen ata që s’kanë asgjë të përbashkët me artin e të bërit politikë, bëhen ata që delegon bota e krimit, e cila dërgoi në Parlament edhe kontigjente të drejtëpërdejta të kriminalizuara.
Ka ardhë koha që shqiptarët të reflektojnë dhe të bëhen zotë të vetvetes dhe të votojnë ata politikanë që u duhen, që nuk e kanë shitë veten dhe shpirtin, që kanë karakter të pastër, që vetingun nuk presin t’ua bëjnë të tjerët por ia bëjnë vetes çdo ditë, ata që nuk betohen për Partinë që i ka bërë të pasur, por që janë idealistë dhe betohen dhe luftojnë për Kombin. Një shoqëri që nuk nxjerr në krye elitën idealiste, është e destinuar të dështojë.
Gati një shekull më parë , ish editori i gazetës “Dielli” në SHBA, Bahri Omari, tek krahasonte politikbërjen në Amerikë me atë në Shqipëri konstatonte se në Shqipëri të gjithë duan të bëjnë politikë, të gjithë duan të bëhen shkrimtarë, të gjithë kritikojnë, por sa efekt ka kritika dhe kush e bën atë?.
Në Shqipëri konstatohet se populli merret me politikë dhe politikanët merren me biznes. Deri kur?
Deri atëherë, kur votuesit të mos mendojnë të shesin votën, qoftë edhe për të mbajtë shpirtin gjallë, pra as për një thes miell e as për 50 mijë lekë, kur votuesi të denoncojë jo vetëm vjedhësin kundërshtar politik, por edhe militantin apo udhëheqësin e vet. Kur vota të marrë shenjtërinë e vet e paprekshmërinë, vetëm atëhere do të kthehet Demokracia reale, ajo për të cilën luftuam në fillimin e proceseve.
Le t’i mbyllim këto radhë me konstatimin e Bahri Omarit, gazetarit që e drejtoi Diellin e përditshëm nga 7 korriku 1916 deri në 3 nëntor 1919: Në Amerikë, kritikat i bëjnë ata njerëz që janë të zotë, krerët e punëve, dhe populli mban sehir dhe bën gjykimin e vet. Po ne shqiptarët, u bëmë të gjithë politikanë, kritikanë, shkrimtarë të klasit të parë, kurse s’kemi haber fare nga çështja. Kështu çgjaksohet njeri dhe tjetri dhe pastaj mbushen zemrat me inate dhe mërira.
Shikoni se ç’ndodh në Shqipëri 100 vite më pas këtij konstatimi dhe nëse mundni, i hiqni një presje Bahri Omarit të ndjerë, i cili edhe para Prokurorit dhe gjykatësitë, tek dënohej me pushkatim, edhe para skuadrës së pushkatimit, deklaroi: ” Unë edhe në varr do t’i shërbej Shqipërisë!”. Edhe pse e lanë pa varr, ai ende na mëson se duhet t’i shërbejmë Kombit. Po ku t’i gjejmë idealistët e këtij kalibri?!
FUQIA E LUTJEVE
“Çka ka qëllu”, një “muze”shqiptar në zemër të Bronksit…









Nga Keze Kozeta Zylo/
Në një ditë të dielltë me pak akullnajë të shndritshme janari shkuam si TV “Alba Life” pranë restorantit “Ç’ka ka qëllu” që ndodhet ne Bronx, të Nju Jorkut.
Që në momentin e parë, kur ndodhesh përballë ndërtesës, sa lexon emrin e restorantit ndjen emocion dhe doemos krenari që në një vend të madh si Amerika ka dhe shumë restorante me pronar shqiptar të pagëzuar nga ata me emra në gjuhën shqipe. Shpesh një rrugë në Bronx me emrin “Artur” e kanë thirrur “Little Italy”, “Itali e vogël”por sot me të drejtë shumë amerikan e njohin si “Little Albany”, (Shqiperi e vogël). Janë këta bij shqiptarësh që kur largohen nga Atdheu marrin ëndrrat e parealizuara me vehte dhe i ndërtojnë mrekullisht në Amerikën e demokracisë dhe të Lirisë.
Kjo ka ndodhur si në rastin në fjalë me pronarin Ramiz Kukaj me origjinë nga Vuthaj, por që jetoi vite të tëra në Pejë të Kosovës, i cili pasi u largua nga Lufta nga Atdheu dhe erdhi ne Amerike ne vitin 1995, shumë shpejt e gjeti vehten e tij dhe ndërtoi biznese të suksesshme, që jo pak kanë tërhequr dhe vëmendjen e gazetave amerikane. Gazeta e famshme “New York Times” e ka vendosur midis restoranteve të preferuara dhe të rekomanduara nga shumë klientë të saj.
Dhe gazetat si dhe klientët kanë të drejtë, sepse shërbimi brenda këtij restoranti është shumë i kulturuar dhe me gatime shumë të shijshme. Brenda mjediseve të rregulluara me plot kulturë nga tradita jonë e mrekullueshme sheh dhe prek me shpirt gjithçka shqiptare. Fotografitë e varura në mur nga Marubi sjellin pranë klientëve të shumtë që nuk reshtnin së ardhuri botën shqiptare, botën e të gjitha trojeve shqiptare. Pasi i shikon me radhe fotot te krijohet ndjesia se ke shkuar prane Fototekës Kombëtare “Marubi”, që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë ne art…
Fotot me vlera të rralla historike, kostumet e larmishme brenda dollapeve me dritë në mure, mjetet e guzhinës që kanë përdorur stërgjyshërit tanë, si mulliri i kafesë, dybeku, talëri i rrahjes së qumështit, ena e shtypjes së kafesë, djepi ku janë rritur bebet shqiptare, ibrikët e çajit dhe të ujit, çikriku i puseve të ujit, xhevzeja dhe filxhani i kafesë në tabakanë e vogël të bakërt e shumë sende të tjera ta çojnë imagjinatën në retrospektivë dhe doemos sjellë fakte të ndryshme nga historia e traditës shqiptare.
Përballë dhomës komode të restorantit ndodhet nje mini bibliotekë e vogël ku dallohet libri i Poetit Kombëtar Gjergj Fishta si “Lahuta e Malcisë”. E marr në duar dhe i them stafit se peshon sa shtatë kala…, ndërkohë ndjeva krenari që shumë prej nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” kanë interpretuar nga poema “Gjuha Shqipe” shkruar nga Fishta.
Djali prej Peje me plot botë për bizenese që la Atdheun nga Lufta gjeti paqen duke sjellë një Shqipëri të vogël me vehte dhe afron gjithë shqiptarët emigrantë kudo ku janë me bujarinë dhe mikpritjen që janë aq të ngjizura në shprehjen mikpritëse: Ç’ka ka qëllu”. E vendosa kete emër thotë z.Kukaj, sepse shpesh e dëgjoja nga babai im që kushdo që vinte pranë vatrës sonë i thoshte: “Mire se të vini, urdhëroni me çfarë do gjëje që gjendet në shtëpinë tonë, mjafton zemra e bardhë dhe ne do të kemi çdo gjë, sepse ne shqiptarët themi me shpirt: “Bukë e krypë e zemër…”
“Edhe nëse nuk kemi asgjë, do të kemi dashuri, bukë dhe kripë do të vazhdonte z.Kukaj.”
Shumë familje që vinin grupe-grupe dhe që shumë shpejt vendet ziheshin, para se t’ju vinte porosia shkonin pranë fotove, pajisjeve shtëpiake, pamjeve të mrekullueshme nga Shqipëria dhe mësonin diçka nga Atdheu ynë, mësonin traditën dhe bujarinë shqiptare.
Kur Mrs. A. Amodio një kolege amerikane më pyeti se çfarë do të thote “Ç’ka ka qëllu”, pas përkthimit tim më tha se nuk habitem aspak që ju e keni këtë shprehje nga më bujaret në botë, nuk habitem, sepse kombi juaj lindi gruan më të madhe dhe më bamirëse të shekullit, Nënë Terezën, Gonxhe Bojaxhiun.
Z.Kukaj nuk eshte thjesht një biznesmen, por ai është dhe një patriot i madh, duke organizuar disa aktivitete në shërbim të çështjes kombëtare.
Së shpejti do të jetë një mbrëmje humanitare që do të organizohet, më datën 17 Shkurt në ditën historike të Pavarësisë së Kosovës, me moton “Vaji i burrit është kënga”. Z.Kukaj thotë se mërgimtarët në Amerikë me krenari dhe dinjitet të lartë do t’u dërgojmë mesazh “Nënave në Gjakovë” të cilat edhe sot pas tërë këtyre viteve të pasluftës ruajnë nderin dhe amanetin e bijëve të tyre që si harrojnë kurrë!
Kanë qenë këto tradita dhe zakone bujare që do të vazhdojnë brez pas brezi, dua t’jua lë trashëgim fëmijëve të mi si Doruntinës, Kastriotit dhe Taulantit do të vazhdonte pronari i restorantit. Këto tradita do të vazhdojnë dhe në vendet e huaja, ndonëse fati na ra që të largoheshim nga trojet tona, por kur ato mbeten në zemër vjen një ditë që i tregon dhe botës së qytetëruar se Shqipëria, Kosova, Dibra, Mali i Zi, Çamëria janë vende ku jeton një popull autokton me tradita dhe kulturë nga më të lashtat dhe historiket. Ato janë vende me traditat tejet të bukura që mikut i thonë mik dhe bukës bukë, sepse shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Pasi largohemi me shijen dhe aromën e kafesë që derdhet nga xhevzeja në filxhanin e vogël tradicional me bisht që sjelë dhe pak romancë mikpritjeje krenohemi që vimë nga vende që mirëpresin bujarisht me shprehjen aq mikpritëse: Bujrum si në restorantin “Ç’ka ka qëllu…” në Shqipërinë e vogël në Bronx.
TAKIME TE PRESIDENTIT META NE SHBA

7 Shkurt 2019 Presidenti Meta takon Sekretarin e Shtetit Pompeo dhe Kryetaren e Kongresit Amerikan Pelosi
Uashington D.C., SHBA
Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C., Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta mori pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në prezencë të Presidentit të SHBA, Donald Trump, senatorëve, kongresmenëve, si edhe personaliteteve politike e fetare nga e gjithë bota.
Presidenti Meta u takua me Sekretarin e Departamentit të Shtetit, Mike Pompeo me të cilin bisedoi për partneritetin strategjik mes dy vendeve, sfidave të përbashkëta globale dhe veçanërisht për rolin e pazëvendësueshëm të SHBA-së për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit.
Presidenti Meta pati gjithashtu një takim miqësor me Kryetaren e Kongresit Amerikan, znj. Nancy Pelosi, të cilën e uroi për zgjedhjen e saj në këtë detyrë të rëndësishme duke nënvizuar rolin e rëndësishëm që Kongresi Amerikan ka në mbështetjen e Shqipërisë dhe promovimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

7 Shkurt 2019 Presidenti Meta pritet nga Kongresmeni amerikan, z. Robert Aderholt
Në vijim të vizitës së Tij në Uashington D.C, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, i shoqëruar edhe nga delegacioni parlamentar i Shqipërisë, u takua me Kongresmenin Robert Aderholt, anëtar i Komitetit Amerikan të Helsinkit dhe bashkëkryetar i grupit të miqësisë SHBA-Shqipëri.
“Për shqiptarët, SHBA janë dhe do të mbeten partneri kryesor strategjik. Marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një rëndësi jetike për ne”, – nënvizoi Presidenti Meta.
Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e SHBA në përpjekjet e Shqipërisë për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit ligjor, për anëtarësimin në NATO, si dhe për përmbushjen e aspiratës euro-atlantike.

“Është e domosdoshme, – theksoi Presidenti Meta, – nevoja e një angazhimi edhe më të vendosur të SHBA në rajonin tonë, si një garanci për të gjithë investimin amerikan, por edhe si ndihmesë e pazëvendësueshme për finalizimin me sukses të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”.
Kongresmeni Robert Aderholt siguroi Presidentin Meta për angazhim të pandalur për forcimin e arritjeve në Ballkanin Perëndimor falë përkushtimit konstant të SHBA për paqen, lirinë dhe stabilitetin.


7 Shkurt 2019 Presidenti Meta takohet me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, Eliot Engel
Uashington D.C., SHBA
Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta u prit në Kongresin Amerikan nga Kongresmeni, Eliot Engel, njëkohësisht Kryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme.
Presidenti Meta falënderoi Kongresmenin Engel për rolin e tij të pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Presidenti Meta shprehu besimin se z. Engel do të vijojë angazhimin e tij për të ndikuar në një vëmendje më të madhe të administratës amerikane, jo vetëm në raportet dypalëshe, por veçanërisht në sfidat euro-atlantike që po kalon rajoni.
“Një vëmendje e veçantë duhet të përfshijë Kosovën, që ndodhet në një moment të rëndësishëm për finalizimin e një marrëveshjeje me Serbinë, që do të jetë e qëndrueshme, afatgjatë dhe do të sjellë siguri dhe stabilitet në rajon”, – u shpreh Presidenti Meta.
Kongresmeni Eliot Engel siguroi Presidentin Meta për angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e arritjeve të derisotme në rajon falë përkushtimit të SHBA për paqen dhe lirinë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- …
- 35
- Next Page »













